Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC-I-21-0180] të 12 tetorit 2021 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Nr. të lëndës KI44/22

Parashtruesit: Agjencia Kosovare e Privatizimit

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më 24 tetor 2022

Nr. Ref.:RK 2060/22

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

në

 

rastin​​ nr. KI44/22

 

Parashtrues

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

së​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0180]​​ të 12 tetorit​​ 2021​​ të​​ Kolegjit të Apelit të​​ Dhomës​​ së​​ Posaçme​​ ​​ Gjykatës Supreme,​​ për​​ çështjet​​ që​​ lidhen​​ me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesja e kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e kërkesës),​​ e cila përfaqësohet nga​​ Labinot Zogaj, zyrtar​​ i lartë​​ ligjor​​ tek parashtruesja e kërkesës.​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ e​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0180]​​ të 12 tetorit 2021​​ të Kolegjit të Apelit të Dhomës së​​ Posaçme​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i Apelit​​ i DhPGjS),​​ për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në ndërlidhje me Aktgjykimin [C-II-19-0014] të 28 dhjetorit 2020 të Kolegjit të​​ Specializuar​​ të Dhomës së Posaçme​​ të Gjykatës Supreme (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i​​ Specializuar i DhPGjS).

 

  • Aktgjykimi i kontestuar i është dorëzuar parashtrueses së​​ kërkesës, më​​ 19​​ tetor​​ 2021.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes​​ se kërkesës​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ të​​ lartëcekur​​ të Kolegjit të Apelit​​ të​​ DhPGjS-së,​​ me të​​ cilin parashtruesja e​​ kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të saj të garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 6.1​​ [E​​ drejta për një​​ proces të​​ rregullt] të​​ Konventës​​ Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ KEDNj).​​ 

 

  • Aktgjykimi në fjalë​​ kontestohet​​ vetëm​​ ​​ lidhje me aprovimin e 7​​ (shtatë) ankesave, prej​​ 514​​ sosh,​​ ​​ parashtruara në DhPGjS,​​ nga ankuesit​​ S.​​ Petrović​​ (C0457), S.​​ Pavlović​​ (C0458),​​ S.S.​​ Marinković​​ (C0292), D.​​ Čirković​​ (C0214),​​ Ž.​​ Cvejić​​ (C0246),​​ D.​​ Zlatković​​ (C0218) dhe​​ B.​​ Mitrović​​ (C0371), të gjithë ish punëtorë të ndërmarrjes N.Sh. Fabrika e Amortizatorëve Prishtinë.

​​ 

  • Për më​​ tepër,​​ parashtruesja e kërkesës kërkon​​ nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ që​​ ​​ vendosë masë të përkohshme​​ deri​​ në vendosjen​​ përfundimtarë​​ për meritat e kërkesës.​​ 

​​ 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1​​ dhe​​ 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara],​​ në lidhje me nenin 21.4 të Kushtetutës,​​ nenin​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e Përkohshme]​​ dhe 47 [Kërkesat​​ individuale]​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe​​ në​​ rregullin​​ 32​​ [Parashtrimi​​ i​​ kërkesave dhe​​ përgjigjeve] të Rregullores së​​ punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e​​ punës).

 

Procedura​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 12 prill​​ 2022, parashtruesja e​​ kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatë.

 

  • Më 19 prill 2021, Gjykata, nëpërmjet përfaqësuesit​​ të saj,​​ e njoftoi parashtruesen e kërkesës për regjistrimin e kërkesës, gjithashtu​​ një kopje e kërkesës iu dërgua DhPGjS-së.

 

  • Më 20​​ prill​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ caktoi​​ gjyqtaren Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ ​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 23 gusht 2022, Gjykata kërkoi nga​​ DhPGjS​​ informata përkitazi me datën e pranimit të Aktgjykimit të kontestuar nga parashtruesja e kërkesës.​​ ​​ 

 

  • Më 25​​ gusht 2022, DhPGjS informoi Gjykaten se Aktgjykimi i kontestuar i është dorëzuar​​ parashtrueses së kërkesës më 19 tetor​​ 2021.

 

  • ​​ 20 shtator​​ 2022, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e​​ gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

Historiku​​ 

 

  • Kërkesa bën fjalë për një kontest​​ civil​​ mes parashtrueses së kërkesës dhe ish punëtoreve të ndërmarrjes shoqërore,​​ N.Sh.​​ Fabrika e Amortizatorëve, të cilët​​ kërkonin​​ nga​​ parashtruesja e kërkesës​​ t’i​​ përfshinte​​ në listën​​ përfundimtare të​​ përfitimeve të 20%​​ (njëzëpërqindëshit) nga​​ të ardhurat e privatizimi të​​ ndërmarrjes,​​ N.Sh. Fabrika e Amortizatorëve,​​ e cila​​ kishte operuar​​ ​​ nga​​ viti​​ 1965.​​ Bazuar​​ në shkresat e lëndës,​​ pas muajit​​ gusht​​ 1999​​ ishte paraparë kthimi i organizuar i punëtoreve në ndërmarrje​​ dhe funksionalizimi i ndërmarrjes me​​ kapacitete​​ ​​ reduktuara.​​ ​​ vitin 2010, nga mjetet e​​ qiradhënies,​​ ishte bërë një​​ shpërndarje e​​ mjeteve,​​ si​​ për​​ punëtoret​​ aktivë​​ edhe​​ për ata që ishin në​​ listën e pritjes.​​ Deri në​​ vitin 2011, në​​ listën e pagave​​ u përfshinë​​ vetëm punëtoret që​​ ishin aktivë​​ në ndërmarrje.​​ 

 

  • Më 31 mars 2011, ndërmarrja,​​ N.Sh. Fabrika e Amortizatorëve,​​ u privatizua.​​ 

 

  • Më 7, 8 dhe 9 shkurt 2019, parashtruesja e kërkesës​​ ​​ gazetat e përditshme​​ Koha Ditore, Kosova Sot, Danas​​ dhe Pobjeda,​​ kishte shpallur listën përfundimtare​​ ​​ ish​​ punëtoreve përfitues​​ ​​ 20%​​ (njëzëpërqindëshit)​​ nga​​ të ardhurat e privatizimit​​ ​​ ndërmarrjes,​​ N.Sh. Fabrika e Amortizatorëve, duke dhënë​​ një​​ afat për​​ parashtrimin e ankesave​​ deri më 1 mars 2019.​​ Ndaj kësaj liste në DhPGjS u parashtruan 514 ankesa nga punëtoret e ndërmarrjes në fjalë.

 

  • Më 28 shkurt 2019, S.​​ Petrović​​ dhe S. Pavlović, parashtruan ankesë në DhPGjS,​​ ndaj​​ parashtrueses së kërkesës, nëpërmjet së cilës​​ kërkuan​​ përfshirjen e tyre​​ në listën përfundimtare të përfitueseve të 20%​​ (njëzetëpërqindëshit)​​ nga të ardhurat e privatizimi të ndërmarrjes,​​ N.Sh. Fabrika e Amortizatorëve, me arsyetimin se​​ vendin e punës​​ e kanë​​ lëshuar​​ për shkak të rrethanave të​​ krijuara​​ gjatë vitit 1999, duke u thirrur në diskriminim.​​ ​​ 

 

  • Mes datave​​ 11​​ mars​​ dhe​​ 4 prill​​ 2019,​​ D.​​ Zlatković,​​ Ž.S.​​ Cvejić, S.S.​​ Marinković, për S.​​ Marinković, S.M.​​ Pavlović, B.​​ Mitrović, S.​​ Pavlović​​ dhe S.​​ Petrović, parashtruan​​ ankesë tek​​ parashtruesja e kërkesë për​​ rishqyrtimin e listës​​ përfundimtare​​ ​​ punëtoreve përfitues të 20%​​ (njëzetëpërqindëshit),​​ duke kërkuar përfshirjen e tyre në këtë listë për shkak​​ ​​ pretendimit të krijimit të rrethanave të reja pas viti 1999, duke u thirrur në diskriminim.​​ Ankesat në​​ fjalë​​ i​​ janë​​ dorëzuar​​ parashtrueses së​​ kërkesës​​ nga DhPGjS, në​​ pajtim me​​ ligjin.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës,​​ pasi kishte shqyrtuar një nga një​​ ankesat​​ e të​​ lartëcekurve, i​​ kishte propozuar​​ DhPGjS-së​​ refuzimin​​ e​​ tyre​​ me pretendimin se nuk janë përmbushur kushtet sipas Rregullores​​ nr.2003/13, për përfshirje në listën përfundimtare.​​ 

 

  • Më 27 prill 2019,​​ DhPGjS, përgjigjet​​ e parashtrueses​​ ​​ kërkesës​​ ndaj ankesave të​​ punëtoreve të ndërmarrjes,​​ N.Sh. Fabrika e Amortizatorëve, ua kishte​​ përcjellur këtyre të fundit​​ mes datave 11​​ prill dhe​​ 8 maj 2019.​​ 

 

  • ​​ 20 janar 2020, DhPGjS ftoi​​ të gjitha palët, sipas ditëve të caktuara​​ në urdhër, për të marrë​​ pjesë në seancën dëgjimore që​​ ishte paraparë të​​ mbahej në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, duke filluar nga​​ data​​ 2,​​ deri më 9 mars​​ 2020,​​ ndërsa​​ seanca e​​ planifikuar për 11 mars 2020, ishte​​ ndërprerë si pasojë​​ e përhapjes së​​ pandemisë​​ Covid 19.​​ ​​ 2 shtator 2020, DhPGjS​​ vendosi​​ ​​ ndërprejë​​ mbajtën​​ e seancave​​ dëgjimore​​ për​​ shkak të​​ përkeqësimit të​​ situatës me​​ pandeminë.​​ Nga kjo datë​​ DhPGjS vendosi që​​ me palët të komunikonte me shkrim.​​ 

 

  • Më 28 dhjetor 2020,​​ Kolegji i​​ Specializuar i​​ DhPGjS-së,​​ me Aktgjykimin C-II-19-0014:​​ I.​​ aprovoi ankesat e 291 punëtorëve​​ ​​ ndërmarrjes,​​ ​​ mesin e tyre​​ edhe ankesat e​​ S. Petrović​​ (C0457) dhe S.​​ Pavlović​​ (C0458),​​ duke​​ e​​ detyruar parashtruesen​​ e​​ kërkesës​​ ​​ t’i përfshijë​​ të njëjtit​​ ​​ listën​​ përfundimtare​​ ​​ përfituesve​​ të 20%​​ (njëzetëpërqindëshit);​​ II. refuzoi si të​​ pabazuara,​​ mes tjerash,​​ edhe​​ ankesat e​​ 5 (pesë)​​ ankuesve,​​ S.S.​​ Marinković​​ (C0292), D.​​ Čirković​​ (C0214),​​ Ž.​​ Cvejić​​ (C0246),​​ D.​​ Zlatković​​ (C0218),​​ B.​​ Mitrović​​ (C0371),​​ me arsyetimin se​​ të njëjtit nuk i​​ kanë plotësuar kriteret në bazë​​ të nenit 10.4 të Rregullores​​ ​​ UNMIK-ut 2003/13. ​​​​ 

 

  • Më 23 prill 2021, ankuesja​​ S.S.​​ Marinković​​ (C0292)​​ për​​ prindin​​ S.​​ Marinković​​ ​​ dhe​​ ankuesi​​ D.​​ Čirković,​​ parashtruan ankesë​​ në Kolegjin e Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ ndaj​​ Aktgjykimit​​ [C-II-19-0014]​​ ​​ 28 dhjetorit 2020 të Kolegjit të​​ Specializuar​​ të DhPGjS-së,​​ për shkak të​​ refuzimit të​​ kërkesës​​ së tyre​​ për përfshirje​​ ​​ listën​​ përfundimtare të​​ përfituesve​​ të 20%​​ (njëzetëpërqindëshit),​​ me pretendimin se​​ janë​​ diskriminuar në kuptim të nenit​​ 14 të KEDNj-së​​ dhe pretendimin për shkelje të së drejtës së pronës në kuptim të nenit 46 të​​ Kushtetutës,​​ ​​ ndërlidhje me nenin​​ 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNj-së.

 

  • ​​ 26 prill 2021, ankuesit​​ Ž.​​ Cvejić,​​ D. Zlatković​​ dhe​​ B. Mitrović,​​ parashtruan ankesë në Kolegjin e Apelit,​​ ndaj​​ Aktgjykimit​​ [C-II-19-0014]​​ të 28 dhjetorit 2020 të Kolegjit të​​ Specializuar​​ të DhPGjS-së, po ashtu për shkak të refuzimit​​ ​​ kërkesës për përfshirje në listën e përfituesve​​ ​​ 20%​​ (njëzetë​​ përqindëshit),​​ duke u thirrur në diskriminim​​ dhe në​​ Aktgjykimin [SCEL-050004] të 14 qershorit 2006 të DhPGjS,​​ i cili shkonte në favor të punëtorëve te cilët pretendonin​​ se ishin diskriminuar nga AKP-ja, për mospërfshirje​​ ​​ listën​​ përfundimtare të​​ përfitimeve​​ ​​ 20% (njëzetëpërqindëshit).​​ ​​ 

 

  • Më 31 mars​​ 2021, parashtruesja e kërkesës,​​ parashtroi​​ gjithashtu​​ ankesë në​​ Kolegjin e Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ ndaj​​ Aktgjykimit​​ [C-II-19-0014]​​ ​​ 28 dhjetorit 2020​​ ​​ Kolegjit të​​ Specializuar​​ të DhPGjS-së,​​ duke kundërshtuar​​ piken I të dispozitivit,​​ me të cilën​​ u​​ aprovuan​​ ankesat​​ e​​ 291​​ punëtoreve​​ të ndërmarrjes,​​ N.Sh. Fabrika e Amortizatorëve.​​ Parashtruesja e kërkesës​​ aktgjykimin në fjalë​​ e kontestoi​​ për shkak të​​ shkeljeve të​​ dispozitave ligjore, vërtetimit​​ ​​ gabuar​​ ​​ gjendjes faktike dhe aplikimit​​ ​​ gabuar​​ të së​​ drejtës​​ materiale,​​ përfshi edhe mënyrën e interpretimit të​​ dispozitave​​ ligjore​​ ​​ lidhje​​ me​​ diskriminimin.​​ 

 

  • ​​ 12 tetor​​ 2021, Kolegji i Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ nxori Aktgjykimin [AC-I-21-0180],​​ nëpërmjet të cilit:​​ ​​ piken​​ 1.​​ të dispozitivit, mes​​ shumë ankuesish,​​ aprovoi​​ edhe​​ ankesat​​ e​​ S.S.​​ Marinković​​ (C0292), D.​​ Čirković​​ (C0214),​​ Ž.​​ Cvejić​​ (C0246), D.​​ Zlatković​​ (C0218)​​ dhe​​ të B.​​ Mitrović​​ (C0371),​​ duke ndryshuar​​ Aktgjykimin​​ [C-II-19-0014] të 28 dhjetorit 2020 të Kolegjit të​​ Specializuar të DhPGjS-së​​ në piken II të​​ dispozitivit, me të cilën u refuzuan kërkesat e tyre për përfshirje​​ ​​ listën përfundimtare të përfituesve të 20% (njëzetëpërqindëshit), me arsyetimin se bazuar ne jurisprudencën e Kolegjit të​​ Apelit të DhPGjS-së, periudha e pas viteve 1999 është trajtuar si periudhe diskriminuese për punëtoret​​ e nacionalitetit serb për shkak të zhvendosjes së tyre.​​ 

 

  • Më 18 mars 2022, parashtruesja e kërkesës,​​ pasi kishte pranuar Aktgjykimin përfundimtar [AC-I-21-0180], të 12 tetorit 2021, pranë së njëjtës instancë​​ gjyqësore​​ të DhPGjS-së,​​ parashtroi​​ kërkesë për​​ ​​ korrigjuar​​ Aktgjykimin përfundimtar në fjalë, si​​ dhe​​ Aktgjykimin e 28 dhjetorit 2020 të​​ Kolegjit​​ ​​ Specializuar​​ të DhPGjS-së,​​ përkitazi me​​ ankesat e​​ 94​​ ankuesve,​​ ku ishin bëre gabime në emra,​​ duke regjistruar nga dy herë​​ ankuesit në​​ dispozitivin e​​ aktgjykimeve dhe në lidhje me​​ 7​​ (shtatë) ankuesit​​ ​​ lartcekur​​ të nacionalitetit serb,​​ ​​ kishin arritur moshën e pensionimit, duke ​​ kërkuar​​ që nëpërmjet kërkesës për korrigjim, heqjen e tyre​​ nga lista përfundimtare.​​ 

 

  • Më​​ 24 mars​​ 2022,​​ Kolegji i Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ me​​ Aktvendimin korrigjues​​ AC-II-21-0180, korrigjoi:​​ 

 

(i)​​ Aktgjykimin e​​ 12 tetorit 2021, duke fshirë​​ nga lista e përfitimeve​​ dy​​ ankues​​ ​​ ishin​​ regjistruar​​ nga dy herë​​ si përfitues​​ ​​ 20%​​ (njëzetëpërqindëshit),​​ njëherë​​ ​​ piken I dhe​​ një herë​​ në piken​​ III të dispozitivit;​​ 

 

(ii)​​ korrigjoi Aktgjykimin e 28 dhjetorit​​ 2020​​ të Kolegjit të​​ Specializuar​​ të DhPGjS-së, duke​​ i bashkuar ankesat e ankuesve, në një të vetme,​​ ​​ cilët ishin​​ regjistruarar​​ po ashtu​​ nga dy​​ herë;​​ dhe​​ 

 

(iii)​​ hodhi poshtë​​ si të​​ papranueshme​​ kërkesën​​ e parashtrueses​​ së kërkesës për korrigjimin e Aktgjykimit të 12 tetorit 2021,​​ të Kolegjit të Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ përkitazi​​ me​​ 7 (shtatë) ankuesit e nacionaliteti serb​​ S.​​ Petrović​​ S.​​ Pavlović,​​ S.​​ Marinković,​​ D.​​ Čirković,​​ Ž.S.​​ Cvejić,​​ D.​​ Zlatković​​ dhe B.​​ Mitrović, për shkak se në baze të LDHP nuk ekziston mjet​​ juridik​​ për​​ rishikimin​​ e vendimeve përfundimtare,​​ (të formës së prerë),​​ përveç se kontestimit të​​ tyre​​ në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ sipas nenit 9.15 të LDHP-së.​​ 

 

Pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës pretendon​​ se​​ Aktgjykimi i​​ kontestuar i​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ shkel​​ ​​ drejtat e​​ saj të​​ garantuara me nenin​​ 31​​ ​​ Kushtetutës,​​ sepse​​ arsyetimi i​​ dhënë në​​ aktgjykim​​ nuk​​ është i mbështetur​​ ​​ argumente ligjore,​​ dhe se i njëjti​​ nuk përmban​​ shpjegime dhe sqarime të​​ mjaftueshme për​​ faktet vendimtare të​​ vlefshme për​​ gjykim të​​ drejtë të​​ kësaj çështjeje​​ gjyqësore.​​ 

 

  • Tutje,​​ parashtruesja e kërkesës pretendon​​ se​​ Aktgjykimi i​​ shkallës së parë​​ [C-II-19-0014], i​​ 28​​ dhjetorit 2020,​​ ka përfshirë​​ ​​ listën​​ përfundimtare​​ si përfitues të​​ 20%​​ (njëzetëpërqindëshit), ankuesin​​ S.​​ Petrović​​ (C0457)​​ dhe ankuesin​​ S.​​ Pavlović​​ (C0458)​​ ​​ kundërshtim​​ me​​ nenin​​ 10.4 të​​ Rregullores së​​ UNMIK-ut nr. 2003/13, respektivisht​​ ​​ Rregullores nr.​​ 2004/45​​ për​​ plotësim​​ ndryshimin e Rregullores nr. 2003/13 mbi transformimin e​​ ​​ drejtës​​ për​​ përdorim të​​ pronës së​​ paluajtshme në​​ pronësi​​ shoqërore.​​ Me​​ këtë​​ dispozitë​​ ligjore,​​ sipas parashtrueses së kërkesës,​​ punëtori​​ konsiderohet si​​ legjitim​​ nëse​​ është​​ i regjistruar si​​ punëtor​​ i​​ ndërmarrjes​​ ​​ pronësi​​ shoqërore, në​​ kohen e privatizimit, dhe​​ nëse​​ konstatohet se ka qenë në​​ listën​​ e pagave të​​ ndërmarrjes​​ për jo më​​ pak se tre​​ (3)​​ vjet. Kjo​​ kërkesë​​ nuk i ndalon punëtoret, të​​ cilët pretendojnë​​ se edhe ata do​​ ​​ ishin regjistruar apo​​ punësuar,​​ nëse nuk do ishin të​​ diskriminuar​​ për të paraqitur ankesë në DhPGjS,​​ në pajtim me paragrafin 10.6.​​ ​​ 

 

  • Në këtë kontekst,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ thekson​​ se​​ ​​ arsyetimin​​ e​​ aktgjykimit​​ për përfshirje​​ ​​ listën​​ përfundimtare​​ ​​ dhënë​​ në faqen 421 dhe 422 të​​ tij,​​ aprovimi i ankesave​​ ​​ ankuesve​​ arsyetohet në bazë të​​ diskriminimit,​​ përkundër​​ faktit se palët​​ nuk​​ kanë​​ prezantuar​​ asnjë​​ dëshmi​​ relevante​​ për​​ ​​ dëshmuar​​ diskriminimin​​ në kuptim të​​ nenit 4 dhe 20 të​​ Ligjit​​ nr. 05/L-021​​ kundër​​ diskriminimit.​​ 

 

  • Tutje parashtruesja e​​ kërkesë​​ thekson se​​ me​​ Aktgjykimin​​ e​​ 12 tetorit 2021,​​ ​​ Kolegjit të​​ Apelit​​ të DhPGjS-së,​​ janë aprovuar​​ ankesat e ankuesve:​​ S.S.M.​​ (C0292),​​ D.C.​​ (C0214),​​ Ž.C.​​ (C0246),​​ D.Z.​​ (C0218),​​ dhe​​ B.M.​​ (C0371)​​ ​​ kundërshtim​​ me​​ Rregulloren e UNIMIK-ut 2003/13,​​ gjegjësisht me​​ nenin 10.4 të saj,​​ pasi qe të​​ 7​​ (shtatë)​​ personat e​​ përfshirë​​ ​​ listën​​ përfundimtare​​ kanë​​ arritur​​ moshën​​ e pensionimit, pasi​​ ​​ ndërmarrja ka hyrë​​ ​​ likuidim,​​ ​​ 31 mars 2011.​​ Ky aktgjykim, sipas parashtrueses së kërkesës pretendohet të​​ jetë nxjerrë në​​ kundërshtim​​ edhe me​​ Ligjin e​​ Punës nr. 03/L-212,​​ përkatësisht nenin​​ 67.1.4​​ të tij.

 

  • Për me tepër, parashtruesja​​ e kërkesës thekson se me​​ aktgjykimin​​ korrigjues​​ [AC-I-21-0180] të​​ 24​​ marsit​​ 2022​​ të Kolegjit të Apelit,​​ janë dhënë arsyet​​ e​​ përfshirjes se 7 (shtatë)​​ ankuesve​​ të lartpërmendur,​​ ​​ cilët kanë​​ arritur moshën e​​ pensionimit,​​ por​​ edhe​​ përkundër​​ këtij​​ fakti​​ ​​ njëjtit​​ janë​​ përfshirë​​ ​​ listën​​ përfundimtare​​ pa​​ shpjeguar arsyet​​ për​​ bazën​​ ligjore të​​ përfshirjes​​ ​​ tyre në listë të​​ pensionisteve.​​ Tutje,​​ sipas parashtrueses së​​ kërkesës në​​ faqen​​ 400​​ ​​ Aktgjykimit,​​ Kolegji i Apelit arsyeton​​ se​​ nuk mund ta​​ ndërrojë​​ rezultatin e​​ dhënë,​​ për faktin se gjykata nuk ka mjet ligjor në​​ dispozicion,​​ sipas ligjit për DhPGjS,​​ ​​ ​​ shfuqizojë​​ aktgjykimin​​ përfundimtar, konstatim ky​​ ​​ është​​ ​​ kundërshtim​​ me nenin 9. 11.1 të​​ Ligjit​​ për​​ DhPGjS​​ nr.​​ 06/L-086.

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ konsideron se​​ aktgjykimi i shkallës së parë dhe i shkallës së dytë​​ janë​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje​​ të​​ nenit 10.4 të Rregullores së​​ UNMIK-ut​​ nr.2003/13,​​ respektivisht​​ të​​ Rregullores nr.2004/45​​ për​​ ndryshimin​​ e Rregullores nr. 2003/13,​​ ​​ kundërshtim me nenin 9.11.1, të​​ Ligjit nr. 06/L-086, nenin 201, d) të LPK-së.

 

  • Në fund, parashtruesja e​​ kërkesës​​ kërkon nga Gjykata,​​ ​​ shpallë kërkesën të pranueshme, të​​ anulojë​​ Aktgjykimin AC-I-21-0180,​​ ​​ 12​​ tetorit 2021 dhe​​ Aktgjykimin C-II-19-0014 të 22 janarit 2020, si dhe​​ lëndën​​ ta kthejë​​ ​​ rivendosje​​ në DhPGjS.

 

Arsyetimi i kërkesës për masë të përkohshme

 

  • Parashtruesja e kërkesës në këtë kontekst thekson:​​ Meqë me aktgjykimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, cenohet parimi i sigurisë juridike, si dhe faktit se parashtruesja e kërkesës mund të pësoj dëme të pariparueshme dhe me qellim të mbrojtjes së interesit publik, në mbështetje të nenit 56 dhe 57, të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i propozojmë gjykatës të nxjerr ketë:​​ AKTVENDIM...për caktimin e masës se përkohshme, deri ne vendosjen meritore te çështjes gjyqësore nga Gjykata Kushtetuese”.

 

Dispozitat​​ relevante

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës​​ 

Nenit​​ 113

[Juridiksioni​​ dhe Palët e​​ Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

[...]

Neni 21

[Parimet e Përgjithshme]

“4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.”

 

Ligji​​ nr. 04/L-021 për Gjykaten Kushtetuese

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesja e kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj​​ saktësisht​​ se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”​​ 

 

Neni 49

​​ (Afatet)

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi.”

 

Rregullorja e punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese

 

Rregulli 39​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

[…]

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…].”

 

Pranueshmëria​​ e​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.​​ Në këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ Gjykata vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 të​​ të njëjtin nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë,​​ kundër akteve të​​ nxjerrë​​ nga autoritet publike, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata​​ më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë,​​ të përcaktuara ​​ me paragrafin​​ 1 të nenit 47 (Kërkesa individuale),​​ sipas​​ së cilit​​ çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga​​ Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, individi mund të parashtrojë​​ kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve,​​ Gjykata​​ thekson se parashtruesja e​​ kërkesës është palë e autorizuar, e​​ cila​​ konteston një akt të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0180]​​ të 12 tetorit 2021 të Kolegjit të Apelit të DhPGjS, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, bazuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit, Gjykata në vijim duhet të vlerësojë: (i) cili është “vendimi i fundit” në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës,​​ përkitazi​​ me rrjedhjen e afatit ligjor katër (4) mujor të përcaktuar​​ me Ligj;​​ dhe​​ (ii)​​ cili është​​ mjeti i​​ fundit efektiv juridik​​ ​​ kuptim të rregullit​​ 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se afati 4 (katër) mujor​​ sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës,​​ fillon të rrjedhë nga​​ vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik​​ në procesin e shterjes së mjeteve juridike. Në këtë kontekst, parashtruesit e kërkesave duhet t’i shterojnë vetëm mjetet juridike të cilat janë efektive, përkatësisht mjetet juridike lejueshmëria e të cilave është përcaktuar me ligj. Kjo sepse parashtruesit e kërkesave nuk mund të zgjasin afatet kohore strikte të përcaktuara me Ligj dhe Rregullore të punës, duke ua​​ përkujtuar​​ atyre që​​ të​​ mos​​ ushtrojnë mjete juridike​​ pranë autoriteteve përkatëse​​ të cilat nuk kanë kompetencë ligjore që të ofrojnë mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore​​ të njeriut,​​ cenimin e të cilave e pretendojnë parashtruesit e kërkesave (shih, ndër tjerash, rastet e Gjykatës,​​ KI48/21, me parashtrues​​ Xhavit R. Sadrija, Aktvendimi për papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, paragrafi 44; dhe​​ KI45/21,​​ me parashtrues​​ Samedin Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GjEDNj-se:​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë, kërkesat nr. (10865/09,​​ 45886/07 dhe 32431/08), të 17 shtatorit 2014, paragrafi 258).​​ 

 

  • Gjykata vëren se në rrethanat e rastit konkret,​​ procedura ndaj parashtrueses së​​ kërkesës, e cila është zhvilluar​​ në​​ DhPGjS​​ në lidhje me meritat e rastit kishte përfunduar me Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0180],​​ ​​ 12 tetorit 2021​​ të Kolegjit të Apelit të DhPGjS.​​ Megjithatë pas pranimit të këtij​​ Aktgjykimi​​ përfundimtar​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ ka përdoruar mekanizma ligjorë​​ të​​ cilët​​ nuk​​ janë​​ vendime​​ përfundimtare,​​ por​​ mekanizmat​​ ligjore​​ mund të​​ përdoren​​ për të​​ korrigjuar gabimet eventuale​​ teknike​​ dhe numerike, pa prekur meritat e çështjes së gjykuar me vendim përfundimtar. ​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vë në dukje që​​ me Aktvendimin e​​ 24 marsit 2022, Kolegji​​ i​​ Apelit​​ vetëm se​​ ka​​ korrigjuar​​ Aktgjykimin e​​ vetë, të​​ 12​​ tetorit​​ 2021,​​ dhe Aktgjykimin e 28 dhjetorit 2020 të Kolegjit​​ ​​ Specializuar, duke​​ i fshirë nga dispozitivi ankesat e ankuesve të aprovuara, që janë​​ regjistruar​​ nga​​ dy herë si përfitues të 20% (njëzetëpërqindëshit)​​ dhe duke i bashkuar ato​​ në një​​ të vetme. Ndërsa sa i perket kërkesës së parashtrueses së​​ kërkesës për korrigjimin e​​ ankesave të aprovuara ne lidhje​​ me​​ 7 (shtatë) ankuesit​​ S.​​ Petrović​​ S.​​ Pavlović, S.​​ Marinković, D.​​ Čirković,​​ Ž.S.​​ Cvejić, D.​​ Zlatković​​ dhe B.​​ Mitrović, Kolegji i Apelit i DhPGjS e​​ ke hedhur​​ poshtë si të papranueshme, një kërkesë të tillë, duke​​ arsyetuar:​​ “Kolegji i Apelit​​ lidhur me këtë grup të ankuesve nuk mund të ndërroj rezultatin e dhënë, pasi që Kolegji i Apelit nuk ka mjet ligjor në dispozicion në bazë të LDHP-së, të shfuqizoj Aktgjykimin e tij përfundimtar, edhe nëse në rezultatin e dhënë në këtë lëndë kaq voluminoze, janë bërë gabime gjatë shqyrtimit të saj. Në bazë të nenit 9.14 të LDHP-së, Aktgjykimet e Kolegjit të Apelit janë të formës së prerë, dhe ato mund të ankimohen në bazë të nenit 9.15 të LDHP-së, vetëm në Gjykaten Kushtetuese. Prandaj nga këto arsye, kërkesa e AKP-së​​ për korrigjimin e Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit AC-I-21-0180, të datës 12 tetor 2021, lidhur me 7 ankues është​​ hedhë poshtë si e papranueshme”.

 

  • Gjykata në​​ këtë kontekst, thekson se në rastet kur që nga fillimi është e qartë se parashtruesit e kërkesave​​ nuk ka​​ mjet juridik efektiv në dispozicion, afati​​ 4 (katër)​​ mujor​​ fillon të​​ rrjedhë​​ nga data kur ka ndodhur veprimi/ngjarja për shkak të së cilës ai/ajo​​ i është drejtuar instancave gjyqësore ose nga data kur parashtruesi/ja​​ është afektuar drejtpërdrejt ose kur ka marrë njohuri për atë veprim/ngjarje ose për pasojat​​ e saj negative (shih rastet e GjEDNj-së:​​ Dennis dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar​​ nr. 76573/01, ​​ Vendim i 2 korrikut 2002; dhe​​ Varnava dhe të tjerët kundër Turqisë,​​ nr. 16064/90, 16065/90, 16066/90, 16068/90, 16069/ 16070/90, 16071/90, 16072/90 dhe 16073/90, Aktgjykim i 18 shtatorit 2009, paragrafi 157).

 

  • Gjykata tutje​​ ​​ në dukje,​​ se në rastin e parashtrueses së kërkesës, pas pranimit të​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0180], të​​ 12 tetorit 2021 të Kolegjit të Apelit të DhPGjS, asgjë nuk e ka ndaluar​​ të njejtën​​ që t’i drejtohet Gjykatës​​ Kushtetuese​​ për të​​ kërkuar​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë​​ se Aktgjykimit​​ përfundimtar të lartëcekur. Megjithatë,​​ parashtruesja e​​ kërkesës ka vendosur të përdorë mekanizma ligjor me të cilët me ligj​​ nuk​​ lejohet rishqyrtimi i​​ meritave të një​​ rasti, qe përben çështje të gjykuar​​ (res judicata),​​ por​​ vetëm​​ korrigjimi​​ i​​ çështjeve​​ teknik dhe numerike.​​ Në​​ këtë kuptim shfrytëzimi i këtij mekanizmi ligjor nga parashtruesja e kërkesës për të korrigjuar një vendim përfundimtar​​ (res judicata)​​ është i kufizuar vetëm në evitimin e gabimeve teknike/numerike dhe nuk mund të merret nga Gjykata si “vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik” në kuptim të rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës. Për me tepër, Aktvendimi korrigjues i 24 marsit 2022 i​​ Kolegjit të Apelit të DhPGjS​​ është pjesë integrale e Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0180], të 12 tetorit 2021​​ (mjetit të fundit efektiv juridik)​​ i korrigjuar​​ nga e njëjta instance gjyqësore.​​ (shih, arsyetimin e Kolegjit të Apelit, në Aktvendimin korrigjues te 24 marsit 2022, ku theksohet: “Ky Aktvendim korrigjues është pjesë përbërëse e Aktgjykimit të cekur të Kolegjit të Apelit.”).

 

  • Thënë këtë,​​ Gjykata,​​ bazuar në​​ rregullin​​ 39 (1) (c) të Rregullores së punës,​​ konsideron se​​ vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik​​ është Aktgjykimi​​ [AC-I-21-0180], i 12 tetorit 2021, i Kolegjit të Apelit të DhPGjS​​ dhe jo​​ Aktvendimi​​ korrigjues​​ [AC-I-21-0180],​​ i cili​​ është pjesë integrale e tij.​​ Në këtë​​ kontekst,​​ Gjykata, më tej duhet të vlerësojë nëse parashtruesja e​​ kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e​​ saj në Gjykatë,​​ në përputhje me​​ afatin kohor të përcaktuar në​​ nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se​​ parashtruesja e​​ kërkesës Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0180], të 12 tetorit 2021 të Kolegjit​​ të​​ Apelit të DhPGjS,​​ “vendimin e fundit të​​ mjetit të fundit efektiv juridik, sipas përcaktimit të mësipërm të Gjykatës, e ka pranuar më​​ 19​​ tetor 2021, ndërkohë qe kërkesën në Gjykatë e ka dorëzuar më 12 prill 2022, që do të thotë se kërkesa​​ është dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar ligjor​​ prej 4 (katër) muajve.

 

  • Gjykata, në këtë kontekst, rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI128/21, me parashtrues​​ Shkelzen Mustafa, Aktvendimi për papranueshmëri, i 22 shtator 2021, paragrafi 40; dhe​​ KI64/21, me parashtrues​​ Ali Gjonbalaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 29 korrikut 2021, paragrafi 38; dhe shih, gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se:​​ Kevin O’Loughlin dhe të tjerët, kundër Mbretërisë së Bashkuar, kërkesa nr. 23274/04, Vendim i 25 gushtit 2005).​​ 

 

  • Si përfundim, bazuar në arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtrueses së kërkesës nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes Aktgjykimit​​ të kontestuar janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të parashtrueses së kërkesës të garantuara me Kushtetutë.

 

Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme​​ 

​​ 

  • Gjykata rikujton se parashtruesja e​​ kërkesës, gjithashtu kërkon nga Gjykata që të nxjerrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme. Gjykata​​ sa​​ më sipër konkludoi​​ se kërkesa e​​ parashtrueses se kërkesës​​ është e papranueshme. Prandaj, në pajtim me paragrafin 1 të nenit 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit dhe me rregullin 57 (Vendimi për masë të përkohshme)​​ të Rregullores së punës, kërkesa për masë të përkohshme, është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë, refuzohet.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113​​ ​​ të Kushtetutës, të neneve 27​​ dhe​​ 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 39 (1) (c),​​ 57​​ dhe 59 (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 20​​ shtator 2022, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • TË REFUZOJË ​​ kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi   Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 23 nëntor 2022​​ 

Nr. ref.: UK 2087/22

 

Në pajtim me nenin 112 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me paragrafin 1. 4 të nenit 11 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr.​​ 03/L-121​​ dhe me rregullin 65 (Përmirësimi i vendimeve) të Rregullores së punës nr.01/2018 së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, nxjerr Urdhrin për korrigjim në vijim, me qëllim të korrigjimit të një gabimi teknik në Aktvendimit për papranueshmëri, të publikuar në rastin KI44/22, të 20 shtatorit 2022. ​​ 

 

URDHËR PËR KORRIGJIM

 

të një gabimi teknik të

Aktvendimit, në rastin KI44/22 të 20 shtatorit 2022​​ 

 

 

  • Më 20 shtator 2022, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), e deklaroi kërkesën të jashtë afatshme, në pajtim me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Më 27 tetor 2022, Aktvendimi për papranueshmeri, në rastin KI44/22, përmes shërbimeve postare i është dorëzuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

  • Më 27 tetor 2022, Gjykata sipas detyrës zyrtare vërejti një gabim teknik, tek pjesa hyrëse e dispozitivit të Aktvendimit për papranueshmeri, në rastin KI44/22, të 20 shtatorit 2022, në versionin e gjuhës serbe, ku data e vendimmarrjes së Gjykatës, në pjesën hyrëse të dispozitivit, pas fjalisë ​​ “IZ TIH RAZLOGA”,​​ kishte mbetur e shënuar ​​ me​​ xx“​​ .​​ 

 

  • Gjykata rikujton se pjesa hyrëse e dispozitivit të Aktvendimit për Papranueshmeri, në rastin e KI44/22, të 20 shtatorit 2022, versioni i gjuhës serbe, i cili iu është dorëzuar palëve është si në vijim:​​ 

 

„IZ TIH RAZLOGA

 

Ustavni sud, u skladu sa stavovima 1 i 7 člana 113. Ustava, članovima 27 i 49. Zakona i u skladu sa pravilima 39 (1) (c), 57 i 59 (b) Poslovnika, dana XX septembra 2022. godine, jednoglasno“

 

  • Marrë parasysh gabimin teknik të lartëcekur, në pjesën hyrëse të dispozitivit të Aktvendimit për Papranueshmëri, në rastin KI44/22, të 20 shtatorit 2022, versioni i gjuhës serbe, Gjykata bazuar në Rregullin 65 të Rregullores së Punës, lëshon këtë:

 

 

 

 

 

URDHËR

 

  • Dispozitivi i Aktvendimit për Papranueshmëri KI44/22 i 20 shtatorit 2022, në pjesën hyrës të tij, korrigjohet si në vijim:  ​​​​ 

 

„IZ TIH RAZLOGA

 

Ustavni sud, u skladu sa stavovima 1 i 7 člana 113. Ustava, članovima 27 i 49. Zakona i u skladu sa pravilima 39 (1) (c), 57 i 59 (b) Poslovnika, dana 20. septembra 2022. godine, jednoglasno“

 

  • Ky Urdhër do t’i bashkëngjitet Aktvendimit fillestar të Gjykatës, në pajtim me rregullin 65 (3) të Rregullores së punës;

 

  • Ky Urdhër do t'u komunikohet palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20 (4) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese;

 

  • Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile