Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit [AC-I-21-0618] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të 6 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI30/23

Parashtruesit: Telekomi i Kosovës Sh.A.

Shkarko:

KI30/23, parashtrues i kërkesës Telekomi i Kosovës Sh.A., Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit [AC-I-21-0618] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të 6 tetorit 2022

KI30/23, Aktvenim për papranueshmëri i 27 marsit 2024, publikuar më 2 maj 2024

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, person juridik, qartazi e pabazuar

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) kishte nisur procesin e privatizimit të NSH-së “Universal”, duke bërë të ditur se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga kreditori ndaj NSH-së “Universal” është 5 shkurt 2006. Duke pasur parasysh këtë, parashtruesi i kërkesës parashtroi një kërkesë në AKM në të cilën kërkonte kompensimin e shumës prej 148,707,45€ në emër të borxheve të papaguara nga NSH “Universal”, për periudhën nga gushti 1999 deri në janar 2004. Sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, borxhet e NSH “Universal”, kanë qenë për shkak të shërbimeve postare të papaguara. Autoriteti i likuidimit të AKM-së i ka dërguar një kërkesë parashtruesit të kërkesës, duke kërkuar informacion shtesë dhe të arsyetuar në lidhje me vonesën në dorëzimin e kërkesës së kreditorit.

Autoriteti i likuidimit, NSH “Universal” mori vendim [PRN037-0008], me të cilin refuzoi kërkesën e parashtruesit për kompensim të faturave të papaguara në shumën e kërkuar, duke deklaruar se kërkesa ishte e parashkruar.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në DHPGJS kundër vendimit [PRN037-0008], e cilia fillimisht u refuzua nga Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së dhe më pas nga Kolegji i Apelit DHPGJS-së si e pabazuar.

Duke pasur parasysh rezultatin e procedurës gjyqësore, parashtruesi paraqiti një kërkesë në gjykatë duke deklaruar se Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së dhe Kolegji i Apelit i DHPGJS-së shkelën të drejtat e tij të garantuara nga neni 24 [Barazia para ligjit] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës lidhur me nenin 6, paragrafi 1 (E drejta për proces të rregullt gjyqësor) të KEDNJ-së.

Gjatë analizës së pretendimeve të parashtruesit, Gjykata zbatoi parimet e praktikës së saj gjyqësore si dhe praktikës së GJEDNJ-së, ku konkludoi se të gjitha pretendimet e parashtruesit ishin të pabazuara në përputhje me nenin 34 paragrafi 2 i Rregulloren e Punës.

Parashtruesit:

Telekomi i Kosovës Sh.A.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile