Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev.nr.84/2021 të 11 tetorit 2021   

Nr. të lëndës KI33/22

Parashtruesit: Selim Raqi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 13​​ shkurt​​ 2023

Nr. ref.:RK​​ 2127/23

 

 

​​ 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI33/22

 

Parashtrues

 

Selim Raqi​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ Rev.nr.84/2021 të​​ 11 tetorit 2021​​ të Gjykatës Supreme

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

​​ 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Selim Raqi​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), përfaqësuar nga​​ Isa Salihi​​ avokat nga​​ Prishtina.

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Rev.nr.84/2021] të​​ 11 tetorit​​ 2021 të Gjykatës Supreme në ndërlidhje me Aktgjykimin [Ac.nr.3442/18], të​​ 27 korrikut 2020​​ të Gjykatës së Apelit të Kosovës,​​ Aktgjykimit [C.nr.407/2017] të​​ Gjykatës Themelore​​ në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ të 8 majit 2018, Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit​​ [Ac.nr.813/2014] të 6 shkurtit 2017 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [C.nr.784/09] të 5 gushtit 2013.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 10 nëntor 2021.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.nr.84/2021] të 11 tetorit​​ 2021 të Gjykatës Supreme përmes të cilit sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet​​ 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] dhe​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në ndërlidhje me nenet 5 (E drejta për liri dhe siguri)​​ dhe​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • ​​ Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenet 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ dhe 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 9 mars​​ 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ ​​ 16​​ mars 2022, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit nr. GJR. KI33/22 caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha​​ Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 18​​ mars 2022, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës me këshillë që të plotësojë formularin zyrtar të kërkesës. Të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Themelore dhe kësaj të fundit iu kërkua që të dorëzojë dëshminë (fletë-kthesën) që tregon datën kur parashtruesi i kërkesës ka pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • ​​ 16 dhjetor 2022,​​ Gjykata iu drejtua Këshillit Gjyqësorë të Kosovës me kërkesë që të​​ dorëzon​​ dëshminë që tregon se​​ datën e​​ pranimit të​​ vendimit​​ e kontestuar​​ nga parashtruesi i kërkesës.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

​​ 

  • Më 19 dhjetor 2022,​​ Këshilli Gjyqësorë i Kosovës dorëzoi dokumentin e lartpërmendur në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 25 janar 2023,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhje e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e​​ lëndës​​ rezulton se parashtruesi i kërkesës​​ ka qenë​​ punëtor i​​ Korporatës Energjetike të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK) i​​ sistemuar ne pune dhe detyra te punës​​ “elektromontues” në Divizionin e Rrjetit-Distrikti në​​ Prishtinë​​ nga vitet e 80-ta, por që​​ sipas Njoftimit nr. 62, i datës 26.3.2009 dhe Vendimit nr. 78, i datës 2.4.2009, i është ndërprerë​​ marrëdhënia e punës, për shkak të​​ sjelljes së rëndë​​ ​​ keqe (1) vjedhja, shkatërrimi, dëmtimi ose shfrytëzimi i pa autorizuar i pasurisë së​​ punëdhënësit, (2) sjellja e natyrës tepër të​​ rëndë​​ pas së​​ cilës do të​​ ishte e pa arsyeshme që​​ ​​ pritet vazhdimi i marrëdhënies së​​ punës​​ edhe më tej-të​​ parapara me nenin 11.3 (b) dhe (d) të​​ Rregullores​​ ​​ UNMIK nr.2001/27​​ për Ligjin Themelor të​​ Punës në​​ Kosovë dhe shkeljeve të rënda-vjedhjen e ndonjë prone në​​ punë​​ apo pronësi të​​ KEK-ut.

​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ me padinë e tij kishte kërkuar anulimin e vendimeve të​​ lartpërmendura​​ dhe kthimin e tij në​​ punë​​ me të​​ gjitha të​​ drejtat nga​​ marrëdhënia​​ e​​ punës, duke konsideruar se e paditura​​ KEK​​ ​​ mënyrë​​ ​​ kundërligjshme​​ ia ka​​ ndërprerë​​ marrëdhënien​​ e​​ punës​​ sepse veprimet e tij nuk​​ ndërlidhen​​ me kryerjen e detyrave te tij te​​ punës. Nga ana​​ tjetër, e paditura​​ KEK​​ kishte​​ kontestuar në​​ tërësi​​ si të​​ pabazuar​​ kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesit të kërkesës, duke propozuar​​ që e njëjta të refuzohet.​​ 

 

  • Më​​ 5 gusht 2013, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit​​ [C.nr.784/09] vendosi:​​ (i)​​ APROVOHET e bazuar padia dhe kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës;​​ (ii)​​ VËRTETOHET se Njoftimi nr. 62 i datës 26.03.2009 dhe Vendimi nr.78 i datës 02.04.2009, me të cilët parashtruesi i kërkesës nga e paditura KEK është njoftuar për shkëputje të marrëdhënies së punës, përkatësisht është refuzuar kundërshtimi i parashtruesit të kërkesës, janë të KUNDËRLIGJSHME;​​ (iii)​​ DETYROHET e paditura KEK që ta kthej parashtruesin e kërkesës​​ në vendin e​​ tij të punës Elektromonntues, me të gjitha te drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës si dhe t’ia kompensoj pagën gjatë kohës për të cilën ka qenë i penguar që​​ ta realizoj dhe​​ atë​​ duke filluar prej​​ 27.03.2009 e deri në​​ ditën​​ e kthimit ne pune te e paditura, të​​ gjitha​​ këto​​ me kamatë​​ vjetore 3.5%;​​ (iv)​​ DETYROHET e paditura KEK edhe për shpenzimet procedurale në​​ lartësi prej 202​​ euro,​​ të​​ gjitha këto​​ në​​ afat​​ prej 8 ditësh nga dita e pranimit të​​ këtij​​ Aktgjykimi nën kërcënim te përmbarimit me dhunë.

 

  • E paditura KEK paraqiti ankesë​​ për shkak të​​ shkeljeve esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës​​ kontestimore,​​ vërtetimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plote të gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale, me propozim që​​ aktgjykimi i goditur të​​ ndryshohet në​​ favor të pretendimeve ankimore të​​ saj, duke e refuzuar si të​​ pa bazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës.​​ Parashtruesi i kërkesës ishte përgjigjur se​​ ankesa e te paditurës​​ KEK​​ është plotësisht​​ e pabazuar, ndërsa pretendimet ankimore të​​ ​​ paditurës​​ KEK-të​​ pa argumentuara me asgjë, me propozim qe e njëjta të​​ refuzohet ndërsa aktgjykimi i goditur të​​ vërtetohet.

 

  • Më 6 shkurt 2017, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac.nr.813/2014]​​ vendosi:​​ (i)​​ PRANOHET ankesa e të paditurës KEK dhe​​ (ii)​​ PRISHET Aktgjykimi i Gjykatës Themelore [C.nr.784/09] i 5 gushtit 2013 ashtu që lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

 

  • Gjykata e Apelit arsyetoi:​​ (i)​​ vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk mund të konsiderohet i drejtë sepse nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë gjendja faktike gjë që ka rezultuar edhe me zbatimin e gabuar të së drejtës materiale;​​ (ii)​​ shkelja qenësore e dispozitave kontestimore konsiston në faktin se dispozitivi i aktgjykimit të goditur është i pakuptueshëm, kontradiktor me vetveten dhe arsyet e aktgjykimit;​​ (iii)​​ gjykata e shkallës së parë vetëm ka shpallur të kundërligjshëm njoftimin dhe vendimin për shkëputje të marrëdhënies së punës mirëpo të njëjtat nuk i ka anuluar;​​ (iv)​​ gjykata​​ e shkallës së parë ka urdhëruar kompensimin e pagave të papaguara por nuk kuptohen shumat eventuale që do t’i takonin parashtruesit të kërkesës;​​ (v)​​ gjykata e shkallës së parë nuk është bindëse me konstatimin se në rastin e parashtruesit të kërkesës nuk është mbajtur procedura disiplinore sepse e paditura KEK ka njoftuar parashtruesin e kërkesës për qëllimin e shkëputjes së marrëdhënies së punës që më vonë është vërtetuar me vendim edhe në prani të përfaqësuesit të sindikatës së punëtorëve;​​ (vi)​​ e paditura KEK ka vërtetuar se parashtruesi i kërkesës​​ me një kabllo elektrike është lidhur direkt nga shtylla elektrike të​​ shpenzuesit, pa hyrë​​ nëpërmes matësit elektrik, ashtu qe energjia elektrike e harxhuar fare nuk është regjistruar, e as qe ka pasur fare njehsorë​​ elektrik, me ç​​ ‘rast të​​ paditurës​​ KEK​​ i ka shkaktuar dëm;​​ (vii)​​ për këto veprime parashtruesi i kërkesës​​ edhe është shpall fajtor me aktgjykimin penal të​​ Gjykatës Komunale në​​ Prishtinë, P.nr.2136/2008, i datës 12.11.2010, i formës së​​ prerë​​ nga data 23.3.2011, për veprën penale Vjedhje nga neni 252 par.​​ 1​​ i KPK-se, dhe është gjykuar me dënim me gjobë.​​ 

 

  • Më 8 maj 2018, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.nr.407/2017] vendosi:​​ (i)​​ REFUZOHET e pabazuar kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës​​ me të cilën ka kërkuar që të anulohet si i kundërligjshëm Njoftimi nr. 62 i datës 26.03.2009 dhe Vendimi nr.78 i datës 02.04.2009 të të paditurës KEK;​​ (ii)​​ DETYROHET e paditura KEK që ta kthej parashtruesin e kërkesës​​ në vendin e​​ tij të punës Elektromonntues, me të gjitha te drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës si dhe t’ia kompensoj pagën gjatë kohës për të cilën ka qenë i penguar që ta realizoj dhe atë duke filluar prej​​ 27.03.2009 e deri në ditën e kthimit ne pune te e paditura, të gjitha këto me kamatë vjetore 3.5%.

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë duke pretenduar​​ shkelje esenciale të​​ dispozitave procedurale, konstatimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike dhe për shkak të​​ zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale, me propozim që​​ gjykata e shkallës së dytë, ta ndryshoj​​ aktgjykimin e ankimuar si në​​ propozim në​​ ankesë, apo që​​ ​​ njëjtin aktgjykim ta prish dhe​​ lëndën t’ia kthej gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ ​​ rivendosje.​​ E paditura​​ KEK ishte përgjigjur duke​​ propozuar​​ që e​​ ankesa e parashtruesit të kërkesës të​​ refuzohet e pabazuar, ndërsa​​ aktgjykimi i​​ ankimuar​​ i​​ gjykatës​​ së shkallës së​​ parë​​ ​​ vërtetohet.​​ 

 

  • Më 27 korrik 2020, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr.3442/18] vendosi:​​ (i)​​ REFUZOHET ankesa e parashtruesit të kërkesës;​​ (ii)​​ VËRTETOHET Aktgjykimi i Gjykatës Themelore [C.nr.407/2017]​​ i 8 majit 2018.

 

  • Gjykata e Apelit arsyetoi:​​ (i)​​ vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm sepse nuk është përfshirë me shkelje të dispozitave procedurale dhe e drejta materiale është zbatuar drejtë;​​ (ii)​​ gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar plotësisht gjendjen faktike sepse ka arsyetuar të gjitha rrethanat me peshë duke filluar nga përgjegjësia penale e parashtruesit të kërkesës, procedurat e zhvilluara tek e paditura KEK, si dhe njoftimi dhe vendimi për shkëputje të marrëdhënies së punës;​​ (iii)​​ veprimet e të​​ paditurës​​ KEK​​ për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës​​ së​​ parashtruesit të kërkesës, janë veprime tërësisht të​​ ligjshme në​​ pajtim me nenin 11 paragrafi 1 pika c) të​​ Rregullores së​​ UNMIK nr.2001/27 për Ligjin Themelor të​​ Punës në Kosovë, lidhur me nenin 11 paragrafi 3 pika b), e cila i referohet shkeljes së​​ rëndë​​ të detyrave të​​ punës për shkak të​​ vjedhjes, shkatërrimit, dëmtimit ose shfrytëzimit të​​ paautorizuar të​​ pasurisë së​​ punëdhënësit;​​ (iv)​​ Gjykata e Apelit vlerëson se masa e shqiptuar nga punëdhënësi, në​​ ketë rast e paditura​​ KEK, është proporcionale me natyrën e shkeljes, e rrjedhimisht është edhe masë e ligjshme;​​ (v)​​ ​​ rastin konkret, në​​ bazë​​ të​​ gjendjes faktike të​​ vërtetuar në​​ ketë procedurë,​​ rezulton se parashtruesi i kërkesës​​ ka qenë​​ i njoftuar për faktin e shkëputjes se marrëdhënies së​​ punës në​​ mënyrë të​​ rregullt dhe ligjore, prandaj;​​ (vi)​​ qëndrimi dhe përfundimi juridik i gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ për pathemelësinë kërkesëpadisë së​​ parashtruesit të kërkesës, është i drejtë​​ dhe i argumentuar.

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ revizion​​ në Gjykatën Supreme duke pretenduar​​ shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ së drejtës​​ materiale me propozim që​​ Gjykata Supreme ta​​ pranojë​​ ​​ bazuar​​ revizionin, të ndryshojë aktgjykimet e instancave më të ulëta dhe ta aprovojë kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës,​​ ose të​​ njëjtat​​ t’i prish dhe lëndën t’ia​​ kthej gjykatës​​ së shkallës së parë në rigjykim. E paditura KEK kishte propozuar që​​ revizioni i​​ parashtruesit të kërkesës të​​ refuzohet​​ i pabazuar.

 

  • Më 11 tetor 2021, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Rev.nr.84/2021] vendosi që të refuzojë të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit [Ac.nr.3442/18] të 27 korrikut 2020.​​ 

 

  • Gjykata Supreme arsyetoi:​​ (i)​​ Gjykata Supreme, duke u nisur nga një​​ gjendje e tillë​​ e çështjes e pranoi si të​​ drejtë​​ dhe të​​ ligjshëm qëndrimin e gjykatës së​​ shkalle së dytë, pasi që​​ aktgjykimi nuk është i​​ përfshirë në​​ shkelje thelbësore të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore dhe as në​​ zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës​​ materiale;​​ (ii)​​ Sipas​​ vlerësimit​​ te​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ përcaktuese​​ për​​ pathemelësinë​​ e​​ kërkesëpadisë​​ ashtu​​ siç​​ ka arsyetuar gjykata e shkalles se dyte,​​ është​​ fakti se me rastin e kontrollimit nga ana e te​​ paditurës KEK​​ është​​ hasur se​​ parashtruesi i kërkesës​​ me​​ një​​ kabllo direkt​​ është​​ kyçur​​ nga shtylla elektrike të​​ shpenzuesit,​​ pa hyrë​​ nëpërmjet​​ matësit​​ elektrik ashtu që​​ energjia elektrike e harxhuar fare nuk​​ është regjistruar,​​ meqenëse​​ nuk​​ ka pasur fare​​ njehsor​​ elektrik me ç ‘rast​​ ka​​ dëmtuar​​ të​​ paditurën KEK;​​ (iii)​​ për​​ këtë​​ gjë​​ është​​ iniciuar procedura dhe​​ është​​ ftuar​​ parashtruesi i kërkesës në​​ takimin e​​ datës​​ 23.3.2009, dhe i​​ është​​ lëshuar​​ njoftimi​​ për​​ shkëputjen​​ e​​ kontratës​​ së​​ punës;​​ (iv)​​ mbi gjendjen faktike të konstatuar në​​ mënyrë të provuar, Gjykata Supreme vlerësoi​​ se e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të drejtë​​ dhe të ligjshme nga gjykata e shkallës së dytë, në këtë rast me referencë në dispozitën e nenit 11 të Rregullores së UNMIK-ut, Nr.2001/27 për Ligjin Themelor të Punës;​​ (v)​​ nga procesverbali i takimit po ashtu dëshmohet prezenca e parashtruesit të kërkesës në takim si dhe përfaqësuesit të sindikatës I.P.;​​ (vi)​​ përveç të cekurave është pranuar edhe vlerësimi se veprimet e parashtruesit të kërkesës të konstatuara në procedurën e kontrollit nga ana e të paditurës KEK i konsumojnë elementet e shkeljes së rëndë të detyrave të punës, në këtë rast e kualifikuar si shkelje për shkak të vjedhjes, shkatërrimit, dëmtimit ose shfrytëzimit të paautorizuar të pasurisë së punëdhënësit, andaj edhe masa e shqiptuar vlerësohet si proporcionale me shkeljen.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje​​ ​​ neneve 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] dhe​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe​​ 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]​​ të Kushtetutës​​ në ndërlidhje me nenet 5 (E drejta për liri dhe siguri)​​ dhe​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt) të​​ KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se në rastin e tij është shkelur nenin 49​​ [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]​​ ​​ Kushtetutës në lidhje me nenet 10, 11, 17, 55.1, 67, 70, 71.1.3, të Ligjit të Punës dhe se vendimet e gjykatave të rregullta nuk janë arsyetuar në pajtim me nenet 3,4,5 dhe 255 të LPK-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se e paditura KEK​​ njëanshëm​​ i ka shkëputur kontratën e punës dhe se gjykatat e rregullta gabimisht kanë vërtetuar veprimet e KEK-ut:​​ mënyrën​​ e​​ ndërprerjes​​ se​​ kontratës​​ se​​ marrëdhënies​​ se​​ punës njëanshëm​​ nga​​ punëdhënësi-Korporata Energjetike të​​ Kosovës​​ (KEK) ndaj​​ paraqitësit​​ te​​ kërkesës,​​ një​​ e drejtë​​ e​​ ligjshme​​ e​​ paraqitësit​​ të​​ kërkesës​​ nga gjykatat i​​ është​​ mohuar me aktgjykim të​​ kundërligjshëm​​ të​​ nxjerre nga gjykatat e rregullta duke mos e​​ përfillur​​ procedurën​​ e​​ përcaktuar​​ me Ligjin e​​ Punës​​ ne fuqi dhe​​ kontratën​​ e​​ punës​​ ne mes​​ punëdhënësit​​ dhe​​ punëmarrësit.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se e paditura KEK është dashur të marrë ndonjë masë më të butë dhe jo ndërprerjen e marrëdhënies së punës:​​ “Duke mos respektuar fare çështjen e paralajmërimeve dhe afateve ligjore, në procedure disiplinore, njëra ndër to, të paralajmërimit apo edhe të dhënies se vërejtjeve eventuale gojore apo qortimit ose të ndonjë mase tjetër në komisionin disiplinor, por menjëherë paditësit ia ndërprenë marrëdhënien e punës pas 29 viteve përvojë pune tek e paditura , sikur të ishte punëtor me kontratë të caktuar, nuk është kontestuese se paditësi punon tek e paditura, që nga viti 1980 punon tek e paditura dhe nuk i është shqiptuar as edhe një vërejtje ne punën e tij të përditshme dhe dinjitoze.​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që të konstatojë:​​ (i)​​ kërkesa të shpallet e pranueshme;​​ (ii)​​ janë shkelur nenet 29 dhe​​ 31 të​​ Kushtetutës në ndërlidhje me nenet 5 dhe​​ 6​​ të KEDNJ-së, për shkak të mosrespektimit të procedurës ligjore për ndërprerje të marrëdhënies së punës;​​ (iii)​​ të konstatojë se dështimi për të ofruar gjykim të drejtë paraqet shkelje të të drejtave individuale të parashtruesit të kërkesës të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së;​​ (iv)​​ të​​ përcaktojë çfarëdo të drejte dhe përgjegjësie që Gjykata i vlerëson të arsyeshme dhe të bazuara juridikisht.​​ 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]

 

“Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar​​ me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

[...]

 

RREGULLORE NR. 2001/27​​ PËR LIGJIN THEMELOR TË PUNËS NË KOSOVË

 

Neni 11

[Shkëputja e kontratës së punës]

 

“11.1 Kontrata e punës shkëputet:​​ 

 

(a) me rastin e vdekjes së punonjësit;​​ 

 

(b) me marrëveshje me shkrim ndërmjet punonjësit dhe punëdhënësit;​​ 

 

(c) në rastet e rënda të sjelljes së keqe nga punonjësit;

 

(ç) për shkak të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës nga ana e​​ punonjësit;​​ 

 

(d) me skadimin e kohëzgjatjes së punësimit dhe​​ 

 

​​ (dh) sipas fuqisë ligjore.​​ 

 

11.2 Kontrata e punës shkëputet nga punëdhënësi në rastet e rënda të sjelljes së keqe​​ 

ose të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës nga punonjësi.​​ 

 

11.3 Raste të rënda të sjelljes së keqe paraqesin:​​ 

 

(a) kundërshtimi i paarsyetuar për kryerjen e detyrave të përcaktuara në​​ kontratën e punës;​​ 

 

(b) vjedhja, shkatërrimi, dëmtimi ose shfrytëzimi i paautorizuar i pasurisë së​​ punëdhënësit;​​ 

 

(c) zbulimi i fshehtësive afariste;​​ 

 

(ç) përdorimi e drogave dhe i alkoolit në punë dhe​​ 

 

(d) sjellja e natyrës tepër të rëndë pas së cilës do të ishte e paarsyeshme që të​​ pritet vazhdimi i marrëdhënies së punës edhe më tej.​​ 

 

11.4 Përmbushja e pakënaqshme e detyrave të punës përfshin sa vijon:​​ 

 

(a) mungesën e paarsyeshme nga puna dhe​​ 

 

(b) gabimet e përsëritura, të cilat si të tilla​​ nuk janë të mjaftueshme për ta​​ arsyetuar largimin nga puna por ato me shpeshtësinë​​ dhe peshën e tyre çrregullojnë​​ ecurinë normale të marrëdhënies së punës.​​ 

 

11.5 Në rastet kur zbatohet neni 11.2:​​ 

 

(a) punëdhënësi do ta njoftojë punonjësin me shkrim për qëllimin e tij për ta​​ ndërprerë kontratën e punës. Ai njoftim përfshinë edhe shkaqet për shkëputjen e kontratës​​ së punës dhe​​ 

 

(b) punëdhënësi do ta mbajë një takim me punonjësin me​​ ç ‘rast punëdhënësi​​ ia shpjegon me gojë punonjësit shkaqet e shkëputjes së kontratës. Në rast se punonjësi​​ është anëtar i ndonjë sindikate ka të drejtë që në atë takim të jetë i pranishëm edhe një​​ përfaqësues i sindikatës.​​ 

 

11.6 Kontrata e punës shkëputet sipas fuqisë ligjore në rastet kur punëdhënësi​​ konstaton se punonjësi për shkaqe shëndetësore nuk mund ta kryejë më punën ose​​ shërbimet për të cilat ai ose ajo është punësuar dhe kur nuk ka punë tjetër të cilën ai ose​​ ajo do të ishte në gjendje ta kryente. Punëdhënësi duhet ta paralajmërojë punonjësin një​​ muaj përpara shkëputjes së kontratës.

 

11.7 Kontrata e punës mund të shkëputet nga punëdhënësi për shkak të ndryshimeve​​ ekonomike, teknologjike ose strukturale në ndërmarrje.​​ 

 

11.8 Në rastet e shkëputjes së kontratës së punës, punëdhënësi, me kërkesë të punonjësit, e pajisë atë me një vërtetim ku figuron emri i​​ punonjësit, natyra e punës ose​​ lloji i punës ose i shërbimeve për të cilat ai ose ajo është punësuar, periudha kohore e​​ punësimit, lartësia bazë e pagës/rrogës me pagesat dhe të ardhurat tjera si dhe një​​ vlerësim për përmbushjen e detyrave të punës gjatë kohës së punësimit.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës i kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuar me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale]​​ 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të​​ Ligjit, që parashikojnë:

 

​​ Neni 47

​​ [Kërkesa individuale]

 

“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

“Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”

 

  • Në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë siç janë cekur më lart, Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës kanë specifikuar se kontestojnë një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [Rev.nr.84/2021] të​​ Gjykatës Supreme​​ të​​ 11 tetorit​​ 2021, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesit e kërkesës gjithashtu kanë qartësuar të drejtat dhe liritë që ata pretendojnë se janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe kanë dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 39 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 39 (2) specifikon:

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.​​ 

 

  • Gjykata rikujton që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës​​ (shih rastin​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii)​​ pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. (Shih: më saktësisht për konceptin e papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”, Udhëzuesin Praktik të GJEDNJ-së për Kriteret e Pranueshmërisë të 31 gushtit 2019; Pjesa III. Papranueshmëria bazuar në merita; A. Kërkesat qartazi të pabazuara, paragrafët 255 deri më​​ 284, shih gjithashtu rastin​​ KI04/21, cituar më lart, paragrafi 27, si dhe rastin​​ KI175/20, cituar më lart, paragrafi 38).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin KI04/21, cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Gjykata​​ vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet me padinë që​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ kishte paraqitur në​​ Gjykatën Themelore​​ kundër të paditurës KEK për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës të parashtruesit të kërkesës. KEK e kishte ndërprerë marrëdhënien e punës së parashtruesit të kërkesës për shkak se i njëjti kishte kyçur lidhje të energjisë​​ elektrike pa vendosur matësin elektrik me ç ‘rast energjia elektrikë ishte shpenzuar pa u regjistruar duke i kushtuar​​ kështu​​ dëm pasuror punëdhënësit KEK.​​ Gjykata Themelore kishte konstatuar se padia e parashtruesit të kërkesës ishte e bazuar, kishte konstatuar se njoftimi dhe vendimi për ndërprerje të marrëdhënies së punës janë të kundërligjshëm​​ dhe kishte urdhëruar të paditurën KEK, që parashtruesin e kërkesës ta kthej në vendin e punës​​ duke ia kompensuar pagat e papaguara deri në ditën e kthimit të vendin e punës të parashtruesit të kërkesës. Pala e paditur KEK paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke e kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e palës së paditur KEK, e prishi aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe ç1%shtjen e ktheu tek kjo e fundit për rigjykim. Ndërkohë, parashtruesi i kërkesës dhe pala e paditur KEK, si palë ndërgjyqëse në këtë mosmarrëveshje nga e drejta e punës paraqitën ankesa, revizion si dhe përgjigje në to në procedurat që u zhvilluan në Gjykatën e Apelit dhe që u finalizuan me vendim të Gjykatës Supreme në dobi të palës së paditur KEK.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren se edhe pse​​ parashtruesi i kërkesës​​ i përmend nominalisht nenet 29, 31 dhe 49 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenet 5 dhe 6 të KEDNJ-së, pretendimet e të njëjtit janë kryesisht të karakterit ligjor dhe nuk hyjnë fushëveprimin e procedurës dhe garancive kushtetuese. Gjykata po ashtu vëren se parashtruesi i kërkesës në thelb pretendon se atij i është ndërprerë marrëdhënia e punës pa u respektuar dispozitat ligjore.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vë në pah, konstatimet e Gjykatës së Apelit:​​ (i)​​ vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm sepse nuk është përfshirë me shkelje të dispozitave procedurale dhe e drejta materiale është zbatuar drejtë;​​ (ii)​​ gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar plotësisht gjendjen faktike sepse ka arsyetuar të gjitha rrethanat me peshë duke filluar nga përgjegjësia penale e parashtruesit të kërkesës, procedurat e zhvilluara tek e paditura KEK, si dhe njoftimi dhe vendimi për shkëputje të marrëdhënies së punës;​​ (iii)​​ veprimet e të​​ paditurës​​ KEK​​ për ndërprerjen e marrëdhënies së​​ punës​​ së​​ parashtruesit të kërkesës, janë veprime tërësisht të​​ ligjshme​​ në​​ pajtim me nenin 11 paragrafi 1 pika c) të​​ Rregullores së​​ UNMIK nr.2001/27 për Ligjin Themelor të​​ Punës në Kosovë, lidhur me nenin 11 paragrafi 3 pika b), e cila i referohet shkeljes së​​ rëndë​​ të detyrave të​​ punës për shkak të​​ vjedhjes, shkatërrimit, dëmtimit ose shfrytëzimit të​​ paautorizuar të​​ pasurisë së​​ punëdhënësit;​​ (iv)​​ Gjykata e Apelit vlerëson se masa e shqiptuar nga punëdhënësi, në​​ ketë rast e paditura​​ KEK, është proporcionale me natyrën e shkeljes, e rrjedhimisht është edhe masë e ligjshme;​​ (v)​​ në​​ rastin konkret, në​​ bazë​​ të​​ gjendjes faktike të​​ vërtetuar në​​ ketë procedurë,​​ rezulton se parashtruesi i kërkesës​​ ka qenë​​ i njoftuar për faktin e shkëputjes se marrëdhënies së​​ punës në​​ mënyrë të​​ rregullt dhe ligjore, prandaj;​​ (vi)​​ qëndrimi dhe përfundimi juridik i gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ për pathemelësinë kërkesëpadisë së​​ parashtruesit të kërkesës, është i drejtë​​ dhe i argumentuar.​​ 

 

  • Gjykata po ashtu vë në pah konstatimet e Gjykatës Supreme:​​ (i)​​ Gjykata Supreme, duke u nisur nga një gjendje e tillë e çështjes e pranoi si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e gjykatës së shkalle së dytë, pasi që aktgjykimi nuk është i​​ përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe as në zbatim të​​ gabuar të së drejtës materiale;​​ (ii)​​ Sipas vlerësimit te Gjykatës Supreme, përcaktuese për pathemelësinë e kërkesëpadisë ashtu siç ka arsyetuar gjykata e shkalles se dyte, është fakti se me rastin e kontrollimit nga ana e te paditurës KEK është hasur se parashtruesi i kërkesës me një kabllo direkt është kyçur nga shtylla elektrike të shpenzuesit, pa hyrë nëpërmjet matësit elektrik ashtu që energjia elektrike e harxhuar fare nuk është regjistruar, meqenëse nuk ka pasur fare njehsor elektrik me ç ‘rast​​ ka dëmtuar të paditurën KEK;​​ (iii)​​ për këtë gjë është iniciuar procedura dhe është ftuar parashtruesi i kërkesës në takimin e datës 23.3.2009, dhe i është lëshuar njoftimi për shkëputjen e kontratës së punës;​​ (iv)​​ mbi gjendjen faktike të konstatuar në​​ mënyrë të provuar, Gjykata Supreme vlerësoi se e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të drejtë​​ dhe të ligjshme nga gjykata e shkallës së dytë, në këtë rast me referencë në dispozitën e nenit 11 të Rregullores së UNMIK-ut, Nr.2001/27 për Ligjin Themelor të Punës;​​ (v)​​ nga procesverbali i takimit po ashtu dëshmohet prezenca e parashtruesit të kërkesës në takim si dhe përfaqësuesit të sindikatës I.P.;​​ (vi)​​ përveç të cekurave është pranuar edhe vlerësimi se veprimet e parashtruesit të kërkesës të konstatuara në procedurën e kontrollit nga ana e të paditurës KEK i konsumojnë elementet e shkeljes së rëndë të detyrave të punës, në këtë rast e kualifikuar si shkelje për shkak të vjedhjes, shkatërrimit, dëmtimit ose shfrytëzimit të paautorizuar të pasurisë së punëdhënësit, andaj edhe masa e shqiptuar vlerësohet si proporcionale me shkeljen.

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vëren se Gjykata Supreme por edhe Gjykata e Apelit:​​ (i)​​ kanë dhënë një arsyetim të gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit të kërkesës çka lë të kuptohet se parashtruesit i është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës paditëse;​​ (ii)​​ Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë përcaktuar bazën ligjore duke dhënë shpjegime të mjaftueshme dhe logjike për shkaqet​​ e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së parashtruesit të kërkesës;​​ (iii)​​ se procedura ligjore për ndërprerje të marrëdhënies së punës është respektuar sepse parashtruesi i kërkesës është ftuar në takim në prani të përfaqësuesit të sindikatës së punëtorëve I.P., ndërsa më vonë i është ndërprerë marrëdhënia e punës;​​ (iv)​​ Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë shpjeguar​​ dëmin pasuror që parashtruesi i kërkesës i kishte shkaktuar punëdhënësit KEK​​ lidhur me​​ shpenzimin e​​ energjisë​​ elektrike​​ pa e regjistruar të njëjtën në matës elektrik;​​ (iv)​​ Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë​​ shpjeguar se për këto veprime parashtruesi i kërkesës edhe është shpall fajtor me aktgjykimin penal, për veprën penale Vjedhje nga neni 252 par. 1 i KPK-së, dhe është gjykuar me dënim me gjobë; dhe, në fund,​​ (v)​​ Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar se masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është proporcionale me veprën penale dhe dëmin që ka shkaktuar parashtruesi i kërkesës në dëm të të paditurës KEK.​​ 

 

  • Gjykata dhe GJEDNJ-ja në jurisprudencën e tyre kanë theksuar se neni 31 i Kushtetutës përkatësisht neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ-së, obligon gjykatat të japin arsyet për vendimet e tyre, ato gjithashtu kanë konstatuar se kjo nuk mund të kuptohet si kërkesë për një përgjigje të hollësishme në çdo argument. (Shih rastet e Gjykatës nr.​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, aktvendim për papranueshmëri i 16 shkurtit 2022, paragrafi 57 dhe​​ nr.​​ KI97/16​​ parashtrues​​ IKK Classic, aktgjykim i 4 dhjetorit 2017, paragrafi 49 dhe po ashtu shih rastet e GJEDNJ-së​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 20124/92, Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998, paragrafi 42).​​ 

 

  • Gjykata rithekson se vendimet e kontestuara të gjykatave të rregullta janë të arsyetuara dhe përmbajnë fakte të vërtetuara, dispozitat ligjore përkatëse dhe marrëdhënien logjike midis tyre. (shih rastet e Gjykatës, nr.​​ KI174/21​​ parashtrues​​ Bashkim Makiqi, cituar më lart, paragrafi 58 dhe nr.​​ KI72/12, parashtrues​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, aktgjykim i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61, dhe nr.​​ KI135/14,​​ IKK Classic, aktgjykim i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58).

 

  • Gjykata ka pohuar vazhdimisht​​ se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë​​ konkluzionet​​ e gjykatave të​​ rregullta​​ në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale​​ dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e​​ “shkallës së katërt, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (Shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdorura aty;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës​​ KI128/18​​ parashtrues​​ Limak Kosovo International Airport Sh.A. “Adem Jashari”, Aktvendim për Papranueshmëri i 27 majit 2019, paragrafi 56; dhe​​ KI62/19​​ parashtrues​​ Gani Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i 13 nëntorit 2019, paragrafi 58).

 

  • Duke vlerësuar procedurat e zhvilluara në tërësi në gjykatat e rregullta, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës përfitoi nga procedura kontradiktore dhe se ai ishte në gjendje të paraqes në faza të ndryshme të procedurës pretendimet dhe provat që ai i konsideroi të rëndësishme për rastin e tij; ai ka pasur mundësinë të hedhë poshtë në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta dëgjuan dhe shqyrtuan të gjitha pretendimet e tij, të cilat, shikuar objektivisht, ishin të rëndësishme për zgjidhjen e rastit; arsyet faktike dhe ligjore për vendimin e kontestuar janë dhënë në hollësi dhe procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta (shih​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ cituar më lart,​​ paragrafët 29 dhe 30, shih gjithashtu rastin e Gjykatës nr.​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).

 

  • Gjykata konkludon se pretendimet​​ i parashtruesit të kërkesës​​ shikuar në tërësi​​ e tyre​​ kategorizohen si pretendime të shkallës së katërt​​ dhe duhet të refuzohen​​ qartazi e pabazuara në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin​​ 47​​ të Ligjit dhe rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 25 janar 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Safet Hoxha     ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

1

Parashtruesit:

Selim Raqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar