Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021], të 29 prillit 2021 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI150/21

Parashtruesit: “Elezaj” SH.P.K

Shkarko:

 

Prishtinë,​​ më 14​​ nëntor 2022

​​ Nr.ref.:RK 2077/22

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI150/21

 

Parashtrues

 

“Elezaj”​​ SH.P.K

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021],​​ 

​​ 29 prillit 2021​​ të Gjykatës Supreme

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gerxhaliu -Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ parashtruar​​ nga​​ kompania​​ “Elezaj”​​ SH.P.K​​ me seli në​​ fshatin Dresnik,​​ Komuna​​ e Klinës​​ e​​ përfaqësuar​​ nga​​ Ardian Deskaj, avokat nga Klina (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ 

Vendimi i​​ kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [ARJ. nr. 29/2021], të​​ 29 prillit 2021,​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në lidhje me​​ Aktvendimin [AA.nr.571/2020], të 11 shkurtit 2020,​​ të Gjykatës se Apelit të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktvendimin​​ [A.nr.621/13], e 25 gushtit 2020, të Gjykatës Themelore​​ te Prishtinës,​​ Departamenti për​​ Çështje​​ Administrative​​ (​​ tekstin​​ e​​ mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekti​​ i​​ çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar, përmes të cilit​​ pretendohet​​ se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur​​ të drejtat​​ dhe liritë themelore​​ të garantuara me​​ nenin​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësorë e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet në​​ paragrafin​​ 4 të nenit 21​​ [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 24 gusht​​ 2021,​​ parashtruesi​​ e​​ dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës​​ së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 1​​ shtator 2021, Kryetarja e​​ Gjykatës caktoi gjyqtaren Remzije Istrefi Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe Kolegjin​​ shqyrtues, të​​ përbërë​​ nga gjyqtarët: Bajram Ljatifi​​ (kryesues),​​ ​​ Safet Hoxha dhe Radomir Laban.​​ 

 

  • Më 8 tetor 2021,​​ Gjykata njoftoi​​ parashtruesin​​ për regjistrimin​​ e kërkesës dhe i​​ dërgoi një kopje të kërkesës​​ Gjykatës​​ Supreme.​​ 

 

  • ​​ 13 tetor 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja​​ e fakteve

 

  • Nga shkresat e lendes rezulton se​​ ​​ parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë​​ në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (në​​ tekstin e ​​ mëtejmë KPMM) për të​​ marrë​​ licence​​ për​​ hulumtimin​​ ​​ ​​ rërës dhe zhavorrit.​​ 

 

  • Më 5 gusht 2011, KPMM​​ përmes Aktvendimit [4567]​​ aprovoj​​ me kusht​​ kërkesën​​ [nr 480] e parashtruesit te kërkesës​​ ​​ duke i lëshuar “Leje​​ për​​ Aktivitete​​ ​​ Veçanta​​ ​​ Seperacion​​ ne vendin e quajtur Grabanice në​​ Komunën​​ e​​ Klinës​​ për një periudhe prej 3 viteve duke iu nënshtruar kushteve të përcaktuara​​ aty, respektivisht​​ duke iu​​ nënshtruar​​ kushteve standarde te​​ përcaktuara​​ ne Ligjin Nr. 03/L-163​​ për​​ Minierat dhe Mineralet, specifikisht kushteve standarde te përcaktuara ne nenet 40,​​ 41 dhe 42.​​ 

 

  • Nga shkresat e lendes kuptohet se më 2 nëntor 2011, Qeveria e Republikës se Kosovës nxjerri​​ Vendimin [02/46]​​ lidhur me ndalimin e eksploatimit të materieve inerte nga shtrati, brigjet dhe hapësirat e lumenjve në​​ gjithë​​ territorin e Kosovës.​​ Gjithashtu, me 17​​ dhjetor​​ 2011,​​ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)​​ kishte​​ nxjerr​​ Njoftimin​​ për​​ pezullimin e te gjitha pëlqimeve nga​​ kjo ministri.

 

  • ​​ 12 janar 2012,​​ KPMM​​ duke u bazuar​​ në Ligjin Nr. 03/L-163​​ për Miniera dhe Minerale​​ dhe​​ Vendimin [02/46] e Qeverise ​​ se Republikës se Kosovës,​​ morri​​ Aktvendimin​​ [165],​​ përmes të cilit​​ Pezullohet Licenca me Nr.270/KPMM/2011 me nr. aplikacioni 480 e kompanise Elezaj Sh.p.k per Licence Leje per aktivitete te Vecanta - Seperacion per rere dhe zhavorr, e cila gjendet ne Grabanice dhe gjendet ne Komunen e Kline....​​ Ne Aktvendim cekej​​ se​​ Licenca Nr.270/KPMM/2011 e Kompanise Elezaj Sh.p.k ka pasur afat ligjor qe nga dt.11.08.​​ 2011 deri me dt.10.08.​​ 2014. ​​​​ Gjithashtu, ne aktvendim theksohej se​​ Pezullimi vlen deri ne marrjen e​​ një​​ vendimi tjetër.”

 

  • Më 25 janar 2012, parashtruesi i kërkesës paraqit ankesë​​ [nr. 277]​​ në shkallen e dytë në KPMM kundër Aktvendimit [165].​​ 

 

  • ​​ 17​​ prill 2013,​​ ​​ KPMM përmes​​ Vendimit​​ [nr.075/2013] refuzoj ankesën​​ [nr. 277]​​ e ​​ parashtruesit dhe konfirmoj​​ Aktvendimin​​ [165]​​ e shkallës së​​ parë​​ i dt. 12 janar 2012, për pezullimin e Lejes se Aktivitetit te​​ Veçantë​​ [nr. 270/KPMM/2011].

 

Procedura gjyqësore​​ për​​ anulimin të Vendimit [nr.075/2013] të KPMM-së me të​​ cilin i ishte pezulluar licenca

 

  • Më​​ 7 maj 2013,​​ kundër vendimeve të​​ lartcekur,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ paraqiti​​ padi​​ në Gjykatën Themelore​​ dhe​​ ​​ mbështetje të kësaj,​​ përmes​​ kërkesës​​ për​​ plotësim te​​ kërkesëpadisë​​ së​​ 21 janarit 2014, parashtruesi kërkoi​​ anulimin e​​ Vendimit [nr.075/2013]​​ të KPMM-së​​ me te cilin i ishte pezulluar licenca,​​ duke pretenduar aplikim të gabuar të dispozitave të​​ Ligjit​​ Nr. 03/L-163​​ për Miniera dhe Minerale​​ dhe ​​ anulimin e​​ Vendimit​​ [02/46] e Qeverise ​​ së​​ Republikës se Kosovës, si​​ dhe kërkoi kompensimin​​ e​​ demit në​​ vlerë​​ prej 1.418.650.00 euro,​​ në​​ emër të​​ fitimit​​ të humbur. Parashtruesi​​ gjithashtu kishte propozuar​​ ​​ caktimin e​​ masës ​​​​ se përkohshme për shtyrje të ekzekutimit të​​ Vendimit [nr.075/2013] të KPMM-së.​​ 

 

  • ​​ 31 gusht 2017, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.621/13]​​ e refuzoi​​ kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës me arsyetimin se vendimi i atakuar është në interes të përgjithshëm​​ dhe obligator, si​​ dhe zbatimi i tij është​​ në pajtim me​​ Vendimin [02/46] të​​ 2​​ nëntorit​​ ​​ 2011, të​​ Qeverisë​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës.​​ 

 

  • ​​ një​​ datë të​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti ankesë​​ kundër​​ vendimit të​​ lartcekur në​​ Gjykatën​​ e Apelit duke pretenduar vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe​​ shkelje​​ të ligjit material,​​ me propozim që​​ ​​ prishet Aktgjykimi [A.nr.621/2013] i datës 31 gusht 2017, dhe lënda të​​ kthehet në​​ rigjykim në​​ Gjykatën Themelore në​​ Prishtinë.

 

  • Më 19 shtator 2018, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.nr.474/17] refuzoj ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ dhe vërtetoi Aktgjykimin e​​ Gjykatës​​ Themelore [A.nr.621/2013] i​​ datës​​ 31 gusht 2017. Gjykata e Apelit theksoi​​ ​​ parashtruesi nuk i kishte mbështetur​​ pretendimet e tij, vendimi i atakuar nuk​​ është nxjerr në shkelje të dispozitave procedurale dhe nuk është vërtetuar​​ gabimisht gjendja faktike​​ dhe se nuk​​ është​​ cenuar ligji në​​ dem te​​ paditësit​​ [parashtruesit].​​ 

 

  • Ne arsyetimin e​​ Aktgjykimit​​ [AA.nr.474/17],​​ Gjykata e Apelit ​​ theksoi se ​​ në​​ tërësi​​ e aprovon​​ Qëndrimin​​ juridik te​​ gjykatës​​ se shkalles se​​ parë, si​​ të​​ rregullt dhe​​ të​​ bazuar​​ në​​ ligj “për​​ arsye se aktgjykimi i ankimuar nuk​​ është​​ përfshire​​ me shkelje​​ qenësore​​ te dispozitave te Ligjit​​ për​​ Konfliktet Administrative, te cilat shkelje gjykata e shkalles se dyte i heton sipas​​ detyrës​​ zyrtare ne baze te nenit 194 te Ligjit​​ për​​ Procedurën​​ Kontestimore, te​​ aplikueshëm​​ sipas nenit 63 te Ligjit​​ për​​ Konfliktet Administrative...,​​ dhe ​​ se “ne baze te provave te lartcekura,​​ vërtetohet​​ se vendimet e KPMM-se,​​ janë​​ ne interes te​​ përgjithshëm​​ dhe nuk​​ janë​​ ne​​ kundërshtim​​ me dispozitat ligjore te nenit 84, 85 dhe 86 si dhe nenit 101 par.3 te LPA-se, se​​ janë​​ te qarta dhe te kuptueshme dhe​​ përmbajnë​​ arsye​​ për​​ aplikim te drejte te dispozitave ligjore si dhe mbi faktet vendimtare.

 

Procedura lidhur me kërkesën e parashtruesit për rishikimin e procedurës së përfunduar me Aktgjykimin [AA.nr.474/17] të Gjykatës së Apelit

 

  • ​​ 7 gusht 2019, parashtruesi i kërkesës duke u bazuar ne nenin 55, 57 dhe 62 të Ligjit nr. 03/l-202 për Konfliktet Administrative​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Konfliktet Administrative)​​ parashtroi​​ kërkesë​​ për rishikimin e procedurës dhe​​ vazhdimin e procedurës ne lenden Anr.621/13, respektivisht​​ anulimin e Aktgjykimit​​ [A.nr.621/13] të​​ 31 gushtit 2017, të Gjykatës Themelore dhe të​​ vendimit [nr.075/2013] të 17 prillit 2013, të KPMM-së.​​ Parashtruesi ne kërkesën e tij kishte propozuar​​ “qe​​ te aprovohet ne tërësi padia dhe kërkesa e saje, si zgjerimi i​​ padinë​​ me​​ datën​​ 21.01.2014, ashtu qe te anulohet Aktvendimi i Komisionit​​ për​​ Miniera dhe Minerale-Komisionit​​ për​​ ankesa nr. K.A nr.075/2013 i datës​​ 17.04.2013, si dhe ose të​​ kompensohet demi ne vlere prej 1,418.560.00​​ 012€’.

 

  • Më 25 gusht 2020, Gjykata Themelore përmes​​ Aktvendimit​​ [A.nr.621/13]​​ duke u bazuar ne nenin 55 të Ligjit për Konfliktet administrative​​ refuzoj kërkesën e parashtruesit me arsyetimin se parashtruesi nuk i ka bere te besueshme pretendimet me ndonjë fakt të bazuar në​​ prova konkrete se, ekziston baza ligjore​​ për rishikim të procedurës.​​ Konkretisht, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.621/13] kishte arsyetuar “paditësja​​ nuk e arsyeton​​ asnjërën​​ nga bazat ligjore qe do te​​ mundësonin​​ rishikimin e​​ procedurës​​ ne rastin konkret,​​ ndërsa​​ prova e re e paraqitur nga​​ paditësi​​ nuk ka ndikim ne vendosje ndryshe nga ajo e vërtetuar.”

 

  • Kundër këtij​​ aktvendimi, parashtruesi i kërkesës ka ushtruar ankese në​​ Gjykatën​​ e Apelit për shkak te vërtetimit te gabuar te gjendjes faktike dhe shkeljes se dispozitave te procedurës, me propozim që​​ ​​ prishet vendimi i kontestuar dhe​​ lënda të kthehet në rigjykim në​​ Gjykatën Themelore.​​ 

 

  • Më 11 shkurt 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit​​ [AA.nr.571/20] refuzoj ankesën e parashtruesit te kërkesës dhe konfirmoj Aktgjykimin [A.nr.621/13] e 25 gushtit 2020, të Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqit kërkese për rishikim te​​ jashtëzakonshëm​​ ​​ vendimit gjyqësorë në Gjykatën Supreme duke pretenduar vërtetim te gabuar te gjendjes faktike dhe shkeljes se dispozitave te procedurës, me propozim qe te prishet vendimi i kontestuar.​​ 

 

  • Më 29 prill 2021, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021] refuzoj kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës me arsyetimin se ky i fundit nuk ka ofruar prova në bazë të​​ cilave do të​​ justifikohej kërkesa për rishikimin e vendimit gjyqësor, ashtu si parashihet sipas kushteve të​​ përcaktuara​​ ​​ paragrafin 1 të​​ nenit 55 të Ligjit​​ për Konfliktet Administrative.​​ 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ vendimet e gjykatave të​​ rregullta respektivisht​​ Aktgjykimi i kontestuar [ARJ.​​ nr.​​ 29/2021] i​​ 29 prillit 2021​​ i​​ Gjykatës​​ Supreme, është​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje të të​​ drejtave dhe lirive të tij themelore të​​ garantuara​​ përmes nenit​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësorë e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të​​ Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës.

 

  • Sipas parashtruesit të​​ kërkesës​​ Elezaj SH.p.k është paditur nga S.​​ B.​​ dhe S.​​ B.​​ për kompensim demi,​​ për shkak të​​ mos përmbushjes se Kontratës qe Elezaj Sh.p.k e ka lidhur me ta, për dhënien e tokës në​​ shfrytëzim për eksploatim të rërës dhe zhavorrit, në pronat e tyre.”(Sqarim: nga shkresat e lendes vërehet qe marrja e ftesës ​​ dhe​​ padisë ​​ se ​​ S.B dhe S.B ndaj parashtruesit te kërkesës ishte e datës 21 korrik 2020). ​​​​ 

 

  • Në lidhje me ketë, parashtruesi i kërkesës​​ specifikisht pretendon​​ se​​ kontratat e lidhur me palët e treta​​ pas marrjes se licencës së​​ 5 gushtit 2011, kanë mbetur të pazbatuar dhe si pasoje​​ e kësaj ndaj parashtruesit të kërkesës​​ i​​ janë ngritur padi nga palët e treta​​ për mos përmbushje të​​ kontratave, dhe​​ tashmë​​ këto rrethana​​ nuk​​ janë vlerësuar​​ si fakte të​​ reja​​ nga gjykatat e rregullta për​​ aprovim të​​ kërkesës​​ ​​ rishikim​​ ​​ vendimit​​ ​​ favor të​​ parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi​​ i kërkesës thekson​​ “Të tria Gjykatat e​​ kanë refuzuar të​​ drejtën e​​ Elezaj" SH.P.K​​ për​​ rishikim​​ të​​ vendimit sipas​​ neneve 55, 57, 62 të​​ Ligjit​​ për Konfliktet Administrative”​​ 

 

  • Në ketë drejtim, parashtruesi i kërkesës thekson “Arsyetimi i Gjykatave të​​ rregullta nuk qëndrojnë​​ sepse Aktgjykimi me të​​ cilin është refuzuar padia është i vitit 2017, ndërsa "Elezaj" SH.P.K ka mësuar për​​ provat e reja në​​ vitin 2020. Shteti e ka shtyre "Elezaj" Sh.P.K.​​ të hyje në obligime dhe tani nuk përgjigjet.”​​ 

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës thekson​​ se​​ refuzimi i gjykatave që të​​ mos i marrin​​ parasysh​​ se faktet të​​ reja​​ se paditë​​ e personave të​​ trete kundër “Elezaj SH.P.K”​​ është​​ shkelje​​ e Ligjit​​ për​​ konfliktet administrative​​ dhe nenit 54 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson​​ “Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, është e pavarur nga Qeveria e Kosovës, në Ushtrimin e Funksioneve te saj. Komisioni është dashur që vendimet e saj ti bazoj në Ligj për Miniera dhe Minerale si në momentin e dhënies se licencës, ashtu edhe në pezullimin e saj, e jo në vendimet e Qeverisë.​​ Duke​​ u bazuar​​ ​​ ne përmbajtjen​​ e​​ nenit 55 paragrafi 3 Ligjit per Miniera dhe Minerale parashtruesi​​ thekson​​ KPMM vepron ne interes te publikut dhe i ushtron ne​​ mënyre​​ te pavarur kompetencat dhe funksionet te cilat i jane dhene sipas ketij ligji." Ky Ligj ka hyre ne fuqi me​​ datën​​ 09.08.2010. Ky Ligj ka qene ne fuqi ne momentin kur eshte dhene licenca, dhe ne momentin kur​​ është​​ pezulluar Licenca. Vendime te tilla te institucioneve te pavarura krijojne pasiguri juridike te cilat shkaktojne deme te medha materiale, dhe frike per investitore potencial nga Kosova dhe te shtetas te huaj. Por Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e refuzojne kerkesen per rishikim te vendimit, sepse keshtu ju vije me lehte, duke ia shkelur te drejtat ligjore dhe kushtetuese "Elezaj " Sh.P.K..

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata që​​ të përsëritet procedura në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sepse sipas parashtruesit “ka baze per përsëritje te procedurës apo rishikim te vendimit.​​ Parashtruesi thekson se: “Nëse​​ përsëritet​​ procedura,​​ nëse​​ eshte e pamundur qe ti vazhdohet Licenca, te pakten " Elezaj" SH.P.K te kompensohet nga Komisioni i pavarur pef Miniera dhe Minerale, sepse " Elezaj" Sh.P.K i eshte shkaktuar dem i madh material, ka hyre ne obligime duke blere makineri te shtrenjta, ka marr​​ patundshmëri​​ me qira per ta shfrytezuar, ka humbur​​ 2 vite kohe dhe shpenzuar shuma me medha parash per ta marr​​ licencën, dhe pas 5 muajve i​​ pezullohet​​ me arsyetimin se​​ kështu​​ ka vendos qeveria.”

 

Dispozitat Relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 54​​ 

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

Neni 55

[Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]

 

1.​​ Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.​​ 

2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.​​ 

3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.​​ 

4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.​​ 

5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ 

 

Neni 13​​ 

(E Drejta për Zgjidhje Efektive)

 

​​ Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve zyrtare.

 

 

 

Ligji Nr. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale

Neni 5​​ 

Llojet e Licencave dhe Lejeve​​ 

 

1. KPMM-ja mund të lëshojë këto Licenca dhe Leje pas përmbushjes së kushteve për lëshimin e këtyre Licencave dhe Lejeve në bazë të këtij ligji:​​ 

1.1. Licenca për hulumtim, sipas Pjesës III të këtij ligji,

1.2. Licenca për mbajtjen e të drejtave, sipas Pjesës IV të këtij ligji,​​ 

1.3. Licenca për shfrytëzim, sipas Pjesës V të këtij ligji,​​ 

1.4. Leja për ushtrimin e aktiviteteve të veçanta, sipas Pjesës VI të këtij ligji;​​ 

1.5. Licenca për shfrytëzim zejtar, sipas Pjesës VII të këtij ligji; dhe​​ 

1.6. Licenca ose Leja në Interes të Publikut, sipas Pjesës VIII të këtij ligji.

 

Neni 6

Kriteret e kualifikimit​​ 

 

  • Personi që dëshiron të marrë ose mbajë një Licencë ose Leje, ose ta vazhdojë ose të pranojë një bartje të një Licence ose Leje ekzistuese, ka të drejtë ta marrë atë nëse:​​ 

  • [...]

  • 1.4.1. i posedon burimet financiare dhe është teknikisht i kualifikuar dhe me përvojë për ushtrimin e aktiviteteve sipas Licencës ose Lejes, dhe për zbatimin e detyrimeve të parapara në Licencën ose Lejen në fjalë;​​ 

  • 1.4.2. posedon sigurimin për “të gjitha rreziqet” ndaj palëve të treta, që vlen përgjatë gjithë afatit të Licencës ose Lejes, në shumën e arsyeshme minimale të caktuar nga KPMM-ja;

 

[...]

Neni 56

Kompetencat dhe Përgjegjësitë e KPMM

 

1. KPMM ka autoritetin e përgjithshëm dhe përgjegjësinë për të siguruar:​​ 

1.1. hulumtimin dhe shfrytëzimin e rregullt të resurseve minerale në Kosovë dhe shfrytëzimin optimal të resurseve minerale në të gjitha veprimtaritë minerare në përputhje me këtë ligj dhe Strategjinë Minerare;​​ 

1.2. përputhjen e përgjithshme të veprimtarive minerare me këtë ligj, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë ligj, dhe kushtet e Licencave, dhe Lejeve të lëshuara nga KPMM në përputhje me këtë ligj.​​ 

2. KPMM ka kompetencën për ushtrimin e funksioneve në vijim, në përputhje me këtë ligj:​​ 

2.1. lëshimin, transferimin, vazhdimin, pezullimin dhe revokimin e Licencave dhe Lejeve;​​ 

[...]

 

LIGJI Nr. 03/L-202​​ për Konfliktet Administrative

 

Neni 55

[Rishikimi]

 

1. Pala e interesuar mund të kërkojë rishikimin e një vendimi, që ka marrë formë të prerë, kur:​​ 

1.1. pala mëson për fakte të reja, apo nëse konstaton ose krijon mundësi të përdorë prova të reja, në bazë të së cilave konflikti do të mund të zgjidhej në mënyrë më të favorshme për të, po të ishin shtruar ose përdorur këto fakte, apo prova, në procedurën e mëparshme gjyqësore;

[...]

 

Neni 57

 

1. Rishikimi i vendimeve mund të kërkohet jo më vonë se brenda tridhjetë (30) ditësh nga data kur pala të ketë mësuar për shkakun e rishikimit.​​ 

2. Nëse pala ka mësuar për shkakun e rishikimit para se të ketë marrë fund procedura para gjykatës, ndërsa këtë shkak nuk ka mundur ta përdorë gjatë procedurës, rishikimi mund të kërkohet brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e dërgimit të vendimit.​​ 

3. Pasi të kenë kaluar tre (3) vjet nga data kur vendimi të ketë marrë formën e prerë, rishikimi nuk mund të kërkohet.

 

Neni 62

 

Në procedurën për rishikim do të zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij ligji për procedurën sipas padisë dhe mjeteve juridike, nëse në nenet 55 deri 61 të këtij ligji nuk është caktuar ndryshe.

 

Vlerësimi​​ i​​ pranueshmëris ​​ se​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesi i​​ kërkesës​​ i ka përmbushur kriteret​​ për​​ pranueshmëri,​​ ​​ përcaktuara në​​ Kushtetutë​​ dhe të përcaktuara​​ më tej në Ligj​​ dhe​​ ​​ Rregullore të​​ punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët​​ përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet paragrafit 4​​ të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ 

 

Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë,​​ për aq sa janë të zbatueshme

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, në cilësinë e personit​​ juridik, paraqet ankesë​​ kushtetuese, duke u thirrur në shkelje të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, që vlejnë për individët dhe personat juridikë (shih rastin e​​ Gjykatës​​ KI41/09, parashtruesi i kërkesës​​ Universiteti​​ AAB-RIINVEST L.L.C., ​​ Aktvendimi​​ për papranueshmëri i 3 shkurtit 2010,​​ paragrafi 14).

 

  • Në vazhdim, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohet në Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata u referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1.Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...].”

 

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [ARJ.nr. 29/2021], e​​ 29 prillit 2021,​​ të Gjykatës Supreme dhe i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që pretendon​​ se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i ​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. Rregulli 39 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 39 (2) specifikisht përcakton që:​​ 

 

Rregulli 39

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.”

 

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

  • Në këtë kontekst, dhe në vijim, me qëllim të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në rrethanat e këtij rasti, vlerësimit nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të​​ paraqesë dhe​​ aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata rikujton se​​ lidhur me çështjen​​ e​​ ushtrimit të aktivitetit të përpunimit të rërës dhe zhavorrit, nga parashtruesi i kërkesës ishin zhvilluar dy procedura​​ gjyqësore.​​ Procedura e parë ndërlidhet me​​ lejen e lëshuar nga​​ KPMM​​ për parashtruesin e​​ kërkesës​​ për një periudhe prej 3 viteve duke iu nënshtruar kushteve të përcaktuara,​​ për ushtrimin e aktiviteteve të saj lidhur me përpunimin e rërës dhe zhavorrit.​​ ​​ ndërkohë, Qeveria e Republikës se Kosovës përmes vendimit [02/46] ndaloi eksploatimin e materieve inerte nga shtrati, brigjet dhe hapësirat e lumenjve në territorin e Kosovës.​​ KPMM përmes Aktvendimit [165] të​​ 28 dhjetorit 2011,​​ pezulloj licencën​​ dhe​​ lejet e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për​​ ushtrimin e aktiviteteve të saj. Pas ankimimit,​​ KPMM​​ përmes Vendimit [nr.075/2013]​​ ​​ shkallë të​​ dytë konfirmoj Aktvendimin [165] e​​ 28​​ e Qeverise të​​ dhjetorit 2011.​​ Kundër vendimeve të lartcekur, parashtruesi i kërkesës​​ kishte paraqitur​​ ankesë në Gjykatën Themelore​​ duke kërkuar​​ anulim të vendimit [nr.075/2013]​​ të KPMM-së.​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.621/13] refuzoj ankesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se vendimi i atakuar është në interes të përgjithshëm dhe zbatimi i tij është​​ në pajtim me vendimin [02/46] e​​ 2 tetorit 2011, të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pas ankimimit,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.nr.474/17]​​ konfirmoj​​ Aktgjykimin​​ [A.nr.621/13]​​ e Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Ndërsa procedura e dytë ndërlidhet me kërkesën e parashtruesit për rishikimin e procedurës së përfunduar me Aktgjykimin​​ [AA.nr.474/17] të Gjykatës së Apelit, më konkretisht,​​ Gjykata verën​​ se parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ në procedurën e dytë​​ paraqiti​​ kërkese​​ për​​ rishikimin e​​ procedurës​​ dhe vazhdimin e procedurës ne lenden​​ [Anr.621/13]​​ në Gjykatën Themelore​​ për shkak​​ se​​ sipas parashtruesit​​ ekzistojnë ​​ fakte/rrethana​​ të reja tashme në rastin e tij.​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.621/13] të 25 gushtit 2020​​ duke u bazuar ne nenin 55 të Ligjit për Konfliktet administrative refuzoj kërkesën e parashtruesit me arsyetimin se parashtruesi nuk i ka bere te besueshme pretendimet me ndonjë fakt te bazuar ne prova konkrete se, ekziston baza ligjore për rishikim të procedurës. Pas ankimimit,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [AA.nr.571/20]​​ dhe Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021]​​ refuzoj kërkesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se parashtruesi nuk ka ofruar prova në bazë të cilave do të justifikohej kërkesa për rishikimin e vendimit gjyqësor, sipas kushteve të përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 55 të Ligjit për Konfliktet Administrative.​​ 

 

  • Gjykata​​ rithekson se​​ ​​ parashtruesi i kërkesës​​ konteston para Gjykatës specifikisht​​ dhe vetëm​​ vendimet e gjykatave te rregullta​​ lidhur me procedurën e​​ dytë​​ te​​ zhvilluar lidhur me rastin e tij, konkretisht procedurën​​ për​​ rishikim​​ ​​ vendimit​​ që kishte përfunduar me​​ Aktgjykimin​​ [AA.nr.474/17]​​ të Gjykatës së Apelit. Respektivisht​​ parashtruesi​​ ​​ para Gjykatës konteston​​ Aktgjykimin​​ [ARJ.nr. 29/2021]​​ e 29 prillit 2021, të​​ Gjykatës Supreme në lidhje me Aktvendimin​​ [AA.nr.571/20] e 11 shkurtit 2021,​​ të Gjykatës se Apelit dhe Aktvendimin​​ [A.nr.621/13], e 25 gushtit 2020, të Gjykatës Themelore. ​​​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata verën se parashtruesi i kërkesës i konteston këto vendime të gjykatave të rregullta ​​ me arsyetimin se refuzimi i tyre që të i marrin parasysh provat e paraqitura​​ nga ai​​ gjatë procesit gjyqësore, respektivisht​​ ftesën​​ dhe​​ padinë nga Gjykata Themelore Peje - Dega Klinë, sipas​​ lëndës​​ [C.nr. 433/19], sipas se cilës dëshmohet se është paditur nga S.B.​​ dhe S.B. për kompensim demi, lidhur me një kontrate te pa realizuar të​​ lidhura me ta në kohen gjer sa ky​​ subjekt ishte i pajisur me licencë nga KPMM,​​ si fakte/rrethana të​​ reja për aprovimin e kërkesës për rishikimin e vendimit, respektivisht anulimin e Aktgjykimin [A.nr.621/13] të 31 gushtit 2017, të Gjykatës Themelore dhe vendimit [nr.075/2013] të KPMM-së, përben shkelje të të drejtave të tij kushtetuese​​ të garantuara me nenin 54 dhe 55 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Ne lidhje me këto pretendime Gjykata do të trajtojë edhe do të aplikojë, në rrethanat e rastit konkret, parimet e përgjithshme për mbrojtje gjyqësore të të drejtave dhe të drejtën për mjet juridik, duke u bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe të GJEDNJ-së, për të vlerësuar nëse procedurat e ankesës në tërësinë e tyre në​​ rastin​​ konkret, respektivisht ne rastet e kërkesës për rishikim te procedurës​​ mund të kenë rezultuar në shkelje të nenit 54 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton përmbajtjen e nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] te Kushtetutës qe përcakton:​​ 

 

“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata vëren që neni 54 i Kushtetutës, përbëhet nga dy rregulla por të cilat duhet lexuar së bashku dhe në ndërvarësi me njëra-tjetrën. Rregulli i parë është i përgjithshëm dhe thekson se “çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj.”​​ Në parim, ky rregull nënkupton që mbrojtja gjyqësore është e drejtë e garantuar për secilin individ, fizik apo juridik, të cilit mund të i jetë “shkelur” një e drejtë ekzistuese e garantuar me Kushtetutë ose me ligj apo mund të i jetë “mohuar” e drejta për të fituar apo për të gëzuar ndonjë të drejtë të garantuar me Kushtetutë ose me ligj. Rregulli i dytë i këtij neni flet dhe garanton të drejtën për “mjete efektive ligjore” në rastet kur konstatohet se një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë apo me ligj është shkelur (Shih rastin e Gjykatës​​ KI48/18, ​​ Arban Abrashi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës,​​ Aktgjykim i 23 janarit 2019,​​ paragrafi 195)​​ 

 

  • Neni 54 i Kushtetutës gjithashtu plotësohet dhe duhet të lexohet​​ ngushtë​​ dhe në lidhshmëri me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës dhe me nenin 13 (E Drejta për Zgjidhje Efektive) të KEDNJ-së, si dhe me praktikën përkatëse gjyqësore të Gjykatës dhe të GJEDNJ-së, siç do të​​ shpjegohet në paragrafët vijues (Shih rastin e Gjykatës​​ KI48/18, ​​ cituar me lartë,​​ paragrafi​​ 196).​​ 

 

  • Gjykata vëren që neni 32 i Kushtetutës plotëson të dy aspektet e nenit 54 të Kushtetutës, duke garantuar të drejtën e përdorimit të mjeteve juridike kundër vendimeve gjyqësore apo vendimeve administrative e të cilat kanë cenuar të drejtat e garantuara, por duke e kufizuar këtë përdorim në mënyrën e përcaktuar me ligj. Ndërsa, neni 13 i KEDNJ-së garanton të drejtën për një “zgjidhje efektive” në rast të shkeljes së të drejtave të garantuara me KEDNJ, para një organi kombëtar, përkatësisht para një organi të përcaktuar me të drejtën vendëse.

 

  • Rrjedhimisht, në parim dhe në tërësinë e tyre, neni 54 i Kushtetutës për​​ mbrojtjen gjyqësore të të drejtave, neni 32 i Kushtetutës për të drejtën në mjet juridik dhe neni 13 i KEDNJ-së për të drejtën për zgjidhje efektive, garantojnë: (i) të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose të mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me Kushtetutë ose me ligj; (ii) të drejtën për të përdorur mjet juridik kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat e garantuara në mënyrën e përcaktuar me ligj; (iii) të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë është shkelur; dhe (iv) të drejtën për një zgjidhje efektive në nivel kombëtar nëse është shkelur një e drejtë e garantuar me KEDNJ.

 

  • Bazuar ne praktiken e GJEDNJ, esenca e të drejtave të garantuara me nenin 13 të KEDNJ-së, e në kontekstin e rendit kushtetues të Republikës se Kosovës, në ndërlidhje me nenin 32 e 54 të Kushtetutës, është e përcaktuar nëpërmjet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, ndër të tjera, përmes rastit Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë, e sipas të cilit: “Neni 13 kërkon që kur një individ e konsideron veten të paragjykuar nga një masë që pretendon se është në kundërshtim me Konventën, ai duhet të ketë një mjet juridik përpara një autoriteti kombëtar për të vendosur lidhur me pretendimet e tij dhe nëse është e nevojshme/përshtatshme, për të marrë korrigjim (“redress”). Kështu,​​ neni 13 duhet të interpretohet si garantues për një “mjet efektiv juridik përpara një autoriteti kombëtar" për të gjithë ata që pretendojnë se të drejtat dhe liritë e tyre sipas Konventës janë shkelur”.”​​ (Shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë, nr. 5029/71,​​ Aktgjykim i 6 shtatorit 1979, paragrafi 64).

 

  • Në këtë kontekst, kur GJEDNJ-ja shqyrton nëse një mjet juridik i ofruar nga shteti përkatës është efektiv ose jo, në thelb ajo përgjigjet në pyetjen nëse mjeti i tillë juridik, në rast se do të ishte përdorur, a e ngërthen në vetvete mundësinë dhe kapacitetin që të parandalojnë shkeljen e pretenduar e cila ka ngjarë apo vazhdon të ngjajë, ose për shkeljen e cila ka tashmë ka ndodhur, a do të mundej ankuesi të gjente zgjidhje adekuate. Kjo është pyetja kryesore në të cilën GJEDNJ-ja përgjigjet kur vendos mbi efektshmërinë e një mjeti juridik.

 

  • Më konkretisht, nga jurisprudenca e GJEDNJ-së dalin kërkesat kryesore për sa i takon një mjeti efektiv juridik: (i) kërkesat thelbësore të një mjeti efektiv juridik; (ii) kërkesat institucionale për një mjet efektiv juridik; dhe, (iii) çështja e kumulativitetit të procedurave. Duke marrë parasysh që rrethanat e rastit konkret dhe pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës ndërlidhen kryesisht me shkeljet e pretenduara për mbrojtje gjyqësore të të drejtave dhe efektivitetin e mjetit juridik,​​ për shkak se sipas parashtruesit gjykatat e rregullta nuk kishin marre parasysh​​ faktet​​ e reja, respektivisht padinë e S.B dhe S.B për mos përmbushje te kontratës,​​ Gjykata do t’i shtjellojë këto tri kritere më detajisht në vijim duke i aplikuar ato në rrethanat e rastit konkret.

 

  • Për sa i përket çështjes së parë, përkatësisht “kërkesave thelbësore të një mjeti efektiv juridik”, jurisprudenca e GJEDNJ-së tregon që për të konsideruar një mjet juridik efektiv ai duhet të jetë: (i) “efektiv në praktikë dhe në ligj”; (ii) efektiviteti duhet të jetë i tillë që të ketë mundësinë dhe kapacitetin që të parandalojë ndodhjen e një shkelje të pretenduar apo vazhdimin e asaj shkeljeje; ose (iii) të jetë një mjet juridik i cili mund të ofrojë korrigjim adekuat për çfarëdo lloj shkelje e cila ka ndodhur. (Shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Kudla kundër Polonisë,​​ nr. 30210/96, Aktgjykim i 26 tetorit 2000). Nuk ka mjet efektiv juridik asnjëherë në rast se fushëveprimi i rishikimit nga një gjykatë apo autoritet publik i autorizuar që të bëjë rishikim të tillë është aq i dobët sa që e ka të pamundshme të adresojë në mënyrë të duhur elementet kyç rreth asaj se a ka pasur apo jo shkelje të KEDNJ-së. (Shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Wainwright kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 12350/04, Aktgjykim i 26 shtatorit 2006, paragrafët 53-56).​​ 

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata vëren që këto kritere janë të plotësuara në rrethanat e rastit konkret për arsyet në vijim: (i) mjeti juridik për rishikimin e procedurës​​ ​​ dhe kushtet​​ për​​ ngritjen e saje​​ është​​ i përcaktuar ne​​ nenin​​ 55, 56 dhe 57​​ ​​ te​​ LKA-se ku ne​​ mënyre​​ specifike​​ neni 55 [Rishikimi] i LKA-se​​ përcakton​​ se:

 

1. Pala e interesuar mund të kërkojë rishikimin e një vendimi, që ka marrë formë të prerë, kur: 1.1. pala mëson për fakte të reja, apo nëse konstaton ose krijon mundësi të përdorë prova të reja, në bazë të së cilave konflikti do të mund të zgjidhej në mënyrë më të favorshme për të, po të ishin shtruar ose përdorur këto fakte, apo prova, në procedurën e mëparshme gjyqësore;

 

  • Përkitazi me pretendimet e parashtruesit te kërkesës, për ekzistimin e fakteve/rrethanave të reja në favor të rishikimi​​ të vendimit në rastin e tij,​​ Gjykata thekson se të njëjtat,​​ ishin ngritur pranë Gjykatës Themelore,​​ dhe​​ ​​ ishin​​ trajtuar në mënyrë të detajuar nga gjykatat e rregullta. ​​ 

 

  • Gjykata,​​ vëren​​ se​​ duke u bazuar ne nenin 55 të​​ LKA-së,​​ Gjykata Themelore​​ përmes Aktvendimit [Ac.nr.621/13] të 25 gushtit 2020,​​ duke trajtuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, ndër të tjera, kishte theksuar si në vijim:

 

​​ [...]​​ shkresa e lartcekur e paraqitur nga paditësja si prove e re​​ nuk ka ndikim​​ për vendosje ndryshe të kësaj çështje administrative nga ajo se si ka vendosur gjykata e shkallës së parë me aktvendimin A.nr.621/13 të datës​​ 31 gusht​​ 2017.​​ 

 

[...]​​ arsyet e paraqitura​​ në kërkesë nga ana e paditësit, nuk lejojnë mundësin e rishikimit të procedurës kjo gjykate e hedhe poshtë kërkesën për rishikimi të procedurës pasi që pala nuk e ka bërë të besueshëm ekzistimin e bazës ligjore qe ligji e ka përcaktuar për mundësin e rishikimit te procedurës. Nga sa u theksua me larte, duke u bazuar ne nenin 55, 34 dhe nenin 60 paragrafi 2 të Ligjit për Konfliktin Administrativ u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi”

 

  • Gjithashtu, Gjykata rikujton se Gjykata​​ e Apelit përmes Aktvendimit [AA.nr. 571/20] të 11 shkurtit 2021,​​ në kontekst të këtij pretendimi specifik të parashtruesit të kërkesës, kishte theksuar si në vijim: ​​ 

 

“[...]Gjykata e Apelit ka vlerësuar pretendimet ankimore te paditësit, se tani me ne rastin konkret ka prova te reja, përkatësisht padia dhe kontrata e S, S.B., dhe ftesa për Gjykatën e Klinës, për Gjykatën e Apelit ky pretendim është i pa bazë,​​ për faktin se nuk janë prova te cilat nuk janë vlerësuar edhe me herët, andaj sipas vlerësimi edhe të kolegjit të Gjykatës se Apelit këto nuk janë prova të cilat nuk janë përdorur ne procedurën e mëparshme dhe në bazë të cilave do të mund të merrej vendimin me i favorshëm për palën paditëse – propozues, e rrjedhimisht as arsye te mjaftueshme​​ për të​​ lejuar​​ rishikimin​​ e procedurës​​ ne rastin konkret. Po ashtu, kjo gjykate, si gjykate e shkalles se dyte, vlerëson se gjykata​​ e shkalles se pare ne çështjen konkrete juridike ne mënyrën te plote dhe te drejte ka vërtetuar gjendjen faktike, e cila nuk vihet ne dyshim me pretendimet ankimore[...]

 

  • Në fund, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Arj.nr.29/2021] të 29 prillit 2021, në trajtim të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, kishte sqaruar si në vijim:​​ 

 

“Bazuar në​​ dispozitën ligjore të cituar si me lartë​​ Gjykata Supreme vlerëson se gjykata e instancave​​ më të ulta kanë vendosur drejtë​​ me​​ hedhjen​​ poshtë​​ ​​ kërkesës se paditësit​​ për​​ rishikimin​​ e procedurës, me të​​ cilin ka kërkuar​​ anulimin e aktgjykimit të​​ plotfuqishëm​​ ​​ gjykatës se shkalles se pare, A nr.621/13, dt. 31.08.2017, dhe vendimin te organit te paditur te KPMM, nr.K.A.075/2013, të 17.04.2013, si dhe kompensimin e demit ne shume prej 1,4118.560.00​​ 012 euro, sepse provat ne te cilat bazohet, se ka pranuar​​ një​​ ftese dhe padi nga Gjykata Themelore Peje-dega Kline, sipas lendes C.nr. 433/19, sipas se cilës dëshmohet se​​ është​​ paditur nga S.​​ dhe S.​​ B.​​ për kompensim demi, lidhur me​​ një​​ kontrate te pa realizuar​​ ​​ lidhura me ta ne kohen gjer sa ku subjekt ishte i pajisur me​​ licencë​​ nga KPMM, me të drejtë​​ edhe nga gjykata e apelit​​ janë​​ vlerësuar​​ se nuk​​ janë​​ prova relevante apo me ndikim​​ për​​ tu aprovuar kërkesa​​ për​​ rishikim, prandaj edhe sipas​​ vlerësimit të​​ Gjykatës​​ Supreme, paditësi nuk e ka bere te besueshme kërkesën për ekzistimin e bazës ligjore, sipas dispozitës se cituar si me lartë nga nenin 55.1.1, të LKA-së për rishikimin e procedurës.​​ 

 

[...] Provat në të cilat thirret nuk janë me peshe juridike për tu lejuar rishikimi i procedurës dhe për tu zgjidhur çështje ndryshe në favor të tij, nga ajo e përfunduar me aktgjykimin e formës se prerë”​​ 

 

  • Për sa i përket çështjes së dytë, përkatësisht “kërkesave institucionale​​ të​​ një​​ mjet efektiv juridik” për një​​ mjet efektiv juridik, gjykata rithekson se​​ në rrethanat e rastit konkret,​​ gjykatat e rregullta, respektivisht Gjykata Themelore, ajo e​​ Apelit dhe​​ përfundimisht Gjykata​​ Supreme​​ kishin trajtuar dhe arsyetuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës.​​ Ne lidhje me​​ kërkesat institucionale te nje mjet efektiv juridik”​​ GJEDNJ-ja vlerëson​​ çështjen e​​ pavarësisë së atij​​ autoriteti publik​​ si dhe​​ garancitë procedurale që ai ofron për të determinuar efektivitetin e një mjeti.​​ ​​ Përderisa “pavarësia e autoritetit publik” respektivisht gjykatave te rregullta nuk është kontestuar nga ana e parashtruesit te kërkesës, ne lidhje me “garancitë procedurale”, ​​ Gjykata ka parasysh​​ se​​ Gjykatat e rregullta ne trajtim te rastit te parashtruesit te kërkesës​​ ​​ kishin trajtuar pretendimet thelbësore të parashtruesit të kërkesës, dhe kishin sqaruar ​​ se​​ (i)​​ kërkesa e parashtruesit për rishikimi të vendimit nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 1 i nenit 55 të​​ Ligjit për konfliktet administrative;​​ (ii)​​ provat e paraqitura nuk përbejnë bazë për lejimin e rishikimit të procedurës;​​ (iii)​​ dhe provat e paraqitura nuk​​ paraqesin​​ fakte​​ ​​ reja​​ në​​ procedurën konkrete​​ sepse​​ t’ njëjtat​​ janë shqyrtuar gjatë zhvillimit të procedurës se​​ mëparshme​​ (Shih rastin e Gjykatës​​ KI48/18, ​​ cituar me lartë,​​ paragrafi 205).

 

  • Dhe, në fund, sa i përket çështjes së tretë, përkatësisht, “kumulativitetit të procedurave”,​​ jurisprudenca e GJEDNJ-së tregon që akumulimi i tërësishëm i procedurave dhe i kanaleve të korrigjimit (“redress”) në një sistem ligjor duhet të merret parasysh kur të vendoset lidhur me atë se a ka pasur parashtruesi një mjet efektiv në dispozicion apo jo. Në këtë aspekt, GJEDNJ-ja ka theksuar që edhe nëse asnjë mjet juridik në vetvete nuk mund të përmbushë të gjitha kërkesat e nenit 13 të KEDNJ-së – totali i mjeteve juridike mund të përmbushë ato kërkesa. (Shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Surmeli kundër Gjermanisë, nr. 75529/01, Aktgjykim i 8 qershorit 2006; shih, po ashtu,​​ Leander kundër Suedisë,​​ nr. 9248/81, Aktgjykim i 26 marsit 1987).​​ Në këtë aspekt, Gjykata, duke marrë parasysh që ka tashmë ka​​ konstatuar​​ se kërkesat e dy kritereve të para janë përmbushur, gjithashtu konstaton se procedura në tërësinë e saj ka mundësuar dhe ka ofruar një mjet juridik efektiv në adresimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kriteret për vlerësimin e efektivitetit të një mjeti efektiv juridik në kuptimin e nenit 13 të KEDNJ-së, në rrethanat e rastit konkret, janë përmbushur.​​ Gjykata verën se gjykatat e rregullta në rastin e parashtruesit të kërkesës kishin​​ analizuar​​ provat e paraqitura dhe​​ rishikimin e procedurës​​ dhe pretendimet​​ e tjera të​​ ngritura nga parashtruesi dhe në fund kishin refuzuar​​ kërkesën e tij për rishikim te vendimit​​ duke u bazuar në dispozitat përkatëse të LKA-se,​​ respektivisht nenit 55,​​ që ajo kishte konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret dhe me pretendimet thelbësore të ngritura nga parashtruesi i kërkesës (Shih rastin e Gjykatës​​ KI48/18, ​​ cituar me lartë,​​ paragrafi 205).

 

  • Gjykata rithekson​​ se efikasiteti i mjeteve juridike te parapara me nenin 54, respektivisht nenin​​ 32 te​​ Kushtetutës, ne pajtim me praktiken e GJEDNJ-se, nuk​​ përcaktohet​​ ne baze te asaj​​ nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ me​​ shfrytëzimin​​ e tyre ka arritur t'i realizoje​​ qëllimet​​ e tij ne​​ mënyrën​​ se si ai kishte synuar, por​​ nëse​​ ai kishte pasur​​ mundësinë​​ qe me mjetin juridik qe ai e​​ shfrytëzon​​ te mund te​​ paraqesë​​ argumentet e tij qe do te shqyrtohen nga autoritetet kompetente (shih rastin e​​ GJEDNJ-së,​​ Soering​​ kundër​​ Mbretërisë​​ se Bashkuar, Aktgjykim i 7 korrikut 1989, paragrafi 120,​​ shih gjithashtu rastin​​ KI76/20,​​ parashtrues Kujtim Zarari,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 22 korrikut 2020,​​ paragrafi 45).​​ 

 

  • Bazuar në si më sipër dhe duke marrë parasysh pretendimet e ngritura në rrethanat e rastit konkret dhe faktet e paraqitura, Gjykata, duke u mbështetur edhe në standardet e vendosura në praktikën e vet gjyqësore dhe në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, konstaton se: (i)​​ Aktgjykimi [ARJ.nr. 29/2021] i​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ nuk është nxjerrë në shkelje dhe është në përputhshmëri me të drejtat për mbrojtje gjyqësore të të drejtave të garantuara me nenin 54, të së drejtës në mjet juridik efektiv të garantuar me nenin 32 të Kushtetutës në lidhje me të drejtën për zgjidhje efektive të garantuar me nenin 13 të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ gjithashtu​​ se​​ “Komisioni është dashur që vendimet e saj ti bazoj në Ligj për Miniera dhe Minerale si në momentin e dhënies se licencës, ashtu edhe në pezullimin e saj, e jo në vendimet e Qeverisë.

 

  • Gjykata​​ sjell në vëmendje​​ se parashtruesi i kërkesës​​ është duke e​​ kontestuar​​ kushtetutshmërinë​​ e​​ Aktgjykimit​​ [ARJ.nr. 29/2021],​​ te 29 prillit 2021 të Gjykatës Supreme, dhe​​ jo kushtetutshmërinë e​​ Vendimit [02/46] të 2 nëntorit 2011, të Qeverise së Republikës se Kosovës.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon edhe shkelje te nenit 55 te​​ Kushtetutës, por nuk arsyeton dhe nuk shpjegon se si ne rrethanat e rastit te tij kjo e drejt mund te jete shkelur. Gjykata rithekson se​​ vetëm​​ përmendja​​ e nenit respektiv, pa mbështetur dhe​​ arsyetuar​​ nuk mund te​​ ngrij​​ çështje​​ për​​ vlerësim​​ pranë​​ kësaj​​ Gjykate.​​ 

 

  • Gjykata​​ gjithashtu rithekson dhe​​ ve theksin ne​​ qëndrimin​​ e saj parimor se nuk​​ është​​ detyre e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese te merret me gabimet e faktit ose te ligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta, apo instancat tjera​​ përkatëse, gjate​​ vlerësimit​​ te provave apo zbatimit te​​ ligjshmërisë),​​ përveç; dhe​​ për​​ aq sa ato mund te​​ kenë​​ shkelur te drejtat dhe​​ liritë​​ e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmëria). Ne te​​ vërtete,​​ është​​ roli i gjykatave te rregullta qe t'i​​ interpretojnë​​ dhe t'i​​ zbatojnë​​ rregullat​​ përkatëse​​ te se​​ drejtës​​ procedurale dhe materiale (shih rastin e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese​​ KI129/19, parashtruesi i​​ kërkesës:​​ Ramadan Koqinaj, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 7​​ nëntorit​​ 2019, paragrafi 55; shih gjithashtu rastin​​ KI40/17​​ Parashtrues​​ Muharrem Bytyqi dhe te​​ tjerët, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i​​ 5​​ korrikut 2017, paragrafi 35).​​ 

 

  • Roli i​​ Gjykatës​​ Kushtetuese​​ është​​ vetëm​​ qe te siguroje respektimin e te drejtave te garantuara me Kushtetute (shih rastin e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese​​ KI129/19, cituar me lartë,​​ paragrafi 56 dhe rastin e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese​​ KI86/11, parashtruesi i​​ kërkesës:​​ Milaim Berisha, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 5 prillit 2012, paragrafi 33).

 

  • Bazuar ne si me sipër,​​ Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk i ka mbështetur me prova pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me​​ Kushtetutë, sepse argumentet e paraqitura nga ai në asnjë mënyrë nuk tregojnë që gjykatat e rregullta ia kane mohuar atij të drejtat e garantuar me​​ Kushtetutë,​​ siç pretendohet nga parashtruesit e kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë. (Shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë,​​ nr.5503/02, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Bazuar në si me sipër,​​ Gjykata konstaton se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe rregullin 39 (2) të Rregullores së punës. ​​ 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 13 tetor​​ 2022, njëzëri:

 

VENDOS

 

I.TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

II.T'UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

III.TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​  ​​​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ nenin 20.4​​ ​​ të Ligjit; dhe

 

IV.Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​  Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

1

 

 

Parashtruesit:

“Elezaj” SH.P.K

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile