Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI56/23

Parashtruesit: Lendita Zherka

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 25 shtator 2023

Nr. Ref.:​​ RK 2269/23

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË​​ KËRKESËS

 

 

rastin nr. KI56/23

 

Parashtrues

 

Lendita Zherka

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Lendita Zherka, me vendbanim në Gjakovë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesja e kërkesës).​​ ​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e​​ akteve të paspecifikuara të​​ autoriteteve​​ publike.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të​​ autoriteteve​​ publike, përmes së cilave pretendohet se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të saj​​ të garantuara me nenin 23​​ [Dinjiteti i Njeriut], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 26 [E Drejta e Integritetit Personal] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës gjithashtu kërkon nga Gjykata​​ vendosjen e masës së përkohshme ndaj aktit të paspecifikuar të autoritet publik.​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 23​​ shkurt​​ ​​ 2023,​​ parashtruesja e​​ kërkesës e dorëzoi kërkesën e saj, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e​​ pranoi më​​ 3 mars 2023.​​ ​​ 

 

  • Më 7 mars 2023, Kryetarja​​ përmes Vendimit [Nr. GJR. KSH56/23] caktoi gjyqtarin Safet Hoxha gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese) Radomir Laban​​ dhe Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • Më 9 mars 2023, Gjykata njoftoi parashtruesen​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 21 qershor 2023, Gjykata​​ kërkoi nga parashtruesja e​​ kërkesës që në mbështetje të kërkesës​​ ​​ saj të dorëzojë​​ në Gjykatë vendimin e kontestuar.​​ 

 

  • ​​ 3 korrik 2023,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ përmes një shkresë informoi​​ Gjykatën se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë​​ për ta marr​​ vendimin e kontestuar​​ si dhe kërkoi​​ shtyrje të afatit deri me 5 korrik 2023.​​ ​​ 

 

  • Deri në këtë datë, parashtruesja e kërkesës nuk ka dorëzuar​​ dokumentin e​​ kërkuara. ​​ 

 

  • Më​​ 31 gusht​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

Përmbledhja e fakteve të rastit

 

Marrëveshja mbi kredinë dhe ristrukturimi i saj

 

  • ​​ 27 qershor 2007, R.Zh.,​​ si përfaqësues i “Reshati Impex”​​ në cilësinë e kredimarrësit​​ dhe​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ në cilësinë e​​ bashkëshortes​​ ​​ kredimarrësit​​ bashkë me​​ Xh.Zh., dhe B.Zh në​​ cilësinë​​ e​​ garantuesve, nënshkruan​​ Marrëveshjen​​ për​​ Kredinë [nr.200627713]​​ me Raiffiesen Bank​​ (në tekstin e mëtejmë: Kreditori)​​ si dhe​​ Marrëveshjen​​ mbi Hipotekën​​ [nr.200627713/H], për shumën 1,​​ 000, 000 euro.​​ Ndërsa, më​​ 11 qershor​​ 2009, palët nënshkruan Aneksin nr. 2 për ristrukturimin e kredisë [nr. 200627713]; [nr. 200637146] dhe [nr. 200654716] në vlerë prej 409.700,00 euro me [nr. 40000205].​​ 

 

  • ​​ 13 maj 2008, palët nënshkruan Marrëveshjen​​ mbi​​ Linjën​​ e​​ Kredisë [nr.200644476] për shumën prej​​ ​​ 140,000 euro, ndërsa me 20 maj 2008 nënshkruan marrëveshjen mbi hipotekën​​ [nr.200644476/H]. Në vazhdim, palët më​​ 12 gusht 2008 dhe 11 qershor 2009​​ nënshkruan shtojcën nr.​​ 2​​ dhe nr.​​ 3 të​​ Marrëveshjes​​ me numër​​ 200644476.​​ 

 

Propozimi për përmbarim dhe procedura përmbarimore

 

  • ​​ 20 korrik 2010,​​ Kreditori, me arsyetimin se​​ kredimarrësi nuk i​​ është përmbajtur marrëveshjeve të sipërcituara,​​ paraqiti propozimin për përmbarim​​ në Gjykatën Komunale në​​ Gjakovë​​ duke kërkuar që të caktohet përmbarimi për​​ shitjen, zbrazjen dhe dorëzimin​​ e​​ paluajtshmërive​​ [nr. 2078/1]; [nr. 136/3]; [nr. 2078/3]​​ me pronar Xh.Zh., R.Zh.,​​ R.Zh, si dhe banesën​​ me pronar​​ B.Zh.,​​ me qëllim të​​ realizimit të​​ kërkesës së​​ tij​​ ndaj​​ kredimarrësit.​​ 

 

  • Më 20 korrik 2010, Gjykata Komunale​​ në Gjakovë​​ nxori​​ Aktvendimin [E.nr.1029/2010] përmes të​​ cilit lejoi​​ përmbarimin sipas propozimit​​ ​​ kreditorit​​ bazuar në​​ dokumentin përmbarimor​​ dhe marrëveshjet e lidhura​​ mes kreditorit dhe kredimarrësit, ​​ për kthimin e borxhit-kredisë në shumën prej 633, 738, 54 euro, me kamatë ligjore dhe shpenzime të përmbarimit.​​ 

 

  • Më 20 dhjetor 2013, Gjykata Themelore në Gjakovë duke vendosur sipas kërkesës së​​ Kreditorit për caktimin e konkluzionit për paluajtshmëritë,​​ nxori Konkluzionin [E.nr.1029/10] mbi shitjen publike të​​ paluajtshmërive​​ [nr. 2078/1]; [nr. 136/3]; [nr. 2078/3] me pronar Xh.Zh., R.Zh., si dhe banesën me pronar B.Zh., me qëllim të realizimit të kërkesës se kreditorit ndaj kredi marrësit.

 

  • Nga shkresat e lëndës vërehet se në rastin konkret janë ndërmarrë edhe disa hapa tjerë procedural lidhur me zhvillimin e procedurës përmbarimore duke përfshirë​​ nxjerrjen e konkluzionit për shitjen​​ e paluajtshmërive​​ përmes​​ caktimit të​​ ankandit publik​​ dhe përsëritjen e tij me​​ 16 shtator 2016​​ deri në​​ shitjen përfundimtare të​​ paluajtshmërive​​ përmes konkluzionit të 16 shtatorit 2016 për çmimin e përgjithshëm prej 128.966.67 euro.​​ 

 

  • Më 27 tetor 2016,​​ Përmbaruesi Privat​​ nxori Urdhrin​​ [P.nr. 634/14] përmes të ​​​​ cilit (i)​​ i​​ shiti kreditorit​​ pronat​​ [nr.2078/1]; [nr.136/3];​​ [nr.2698/07];​​ [nr.2078/3]​​ me pronar Xh.Zh., R.Zh., dhe B.Zh; (ii)​​ detyroi​​ të i lirojnë dhe të i dorëzoje paluajtshmëritë​​ në posedim të​​ kreditorit; si dhe (iii) obligoi​​ Shërbimin pronësorë juridik pranë​​ Drejtorisë​​ Komunale për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjakovës që pronat e lartcekura të​​ i​​ regjistroj si prona në emër të kreditorit. ​​ 

 

  • Më 29 tetor 2021,​​ Përmbaruesi​​ Privat përmes Konkluzionit [P.nr.634/14] obligoi​​ Xh.Zh., R.Zh., dhe B.Zh., për​​ lirimin e paluajtshmërive​​ në bazë të​​ dokumentit​​ përmbarimor​​ për shitjen e paluajtshmërive​​ dhe në​​ bazë të​​ konkluzionit​​ për shitje të​​ 16 shtatorit 2016, ose në të kundërtën​​ përmbarimi​​ i​​ kërkesës së​​ kreditorit do të​​ bëhet​​ në​​ mënyrë të dhunshme.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës nuk ka dorëzuar në Gjykatë aktin e autoritetit publike të cilin pretendon që e konteston.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesja e​​ kërkesës pretendon se​​ me​​ vendimet e paspecifikuara të autoriteteve publike,​​ asaj​​ i​​ është​​ shkelur e drejta e saj​​ e garantuar me​​ nenin 23 [Dinjiteti i Njeriut],​​ nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 26 [E Drejta e Integritetit Personal] të Kushtetutës.

 

  • Në kërkesën e saj parashtruesja e kërkesës thekson se​​ Aktvendimi E.nr. 1029/10 i 20 korrikut 2010,​​ Vlerësimi kushtetues i vendimit ku unë, Lendita Qarri, linçohem, hiqem nga pala garantues e​​ marrëveshjes së​​ kreditore, kredia​​ është marrë në​​ vitin 2007, dhe ligji​​ i aplikueshme​​ është Ligji i Detyrimeve i vitit 1978, asnjë marrëveshje hipotekore nuk është e ligjshme. pa pëlqimin e të dy bashkëshortëve,​​ vlen bashkëpronësia​​ dhe nëse është nënshkruar nga vetëm njëri prej bashkëshortëve, kontrata është e rrezueshme, relative, nul.​​ Diskriminimi gjinor.

 

  • Parashtruesja e kërkesës tutje thekson se​​ “Nuk jam njoftuar asnjëherë zyrtarisht, si palë - garantuese e kredisë dhe në çdo procedurë përmbarimore gjyqësore dhe gjithashtu nga përmbaruesi privat Gjokë Radi, jam linçuar dhe hequr ligjërisht si pala garantues e​​ marrëveshjes së kredisë.”

 

  • Parashtruesja e kërkesës tutje thekson se​​ “Këtu​​ në​​ ketë rast unë​​ si Individ nuk jam prekur në mënyrë direkte, por në​​ mënyrë indirekte nga një Aktvendim E.nr.1029/2010, i institucionit gjyqësor të Kosovës”.

 

  • Parashtruesja e kërkesës në mbështetje të pretendimeve të saj​​ “Sipas interpretimit te GjEDNJ-se, si parashtruese e kësaj kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë se këtij Aktvendimi E.nr.1 029/201 0, jam viktime serioze e shkeljes se lirive dhe drejtave te njeriut nga autoriteti gjyqësor i Kosovës, gjegjësisht te Gjykatës Komunale Gjakove, sot Gjykata Themelore Gjakove . Kërkoj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës përveç tjerash, kërkesën tone ta interpretoje edhe konform nenit 53 te Kushtetutës se Kosovës, pasi qe vendimet gjyqësore te GJEDNJ-se kane prioritet ndaj ligjeve dhe akteve tjera nënligjore të institucioneve gjyqësore të Republikës se Kosovës.”

 

  • Parashtruesja e kërkesës kërkon nga Gjykata që të shfuqizojë​​ Aktvendimin E.nr.1029/10 të​​ Gjykatës​​ Themelore​​ si​​ dhe të​​ vendosë​​ masë​​ të përkohshme.

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta​​ kontestoj.

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 25​​ 

(Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)

 

[...]

 

2) Kërkesa, po ashtu, duhet të përmbajë edhe:

h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

Rregulli​​ 54
(Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

 

​​ “54 (2) Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se kërkesa është e jo e plotë ose e paqartë përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që të plotësojë ose të qartësoj kërkesën; [...]”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ vlerëson​​ nëse parashtruesja e​​ kërkesës i ka përmbushur​​ kriteret​​ e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.​​ Në këtë drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Gjykata vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 i të njëjtin nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Përtej kritereve të përcaktuara më lart, në vlerësimin nëse parashtruesja e kërkesës i plotëson kriteret për vlerësimin e kërkesës së saj, Gjykata rikujton se neni 48 (Saktësimi i kërkesës) i Ligjit specifikisht detyron parashtruesit e kërkesave të qartësojnë saktësisht aktin konkret të autoritetit publik të cilin e kontestojnë dhe të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri kushtetuese pretendojnë të jenë cenuar. Ndërsa, rregulli 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) i Rregullores së punës parasheh që kërkesa e parashtruesve duhet të përmbajë edhe: (a) emrin dhe adresën e palës që parashtron kërkesën; (b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit/es për dorëzimin e dokumenteve, nëse ka; (c) autorizimin për përfaqësim; (d) emrin dhe adresën e palës, ose të palëve kundërshtare, nëse janë të njohura, të cilave u dërgohen dokumentet; (e) mbrojtjen juridike të kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të fakteve; (g) arsyetimin​​ rreth pranueshmërisë dhe meritave​​ të kërkesës; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • Në këtë kontekst, sipas paragrafit 4 të nenit 22 (Procedimi i kërkesës) të Ligjit, që parasheh se nëse kërkesa ose përgjigja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë. Atëherë, kur palët përkatëse, nuk dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Gjykatë, bazuar në rregullin 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër, duke marrë parasysh që kërkesa është e​​ paplotë ose e paqartë, përkundër kërkesave të saj ndaj palës që të plotësojë apo qartësojë të njëjtën.

 

  • Në këtë​​ aspekt, Gjykata rikujton se kërkesën e parashtrueses ​​ së kërkesës e kishte pranuar më 3 mars 2023. Duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, më 21 qershor 2023, në pajtim me paragrafin 4, të nenit 22 të Ligjit, Gjykata i kërkoi​​ parashtrueses​​ së kërkesës që​​ të plotësojë kërkesën e saj duke​​ dorëzuar​​ vendimin që e konteston para Gjykatës, respektivisht Aktvendimin​​ [E.nr.1029/2010]​​ të 20 korrikut 2010 të Gjykatës Komunale në Gjakovë, në mbështetje të kërkesës/pretendimeve të saj

 

  • Më 3 korrik 2023, parashtruesja e kërkesës përmes një shkresë informoi​​ Gjykatën se ka paraqitur​​ kërkesë në Gjykatën e Apelit​​ për të​​ marr vendimin e kontestuar si dhe kërkoi​​ shtyrje të afatit deri më​​ 5 korrik 2023. Megjithatë,​​ edhe pas kësaj date, parashtruesja e kërkesës​​ nuk kishte​​ dorëzuar​​ vendimin​​ të​​ cilin pretendon që e konteston para Gjykatës.​​ 

 

  • Gjykata vëren​​ se në​​ kërkesën e dorëzuar, parashtruesja e kërkesës në mënyrë​​ shprehimore​​ pretendon që​​ e​​ konteston Aktvendimin​​ [E.nr.1029/2010]​​ e​​ 20 korrikut 2010 të​​ Gjykatës​​ Komunale në Gjakovë.​​ Megjithatë, Gjykata thekson​​ se nuk disponon aktvendimin e sipërcituar​​ të cilin​​ parashtruesja​​ pretendon që​​ e konteston, dhe rrjedhimisht​​ Gjykata​​ nuk mund te lëshohet​​ ​​ vlerësimin​​ e​​ kushtetutshmërisë se tij në mungesë të​​ informatave mbi​​ përmbajtën​​ e​​ saktë të​​ tij.

 

  • Në këtë aspekt, dhe duke marrë parasysh atë që u cek më lartë, Gjykata në bazë të Rregullores së saj të punës, mund të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër, meqë​​ parashtruesja e kërkesës nuk​​ ka dorëzuar​​ vendimin që​​ e​​ konteston edhe pas kërkesës specifike të Gjykatës.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton se parashtruesja e​​ kërkesës në thelb para Gjykatës​​ kërkon​​ që të​​ shfuqizojë​​ Aktvendimin E.nr.1029/2010 të Gjykatës Komunale në Gjakovë​​ dhe të vendosë masë​​ të​​ përkohshme.​​ 

 

  • Gjykata​​ thekson​​ se parashtruesja e kërkesës nuk ka plotësuar kërkesën e Gjykatës që të dorëzoj ​​ Aktvendimin [E.nr.1029/2010] e 20 korrikut 2010 të Gjykatës Komunale në Gjakovë.

 

  • Gjykata thekson se ndonëse parashtruesja e kërkesës në kërkesën e saj ka specifikuar​​ vendimin​​ që pretendon​​ se​​ e konteston,​​ por​​ Gjykata në mungesë të përmbajtjes së​​ plotë të vendimit, përveç që nuk mund të​​ vlerësojë​​ saktësinë e shifrës, datës​​ dhe autoritetin që ka lëshuar vendimin e cituar si objekt kontesti​​ para saj,​​ nuk​​ mundet të​​ vlerësojë​​ as kushtetutshmërinë,​​ rezultatin apo​​ efektet ​​ e tij në rrethanat e parashtrueses se kërkesës. ​​ 

 

  • Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesave, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe​​ pretendimet​​ e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të kërkesave (shih, ndër tjerash, rastet e Gjykatës,​​ KI121/21, parashtrues ​​ Bajram Hasani, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 23 shtatorit 2021, paragrafi 38;​​ KI135/21​​ Isuf Musliuu,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës, i 10 shtatorit 2021, paragrafi 35; dhe​​ KI101/21,​​ N.T.SH. Morina​​ B”, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 8 shtatorit 2021, paragrafi 36).

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konsideron se kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës nuk i përmbush kriteret​​ procedurale​​ për​​ shqyrtim​​ të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me​​ dokumentacion​​ mbështetës,​​ ashtu siç kërkohet me nenet​​ 22.4 dhe​​ 48 të Ligjit​​ dhe me rregullin 26 (3) dhe 54 (2) të Rregullores së punës.​​ Prandaj,​​ Gjykata​​ përfundon​​ se​​ kërkesa​​ duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

Kërkesa për masë të përkohshme

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesja e​​ kërkesës, gjithashtu kërkon nga Gjykata që të nxjerrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme​​ ndaj aktit të​​ paspecifikuar të autoriteti publik.​​ 

 

  • Megjithatë, ashtu siç është specifikuar si më lart, Gjykata konkludoi se kërkesa e​​ parashtrueses​​ të kërkesës refuzohet me procedurë të shkurtër,​​ si​​ jo e plotë.​​ 

 

  • Prandaj, në pajtim me paragrafin 1 të nenit 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (2) të rregullit 45​​ (Vendimmarrja lidhur me kërkesën për​​ masë​​ të​​ përkohshme)​​ të Rregullores së punës, kërkesa e parashtrueses​​ të kërkesës për masë të përkohshme duhet të refuzohet, sepse e njëjta nuk mund të jetë objekt shqyrtimi, pasi kërkesa​​ të refuzohet me procedurë të shkurtër, si jo e plotë.​​ (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës:​​ KI107/19,​​ me parashtrues​​ Gafurr Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 21 prillit 2020, paragrafët 88-90;​​ KI159/18, me parashtrues​​ Azem Duraku, Aktvendim për papranueshmëri, i 6 majit 2019, paragrafët 89-91;​​ KI19/19 e KI20/19, parashtrues​​ Muhamed Thaqi dhe Egzon Keka, Aktvendim për papranueshmëri, i 26 gushtit 2019, paragrafët 53-55; dhe​​ KI211/19,​​ cituar më lart, paragrafi 83).

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin​​ 27 dhe​​ 48 të Ligjit​​ si​​ dhe rregullin​​ 45​​ dhe​​ 54​​ të Rregullores së punës, më​​ 31 gusht​​ 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS ​​ 

 

    • TË REFUZOJË kërkesën;  ​​​​ 

 

    • TË REFUZOJË kërkesën për masë të përkohshme;

 

    • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve; ​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • ​​ Ky​​ vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

Gjyqtari raportues​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Safet Hoxha​​  ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Lendita Zherka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile