Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese ishin cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast miratoi vendimin e Këshillit të Pavarur Shqyrtues që më herët kishte hedhur poshtë ankesën e parashtruesit kundër lartësisë së tatimeve të caktuara nga Administrata Tatimore e Kosovës,Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36 (2b) të Rregullores së punës,Duke cituar vendimin e GJEDNJ-së në rastin Shub kundër Lituanisë , Gjykata arsyetoi se nuk vëren se procedurat përkatëse ishin të padrejta apo arbitrare, dhe se parashtruesit i ishin dhënë mundësi të shumta për të mbrojtur të drejtat e tij para organeve vendimmarrëse, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme
N.T. AKUSTIKA
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
administrative