Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, AC-I-22-0372-A0001, të 26 tetorit 2023

Nr. të lëndës KI45/24

Parashtruesit: Reshad Neziri

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 20 shtator 2024

Nr. Ref.: RK 2525/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI45/24

 

Parashtrues​​ 

 

Reshad Neziri

 

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ ​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme,​​ AC-I-22-0372-A0001,​​ ​​ 26​​ tetorit​​ 2023​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

​​ 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar.​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Reshad Neziri,​​ me vendbanim në​​ Istog​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ e​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit​​ [AC-I-22-0372-A0001]​​ ​​ 26​​ tetorit​​ 2023,​​ ​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Apelit i DHPGJS)​​ ​​ ndërlidhje me​​ Aktvendimin [C-IV-14-2055]​​ ​​ 7​​ dhjetorit​​ 2021, të​​ Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (në​​ tekstin në vijim: DHPGJS).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i​​ kushtetutshmërisë së​​ vendimit​​ të​​ kontestuar të​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të​​ DHPGJS, me të cilin​​ parashtruesi i kërkesës pretendon​​ shkeljen e të drejtave të​​ tij​​ të garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm],​​ dhe​​ 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës​​ së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 6 (E​​ drejta për një​​ proces të​​ rregullt) dhe nenit 13​​ (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin në vijim: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në​​ nenet​​ 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe​​ në​​ rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 21​​ shkurt​​ 2024,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 8​​ mars​​ 2024, Kryetarja e Gjykatës,​​ Gresa Caka-Nimani,​​ me anë të Vendimit​​ [Nr.GJR.KI45/24],​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban,​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues,​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 29​​ mars​​ 2024,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi​​ parashtruesin e​​ kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Në​​ të​​ njëjtën ditë,​​ Gjykata njoftoi​​ Kolegjin e​​ Apelit​​ të DHPGJS për regjistrimin e kërkesës​​ dhe të njëjtës i dërgoi​​ një kopje e kërkesës.

 

  • Më​​ 4 shtator​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës​​ rezulton​​ ​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte​​ punuar në ndërmarrjen​​ Radusha​​ dhe se i njëjti, më​​ 21 tetor 2013,​​ kishte kërkuar kompensim për 83 paga të papaguara në​​ shumën prej 22.983.00€ (njëzet e dy mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tre euro), nga NSh "Radusha"​​ e cila ishte vendosur në​​ Likuidim​​ nga autoriteti i likuidimit i cili ishte i emëruar në​​ bazë të nenit 12 të shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-34 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

  • Më 28 shkurt 2014, Autoriteti i Likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit përmes Vendimit [10845/2014]​​ ndër të tjera vendosi:

 

“Kërkesa aktuale ka të bëjë me pagat e papaguara për periudhën 01.08.1992 deri më 30.06.1999. Nuk ka asnjë provë përpara, këtij Autoriteti të Likuidimit që parashtruesi e ka dorëzuar këtë kërkesë para ndonjë Gjykate apo organi tjetër kompetent deri më 01.08.1995.​​ 

 

Kërkuesi i është drejtuar Gjykatës Komunale në Istog nëpërmjet një kërkesëpadie me 02.10.2013, dhe me vendimin C.nr.31/10, Gjykata Komunale në Istog shpallet gjykatë​​ Jokompetente lëndore për​​ vendosjen e kësaj​​ çështje.

 

​​ zbatim​​ ​​ nenit 36.2, nënparagrafi​​ 1 i shtojcës së​​ Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë​​ Kosovare të Privatizimit,​​ ky Autoritet​​ i​​ Likuidimit, ka kryer vlerësimin e kërkesës dhe e​​ gjen atë​​ si​​ ​​ papranueshme. Neni​​ 36.2,​​ i​​ shtojcës të​​ Ligjit Nr. 04/L-034​​ për Agjencinë​​ Kosovare të​​ Privatizimit​​ parashikon: "​​ ...​​ elementet në​​ vijim përbëjnë​​ bazë​​ ​​ mirë​​ dhe të​​ mjaftueshme sipas këtij​​ ligji​​ për​​ refuzimin e një​​ Kërkese apo Interesi​​ ​​ pretenduar të​​ kapitalit apo pronësisë;... kërkesa apo​​ pretendimi​​ është​​ i​​ pasaftshëm sipas kufizimeve kohore të​​ aplikueshme."

 

Neni​​ 608​​ i Ligjit për Punën e​​ Bashkuar (publikuar në​​ Gazetën Zyrtare Nr.​​ 53 të​​ vitit 1976),​​ i​​ aplikueshëm sipas nenit 1​​ ​​ Rregullores së​​ UNMIK-ut 1999/24, parashikon që​​ “pagesa​​ e​​ shumës së​​ pagës​​ apo rrogës, apo secilës kërkesë​​ tjetër të​​ punëtorit që​​ rrjedh nga marrëdhënia e punës do të jetë​​ e parashkruar për tre vjet".

 

Në bazë të dispozitave të mësipërme, për të ndërprerë parashkrimin kërkesa duhet të ishte paraqitur në gjykatë, apo ndonjë autoritet kompetent brenda tre vjetëve nga momenti kur kërkuesi nuk ka punuar më për NSH-në dhe për rrjedhojë nuk ka marrë rrogë. Në përputhje me​​ dokumentet​​ bashkëlidhur kërkuesi ka deklaruar sa nuk ka punuar për NSH-në nga 01.08.1992 deri më 30.06.1999. Në mënyrë që kërkesa të quhej e afatshme kërkuesi duhet të kishte paraqitur kërkesën e tij për paga të papaguara pranë një autoriteti kompetent deri në 01.08.1995. Këtë kërkesë kërkuesi e ka paraqitur pranë Gjykatës Komunale në Istog më 19.08.2013, pra 18 (tetëmbëdhjetë) vjet nga momenti kur kërkuesi nuk ka punuar më për NSH-në.”

 

Prandaj, ky Autoritet​​ i Likuidimit konstaton që​​ parashtruesit të​​ kërkesës nuk​​ i​​ takon e drejta​​ për​​ kompensim të​​ pagave të​​ papaguara dhe për​​ këtë​​ arsye vendosi​​ ​​ ta refuzoj​​ këtë​​ kërkesë​​ si​​ ​​ pavlefshme.

 

  • Më 27 mars 2014, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë kundër Vendimit [nr.10845/2014]​​ ​​ 28​​ shkurtit​​ 2014,​​ ​​ Autoritetit te Likuidimit​​ të AKP-së,​​ duke mos e bashkangjitur​​ vendimin​​ e kundërshtuar.

 

  • Më 11 qershor 2021,​​ DHPGJS lëshoj për​​ ankuesin urdhër​​ me vërejtje për​​ ​​ dorëzuar​​ Vendimin e​​ AKP-së​​ kundër të​​ cilit e kishte​​ ushtruar ankesën,​​ me​​ njoftimin​​ se nëse nuk e​​ dorëzon vendimin e​​ kundërshtuar,​​ atëherë​​ ankesa e tij do​​ ​​ hedhet poshtë​​ si​​ e​​ pa​​ pranueshme, si dhe​​ të bëhet​​ dorëzimi​​ i​​ provave​​ shtesë​​ ​​ mbështetje të​​ ankesës së​​ tij.​​ 

 

  • Më 30 korrik 2021, parashtruesi i kërkesës ishte përgjigjur në urdhrin e DHPGJS dhe kishte dorëzuar prova shtesë në mbështetje të pretendimeve të tij ankimore, por​​ ankuesi nuk e kishte dorëzuar vendimin e kundërshtuar të Autoritetit të Likuidimit.

 

  • Më 8 nëntor 2021, e paditura parashtroi përgjigje në ankesë, në të cilën pohoi se Autoriteti i​​ Likuidimit ka kryer një​​ vlerësim​​ ​​ saktë​​ ​​ rrethanave faktike dhe se dispozitat ligjore​​ ishin zbatuar saktësisht.​​ 

 

  • DHPGJS i ofroi edhe​​ një mundësi parashtruesit të kërkesës për plotësimin e këtij kushti të pranueshmërisë, ashtu që nëpërmjet urdhrit të saj të datës 11 qershor 2021, i kërkoi dorëzimin e vendimit të atakuar të Autoritetit të Likuidimit, brenda afatit të përcaktuar, në atë urdhër. Këtë urdhër, parashtruesi i kërkesës e​​ kishte​​ pranuar më​​ 22 korrik 2021,​​ dhe​​ se parashtruesi i kërkesës​​ nuk e ka e dorëzuar vendimin e kundërshtuar, ashtu siç ishte kërkuar nga DHPGJS.

 

  • Më 7 dhjetor 2021, DHPGJS​​ përmes Aktvendimit​​ [C-IV-14-2055]: (i) Hodhi poshtë si të pa pranueshme, ankesën kundër Vendimit të Autoritetit të Likuidimit të AKP-së; (ii) nuk caktoi taksë gjyqësore. Në arsyetimin e vendimit të saj, DHPGJS arsyetoi si në vijim:​​ “Pra, meqenëse ankuesi dështoi në përmbushjen e kërkesës sipas urdhrit të gjykatës për të dorëzuar kopjen e Vendimit të kundërshtuar të Autoritetit të Likuidimit, gjykata vendosi të hedh poshtë ankesën e tij si të papranueshme.”

 

  • Më 29 qershor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi ankesë në Kolegjin e Apelit të DHPGJS, për shkak të hedhjes poshtë si të papranueshme të ankesës së 27 marsit 2014,​​ duke propozuar që të aprovohet ankesa dhe të nxirret vendim i ri me të cilin ankesa do të konsiderohet e pranueshme dhe të vazhdohet me procedimin e çështjes, ose ky aktvendim të prishet dhe lënda të kthehet në rigjykim në shkallë të parë. Ndër të tjera, parashtruesi i kërkesës​​ kishte theksuar që:​​ “Ankuesi ka parashtruar ankesë kundër Vendimit të Autoritetit të Likuidimit nr. 10845 të datës 28 shkurt 2014. Por, ankuesi për shkak të mungesës së njohurive juridike, dhe duke qenë se nuk ka mundur të angazhoj avokat, Ankesës nuk ia ka bashkangjitur Vendimin e atakuar me ankesë, ashtu​​ siç​​ është paraparë me Ligjin për Dhomën e Posaçme."​​ 

 

  • Më 15 korrik 2022, përmes zyrës së financave të DHPGJSK-së është dërguar tek parashtruesi i kërkesës një vërejtje për pagesën e taksës gjyqësore, e cila përmbante njoftimin se​​ edhe mund të​​ kërkoj që​​ ​​ lirohet nga kjo pagesë​​ nëse​​ nuk ka mundësi financiare.

 

  • Më 22 shtator 2023, kjo vërejtje është përsëritur edhe njëherë dhe pasi që nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtim të pagesës së taksës e as kërkesë për lirim nga kjo pagesë, më 18 tetor deri më 25 tetor 2023, ishte bërë afishimi i​​ urdhrit​​ në tabelën e shpalljeve të gjykatës. As pas​​ këtij veprimi nga​​ DHPGJS, nuk ka pasur asnjë​​ reagim, nga​​ ana e parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • Më 26 tetor 2023, Kolegji i Apelit të DHPGJS përmes Aktvendimit [AC-I-22-0372-A0001]: (i) e konsideroi si të tërhequr​​ ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ të​​ 29 qershorit​​ 2022, e parashtruar kundër Aktvendimit​​ të​​ shkallës së​​ parë​​ të​​ DHPGJSK-së​​ [C-IV-14-2055]​​ të​​ 7 dhjetorit​​ 2022; (ii)​​ Asnjëra palë​​ nuk ka të​​ drejtë​​ në​​ rimbursim të​​ shpenzimeve gjyqësore.​​ Në arsyetimin e Aktvendimit të saj, Gjykata Supreme arsyetoi si në vijim:​​ “Pasiqë ankuesi nuk e ka paguar taksën gjyqësore siç është kërkuar nga ai me njoftimin (vërejtjen) e datës 15 korrik 2022 dhe një tjetër të datës 22 shtator 2023, por që ankuesi nuk e ka paguar taksën gjyqësore e as që ka paraqitur kërkesë për lirimin nga pagesa e taksës gjyqësore, Kolegji i Apelit konsideron se ankesa është tërhequr.”


Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes vendimit të kontestuar, atij​​ i janë shkelur të drejtat​​ e​​ garantuara me​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], dhe 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenit 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Sipas parashtruesit të kërkesës,​​ atij i është mohuar e drejta për mjete juridike sipas nenin 32 të Kushtetutës, lidhur me të drejtën për zgjidhje efektive, e drejtë kjo e garantuar me nenin 13 të KEDNj-së.​​ Pra, kjo shkelje​​ në​​ rastin konkret ka ardhur si rezultat i hudhjes poshtë​​ së​​ ankesës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ përmes vendimit të​​ kontestuar,​​ me arsyetimin se​​ i njëjti​​ nuk kishte paguar taksën gjyqësore, përkundër​​ paralajmërimeve të​​ dërguara.​​ Sipas tij, parashtruesi i kërkesës​​ asnjëherë​​ nuk ka pranuar kurrfarë​​ vërejtje në​​ lidhje me mos pagesën e​​ taksës gjyqësore​​ nga​​ DHPGJS.​​ 

 

  • Prandaj, vendimi i​​ kontestuar, sipas parashtruesit të kërkesës është​​ marrë​​ duke u bazuar​​ ​​ një​​ fakt të​​ paqenë, me​​ çka​​ atij​​ i​​ është​​ mohuar e drejta për mjete juridike dhe e drejta për zgjidhje​​ efektive.

 

  • Pra, parashtruesi i kërkesës thekson se i njëjti​​ ka parashtruar padi më 27 mars 2014, ndërsa që nga ajo kohë e deri më 11 qershor 2021, parashtruesi i kërkesës pretendon se nuk ka marrë asnjë shkresë, përgjigje, ftesë nga DHPGJS. Rrjedhimisht, të pranuarit e shkresës së parë që parashtruesi i ankesës ka pranuar pas mbi shtatë (7) viteve ka qenë urdhri për prova shtesë dhe vendimin e AKP ndaj të cilit është parashtruar ankesa. I njëjti pretendon se ka pasur vështirësi për ta siguruar dokumentin në fjalë, pas mbi shtatë (7) vjetësh që nga koha kur është ngritur padia, prandaj kjo ka qenë edhe arsyeja se pse​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk ka pasur mundësi që​​ në​​ shkallë​​ të​​ parë​​ të​​ DHPGJS​​ ta​​ deponoj vendimin në​​ fjalë.

 

  • Në vijim, parashtruesi i kërkesës thekson se në kontekst të vërejtjeve të dërguara nga DHPGJS, i njëjti theksoi se:​​ “Por, këto vërejtje,​​ parashtruesi i kërkesës nuk i pranoj asnjëherë. Kështu, Gjykata​​ duke vendosur mbi një​​ fakt jo real, vendosi mos ta trajtojë​​ ankesën e parashtruesit të​​ ankesës.​​ Duke vepruar mbi një​​ fakt jo ekzistent, Gjykata i mohoj​​ parashtruesit të​​ ankesës të​​ drejtën për qasje në​​ Gjykate sipas​​ nenit 32 të​​ Kushtetutës, lidhur me të​​ drejtën për zgjidhje​​ efektive të​​ kontestit, sipas nenit 13 të​​ KEDNj.

 

  • Në kontekst të pretendimeve për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës theksoi se në rastin​​ konkret, kishte vendosje arbitrare, pa u siguruar për​​ faktin bazik:​​ dërgimin e vërejtjes parashtruesit të​​ kërkesës.​​ Pra, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ rkundër mos dërgimit të​​ vërejtjes,​​ DHPGJS​​ e konstatoi të​​ kundërtën dhe cenoj në​​ thelb të​​ drejtën e të​​ pandehurit për​​ gjykim të​​ drejtë, e garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës dhe nenin 6 të​​ KEDNj-së.

 

  • Pra,​​ ​​ rastin konkret, përmes vendimit te atakuar, ankesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ konsideruar e tërhequr, për shkak të​​ mos pagesës së​​ taksës,​​ ndërsa i njëjti​​ pretendon​​ nuk u njoftua asnjëherë​​ për vërejtjen e​​ DHPGJS, pas të​​ cilës do ta kishte paguar taksën gjyqësore.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ vendimi i marrë​​ nuk ka bazë​​ ligjore, pasi​​ që​​ neni 253 i Ligjit të​​ Procedurës Kontestimore flet për rregullat që kanë të bëjnë për ngritjen e padisë, ndërsa​​ sipas Ligjit, pranimi i vërejtjes për mos pagesë​​ të​​ taksës​​ është​​ element krucial që​​ të​​ hapen rrugët për te hudhur padia.​​ Mirëpo, ky nen nuk flet fare për ankesën.​​ Sipas parashtruesit, ankesa rregullohet sipas Kreut XIII të​​ Ligjit për Procedurën Kontestimore.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ thekson se në​​ këtë​​ pjesë, Gjykatës në​​ asnjë​​ rast nuk i​​ jepet autorizimi që​​ ta konsideroj të​​ tërhequr ankesën e parashtruar nëse nuk paguhet taksa gjyqësore.​​ Për më tepër, parashtruesi konsideron se​​ dispozita për këtë çështje​​ nuk gjenden as ne Ligjin për Dhomën e Posaçme të​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ ​​ rastin konkret, vendimi do të​​ kishte bazë​​ ligjore nëse do bëhej fjalë​​ për konsiderim të​​ padisë​​ si​​ ​​ tërhequr, por jo në​​ rastin e ankesës.​​ Prandaj, i njëjti thekson se për arsyet e përmendura,​​ vendimit të​​ kontestuar i mungon baza ligjore​​ dhe se i njëjti është​​ ​​ kundërshtim​​ me nenin 31 të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me nenin 6 të​​ KEDNj.

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe ligjore

 

 ​​ ​​​​ Kushtetuta e Republikës Kosovës

 

 ​​ ​​ ​​​​ ​​ Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ 

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

 

Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

 ​​​​ Konventa Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut​​ 

 ​​ ​​​​ 
 ​​​​ ​​ Neni 6​​ 

​​ (E drejta për një​​ proces te rregullt)​​ 

 

"Çdo​​ person ka të​​ drejte që​​ çështja e tij të​​ dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një​​ afati të​​ arsyeshëm nga një​​ gjykatë​​ e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të​​ vendosë​​ si për mosmarrëveshjet në​​ lidhje me të​​ drejtat​​ dhe detyrimet e tij të​​ natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë​​ e​​ çdo akuze penale ne ngarkim të​​ tij. Vendimi duhet të​​ jepet publikisht, por prania në​​ sallën e gjykatës mund t'i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë​​ tërë​​ procesit ose gjatë​​ një​​ pjese të​​ tij, në​​ interes të​​ moralit, të​​ rendit publik ose sigurisë​​ kombetarë​​ ​​ një​​ shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të​​ miturve ose mbrojtja e jetës private të​​ palëve në​​ proces ose në​​ shkallën që​​ çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në​​ rrethana të​​ veçanta publiciteti do të​​ dëmtonte interesat e​​ drejtësisë."​​ 

[...]

 

Neni 13

E drejta për zgjidhje efektive

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

 

LIGJI Nr. 03/L-223 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS

 

Neni 4​​ 

Kompetencat dhe përgjegjësitë

 

1. Përgjegjësitë e Këshillit përfshijnë, por nuk kufizohen, në:

 

[...]

 

1.27. shpallja e një skeme uniforme të taksave gjyqësore të zbatueshme në mbarë Republikën e Kosovës.

 

UDHËZIMIN ADMINISTRATIV NR. 01/2017 PËR UNIFIKIMIN E TAKSAVE GJYQËSORE

 

Neni 13​​ 

Tarifa e taksave Gjyqësore të Dhomës​​ 

së Posaçme të Gjykatës Supreme

 

 

Artikulli

Vlera e kërkesës

​​ Taksa

Procedurat Gjyqësore në Kolegjin e Apelit (Shkalla e II)

 

13.7

Ankesat kundër vendime te shkalles se pare lidhur me: privatizimin, listat e punëtorëve, kërkesat pronësore- kreditore, likuidimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve shoqërore

 

Pavarësisht nga vlera e kërkesës

100 Euro

13.8​​ 

Ankesat e punëtorëve kundër vendimeve të shkallës së parë lidhur me listat e punëtorëve me të drejta legjitime

Pavarësisht nga vlera e kërkesës

Punëtoret lirohen nga pagesa e taksës

13.9

Ankesat e ish –​​ punëtorëve​​ kundër​​ vendimeve të​​ shkallës së​​ parë​​ lidhur me pagat e papaguara nga ana e ndërmarrjeve shoqërore të​​ cilat janë​​ ​​ procesin e privatizimit/likuidimit

Për shumat deri në 1,000.00 Euro

Punëtorët lirohen nga pagesa e taksës

Për shumat prej 1,001.00 deri 5,000.00 Euro

20 Euro

Për shumat nga 5,001.00 Euro e më shumë

30 Euro

 

Pranueshmëria​​ e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ të​​ cilët​​ përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

[...]

 

  • Gjykata në​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht​​ ...”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [AC-I-22-0372-A0001]​​ e​​ 26 tetorit 2023,​​ të Kolegjit të Apelit të DHPGJS​​ dhe i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesja e kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Specifikisht, rregulli 34 (2) përcakton që:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.”

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e​​ pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmachev kundër Francës, Kërkesa nr. 17621/91,​​ kategoria (i),​​ Mentzen kundër Letonia,​​ Kërkesa nr. 71074/01,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Kërkesa nr. 4241/03,​​ kategoria (iii)).

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Në dritën e këtij sfondi normativ, Gjykata sjell në vëmendje se çështja thelbësore në rrethanat e rastit konkret, ndërlidhet me​​ pretendimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me mungesën e qasjes në gjykatë, si rezultat i pretendimit të tij për mospranimin vërejtjes së DHPGJS për pagesën e taksës gjyqësore, me ç’ rast ankesa e tij ishte konsideruar e tërhequr. Parashtruesi i kërkesës​​ kishte punuar në ndërmarrjen “Radusha” dhe se i njëjti, kishte kërkuar kompensim për 83 paga të papaguara në shumën prej 22.983.00€ (njëzet e dy mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tre euro), nga NSh "Radusha" e cila ishte vendosur në Likuidim nga autoriteti i likuidimit i​​ AKP-së. Këtë kërkesë të parashtruesit e refuzon si të pavlefshme Autoriteti i Likuidimit të AKP-ë, vendim ky ndaj të cilit parashtruesi i kërkesës ushtron​​ ankesë. Më 11 qershor 2021, DHPGJS lëshoj për​​ parashtruesin​​ urdhër me vërejtje për të dorëzuar Vendimin e AKP-së kundër të cilit e kishte ushtruar ankesën si dhe të bëhet dorëzimi i provave shtesë në mbështetje të ankesës së tij. Parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar provat shtesë në mbështetje të pretendimeve të tij, mirëpo i njëjti nuk e kishte dorëzuar vendimin e kundërshtuar të Autoritetit të Likuidimit të AKP-së. Urdhrin e dytë të DHPGJS-ë të 11 qershorit 2021, për dorëzimin e vendimit të atakuar të Autoritetit të Likuidimit të AKP-së, parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar më 22 korrik 2021, mirëpo përsëri nuk e kishte dorëzuar vendimin e kundërshtuar sipas kërkesës së DHPGJS-ë. Në vijim ndaj vendimit të DHPGJS-ë për të hedhur poshtë ankesën e parashtruesit të kërkesës si të papranueshme, i njëjti parashtroi ankesë në Kolegjin e Apelit të DHPGJS, duke propozuar që të aprovohet ankesa dhe të nxirret vendim i ri me të cilin ankesa do të konsiderohet e pranueshme dhe të vazhdohet me procedimin e çështjes.​​ Në vijim, Kolegji i Apelit të DHPGJS-ë, fillimisht më 15 korrik 2022, përmes zyrës së financave të DHPGJS-ë dërgoi​​ tek parashtruesi i kërkesës një vërejtje për pagesën e taksës gjyqësore, e cila përmbante njoftimin se edhe mund të kërkoj që të lirohet nga kjo pagesë nëse nuk ka mundësi financiare.​​ Më 22 shtator 2023, kjo vërejtje është përsëritur edhe njëherë dhe pasi që nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtim të pagesës së taksës e as kërkesë për lirim nga kjo pagesë, më 18 tetor deri më 25 tetor 2023, ishte bërë afishimi i​​ urdhrit​​ në tabelën e shpalljeve të gjykatës. As pas këtij veprimi nga DHPGJS, nuk ka pasur asnjë reagim, nga ana e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ Përfundimisht, Kolegji i Apelit të DHPGJS-ë​​ përmes Aktvendimit e konsideroi si të tërhequr ankesën e parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës i konteston konstatimet e gjykatave të rregullta para Gjykatës, duke pretenduar: shkelje të nenit 31 [E Drejta për​​ Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës, si rezultat i​​ mungesës së qasjes në Gjykatë.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, sa i përket interpretimit të pretendimeve për shkeljen e neneve​​ 31​​ dhe 32​​ të Kushtetutës në lidhje me nenet​​ 6​​ dhe 13​​ të KEDNJ-së, Gjykata do t’i referohet parimeve të përgjithshme të qasjes në gjykatë nga jurisprudenca e konsoliduar e GJEDNJ-së dhe e Gjykatës.

 

  • Parimet e përgjithshme përkitazi me të drejtën për “qasje në gjykatë”​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme​​ 

 

  • Përkitazi​​ me të drejtën për​​ “qasje në gjykatë”, e drejtë kjo e garantuar me paragrafin 1 të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, Gjykata fillimisht thekson se ajo tashmë ka një praktikë gjyqësore, e cila është ndërtuar duke u bazuar në parimet e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së (përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ Aktgjykim, i 21 shkurtit 1975;​​ Běleš dhe të tjerët kundër Republikës Çeke,​​ Aktgjykim i 12 nëntorit 2002;​​ Miragall Escolano dhe të Tjerët kundër Spanjës,​​ Aktgjykim, i 25 janarit 2000; dhe​​ Naït-Liman kundër Zvicrës,​​ Aktgjykim i 15 marsit 2018.) Thënë këtë, rastet e Gjykatës përmes të cilave Gjykata ka afirmuar parimet e vendosura nga GJENDJ dhe të njëjtat i ka aplikuar edhe në rastet për shqyrtim para saj, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet​​ KI62/17, me parashtruese të kërkesës​​ Emine Simnica​​ [Aktgjykim, i 29 majit 2018];​​ KI224/19​​ me parashtrues​​ Islam Krasniqi​​ [Aktgjykim, i​​ 10 dhjetorit 2020];​​ KI20/21​​ me parashtruese​​ Violeta Todorović​​ [Aktgjykim, i 13 prillit 2021] dhe​​ KI54/21, me parashtrues​​ Kamber Hoxha​​ [Aktgjykim, i 2 dhjetorit 2021].​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se e drejta për të pasur qasje në gjykatë për qëllime të nenit 6.1 të KEDNj-së është qartësuar në rastin​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 4451/70, Aktgjykim i 21 shkurtit 1975, paragrafët 28-36). Duke iu referuar parimit të sundimit të ligjit dhe shmangies së pushtetit arbitrar, GJEDNj-ja ka konstatuar se​​ “e drejta për qasje në gjykatë”​​ është aspekt thelbësor i garancive procedurale të mishëruara në nenin 6 të KEDNj-së.​​ (Përkitazi me parimet e përgjithshme të së drejtës në gjykatë, shih gjithashtu Udhëzuesin e GJEDNj-së të 31 dhjetorit 2018 për nenin 6 të KEDNJ-së, e Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, Aspekti Civil, Pjesën II, E drejta në Gjykatë dhe gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GJEDNj-së,​​ Zubac kundër Kroacisë,​​ nr. 40160/12, Aktgjykim i 5 prillit 2018, paragrafi 76). Për më tepër, sipas GJEDNj-së, kjo e drejtë i siguron çdokujt të drejtën e adresimit të çështjes përkatëse që ndërlidhet me “të drejta dhe detyrime civile” para një gjykate (shih rastin e GJEDNj-së,​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 76943/11,​​ Aktgjykim i 29 nëntorit 2016,​​ paragrafi 84 dhe referencat në të).

 

  • Gjykata në këtë kontekst thekson se e drejta në gjykatë, si pjesë përbërëse e të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, përcakton që ndërgjyqësit duhet të kenë një mjet efektiv juridik që ua mundëson mbrojtjen e të drejtave të tyre civile (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Běleš dhe të tjerët kundër Republikës Çeke,​​ nr. 47273/99, Aktgjykim i 12 nëntorit 2002, paragrafi 49; dhe​​ Naït-Liman kundër Zvicrës,​​ nr. 51357/07, Aktgjykim i 15 marsit 2018, paragrafi 112).

 

  • Rrjedhimisht, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNj-së, çdokush ka të drejtë që të paraqesë​​ “padi”​​ lidhur me të​​ “drejtat dhe detyrimet civile”​​ përkatëse tek një gjykatë. Neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së mishërojnë të​​ “drejtën për gjykatë”, përkatësisht të​​ “drejtën e qasjes në gjykatë”, e që nënkupton të drejtën për të​​ filluar procedurat tek gjykatat në çështjet civile (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më lart, paragrafi 36). Prandaj, çdokush që konsideron se ka pasur ndërhyrje të kundërligjshme në ushtrimin e të drejtave civile të tij/saj dhe pretendon se i është kufizuar mundësia për të kontestuar një pretendim të tillë para një gjykate, mund t’i referohet nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, duke u thirrur në të drejtën përkatëse për qasje në gjykatë.

 

  • Sipas praktikës gjyqësore të GJEDNj-së, së pari duhet të ekzistojë një​​ “e drejtë civile”​​ dhe së dyti, të ketë një​​ “kontest”​​ lidhur me ligjshmërinë e një ndërhyrje, që prek vetë ekzistencën apo fushëveprimin e​​ “të drejtës civile”​​ të mbrojtur. Definicioni i të dy këtyre koncepteve, duhet të jetë përmbajtësor dhe joformal (shih, ndër të tjera, rastet e GJEDNJ-së​​ Le Compte, Van Leuven and De Meyere kundër Belgjikës, nr.​​ 6878/75; 7238/75, Aktgjykim i 23 qershorit 1981, paragrafi 45;​​ Moreira de Azevedo kundër Portugalisë, nr. 11296/84, Aktgjykim i 23 tetorit 1990, paragrafi 66;​​ Gorou kundër Greqisë​​ (nr.2), nr. 12686/03, Aktgjykim i 20 marsit 2009, paragrafi 29; dhe​​ Boulois kundër Luksemburgut, nr. 37575/04, Aktgjykim i 3 prillit 2012, paragrafi 92). “Kontesti”, megjithatë, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, duhet të jetë (i) i “vërtetë dhe serioz”​​ (shih, në këtë kontekst, rastet e GJEDNJ-së​​ Sporrong dhe Lönnroth kundër Suedisë, nr. 7151/75; 7152/75, Aktgjykim i 23 shtatorit 1982, paragrafi 81; dhe​​ Cipolletta kundër Italisë, nr. 38259/09, Aktgjykim i 11 janarit 2018, paragrafi 31); dhe, (ii) rezultatet e procedurave para gjykatave duhet të jenë “vendimtare” për të drejtën civile në fjalë (shih, në këtë kontekst rastin e GJEDNJ-së:​​ Ulyanov kundër Ukrainës, nr. 16472/04,​​ Aktvendim i 5 tetorit 2010). Sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, “lidhjet e paqëndrueshme” ose “pasojat e largëta” në mes të drejtës civile në fjalë dhe rezultatit të këtyre procedurave, nuk janë të mjaftueshme për të qenë në fushëveprimin e nenit 6 të KEDNJ-së (shih, në këtë kontekst, rastet e GJEDNJ-së,​​ Lovrić kundër Kroacisë, nr. 38458/15, Aktgjykim i 4 prillit 2017, paragrafi 51 dhe​​ Lupeni Greek Catholic Parish​​ dhe të tjerët​​ kundër Rumanisë,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 71 dhe referencat në të).

​​ 

  • Në raste të tilla, kur është konstatuar të ketë një “të drejtë civile” dhe një “kontest”, neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së i garantojnë individit të drejtën “që ajo çështje të zgjidhet nga një tribunal” (shih rastin e GJEDNj-së,​​ Z. dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 29392/95, Aktgjykim i 10 majit 2001, paragrafi 92). Refuzimi i një gjykate për të shqyrtuar pretendimet e palëve lidhur me pajtueshmërinë e një procedure me garancitë procedurale themelore të gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, kufizon qasjen e tyre në gjykatë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Al Dulimi dhe Montana Management Inc kundër Zvicrës, nr. 5809/08, Aktgjykim i 21 qershorit 2016, paragrafi 131).

 

  • Për më tepër, sipas praktikës gjyqësore të GJEDNj-së, KEDNj-ja nuk synon të garantojë të drejta që janë “teorike dhe të rreme”, por të drejta që janë “praktike dhe efektive” (shih, për më tepër rreth të drejtave “praktike dhe efektive”, Udhëzuesin e GJEDNj-së të 31 dhjetorit 2018 për nenin 6 të KEDNj-së, E drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, Aspekti Civil, Pjesa II. E Drejta në Gjykatë, A. E Drejta dhe Qasja në Gjykatë, 1. Një e drejtë praktike dhe efektive; dhe rastet e GJEDNj-së​​ Kutić kundër Kroacisë, cituar më lart, paragrafi 25 dhe referencat e cituara aty; dhe​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 86 dhe referencat në të).

 

 

  • Parimet e​​ lartpërmendura,​​ megjithatë, nuk nënkuptojnë që e drejta për gjykatë dhe e drejta e qasjes në gjykatë janë të drejta absolute. Ato mund të jenë subjekt i kufizimeve, të cilat janë qartë të përcaktuara nga praktika gjyqësore e GJEDNj-së (shih Udhëzuesin e GJEDNj-së të 31 dhjetorit 2018, për nenin 6 të KEDNj-së e Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, Aspekti Civil, dhe specifikisht përkitazi me kufizimet në të drejtën në gjykatë, Pjesën II. E drejta në Gjykatë, A. E drejta dhe në qasja në Gjykatë. 2. Kufizimet).​​ Megjithatë, këto kufizime nuk mund të shkojnë deri në atë masë sa të kufizojnë qasjen e individit ashtu që të cenohet vetë thelbi i të drejtës (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNj-së,​​ Baka kundër Hungarisë, nr. 20261/12, Aktgjykim i 23 qershorit 2016, paragrafi 120; dhe​​ Lupeni Greek Catholic Parish dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 89 dhe referencat në të). Kurdo që qasja në gjykatë kufizohet nga ligji ose praktika përkatëse gjyqësore, Gjykata shqyrton nëse kufizimi prek thelbin e të drejtës dhe, në veçanti, nëse ky kufizim ka ndjekur një “qëllim legjitim” dhe nëse ekziston “një marrëdhënie e arsyeshme e proporcionalitetit ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit që synohet të arrihet” (shih rastet​​ rastet e Gjykatës KI54/21, me parashtrues​​ Kamber Hoxha, cituar më lartë, paragrafi 63; dhe KI20/21, me parashtruese​​ Violeta Todorović, të cituar më lart, paragrafi 44; shih gjithashtu​​ rastet e GJEDNj-së,​​ Ashingdane kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 8225/75, Aktgjykim i 28 majit 1985, paragrafi 57;​​ Lupeni Greek Catholic Parish kundër Rumanisë, cituar më lart, paragrafi 89;​​ Naït-Liman kundër Zvicrës, cituar më lart,​​ paragrafi 115;​​ Fayed kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 17101/90,​​ Aktgjykim i 21 shtatorit 1990,​​ paragrafi 65; dhe​​ Marković dhe të tjerët kundër Italisë, nr.1398/03, Aktgjykim i 14 dhjetorit 2006, paragrafi 99).

​​ 

  • Gjykata vëren se GJEDNJ ka përcaktuar se përderisa kërkesa për të paguar tarifat gjyqësore në gjykatat civile në lidhje me kërkesat që u kërkohet të vendosin, nuk mund të konsiderohet si një kufizim në të drejtën e qasjes në një gjykatë që është në vetvete e papajtueshme me paragrafin 1 të nenit 6 të Konventës (shih rastin e GJEDNJ-së:​​ Stankov kundër Bullgarisë, nr. 68490/01, Aktgjykim i 12 korrik 2007, paragrafi 52; shih gjithashtu​​ rastin​​ Kreuz kundër Polonisë, nr. 28249/95, Aktgjykim i 19 qershorit 2001, paragrafi 60).

​​ 

  • Rrjedhimisht, GJEDNJ përcakton që shuma e tarifave të vlerësuara në dritën e rrethanave të veçanta të një rasti të caktuar, duke përfshirë aftësinë e kërkuesit për të paguar ato, dhe faza e procedurës në të cilën është vendosur ky kufizim janë faktorë që janë thelbësorë për të përcaktuar nëse një person gëzonte apo jo të drejtën e tij të qasjes dhe kishte​​ “një ... seancë nga [një] tribunal”​​ (shih rastin e GJEDNJ-së:​​ Kreuz kundër Polonisë, nr. 28249/95, Aktgjykimi i 19 qershorit 2001, paragrafi 60). Rrjedhimisht, Gjykata në përputhje me praktikën e GJEDNJ-së, është veçanërisht e vetëdijshme për rëndësinë që kufizimet në qasjen në gjykatë, të cilat janë të një natyre thjesht financiare dhe që nuk kanë lidhje plotësisht me themelin e kërkesës ose me perspektivat e suksesit të saj, duhet t'i nënshtrohen një shqyrtimi veçanërisht rigoroz nga pikëpamja e interesave të drejtësisë (shih rastet e GJEDNJ-së:​​ Podbielski dhe PPU Polpure kundër Polonisë, nr. 39199/98, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 65;​​ Teltronic-CATV kundër Polonisë, nr. 48140/99, Aktgjykim i 10 Janarit 2006, paragrafi 61).

 

  • Zbatimi i parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret​​ 

 

  • Gjykata rikujton se pretendimet thelbësore të parashtrueses së kërkesës kanë të bëjnë me​​ pretendimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me mungesën e qasjes në gjykatë, si rezultat i pretendimit të tij për mospranimin e vërejtjes​​ për pagesën e taksës gjyqësore​​ të DHPGJS-ë,​​ me ç’ rast ankesa e tij ishte konsideruar e tërhequr.​​ Për më tepër, sipas​​ parashtruesit​​ të kërkesës,​​ vendimi i​​ kontestuar​​ është pa​​ bazë ligjore, pasi që neni 253 i Ligjit të​​ Procedurës Kontestimore flet për rregullat që kanë të bëjnë për ngritjen e padisë,​​ dhe se​​ DHPGJS​​ në asnjë rast nuk i​​ jepet autorizimi që ta konsideroj të tërhequr ankesën e parashtruar nëse nuk paguhet taksa gjyqësore.

 

  • Në këtë kontekst, për aq sa është i zbatueshëm neni 6 i KEDNJ-së dhe neni 31 i Kushtetutës​​ në kontekst të qasjes në gjykatë, mbetet për t'u verifikuar nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës kishte qasje efektive në gjykatë për qëllimin e sfidimit të Aktvendimit të​​ kontestuar të​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të​​ DHPGJS-ë.​​ 

 

  • Gjykata fillimisht vëren se​​ me​​ 29 qershorit 2022,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ parashtroi​​ ankesë​​ kundër​​ Vendimit​​ [C-IV-14-2055]​​ të DHPGJS-ë,​​ në​​ Kolegjin​​ e Apelit të​​ DHPGJS-ë. Në kontekst të trajtimit të ankesës së parashtruesit të kërkesës,​​ Kolegji​​ i​​ Apelit​​ të DHPGJS kërkoi nga parashtruesi që të bënte pagesën e taksës​​ gjyqësore.

 

  • Gjykata vëren se​​ më 15 korrik 2022,​​ ishte dërguar​​ vërejtja e parë për pagesën e taksës gjyqësore, nga​​ zyra​​ e​​ financave të DHPGJS-ë, tek parashtruesi i kërkesës, e cila gjithashtu përmbante njoftimin që​​ mund​​ edhe​​ ​​ kërkohej që​​ ​​ lirohet nga kjo pagesë​​ nëse​​ nuk ka mundësi financiare​​ të pagesës së taksës.

 

  • Në vijim, më 22 shtator 2023, kjo vërejtje​​ ishte​​ përsëritur edhe njëherë dhe pasi që nuk kishte​​ pasur asnjë lëvizje​​ nga ana e parashtruesit të kërkesës​​ në:​​ (i)​​ drejtim të pagesës së taksës e as​​ (ii)​​ kërkesë për lirim nga kjo pagesë,​​ në datat​​ 18 tetor deri më 25 tetor 2023, ishte bërë afishimi i urdhrit në tabelën e shpalljeve të gjykatës. As pas​​ këtij veprimi nga​​ DHPGJS, nuk ka pasur asnjë​​ reagim, nga​​ ana e parashtruesit të​​ kërkesës, prandaj pason edhe vendimi i kontestuar i Kolegjit të​​ Apelit​​ të DHPGJS-ë, përmes të cilit​​ konsiderohet​​ e​​ tërhequr ankesa​​ e parashtruesit të kërkesës të 29 qershorit 2022.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për mungesë të bazës ligjore për vendosjen e taksave, Gjykata fillimisht sqaron që çështja e pagesës së taksës gjyqësore buron nga Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2017 për unifikimin e taksave gjyqësore, përkatësisht nga neni 13 i tij që përcakton tarifat e taksave gjyqësore të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Për më tepër, i njëjti Udhëzim Administrativ kishte bazë të qartë ligjore, përkatësisht nënparagrafin 1.27 të nenit 4 (Kompetencat dhe përgjegjësitë) të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,​​ të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të​​ Kosovës,​​ i cili përcakton që Këshilli ka përgjegjësi që të shpallë një skemë uniforme të taksave gjyqësore të zbatueshme në Republikën e Kosovës, të cilën tashmë e kishte bërë përmes Udhëzimit Administrativ të lartpërmendur.​​ 

 

  • Në vijim,​​ Gjykata​​ sqaron që​​ edhe​​ GJEDNJ ka përcaktuar se përderisa kërkesa për të paguar tarifat gjyqësore në gjykatat civile në lidhje me kërkesat që u kërkohet të vendosin, nuk mund të konsiderohet si një kufizim në të drejtën e qasjes në një gjykatë që është në vetvete e papajtueshme me paragrafin 1 të nenit 6 të Konventës (shih rastin e GJEDNJ-së:​​ Stankov kundër Bullgarisë, nr. 68490/01, Aktgjykim i 12 korrik 2007, paragrafi 52; shih gjithashtu rastin​​ Kreuz kundër Polonisë, nr. 28249/95, Aktgjykim i 19 qershorit 2001, paragrafi 60).

 

  • Rrjedhimisht, që të dy vërejtjet e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-ë drejtuar parashtruesit për pagesën e taksës gjyqësore, si dhe informimi i tij për mundësinë e parashtrimit të​​ kërkesës​​ për lirim nga kjo pagesë,​​ nuk mund të konsiderohet si një kufizim në të drejtën e qasjes në një gjykatë.

 

  • Gjykata, bazuar në parimet e përgjithshme të GjEDNj-së, siç janë elaboruar më lart dhe bazuar në arsyetimet e​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-ë, vlerëson se në rastin e parashtruesit të kërkesës,​​ e njëjta​​ ka nxjerrë vendim në përputhje të plotë me​​ standardet e së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, për sa i përket aspektit të qasjes në gjykatë. Për rrjedhojë, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës kishte përfituar nga e drejta​​ e qasjes në gjykatë, në pajtim me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata e konsideron të rëndësishme të theksojë qëndrimin e përgjithshëm parimor se “drejtësia” që garantohet përmes nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, nuk është drejtësi “substanciale”, por drejtësi “procedurale”. Në terma praktik dhe në parim, kjo drejtësi procedurale shprehet përmes procedurës kontradiktore, ku palët dëgjohen dhe vendosen në të njëjtat kushte para Gjykatës (Shih, ndër të tjera, rastin e Gjykatës, KI131/19, parashtrues Sylë Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri i 21 prillit 2020, paragrafi 57; dhe KI49/19, cituar më lart, paragrafi 55). Kjo më saktësisht nënkupton se palëve përgjatë një procedure të drejtë dhe të paanshme duhet: (i) t’u mundësohet zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit procedural; (ii) t’u ofrohet mundësia që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që ata i konsiderojnë të rëndësishme për rastin përkatës; (iii) t’u garantohet se të gjitha argumentet dhe dëshmitë që ishin të rëndësishme për zgjidhjen e rastit përkatës janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat përkatëse; (iv) t’u garantohet se faktet dhe pretendimet ligjore në vendimet gjyqësore ishin shqyrtuar dhe arsyetuar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, (v) t’u garantohet se procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta dhe jo arbitrare (Shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-së Garcia Ruiz kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 29; dhe rastin e Gjykatës, KI131/19, cituar më lart, paragrafi 58).

 

  • Gjykata arrin në përfundim se në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi​​ i​​ kërkesës nuk ka argumentuar se standardet dhe garancitë e mësipërme të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me të drejtën​​ e qasjes në gjykatë​​ nuk janë zbatuar. Parashtruesi i kërkesës edhe më tej mund të mos jetë i kënaqur me rezultatin e gjykimit të çështjes së tij, megjithatë, kjo pakënaqësi vetvetiu nuk mund të ngrejë një pretendim të argumentueshëm për shkeljen e te drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNj-së:​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

​​ 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së janë​​ pretendime që kualifikohen si pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara” dhe si të tilla, këto pretendime janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

​​ PËR KËTO ARSYE

 

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, nenit 20 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 34 (2) dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës, më​​ 4​​ shtator​​ 2024, njëzëri:​​ 

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË, kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË,​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË,​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn ne fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, ne pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban​​  ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Reshad Neziri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile