Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [nr.09/2049] të Këshillit Gjyqësor të Kosovës – Komisionit për Kompensimin e Dëmit të personave të dënuar pa arsye dhe personave të hequr pabazë nga liria, të 7 nëntorit 2022

Nr. të lëndës KI 189/22

Parashtruesit: Muhamet Krasniqi

Shkarko:

Prishtinë, 22​​ dhjetor 2023

Nr. ref.:RK 2310/23

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI138/22

 

Parashtrues

 

Reshad Zherka

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

​​ Vendimit​​ të Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Privatë, DPL.nr.07/2022,​​ të 14 qershorit 2022, dhe Vendimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme,​​ GJS-2022-013,​​ të 23 gushtit 2022​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie​​ Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga​​ Reshad Zherka nga Gjakova​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i​​ kërkesës).

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ e​​ konteston​​ Vendimin​​ [DPL.nr.07/2022]​​ e 14 qershorit 2022​​ ​​ Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Privatë​​ (në tekstin e mëtejmë: KDPP) dhe Vendimin​​ [GJS-2022-013]​​ e​​ 23 gushtit 2022​​ ​​ Kryetarit të​​ Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kryetari i Gjykatës​​ Supreme).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimeve​​ të​​ kontestuara​​ të​​ KDPP-së dhe Kryetarit të​​ Gjykatës Supreme,​​ ku​​ parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se​​ janë nxjerrë në kundërshtim​​ me​​ nenin​​ 106​​ [Papajtueshmëria]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ ​​ paragrafët 1 dhe​​ 7​​ të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ dhe 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura​​ para​​ Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 12 shtator​​ 2022,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ përmes postës​​ e dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 14 shtator​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit [Nr.GJR.KI138/22]​​ caktoi gjyqtaren​​ Remzie Istrefi Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka​​ Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Radomir Laban, anëtarë.

 

  • ​​ 19 shtator​​ 2022, Gjykata njoftoi​​ parashtruesin e​​ kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës. Po ashtu​​ një kopje e kërkesës iu dërgua​​ Kryetarit të​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 12 prill 2023, gjyqtarja​​ Remzie​​ Istrefi-Peci, në cilësi të gjyqtares raportuese në rastin KI138/22, sipas paragrafit (2) të rregullit 9 (Procedurat për përjashtim), njoftoi​​ Kryetaren e Gjykatës se bazuar në dosjen e rastit KI138/22, gjyqtari Enver Peci ka qenë më herët i përfshirë në vendimmarrje lidhur me këtë rast, në cilësi të Kryetarit të Gjykatës Supreme, andaj ka kërkuar përjashtimin e tij.

 

  • Më​​ 12 prill 2023, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit Ref. nr. KK153/23, bazuar në​​ paragrafin 1 të nenit 11 (Kryetari dhe Zëvendës Kryetari), lidhur me nënparagrafin 1.3​​ të paragrafit 1 të nenit 18 (Përjashtimi i gjyqtarit) të Ligjit nr.​​ 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe​​ në​​ paragrafin 4 të rregullit 9 të Rregullores së Punës​​ së Gjykatës Nr. 01/2018, pas shqyrtimit të kërkesës me​​ shkrim për përjashtim nga shqyrtimi i kërkesës KI138/22,​​ miratoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Enver Peci për vendimmarrje në rastin KI138/22.

 

  • ​​ 14 nëntor​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës parashtron kërkesë për herë të tretë para Gjykatës, përkatësisht​​ më parë​​ kishte parashtruar kërkesat KI06/16 dhe KI90/21, mirëpo faktet e​​ kërkesave​​ të mëparshme nuk lidhen me faktet e​​ kërkesës së​​ tanishme.

 

  • ​​ lidhje me rastin konkret, Gjykata vëren se parashtruesi kishte​​ iniciuar dy grupe të procedurave, përkatësisht: 1) procedurën disiplinore​​ ​​ zhvilluar ndaj përmbaruesit privat; dhe 2) procedurën në lidhje me ankesën e parashtruesit për pjesëmarrjen e gjyqtares së Gjykatës Supreme në Komisionin Disiplinor për Përmbaruesit Privatë.​​ 

 

Faktet lidhur me procedurën disiplinore të zhvilluar ndaj përmbaruesit privat

 

  • Më 10 dhjetor 2021, parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë – Divizionin për​​ Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës​​ së Profesioneve të Lira (në tekstin e mëtejmë: DMLPPL), duke​​ theksuar​​ se përmbaruesi privat Gj.​​ R.​​ (në tekstin e mëtejmë: përmbaruesi privat)​​ ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Procedurën​​ Përmbarimore.

 

  • DMLPPL​​ kishte bërë inspektime në​​ lidhje me​​ këtë rast dhe më 28 shkurt 2022 kishte nxjerrë raport ku kishte konstatuar se përmbaruesi privat kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Procedurën Përmbarimore, pasi që kishte ndërmarrë veprime si gjyqtar i Gjykatës Themelore në Gjakovë edhe si përmbarues privat në të njëjtën lëndë, dhe se i njëjti ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi, dhe me këtë rast​​ i kishte rekomanduar Departamentit për Profesione të Lira – Divizioni për Noteri​​ dhe Përmbarimin Privat (në tekstin e mëtejmë: DPL) që të iniciojë procedurë disiplinore ndaj përmbaruesit privat dhe ti shqiptohet masa e nevojshme proporcionale me shkeljen disiplinore.

 

  • Më 7 mars 2022,​​ DPL kishte paraqitur para​​ KDPP-së​​ raportin përfundimtar​​ ndaj përmbaruesit privat, lidhur me veprimet përmbarimore për këtë lëndë.​​ 

 

  • Më 14 qershor 2022,​​ KDPP​​ përmes vendimit [DPL.nr.07/2022] refuzoi si të pabazuar raportin përfundimtar​​ ​​ DPL-së,​​ të 7 marsit 2022, dhe gjeti që përmbaruesi privat Gj.​​ R.​​ nuk është përgjegjës për shkeljet e​​ pretenduara disiplinore gjatë veprimeve të ndërmarra në lëndën përmbarimore.​​ 

 

Faktet lidhur me procedurën​​ përkitazi​​ me ankesën e parashtruesit për pjesëmarrjen e gjyqtares së Gjykatës Supreme në Komisionin Disiplinor për Përmbaruesit Privatë.​​ 

 

  • Më 16 korrik 2022, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ KGJK) kundër kryesueses​​ ​​ KDPP-së​​ gjyqtares M.K, me pretendimin se nxjerrja e vendimit nga ana e​​ KDPP-së​​ është​​ kundër kushtetues dhe​​ në kundërshtim me ligjet në fuqi.

 

  • Më 21 korrik 2022, KGJK​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës se në bazë të Ligjit​​ Nr.​​ 06/L-057​​ për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore të​​ Gjyqtarëve dhe​​ Prokurorëve,​​ nuk janë kompetent për shqyrtimin e ankesave lidhur me pretendimet për shkelje disiplinore të gjyqtarëve dhe se​​ në bazë të paragrafit 2​​ ​​ nenit​​ 9​​ të Ligjit të lartëcekur,​​ ankesa është​​ bartur​​ te autoriteti kompetent konkretisht te Kryetari i Gjykatës Supreme.

 

  • Më 23 gusht 2022, Kryetari i Gjykatës Supreme,​​ përmes Vendimit [GJS-2022-013],​​ refuzoi si të pa bazuar ankesën disiplinore të parashtruesit të kërkesës​​ të​​ ushtruar kundër gjyqtares M.K.​​ Në vendim ndër të tjera theksoi: “Bazuar në arsyet e cekura në rastin konkret konsideroj se ne veprimet e gjyqtares se apostrofuar ne raport me vendimin konkrete duke vepruar sipas ankesës se palës nuk përbëjnë baze për dyshim për ndonjë sjellje te mundshme disiplinore. Ankesa disiplinore ne kuptim te nenit 9 paragrafi 6 i Ligjit për Përgjegjësin Disiplinore te Gjyqtareve dhe Prokuroreve është e pabazuar nga fakti se ne gjithë përmbajtjen e saj ne veprimet e gjyqtares nuk ka asnjë konstatim për shkelje disiplinore qe parashihet me këtë ligj apo ndonjë sjellje e pahijshme siç kërkohet me Kodin e Etikes për Gjyqtar. Konstatoj, se si autoritet kompetent nuk kam te drejte te vlerësoj vendimin dhe veprimet e gjyqtares ne rastin konkret e posaçërisht vendimmarrjen meritore lidhur me këtë rast. Për më tepër pretendimet ankimore te palës ankuese konsistojnë pikërisht ne pakënaqësinë e tij me meritat e vendimit. Po ashtu ne vendimin e kontestuar, palës nga ana e komisionit iu ka dhënë e drejta qe te njëjtin ta kontestoj ne procedure te rregullt gjyqësore te hap konflikt administrativ me te cilin kishte pas te drejt te kontestoj ligjshmërinë e këtij vendimi”.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës e​​ konteston​​ vendimin​​ [GJS-2022-013]​​ e​​ 23 gushtit​​ 2022​​ ​​ Kryetarit të​​ Gjykatës Supreme,​​ dhe vendimin [DPL.nr.07/2022] të 14 qershorit 2022 të KDPP-së,​​ me pretendimin se​​ janë​​ nxjerrë​​ në kundërshtim​​ me​​ nenin​​ 106​​ [Papajtueshmëria] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se “...Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Kosovës M.K, nuk ka pasur të drejtë të jetë kryesuese e Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Privat sepse këtë ia ndalon neni 106 i Kushtetutës i cili parasheh që një gjyqtar nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion në institucionet shtetërore jashtë gjyqësorit.​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës nga Gjykata kërkon​​ që të shpallë të kundërligjshëm Vendimin e Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Privat dhe Vendimin​​ e​​ Kryetarit të Gjykatës Supreme.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 106

[Papajtueshmëria]

 

​​ 1. Gjyqtari nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion në institucionet shtetërore jashtë gjyqësorit, të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet politik ose ndonjë aktivitet tjetër të ndaluar me ligj.​​ 

2. Gjyqtarëve nuk u lejohet të marrin përgjegjësi ose të jenë bartës të funksioneve, të cilat në çfarëdo mënyre, do të ishin në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë së rolit të gjyqtarit.

 

 

LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

 

Neni 369

Komisioni disiplinor

 

Komisioni Disiplinor zbaton procedurën disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të përmbaruesit privat dhe shqipton masat disiplinore në pajtim me këtë ligj.

 

Neni 370

Përbërja e Komisionit

 

​​ 1. Komisioni Disiplinor, të cilin e emëron Ministri, përbëhet nga tre (3) anëtar dhe atë:​​ 

1.1. dy (2) anëtarë nga radhët e gjyqtarëve, të cilët i propozon Këshilli Gjyqësor i Kosovës; dhe​​ 

1.2. një (1) anëtarë nga radhët e përmbaruesve privat të cilin e propozon Oda.

 

LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Neni 9

Ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje disiplinore

 

1. Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori lidhur me ndonjë pretendim për shkelje disiplinore tek autoritetet vijuese (në tekstin e mëtejmë: “Autoriteti Kompetent”):

....

2. Kur ankesa i dërgohet autoritetit​​ jo kompetent, autoriteti i tillë do të transferojë ankesën tek autoriteti kompetent, në pajtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative.​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet nenit 113, paragrafët 1 dhe 7 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Për më tepër, Gjykata gjithashtu i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç janë të përcaktuara me Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund​​ ta ngritë​​ kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj​​ saktësisht​​ se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata do të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur, gjithashtu, kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin​​ 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës, përkatësisht me paragrafët 1, pika (b)​​ dhe 2​​ të rregullit​​ 34​​ të Rregullores, që​​ përcakton:​​ 

 

​​ “ (1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

​​ (...)

​​ (b)​​ janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me Ligj kundër​​ aktit​​ të kontestuar”.

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e vendimeve të cekura më lart, duke pretenduar se të njëjtat janë nxjerrë në kundërshtim me nenin 106 të Kushtetutës.​​ Në thelb, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se pjesëmarrja e gjyqtares së Gjykatës Supreme në Komisionin Disiplinor për Përmbaruesit Privatë​​ është në kundërshtim me nenin 106 të Kushtetutës​​ duke aluduar se përbërja e Komisionit në fjalë është bërë në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën.

 

  • Bazuar në​​ pretendimet e parashtruesit,​​ Gjykata vëren se​​ janë​​ zhvilluar​​ dy grupe të procedurave,​​ ​​ iniciuara nga parashtruesi i kërkesës,​​ përkatësisht: 1) procedura​​ disiplinore e zhvilluar ndaj përmbaruesit privat; dhe 2) procedura​​ në lidhje me​​ ankesën e parashtruesit​​ të kërkesës​​ për pjesëmarrjen e gjyqtares së Gjykatës Supreme në Komisionin Disiplinor për Përmbaruesit Privat.​​ 

 

  • Lidhur me procedurën e parë

 

  • Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik përkatësisht, Vendimin [DPL.nr.07/2022]​​ e​​ 14 qershorit 2022 të KDPP-së, ka saktësuar të drejtat dhe liritë​​ që pretendon se i janë shkelur, dhe ka dorëzuar kërkesën brenda afatit ligjorë.

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit​​ 34​​ (1) (b) të Rregullores së punës i obligon ata që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre në Gjykatën Kushtetuese që së pari duhet të shfrytëzojnë mjetet juridike efektive në dispozicion në pajtim me ligjin, kundër një aktgjykimi ose vendimi të kontestuar.​​ 

 

  • Në këtë mënyrë, gjykatave të rregullta u jepet mundësia që të korrigjojnë gabimet e tyre gjatë procedurës së rregullt gjyqësore para se çështja të vijë në Gjykatën Kushtetuese. Ky rregull bazohet në supozimin e shprehur në nenin 32 të Kushtetutës dhe nenin 13 të KEDNJ-së, që në legjislacionin vendës ka mjete juridike në dispozicion për t’u shfrytëzuar pranë gjykatave të rregullta në lidhje me shkeljet e pretenduara pavarësisht nëse dispozitat e KEDNJ-së janë inkorporuar në ligjin kombëtar apo jo (shih rastin e GJEDNJ-së, inter alia,​​ Aksoy kundër Turqisë, nr. 21987/93, Aktgjykim i 18 dhjetorit 1996, paragrafi 51; shih, po ashtu ndër të tjera, rastet e Gjykatës:​​ KI67/19, parashtrues​​ Hajrije Rina Zhitija Ajeti, Aktvendim për papranueshmëri, i 30 shtatorit 2019, paragrafi 34;​​ KI09/19, parashtrues​​ Leutrim Hajdari, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 16 marsit 2020, paragrafi 36; dhe​​ KI178/21, parashtrues​​ Agim Stublla, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 shkurtit 2022, paragrafi 26).

 

  • Parimi është se mekanizmi mbrojtës, i krijuar nga Gjykata Kushtetuese,​​ të jetë subsidiar në raport me sistemin e rregullt gjyqësor që mbron të drejtat e njeriut (shih, rastet e Gjykatës nr.​​ KI15/16, parashtruesi i kërkesës​​ Ramadan Muja, Aktvendim për papranueshmëri, i 16 marsit 2016, paragrafi 42;​​ KI178/21, cituar më lart, paragrafi 27).

 

  • Në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës duhet të ketë një rrugë të rregullt deri te mjetet juridike të cilat janë në dispozicion dhe të mjaftueshme për të siguruar një mundësi për të korrigjuar shkeljet e pretenduara. Ekzistimi i mjeteve juridike në fjalë duhet të jetë mjaft i sigurt jo vetëm në teori, por edhe në praktikë, dhe nëse nuk është kështu, atëherë këtyre mjeteve juridike do t’iu mungojë disponueshmëria dhe efektiviteti i nevojshëm (shih, rastet e GJEDNJ-së, inter alia,​​ Vernillo kundër Francës, nr. 11889/85, Aktgjykim i 20 shkurtit 1991, paragrafi 27, dhe​​ Dalia kundër Francës, nr.​​ 26102/95, Aktgjykim i 19 shkurtit 1998, paragrafi 38).

 

  • Gjykata duhet të shqyrtojë nëse janë shteruar mjetet juridike dhe nëse mjeti juridik ishte efektiv, në dispozicion në teori dhe praktikë në kohën përkatëse, përkatësisht që ka​​ qenë i qasshëm, që ka mundur t’i korrigjojë shkeljet në lidhje me kundërshtimet e parashtruesit të kërkesës, dhe gjithashtu ka ofruar një perspektivë të arsyeshme për sukses (shih rastin e GJEDNJ-së, inter alia,​​ Civet kundër Francës, nr. 29340/95, Aktgjykim i 28 shtatorit 1999, paragrafët 42-44; dhe rastin e Gjykatës, KI178/21, cituar më lart, paragrafi 29).

 

  • Megjithatë, kur një mjet juridik parashikohet me ligj, i takon parashtruesit të kërkesës të dëshmojë se mjeti juridik i paraparë me ligj është shteruar me të vërtetë ose për ndonjë arsye nuk ka qenë në dispozicion dhe ka qenë joefektiv në rrethanat e posaçme të rastit, ose ka pasur rrethana të veçanta për shkak të të cilave ai ose ajo kanë qenë të liruar nga kushti i shterimit të mjeteve juridike.

 

  • Duke iu rikthyer rastit konkret,​​ Gjykata vëren se​​ parashtruesi i kërkesës pas pranimit të Vendimit [DPL.nr.07/2022] të​​ 14 qershorit 2022 të KDPP-së,​​ ka mundur që të iniciojë konfliktin administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të Vendimit të​​ KDPP-së, gjë që vërehet që nuk e ka bërë. Në lidhje me këtë, Gjykata thekson faktin se të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje ligjore nga ana e​​ përmbaruesit privat, mund të shqyrtoheshin gjatë procedurës së rregullt nga gjykatat e rregullta.

  • Prandaj, Gjykata gjen se parashtruesi e dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese para shterimit të të gjitha mjeteve efektive juridike, përkatësisht se në legjislacionin e brendshëm ka mjete efektive juridike në dispozicion në gjykatat e rregullta në lidhje me shkeljen e pretenduar.

 

  • Andaj, lidhur me këtë, bazuar në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata​​ thekson se nëse parashtruesit e kërkesës nuk i​​ shterojnë​​ mjetet efektive juridike të parapara me ligj, atëherë kërkesat e parashtruesve në Gjykatë konsiderohen si mos-shterje​​ (shih, në këtë kontekst, rastet​​ e Gjykatës,​​ KI193/20, parashtrues​​ Bujar Hoti, Aktvendim për papranueshmëri, i 17 majit 2021, paragrafi 29;​​ KI219/21, parashtrues​​ Isuf Ferati, Aktvendim për Papranueshmëri i 19 korrikut 2022, paragrafi 30).​​ 

 

  • Gjykata​​ thekson​​ se ky aktvendim për papranueshmëri nuk e pengon parashtruesin e kërkesës që në të ardhmen, sërish, të dorëzojë kërkesë kushtetuese brenda afatit ligjor 4 (katër) mujor nga dita që ka pranuar vendimin e fundit, nga gjykatat e rregullta. Ky vendim i Gjykatës konstaton që, tani për tani, kërkesa e parashtruesit është e parakohshme për arsye se legjislacioni në fuqi parasheh mjete efektive juridike përmes të cilave parashtruesi i kërkesës mund të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.​​ 

 

  • Lidhur me procedurën e dytë

 

  • Lidhur me këtë procedurë, Gjykata fillimisht vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me ligj, të cilat janë theksuar më lart. Për sa i përket përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë të përcaktuara me ligj, të cilat janë theksuar më lart, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar; konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Vendimin [GJS-2022-013]​​ e​​ 23 gushtit 2022 të Kryetarit të Gjykatës Supreme; ka saktësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur; si dhe, e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar ligjor.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin​​ 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Specifikisht, rregulli​​ 34​​ (2)​​ përcakton që:​​ 

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.

 

  • Gjykata rikujton se​​ parashtruesi i kërkesës pretendon që përbërja e Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Privatë​​ ishte në kundërshtim me nenin 106 të Kushtetutës,​​ dhe se pjesëmarrja e gjyqtares së Gjykatës Supreme është në kundërshtim me këtë nen,​​ dhe​​ se​​ vendimi i Komisionit në fjalë​​ duhet të shpallet i kundërligjshëm.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata i referohet nenit 9 [Ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje disiplinore], të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore​​ të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që përcakton se Autoriteti kompetent, në këtë rast Kryetari i Gjykatës Supreme, “shqyrton ankesën brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të ankesës dhe vepron në përputhje me nenin 12, paragrafin 2, përveç kur konstaton se ankesa është dukshëm joserioze, e pabazuar, nuk ka të bëjë me ndonjë shkelje, disiplinore, ose është parashkruar”.​​ 

 

  • Ndërsa neni 12, paragrafi 2 i Ligjit të lartcekur parasheh se “Autoriteti Kompetent kërkon nga Këshilli fillimin e hetimeve disiplinore mbi bazën e një ankese të paraqitur​​ nga një person fizik apo juridik dhe e cila nuk është hedhur poshtë sipas nenit 9, paragrafit 6 të këtij Ligji, ose sipas detyrës zyrtare kur ka bazë të arsyeshme të besoj se një gjyqtar ose prokuror ka kryer shkelje disiplinore”.​​ 

 

  • Po ashtu,​​ Gjykata vëren se përbërja e Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Privatë​​ ishte në përputhje me Ligjin për Procedurën Përmbarimore, përkatësisht nenin 370, i cili parasheh: “1. Komisioni Disiplinor, të cilin e emëron Ministri, përbëhet nga tre (3) anëtar dhe atë: 1.1. dy (2) anëtarë nga radhët e gjyqtarëve, të cilët i propozon Këshilli Gjyqësor i Kosovës; dhe 1.2. një (1) anëtarë nga radhët e përmbaruesve privat të cilin e propozon Oda”.

 

  • Në këtë aspekt, ankesa e parashtruesit të kërkesës ndaj gjyqtares M.K.​​ ishte adresuar përmes Vendimit GJS-2022-013 të​​ Kryetarit të Gjykatës Supreme, i cili pasi kishte vlerësuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës si dhe qëndrimin e​​ gjyqtares M.K., kishte sqaruar se:​​ Bazuar ne dispozitën e nenit 107 paragrafi 1 te Kushtetutës se Republikës se Kosovës thuhet se:​​ Gjyqtaret gëzojnë imunitetin nga ndjekja penale, padite civile dhe shkarkimi nga funksioni, për vendimet e marra, votimin e bere, mendimin e shprehur dhe veprimet tjera qe janë brenda fushëveprimit te detyrave dhe përgjegjësive të tyre si gjyqtar". Po ashtu Ligji për Gjykatat ne nenin 4 paragrafi 2. përcakton se, ' Gjyqtaret gjate ushtrimit te funksionit dhe marrjes se vendimeve janë te pavarur, te paanshëm, te pandikuar ne çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike. Ndërsa sipas Kodit te Etikes Profesionale për Gjyqtar te KGJK, përcaktohet mes tjerash se, " Gjyqtari nuk është i detyruar t'i sqaroje pikëpamjet e tij ligjore dhe gjendjen e vërtetuar faktike, përveç në arsyetimin e vendimit ose kur ligji e kërkon shprehimisht; Gjyqtari gjate ushtrimit te funksionit te tij është i pavarur ne raport me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv , publikun, mediumet, dhe institucionet e tjera si dhe ne raport me palët ne procedure dhe nuk i nënshtrohet apo vet nënshtrohet asnjë presioni eventual, si dhe me e rëndësishmja se; gjyqtari gjatë ushtrimit te funksionit te tij është i pavarur edhe nga koleget dhe bartësit e tjerë te funksioneve gjyqësore, ne aspektin e marrjes se vendimit ". Kësisoj, sipas këtij kodi Gjyqtari ushtron funksionin e tij ne mënyrë të pavarur, bazuar ne Kushtetute, ligj dhe vlerësimin individual te fakteve, pa ndonjë kufizim, ndikime te padrejta, nxitje, presione, kërcënime ose ndërhyrje, direkt ose indirekt , nga çdokush e për çfarëdo arsye, duke ruajtur dhe promovuar pavarësinë në aspektin individual dhe institucional”. Rrjedhimisht,​​ Kryetari i Gjykatës Supreme​​ vendosi që në rastin konkret​​ ankesa disiplinore ne kuptim te nenit 9 paragrafi 6 i Ligjit për Përgjegjësin Disiplinore te Gjyqtareve dhe Prokuroreve është e pabazuar nga fakti se ne gjithë përmbajtjen e saj ne veprimet e gjyqtares nuk ka asnjë konstatim për shkelje disiplinore qe parashihet me këtë ligj apo​​ ndonjë sjellje e pahijshme siç kërkohet​​ me Kodin e Etikes​​ për Gjyqtar”.

 

  • Gjykata vëren se Kryetari i Gjykatës Supreme kishte dhënë arsyet se pse ai nuk ka të drejtë të vlerësojë vendimin dhe veprimet e gjyqtares në rastin konkret, duke theksuar se ata janë të mbrojtur me Kushtetutë, përkatësisht nga neni 107 i cili parasheh: “Gjyqtaret gëzojnë imunitetin nga ndjekja penale, padite civile dhe shkarkimi nga funksioni, për vendimet e marra, votimin e bere, mendimin e shprehur dhe veprimet tjera qe janë brenda fushëveprimit te detyrave dhe përgjegjësive të tyre si gjyqtar”.

 

  • Rrjedhimisht, pretendimi i parashtruesit të kërkesës se përbërja e Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit​​ Privatë​​ nuk është në pajtim me ligjin dhe bie në kundërshtim me nenin 106 të Kushtetutës, nuk është i bazuar, pasi që pjesëmarrja e gjyqtarëve në komisionin në fjalë është e lejuar me ligj.

 

 

 

Përfundim​​ 

 

  • Si përmbledhje,​​ Gjykata konstaton se: (i)​​ sa i përket​​ procedurës së parë lidhur me vendimin​​ [DPL.nr.07/2022] e​​ KDPP-së, kërkesa e parashtruesit të kërkesës lidhur me këtë pjesë deklarohet e papranueshme në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin​​ 34​​ (1) (b) të Rregullores së punës, për shkak të​​ mos-shterjes​​ së mjeteve juridike në kuptimin formal-procedural; dhe (ii) sa i përket procedurës së dytë​​ lidhur me Vendimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme,​​ GJS-2022-013,​​ të 23 gushtit 2022,​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës​​ deklarohet e papranueshme në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47.2 të​​ Ligjit dhe rregullin​​ 34​​ (2) të Rregullores së punës, për shkak​​ se është qartazi​​ e pa bazuar.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 dhe 47​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 34​​ (1) (b)​​ dhe (2)​​ dhe​​ 48​​ (1)​​ (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 14 nëntor​​ 2023,​​ njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit​​ 20 të Ligjit.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese​​     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzie Istrefi Peci​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Muhamet Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative