Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit PML.nr.379/2021 të 15 nëntorit 2021  të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI39/22

Parashtruesit: Arianit Bruqaj

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 30 qershor 2023

Nr. Ref.:RK 2225/23

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI39/22

 

Parashtrues

 

Arianit Bruqaj

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktgjykimit​​ PML.​​ nr.​​ 379/2021​​ të​​ 15​​ nëntorit 2021​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Arianit Bruqaj,​​ i cili​​ gjendet​​ në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ i përfaqësuar nga​​ Isa Salihi, avokat.​​ ​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës e konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [PML.​​ nr.​​ 379/2021] të 15​​ nëntorit​​ 2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), në ndërlidhje me Aktgjykimin [PAKR.​​ nr.​​ 253/2021] të​​ 28 korrikut​​ 2021 të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimit​​ [PM.​​ nr.​​ 75/2020]​​ të​​ 11 janarit​​ 2021 të​​ Gjykatës Themelore-Departamenti për​​ të mitur​​ në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 15 prill 2022.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit të kontestuar, përmes së cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me​​ nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë],​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në ndërlidhje me nenin 5 dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ( në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 5​​ prill 2022, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më​​ 20​​ prill 2022, Kryetarja​​ përmes Vendimit [nr. GJR. KSH39/22] caktoi gjyqtarin Safet Hoxha​​ gjyqtar raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Llaban (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 12 prill 2022, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Në të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme. ​​ 

 

  • Më 12 prill 2022, Gjykata njoftoi Gjykatën Themelore në Prishtinë për regjistrimin e rastit dhe kërkoi nga ajo që të dorëzo​​ në Gjykatë fletëkthesën që dëshmon se kur parashtruesi i kërkesës kishte pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • Më 20 prill 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar, nga e cila nuk mund të vërehej se kur parashtruesi e kishte pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • ​​ 10​​ maj 2022, Gjykata​​ sërish kërkoi nga Gjykata​​ Themelore​​ në Prishtinë​​ që të dorëzojë në Gjykatë fletëkthesën që dëshmon se kur parashtruesi i kërkesës e ka pranuar vendimin e kontestuar.

  • Më 13 maj 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë dorëzoi​​ fletëkthesën që dëshmon se kur parashtruesi i kërkesës​​ e​​ ka​​ pranuar vendimin e kontestuar.​​ Përveç kësaj,​​ Gjykata Themelore në Prishtinë përmes përgjigjes së saj dorëzuar Gjykatës,​​ po ashtu​​ sqaroi​​ se herën e parë vendimi i kontestuar i është dorëzuar parashtruesit nga persona jokompetentë dhe si rrjedhojë,​​ Gjykata Themelore vërtetoi​​ se​​ parashtruesi i kërkesës ka pranuar vendimin e kontestuar​​ në mënyrë të rregullt​​ më 15 prill 2022.

 

  • ​​ 7 qershor​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

​​ lidhje me​​ procedurën​​ penale​​ që ndërlidhet me shpalljen fajtor të parashtruesit të kërkesës

 

  • Nga shkresat e rastit rezulton se​​ më 7 tetor 2014, Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, ngriti Aktakuzë (PP/I nr.​​ 219/14) kundër parashtruesit​​ të kërkesës nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet” nga​​ nënparagrafi 1.1 i paragrafit 1 të​​ nenit 235​​ të Kodit​​ nr. 04/L-082​​ Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPRK).

 

  • Më​​ 25 maj 2015, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [PM.​​ nr.​​ 264/2014] shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale për të cilën akuzohej, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh, “e të cilin dënim do ta​​ mbaj pas​​ plotfuqishmërisë​​ së aktgjykimit”.​​ Në anën tjetër,​​ e dëmtuara​​ E.​​ I.​​ për realizimin e kërkesës pasurore-juridike​​ ishte​​ udhëzuar në kontest civil.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në​​ Gjykatën e Apelit​​ kundër Aktgjykimit të lartpërmendur,​​ duke pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike si dhe vendimit mbi dënimin.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se Gjykata e Apelit​​ aprovoi si të bazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, duke e kthyer në rigjykim​​ Aktgjykimin [PM.​​ nr.​​ 264/2014] të​​ 25 majit 2015 të​​ Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ (shënim i Gjykatës: ky vendim nuk gjendet në shkresat e lëndës).

 

​​ lidhje​​ me procedurën e​​ parë​​ të rigjykimit​​ 

 

  • ​​ 29 tetor 2018, Gjykata Themelore,​​ duke vepruar në rigjykim, përmes Aktgjykimit [PM.​​ nr.​​ 227/2015] shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor​​ për veprën penale për të cilën akuzohej, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vitesh, “e të cilin dënim do ta mbaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”.​​ Në anën tjetër,​​ e dëmtuara​​ E.​​ I.​​ për realizimin e kërkesës pasurore-juridike ishte udhëzuar në kontest civil.

 

  • Në një​​ datë të paspecifikuar, kundër Aktgjykimit​​ [PM.​​ nr.​​ 227/2015]​​ të​​ Gjykatës Themelore,​​ e dëmtuara E.I.​​ kishte parashtruar ankesë​​ lidhur me vendimin mbi sanksionin penal​​ për parashtruesin e kërkesës,​​ me kërkesë që i njëjti të ndryshohet dhe parashtruesit të kërkesës t’i shqiptohet një dënim më i ashpër. Prokuroria e Apelit, gjithashtu kishte përkrahur ankesën e bërë nga e dëmtuara​​ E.I., duke kërkuar që në rastin konkret të bëhet ricilësimi i veprës penale dhe parashtruesit të kërkesës t’i shqiptohet një dënim më i ashpër.​​ Në anën tjetër,​​ parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë​​ në Gjykatën e Apelit,​​ duke​​ pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike si dhe vendimit mbi dënimin.

 

  • Më 24 prill 2019, Gjykata e Apelit të Kosovës përmes Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 114/2019] vendosi si në​​ vijim : i) aprovoi si të bazuar ankesën​​ e parashtruesit të kërkesës, duke e kthyer në rigjykim​​ Aktgjykimin​​ [PM.​​ nr.​​ 227/2015] të​​ 29 tetorit 2018​​ të​​ Gjykatës Themelore; ii) ankesën e palës së dëmtuar E.​​ I.​​ e konsideroi si jolëndore.​​ Në Aktgjykimin e saj,​​ Gjykata e Apelit kishte theksuar se​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore është i përfshirë me​​ i)​​ shkelje esenciale nga neni 370 dhe 384 i Kodit të​​ Procedurës Penale; ii)​​ dispozitivi i​​ Aktgjykimit është i pakuptueshëm,​​ i paqartë dhe në kundërshtim me arsyetimin e të​​ njëjtit​​ dhe me vet shkresat e lëndës.

 

Përmbledhja e fakteve lidhur me caktimin e paraburgimit për parashtruesin e kërkesës​​ 

 

  • Më 31 tetor 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Aktvendimit [PM.​​ nr.​​ 164/19]​​ bazuar në nenin 367 (Paraburgimi pas shpalljes së​​ Aktgjykimit) të KPPRK-së,​​ i​​ caktoi paraburgimin parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar se​​ Paraburgimi do t'i zgjasë nga data e arrestimit e deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më​​ shumë se koha e dënimit i shqiptuar me aktgjykimin e kësaj gjykate”.

 

  • ​​ aktvendimin e lartpërmendur më tutje shtohet se “i akuzuari nuk ka prezantuar në seancë dhe aktvendimi nuk ka mundur të ekzekutohet menjëherë. Atëherë,​​ në momentin e zënies,​​ të akuzuarit,​​ sipas këtij aktvendimi i njëjti menjëherë duhet të dërgohet në paraburgim”.

 

​​ lidhje me​​ procedurën e​​ dytë​​ të rigjykimit kundër parashtruesit të kërkesës

 

  • Më 11​​ janar 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë, duke vepruar për herë të​​ dytë​​ në rigjykim përmes Aktgjykimit [PM.​​ nr.​​ 75/2020] shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor​​ ​​ për veprën penale për të cilën akuzohej, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vitesh, “e të cilin dënim do ta mbaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”.​​ Në anën tjetër,​​ e dëmtuara​​ E.​​ I.​​ për realizimin e kërkesës pasurore-juridike​​ ishte udhëzuar në kontest civil. Gjykata Themelore në arsyetimin e saj më tej kishte shtuar se “Gjykata pas analizimit dhe​​ vlerësimit të të gjitha provave të​​ administruara, ka​​ përfunduar se në veprimet e të​​ akuzuarit​​ janë​​ formësuar të​​ gjitha elementet objektive dhe subjektive të​​ veprës​​ penale,​​ për të​​ cilën​​ është​​ akuzuar dhe se i akuzuari​​ për​​ veprimet e tij inkriminuese ka qenë i​​ vetëdijshëm​​ si dhe​​ për​​ pasojat ligjore, dhe se nuk​​ ekzistojnë​​ kurrfarë​​ rrethanash dhe fakte​​ relevante​​ për​​ përjashtimin​​ e​​ përgjegjësisë penale të​​ të​​ njëjtit”.​​ Lidhur me vendimin mbi dënimin,​​ Gjykata Themelore kishte theksuar se kishte marrë parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese me rastin e përcaktimit të dënimit.

 

  • Kundër​​ Aktgjykimit të lartpërmendur,​​ e dëmtuara E.I.​​ kishte parashtruar ankesë​​ në Gjykatën e Apelit​​ lidhur me vendimin mbi sanksionin penal,​​ me kërkesë që i njëjti të ndryshohet dhe parashtruesit të kërkesës t’i shqiptohet një dënim më i ashpër. Prokuroria e Apelit, gjithashtu kishte përkrahur ankesën e bërë nga e dëmtuara, duke kërkuar që në rastin konkret të bëhet ricilësimi i veprës penale dhe parashtruesit të kërkesës t’i shqiptohet një dënim më i ashpër.​​ Në anën tjetër,​​ parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë,​​ duke pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike si dhe vendimit mbi dënimin.

 

  • Më 28 korrik 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 253/2021] refuzoi si të pabazuara ankesat e​​ ​​ dëmtuarës​​ E.​​ I., Prokurorisë së Apelit si dhe të parashtruesit të kërkesës, duke vërtetuar Aktgjykimin​​ [PM.​​ nr.​​ 75/2020] të Gjykatës Themelore në Prishtinë të 11 janarit 2021.

 

  • Në një datë të paspecifikuar,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Kosovës, kundër​​ Aktgjykimit​​ [PM.​​ nr.​​ 75/2020] të Gjykatës Themelore në Prishtinë të 11 janarit 2021,​​ si dhe​​ Aktgjykimit [PAKR.nr.​​ 253/2021] të Gjykatës së Apelit të 28 korrikut 2021, duke pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe shkelje të ligjit penal. Në anë tjetër,​​ Prokurori​​ i Shtetit me parashtresën KMLP.​​ Il.​​ nr.​​ 2311/2021 kërkoi që kërkesa​​ për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruar nga parashtruesi i kërkesës të​​ refuzohet si e pabazuar.

 

  • Më 15 nëntor 2021, Gjykata Supreme e Kosovës përmes Aktgjykimit [PML.​​ nr.​​ 379/2021] refuzoi si të pabazuar​​ kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga parashtruesi, duke konsideruar se të dy aktgjykimet e instancave më të ulëta janë të drejta​​ dhe të bazuara​​ në ligj.

​​ 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar,​​ i​​ është​​ shkelur e drejta e tij e garantuar me​​ nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]​​ dhe​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me​​ nenin 5 dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës fillimisht thekson para Gjykatës se vendimi i kontestuar​​ dhe vendimet e instancave më të ulëta nuk ishin​​ arsyetuar mjaftueshëm, duke theksuar​​ se të njëjtin e kundërshton​​ në secilën pjesë​​ të​​ tij​​ për shkak të​​ jokushtetutshmërisë​​ dhe​​ mungesës​​ se argumentimit.

 

  • Më tej,​​ parashtruesi i kërkesës​​ në mënyrë specifike para Gjykatës pretendon se i janë cenuar “Kufizimi i​​ lirisë së lëvizjes dhe sigurisë, mospërcaktueshmërisë së​​ veprës penale neni 2,​​ parag.​​ 2 dhe neni 3 i KPRK-së​​ në​​ raport me parashtruesin e kërkesës ku me aktgjykime të​​ kundërligjshme​​ të nxjerra​​ nga gjykatat e rregullta,​​ duke mos e përfillur procedurën e përcaktuar me ligj përkatësisht nenin 12,​​ par.​​ 1​​ lidhur me nenin 307,​​ par.​​ 2 të Kodit Nr. 04/L-123 i Procedurës Penale, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës/Nr.​​ 38/28 dhjetor 2012, Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KPPRK).

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ thekson se atij i është “kufizuar liria dhe siguria pa përfillur procedurën ligjore përkatësisht, në kundërshtim me nenin 12 dhe me nenin 307,​​ par.​​ 2 i KPPRK-së​​ lidhur me nenin 188 i KPPRK-së, caktimin e paraburgimit jashtë seancës,​​ dhe atë 7 ditë​​ pas shpalljes së​​ aktgjykimit​​ ku në​​ shpallje nuk i është caktuar masa​​ e​​ paraburgimit dhe as që​​ është​​ përmendur një masë​​ e tillë.

 

  • Lidhur me atë se çka parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata, nga kërkesa e dorëzuar në Gjykatë,​​ vërehet​​ se lidhur me​​ këtë pjesë faktet dhe ajo se çfarë​​ në mënyrë specifike kërkon nga Gjykata i referohen një rasti tjetër.

 

Dispozitat kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 29​​ 

[E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]

 

  • Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:

 

​​ (1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;

​​ (2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;

(3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;​​ 

(4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik për shoqërinë;​​ 

(5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për largim ose ekstradim.​​ 

2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari​​ konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.​​ 

3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.​​ 

4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit.​​ 

5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj. 6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

  • ​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 2​​ 

Parimi i ligjshmërisë

 

1. Veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj.​​             

2. Askujt nuk mund t’i shqiptohet sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për një vepër nëse para kryerjes së saj nuk është përcaktuar me ligj si vepër penale dhe nuk është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm për atë vepër.

​​ 3. Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet procedura penale.

 

Neni 235

Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet

 

1. Kushdo që kryen veprat penale në vijim ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet siç përcaktohet në vijim:​​ 

1.1. kryesi i cili kryen veprën penale të dhunimit nga neni 230 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (20) njëzet vjet.​​ 

​​ 1.2. kryesi i cili kryen veprën penale të përdorimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 231 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet.​​ 

 ​​​​ 1.3. kryesi i cili kryen veprën penale të sulmit seksual nga neni 232 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (10) dhjetë vjet.

​​ 1.4. kryesi i cili kryen veprën penale të degradimit të integritetit seksual nga neni 233 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

 

KODI 04-L-123 I PROCEDURËS PENALE

 

Neni 12

Ligjshmëria e privimit nga liria dhe vendosja në procedurë të përshpejtuar

 

  • Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përpos rasteve dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar me ligj.

 

[...]

Neni 188

Procedura për urdhrin për paraburgim

 

​​ 1. Paraburgimin e cakton gjyqtari i procedurës paraprake i gjykatës kompetente në bazë të kërkesës me shkrim të​​ Prokurorit të​​ Shtetit pas seancës dëgjimore.​​ 

​​ 2. Pasi që personi i arrestuar të jetë sjellë te gjyqtari i procedurës paraprake, ai menjëherë e informon personin e tillë për të drejtat e tij nga neni 167 i këtij Kodi. Në procesverbal shënohet koha e saktë e arrestimit dhe koha kur është sjellur personi te gjyqtari i procedurës paraprake.​​ 

3. Pastaj, gjyqtari i procedurës paraprake zbaton seancën dëgjimore mbi paraburgimin. Prokurori i​​ Shtetit dhe mbrojtësi janë të pranishëm gjatë seancës dëgjimore.

​​ 4. Kur personi i arrestuar nuk angazhon mbrojtës brenda njëzet e katër (24) orëve nga koha e njoftimit për këtë të drejtë ose deklaron se nuk do të angazhojë mbrojtës, gjykata ia cakton mbrojtësin sipas detyrës zyrtare.

​​ 5. Në seancën dëgjimore për paraburgim,​​ Prokurori i​​ Shtetit paraqet arsyet për kërkim të paraburgimit. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij mund të përgjigjen duke prezantuar argumentet e tyre.​​ 

6. Gjyqtari i procedurës paraprake vendos mbi propozimin e palëve pasi palët të jenë deklaruar për të gjitha çështjet të cilat mund të jenë të rëndësishme për zbatimin e masave nga ky kapitull.

 

Neni 307

Mosparaqitja e të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor

 

[...]

 

  • Kur shihet qartazi se i akuzuari i thirrur me rregull i shmanget paraqitjes së tij në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ekzistojnë shkaqe për paraburgimin e tij nga neni 187 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të caktojë paraburgim për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në shqyrtimin gjyqësor. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Për paraburgimin i cili është caktuar për këto shkaqe, përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e neneve 185 deri 203 të këtij Kodi. Po që​​ se paraburgimi i tillë nuk hiqet më parë, ai zgjat derisa të shpallet aktgjykimi, por jo më shumë se një (1) muaj.

 

Neni 367

Paraburgimi pas shpalljes së​​ Aktgjykimit

 

1.​​ Me rastin e marrjes së aktgjykimit me të cilin i akuzuari dënohet me burgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues:

​​ 1.1. cakton, vazhdon paraburgim kur ekzistojnë kushtet nga neni 187,​​ paragrafi 1 i këtij Kodi; ose 1.2. ndërprenë paraburgimin nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat është paraburgosur.

 

​​ Pranueshmëria e kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ së pari​​ vlerëson nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]​​ 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Rreth përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar dhe konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [PML.​​ nr.​​ 389/2021] të 15 nëntorit​​ 2021 të Gjykatës Supreme si dhe​​ Aktvendimin [PM.​​ nr.​​ 164/19] të Gjykatës Themelore​​ të 31 tetorit 2019.

 

  • Gjykata në​​ vijim​​ këto dy pretendime të parashtruesit të kërkesës do t’i trajtojë​​ ndaras për të vlerësuar nëse janë përmbushur kriteret tjera të pranueshmërisë.

 

Përkitazi me pretendimin e parashtruesit​​ për shkeljen e nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] si rrjedhojë e caktimit të paraburgimit jashtë seancës

 

  • Në ndërlidhje me këtë pretendim,​​ Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e​​ tjera të​​ pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe​​ Rregullore të​​ punës.​​ Në këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 7 të nenit 113​​ të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë nga autoritetet​​ publike, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata​​ më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen në Ligj. Në lidhje me këtë, sipas paragrafit 1 të nenit 47 (Kërkesa individuale), çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ edhe një herë këtë pretendim specifik të parashtruesit​​ të kërkesës, i cili në thelb pretendon se është shkelur neni 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] i Kushtetutës,​​ sepse ​​ i është​​ kufizuar liria si rrjedhojë e caktimit të paraburgimit jashtë seancës.

 

  • Gjykata më tej vëren se parashtruesi i kërkesës,​​ edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, në​​ mënyrë​​ të tërthortë këtë pretendim e ndërlidhë me​​ Aktvendimin [PM.​​ nr.​​ 164/19] e 31 tetorit 2019 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, vendim ky përmes së cilit parashtruesit të kërkesës i është caktuar paraburgimi

 

  • Në​​ ndërlidhje​​ me këtë,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ thekson se “Kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe sigurisë, mospërcaktueshmërisë​​ ​​ veprës penale neni 2,​​ parag.​​ 2 dhe neni 3 i KPRK-së​​ në​​ raport me parashtruesin e kërkesës ku me aktgjykime të​​ kundërligjshëm të nxjerrë nga gjykatat e rregullta duke mos e përfillur procedurën e përcaktuar me ligj përkatësisht nenin 12 par.​​ 1​​ lidhur me nenin 307,​​ par.​​ 2 të Kodit Nr. 04/L-123 i Procedurës Penale, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës/nr.​​ 38/28 dhjetor 2012, Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KPPRK).​​ Parashtruesi i kërkesës,​​ më tej shton se i është​​ “kufizuar liria dhe siguria pa përfillur procedurën ligjore përkatësisht, në kundërshtim me nenin 12 dhe me nenin 307,​​ par.​​ 2 i KPPRK-së lidhur me nenin 188 i KPPRK-së, caktimin e paraburgimit jashtë seancës, dhe atë 7 ditë​​ pas shpalljes së​​ aktgjykimit ku në​​ shpallje nuk i është caktuar masa e paraburgimit dhe as që​​ është përmendur një masë e tillë”.

 

  • Prandaj​​ në vijim, për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se përkitazi me pretendimin e parashtruesit të kërkesës​​ për kufizimin e lirisë si rrjedhojë e caktimit të paraburgimit jashtë seancës, përkatësisht​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [PM.​​ nr.​​ 164/19] të​​ 31 tetorit 2019, të Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ Gjykata do të vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës e ka plotësuar kriterin e shterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj, siç kërkohet përmes paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës.

 

  • Gjykata edhe një herë rikujton se Gjykata Themelore,​​ duke vepruar në rigjykim kishte shpallur fajtor parashtruesin e kërkesës, duke e dënuar për veprën penale për të cilën akuzohej dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vitesh. Më pas, Gjykata Themelore më 31 tetor 2019, përmes Aktvendimit [PM.​​ nr.​​ 164/19],​​ i caktoi paraburgimin parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar se​​ Paraburgimi do t'i zgjasë nga data e arrestimit e deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më​​ shumë se koha e dënimit i shqiptuar me aktgjykimin e kësaj gjykate.

 

  • Nga​​ shkresat​​ e lëndës,​​ Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën për të parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit në përputhje me këshillën juridike të​​ Aktvendimit [PM.​​ nr.​​ 164/19] të Gjykatës Themelore, respektivisht nuk i kishte shteruar mjetet efektive juridike të parapara me ligj.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe​​ pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39​​ të Rregullores së punës, i obligon personat fizikë dhe juridikë që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre në Gjykatën Kushtetuese që së pari të shfrytëzojnë mjetet juridike efektive që janë të disponueshme kundër vendimit të kontestuar.

 

  • Kriteret e vlerësimit nëse detyrimi për shterimin e të gjitha mjeteve “efektive” juridike është përmbushur, janë mirë të përcaktuara në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ), në harmoni me të cilën, sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, Gjykata është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. Të njëjtat parime, janë shtjelluar gjithashtu në praktikën gjyqësore të Gjykatës, duke përshirë por duke mos u kufizuar në rastet e Gjykatës​​ KI106/21, parashtrues Bujar Shehu dhe të tjerët, Aktvendim për​​ papranueshmëri i 20 janarit 2022; KI43/20, parashtruese Fitore Sadikaj, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 31 gushtit 2020, paragrafi 37; dhe KI42/20, parashtrues Armend Hamiti, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 31 gushtit 2020, paragrafi 44.

 

  • Siç​​ është​​ sqaruar përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, të afirmuar edhe përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës, bazuar në parimin e subsidiaritetit, qëllimi dhe arsyetimi i detyrimit për të shteruar mjetet juridike ose rregulli i shterimit, është t'u ofrojë autoriteteve përkatëse, para së gjithash gjykatave të rregullta, mundësinë për të parandaluar ose për të korrigjuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës. Ky detyrim bazohet në supozimin që pasqyrohet në nenin 32 [E drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës dhe në nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së, se rendi juridik i Republikës së Kosovës siguron mjete efektive për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë. Ky është një aspekt i rëndësishëm i karakterit subsidiar të makinerisë së drejtësisë kushtetuese (shih rastet e Gjykatës; KI106/21, cituar më lart; KI43/20, cituar më lart, paragrafi 37; dhe KI42/20,​​ cituar më lart, paragrafi 44; dhe shih gjithashtu rastet e​​ GJEDNJ-së Vernillo kundër Francës, nr. 11889/85, Aktgjykimi i 20 shkurtit 1991, paragrafi 27; Selmouni kundër Francës, nr. 25803/94, Aktgjykim i 28 korrikut 1999; Kudła kundër Polonisë [DHM], nr. 30210/96Aktgjykim i 26 tetorit 2000paragrafi  152, Andrášik dhe të tjerët kundër Sllovakisë, nr. 57984/00 dhe 6 kërkesa të tjera, Vendim i 22 tetorit 2022).

 

  • Në rastin konkret, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës nuk ka argumentuar se ka tentuar që të shfrytëzojë ankesën ndaj vendimit të kontestuar, ashtu edhe siç parashihet me paragrafin 3 të nenit 189 të KPPRK-së.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vjen në përfundim se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

 

Përkitazi me procedurën penale kundër parashtruesit të kërkesës me të cilën ai është shpallur fajtor

 

  • Rreth përmbushjes së​​ kritereve tjera të pranueshmërisë, Gjykata konstaton se​​ përkitazi me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës përmes​​ Aktgjykimit​​ [PML.​​ nr.​​ 389/2021] të 15 nëntorit​​ 2021 të Gjykatës Supreme,​​ parashtruesi i kërkesës​​ i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit,​​ dhe​​ bazuar në përgjigjen e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata Themelore,​​ rezulton se parashtruesi i kërkesës​​ e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Lidhur me këtë pretendim, Gjykata fillimisht​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara​​ në paragrafin 2 të​​ rregullit 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës,​​ i cili përcakton si në vijim:​​ 

 

“Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ ​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës (shih rastin KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 27 prillit 2021, paragrafi 37).

 

  • Bazuar​​ në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së,​​ por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që​​ kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”. Këtë koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi e pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara” të zhvilluara përmes​​ praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë, por duke mos u kufizuar në rastet​​ KI40/20 me parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për papranueshmëri, i 20 janarit 2021; KI163/18, me parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për papranueshmëri, i 24 qershorit 2020; dhe KI21/21, me parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri, i 28 prillit 2021.

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht në vlerësimin nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ pas ngritjes së​​ aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet” nga paragrafi 1 i nenit 235 të KPK-së, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh. Më pas,​​ pas paraqitjes së ankesës në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit kishte kthyer rastin në rigjykim. Gjykata Themelore​​ duke vepruar në rigjykim kishte shpallur fajtor parashtruesin e kërkesës, duke e dënuar për veprën penale për të cilën akuzohej dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vitesh.​​ Më pas,​​ Gjykata Themelore më 31 tetor 2019,​​ i caktoi paraburgimin parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar se​​ ​​ Paraburgimi do t'i zgjasë nga data e arrestimit e deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më​​ shumë se koha e dënimit i shqiptuar me aktgjykimin e kësaj gjykate”. Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktgjykimit me​​ të cilin ishte shpallur fajtor. Gjykata e Apelit​​ sërish aprovoi ankesën e parashtruesit të kërkesës, dhe rastin e ktheu në rigjykim. Gjykata Themelore,​​ duke vepruar për herë të dytë në rigjykim shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës duke e dënuar me 3 (tre) vite burgim. Parashtruesi i kërkesës sërish parashtroi​​ ankesë në Gjykatën e Apelit kundër​​ Aktgjykimit të lartpërmendur të Gjykatës Themelore. Gjykata e Apelit refuzoi si të pabazuar ankesën. Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën​​ Supreme kundër vendimeve të instancave më të ulëta. Gjykata Supreme refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës para Gjykatës konteston vendimet​​ e lartpërmendura që ndërlidhen me shpalljen e tij fajtor në procedurën e​​ dytë​​ të rigjykimit,​​ duke pretenduar se përmes tyre ​​ i janë shkelur të drejtat e tij të​​ mbrojtura​​ me​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Në thelb,​​ Gjykata​​ vëren se parashtruesi i kërkesës​​ para Gjykatës​​ pretendon se vendimet e gjykatave të rregullta, që ndërlidhen me procedurën​​ e tretë​​ të​​ rigjykimit kundër parashtruesit të kërkesës​​ nuk janë​​ mjaftueshëm​​ të arsyetuara.

 

  • Gjykata​​ së​​ pari​​ rikujton pretendimet e parashtruesit të kërkesës përkitazi me mungesën e arsyetimit të vendimeve gjyqësore. Në këtë pikë,​​ parashtruesi i kërkesës para Gjykatës​​ pretendon se të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta​​ nuk janë​​ mjaftueshëm​​ të arsyetuara.​​ 

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata​​ vë në pah se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij nuk ka specifikuar dhe as nuk ka sqaruar më tej se në cilat pretendime të tij kanë munguar arsyetimet e gjykatave të rregullta​​ si dhe nuk ka dorëzuar parashtresat/ankesat e tij në gjykata të rregullta.​​ 

 

  • ​​ ndërlidhje​​ me këtë pretendim specifik, Gjykata duke u bazuar në nenin 48 të Ligjit dhe paragrafin (1) (d) dhe (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës dhe praktikën e saj gjyqësore, ajo​​ vazhdimisht​​ ka theksuar se: (i)​​ palët kanë detyrim që të qartësojnë saktësisht dhe në mënyrë adekuate të paraqesin faktet dhe pretendimet; dhe gjithashtu (ii) të dëshmojnë dhe në mënyrë të mjaftueshme të mbështesin pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese (shih rastet e Gjykatës KI163/18, parashtrues​​ Kujtim Lleshi, i cituar më lart, paragrafi 85, dhe​​ KI124/20​​ parashtrues​​ MuhamedAli Ceysűlmedine, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 20 janarit 2021, paragrafi 42).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton se ajo po ashtu vazhdimisht ka theksuar se vetëm përmendja e një neni të Kushtetutës, pa arsyetim të qartë dhe adekuat se si është shkelur ajo e drejtë, nuk mjafton si​​ argument​​ për të aktivizuar makinerinë e mbrojtjes që ofron Kushtetuta dhe Gjykata, si institucion që përkujdeset për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut (shih, në këtë kontest, rastet e Gjykatës,​​ KI02/18,​​ parashtrues​​ Qeveria e Republikës së Kosovës [Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor], Aktvendim për papranueshmëri, i 20 qershorit 2019, paragrafin 36; dhe​​ KI95/19, parashtrues​​ Ruzhdi Bejta,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 8 tetorit 2019, paragrafët 30-31).

 

  • Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të nenit 31 të Kushtetutës,​​ duke theksuar se vendimet e gjykatave të rregullta nuk janë mjaftueshëm të arsyetuara,​​ pa arsyetuar dhe mbështetur ​​ shkeljen e të njëjtave, dhe pa elaboruar më tej se si​​ Aktgjykimi​​ i​​ kontestuar​​ i​​ Gjykatës Supreme​​ apo vendimeve të instancave më të ulëta, në cilën pikë janë të paarsyetuara sipas tij.

 

  • Prandaj,​​ pretendimet​​ e​​ lartpërmendura të​​ parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit​​ 31 të Kushtetutës janë pretendime “të pambështetura apo paarsyetuara”, dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në bazë kushtetuese ashtu siç është përcaktuar me nenin 48 të Ligjit dhe​​ rregullin 39 (1) (d) dhe (2) të Rregullores së punës.

 

Përfundim

 

  • Si​​ përmbledhje, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] përmes​​ Aktvendimit [PM.​​ nr.​​ 164/19] e 31 tetorit 2019, të Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ janë të​​ papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Përkitazi​​ me pretendimin e parashtruesit për shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] përmes​​ Aktgjykimit​​ [PML.​​ nr.​​ 389/2021] të 15 nëntorit​​ 2021 të Gjykatës Supreme​​ janë pretendime “të pambështetura apo paarsyetuara”, dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në bazë kushtetuese ashtu siç është përcaktuar me nenin 48 të Ligjit dhe​​ rregullin 39 (1) (d) dhe (2) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet​​ 113.1,​​ 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 7 qershor 2023, njëzëri​​ 

 

VENDOS ​​ 

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;  ​​​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve; ​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • ​​ Ky​​ aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Safet Hoxha​​  ​​​​  ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

4

Parashtruesit:

Arianit Bruqaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale