Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC-I-21-0844] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të 26 janarit 2023

Nr. të lëndës KI 94/23

Parashtruesit: Rexhep Ajvazi

Shkarko:

Prishtinë,​​ 21 dhjetor​​ 2023

Nr. ref.:RK 2309/23

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI94/23

 

Parashtrues

 

Rexhep Ajvazi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së ​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0844]​​ të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës të​​ 26 janarit 2023​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e​​ përbërë nga

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi​​ e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Rexhep Ajvazi (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës) me vendbanim në​​ fshatin Gadish, komuna e Gjilanit dhe përfaqësohet nga​​ Shefqet Xhelili (në​​ tekstin e mëtejmë: përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës), avokat nga Gjilani.

 

 

Vendimi i kontestuar

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0844]​​ të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS), të 26 janarit 2023. ​​ 

 

  • Aktgjykimi​​ [AC-I-21-0844] i Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së​​ i 26 janarit 2023, i është dorëzuar​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ më​​ 6 shkurt 2023.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0844] të​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të​​ DHPGJS​​ të​​ 6​​ shkurtit​​ 2023,​​ përmes të cilit​​ pretendohet se​​ janë shkelur​​ të drejtat dhe liritë themelore të​​ parashtruesit të kërkesës​​ të garantuara me​​ nenin​​ 31​​ ​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin​​ 22 (Procedimi i kërkesës) dhe​​ nenin​​ 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr. 03/L-121 për​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe në rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë

 

  • Më​​ 2 maj​​ 2023,​​ përfaqësuesi i​​ parashtruesit të​​ kërkesës e dorëzoi kërkesën​​ përmes postës​​ në Gjykatën ​​ Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 4 maj 2023, Gjykata pranoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës.

 

  • ​​ 31 maj​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës, përmes Vendimit​​ [Nr.​​ GJR.​​ KI94/23], caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues dhe​​ përmes Vendimit​​ [Nr.​​ KSH.​​ KI94/23] Kolegjin shqyrtues të​​ përbërë​​ nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha, anëtarë.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 21​​ qershor​​ 2023, Gjykata:​​ (i)​​ e njoftoi përfaqësuesin​​ e​​ parashtruesit të kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që të plotësojë kërkesën duke​​ bashkangjitur : a) autorizimin specifik për përfaqësimin e parashtruesit të​​ kërkesës para Gjykatës Kushtetuese; b) Aktgjykimin [AC-I-22-0844] të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së​​ të​​ 26 janarit 2023; dhe c) Aktgjykimin [C-IV-14-2573] të​​ DHPGJS-së​​ të​​ 8 dhjetorit 2021; si dhe​​ ii)​​ i dërgoi​​ DHPGJS-së​​ një​​ kopje të​​ kërkesës. ​​ 

 

  • Më​​ 5 korrik​​ 2023,​​ Gjykata pranoi​​ Aktgjykimet e kërkuara, por jo edhe autorizimin specifik ashtu siç ishte përshkruar në njoftimin për regjistrim të kërkesës dhe kërkesës për dokumente shtesë.

 

  • ​​ 25 korrik 2023, Gjykata i dërgoi një​​ shkresë​​ parashtruesit të​​ kërkesës, nga i cili kërkoj që​​ ​​ jap përgjigje Gjykatës se a​​ është​​ avokati Shefqet Xhelili përfaqësues i tij ligjor lidhur me kërkesën e paraqitur pranë​​ Gjykatës.​​ 

 

  • ​​ 3 gusht 2023, Gjykata pranoi një​​ shkresë​​ nga parashtruesi i kërkesës, me anë​​ ​​ ​​ cilës dëshmohej se avokati Shefqet Xhelili​​ është​​ përfaqësues ligjor i parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 14 nëntor​​ ​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtarit​​ raportues ​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi​​ Gjykatës​​ ​​ papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ ​​ rastit

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se thelbi i çështjes në​​ procedurat pranë​​ gjykatave të​​ rregullta ka të​​ bëjë​​ me kompensimin e pagave të​​ pa paguara për periudhën nga muaji gusht​​ të vitit​​ 2003 deri në​​ muajin maj​​ ​​ të vitit​​ 2004, në​​ vlerën prej 1,565.41 €​​ nga Ndërmarrja Shoqërore “Industria e Duhanit” (në​​ tekstin e mëtejmë​​ : N.Sh “Industria e Duhanit”), në​​ ​​ cilën kishte punuar parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 15 gusht 2006, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (në​​ tekstin e mëtejmë: AKM) kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës se i’u ishte ndërprerë​​ marrëdhënia e punës për shkakun se N.Sh “Industria e Duhanit” do t’i nënshtrohej së​​ shpejti procedurave të​​ likuidimit. Ky njoftim kishte bërë​​ thirrje për të​​ gjithë​​ personat e interesuar,​​ t’i parashtrojnë​​ kërkesat e tyre kreditore pranë​​ Autoriteti të​​ Likuidimit për N.Sh “Industria e Duhanit”.

 

  • ​​ 4 korrik 2007,​​ ​​ edhe zyrtarisht​​ filloi procedura e likuidimit për N.Sh “Industria e Duhanit”, ndërsa më​​ 21 shtator 2007, parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar kërkesën​​ e tij pranë Autoritetit të Likuidimit të N.Sh “Industria e Duhanit” lidhur me kompensimin e pagave të pa paguara për periudhën nga muaji gusht i vitit 2003 e deri në muajin maj​​ të vitit 2004, në shumën prej 1,565.41 €.

 

  • Më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit i N.Sh “Industria e Duhanit” si pjesë e Agjencisë​​ Kosovare​​ të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: AKP), përmes Vendimit GJI003-0583/0060, e kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar me arsyetimin se e njëjta është parashkruar në bazë të nenit​​ 36.2.1 të Shtojcës së Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe nenit​​ 608 të Ligjit për Punën e Bashkuar.​​ 

 

  • I pakënaqur me vendimin e lartcekur, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ inicioi​​ procedurë edhe në gjykatën e rregullt, kronologjinë e së cilës Gjykata do ta​​ paraqesë​​ më poshtë.

 

Procedura në​​ Dhomën e Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës

 

  • ​​ 11 prill 2014, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur një​​ kërkesë​​ kundër AKP-së​​ pranë​​ DHPGJS-së, për rishikimin e vendimit nr.GJI003-0583/0060 me të​​ cilin i ishte refuzuar kërkesa për kompensim të​​ shumës prej 1,565.41 euro në​​ emër të​​ pagave të​​ pa paguara për periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004 nga N.Sh “Industria e Duhanit”.​​ 

 

  • Më​​ 28 shtator 2021, AKP-ja përmes përfaqësuesit të​​ saj paraqiti mbrojtjen ndaj kërkesës së​​ parashtruar nga parashtruesi i kërkesës, duke propozuar që​​ të​​ njëjtën​​ gjykata ta refuzojë​​ si të​​ pa pranueshme ose të​​ pa bazuar dhe të​​ vërtetoj vendimin e Autoritetit të​​ Likuidimit në​​ pajtim me nenin 74.2 të​​ Ligjit nr.06/L-086​​ Për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Në​​ këtë​​ shkresë, AKP-ja potencon se procedura e likuidimit për N.Sh “Industria e Duhanit” kishte filluar më​​ 4 korrik 2007, ndërsa parashtruesi i kërkesës e paraqiti kërkesën e tij më​​ 21 shtator 2007 dhe se e njëjta u refuzua për shkak të​​ parashkrimit konform nenit 36.2.1 të​​ Shtojcës së​​ Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë​​ Kosovare të​​ Privatizimit dhe​​ nenit 608 të​​ Ligjit për Punën e Bashkuar. Tutje, e njëjta thekson se “parashtruesi i kërkesës nuk ka parashtruar ndonjë​​ provë​​ pranë​​ Autoritetit të​​ Likuidimit se ka dorëzuar ndonjë​​ ankesë​​ pranë​​ ndonjë​​ gjykate apo organi tjetër kompetent për periudhën prej tri viteve nga dita e lindjes së​​ kërkesës​​ së​​ pretenduar”.

 

  • Më 8 dhjetor 2021,​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së​​ nëpërmjet Aktgjykimit [C-IV-14-2573] e :​​ (i)​​ refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruar nga parashtruesi i kërkesës;​​ (ii)​​ vërtetoi si të drejtë dhe të bazuar në ligj vendimin me shkrim me nr. GJI003-0583/0060 të 10 marsit 2014 të lëshuar nga AKP-ja ; si dhe​​ (iii)​​ vendosi që secila palë t’i bartë shpenzimet e veta procedurale.

 

  • Në arsyetimin e Aktgjykimit [C-IV-14-2573] të 8 dhjetorit 2021,​​ DHPGJS-ë ndër të tjerash theksoi se :

 

[...]

 

Gjykata ka shqyrtuar pretendimet dhe parashtrimet e palëve në procedurë dhe ka konstatuar se kërkesa​​ i përket periudhës kohore nga muaji gusht 2003, deri në muajin maj 2004, ndërsa kërkesën për kompensim pranë Autoritetit të Likuidimit parashtruesi i kërkesës e ka ushtruar me datën 21.09.2007, që do të thotë se është parashtruar pas kalimit të​​ afatit​​ prej tri viteve nga momenti i lindjes së kërkesës. Andaj në kuptim të nenit 376 paragrafi 1 të LMD-së (1978) e cila dispozitë në mënyrë shprehimore përcakton se “kërkesa e shpërblimit të dëmit të shkaktuar parashkruhet për tri vjet nga data kur i dëmtuari ka mësuar për dëmin dhe për personin që ka bërë dëmin”, gjykata ka ardhur në përfundim se ankesa e parashtruar nga parashtruesi është e parashkruar dhe si e tillë është e pa bazuar.​​ 

 

(...)​​ Rrjedhimisht në pajtim me dispozitën e nenit 54.1 lidhur me nenin 74 të Ligjit nr.06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

 

  • Më​​ 21 dhjetor 2021, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë​​ në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-ë​​ kundër Aktgjykimit [C-IV-14-2573] të​​ Kolegjit të Specializuar​​ të​​ DHPGJS-ë, i 8 dhjetorit 2021, për të​​ gjitha bazat ankimore dhe kërkoi që​​ :​​ (i)​​ të​​ aprovohet ankesa si e bazuar;​​ (ii)​​ të​​ ndryshohet Aktgjykimi i ankimuar; dhe​​ (iii)​​ të​​ aprovohet padia si e bazuar.​​ 

 

  • ​​ këtë​​ ankesë, parashtruesi i kërkesës pretendoi se nuk​​ është​​ vërtetuar në​​ mënyrë​​ ​​ drejtë​​ gjendja faktike dhe​​ është​​ zbatuar në​​ mënyrë​​ ​​ gabuar e drejta materiale, për shkakun se njoftimi i dërguar më​​ 15 gusht 2006 nga​​ AKM-ja​​ lidhur me​​ ​​ ndërprerjen​​ e marrëdhënies së​​ punës, ka ndërprerë​​ afatin e parashkrimit, prandaj​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së​​ gabimisht ka vendosur kur ka refuzuar ankesën si të​​ pabazuar dhe e ka vërtetuar vendimin e ankimuar të​​ Autoritetit të​​ Likuidimit.​​ 

  • ​​ 26 janar 2022, AKP-ja dorëzoi përgjigjen në​​ ankesë, me të​​ cilën kundërshtoi pretendimet e parashtruesit e kërkesës si të​​ pabazuara në​​ ligj.

 

  • Më​​ 26 janar 2023, Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS-së​​ nëpërmjet Aktgjykimit [AC-I-21-0844] e :​​ (i)​​ refuzoi si të​​ pabazuar ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës; (ii) vërtetoi Aktgjykimin [C-IV-14-2573] të​​ Kolegjit të Specializuar​​ të​​ DHPGJS-së​​ të​​ 8 dhjetorit 2021; dhe​​ (iii)​​ nuk caktoi taksa gjyqësore për procedurën ankimore.​​ 

 

  • ​​ arsyetimin e Aktgjykimit [AC-I-21-0844], Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS-së​​ theksoi se:

 

​​ “Është​​ e qartë​​ se paditësi ka dështuar të​​ sjellë​​ në​​ gjykatë​​ prova për të​​ vërtetuar se ai e ka ndërprerë​​ parashkrimin e kërkesës që​​ ka ndodhë​​ me datë​​ 31 maj 2007 (...) Barra e provës në​​ bazë​​ të​​ nenit 42.2 të​​ LDHP-së​​ dhe nenit 7​​ të LPK-së, bie mbi paditësin, ai ka pas interes ligjor ta mbështesë kërkesën me prova, mirëpo ai ka dështuar ta bëjë këtë.”

 

Pretendimet e​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ 

 

  • Përfaqësuesi​​ i​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ në​​ kërkesën e parashtruar para Gjykatës, pretendoi​​ se​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së​​ dhe Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ kanë​​ nxjerrë​​ aktgjykimet e kontestuara,​​ në​​ shkelje të​​ të​​ drejtave të​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ të​​ garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm] të​​ Kushtetutës.

 

  • Përkitazi me pretendimin për shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës thekson se “​​ Në rastin e palës Rexhep Ajvazi, mendojmë se shkalla e parë dhe e dytë e DHPGJSK ka marrë aktgjykime selektive dhe diskriminuese, pasi që në të gjitha aktgjykimet aprovuese e ka pasë për bazë të njëjtat prova materiale të cilat kanë qenë të bashkangjitura lëndës së palës Rexhep Ajvazi”.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim,​​ përfaqësuesi​​ i​​ parashtruesit të kërkesës pretendon se në situata të ngjashme dhe me bazë juridike të njëjtë me rastet të tjera,​​ DHPGJS​​ ka vendosur ndryshe, ashtu që i ka aprovuar si të bazuara kërkesat e palëve, përkatësisht të ish-punëtorëve të N.Sh “Industrisë së Duhanit”.​​ 

 

  • Për më tepër, përfaqësuesi​​ i​​ parashtruesit të kërkesës potencon se “Konsiderojmë se nuk qëndrojnë arsyet ligjore të paraqitura në aktgjykimin e shkallës së parë dhe të dytë, se kemi parashkrim të kërkesës në kuptim të nenit 376 paragrafi 1 të LMD-së (1978), për faktin se çështja e përmbushjes së kërkesave të punëtorëve lidhur me të​​ drejtat e​​ tyre në Ndërmarrjet Shoqërore që janë në administrimin e AKP-së, është e rregulluar me ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si ligj i posaçëm (lex special).”

 

  • Përfundimisht, përfaqësuesi​​ i​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ kërkon nga Gjykata që:​​ (i)​​ të​​ anulohet aktgjykimi​​ [C-IV-14-2573]​​ i​​ Kolegjit të Specializuar​​ të​​ DHPGJS-së​​ ​​ 8 dhjetorit 2021 dhe Aktgjykimi [AC-I-21-0844] i Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS​​ i 26 janarit 2023;​​ si​​ dhe​​ (ii)​​ Lënda të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje në shkallën e parë të kësaj Gjykate.

 

Dispozitat​​ relevante të​​ Kushtetutës dhe Ligjit​​ 

 

Kushtetuta​​ e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • “Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë​​ e të drejtave në procedurë para​​ gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[…]”

Ligji​​ mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve nr. 690 (i datës 30 mars 1978)

 

Neni 376

  • “Kërkesa e shpërblimit të​​ dëmit të​​ shkaktuar parashkruhet për tri vjet nga data kur i dëmtuari ka mësuar për dëmin dhe për personin që​​ e ka bërë​​ dëmin.

[...]”

 

Shtojca e Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ 

 

Neni 36

Kërkesat e pavlefshme dhe jo të rregullta

  • “Autoriteti i Likuidimit refuzon, tërësisht apo pjesërisht, vlefshmërinë e Kërkesave apo interesit të pretenduar të kapitalit apo pronësisë nëse refuzimi i tillë obligohet apo lejohet sipas këtij ligji apo elementeve tjera të ligjeve të Kosovës në fuqi apo me urdhër të Gjykatës.​​ 

 

  • Pa kufizuar fushëveprimin apo zbatueshmërisë e paragrafit 1 më sipër, elementet në vijim përbëjnë bazë të mirë dhe të mjaftueshme sipas këtij ligji për refuzimin e një Kërkese apo interesi të pretenduar të kapitalit apo pronësisë:​​ 

 

2.1.​​ kërkesa apo pretendimi është i pasafatshëm sipas kufizimeve kohore të aplikueshme;​​ 

 

2.2.​​ dokumentacioni për Kërkesën apo interesin e pretenduar i paraqitur nga kreditori i pretenduar apo bartësi i interesit të pretenduar mbetet jo i plotë edhe pas kërkesës nga kreditori i pretenduar për dokumente apo dëshmi plotësuese; apo

[...]”

 

Neni 37

Llogaritja dhe kompensimi i kërkesave

​​ “[...]

  • Menjëherë pas Afatit për parashtrimin e kërkesave, Autoriteti i Likuidimit vlerëson vlefshmërinë, shtrirjen dhe prioritetin e kërkesave dhe pengjeve apo kolateraleve të ndërlidhura të paraqitura ndaj Ndërmarrjes dhe njofton kërkuesit në fjalë lidhur me rezultatet e atij vlerësimi; megjithatë, me kusht që:​​ 

4.1.kërkesat që konsiderohen të jenë të pasafatshme sipas afatit të kufizuar të përcaktuar me ligje të aplikueshme, si dhe kërkesat që nuk janë parashtruar në mënyrë të rregullt apo në kohë para gjykatës kompetente, refuzohen dhe nuk gëzojnë të drejtë për të marrë pjesë në disbursimet nga likuidimi; dhe

[...]”

 

Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore

 

Neni 7

“7.1 Palët kanë për detyrë të paraqesin të gjitha faktet mbi të cilat i mbështesin kërkesat e veta dhe të propozojnë prova me të cilat konstatohen faktet e tilla.​​ 

 

7.2 Gjykata është e autorizuar ti vërtetojë edhe faktet të cilat palët nuk i kanë paraqitur si dhe ti marrë edhe provat të cilat palët nuk i kanë propozuar, vetëm po që se nga rezultati i shqyrtimit dhe i të provuarit del përfundimi se palët kanë për qëllim disponimin me kërkesat me të cilat nuk mund te disponojnë lirisht (të përcaktuar në nenin 3 paragrafi 3 të këtij ligji), në qoftë se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe.​​ 

 

7.3 Gjykata nuk mund ta bazojë vendimin e vet në faktet dhe provat lidhur me të cilat palëve nuk u është dhënë mundësia që të deklarohen.”

 

Ligji Nr. 06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ 

 

Neni 42

Rregullat e përgjithshme mbi provat

“[...]

2. Pala që pretendon një fakt apo ngjarje ka barrën e dëshmisë për të dëshmuar vërtetësinë e pretendimit të tillë, duke paraqitur parashtresat apo duke paraqitur provat materiale (të dokumentuara, fizike dhe/ose dëshmuese). Secilës palë tjetër do ti jepet mundësia e arsyeshme për ta kontestuar legjitimitetin apo saktësinë​​ e provave të​​ tilla, nëpërmjet paraqitjes së​​ parashtresave apo provave tjera (të​​ dokumentuara, fizike dhe/ose dëshmuese) me anë të së cilave synohet përgënjeshtrimi i legjitimitetit apo saktësisë së provave të tilla. Kur prova e paraqitur nga njëra palë është në formën e dëshmisë ose dëshmisë nën betim, atëherë secila palë tjetër ka mundësinë për të marrë në pyetje personin që ka dhënë dëshminë nën betim apo që ofron një dëshmi të tillë, ose nëpërmjet dëshmisë në gjykatë, ose nëpërmjet dhënies së dëshmisë nën betim që është e xhiruar në video/audio shirit dhe që është e transkriptuar.

[...]”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata, së​​ pari shqyrton nëse janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë​​ të​​ përcaktuara me Kushtetutës dhe të​​ specifikuara më​​ tej me Ligj dhe Rregullore​​ të​​ punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe​​ ​​ Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë se:​​ 

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Megjithatë, përtej kritereve të​​ përcaktuara më​​ lart, në​​ vlerësimin nëse parashtruesi i​​ kërkesës i plotëson kriteret për vlerësimin e kërkesës së​​ tij, Gjykata rikujton nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të ​​​​ Ligjit dhe​​ ​​ në​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç parashihen në​​ nenin​​ 47,​​ 48​​ dhe 49​​ të​​ Ligjit,​​ që​​ përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“Çdo individ ka të​​ drejtë​​ ​​ kërkojë​​ nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në​​ rast se pretendon se të​​ drejtat dhe liritë​​ e tija individuale të​​ garantuara me Kushtetutë​​ janë​​ shkelur nga ndonjë​​ autoritet publik.

 

Individi mund ta ngritë​​ kërkesën në​​ fjalë​​ vetëm pasi që​​ ​​ ketë​​ shteruar të​​ gjitha mjetet juriidke të​​ përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë​​ ​​ ​​ kërkesën e tij të​​ qartësoj saktësisht se cilat të​​ drejta dhe liri pretendon se i janë​​ cenuar dhe cili​​ është​​ akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të​​ ecë​​ ​​ nga dita kur parashtruesit i​​ është​​ dorëzuar vendimi gjyqësor. Në​​ ​​ gjitha rastet e tjera, afati fillon të​​ ecë​​ ​​ ditën kur vendimi ose akti​​ është​​ shpallur publikisht...”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së​​ kritereve të​​ lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës: (i)​​ është​​ palë​​ e autorizuar, në​​ kuptim të​​ nenit 113.7 të​​ Kushtetutës; (ii) konteston kushtetutshmërinë​​ e Aktgjykimit [AC-I-21-0844] të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ DHPGJS-së​​ ​​ 26 janarit 2023; (iii) i ka shteruar të​​ gjitha mjetet juridike në​​ dispozicion, në​​ kuptim të​​ nenit 113.7 dhe nenit 47.2 të​​ Ligjit”; (iv) ka qartësuar të​​ drejtat e garantuara me Kushtetutë, të​​ cilat pretendon se i janë​​ shkelur, në​​ pajtim me kërkesat e nenit 48 të​​ Ligjit; dhe (v) ka dorëzuar kërkesën brenda afatit prej katër (4) muajsh, siç përcakton neni 49 i Ligjit.

 

  • Përveç kësaj kritereve të​​ lartcekura, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i​​ kërkesës i ka plotësuar kriteret e pranueshmërisë​​ ​​ përcaktuara në​​ paragrafin (2) të​​ rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të​​ Rregullores​​ ​​ punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së​​ punës përcakton kriteret në​​ bazë​​ ​​ ​​ cilave Gjykata mund të​​ shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë​​ kriterin që​​ kërkesa të​​ mos jetë​​ qartazi e pabazuar. Ky rregull specifikisht përcakton që:

 

Rregulli 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë​​ kërkesën të​​ papranueshme nëse kërkesa​​ është​​ qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë​​ ​​ mënyrë​​ ​​ mjaftueshme pretendimin e tij/saj.”

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ Gjykatës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë: GjEDNj) dhe të​​ Gjykatës, i mundëson kësaj të​​ fundit, që​​ ​​ shpallë​​ kërkesa të​​ papranueshme për arsye që​​ ndërlidhen me meritat e rastit. Më​​ konkretisht, bazuar në​​ këtë​​ rregull, Gjykata mund të​​ shpallë​​ një​​ kërkesë​​ ​​ papranueshme bazuar në​​ dhe pas vlerësimit të​​ meritave të​​ saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajtja e kërkesës​​ është​​ qartazi e pabazuar në​​ baza kushtetuese, siç​​ është​​ përcaktuar në​​ paragrafin (2) të​​ rregullit 34 të​​ Rregullorës së​​ punës (shih rastet e Gjykatës:​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ ​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 12 majit 2021, paragrafi 25;​​ KI29/22, parashtrues​​ “Kosovska Banka” DD Beograd​​ , Aktvendim për papranueshmëri, i 11 korrikut 2023, paragrafi 61; dhe​​ KI122/22,​​ ​​ parashtrues​​ Ilaz Rrahmani, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 korrikut 2023, paragrafi 38).

 

  • ​​ kontekst të​​ vlerësimit të​​ pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës, duke u bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së​​ dhe të​​ Gjykatës, një​​ kërkesë​​ mund të​​ shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në​​ tërësinë​​ e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë​​ pretendim specifik që​​ një​​ kërkesë​​ mund të​​ ngërthejë. Në​​ këtë​​ drejtim, këtyre pretendimeve do të​​ ju referohemi si “pretendime qartazi të​​ pabazuar” dhe bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, të​​ njëjtat kategorizohen në​​ katër grupe të​​ veçanta: (i) pretendime që​​ kualifikohen si pretendime “të​​ shkallës së​​ katërt”; (ii) pretendime që​​ kategorizohen me një​​ mungesë​​ të​​ dukshme ose evidente të​​ shkeljes”; (iii) pretendime “të​​ pambështetura ose të​​ paarsyetuara”; dhe në​​ fund pretendime “konfuze dhe të​​ paqarta” (shih, ndër të​​ ​​ tjerash rastet e​​ GJEDNJ-së​​ Kemmachev kundër Francës,​​ kërkesa nr.17621/91, kategoria (i);​​ Mentzen kundër Letonisë, kërkesa nr.​​ 71074/01, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, kërkesa nr.​​ 4241/03, kategoria (iii)).​​ 

 

  • Gjykata, gjatë​​ vlerësimit të​​ pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës, përkatësisht, gjatë​​ vlerësimit nëse kërkesa e parashtruesit​​ është​​ qartazi e pabazuar​​ në baza kushtetuese, do të​​ rikujtojë​​ thelbin e rastit që​​ ngërthen kjo kërkesë​​ dhe pretendimet përkatëse të​​ parashtruesit të​​ kërkesës. Në​​ vlerësimin e pretendimeve të​​ tilla, Gjykata do të​​ aplikojë​​ standardet e praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, në​​ harmoni me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të​​ Drejtat e Njeriut] të​​ Kushtetutës, nen, i cili​​ e detyron Gjykatën të​​ interpretojë​​ ​​ drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ Kushtetutës në​​ harmoni me vendimet gjyqësore të​​ GJEDNJ-së.​​ 

 

  • ​​ rastin konkret, Gjykata rikujton se esenca e kësaj çështje ndërlidhet me procedurën gjyqësore që​​ u zhvillua pranë​​ DHPGJS-së​​ ​​ ​​ dyja shkallët, në​​ ​​ cilën parashtruesi i kërkesës kërkoi që​​ ​​ realizonte të​​ drejtën për pagat e pa​​ paguara në​​ shumën prej 1,565.41​​ ​​ për periudhën kohore nga muaji gusht 2003 e deri në​​ muajin maj 2004​​ nga N.Sh “Industria e Duhanit”. Lidhur me këtë,​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së dhe Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së​​ e kishin refuzuar kërkesën e tillë, duke e vlerësuar se e njëjta ishte e pabazuar,​​ ​​ meqenëse​​ sipas ligjit në​​ fuqi në​​ atë​​ kohë, kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës ishte parashkruar pasi kishin kaluar tri​​ (3) vite që​​ nga dita kur kishte filluar të​​ rrjedhë​​ afati për realizimin e të​​ drejtës së​​ tij.​​ 

 

  • Sa më​​ sipër, parashtruesi i kërkesës thekson se pikërisht​​ përmes dy vendimeve të​​ shkallës së​​ I-rë​​ dhe të​​ II-të​​ ​​ DHPGJS-së​​ ka ardhur deri tek shkelja e të​​ drejtave​​ ​​ tij kushtetuese të​​ garantuara me nenin 31 të​​ Kushtetutës. Për më​​ tepër, parashtruesi i kërkesës si pretendim kryesor ka “në rastin e palës Rexhep Ajvazi, mendojmë se shkalla e parë dhe e dytë e DHPGJSK ka marrë aktgjykime selektive dhe diskriminuese, pasi që në të gjitha aktgjykimet aprovuese e ka pasë për bazë të njëjtat prova materiale të cilat kanë qenë të bashkangjitura lëndës së palës Rexhep Ajvazi”.

 

  • Gjykata, para se të​​ analizojë​​ pretendimin e parashtruesit të​​ kërkesës, vëren se parashtruesi i kërkesës e​​ ndërlidh​​ pretendimin e tij për shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës​​ me procedurën e vendimmarrjes si në​​ Kolegjin​​ e​​ ​​ Specializuar të​​ DhPGJS-së​​ ​​ shkallë​​ ​​ parë, ashtu edhe në​​ Kolegjin e Apelit të​​ DhPGJS-së​​ ​​ shkallë​​ ​​ dytë, që​​ ​​ kuptimin thelbësor i imponon Gjykatës detyrimin që​​ ​​ dy vendimet “t’i shqyrtojë​​ në​​ tërësinë​​ e tyre” në​​ kontekst të​​ shkeljeve të​​ pretendura të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, gjë​​ ​​ është​​ ​​ përputhje me praktikën e GjEDNj-së, e cila thotë se është “detyrë​​ e Gjykatës që​​ të​​ shqyrtojë​​ procedurat në​​ tërësi, që​​ në​​ rastin konkret​​ përfshin të​​ gjitha vendimet e gjykatave të​​ rregullta në​​ një​​ procedurë​​ të​​ vetme”(shih, ndër të​​ tjerash, Aktgjykimin e GjEDNj-së​​ ​​ rastin e​​ Helmers kundër Suedisë, të​​ 29 tetorit 1991, kërkesa nr.​​ 11826/85, Seria A nr. 212, f. 15, paragrafi 31).​​ 

 

  • ​​ rastin konkret, thelbi i ankimimit të parashtruesit​​ ​​ kërkesës qëndron​​ ​​ faktin se i njëjti pretendon se kërkesa e tij për kompensimin e pagave të​​ pa paguara për periudhën nga muaji gusht 2003 deri në​​ muajin maj 2004 nga​​ N.Sh “Industria e Duhanit”,​​ nuk ishte parashkruar në​​ bazë​​ ​​ ligjit​​ në fuqi në atë kohë, pasi që​​ Njoftimi i AKM-së​​ për ndërprerje të​​ marrëdhënies së​​ punës të​​ 15 gushtit 2006 e kishte ndërprerë​​ afatin e​​ parashkrimit dhe​​ rrjedhimisht pretendon​​ se pikërisht ky njoftim e​​ ​​ kishte rifilluar sërish afatin e parashkrimit për kërkesën e tij.​​ 

 

  • ​​ këtë​​ drejtim, Gjykata​​ konstaton​​ se të​​ gjitha vendimet e DHPGJS-së​​ ofruan arsyetime përkatëse lidhur me refuzimin e ankesës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës, duke konstatuar se​​ parashtruesi i kërkesës kishte dështuar të​​ ofrojë​​ dëshmi që​​ vërtetojnë​​ se i njëjti ka ndërprerë​​ parashkrimin e kërkesës​​ së tij”.

 

  • Për më​​ tepër,​​ nga shkresat e lëndës, Gjykata​​ konkludoi​​ se​​ ​​ 8 tetor 2021, Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së​​ i kishte dërguar​​ një​​ shkresë​​ parashtruesit të​​ kërkesës, nga i cili kishte kërkuar​​ për të​​ ofruar prova të reja që​​ nuk janë​​ ​​ shkresat e lëndës për të​​ mbështetur kërkesën e tij për pagat e pa paguara me paralajmërimin që​​ “[...]​​ nëse i njëjti nuk ofron ndonjë​​ provë​​ të​​ re, vendimi do të​​ bazohej në​​ provat ekzistuese.”

 

  • Sa më​​ sipër, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar në​​ DHPGJS​​ vetëm Njoftimin për përfaqësimin e punëtorëve të​​ N.Sh “Industria e Duhanit” në​​ Gjilan, e që​​ për​​ Kolegjin e Specializuar të​​ DHPGJS-së​​ nuk përbënte ndonjë provë​​ e cila do të​​ ndikonte që​​ kjo e fundit të​​ vendoste ndryshe lidhur me ankesën e parashtruesit.​​ 

 

  • Gjykata, më​​ tej gjen se edhe Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS​​ ishte pajtuar me konstatimet e Autoriteti të​​ Likuidimit​​ pranë AKP-së​​ dhe Kolegjit të​​ Specializuar të​​ DHPGJS​​ -së​​ se kërkesa për pagat e pa paguara​​ është​​ parashkruar, duke konkluduar se bazuar në​​ barrën e provës që​​ e parasheh neni 42.2 i Ligjit për​​ DHPGJS​​ dhe neni 7 i Ligjit për Procedurën Kontestimore, parashtruesi i kërkesës ka dështuar të​​ mbështesë​​ kërkesën e tij me provat konkrete. ​​ 

 

  • Gjykata, vëren se Autoriteti Kompetent i Likuidimit të​​ AKP-së, së​​ bashku me Kolegjin e Specializuar të​​ DHPGJS-së​​ -së​​ dhe Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së​​ -së​​ kanë​​ vepruar në​​ atë​​ mënyrë​​ ​​ mundësuan brenda kornizës procedurale për të​​ pranuar dhe për të​​ hyrë​​ ​​ shqyrtimin e meritave të​​ kërkesës,​​ por vetë​​ fakti se parashtruesi i kërkesës nuk paraqiti provat e kërkuara​​ për të​​ justifikuar ndërprerjen e afatit të​​ parashkrimit apo të​​ bazojë​​ kërkesën e tij, rezultoi me përfundimin se kërkesa e tij​​ është​​ parashkruar.

 

  • ​​ dritën e fakteve të​​ mësipërme, Gjykata e konsideron të​​ nevojshme të​​ ​​ ​​ pah se parashtruesit të​​ kërkesës i​​ është​​ mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në​​ parimin e kontradiktoritetit, pasi që​​ i njëjti ka mundur që​​ gjatë​​ fazave të​​ ndryshme të​​ procedurës të​​ paraqet provat e kërkuara nga Autoriteti i Likudimit dhe nga Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS​​ -së, e mbi të​​ gjitha edhe nga​​ Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS​​ -së​​ lidhur me pretendimin e tij për ndërprerje të​​ parashkrimit të​​ ​​ drejtës së​​ tij për të​​ kërkuar kompensimin ​​ e pagave të​​ pa paguara nga N.Sh “Industria e Duhanit”. Në​​ këndvështrimin objektiv, Autoriteti i Likuidimit dhe Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS​​ -së, por​​ edhe Kolegji i Apelit të​​ DHPGJS​​ i kanë​​ dëgjuar dhe shqyrtuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt argumentet që​​ ishin relevante për zgjidhjen e rastit, andaj dështimi që​​ ​​ ofrojë​​ prova mbi të​​ cilat do të​​ bazohej kërkesa e tij e paraqitur pranë​​ Autoritetit të​​ Likuidimit, bie mbi supet e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se në lidhje vlerësimin e pretendimeve “të shkallës së katërt” e që ndërlidhen me shkelje të pretenduara të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, ajo vazhdimisht ka theksuar se “drejtësia” e kërkuar nga nenet e lartpërmendura nuk është drejtësi “substanciale”, por drejtësi “procedurale”. Ky koncept, kryesisht në aspektin praktik, në parim, nënkupton: (i) mundësinë e zhvillimit të procedurave sipas parimit të kontradiktoritetit; (ii) mundësinë e palëve që në faza të ndryshme të kësaj procedure, të paraqesin argumente dhe dëshmi që i konsiderojnë të rëndësishme për rastin përkatës; (iii) mundësinë e kontestimit efikas të argumenteve dhe dëshmive të paraqitura nga pala kundërshtare; dhe (iv) të drejtën që argumentet e tyre të cilat, shikuar në mënyrë objektive, janë të rëndësishme për zgjidhjen e rastit, të dëgjohen dhe shqyrtohen nga gjykatat e rregullta në mënyrën e duhur; dhe për pasojë, procedura, marrë në tërësi, do të rezultonte si e drejtë. Për më tepër, vlerësimi i drejtësisë në një procedurë në tërësinë e saj, është një ndër premisat kryesore të praktikës gjyqësore të Gjykatës dhe asaj të​​ GJEDNJ-së (shih, në këtë kontekst, rastin e​​ GJEDNJ-së​​ Barbera, Messeque dhe Jabardo kundër Spanjës,​​ nr.10588/83, 10589/83, 10590/83, Aktgjykim i 6 dhjetorit 1988, paragrafi 68; dhe rastin e Gjykatës​​ KI22/19, parashtrues i kërkesës​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).

 

  • Gjykata, vlerëson se​​ në rastin e parashtruesit të kërkesës janë respektuar të gjitha kriteret e lartcekura nga ana e gjykatave të rregullta dhe se​​ pakënaqësia e parashtruesit të​​ kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të​​ ngrejë​​ pretendim të​​ argumentueshëm për shkeljen e të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ garantuara me Kushtetutë​​ (shih rastin e​​ GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë,​​ nr.​​ 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Si përfundim, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk ka argumentuar me ndonjë​​ provë​​ konkrete pretendimet e tij për shkelje të​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ njeriut të​​ garantuara me Kushtetutë, sepse pretendimet e paraqitur nga ai në​​ asnjë​​ mënyrë​​ nuk tregojnë​​ ​​ gjykatat e rregullta i kanë​​ mohuar atij të​​ drejtat​​ dhe liritë themelore të​​ garantuara me nenin 31 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

Përfundim

 

  • Bazuar sa më​​ sipër, Gjykata konstaton se​​ pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës për shkelje të​​ ​​ drejtave të​​ garantuara me nenin 31 të​​ Kushtetutës janë​​ pretendime që​​ kualifikohen si ​​ pretendime “të​​ pambështetura ose të​​ paarsyetuara”. Rrjedhimisht, kërkesa në​​ tërësi deklarohet si qartazi e pabazuar në​​ baza kushtetuese, siç përcaktohet në​​ paragrafin (2) të​​ rregullit 34 të​​ Rregullores​​ ​​ punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin​​ 48​​ të​​ Ligjit dhe​​ rregullat 34​​ (2) ​​​​ dhe​​ (3) dhe​​ 48 (1) (b)​​ të​​ Rregullores​​ së punës, në seancën e mbajtur më​​ 14 nëntor​​ 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • ​​ REFUZOJË​​ kërkesën;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në​​ Gazetën Zyrtare, në​​ pajtim me nenin 20.4​​ të Ligjit;

 

  • Ky​​ Vendim​​ hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban​​      ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1​​ 

 

Parashtruesit:

Rexhep Ajvazi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile