Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-19-0194, të 1 tetorit 2020

Nr. të lëndës KI 48/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI48/21, parashtrues i kërkesës: Xhavit R. Sadrija, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit  AC-I-19-0194, të 1 tetorit 2020

 KI48/21, aktvendim për papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, publikuar më 21 korrik 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, jashtë afatit kohor, aktvendim për papranueshmëri

Më 24 shkurt 2021, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën përmes postës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në të cilën kërkonte vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, pasi që konsideronte se ai i shkelte të drejta e tij kushtetuese të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 [Mbrojtja e pronës] të KEDNJ-së.

Pas shikimit të shkresave të lëndës, Gjykata arriti në përfundim se aktgjykimi i kontestuar i ishte dorëzuar parashtruesit të kërkesës më 7 tetor 2020, në bazë  të së cilës rezulton se kërkesa  ishte dorëzuar në Gjykatë jashtë afatit katërmujor siç parashihet me Ligj dhe Rregulloren e punës.

Rrjedhimisht, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës si të dorëzuar jashtë afatit kohor.

Parashtruesit:

Xhavit R. Sadrija

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale