Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 264/2020, të 3 shtatorit 2020

Nr. të lëndës KI 45/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI45/21, Parashtrues: Samedin Bytyqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 264/2020, të 3 shtatorit 2020

 KI45/21, Aktvendim për Papranueshmëri i 20 majit 2021, i publikuar më 2 qershor 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme

Kërkesa ishte dorëzuar nga Samedin Bytyqi nga Gjakova, i cili kontestonte Aktgjykimin [Rev.nr.264/2020] të 3 shtatorit 2020 të Gjykatës Supreme.

Parashtruesi pretendonte shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës si dhe me nenin 1 [E drejta e Pronës] të Protokollit I, dhe me nenet 6 [E Drejta për një Proces të Rregullt] dhe 13 [E drejta për ankim efektiv] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në të njëjtën kohë, parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata të caktojë masën e përkohshme me të cilën “do të i pamundësohet paditësit që të realizojë qëllimin e vet në mënyrë kundërligjore duke marrë të hollat tona në mënyrë të kundërligjshme”.

Në fillim, Gjykata iu referua datës së dorëzimit të vendimit përfundimtar dhe datës së parashtrimit të kërkesës në Gjykatë për të vlerësuar nëse parashtruesi e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të caktuar prej 4 (katër) muajsh.

Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton që vendimi i fundit në rastin e parashtruesit të kërkesës është Aktgjykimi [Rev.nr.264/2020] i Gjykatës Supreme, i 3 shtatorit 2020, dhe në bazë të fletkthesës Gjykata vërejti se parashtruesi vendimin e kontestuar e ka pranuar më 22 tetor 2020.

Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më 22 tetor 2020, ndërsa kërkesën në Gjykatë e ka dorëzuar përmes postës më 26 shkurt 2021, që do të thotë se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar ligjor.

Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk është parashtruar brenda afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e papranueshme, sepse është parashtruar jashtë afatit të paraparë ligjor.

Po ashtu sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata siq konstatoi më parë që kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e pa afatshme prandaj Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës për vënien e masës së përkohshme duhet të refuzohet.

Parashtruesit:

Samedin Bytyqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile