Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [2021:206775] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 20 shtatorit 2022

Nr. të lëndës KI217/22

Parashtruesit: Nuri Rexha

Shkarko:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Prishtinë, 5 shkurt 2024

Nr. ref.:RK 2318/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI217/22

 

Parashtrues

 

Nuri Rexha

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ [2021:206775]​​ të Gjykatës Supreme të​​ Kosovës​​ ​​ 20​​ shtatorit​​ 2022

​​ 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi e kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Nuri Rexha,​​ lagjja​​ Dushkajë,​​ komuna e​​ Kaqanikut ​​​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ Parashtruesi i kërkesës përfaqësohet nga Liman Musa, avokat nga Ferizaj (në tekstin e mëtejmë: përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit [2021:206775] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 20 shtatorit​​ 2022, në lidhje me​​ Aktgjykimin [CA.​​ nr.​​ 191/2016] të Gjykatës së Apelit të 28 shtatorit​​ 2020 dhe​​ Aktgjykimin [C. nr. 228/2014] të Gjykatës Themelore në Kaçanik​​ ​​ 4 dhjetorit​​ 2015.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë ​​ së aktgjykimeve të lartcekura, ​​ për të cilët pretendohet se cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të parashtruesit të kërkesës të garantuara me nenin​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit],​​ ​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ si dhe nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet ​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë

 

  • ​​ 28​​ dhjetor​​ 2022,​​ ​​ përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës​​ dorëzoi përmes postës​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 30​​ dhjetor​​ 2022,​​ Gjykata​​ e pranoi dhe e regjistroi kërkesën.​​ 

 

  • ​​ 11​​ janar​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës me vendimin​​ [nr. GJR.​​ KI217/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar raportues, dhe me vendimin [nr.​​ KSH.​​ KI217/23]​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Safet Hoxha,​​ (kryesues),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver​​ Peci,​​ anëtarë.

 

  • ​​ 24​​ janar​​ 2023,​​ Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtruesit të kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe, në të njëjtën kohë, kërkoi nga ai që të plotësojë formularin standard të kërkesës​​ së Gjykatës, si dhe të dorëzojë në Gjykatë Aktgjykimin ​​ [CA. nr. 191/2016] të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 15​​ shkurt​​ 2023,​​ Gjykata pranoi nga përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës formularin e Gjykatës të plotësuar vetëm pjesërisht si dhe Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të cilin Gjykata e kërkoi përmes shkresës së 24 janarit 2023.

 

  • ​​ 21 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë e Gjykatës.

 

Përmbledhja e fakteve të rastit

 

  • Gjykata, vetëm në bazë të aktgjykimeve të gjykatave të rregullta, të cilat i konteston​​ parashtruesi i kërkesës, dhe jo në bazë të kërkesës së paraqitur nga përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës, për shkak se nuk ka përshkrim përkatës të fakteve në të, konstaton se​​ parashtruesi i kërkesës​​ dhe personi G.K kanë lidhur një kontratë paraprake për blerjen e lokalit afarist në një sipërfaqe prej 35 m2,​​ me​​ çmimin e dakorduar​​ prej 66.000 euro, që​​ është dashur​​ paguhej me këste.​​ Parashtruesi​​ ka paguar këstin e parë në shumën 20 000 euro. Megjithatë, hapësira e zyrës nuk është ndërtuar brenda kornizës kohore të dakorduar.

 

  • Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ padi në Gjykatën Themelore, në të cilën G.K., nga Suhareka, paraqitet si i paditur i parë, ndërsa E.B., nga fshati Biçec, komuna e Kaçanikut, paraqitet si i​​ padituri​​ i dytë. Në kërkesëpadi​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka kërkuar anulimin e parakontratës si dhe kthimin e shumës prej 20.000 euro me kamatë të​​ llogaritur.

 

  • Më 28 tetor 2015, gjatë seancës​​ shqyrtuese​​ në Gjykatën Themelore, i padituri i parë, G.K., nuk e kontestoi padinë e paditësit (parashtruesi​​ i kërkesës) dhe theksoi se nga paditësi​​ (parashtruesi i kërkesës)​​ ka pranuar mjete në vlerë prej 20.000​​ € për blerjen e lokalit afarist, në sipërfaqe prej 35 m2, ndërsa të​​ paditurit​​ të dytë E.B., i ka paguar shumën prej 650€, për detyrimet e kompanisë.

 

  • I padituri i dytë, E. B.,​​ kontestoi​​ kërkesëpadinë​​ e paditësit gjatë seancës gjyqësore dhe​​ i propozoi​​ gjykatës​​ që ta refuzojë atë,​​ sepse​​ nga​​ të​​ gjitha​​ provat të​​ cilat​​ gjinden​​ në​​ shkresat​​ e​​ lëndës​​ u​​ vërtetua​​ se​​ i​​ padituri​​ i​​ parë​​ i​​ ka​​ mar​​ këto​​ mjete,​​ të​​ cilin fakt ai e ka pranuar.​​ 

 

  • Më 4 dhjetor 2015, Gjykata Themelore nxori​​ Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 228/14],​​ përmes të cilit​​ pranoi​​ pjesërisht kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesit të kërkesës,​​ anuloi parakontratën​​ paraprake për shitblerjen e objektit​​ afarist të lidhur më 6 qershor 2009, dhe​​ obligoi të paditurin​​ e parë G.K., që t'ia​​ kthejë​​ parashtruesit të kërkesës​​ shumën prej 20.000​​ €, me kamatë të llogaritur.​​ 

 

  • Përmes të njëjtit​​ aktgjykim, Gjykata Themelore e refuzoi​​ kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës kundër të paditurit të dytë E. B. si të pabazuar.

 

  • Në aktgjykim​​ [C.​​ nr.​​ 228/14],​​ Gjykata Themelore theksoi:

 

[…]​​ gjykata​​ e detyroi të​​ paditurin​​ e parë​​ që​​ të​​ ia përmbush detyrimin​​ paditësit, sepse i padituri​​ i parë​​ i ka marrë​​ këto mjete, ndërsa​​ lokalin nuk ia dorëzuar sipas marrëveshjes​​ […]

 

,:0

Meqenëse​​ i​​ padituri​​ ka​​ rënë​​ në​​ vonesë​​ me kompensimin​​ e​​ dëmit.​​ Gjykata​​ kërkesën​​ e​​ palës​​ paditëse​​ dhe ​​​​ në​​ bazë​​ të​​ nenit​​ 277​​ te​​ LMD-së,​​ e​​ detyroi​​  ​​​​ paditurin​​ G.K.,​​ që​​ paditësit​​ në​​ shumat​​ e​​ gjykuara​​ t'ia​​ paguaj​​ edhe​​ kamatën​​ si​​ për​​ mjetet e deponuara në​​ bankë​​ pa​​ destinacion​​ të​​ caktuar​​ për​​ më​​ shumë​​ se​​ një​​ vit​​ edhe​​ ate​​ duke​​ filluar​​ nga​​ data​​ 06.06.2009​​ (nga​​ data​​ kur​​ i​​ janë​​ dorëzuar​​ mjetet​​ financiare,​​ e​​ deri​​ në​​ pagesën​​ definitive.

 

Gjykata e refuzoi padinë​​ e paditësit​​ si të​​ pa bazuar ndaj të​​ paditurit Elham Bunjaku, nga fshati Biçec, sepse nga provat të​​ cilat​​ gjinden në​​ shkresat e​​ lëndës​​ u vërtetua se​​ shumën e mjeteve prej 20,000.00€, i ka pranuar i padituri G.​​ K., ndërsa ky nuk ka marrë​​ asnjë​​ obligim për pagesë, e​​ këtë​​ fakt gjykata e vërtetoi nga aneks kontrata e datës 07.08.2009.

 

  • Parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në lidhje me refuzimin e​​ kërkesëpadisë kundër të​​ paditurit​​ të dytë, duke​​ pretenduar​​ vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

 

  • Më 28 shtator 2020, Gjykata e Apelit​​ nxori Aktgjykimin​​ [CA.​​ nr.​​ 191/2016],​​ përmes​​ të cilit refuzoi​​ ankesën e paditësit si të pabazuar, ndërsa​​ vërtetoi në tërësi​​ aktgjykimin e Gjykatës Themelore.​​ ​​ 

 

  • Në arsyetimin e​​ Aktgjykimit [CA.​​ nr.​​ 191/2016], Gjykata e Apelit theksoi:​​ 

 

„[…]​​ gjendja​​ faktike,​​ ashtu​​ si​​ ​​ është​​ cekur​​ ​​ parë,​​ drejtë​​ dhe​​ ​​ masë​​ ​​ duhur​​ është vërtetuar​​ nga​​ ana​​ e​​ gjykatës​​ ​​ shkallës​​ ​​ parë,​​ andaj​​ pretendimet​​ ankimore​​ me​​ ​​ cilat​​ tregohet nëe​​ vertetim​​ ​​ gabuar​​ dhe jo​​ ​​ platë​​ të gjendjes​​ faktike​​ janë​​ tëe​​ pabazuara.​​ Gjykata​​ e shkallës​​ së parë nga kontratat e bashkangjitura, parakontratës dhe provave tjera me shkrim në menyrë të padyshimt verteton se paditësi ka genë në marrëdhenie kontratore, raporti i shitëblerjes së paluajtshmërisë me të paditurin e parëe, ndërsa i padituri i dytë ka genë vetëem dëshmitar i punëes juridike​​ ​​ cekur,​​ dhe​​ ashtu​​ edhe​​ nënshkrues​​ ​​ parakontratën​​ lëndore.​​ Marrëdhëeniet kontraktuale​​ ​​ paditurit​​ ​​ parë​​ dhe​​ të paditurit​​ ​​ dytë​​ nuk​​ kanë​​ ​​ bëjnë​​ me​​ paditësin,​​ as​​ nuk janë​​ me ndikim​​ në​​ të​​ drejtat e tij.“

 

Sipas të​​ cekurave, në​​ kuptim të​​ nenit 45 par. 1,2 dhe 3 të​​ LMD, parakontrata e lidhur krijon​​ obligim për kontraktuesit.​​ Duke marr parasysh se i padituri i parë​​ nuk i ka përmbushur obligimet e​​ tij, andaj paditësi sipas nenit 124​​ të​​ LMD ka​​ pasur të​​ drejtë​​ në​​ shkëputje​​ të​​ kontratës, dhe​​ të​​ drejten në​​ kompensim​​ dëmi.

 

  • Parashtruesi i kërkesës parashtroi revizion kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, ​​ në Gjykatën Supreme, duke pretenduar​​ „shkelje të​​ procedurës kontestimore, nga neni 182 paragrafi 1,​​ dhe paragrafi​​ 2, pika​​ k), n)​​ dhe i), për​​ shkak të​​ shkeljeve të​​ standardeve ndërkombëtare​​ mbi të​​ drejtat e njeriut, dhe zbatimit tëe gabuar të​​ së​​ drejtës​​ materiale.“

 

  • Më 20 shtator​​ 2022, Gjykata Supreme nxori​​ Aktgjykimin​​ [2021:206775], duke refuzuar si të pabazuar​​ revizionin​​ e​​ parashtruesit, të paraqitur​​ kundër​​ Aktgjykimit [CA.nr.191/2016] të Gjykatës së Apelit.

 

  • Në arsyetimin e​​ Aktgjykimit​​ [2021:206775],​​ Gjykata Supreme theksoi:

 

Nuk​​ qëndron​​ pretendimi​​ se​​ gjykata​​ e​​ shkallës​​ se​​ parë​​ ka​​ bërë​​ shkeije​​ të​​ dispozitave​​ ligjore​​ nga​​ 2​​ pika​​ i), të​​ LPK-së,​​ pasi që​​ nuk​​ iu​​ ka dhënë​​ mundësinë​​ palëve​​ të​​ dëgjohen​​ në​​ cilësinë​​ e palës​​ në​​ procedure,​​ kjo për faktin​​ se dispozita​​ e lartcekur​​ nuk e​​ obligon​​ gjykatën​​ që​​ të bëjë​​ dëgjimin​​ e​​ palëve​​ në​​ cilësine​​ e​​ palës​​ në​​ procedurë,​​ por​​ e​​ obligon​​ që​​ t'ia​​ sigurojë​​ mundësinë​​ që​​ në​​ mënyrë​​ të​​ ligjshme​​ dhe​​ të​​ drejtë​​ të​​ bëjë​​ shqyrtimin​​ e​​ çështjes​​ në​​ gjykatë,​​ gjë​​ të​​ cilën​​ gjykata e shkallës së​​ parë​​ e ka​​ bërë, pasi që​​ e njëjta palët i ka ftuar në​​ mënyrë​​ ​​ rregullt për​​ seancë,​​ është​​ siguruar nëse ftesa i​​ është​​ dorëzuar palëve në mënyrë​​ ​​ rregullt, dhe në​​ këtë​​ drejtim​​ nuk ka pasur shkelje​​ të​​ procedurave,​​ pasi​​ palët​​ kanë​​ mundur​​ ti​​ parashtrojnë​​ të​​ gjitha​​ pretendimet​​ dhe deklarimet​​ e​​ tyre,​​ që​​ është​​ e​​ mjaftueshme​​ për​​ të​​ siguruar​​ qasje​​ në​​ gjykatë​​ dhe​​ proces​​ i​​ rregullt për​​ gjykim​​ të​​ drejtë​​ dhe në​​ përputhje edhe me​​ nenin​​ 6 të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për të​​ Drejtat​​ e​​ Njeriut.

 

Në​​ raport me pretendimet në​​ revizion se "Vendimi i atakuar​​ është​​ i paqartë, kontraditor me aesyetimin​​ e​​ aktgjykimit të​​ atakuar dhe se i njëjti​​ përmban​​ elemente që​​ shkaktojnë​​ konfuzion dhe paqartësi në​​ të​​ kuptuarit e arsyes së​​ vendosjes,​​ është​​ pretendim i pa themelte, për shkak se aktgjykimi​​ në​​ strukturë​​ dhe​​ përmbajtje​​ është​​ në​​ përputhje​​ me dispozitat​​ nga​​ neni​​ 160​​ i​​ LPK-së,​​ ngase​​ dispozitivi​​ është​​ i​​ hartuar​​ në​​ mënyrë​​ të​​ rregullt,​​ dhe​​ arsyetimi​​ i​​ aktgjykimit​​ është​​ në​​ perputhje​​ ​​ plotë​​ me​​ mënyrën​​ e​​ vendosjes.“​​ 

 

Pretendimet e revizionit për zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale, nuk u pranuan si​​ të​​ bazuara nga​​ Gjykata​​ Supreme,​​ pasi​​ që​​ gjykata​​ e shkallës së​​ parë​​ dhe e shkallës së​​ dytëe​​ duke e​​ vlerësuar të​​ njejtin pretendim të​​ paditurit të​​ paraqitur edhe pranë​​ këtyre gjykatave, kanë​​ dhënë​​ arsyetim të​​ plotë,​​ të​​ qartë​​ dhe​​ të​​ njëjtat arsye​​ janë​​ të​​ pranueshme edhe​​ për​​ gjykatën e revizionit. pasi​​ në​​ rastin konkret, midis palëve ndërgjyqëse nuk ishte kontestuese se​​ i​​ padituri​​ i​​ parë​​ G.K.​​ nga Suhareka, ka marre nga paditësi shumën e parave në​​ vlerë​​ prej​​ 20,000.00€, dhe kthimin e këtyre mjeteve e ka pas​​ detyrim për​​ shkak të​​ mos përrnbushjes së​​ kontratës nga ana​​ e​​ tij. Kjo vërtetohet me para kontratën​​ e lidhur në​​ mes​​ të​​ paditesit dhe​​ të​​ paditurit të​​ parë​​ me datë​​ 06.06.2009.“

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se vendimet e gjykatave të rregullta cenojnë të drejtat e tij të garantuara​​ me​​ nenet 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i​​ drejtpërdrejtë​​ i​​ Marrëveshjeve​​ dhe​​ Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para​​ Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]​​ të Kushetutës, si dhe neni 6 (E drejta për një​​ proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

  • Megjithatë, parashtruesi i kërkesës​​ arsyeton​​ shkeljet e pretenduara të neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së ekskluzivisht me dy paragrafë, të cilët Gjykata do t'i citojë të plotë:

 

CENIM​​ I​​ RËND​​ I​​ Konventës​​ Evropiane​​ neni​​ 6,​​ të​​ drejtat​​ e njeriut,​​ si​​ dhe​​ të​​ drejtave​​ të​​ garantuara në​​ Kushtetutën e​​ Republikës së​​ Kosovës​​ për​​ një​​ Gjykim të​​ drejt të​​ barabart para ligjit,​​ bazuar në​​ fakte dhe prova.

 

Gjykata në​​ çdo fazë​​ procedurës ka detyrim të​​ respektoj dhe ti marrë​​ për bazë​​ gjitha rrethanat dhe provat e prezantuara nga të​​ gjitha palët e jo në​​ mënyrë​​ ​​ arbitrare të​​ veproj në mënyrë​​ jo kushtetuese dhe ne kundershtim me Konventen Evropiane per te drejtat e njeriut duke filluar nga neni 1 e deri te dispozita​​ e fundit ku garantohen​​ të​​ drejtat e njeriut para gjykatave, si dhe në​​ kundërshtim me​​ vet​​ Kushtetutën e​​ Republikës se​​ Kosoves“.

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon që Gjykata ta aprovoj​​ kërkesën e tij, ta kthejë​​ rastin në​​ gjykatën​​ e​​ shkallës së parë për rigjykim, ose​​ ​​ Aktgjykimi [C.​​ nr.​​ 228/2014]​​ t’i​​ kthehet​​ Gjykatës​​ Supreme për të nxjerrë​​ aktgjykim të​​ drejtë​​ dhe​​ meritor.

 

Dispozitat përkatëse të Kushtetutës​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1.Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2.​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ 

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë”.

[...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse janë përmbushur​​ kriteret​​ e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë, të parapara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Përveç kritereve të lartcekura,​​ Gjykata gjithashtu​​ u​​ referohet kritereve të pranueshmërisë, siç përcaktohet me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari​​ u​​ referohet neneve 47​​ (Kërkesa individuale),​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

     Neni 48

    (Saktësimi i kërkesës)

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj."

 

     Neni 49

     (Afatet)

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.​​ Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi.”

 

  • Sa i përket përmbushjes së kritereve të​​ lartcekura, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është: (i)​​ palë e autorizuar; (ii)​​ konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [2021:206775]​​ të Gjykatës Supreme të​​ 20​​ shtatorit​​ 2022; (iii)​​ ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion të tij në pajtim me ligjin; (iv)​​ ​​ ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me nenin 48 të Ligjit;​​ si dhe​​ (v)​​ e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ ​​ 

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin 34 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë​​ kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 39 (2) specifikon:

 

“(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e​​ pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij​​ .”

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe​​ në bazë të praktikës gjyqësore​​ të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës​​ (shih rastin​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26; shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Provatizimit​​ aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi​​ 37).

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta.

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst​​ dhe në tekstin e mëtejmë, në vlerësimin e​​ pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Në rrethanat e​​ këtij rasti konkret, Gjykata​​ rikujton se ajo e rindërtoi situatën faktike vetëm në bazë të​​ aktgjykimeve​​ të cilat kontestohen nga parashtruesi i kërkesës​​ para kësaj gjykate, për arsye se nuk kishte shpjegim dhe përshkrim të hollësishëm të​​ gjendjes​​ faktike nga kërkesa e paraqitur në gjykatë nga përfaqësuesi i​​ parashtruesit të kërkesës. Në bazë të një rikonstruksioni të tillë të gjendjes faktike, Gjykata arriti në përfundimin se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka lidhur një​​ parakontratë me G.K., me qëllim​​ të ndërtimit​​ ​​ një hapësire​​ afariste​​ me sipërfaqe 35 m2, për çmimin e rënë dakord prej 65.000 euro, që​​ duhej​​ të paguhej​​ në faza.​​ Parashtruesi​​ ​​ i kërkesës​​ ka paguar këstin e parë në shumën 20 000 euro. Mirëpo, duke qenë se puna e kontraktuar, përkatësisht ndërtimi i objekteve afariste, nuk është kryer,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka paraqitur​​ kërkesëpadi kundër dy personave, përkatësisht G.K. dhe E.B., me të cilën ka kërkuar anulimin e​​ parakontratës, si dhe kthimin e shumës​​ së të hollave​​ në shumën 20.000 euro, me kamatë vonesë. Gjykatat e rregullta e kanë pranuar pjesërisht kërkesëpadinë, përkatësisht pjesën që i referohej të paditurit të parë G.K., ndërsa​​ kërkesëpadia lidhur me të​​ paditurin​​ e dytë E.B. është refuzuar nga gjykatat e rregullta si e pabazuar.

 

  • Sipas konstatimeve të kësaj Gjykate, ishte pikërisht ky fakt që e shtyu​​ parashtruesin e kërkesës që të pretendoj​​ se në procedurat​​ ​​ gjykatat​​ e​​ rregullta ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Megjithatë, siç​​ Gjykata tashmë ka deklaruar​​ dhe do të përsërisë këtu, përfaqësuesi i​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ ka dorëzuar fillimisht me postë "formularin e kërkesës së tij" më 28 dhjetor 2022, të cilin e titulloi​​ si “KËRKESË PËR MBROJTJE​​ TË KUSHTETUTSHMËRISË”, në të cilin​​ ka përmendur​​ ekskluzivisht shkeljen e nenit​​ 31​​ ​​ Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së dhe të cilën ai u përpoq ta​​ arsyetoj​​ shkurtimisht dhe në mënyrë të paqartë me dy paragrafë dhe që Gjykata tashmë​​ i​​ ka përmendur në tërësi në pjesën e pretendimeve të​​ parashtruesit të kërkesës.

 

  • Meqenëse​​ “Kërkesa për mbrojtje​​ të kushtetutshmërisë”​​ e​​ parashtruar​​ nga përfaqësuesi i​​ parashtruesit të kërkesës​​ nuk plotësonte kërkesat procedurale që ajo të shqyrtohej, Gjykata i dërgoi përfaqësuesit të​​ parashtruesit të kërkesës​​ një​​ shkresë​​ plotësuese​​ përmes së cilës kërkoi, i) të plotësoj​​ formularin standard të kërkesës së gjykatës, dhe ii) t'i dorëzojë​​ Gjykatës​​ aktgjykimin​​ e Gjykatës së Apelit që nuk është​​ dorëzuar​​ në kërkesën e parë.

 

  • Gjykata duhet të deklarojë se më 15 shkurt 2023, përfaqësuesi i​​ parashtruesit të kërkesës​​ dërgoi formularin e kërkesës zyrtare të Gjykatës, por​​ aty mungonte​​ plotësisht​​ i)​​ përshkrimi​​ faktik i​​ rastit​​ dhe​​ ii)​​ nuk sqaroi​​ pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. E vetmja gjë që ka deklaruar përfaqësuesi i​​ parashtruesit të kërkesës,​​ që paraqet ndryshim​​ nga kërkesa e parë, është se në formularin​​ e​​ plotësuar​​ të​​ Gjykatës ai pretendoi​​ shkelje shtesë të neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së, përkatësisht neneve 21, 22, 24, 31 dhe 53​​ ​​ Kushtetutës dhe nenit​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së.

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se përfaqësuesi i​​ parashtruesit të kërkesës, as në kërkesën e tij të parë të datës 28 dhjetor 2022, as në kërkesën e dytë të datës 15 shkurt 2023, nuk ka dhënë një përshkrim kronologjik të fakteve të​​ rastit, asnjë analizë të detajuar lidhur me pretendimet për shkeljen e të drejtave të garantuara me nenet e përmendura të Kushtetutës ose​​ arsyetime​​ mbi pranueshmërinë dhe​​ meritat​​ e kërkesës. Përveç kësaj, përfaqësuesi​​ i parashtruesit të kërkesës​​ ka përmendur disa nene të​​ Kushtetutës dhe nuk ka dhënë një përmbledhje të fakteve në rastin e tij dhe as nuk ka sqaruar se si procedurat gjyqësore që janë zhvilluar në gjykatat e rregullta, apo më saktë se si​​ aktgjykimet e kontestuara​​ kanë rezultuar​​ në shkeljen e të drejtave dhe lirive të garantuara të neneve të Kushtetutës.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata thekson veçanërisht se​​ parashtruesi i kërkesës, në procedurën​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese, përfaqësohej nga një avokat, i cili pritet të ketë njohuri në lidhje me kriteret procedurale që duhet të plotësohen gjatë paraqitjes së një kërkese në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me pranueshmërinë e të​​ njëjtës. Për më tepër, ai kishte jo një, por dy mundësi për të ndërtuar​​ rastin​​ për​​ parashtruesin e kërkesës​​ në Gjykatën Kushtetuese, gjë që sigurisht nuk e bëri.

 

  • Në këtë drejtim,​​ Gjykata rikujton se sipas praktikës së konsoliduar gjyqësore të​​ kësaj gjykate, por edhe praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, Gjykata e shpall kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar kur pretendimet janë “të pambështetura apo të paarsyetuara” ose kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht:

 

  • kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse kjo është qartazi e dukshme në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit (shih, në këtë drejtim, rasti i​​ GJEDNJ-së:​​ Trofimchuk​​ kundër​​ Ukrainës,​​ nr.​​ 4241/03,​​ vendim i​​ od 31​​ majit​​ 2005;​​ dhe​​ Baillard​​ kundër​​ Francës,​​ nr.​​ 6032/04,​​ vednim i​​ 25​​ shtatorit​​ 2008);

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin ​​​​ e Gjykatës:​​ KI166/20,​​ parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi​​ 42).

 

  • Në rastin​​ konkret,​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ përmes​​ vendimeve të​​ kontestuara​​ janë cenuar​​ të drejtat dhe liritë e garantuara​​ me​​ nenet e sipërpërmendura, por nuk shtjellon më tej se si dhe pse ka ndodhur shkelja e këtyre neneve përkatëse. Në​​ lidhje me atë,​​ Gjykata rikujton se ajo ka theksuar vazhdimisht se referimi i thjeshtë​​ ​​ nene të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së dhe përmendja e tyre nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur​​ pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse​​ (shih rastet e Gjykatës Kushtetuese:​​ KI175/20,​​ Parashtrues​​ Agjencia​​ Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 27 prillit 2021, paragrafi​​ ​​ 81; KI166/20,​​ cituar më lart,​​ paragrafi​​ 52;​​ dhe​​ KI04/21,​​ Parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ cituar më lart, paragrafët​​ 38-39).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se​​ parashtruesi i kërkesës​​ në​​ asnjërin nga pretendimet e tij për shkeljen e të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ garantuara​​ me​​ nenet 21, 22, 24, 31 dhe 53 të​​ Kushtetutës dhe nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së​​ nuk​​ i​​ ka përmbushur kërkesat​​ e​​ paragrafit​​ (2)​​ ​​ rregullit 34 të​​ Rregullores së​​ punës ​​ lidhur me​​ arsyetimin​​ dhe argumentet e hollësishme lidhur me pranueshmërinë​​ dhe meritat​​ ​​ e kërkesës së​​ tij.​​ 

 

Përfundim

 

  • Në fund, Gjykata arrin në përfundimin se pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës​​ në lidhje me shkeljet e neneve 21, 22, 24, 31 dhe 53 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së​​ kualifikohen si pretendime të​​ shkallës së katërt​​ dhe janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese.​​ Prandaj,​​ kërkesa në tërësi​​ deklarohet​​ e​​ papranueshme si​​ qartazi e​​ pabazuar në baza kushtetuese, siç parashikohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së​​ punës.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 34 (2) (g) dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 21 janar​​ 2024, njëzëri​​ 

 

VENDOS ​​ 

 

  • TË DEKLAROJË ​​ kërkesën​​ të papranueshme;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ dhe

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi​​      ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

Parashtruesit:

Nuri Rexha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile