Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 584/2020], të 22 prillit 2021

Nr. të lëndës KI206/21

Parashtruesit: Ukë Salihi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 ​​​​ Prishtinë, më​​ 30 gusht​​ 2023

Nr. ref.:​​ AGJ​​ 2248/23

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM

 

 

​​ rastin​​ nr.​​ KI206/21

 

Parashtrues

 

Ukë​​ Salihi

 

 

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ Rev.​​ nr.​​ 584/2020​​ ​​ 22​​ prillit​​ 2021

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e​​ përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani,​​ kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha,​​ gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci,​​ gjyqtare

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Ukë Salihi​​ me vendbanim​​ në Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

 

Vendimi i kontestuar

  

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës Supreme të Kosovës​​ Rev.​​ nr.​​ 584/2021​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ ​​ 22​​ prillit​​ 2021​​ si dhe Aktgjykimin​​ e Gjykatës së Apelit të Kosovës​​ Ac.​​ nr. 2046/17​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata e​​ Apelit)​​ ​​ 9​​ korrikut​​ 2020.​​ Parashtruesi i kërkesës e ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme më 16 shtator 2021.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar, përmes të cilit​​ pretendohet se parashtruesit të kërkesës​​ i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta​​ për​​ Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) dhe nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr. 03/L-121 për​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 01/2023, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe ka hyrë në fuqi 15 ditë pas publikimit. Për rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese gjatë shqyrtimit të kërkesës i referohet dispozitave të Rregullores së sipërpërmendur. Në këtë drejtim, në pajtim​​ me rregullin 78 (Dispozita​​ kalimtare) të Rregullores së punës nr. 01/2023, përjashtimisht, disa dispozita të Rregullores së punës nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen​​ për rastet që janë regjistruar në Gjykatë para shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe në masën që ato janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 19​​ nëntor​​ 2021,​​ parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më​​ 22​​ nëntor​​ 2021,​​ Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ Gjyqtar​​ raportues dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Remzije Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • ​​ 23​​ nëntor​​ 2021,​​ Gjykata njoftoi parashtruesin për regjistrimin e kërkesës,​​ dhe të njëjtën ditë​​ Gjykata i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 30​​ nëntor​​ 2021,​​ Gjykata i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes së cilës e njoftoi për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ajo që të dorëzojë fletëkthesën​​ përmes së cilës vërtetohet​​ se kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ e ka pranuar aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 1​​ dhjetor​​ 2021,​​ Gjykata Supreme në Prishtinë dorëzoi në Gjykatë​​ fletëkthesën e kërkuar,​​ ku shihet qartë se parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme​​ Rev.​​ nr. 584/2021​​ më​​ 16​​ shtator​​ 2021.​​ 

 

  • ​​ 6​​ janar​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë dokumente shtesë.

 

  • ​​ 29​​ qershor​​ 2022,​​ Gjykata i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ nga e cila kërkoi​​ nga e njëjta​​ që të dorëzojë në Gjykatë​​ të gjitha shkresat e​​ lëndës.​​ 

 

  • Më​​ 18​​ korrik​​ 2022,​​ Gjykata Themelore në​​ Prishtinë​​ dorëzoi në Gjykatë​​ të gjitha​​ shkresat e lëndës.

 

  • Më 8 shtator 2022,​​ Gjykata e shqyrtoi këtë rast në seancën​​ shqyrtuese,​​ i cili​​ u kthye për plotësim dhe kompletim.

 

  • Më 6 dhjetor 2022, Gjykata e shqyrtoi këtë rast në seancën shqyrtuese, i cili u kthye​​ përsëri​​ për plotësim dhe kompletim.

 

  • Më 12 dhjetor 2022, Gjykata i dërgoi shkresë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, ku u kërkoi që të paraqesin në Gjykatë komente dhe arsyetime në lidhje me pretendimet e parashtruesit të kërkesës se parashtresa e tij (përgjigja ndaj ankesës së​​ avokaturës​​ shtetërore) e 15 majit 2017, asnjëherë nuk është marrë parasysh edhe pse është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

 

  • Më 13 dhjetor 2022, Gjykata e Apelit iu përgjigj Gjykatës përmes postës elektronike se në shkresat e lëndës nuk kishte asnjë përgjigje ndaj ankesës së parashtruesit të kërkesës të 15 majit 2017 dhe se kjo çështje duhet​​ ​​ adresohet në Gjykatën Themelore.

 

  • Nga Gjykata Themelore në Prishtinë nuk është pranuar asnjë përgjigje brenda afatit të caktuar.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së​​ Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 5 janar 2023, Gjykata njoftoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës në lidhje me këtë kërkesë dhe​​ me​​ mosreagimin e Gjykatës Themelore ndaj shkresës së Gjykatës.

 

  • Më 17 janar 2023, Gjykata Themelore, pas intervenimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është përgjigjur përmes postës elektronike se përgjigjen e parashtruesit të kërkesës ndaj ankesës​​ ​​ Avokaturës Shtetërore​​ të 15 majit 2017​​ e ka përcjellë në Gjykatën e Apelit më 17 maj 2017, për të cilën ka bashkangjitur fletëkthesën me datën e pranimit (17 maj 2017) nga Gjykata e Apelit. Të njëjtën ditë, Gjykata e ka njoftuar Gjykatën e Apelit për shkresën e Gjykatës Themelore.

 

  • Më 18 janar 2023, Gjykata e Apelit njoftoi Gjykatën se e kishin marrë përgjigjen ndaj padisë së parashtruesit të kërkesës, por që për shkak të numrit të madh të parashtresave që merr Gjykata e Apelit, ata nuk ia kishin dërguar​​ atë kolegjit të apelit që kishte vendosur në lidhje me këtë rast.

 

  • Më 8 shkurt 2023, Gjykata e shqyrtoi këtë rast në seancën shqyrtuese, i cili u kthye​​ përsëri​​ për plotësim dhe kompletim.​​ 

 

  • ​​ 25 korrik​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës.

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës ka punuar si punonjës civil në Policinë e Kosovës që nga 6 marsi​​ 2006.​​ 

 

  • Më 12 mars 2010, me vendimin [PK nr. Ref. PK/DP/AP/2244] e Departamentit për Personel në Policinë e Kosovës parashtruesi i kërkesës është caktuar ushtrues detyre​​ Zëvendës Kryesues i Komisionit të Brendshëm Disiplinor​​ për periudhën prej 15 marsit 2010 deri më 14 qershor 2010.

 

  • Më 22 shtator 2010, Policia e Kosovës shpalli konkursin e brendshëm (Ref. PK/DP/AP/8237) për pozitën e Zëvendës​​ Kryesuesit​​ të Komisionit të Brendshëm Disiplinor të Policisë së Kosovës.​​ Në këtë​​ konkurs ka aplikuar parashtruesi i kërkesës.

 

  • Më 6 tetor 2010, Policia e Kosovës përsëri shpalli konkurs për pozitën e Zëvendës​​ Kryesuesit​​ të Komisionit të Brendshëm Disiplinor të Policisë së Kosovës,​​ në të cilin konkurs ka aplikuar parashtruesi i kërkesës.

 

  • Më​​ 11 tetor​​ 2010, me vendimin [nr. Ref. PK/DP/AP/8650]​​ e​​ Departamentit​​ për Personel të Policisë së Kosovës, pas kryerjes së procedurës së​​ konkursit, ka përzgjedhur dhe​​ caktuar​​ parashtruesin e kërkesës​​ Zëvendës Kryesues i Komisionit të Brendshëm Disiplinor.

 

  • Në dy raste (25 tetor 2010 dhe 26 nëntor 2010),​​ Kryesuesi​​ i Komisionit të Brendshëm Disiplinor ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të nivelizojë pagën për​​ parashtruesin e kërkesës,​​ ndërsa​​ autoritetet në Policinë e Kosovës janë përgjigjur se Ministria e Administratës Publike është përgjegjësi i vetëm për këtë çështje.

 

  • Më 1 korrik 2011,​​ me vendimin​​ [e​​ PK-së​​ nr.​​ Ref. PK/DP/AP/3034]​​ e​​ Departamentit​​ për Personel të Policisë së Kosovës,​​ parashtruesi​​ i​​ e kërkesës​​ u transferua​​ nga pozita e​​ Zëvendës Kryesuesit​​ të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe e​​ u emërua​​ Zëvendës​​ Drejtor​​ i​​ Drejtorisë për Standarde Profesionale,​​ ​​ fuqi nga 04.07.2011.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se në lidhje me rastin e parashtruesit të kërkesë janë zhvilluar dy procedura:

 

1)​​  Procedura administrative në Policinë e Kosovës lidhur me nivelizimin e pagave dhe kualifikimin e pozitës së parashtruesit të kërkesës.

 

2)​​  Kontesti administrativ kundër Policisë së Kosovës në lidhje me kontestin​​ ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe Policisë së Kosovës lidhur me nivelizimin e pagës, rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve për pozitat e​​ Zëvendës​​ Kryesuesit​​ ​​ Komisionit​​ ​​ Brendshëm​​ Disiplinor​​ dhe​​ Zëvendës​​ Drejtorit​​ ​​ Drejtorisë​​ për​​ Standarde​​ Profesionale, të cilat i ka kryer parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

1)​​ Procedura administrative në Policinë e Kosovës lidhur me nivelizimin e pagave dhe kualifikimin e pozitës së parashtruesit të kërkesës

 

  • Më 29 shtator 2011, parashtruesi i kërkesës iu drejtua shërbimit kompetent të Policisë së Kosovës me kërkesë për nivelizim të pagave dhe kualifikim të pozitës.

 

  • Më 4 tetor 2011, shërbimi kompetent i​​ Policisë​​ së Kosovës iu përgjigj kërkesës së parashtruesit​​ Për informatën tuaj,​​ identifikimi​​ i​​ vendeve të punës dhe përshkrimi i punës​​ është në proces​​ dhe përcaktimi i koeficientit për vendet e punës nga komisioni i formuar për këtë qëllim.

Pas përfundimit të punës, Komisioni do të saktësojë​​ vendet e punës​​ dhe më pas, së bashku me përshkrimin e punës, ato do t'i dërgohen Ministrisë së Administratës Publike për miratimin e titujve të rinj të punës. Gjithashtu, për dijeninë tuaj, në​​ MAP​​ ka një komision që do të vlerësojë të gjitha​​ pozitat​​ sipas kohëzgjatjes së punës dhe do të përcaktojë nivelin funksional dhe koeficientin e​​ pozitës.

Nga sa më sipër, deri në përfundimin e punës së komisionit nuk mund të vlerësojmë saktë nivelin dhe koeficientin për​​ pozitën​​ tuaj, prandaj çdo vlerësim paraprak do të jetë i pasaktë dhe i gabuar”.

 

  • Më 11 nëntor 2013, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Komisionin për Ankesa dhe​​ Shpërblime​​ të Policisë së Kosovës lidhur me mospërmbushjen e detyrimeve administrative nga marrëdhënia e punës nga Policia e Kosovës, me qëllim të përcaktimit të pagës në​​ baza​​ meritore për​​ pozitën e​​ Zëvendës Kryesuesit​​ ​​ Komisionit të Brendshëm Disiplinor​​ dhe​​ Zëvendësdrejtor​​ i Drejtorisë për Standarde Profesionale​​ me kërkesën për kompensimin e diferencës në pagën bazë dhe shtesat përkatëse për të dyja vendet e punës, në mënyrë retroaktive nga data​​ e plotfuqishmërisë së vendimit[PK nr. Ref. PK/DP/AP/2244] të​​ Departamentit​​ të Personelit të Policisë së Kosovës​​ ​​ 12 marsit​​ 2010.​​ 

 

  • Më 20 nëntor 2013, Komisioni për Ankesa dhe​​ Shpërblime​​ në Policinë e Kosovës​​ me vendimin [nr.​​ 217-KAT-2013]​​ e refuzoi ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ si të pabazuar.

 

  • Lidhur me pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me​​ pozitën​​ e Zëvendës​​ Kryesuesit​​ të Komisionit të Brendshëm Disiplinor​​ në​​ arsyetimin​​ e vendimit, Komisioni për Ankesa dhe​​ Shpërblime​​ i Policisë së Kosovës​​ theksoi​​ se parashtruesi i kërkesës:​​ pas caktimit​​ në pozitën e Ushtrues Detyre të Zëvendës Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor,​​ efektive nga data​​ 15.03.2010,​​ ju është caktua paga bazë dhe shtesa në pagë​​ si dhe shtesa në pagë,​​ sipas sistemit të pagave​​ dhe se të njëjtin vendim nuk e ka kundërshtuar asnjëherë në Komisionin për Ankesa dhe Shpërblime,​​ me përjashtim se ankuesi disa herë ka bërë kërkesë në departamentin përkatës për nivelizimin e pagës sipas pozitës.​​ Po ashtu,​​ paneli i komisionit vlerësoi se kërkesa për nivelizim të pagës ka qenë e p bazuar,​​ për faktin se ankuesi​​ Salihi​​ me datë​​ 11.10.2010​​ është emëruar në pozitë​​ Zëvendës Kryesuesit i Komisionit të Brendshëm Disiplinor,​​ pasi i është nënshtruar procedurave të konkursit,​​ dhe kjo nënkupton se paraprakisht është pajtuar me kriteret e konkursit,​​ duke përfshirë detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës.​​ Paneli i Komisionit vlerëson se në kohën kur janë parashtruar kërkesat për nivelizim të pagës në Departamentin​​ e Burimeve Njerëzore​​ nga ana e ankuesit,​​ pozita të cilën e ka ushtrua ankuesi nuk ka qenë e aprovuar nga Ministria e Administratës Publike.​​ 

 

  • Lidhur me pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ përkitazi​​ me pozitën e​​ Zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Standarde Profesionale në​​ arsyetimin​​ e vendimit,​​ Komisioni për Ankesa dhe Kompensim i Policisë së Kosovës deklaroi, “Sa i përket vendimit me nr. reference​​ PK/DP/AP/3034,​​ të datës​​ 01.07.2011,​​ me të cilin vendim ankuesi është emëruar në pozitën​​ e​​ Zëvendës Drejtorit së Standardeve Profesionale, paneli i komisionit vlerësoi se kjo pozitë në strukturën aktuale organizative të Policisë së Kosovës​​ të aprovuar me datë​​ 17.05.2012,​​ është paraparë të plotësohet me të punësuar të uniformuar.​​ 

 

  • Më 3 dhjetor 2015, Policia e Kosovës në pozitën e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Standarde Profesionale, zyrtarin e uniformuar të së njëjtës​​ (me vendimin nr. 07/1-01A18314) Policia​​ e​​ Kosovës e transferoi parashtruesin e kërkesës në pozitën Zyrtar i Lartë Ligjor në Departamentin për Çështje Ligjore.​​ Paga e parashikuar për këtë pozitë është e njëjtë me pagën e parashikuar për atë të mëparshme​​ (Zëvendës​​ Drejtor​​ i​​ Administratës​​ për​​ Standarde​​ Profesionale​​ në të cilin është emëruar parashtruesi i kërkesës me vendim​​ ​​ [PK-së Nr. ref. PK/DP/AP/3034] të Administratës së Personelit të Policisë së Kosovës).

 

2)Kontesti administrativ kundër Policisë së Kosovës në lidhje me kontestin ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe Policisë së Kosovës lidhur me nivelizimin e pagës, rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve për pozitat e​​ Zëvendës​​ Kryesues​​ të​​ Komisionit​​ të​​ Brendshëm​​ Disiplinor​​ dhe​​ Zëvendës​​ Drejtorit​​ të​​ Drejtorisë​​ për​​ Standarde​​ Profesionale, të cilat i ka​​ mbajtur​​ parashtruesi i kërkesës

 

  • Më 27 dhjetor 2013, parashtruesi i kërkesës,​​ kundër​​ vendimit​​ [nr.​​ 217-KAT-2013] të Komisionit për Ankesa dhe​​ Shpërblime​​ të Policisë së Kosovës,​​ parashtroi padi​​ në Gjykatën Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata​​ Themelore). kundër Policisë së Kosovës​​ me pretendimin për (i) shkelje​​ esenciale​​ të dispozitave të procedurës​​ kontestimore, (ii)​​ vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të​​ gjendjes faktike dhe (ii) zbatimit të gabuar të së​​ drejtës materiale, me propozimin​​ për anulimin e vendimit të lartpërmendur të Komisionit për Ankesa dhe​​ Shpërblime​​ të Policisë së Kosovës dhe​​ ta obligojë​​ Policinë e Kosovës që nga data 15.03.2010 të​​ kompensojë​​ në mënyrë retroaktive diferencën​​ në mes të pagës bazë dhe​​ shtesave​​ nga 15.03.2010​​ deri në ditën e nxjerrjes së aktvendimit, duke e llogaritur atë në barasvlerën e pagës bazë dhe shtesave​​ në gradën major apo nënkolonel të Policisë së Kosovës.

 

  • Më 3 mars 2016, parashtruesi i kërkesës, parashtroi kërkesë​​ shtesë në Gjykatën Themelore​​ për kompensimin e diferencës në të ardhurat personale për periudhën​​ prej​​ 15.03.2010. deri më 07.12.2015​​ për pozitën Ref,​​ Nr. 07/01.-01A/8314​​ ​​ 12.03.2010 dhe​​ kërkesë​​ për anulimin e vendimit.​​ nr. 07/1-01A18314 të 03.12.2015​​ të Policisë së Kosovës.

 

  • Më 28 shkurt 2017, Gjykata Themelore​​ me aktgjykimin​​ [C.​​ nr. 3434/13] (I) miratoi​​ pjesërisht kërkesëpadinë​​ e parashtruesit​​ të kërkesës​​ dhe atë vetëm për pozitën e​​ Zëvendës​​ Kryesuesit​​ ​​ Komisionit​​ ​​ Brendshëm​​ Disiplinor​​ vendimi [i​​ PK-së​​ nr. Ref. PK/DP/AP/2244]​​ i​​ 12 marsit​​ 2010​​ dhe (II) obligoi​​ Policinë e Kosovës që ta kompensojë atë dhe t'ia paguaj​​ paditësit​​ diferencën në të ardhura personale për periudhën prej​​ 15.03.2010. deri më 07.12.2015​​ kompensimin​​ për diferencën e pagës në shumën neto 19,239,65€ dhe​​ kamatën​​ në shumë prej 232,37€, gjithsej 19,563,02€, diferencën në kontributin pensional prej 2,250,25€ dhe tatimin​​ në këtë diferencë në shumë prej 2,137,74€, si dhe shpenzimet e procedurës në shumë prej 200€; dhe (III)​​ refuzoi, si​​ të palejueshme​​ padinë​​ në pjesën​​ që ka të bëjë me emërimin e një personi tjetër si​​ Zëvendës​​ Drejtor​​ i​​ Administratës​​ për​​ Standarde​​ Profesionale​​ në vend të​​ parashtruesit të kërkesës, vendimi [Ref.​​ nr. 07/01.-01A/8314]i​​ 3 dhjetorit​​ 2015.

 

  • Në aktgjykim, Gjykata Themelore​​ arsyetoi​​ se,​​ paditësi,​​ si i punësuar në institucion publik​​ (siç është Ministria e Punëve të Brendshme),​​ ai nga organi kompetent i Ministrisë nga data​​ 15.03.2010​​ është caktuar në pozitën me përgjegjësinë​​ dhe me vëllimin më të madh të punës,​​ mirëpo ka realizuar pagë jo ekuivalente në raport me detyrat​​ të cilat i ka kryer, duke pësuar kështu dëm material​​ për shkak të keqadministrimit dhe neglizhencës të të paditurës, e cila edhe​​ pse në organogramin e vetë ka paraparë pozitën përkatëse dhe mbi bazën e organogramit ka​​ shpallur konkurs,​​ por megjithëkëtë ka​​ dështuar që të kërkoj​​ miratimin paraprak nga MAP​​ dhe në anën tjetër me marrjen e vendimit për caktimin e paditësit në të pozitat është krijuar​​ pritja legjitime se pagesa duhet të bëhet konform detyrave dhe përgjegjësive të punës.​​ 

 

Gjykata rikujton se nuk ka qenë detyrë e paditësit ndërmarrja e veprimeve procedurale për aprovimin e pozitës së punës, pasi një obligim i tillë​​ i takon ekskluzivisht punëdhënësit,​​ e që në rastin konkret​​ me dështimin e punëdhënësit për përmbushjen e detyrimeve ligjore lidhur me​​ miratimin e pozitave të reja,​​ nuk mund​​ të mbahet përgjegjës paditësi dhe t’i mohohet e drejta për realizimin e pagës​​ (këtu dallimit në pagë)​​ si e drejtë themelore nga marrëdhënia e punës. .[…]​​ Në mbështetje të dispozitës së nenit 79 të Ligjit për punë, lidhur me nenet 391, pika f, 393 dhe 142 të ligjit për procedurën kontestimore, meqë është gjetur se padia​​ në pjesën për anulimin e vendimit të datës 03.12.2015, për caktimin e personit tjetër në pozitën e zëvendës drejtorit për standarde profesionale,​​ është e pasafatshme pasi është parashtruar tre muaj pas nxjerrjes së vendimit, për këtë arsye gjykata vendosi si në paragrafin II të dispozitivit​​ të aktgjykimit, duke e hedhur poshtë padinë si të palejuar”.

 

  • Më 24 mars 2017, Avokatura​​ Shtetërore, e cila përfaqësonte Policinë e Kosovës​​ në cilësi të​​ palës​​ ​​ interesuar, parashtroi ankesë për​​ shkak të​​ (i) shkeljeve​​ të dispozitave të procedurës​​ kontestimore; (ii)​​ vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes​​ faktike; dhe (iii) zbatimit​​ ​​ gabuar​​ ​​ së drejtës materiale, me propozimin​​ që të ndryshohet aktgjykimi​​ i​​ Gjykatës Themelore,​​ ashtu që të hidhet poshtë​​ kërkesëpadia​​ e parashtruesit​​ të kërkesës​​ si​​ e​​ palejueshme.

 

  • Më 27 mars 2017,​​ parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi ankesë​​ edhe​​ në Gjykatën e Apelit me pretendimin se aktgjykimi i lartpërmendur i gjykatës së shkallës së parë​​ përmban shkelje​​ ​​ procedurës​​ kontestimore,​​ vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatim​​ ​​ gabuar​​ të së drejtës materiale.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu​​ theksoi​​ si bazë për​​ ankesë se pika III​​ (tre)​​ e ankesës,​​ ishte​​ zbatimi​​ i gabuar i së drejtës materiale​​ në lidhje me​​ afatin e kërkesëpadisë​​ për diskriminim.

 

  • Më 15 maj 2017, parashtruesi i kërkesës dorëzoi përgjigje​​ ​​ ankesën​​ e​​ Policisë së Kosovës të 24 marsit​​ 2017.

 

  • Më 9 korrik 2020, Gjykata e Apelit​​ me aktgjykimin​​ [Ac. nr. 2046/17] e miratoi, si të bazuar, ankesën e Policisë së Kosovës, në atë mënyrë që në pikën (I) dhe (II) e ndryshoi aktgjykimin [C. nr. 3434/13]​​ e​​ Gjykatës Themelore,​​ ashtu që​​ refuzoi në tërësi​​ si të​​ pabazuar​​ kërkesëpadinë​​ e parashtruesit​​ të kërkesës, ndërsa pika (III) e aktgjykimit të​​ shkallës së parë​​ ka mbetur e pandryshuar.

 

  • Në​​ aktgjykim, Gjykata e Apelit arsyetoi se të ardhurat personale të​​ parashtruesit të kërkesës​​ ishin paguar,​​ "sipas rregullativës në fuqi të të paditurës dhe se në këtë drejtim nuk ka pasur diskriminim të tij, sa i përket pagës,​​ në raport me pozitat që ka mbajtur​​ dhe se fakti se e paditura a do të duhej apo jo të rregullonte çështjen e pagesës për pozita të caktuara për personelin e saj nuk mund të jetë objekt shqyrtimi​​ apo interferimi në këtë çështje kontestimore,​​ ngase çështja e tillë është në diskrecionin​​ dhe autoritetin e të paditurës si punëdhënës, ndaj dhe për këto arsye​​ ,​​ kolegji ka gjetur se pretendimet ankimore të së paditurës​​ përkitazi me mënyrën e vendosjes​​ si në pikën​​ I​​ dhe IItë diapozitivit të Aktgjykimit të atakuar janë krejtësisht të bazuara në gjendjen e fakteve​​ dhe provave që përbën themelin faktik të çështjes objekt shqyrtimi, ndaj​​ dhe për këtë është dashur që e njëjta të aprovohet në tërësi si e bazuar duke ndryshuar në tërësi zgjidhjen ligjore që është dhënë nga shkalla e parë​​ në mënyrë që epilogu ligjor i çështjes të përligjet dhe të jetë në pajtim me themelin faktik të saj.

 

  • Më 22 shtator 2020, kundër aktgjykimit të lartpërmendur të Gjykatës së Apelit,​​ parashtruesi i kërkesës parashtroi​​ revizion në Gjykatën​​ Supreme​​ për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës​​ kontestimore​​ dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 22 prill 2021, Gjykata​​ Supreme​​ me Aktgjykimin​​ Rev. nr. 584/2020 refuzoi​​ revizionin​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ si të pabazuar.

 

  • Gjykata Supreme arsyetoi se,

 

Pretendimet e paditësit se veprimet e të paditurës bien ndesh me dispozitat e nenit​​ 35.​​ paragrafi​​ 1,​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-212​​ të punës,​​ ku është paraparë që i punësuari ka të drejtë në pagë​​ që përcaktohet me kontratën e punës,​​ duke u thirrur po ashtu​​ në pretendimin se punonjësit e Policisë,​​ lëvizjet e brendshme​​ nuk i bëjnë me kontrata pune,​​ por me autorizime që burojnë nga Ligji i Policisë​​ nr. 03/L-035​​ nuk u mbështet me fakte konkrete, sepse në asnjë akt të lëshuar nga e​​ paditura,​​ nuk buron obligimi për pagesën shtesë përtej kushteve të konkursit e që​​ nuk​​ është e paraparë me kontratë​​ ndërsa pagesa dhe ndryshimi midis gradave dhe vendeve të punës është çështje e brendshme e të paditurës​​ që i nënshtrohet përveç Ligjit të Punës,​​ edhe Ligjit të Policisë,​​ konkretisht nenit​​ 47,paragrafit​​ 4,​​ që parasheh se​​ Pagat themelore dhe çdo shtesë e autorizuar përcaktohet dhe paguhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin në fuqi dhe me aktet nënligjore. Drejtori i Përgjithshëm, me miratim të ministrit mund të përfshijë në buxhetin vjetor të policisë propozimin për shumat që nevojiten të përdoren për pagimin e çfarëdo pagese shtesë të autorizuar me ligj”.​​ Pretendimi i paditësit lidhur me diskriminimin duke theksuar se raporti i të paditurës ndaj tij, është jo i drejtë dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Kundër Diskriminimit​​ nuk u aprovuan.​​ Me dispozitat e Ligjit Kundër Diskriminimit,​​ parashihet se ky ligj zbatohet​​ ndaj të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të personave fizikë dhe juridik,​​ të sektorit publik dhe privat,​​ përfshirë edhe organet publike të cilat cenojnë të drejtat e personit fizik dhe juridik në fushat vijuese:​​ si në aspektin e kushteve për qasje në punësim,​​ vetëpunësim,​​ kushtet e punësimit,​​ kushtet e punës, shkarkimin nga puna,​​ pagesën etj.​​ Në rastin konkret ndryshimi dhe diferenca e pagës nuk mund të konsiderohen si pasojë e​​ diskriminimit duke u trajtuar ndryshe nga të tjerët por si rezultat i të qenit zyrtar i graduar me grada major ose nënkolonel​​ dhe sipas vendit të punës të përcaktuar me konkurs. Gjykata Supreme e Kosovës përkitazi me pretendimet e paditësit për vendimin e gjykatës së shkallës së parë​​ me rastin e hedhjes së padisë së paditësit për pjesën që ka të bëjë me procedurën e zgjedhjes së zyrtarit policor,​​ i zgjedhur në vendin e punës​​ të cilin e ka mbuluar paditësi,​​ konsideron se gjykata e shkallës së parë​​ drejtë ka vepruar dhe drejtë ka​​ zbatuar dispozitën e nenit​​ 79​​ të Ligjit të Punës,​​ duke pasur parasysh faktin se paditësi vendimin kontestues​​ të paditurës e ka pranuar me datën 4 dhjetor 2015,​​ ndërkohë që padinë e ka ushtruar me datë​​ 3​​ mars​​ 2016,​​ rezulton s kanë kaluar të gjitha afatet ligjore​​ sipas dispozitës së nenit 79të Ligjit të​​ Punës, i cili parasheh se​​ „Çdo i punësuar i cili nuk është i kënaqur me vendimin me të cilin mendon se i janë shkelur të drejtat e tij, ose nuk merr përgjigje brenda afatit nga neni 78 paragrafi 2. të këtij ligji, në afatin vijues prej tridhjetë (30) ditësh, mund të inicioj kontest pune në Gjykatën Kompetente,​​ sipas padisë së zgjeruar të paditësit,​​ të ushtruar me datë 3mars​​ 2016,​​ kjo është jashtë afatit ligjor”.

 

Komentet e Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit

 

  • Më 12 dhjetor 2022, Gjykata i dërgoi shkresë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit,​​ duke u kërkuar​​ që të paraqesin në Gjykatë komente dhe arsyetime në lidhje me pretendimet e parashtruesit të kërkesës se parashtresa e tij (përgjigja ndaj ankesës së​​ avokaturës​​ shtetërore) e 15 majit 2017, asnjëherë nuk është marrë parasysh edhe pse është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Përgjigja e Gjykatës së Apelit

 

  • Më 13 dhjetor 2022, Gjykata e Apelit​​ ndaj kërkesës së​​ Gjykatës​​ paraqiti komentin si në vijim:​​ pas​​ shikimit​​ në shkresat e lëndës, të cilat mbesin në arkiv të kësaj gjykate​​ nuk​​ kishte asnjë përgjigje. Do të ishte mirë që​​ kjo çështje​​ ​​ adresohet në Gjykatën Themelore​​ në Prishtinë.”

 

Përgjigja e Gjykatës Themelore

 

  • Më 17 janar 2023, Gjykata Themelore, me kërkesë të Gjykatës, në lidhje me pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe​​ komentit​​ të lartpërmendur të Gjykatës së Apelit​​ pranoi​​ komentin e mëposhtëm:

ju njofton se kemi përgjigjen​​ ndaj​​ padisë C. nr. 3434/2013”, të cilin pala Ukë Salihu e ka dorëzuar në gjykatë më​​ 15.05.2017, sipas regjistrit​​ ​​ gjykatës me datën​​ 17.05.2017​​ i njëjti është dërguar në Gjykatën e Apelit.​​ Si provë​​ për këtë​​ e​​ bashkëngjitim​​ fletëkthesën​​ në origjinal, me vulën e​​ pranimit​​ nga Gjykata e Apelit”.

 

  • Më 18 janar 2023, Gjykata e Apelit​​ përcolli​​ komentin në vijim​​ ndaj​​ përgjigjes​​ ​​ Gjykatës Themelore:​​ “Ju njoftoj se përgjigjen në ankesë e kemi marrë pasi kemi marrë lëndën C. nr. 3434/2013, por për shkak të numrit të madh të shkresave të pranuara nga kjo gjykatë, kjo​​ shkresë​​ nuk i​​ është bashkëngjitur​​ rastit​​ të vendosur nga kolegji i apelit me numër AC. Nr. 2046/2017, por këtu në këtë rast ka pasur dy ankesa si nga paditësi ashtu edhe nga i padituri”.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ konsideron se gjykatat e rregullta, me vendimet e kontestuara, kanë shkelur nenin 31 [E​​ Drejta për​​ Gjykim të​​ Drejtë dhe të​​ Paanshëm], nenin 32 [E​​ Drejta për​​ Mjete Juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore e të​​ Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me​​ nenin​​ 6 (E drejta për​​ një proces të rregullt)​​ të KEDNJ-së.

 

  • Në kërkesën e tij,​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ disa shkelje të dispozitave të​​ Kushtetutës, duke​​ arsyetuar secilën veç e veç,​​ (i)​​ Shkelja e së drejtës për një vendim të arsyetuar nga ana e Gjykatës së Apelit,​​ (ii)​​ Shkelja e së drejtës për një vendim të arsyetuar nga ana e Gjykatës Supreme,​​ (iii)​​ Shkelja e parimit të barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit procedural nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme​​ dhe​​ (iv)​​ shkeljen e parimit për​​ „qasje në gjykatë“​​ si rezultat i zbatimit të ligjit të gabuar në lidhje me afatshmërinë nga ana e Gjykatës Themelore”.

 

  • Përkitazi​​ me shkeljen e​​ së drejtës për vendim të arsyetuar nga Gjykata e Apelit,​​ parashtruesi i kërkesës thekson si​​ arsye​​ kryesore,​​ Gjykata e Apelit​​ nuk precizoj rregullativën apo normën konkrete që lejon​​ „diskrecionin e të paditurës​​ që të më përcaktoj pagë më të ulët se sa​​ paga e gradës që ka paraparë PK me aktet që ka nxjerrë vet​​ dhe mbi bazën e të cilave e ka shpallur edhe konkursin,​​ apo që lejon diskrecionin që për të njëjtën pozitë,​​ punonjësit tjetër t’i caktohet pagë prej​​ […]​​ në muaj më e lartë se paga ime,​​ për të mbështetur konstatimin e saj se nuk ka diskriminim ndaj meje, sa i përket pagës.

 

  • Lidhur me shkeljen e të drejtës për vendim të arsyetuar nga Gjykata Supreme, parashtruesi i kërkesës përmend si arsye kryesore,​​ Gjykata Supreme nuk arriti të adresojë në mënyrë​​ adekuate e as të jap arsye të mjaftueshme se përse si shkak i dështimit të PK-së​​ për të kërkuar aprovimin paraprak të​​ pagës adekuate për pozitën e shpallur me konkurs, është​​ dashur të paguhem me pagën​​ një pozite tjetër​​ (zyrtar i lartë ligjor)​​ për të cilën nuk është shpallur​​ konkurs​​ e as nuk kam konkurruar,​​ përkatësisht,​​ meqë ka rezultuar se për të dy pozitat​​ veç se k qenë e aprovuar grada (major),​​ përse është dashur që të paguhem me pagën që nuk i përgjigjet gradës,​​ dhe si rrjedhojë,​​ cilat janë arsyet se nuk më takon kompensimi i diferencës në pagë sipas gradës,​​ për të cilat kam qenë i ngarkuar me detyrat dhe përgjegjësitë e punës.​​ Për më tepër, nuk morra përgjigje​​ se si është e mundur që të mos më takoj kompensimi​​ proporcional me pagën e kolegut të punës, përderisa është vërtetuar​​ se​​ „për të njëjtin titull të pozitës në të njëjtat kushte​​ dhe rrethana të punës,​​ unë jam paguar me pagë​​ 390,25 €​​ më të ulët nga i njëjti punëdhënës“.​​ Mostrajtimi i këtyre fakteve relevante,​​ në rastin tim,​​ provon më së miri mungesën e vlerësimit objektiv​​ dhe mungesën e arsyetimit të aktgjykimit. […]​​ Gjykata Supreme,​​ në aktgjykimin e saj​​ jo vetëm që nuk adresoi me korrektësi dhe nuk dha përgjigje në pretendimet e mija thelbësore, por nuk tregoi as qartësi të mjaftueshme lidhur me faktet dhe arsyet​​ në të cilat e bazoj vendimin e saj,​​ duke dhënë edhe konkluzione arbitrare dhe si rezultat i kësaj konsideroj​​ se me këtë vendim më është shkelur​​ drejta​​ për gjykim të drejtë dhe të paanshëm siç garantohet me nenin 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës në lidhje me paragrafin​​ 1,​​ të nenit 6​​ [E Drejta për një Proces të Rregullt]​​ të KEDNJ-”.

 

  • Lidhur me shkeljen e parimit të barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit procedural​​ nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, parashtruesi i kërkesës pretendon,​​ Gjykata e Apelit​​ përveç se nuk ka ofruar arsyetimin e duhur për të justifikuar aktgjykimin e saj,​​ duke shkalur të drejtën për një vendim të arsyetuar,​​ qartazi shihet se arsyetimin e ka bazuar vetëm në thëniet e PK-së të adresuara në ankesë,​​ pa u siguruar nëse​​ këtyre thënieve unë u jam kundërpërgjigjur nëpërmjet ushtrimit të përgjigjes kundër ankesës së palës kundërshtare,​​ të cilën e kam dorëzuar në gjykatë më datë 15 maj 2017.​​ Mirëpo,​​ përgjigja ime jo vetëm që nuk është shqyrtuar fare, por në gjithë aktgjykimin e Gjykatës së Apelit as që përmendet që unë kam paraqitur përgjigje në ankesën e PK-së dhe kjo jo vetëm që paraqet shkelje​​ të parimit të barazisë së palëve, por paraqet edhe një sjellje arbitrare nga ana e gjykatës.​​ Sikur Gjykata e Apelit t’i shqyrtonte pretendimet e mia të paraqitura​​ në përgjigjen në ankesë dhe po t’i shqyrtonte faktet që u jam referuar,​​ të cilat gjenden në shkresat e lëndës,​​ me siguri se vendimi i saj do të ishte në një linjë me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.​​ […]Gjykata Supreme,​​ si instanca më e lartë e gjyqësorit të rregullt​​ që në parim është kontrolli i zbatimit të ligjit material dhe procedural nga gjykatat e shkallë më të ulët​​ gjyqësore,​​ po ashtu shihet se nuk e ka shqyrtuar fare këtë pretendim.​​ Ka qenë detyrim i gjykatave,​​ që jo vetëm të më njoftojnë me kopjen e​​ ankesës së​​ palës kundërshtare​​ dhe të pranojnë përgjigjen time në ankesë,​​ sa për​​ të përmbushur një hap procedural,​​ por ka qenë obligim​​ fillimisht i Gjykatës së Apelit ta trajtojë posaçërisht dhe të ndërhyjë për ta riparuar këtë​​ të metë procedurale të pakapërcyeshme e cila është në kundërshtim me parimin e barazisë së armëve​​ dhe parimin e kontradiktoritetit procedural,​​ duke më privuar nga e drejta për një proces të rregullt gjyqësor.

 

  • Përkitazi​​ me​​ diskriminimin” dhe​​ shkeljen e parimit të “qasjes​​ në gjykatë​​ parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme janë bazuar në ligjin e gabuar, përkatësisht, sa i përket afatit për ankesa në lidhje me diskriminim, gjykatat është dashur të mbështeten në Ligjin​​ e Punës dhe në Ligjin​​ për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata​​ ,​​ 

​​ I.​​ TË SHPALL​​ kërkesën të pranueshme;​​ 

II.TË KONSTATOJË​​ se​​ ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës​​ në lidhje me nenin​​ 6​​ paragrafi 1​​ [E drejta për një proces të rregullt]​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,​​ dhe të nenit 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe nenit 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës;​​ 

III.​​ TA SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës Supreme​​ Rev.​​ nr. 584/2020​​ ​​ 22​​ prillit​​ 2021,​​ Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit​​ Ac.​​ nr. 2046/17​​ ​​ 9​​ korrikut​​ 2020​​ dhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore​​ C.​​ nr. 3434/13​​ ​​ 28​​ shkurtit​​ 2017​​ për pikën III​​ (tre)​​ të dispozitivit;

IV.​​ TA KTHEJË​​ Aktgjykimin e Gjykatës Supreme​​ Rev.​​ nr. 584/2020​​ ​​ 22​​ prillit​​ 2021​​ për rishqyrtim në pajtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese“.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1.​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

[…]

 

2.​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

Neni​​ 32

​​ [E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me lig.

 

[…]

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ 

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

(...)

 

[…]

 

LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

Neni 5

 

5.1​​ Gjykata do t’i jep mundësi secilës palë që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës kundërshtare.

5.2 Vetëm në rastet e përcaktuara me këtë ligj gjykata ka drejtë që të vendos mbi kërkesën për të cilën palës kundërshtare nuk i është dhënë mundësia që të deklarohet.

 

[…]

 

Procedura sipas ankesës​​ 

Neni 185

 

Ankesa i paraqitet gjykatës e cila e ka dhënë aktgjykimin e shkallës së parë, në një numër të​​ mjaftueshëm​​ ekzemplarësh për gjykatën dhe palën kundërshtare.

 

[…]

 

Neni 187

 

187.1 Një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila mundet, brenda afatit prej shtatë ditësh, të paraqesë po në këtë gjykatë përgjigje në ankese.​​ 

 

187.2 Një ekzemplar të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë ia dërgon ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.

 

187.3 Përgjigja në ankesë e paraqitur pas afatit nuk do të merret në shqyrtim nga gjykata e shkallës së dytë.​​ 

 

187.4 Parashtresat që mbërrijnë në gjykatë pas arritjes së përgjegjës në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë nuk do të merren në shqyrtim, përpos kur gjykata nga pala shprehimisht kërkon deklarata plotësuese.

 

Neni 188

 

188.1 Pas pranimit të përgjigjes në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë, gjykata e shkallës së parë ankesën dhe përgjigjen në ankesë, nëse është paraqitur me të gjitha shkresat e lëndës ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë në afat prej shtatë ditësh më së shumti.​​ 

 

188.2 Po që se ankuesi pretendon se në procedurën e shkallës së parë janë shkelur dispozitat e procedurës kontestimore, gjykata e shkallës së parë mund të jep shpjegime lidhur me thëniet në ankesë që i përkasin shkeljeve të tilla, e sipas nevojës mund të bëjë hetime me qëllim të verifikimit të saktësisë së thënieve përkatëse ne ankese.

 

Neni 189

 

189.1 Pasi të arrijë në gjykatën e shkallës së dytë dosja e lëndës, gjyqtari relator e përgatitë raportin me qëllim të shqyrtimit të lëndës në gjykatën e ankimit, e cila gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtar.​​ 

 

189.2 Gjyqtari relator, po që nevoja, nga gjykata e shkallës së parë mund të kërkojë raport për shkeljet e dispozitave procedurale dhe mungesat tjera të përmendura në ankesë, si dhe të kërkojë që, me qëllim të konstatimit të shkeljeve, përkatësisht mungesave të tilla, të bëhen hetimet e duhura.​​ 

 

 

LIGJI​​ Nr. 03/L-212 I PUNËS

i 1 nëntorit 2010

 

[…]

 

KREU IX​​ 

Procedurat për realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës​​ 

 

Neni 78​​ 

Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit

 

1. I punësuari i cili vlerëson se punëdhënësi ka shkelur të drejtën e marrëdhënies së punës, mund të paraqesë kërkesë te punëdhënësi apo organi përkatës i punëdhënësit nëse ekziston, për realizimin e të drejtave të shkelura.​​ 

 

2. Punëdhënësi është i obliguar për të vendosur sipas kërkesës së të punësuarit, në afatin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të kërkesës.

 

3. Vendimi nga paragrafi 2. i këtij neni, i dorëzohet të punësuarit në formë të shkruar brenda afatit prej tetë (8) ditësh.

 

Neni 79​​ 

Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë

 

Çdo i punësuar i cili nuk është i kënaqur me vendimin me të cilin mendon se i janë shkelur të drejtat e tij, ose nuk merr përgjigje brenda afatit nga neni 78 paragrafi 2. të këtij ligji, në afatin vijues prej tridhjetë (30) ditësh, mund të inicioj kontest pune në Gjykatën Kompetente.

 

 

[…]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse kërkesa i ka përmbushur​​ kriteret​​ e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë, të parapara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka plotësuar​​ kriteret​​ e​​ pranueshmërisë, siç përcaktohet​​ në nenet​​ 47​​ (Kërkesa individuale),​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

     Neni 48

    (Saktësimi i kërkesës)

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj."

 

     Neni 49

     (Afatet)

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së​​ këtyre​​ kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [Rev. nr. 584/2020]​​ e​​ Gjykatës Supreme të 22 prillit 2021​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ shqyrton​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur​​ kriteret​​ e pranueshmërisë të përcaktuara në​​ paragrafin (1) të rregullit​​ 39 të Rregullores së punës​​ dhe se e njëjta nuk mund të​​ deklarohet​​ e papranueshme në bazë të kushteve të përcaktuara në paragrafin (3) të rregullit 39 të Rregullores së​​ punës. Gjykata gjithashtu thekson se kërkesa nuk është​​ qartazi​​ e pabazuar në baza kushtetuese, siç​​ përcaktohet​​ në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së​​ punës, dhe për këtë arsye duhet ta deklarojë atë të pranueshme dhe të​​ shqyrtojë meritat​​ e saj.

 

Meritat e kërkesës

 

  • Gjykata​​ rikujton se​​ parashtruesi i kërkesës konteston​​ aktgjykimin​​ [Rev. nr. 584/2020] të 22 prillit​​ 2021 të Gjykatës​​ Supreme,​​ përmes​​ të cilit​​ është refuzuar si e pabazuar kërkesa e​​ parashtruesit​​ për​​ revizion​​ ndaj​​ aktgjykimit [Ac. nr. 2046/17] të 9 korrikut​​ 2020 të Gjykatës së Apelit,​​ përmes të cilit është aprovuar si e​​ bazuar ankesa​​ e Policisë së Kosovës dhe​​ është ndryshuar aktgjykimi​​ [C. nr. 3434/13]​​ i​​ Gjykatës Themelore​​ i​​ 28 shkurtit​​ 2017.

 

  • Gjykata rikujton se kërkesa e​​ parashtruesit të kërkesës​​ i referohet kontestit të punës​​ ​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës kundër​​ Policisë së Kosovës lidhur me diferencën në pagë konkretisht sipas vendimeve [PK nr. Ref. PK/DP/AP/2244]​​ të 12​​ marsit​​ 2010 dhe [Ref. Nr. 07/1-01A18314] të 3 dhjetorit​​ 2015, të Policisë së Kosovës, siç u citua më lart. Lidhur​​ me këtë, duke vepruar sipas kërkesës së parashtruesit​​ të kërkesës, Gjykata Themelore fillimisht e pranoi pjesërisht kërkesën e parashtruesit dhe atë vetëm sa i përket vendimit [të​​ PK-së nr. Ref. PK/DP/AP/2244]​​ të 12.03.2010, ndërsa​​ refuzoi​​ kërkesën​​ lidhur me vendimin [Ref.​​ nr.​​ 07/1-01A18314]​​ ​​ 03.12.2015, për shkak të papranueshmërisë.

 

  • Pas kësaj, parashtruesi i kërkesës dhe​​ Policia e Kosovës parashtruan​​ ankesë kundër aktgjykimit të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit, dhe parashtruesi i kërkesës gjithashtu​​ parashtroi​​ përgjigje në ankesën e​​ Policisë së Kosovës brenda afatit ligjor. Gjykata e​​ Apelit, duke vendosur​​ lidhur me​​ ankesat e të dyja palëve,​​ aprovoi​​ ankesën e Policisë së Kosovës dhe​​ ndryshoi​​ aktgjykimin e shkallës së parë në atë mënyrë që është refuzuar tërësisht si e pabazuar​​ kërkesëpadia e​​ parashtruesit të kërkesës, ndërsa përgjigja në ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ nuk​​ është​​ marrë në​​ shqyrtim.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ kërkesë për revizion në Gjykatën​​ Supreme​​ kundër​​ aktgjykimit​​ të Gjykatës së Apelit, Gjykata​​ Supreme​​ e​​ refuzoi​​ si të pabazuar, ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe​​ vërtetoi në tërësi​​ aktgjykimin​​ e Gjykatës së Apelit.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese se (i)​​ Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme​​ kanë shkelur parimin e barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit procedural, (ii)​​ Gjykata e Apelit dhe​​ Gjykata Supreme​​ përmes aktgjykimeve të​​ tyre i mohuan​​ parashtruesit të kërkesës​​ të drejtën për një vendim gjyqësor të arsyetuar, dhe (iii) Gjykata Themelore ka shkelur parimin e qasjes në gjykatë duke zbatuar gabimisht​​ ligjin, përkatësisht afatin për paraqitjen e ankesës.

 

  • Për arsyet e lartpërmendura, parashtruesi i kërkesës thekson se gjykatat e rregullta kanë shkelur dispozitat e procedurës dhe nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, nenin 32 dhe nenin 54 të Kushtetutës, përkatësisht​​ elementet​​ thelbësore të termit​​ gjykim i drejtë​​ [...] (i)​​ ​​ drejtën​​ për një vendim të arsyetuar; (ii) parimin​​ e​​ barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit procedural”; dhe (iii)​​ zbatimin e gabuar të​​ ligjit”.

 

  • Prandaj, Gjykata do të shqyrtojë pretendimet e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për (i) shkeljen e parimit të​​ kontradiktoritetit​​ dhe barazisë së armëve, duke vazhduar më pas me pretendimin për (ii) vendimin​​ e​​ paarsyetuar​​ dhe (iii) zbatimin e gabuar të ligjit. Gjykata do të bazohet në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së,​​ në pajtim me të cilën, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i​​ Dispozitave​​ për​​ të​​ Drejtat​​ e​​ Njeriut] të Kushtetutës, është e​​ obliguar​​ të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • PRETENDIMET​​ LIDHUR ME PARIMIN​​ E KONTRADIKTORITETIT DHE BARAZISË SË ARMËVE​​ 

 

  • Gjykata fillimisht rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendimin e tij për cenimin e parimit të barazisë së armëve dhe parimit të kontradiktoritetit e ndërlidhë me mosshqyrtimin​​ nga ana e Gjykatës së Apelit të përgjigjes​​ në ankesë (të 15 majit 2017) të palës së dytë, përkatësisht Policisë së Kosovës.

 

  • Rrjedhimisht, në dritën e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata do t’i shtjellojë parimet e përgjithshme të zhvilluara në praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së përkitazi me parimin e kontradiktoritetit dhe atë të barazisë së armëve.​​ 

 

  • Në fund, Gjykata gjatë shqyrtimit dhe elaborimit të parimeve të përgjithshme të vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së përkitazi me parimin e kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve do të shqyrtojë dhe vlerësojë nëse rastet e​​ GJEDNJ-së dhe të Gjykatës, të përmendura nga parashtruesi në kërkesën e tij i​​ referohen rrethanave të ngjashme faktike dhe juridike si ato në rastin e tij dhe po ashtu do të vlerësojë nëse këto raste janë të aplikueshme në rastin e tij.

 

i)​​ Parimet e përgjithshme në lidhje kontradiktoritetin​​ dhe barazinë​​ e​​ armëve

 

  • Gjykata fillimisht sqaron se parimi i​​ “barazisë së armëve”​​ është​​ element i​​ një koncepti më të gjerë të një gjykimi të drejtë që kërkon​​ “ekuilibër të drejtë midis palëve”​​ ku secilës palë i jepet mundësi e arsyeshme të paraqes rastin e tij/saj nën kushtet që nuk do të vendosnin atë në disavantazh substancial​​ vis-a-vis​​ palës kundërshtare. (shih rastin e GJEDNJ​​ Yvon kundër Francës,​​ nr. 44962/98,​​ Aktgjykim i 24 korrikut 2003, paragrafi 31,​​ dhe rastin e GJEDNJ-së​​ Dombo Beheer B.V. kundër Holandës,​​ nr. 14440/88,Aktgjykimi i 27 tetorit 1993, paragrafi 33;​​ shih​​ mutatis​​ mutandis,​​ po ashtu rastin e Gjykatës​​ KI31/17,​​ parashtrues​​ Shefqet Berisha, Aktgjykim i 30 majit 2017,​​ paragrafi 70).

 

  • Parimi i​​ kontradiktoritetit procedural në anën tjetër, nënkupton që palët në procedurë duhet të kenë dijeni dhe mundësi të komentojnë dhe kundërshtojnë pretendimet dhe provat që paraqitën gjatë shqyrtimit gjyqësor​​ (shih, ndër të tjera, rastet e GJEDNJ-së,​​ Brandstetter kundër Austrisë,​​ nr.​​ 11170/84, Aktgjykimi i 29 gushtit 1991;​​ Vermeulen kundër Belgjikës,, nr. 19075/91, Aktgjykimi i 20 shkurtit 1996,​​ KI193/19,​​ parashtrues​​ Salih​​ Mekaj,​​ Aktgjykim i 17 dhjetorit 2020, paragrafi 47).

 

  • Duke u referuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata potencon se parimi i barazisë së armëve dhe parimi i kontradiktoritetit procedural janë të lidhur ngushtë dhe në shumë raste GJEDNJ i ka trajtuar së bashku (shih, ndër të tjera, rastet e GJEDNJ-së,​​ Jasper kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr, 27052/95, Aktgjykimi i​​ 16 shkurtit​​ 2000;​​ Zahirović kundër Kroacisë,​​ nr. 58590/, Aktgjykimi i 25 korrikut 2013​​ KI193/19,​​ parashtrues​​ Salih​​ Mekaj,​​ cituar më lart, paragrafi 48, dhe​​ rasti i Gjykatës​​ KI 84 21​​ parashtrues​​ Telekomi i Kosovës,​​ Aktgjykim i​​ 17 dhjetorit​​ 2021, paragrafi​​ 102).

 

  • Kërkesa e​​ barazisë së armëve, në kuptimin e një​​ ekuilibri të drejtë​​ midis palëve, vlen në parim për raste civile si dhe për raste penale (shih rastin e Gjykatës​​ KI10/14,​​ parashtrues,​​ Shoqëria aksionare Raiffeisen​​ Bank Kosovë​​ SH. A., Aktgjykim i 20 majit 2014, paragrafi 42; dhe rastin e Gjykatës​​ KI31/17,​​ parashtrues​​ Shefqet Berisha​​ cituar më lart, paragrafi 71).

 

  • GJEDNJ ka theksuar se​​ sipas parimit të “barazisë së armëve”, është e papranueshme që një palë në procedurë të paraqesë vërejtje apo komente para gjykatave të rregullta, të cilat kanë për qëllim që të ndikojnë në vendimmarrjen e gjykatës, pa dijeninë e palës tjetër dhe pa i dhënë mundësi palës tjetër të përgjigjet në to. I takon palës së përfshirë në procedurë pastaj të vlerësojë nëse vërejtjet apo komentet e paraqitura nga pala tjetër meritojnë reagim.​​ (shih rastin e GJEDNJ​​ APEH Üldözötteinek Szövetsége dhe të tjerët​​ kundër Hungarisë,​​ Aktgjykim i 5 janarit 2011, paragrafi 42).

 

  • Andaj, sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, parimi i “barazisë së armëve” cenohet kur ankesa e palës kundërshtare nuk i është komunikuar parashtruesit të kërkesës dhe ai nuk është informuar për një ankesë të tillë përmes ndonjë mënyre tjetër. (shih rastin e GJEDNJ​​ Beer kundër Austri,​​ nr. 30428/96,Aktgjykim i 6 shkurtit 2001, paragrafi 19, shih gjithashtu rastin e GJEDNJ-së​​ Andersena kundër Letonisë,​​ Aktgjykim i 19 shtatorit 2019, paragrafi 87). Ngjashëm, GJEDNJ kishte konstatuar shkelje të këtij parimi në rast kur vetëm një nga dy dëshmitarët kyç është lejuar që të dëshmojë (shih rastin​​ Dombo Beheer B.V. kundër Holandës,​​ cituar më lartë, paragrafët​​ 34 dhe 35).

 

  • GJEDNJ po ashtu kishte konstatuar shkelje të parimit të “barazisë së armëve” për shkak të pozicionit të prokurorit të përgjithshëm në procedurën para Gjykatës së​​ revizionit, që​​ për dallim nga palët në procedurë, prokurori i përgjithshëm ishte i pranishëm në seancë, ishte i informuar paraprakisht për pikëpamjen e gjyqtarit raportues, merrte pjesë plotësisht në debate dhe kishte mundësinë të shprehte me gojë pikëpamjen e tij pa u kundërshtuar nga palët ndërgjyqëse, dhe kjo mungesë ekuilibri theksohej nga fakti se seanca nuk ishte publike. Kjo për GJEDNJ-në​​ kishte ngritur çështjen e mos-balancës në mes të palëve në procedurë. (shih rastin e GJEDNJ​​ Martinie kundër Francës​​ , Aktgjykim i 12 prillit 2006, paragrafi 50).​​ 

 

  • GJEDNJ kishte gjetur shkelje të parimit të “barazisë së armëve” edhe në rastin​​ Yvon kundër Francës​​ kur komisionari i Qeverisë, merrte pjesë në procedurë gjyqësore për përcaktimin e shumës së shpronësimit, së bashku me autoritetin e shpronësimit kundër palës tjetër prona e të cilit ishte subjekt shpronësimi.​​ GJEDNJ kishte konstatuar në këtë rast se pala e shpronësuar ishte ballafaquar jo vetëm me autoritetin e shpronësimit por edhe me komisionarin e Qeverisë, ku këta të fundit kanë pasur përparësi të dukshme për qasje në dokumente në raport me palën e shpronësuar. Për më tepër, komisionari i Qeverisë, që ishte edhe ekspert edhe palë në procedurë, kishte qenë në pozicion dominues dhe kishte mundësi për të ushtruar një ndikim të madh në vlerësimin e gjyqtarit. Kjo për GJEDNJ-në​​ kishte ngritur çështjen e mos-balancës​​ vis a vis​​ palës së shpronësuar që ishte e papajtueshme me parimin e​​ “barazisë së armëve”.​​ (shih rastin e GJEDNJ​​ Yvon kundër Francës​​ ,​​ Aktgjykim i 24 korrikut 2003, paragrafi 37).​​ 

 

  • GJEDNJ në rastin​​ De Haes​​ dhe​​ Gijsels kundër Belgjikës​​ kishte konstatuar shkelje të parimit të “barazisë së armëve” kur pala kundërshtare ka qenë në një pozicion ose funksion që e ka favorizuar atë​​ vis a vis​​ palës tjetër, për shkak të mundësisë që vetëm njëra palë të ketë qasje në dokumentet relevante e të cilat ndërlidheshin me rastin konkret. Pra në rastin​​ De Haes and Gijsels kundër Belgjikës, dy gazetarë të revistës Humo, ishin gjobitur nga një gjykatë civile pasi në disa artikuj të publikuar, gazetarët kishin akuzuar disa gjyqtarë​​ se ata kanë qenë të anshëm në një rast kur ata kishin vendosur që kujdesi lidhur me fëmijët e një çifti t’i takonte njërit prind. Në paditë e tyre kundër gazetarëve, gjyqtarët ishin referuar edhe në dosjen e rastit lidhur me kujdestarinë e fëmijës të cilën ata vet e kishin trajtuar, por dokumentet në dosje nuk ishin të qasshme për gazetarët. Andaj, gazetarët ishin ankuar para GJEDNJ-së, mes tjerash për shkelje të parimit të “barazisë së armëve”​​ me pretendimin se artikujt e publikuar ishin të bazuar në dokumente të cilat ishin të qasshme për gjyqtarët por që gjykatat e rregullta të Belgjikës, përkundër kërkesës së gazetarëve, nuk u kishin lejuar atyre qasje në to, sidomos në opinionin​​ e tre (3) profesorëve, me çka gazetarët do të dëshmonin pretendimet e tyre se në fakt gjyqtarët ishin të anshëm dhe nuk e kishin trajtuar rastin lidhur me kujdestarinë e fëmijës në mënyrën e duhur.​​ GJEDNJ, duke marrë parasysh pretendimet e parashtruesve të kërkesës që kishin kërkuar nga gjykatat belge qasje në opinionin e tre (3) profesorëve, erdhi në përfundim se gjykata belge duke refuzuar kërkesën e gazetarëve për qasje në dosjen në të cilën kishin vendosur gjyqtarët në fjalë kishte vendosur gazetarët në pozitë substancialisht të disfavorshme​​ vis a vis, palës tjetër, në këtë rast gjyqtarëve në cilësi të tyre si paditës. Për këto arsye GJEDNJ kishte gjetur shkelje të parimit të barazisë së armëve të garantuar me nenin 6 të KEDNJ-së.​​ (shih rastin e GJEDNJ​​ Haes dhe Gijsels kundër Belgjikës​​ , Aktgjykim i 24 shkurtit 1997, paragrafët 54 deri 58).

 

  • Megjithatë, GJEDNJ ka theksuar e drejta e palëve lidhur me të drejtën​​ për një gjykim të drejtë duke përfshirë edhe parimin e “barazisë së armëve” nuk është absolute. Shtetet gëzojnë një margjinë të caktuar të vlerësimit në këtë aspekt. Por, i takon GJEDNJ-së që të vendos në instancë të fundit nëse këto parime respektohen (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ​​ Regner kundër Republikës Çeke​​ ,​​ Aktgjykim i 19 shtatorit 2017, paragrafi 147).

 

  • Në këtë aspekt,​​ GJEDNJ, përmes praktikës së saj ka përcaktuar që një​​ parregullsi në​​ proces,​​ ​​ disa​​ kushte,​​ mund​​ ​​ korrigjohet​​ ​​ një​​ fazë​​ të​​ mëvonshme​​ ose në nivelin e njëjtë (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Helle​​ kundër Finlandës,​​ Aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 54) ose, nga​​ një​​ gjykatë​​ më e​​ lartë​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës​​ , Aktgjykim i 24 qershorit 1993, paragrafi 52; dhe, e kundërta ,​​ Albert et Le Compte kundër Belgjikës, Aktgjykim i 10 shkurtit 1983, paragrafi 36; si dhe​​ Feldbrugge kundër Holandës,​​ Aktgjykim i 29 majit 1986, paragrafët 45-46).

 

  • Në rastin​​ Helle​​ kundër Finlandës,​​ z. Helle kishte argumentuar në parashtresën e tij se ai ishte vendosur në disavantazh për faktin se Trupës Katedrale (Cathedral Chapter) iu kërkua në dy raste nga Gjykata e Lartë Administrative për të dhënë mendimin e saj mbi bazueshmërinë e ankesave të tij. GJEDNJ, theksoi se nuk pajtohet me pohimin e z. Helle sepse çdo paragjykim i mundshëm që mund të ishte shkaktuar për rezultatin e​​ ankesës së tij u kompensua nga fakti që atij iu dha një mundësi e mirëfilltë nga Gjykata e Lartë Administrative për të paraqitur komentet e tij mbi përmbajtjen e mendimeve të Trupës Katedrale. Z. Helle e shfrytëzoi këtë mundësi në dy raste dhe në këto rrethana GJEDNJ gjeti se z. Helle​​ nuk mund të pohojë se kishte shkelje të kërkesës së​​ “barazisë së armëve”​​ të qenësishme në konceptin e një procedure të drejtë (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Helle kundër Finlandës,​​ Aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 54).​​ 

 

  • Në rastin​​ Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, GJEDNJ gjeti se procedurat para Bordit të Apelimit nuk i mundësuan znj. Schuler-Zgraggen të kishte një pamje të plotë dhe të hollësishme të​​ funksioneve​​ të dhëna Bordit. Megjithatë, GJEDNJ konsideroi që Gjykata Federale e Sigurimeve e rregulloi këtë mangësi duke kërkuar nga Bordi të vinte në dispozicion të​​ parashtruesit të kërkesës​​ të gjitha dokumentet - i cili ishte në gjendje, ndër të tjera, të bënte kopje - dhe më pas t'ia përcillte dosjen avokatit të​​ parashtruesit të kërkesës. Rrjedhimisht GJEDNJ, konstatoi se meqenëse, marrë në tërësi, procedurat e​​ kontestuara​​ ishin të drejta, nuk ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1 të KEDNJ-së në këtë drejtim​​ (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës​​ , Aktgjykim i 24 qershorit 1993, paragrafi 52).

 

  • Për​​ dallim,​​ në rastin​​ Albert et Le Compte kundër Belgjikës, GEJDNJ gjeti shkelje të nenit 6 paragrafi 1 të KEDNJ-së, për arsye se​​ karakteri publik i procedurave të kasacionit nuk mjafton për të rregulluar​​ mangësinë që ishte​​ konstatuar se ekziston në fazën e​​ procedurës​​ disiplinore. Gjykata e Kasacionit nuk merr parasysh trajtimin e meritave të rastit, që do të thotë se shumë aspekte të​​ kontesteve​​ në lidhje me​​ të drejtat dhe detyrimet civile,​​ duke përfshirë shqyrtimin e fakteve dhe vlerësimin e proporcionalitetit midis fajit dhe sanksionit, bien​​ jashtë juridiksionit të​​ saj​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Albert et Le Compte kundër Belgjikës, Aktgjykim i 10 shkurtit 1983, paragrafi 36). Në​​ rastin​​ Feldbrugge kundër Holandës,​​ GJEDNJ gjeti shkelje për faktin se znj. Feldbrugge nuk kishte kushtet për qasjen në dy Bordet përkatëse me çka ajo nuk mundi të​​ kontestojë​​ meritat e vendimit të Presidentit të Bordit të Apelimit. Rrjedhimisht, mangësia e gjetur në këtë aspekt të procedurës para zyrtarit gjyqësor nuk mund të rregullohej në stad të mëvonshëm​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Feldbrugge kundër Holandës​​ ,​​ Aktgjykim i 29 majit 1986, paragrafët 45-46).

 

  • Rrjedhimisht, GJEDNJ ka konstatuar në​​ praktikën e saj të konsoliduar gjyqësore se​​ mangësitë​​ në​​ shkallë​​ të parë mund të përmirësohen përmes institucionit të ankesës, me kusht që institucioni që vendos për ankesë të ketë “juridiksion të plotë”. Sipas GJEDNJ-së,​​ ankesa ka të bëjë me pretendimin për mos-komunikim të dokumentit, koncepti i “juridiksionit të plotë” nënkupton që gjykata që e shqyrton ankesën jo vetëm që duhet të ketë të drejtë të vlerësoj ankesën, por po ashtu duhet të ketë kompetencë që të prish vendimin në fjalë dhe ose të merr vendimin vet apo të kthej rastin​​ për një vendim të ri nga një​​ kolegj​​ i​​ pavarur (Shih rastet e GJEDNJ-së,​​ M.S. kundër Finlandës​​ , Aktgjykim i 22 qershorit 2005, paragrafi 35;​​ Köksoy kundër Turqisë​​ , Aktgjykim i 13 janarit​​ 2021, paragrafi 36;​​ Bacaksiz kundër Turqisë​​ Aktgjykim i 10 dhjetorit 2019, paragrafi 59).

 

  • Aplikimi i këtyre parimeve në rastin e parashtruesit të kërkesës

 

93.Gjykata rikujton​​ se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se në rastin e tij nuk është respektuar “parimi i kontradiktoritetit” dhe “barazia e armëve”​​ për arsye se nuk është marrë parasysh dhe nuk është shqyrtuar përgjigja​​ e​​ tij​​ (e 15 majit 2017)​​ ndaj​​ Policisë​​ së Kosovës​​ nga Gjykata e​​ Apelit.

 

94.Lidhur me këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës, Gjykata rikujton se ka kërkuar informata​​ nga Gjykata Themelore dhe​​ Gjykata​​ e Apelit, në lidhje me parashtresën,​​ përkatësisht​​ përgjigjen ndaj ankesës së​​ parashtruesit të kërkesës.

 

95.Në përgjigjen e dorëzuar në Gjykatë më 17 janar 2023, Gjykata Themelore theksoi si në vijim:

 

ju njofton se kemi përgjigjen ndaj padisë C. nr. 3434/2013”, të cilin pala Ukë Salihu e ka dorëzuar në gjykatë më​​ 15.05.2017, sipas regjistrit të​​ gjykatës me datën​​ 17.05.2017​​ e njëjt​​ është dërguar në Gjykatën e Apelit​​ dhe paraqesim​​ provë për këtë fletëkthesën në origjinal, me vulën e pranimit nga Gjykata e Apelit”.

 

96.Gjykata e Apelit, në përgjigjen e dorëzuar në Gjykatë më 18 janar 2023, theksoi si më poshtë:

 

“Ju njoftoj se përgjigjen në ankesë e kemi marrë pasi kemi marrë lëndën C. nr. 3434/2013, por për shkak të numrit të madh të shkresave të pranuara nga kjo gjykatë, kjo shkresë nuk i është bashkëngjitur rastit​​ të vendosur nga kolegji i apelit me numër AC. Nr. 2046/2017, por këtu në këtë rast ka pasur dy ankesa si nga paditësi ashtu edhe nga i padituri”.

 

97.Gjykata thekson më tej (i) paragrafin 1,​​ ​​ nenit​​ 187; dhe (ii) paragrafin 2,​​ ​​ nenit​​ 187 të Ligjit për procedurën​​ kontestimore,​​ të cilët​​ përcaktojnë:

 

187.1 Një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila mundet, brenda afatit prej shtatë ditësh, të paraqesë po në këtë gjykatë përgjigje në ankese.​​ 

 

187.2 Një ekzemplar të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë ia dërgon ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.

 

 

98.Së pari, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit në përgjigjen e dhënë më​​ 18 janar 2023, deklaron se ka pranuar përgjigje në ankesën e parashtruesit të kërkesës.​​ por për shkak të numrit të madh të parashtresave në atë gjykatë, nuk i është dorëzuar kolegjit i cili ka vendosur lidhur​​ me këtë çështje.​​ Përkundër përgjigjes së dhënë, Gjykata vëren se ekzistonte një detyrim​​ ligjor​​ që përgjigja në ankesën e parashtruesit të kërkesës t’i dërgohej​​ edhe palës së kundërt dhe​​ të shqyrtohej nga gjykata,​​ ​​ rrjedh​​ nga dispozitat e lartcekura të Ligjit për​​ Procedurën Kontestimore.

 

99.Gjykata vëren se Gjykata e Apelit me rastin e vendimmarrjes së saj me aktgjykimin Ac. nr. 2046/17 duke mos shqyrtuar argumentet e parashtruesit të kërkesës, përkatësisht përgjigjen ndaj ankesës së Policisë së Kosovës, si dhe dokumentet tjera të bashkangjitura. në përgjigjen ndaj ankesës ka vepruar në mënyrë​​ joadekuate, duke​​ marrë parasysh praktikën e saj gjyqësore dhe praktikën e GJEDNJ-së dhe, si dhe dispozitat ligjore të​​ LPK-së, konkretisht,​​ paragrafi 1, neni 187 dhe paragrafi 2, neni 187, i cili parashikon paraqitjen e një përgjigjeje​​ ndaj ankesës.

 

100.Në këtë aspekt, sipas parimeve të shpjeguara në detaje më sipër,​​ të vendosura nga praktika gjyqësore e Gjykatës dhe GJEDNJ-së, por edhe sipas legjislacionit në fuqi,​​ gjykatat e rregullta (i) duhet t’u japin mundësi palëve si dhe (ii) duhet të bëjnë shqyrtim të mirëfilltë të parashtresave, të argumenteve dhe të provave të paraqitura nga palët dhe të vlerësojnë, pa paragjykim, nëse ato janë të rëndësishme dhe me peshë për vendimin e saj.

 

101.Megjithatë Gjykata gjithashtu vëren se​​ pas pranimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur revizion në Gjykatën Supreme duke​​ theksuar ndër të tjera​​ çështjen e mostrajtimit​​ të përgjigjes së​​ parashtruesit​​ ndaj ankesës së Policisë së Kosovës,​​ lidhur me të​​ cilën​​ parashtruesit nuk i ishte dhënë mundësia​​ që këto pretendime të trajtohen nga Gjykata​​ e Apelit, pasi Aktgjykimi i Gjykatës​​ së Apelit​​ fare nuk ka potencuar faktin që parashtruesi i kërkesës kishte​​ paraqitur përgjigje ndaj ankesës së Policisë së Kosovës.​​ 

 

102.Parashtruesi i kërkesës në revizionin e parashtruar në Gjykatën Supreme, ndër të tjera theksoi “Duke u mbështetur në njërën anë në gjendjen faktike të vërtetuar nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e shkallës së dytë në anën tjetër ka ndryshuar aktgjykimin [...] përderisa nuk përmend asnjë provë konkrete të të paditurës që ka patur​​ rëndësi vendimtare për të ndryshuar zgjidhjen e çështjes.​​ Thënieve dhe pretendimeve të të paditurës në ankesë, paditësi u është kundërpërgjigjur po me këto fakte dhe prova në përgjigjen e dhënë ndaj ankesës, me të cilat siç shihet gjykata nuk i ka ballafaquar fare me pretendimet e të paditurës apo me provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës, a as që i ka përmendur në aktgjykim”.​​ 

 

103.Në këtë kontekst, Gjykata, duke u mbështetur në praktikën e GJEDNJ-së, po ashtu rikujton se​​ mangësitë​​ në​​ shkallën​​ e parë, mund të​​ rregullohen​​ në​​ shkallën​​ e dytë (apel ose revizion), nëse institucioni i apelit ka “juridiksion të plotë” lidhur me çështjen. Lidhur me këtë Gjykata përsërit se kur një ankesë është bërë​​ lidhur me mos-komunikimin e dokumenteve, koncepti i “juridiksionit të plotë” përfshinë jo vetëm faktin që gjykata e apelit ka të drejtë​​ të shqyrtojë ankesën, por gjithashtu nëse e njëjta ka kompetencë për të prishur vendimin e kontestuar dhe/ose të marrë vendim vet lidhur me çështjen ose ta kthejë çështjen për vendim të ri nga një organ i paanshëm (shih​​ mutatis mutandis​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Köksoy kundër Turqisë​​ ,​​ cituar më lart, paragrafi 36; rastin​​ M.S. kundër Finlandës​​ ,​​ cituar më lart, paragrafi 35)

 

104.Në​​ rastin​​ Köksoy kundër Turqisë,​​ GJEDNJ theksoi se fakti që nuk u ishte komunikuar​​ parashtruesve të kërkesës​​ lidhur me provat e marra nga Gjykata e Kasacionit më vetiniciativë​​ ngre një problem. Me rastin e apelimit Gjykata e Kasacionit prishi vendimin e gjykatës​​ së​​ shkallës së parë, dhe i ktheu të njëjtës rastin për ri-shqyrtim. Parashtruesit në këtë rast nuk pretenduan që dokumentet dhe informacioni në fjalë mbështetur nga Gjykata e Kasacionit nuk ishte i disponueshëm për ta pasi ata mësuan për përmbajtjen e tyre në vendimin e Gjykatën së Kasacionit. Ankesa e tyre në këtë drejtim është kufizuar në faktin se pikëpamjet e tyre nuk ishin kërkuar nga Gjykata e Kasacionit para vendimit të saj lidhur me ankesën. GJEDNJ, theksoi se në procedurën e ri-kthimit të rastit, gjë që dallon nga rasti i tanishëm pasi i njëjti nuk është rikthyer në rishqyrtim, ankuesit kishin mundësi për të ngritur kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të Gjykatës së Kasacionit. GJEDNJ konstatoi se​​ efektet e mangësisë procedurale në procedurat e apelit ishin korrigjuar në fazën e ri-kthimit për aq kohë sa​​ parashtruesit e kërkesës​​ ishin në gjendje të kishin njohuri për dokumentet dhe informacionet në fjalë pasi që rasti i tyre është rikthyer për rishqyrtim​​ dhe tutje nga fakti që ankuesit ishin në​​ gjendje t'u përgjigjeshin atyre para trupit gjykues përgjatë seancës. Rrjedhimisht, GJEDNJ konstatoi se nuk ka shkelje të nenit 6 paragrafi 1 sepse mangësia procedurale gjatë shqyrtimit të ankesës në Gjykatën e Kasacionit nuk ndikoi në parimin e kontradiktoritetit në masë të tillë që​​ t’i​​ bëjë procedurat në tërësi të padrejta​​ (Shih rastin e GJEDNJ,​​ Köksoy kundër Turqisë​​ , cituar më lart, paragrafët 37-39).

 

105.Andaj, në vazhdim Gjykata bazuar edhe në praktikën e GJEDNJ-së, do të vlerësojë nëse gjykata​​ që shqyrton ankesën, në këtë rast Gjykata e Apelit,​​ kishte juridiksion të plotë lidhur me rastin, konkretisht, nëse kishte mundësinë për të prishur vendimin e​​ kontestuar, ose të marrë vendim vet lidhur me çështjen ose ta kthejë çështjen për vendim të ri nga një organ i paanshëm, si dhe të vendosë për të gjitha çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës në përgjigjen ndaj​​ ankesës së Policisë.

 

  • Në këtë rast, neni 187 i LPK-së parasheh që​​ një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila mundet, brenda afatit prej shtatë ditësh, të paraqesë po në këtë gjykatë përgjigje në​​ ankesë, ndërsa paragrafi 2 i këtij neni parasheh që një ekzemplar të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë ia dërgon ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.​​ Meqenëse neni​​ 187 i LPK-së, nuk specifikon më tepër lidhur me​​ përgjigjen në​​ ankesë,​​ Gjykata bazuar në​​ LPK-në​​ përcakton në nenin 195 të saj se vendimet që merren nga gjykata e shkallës së dytë, në rastin konkret Gjykata e Apelit,​​ janë si​​ në vijim:​​ ta hedhë poshtë ankesën si të vonuar, jo të plotë apo të palejueshme,​​ ta​​ prishë aktgjykimin e goditur dhe ta​​ dhe ta​​ hedhë poshtë padinë,​​ ta​​ prishë aktgjykimin e goditur dhe ta kthej çështjen në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë,​​ ta​​ refuzoj ankesën si të pathemeltë dhe ta vërtetoj aktgjykimin e goditur,​​ ta​​ ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë.​​ 

 

107.Përveç​​ kësaj, Gjykata vëren se​​ bazuar në nenin 181.1 të LPK-së Aktgjykimi mund të goditet në​​ Gjykatën e Apelit dhe atë:

 

“a) për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;​​ 

b) për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;​​ 

c) për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.”

 

108.Andaj, duke pasur parasysh dispozitën e lartcekur, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit​​ ka kompetencë të bëjë shqyrtimin e plotë gjyqësor të vendimeve të Gjykatës Themelore lidhur me përgjigjen në ankesë, dhe kjo përfshin çështjet e shkeljes së dispozitave materiale; dispozitave procedurale; vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të fakteve; si dhe ka mundësi​​ që ta prishë​​ vendimin e kontestuar dhe të marrë vendim ose ta kthejë çështjen për vendim të ri nga një organ i paanshëm.​​ 

 

109.Prandaj, Gjykata konkludon se Gjykata e Apelit kishte juridiksion të plotë të shqyrtojë të gjitha çështjet e faktit dhe të ligjit që lidhen me kontestin para saj, duke përfshirë edhe qëndrimet e parashtruesit të kërkesës në përgjigjen në ankesë, si dhe kishte kompetencë të anuloj vendimin e​​ Gjykatës Themelore​​ në të gjitha aspektet, duke përfshirë çështjet e faktit dhe ligjit. Prandaj, Gjykata e Apelit, kualifikohet si një “organ gjyqësor që ka juridiksion të plotë”, në kuptim të nenit 6, paragrafi 1, të KEDNJ-së dhe nenit 31 të Kushtetutës.

 

110.Në këtë kontekst, në vazhdim Gjykata do të vlerësoj nëse Gjykata e Apelit, ka vlerësuar argumentet e parashtruesit të kërkesës lidhur me përgjigjen në ankesë dhe pretendimin se Gjykata e Apelit nuk i kishte dhënë mundësi që të përgjigjet në​​ ankesën e Policisë së Kosovës,​​ gjë që ngrit çështjen e parimit të barazisë së armëve.

 

111.Gjykata fillimisht i referohet aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, i cili për sa i përket shkeljeve esenciale të procedurës kontestimore ka theksuar që “Aktgjykimin e atakuar dhe pretendimet ankimore e pas vlerësimit të tyre në bazë të 194 të LPK-së gjeti se:

Ankesa e të paditurës është e themeltë.​​ 

Ankesa e paditësit është e​​ pathemeltë.​​ 

 

112.Megjithatë, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit në asnjë vend në aktgjykim nuk e përmend përgjigjen në ankesë të parashtruar nga parashtruesi i kërkesës.

 

113.Bazuar në arsyetimin e Gjykatës së Apelit, Gjykata vëren se e njëjta përkitazi me​​ përgjigjen në ankesë, ia mohoi të drejtën ligjore parashtruesit të kërkesës sipas LPK-së për t’u​​ deklaruar​​ në lidhje me ankesën e Policisë së Kosovës.​​ Gjykata e Apelit​​ gjithashtu​​ nuk kishte dhënë ndonjë përgjigje specifike në vendimin e saj. Ajo gjithashtu edhe pse kishte “juridiksion të plotë’ lidhur me rastin para saj ashtu siç u përcaktua më lart, nuk kishte shqyrtuar specifikisht pretendimet e paraqitura në përgjigjen e tij, duke përfshirë çështjen​​ nëse me këtë rast ishe shkelur parimi i “barazisë së armëve”, që edhe vetë Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar në përgjigjen e dërguar në Gjykatë më 18 janar 2023.​​ 

 

114.Gjykata Supreme, lidhur me pamundësinë e deklarimit të parashtruesit të kërkesës në lidhje me ankesën e Policisë​​ së Kosovës, nuk kishte dhënë asnjë arsyetim, përkatësisht nuk e kishte trajtuar këtë çështje. Andaj, duke marrë parasysh pretendimin specifik të parashtruesit të kërkesës lidhur me mos-arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe shkeljen​​ e​​ parimit​​ ​​ “barazisë​​ ​​ armëve” dhe “parimit të kontradiktoritetit” si rezultat i mos trajtimit të këtij pretendimi,​​ përkatësisht përgjigjes në ankesë,​​ kjo e fundit nuk kishte dhënë ndonjë përgjigje​​ konkrete, nëse ky lëshim procedural i Gjykatës​​ së Apelit kishte rezultuar në shkelje thelbësore të dispozitave procedurale, duke përfshirë parimin e “barazisë së armëve”.​​ 

 

115.Në rrethanat e rastit konkret,​​ Gjykata vëren se​​ lidhur me​​ çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës, në përgjigjen e tij në ankesë, Gjykata e Apelit​​ nuk kishte dhënë ndonjë përgjigje specifike në vendimin e saj, përkatësisht nuk e kishte trajtuar fare.​​ Andaj, moskorrigjimi i këtij lëshimi procedural nga Gjykata e Apelit,​​ ngre çështje të rëndësishme të së drejtës për një gjykim të drejtë të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së, që ngërthen në vete parimin e “barazisë së armëve” si njërin​​ nga parimet​​ themelore të një gjykimi të drejtë të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së, duke pasur parasysh​​ se​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ i ishte​​ mohuar e drejta​​ ligjore sipas nenit​​ 187​​ të LPK-së që të deklarohet lidhur me​​ ankesën e Policisë së Kosovës, dhe ky lëshim procedural nuk ishte mënjanuar nga Gjykata​​ Supreme​​ pasi as kjo e fundit nuk kishte shqyrtuar specifikisht këto pretendime.​​ 

 

116.​​ këtë rast,​​ parashtruesi i kërkesës ishte vendosur në pozitë të pabarabartë në raport me palën kundërshtare pasi kjo e fundit kishte paraqitur dokumente mbështetëse,​​ që ishin të një rëndësie​​ thelbësore​​ për nxjerrjen e vendimit në këtë rast,​​ duke qenë se për këtë arsye edhe është ndryshuar vendimi i shkallës së parë, ndërsa përgjigjen e parashtruesit të kërkesës lidhur me të njëjtën nuk e kishte​​ marrë parasysh​​ Gjykata​​ e Apelit.​​ Në anën tjetër,​​ Gjykata​​ Supreme​​ nuk kishte trajtuar specifikisht e as nuk kishte mënjanuar këtë mangësi procedurale të Gjykatës​​ së Apelit, megjithëse ky ishte​​ njëri nga​​ pretendimet të parashtruesit të kërkesës para Gjykatës​​ Supreme.​​ 

 

117.Gjykata Supreme,​​ pavarësisht çështjes së ngritur nga parashtruesi i kërkesës në lidhje me përgjigjen në ankesë, nuk u mor me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje procedurale dhe në këtë​​ drejtim​​ kjo mund të cenojë “parimin e barazisë së armëve” të garantuar​​ me​​ nenin​​ 31​​ ​​ Kushtetutës,​​ sa i përket pamundësisë së​​ deklarimit të parashtruesit të kërkesës​​ lidhur me​​ parashtresën,​​ përkatësisht​​ ankesën e Policisë së Kosovës.

 

118.​​ ​​ këtë​​ kontekst, Gjykata ka ripërsëritur se​​ sipas parimit të “barazisë së armëve”, është e papranueshme që një palë në procedurë të paraqesë vërejtje apo komente para gjykatave të rregullta, të cilat kanë për qëllim që të ndikojnë në vendimmarrjen e gjykatës, pa dijeninë e palës tjetër dhe pa i dhënë mundësi palës tjetër të përgjigjet në to. I takon palës së përfshirë në procedurë pastaj të vlerësojë nëse vërejtjet apo komentet e paraqitura nga pala tjetër meritojnë​​ përgjigje​​ (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ APEH​​ Üldözötteinek Szövetsége​​ dhe të tjerët kundër Hungarisë​​ Mađarske​​ ,​​ Aktgjykim i 5 janarit 2011, paragrafi 42).​​ 

 

119.Prandaj, në rastin konkret duke marrë parasysh arsyet e​​ lartcekura, Gjykata konsideron​​ se​​ aktgjykimi i​​ Gjykatës Supreme të Kosovës​​ dhe​​ aktgjykimi​​ i Gjykatës së Apelit janë nxjerrë në shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, sepse kanë dështuar të mënjanojnë lëshimin procedural që ngrit çështjen e parimit​​ ​​ “barazisë​​ ​​ armëve” përkitazi me atë se, Gjykata​​ e Apelit​​ në​​ aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 2046/17], i kishte mohuar parashtruesit të kërkesës të drejtën që të deklarohet lidhur me​​ ankesën e Policisë së Kosovës​​ dhe për këtë nuk kishte dhënë ndonjë përgjigje specifike në vendimin e saj.

 

120.Në këtë kontekst, përveç parimeve tjera, rëndësi i kushtohet edhe dukjes dhe ndjeshmërisë së administrimit të duhur të drejtësisë. Prandaj, duke pasur parasysh këto lëshime procedurale dhe rëndësinë që ka trajtimi i pretendimeve thelbësore të parashtruesve të kërkesës,​​ Gjykata gjen se në rastin e parashtruesit të kërkesës, për shkak të këtij lëshimi procedural ndaj parashtruesit të kërkesës, procedura, shikuar në tërësinë e saj, nuk ishte e drejtë.​​ 

 

 

 

 

Përkitazi me pretendimet tjera të parashtruesit të kërkesës

 

121.Përveç kësaj, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës, përveç pretendimit për shkelje të nenit 31,​​ përkatësisht​​ për shkak të shkeljes së parimit të kontradiktoritetit​​ dhe barazisë së armëve, ai gjithashtu pretendon edhe shkeljen e të drejtës për vendim të arsyetuar dhe zbatim të gabuar të ligjit, të gjitha në lidhje me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Megjithatë, Gjykata vëren se këto pretendime përkojnë dhe lidhen me pretendimet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës​​ në lidhje me shkeljen e parimit të kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve.

 

122.Duke pasur parasysh që Gjykata sapo ka gjetur shkelje​​ të së​​ drejtës së parashtruesit​​ të kërkesës​​ për gjykim të drejtë​​ dhe të paanshëm​​ të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, përkitazi me shkeljen e parimit të “barazisë së armëve”,​​ konsideron​​ se nuk është e nevojshme të shqyrtohen​​ pretendimet e tjera të parashtruesit të kërkesës, sepse ato në parim lidhen me pretendimin për “barazi të armëve”. Megjithatë, pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës duhet të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit në përputhje me gjetjet e këtij aktgjykimi.

 

Përfundim

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës së Apelit është nxjerrë në kundërshtim me parimin e barazisë së armëve dhe parimin e kontradiktoritetit procedural.​​ 

 

  • Gjykata, bazuar në konstatimin e saj se Gjykata e Apelit ka shkelur parimin e barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit procedural duke mos marrë parasysh përgjigjen ndaj​​ ankesës​​ së parashtruesit të kërkesës, të cilën ai e ka paraqitur brenda afatit ligjor, vlerëson​​ në vijim​​ se nuk është e nevojshme të shqyrtohen: (i) pretendimet​​ tjera të​​ parashtruesit të kërkesës​​ përkitazi​​ me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,​​ për sa i përket​​ zbatimit​​ ​​ gabuar të ligjit dhe mungesës​​ ​​ një vendimi të arsyetuar​​ gjyqësor, pasi ato duhet të​​ shqyrtohen​​ nga Gjykata e Apelit në përputhje me konstatimet e këtij aktgjykimi.

 

  • Në fund, Gjykata konsideron se​​ ky përfundim ka të bëjë ekskluzivisht me​​ pretendimet lidhur me​​ shkeljen​​ e​​ paragrafit 1, të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1, të nenit 6 të KEDNJ-së,​​ konkretisht për shkeljen e​​ ​​ drejtës për barazi të armëve në lidhje me garancitë procedurale përkitazi me mosshqyrtimin​​ e​​ përgjigjes në ankesë​​ dhe në asnjë mënyrë nuk paragjykon rezultatin e rastit në merita.​​ 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata​​ Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të​​ Ligjit dhe rregullin​​ 48​​ (1)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 25 korrik​​ 2023,​​ njëzëri:​​ 

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË, njëzëri,​​ se ka pasur shkelje të​​ paragrafit 1 të​​ nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës​​ së Republikës së Kosovës në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të​​ Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut;

 

  • TA​​ SHPALLË​​ TË PAVLEFSHËM,​​ njëzëri,​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës Supreme të Kosovës​​ Rev. nr. 584/2021​​ të 22 prillit 2021​​ dhe​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës së Apelit Ac. nr. 2046/17​​ të 9 korrikut 2020;​​ 

 

  • TA​​ KTHEJË, njëzëri, Aktgjykimin​​ e Gjykatës së Apelit Ac. nr. 2046/17 të 9 korrikut 2020​​ për​​ rishqyrtim​​ në pajtim me Aktgjykimin e​​ kësaj​​ Gjykate;​​ 

 

  • TA URDHËROJË​​ Gjykatën e Apelit​​ që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 60​​ (5) të Rregullores së punës,​​ për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës, deri më​​ 25​​ janar​​ 2024;​​ 

 

  • TË MBETET e përkushtuar në këtë çështje në pajtim me këtë urdhër;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve dhe, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, ta publikojë​​ atë​​ në Gazetën Zyrtare;​​ 

 

  • Ky Aktgjykim hyn në fuqi​​ në ditën e publikimit​​ në Gazetën Zyrtare.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportuesKryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram LjatifiGresa Caka-Nimani

 

 

1

 

 

Parashtruesit:

Ukë Salihi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative