Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, Ac.nr. 1848/17, të 11 gushtit 2020

Nr. të lëndës KI 64/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI64/21, Parashtruese: Ali Gjonbalaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, Ac.nr. 1848/17, të 11 gushtit 2020

KI64/21, Aktvendim i 29 korrikut 2021, publikuar më 31 gusht 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme

Parashtruesi i kërkesës kishte filluar një kontest lidhur me një ngastër dhe një mur në gjykatat e rregullta. Ai kërkoi që personi përkatës (ii) t’i dorëzoj në shfrytëzim të papenguar sipërfaqen prej 24 m2, pjesë e ngastrës kadastrale; (ii) të rrënojë në tërësi murrin e ndërtuar në gjatësi prej 8.94 m, gjerësi 25 cm dhe lartësi 2m; dhe (iii) të përmbahet nga çfarëdo shqetësimi.

Gjykata Themelore vendosi që të refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar, dhe këtë qëndrim e mbështeti dhe Gjykata e Apelit. Parashtruesi i kërkesës, parashtroi edhe propozimin për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, por ky i fundit gjeti se propozimi i parashtruesit të kërkesës nuk aprovohet.

Parashtruesi i kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese pretendon shkelje të së drejtës së tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm duke kontestuar qëndrimet e Gjykatës së Apelit dhe gjendjen faktike të vërtetuar nga kjo e fundit.

Gjykata duke u bazuar në faktin që parashtruesi i kërkesës (i) shprehimisht konteston Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, dhe (ii) nuk paraqet pretendime specifike që kanë të bëjnë me arsyet e dhëna nga Njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe se si Njoftimi i kësaj të fundit për të mos paraqitur kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë para Gjykatës Supreme kishte cenuar të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës, konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [nr.1848/17] të 2 tetorit 2020,  është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës. Përfundimisht, Gjykata konstaton që kërkesa është e papranueshme në baza kushtetuese.

 

 

Parashtruesit:

Ali Gjonbalaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit