Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 71/2022] të datës 27 shtator 2022 dhe [ARJ-UZVP. nr. 97/2022] të datës 20 tetor 2022

Nr. të lëndës KI40/23

Parashtruesit: Amrush Maxhuni

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 20​​ shkurt 2024

Nr. Ref.: RK 2339/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI40/23

 

Parashtrues

 

Amrush Maxhuni

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së ​​ Aktgjykimeve​​ [ARJ.nr. 71/2022]​​ të​​ 27 shtatorit​​ 2022​​ dhe [ARJ-UZVP.nr. 97/2022] të 20 tetorit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikë​​ së​​ Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SE KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

​​ Parashtruesi​​ e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Amrush Maxhuni​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i përfaqësuar nga​​ Ali Latifi, avokat nga Prishtina (në​​ tekstin e mëtejmë: përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës).

 

 

 

Vendimi i kontestuar

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimeve​​ [ARJ.nr. 71/2022] të​​ 27 shtatorit​​ 2022 dhe [ARJ-UZVP. nr. 97/2022] të​​ 20 tetorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme).​​ 

 

  • Aktgjykimi​​ [ARJ.nr. 71/2022] i​​ Gjykatës Supreme​​ i​​ 27 shtatorit​​ 2022​​ i është dorëzuar​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ më​​ 24​​ tetor 2022, ndërsa Aktgjykimi [ARJ-UZVP. nr. 97/2022] i 20 tetorit 2022 i​​ është​​ dorëzuar parashtruesit të​​ kërkesës më​​ 15 dhjetor 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është vlerësimi​​ i kushtetutshmërisë i Aktgjykimeve​​ [ARJ.nr. 71/2022]​​ 27​​ shtatorit​​ 2022​​ dhe [ARJ-UZVP. nr. 97/2022] të​​ 20 tetorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme,​​ përmes të cilëve​​ pretendohet se​​ janë shkelur​​ të drejtat dhe liritë themelore të​​ parashtruesit të kërkesës​​ të garantuara me​​ nenet​​ 21 [Parimet e Përgjithshme],​​ 23 [Dinjiteti i Njeriut],​​ 24 [Barazia para Ligjit]​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 34 [E Drejta për të​​ mos u Gjykuar dy herë​​ për të​​ njëjtën Vepër]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin​​ 22 (Procedimi i kërkesës) dhe​​ nenin​​ 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr. 03/L-121 për​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe në rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë

 

  • Më​​ 14​​ shkurt​​ 2023,​​ përfaqësuesi i​​ parashtruesit të​​ kërkesës e dorëzoi kërkesën​​ në​​ Gjykatën ​​ Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 16​​ shkurt​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës, përmes Vendimit​​ [Nr.GJR.KI40/23], caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ përmes Vendimit​​ [Nr.KSH.KI40/23] Kolegjin shqyrtues të​​ përbërë​​ nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi Peci​​ dhe​​ Enver Peci, anëtarë.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 28​​ shkurt​​ 2023, Gjykata:​​ (i)​​ e njoftoi përfaqësuesin​​ e​​ parashtruesit të kërkesës për regjistrimin e kërkesës ;​​ dhe​​ (ii)​​ i dërgoi Gjykatës Supreme një​​ kopje të​​ kërkesës​​ 

 

  • ​​ 31 gusht​​ 2023, Gjykata i dërgoi një​​ shkresë​​ Gjykatës Themelore, nga e cila kërkoi që​​ ​​ dorëzojë ​​​​ fletë-kthesën që​​ dëshmon ditën se kur parashtruesi i kërkesës ka pranuar Aktgjykimin​​ [ARJ-UZVP. nr. 97/2022] e Gjykatës Supreme të​​ 20 tetorit 2022.​​ ​​ 

 

  • ​​ ​​ njëjtën ditë,​​ Gjykata Themelore​​ e dorëzoi fletë-kthesën në të cilën dëshmohej dita se kur parashtruesi i kërkesës e ka pranuar​​ Aktgjykimin [ARJ-UZVP.​​ nr. 97/2022] të​​ Gjykatës Supreme të​​ 20 tetorit.​​ 

 

  • ​​ Më​​ 30 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtares​​ raportuese ​​​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë​​ e​​ kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ ​​ rastit

 

  • Fillimisht, nga​​ shkresat e lëndës, Gjykata vëren se esenca e çështjes të​​ zhvilluar në​​ procedurat gjyqësore pranë​​ gjykatave të​​ rregullta ka të​​ bëjë​​ me kontestimin që​​ parashtruesi i kërkesës kishte ndaj vendimit të​​ Ministrisë​​ së​​ Punës dhe Mirëqenies Sociale – Departamenti i Pensioneve në​​ Prishtinë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: MPMS​​ - DAP) në​​ lidhje me mosnjohjen e të​​ drejtës së​​ pensionit të​​ kategorisë​​ së​​ personave me kualifikim të​​ lartë​​ profesional.​​ 

 

  • ​​ 25 nëntor 2016, MPMS​​ - DAP​​ përmes​​ Vendimit Nr.285861 e kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës për njohjen e të​​ drejtës në​​ kategorinë​​ e pensioneve kontributpagues të​​ moshës, me arsyetimin se nuk janë​​ prezantuar dëshmi të​​ mjaftueshme për 15 vite stazh kontributiv dhe dëshmi të​​ mjaftueshme për nivelin e përgatitjes shkollore.​​ 

 

  • ​​ 21 dhjetor 2016, parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë​​ ​​ ​​ Këshillin e Ankesave tek​​ MPMS, kundër​​ vendimit nr.285861 për mosnjohjen e përgatitjes shkollore,​​ me arsyetimin​​ se më​​ 18 gusht 2016 në​​ MPMS​​ – DAP, e​​ kishte dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga ministria.​​ 

 

  • ​​ 2 shkurt 2017, organi i shkallës së​​ dytë​​ e kishte refuzuar ankesën e paditësit, me arsyetimin se nuk janë​​ përmbushur kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe nuk janë​​ bashkangjitur dëshmitë​​ përkatëse për nivelin e përgatitjes shkollore.

 

  • Më​​ 15 maj 2017, parashtruesi i kërkesës parashtroi padi në​​ Gjykatën Themelore në​​ Prishtinë​​ – Departamenti për Çështje Administrative (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore), kundër vendimit të​​ 2 shkurtit 2017 të​​ MPMS, duke kërkuar që​​ (i)​​ lënda të​​ kthehet në​​ rishqyrtim dhe rivendosje në​​ MPMS dhe​​ (ii)​​ t’i pranohet e drejta në​​ kategorizimin e personave me kualifikim të​​ lartë, pasi që​​ i njëjti pretendonte se ka titullin “kuzhinier” në​​ bazë​​ të​​ diplomës së​​ lëshuar në​​ Novi Sad nr. 286/25 në​​ vitin 1973.

 

  • ​​ 12 prill 2018, MPMS kishte paraqitur përgjigje në​​ padi, ku e kishte kontestuar në​​ tërësi kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës si të​​ pabazuar dhe kishte propozuar që​​ ​​ vërtetojë​​ vendimin e saj.

 

  • Më​​ 5 shtator 2018, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr. 827/17], (i) e aprovoi si të​​ bazuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës dhe (ii) anuloi​​ vendimin e MPMS të​​ 2 shkurtit 2017, duke e kthyër çështjen në​​ rishqyrtim dhe rivendosje tek MPMS-ja, me arsyetimin se “vendimet e të​​ paditurës janë​​ juridikisht të​​ paqarta dhe kundërthënëse me vetveten dhe me arsyetimin e tyre. Në​​ arsyetimin e vendimit kontestues theksohet se nuk janë​​ bashkangjitur të​​ dhëna për 15 vite stazh kontributiv si dhe dëshmi përkatëse për nivelin e përgaditjes shkollore, mirëpo paditësi këtë​​ e dëshmon me diplomën e dt.30.10.1973 të​​ lëshuar nga Republika Sociale e Serbisë​​ – Shkolla e Hotelerisë​​ për punëtorë​​ me kualifikim të​​ lartë​​ në​​ Novi Sad, si dhe në​​ arsyetimin e vendimit e dt.25.11.2016 theksohet se janë​​ prezantuar dëshmi të​​ mjaftueshme për 15 vite stazh kontributiv. Nga të​​ lartcekurat, gjykata konsideron se​​ vendimi kontestues​​ është​​ i pabazuar dhe me të​​ njëjtin nuk​​ është​​ vërtetuar në​​ mënyrë​​ të​​ drejtë​​ gjendja faktike.”​​ 

 

  • ​​ 28 janar 2019, MPMS e refuzoi sërish kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës për njohjen e të​​ drejtës në​​ kategorizimin e grupit të​​ III-të​​ ​​ pensioneve​​ me përgatitje të​​ lartë​​ shkollore.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti padi në​​ Gjykatën Themelore kundër MPMS, duke kërkuar që​​ ​​ detyrohet MPMS t’i paguajë​​ pensionin sipas kategorisë​​ ​​ lartësi prej 186 €​​ si dhe diferencën që​​ sipas tij nuk e ka zbatuar MPMS në​​ bazë​​ ​​ Aktgjykimit [A.nr. 827/17] të​​ Gjykatës Themelore të​​ 5 shtatorit 2018​​ ​​ kamatë​​ prej 8%, nga dita e daljes në​​ pension, për një​​ muaj 28 €, si dhe​​ kamatën për çdo muaj 2.24 €​​ dhe të​​ gjitha shpenzimet gjyqësore dhe administrative.​​ 

 

  • Më 16 shtator 2019, parashtruesi i kërkesës sërish parashtroi padi në Gjykatën Themelore kundër MPMS, për shkak të heshtjes administrative, meqenëse sipas pretendimeve të​​ tij, MPMS nuk e ka zbatuar Aktgjykimin [A.nr.827/17] të​​ Gjykatës Themelore të​​ 5 shtatorit 2018 dhe nuk i​​ është​​ përgjigjur tri (3) parashtresave që​​ parashtruesi i kërkesës i kishte dërguar tek MPMS.​​ 

 

  • Nga rrjedha kronologjike e​​ gjendjes faktike, Gjykata kuptoi se parashtruesi i kërkesës kishte iniciuar në​​ ​​ njëjtën kohë dy procedura​​ gjyqësore pranë​​ Gjykatës Themelore : (i) në​​ lidhje me padinë​​ kundër vendimit​​ ​​ 28 janarit 2019​​ ​​ MPMS ​​ - DPA në​​ lidhje me refuzimin e kërkesës së​​ tij për njohjen e të​​ drejtës në​​ kategorizimin e grupit të​​ III-të​​ ​​ pensioneve me përgatitje të​​ lartë​​ shkollore ; dhe (ii) në​​ lidhje me padinë​​ kundër ​​ MPMS, për shkak të​​ heshtjes administrative. Në​​ vazhdim, Gjykata do t’i përmbledh ndaras këto dy procedura gjyqësore.​​ 

 

  • Procedura gjyqësore e zhvilluar lidhur me padinë​​ kundër vendimit të 28 janarit 2019​​ ​​ ​​ MPMS – DPA​​ 

 

  • Më 15 prill 2021, Gjykata Themelore me Aktvendimin [A.nr.25/19] kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të dorëzojë kërkesëpadinë e precizuar dhe të​​ bashkëngjisë​​ provat e referuara në padi, dëshmi për shterjen e mjeteve juridike pranë organit administrativ dhe autorizimin për përfaqësim.

 

  • Më 9 gusht 2021, Gjykata Themelore nëpërmjet Aktgjykimit [A.nr.25/19], (i) e refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës dhe (ii) vendosi që secila palë t’i bartë shpenzime e veta procedurale, me arsyetimin se​​ diploma e paraqitur nga parashtruesi i kërkesës nuk​​ është​​ dëshmi e mjaftueshme në​​ kuptim të​​ nenit 5 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 5 të​​ Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015 për Kategorizimin e Pagesës së​​ Kontributeve-Kontribupagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së​​ Pagesës së​​ Kontributeve-Stazhit Pensional, duke shtuar se “paditësi as para kësaj gjykate nuk ka ofruar ndonjë​​ provë​​ që​​ në​​ kuptim të​​ nenit 5 paragrafi 3 të​​ Udhëzimit Administrativ (...) në​​ mënyrë​​ që​​ t’i njihet e drejta si shfrytëzuesi i pensionit kontributpagues me përgatitje shkollore të​​ lartë, i njëjti ka ofruar prova të​​ administruar në​​ këtë​​ shqyrtim gjyqësor dhe të​​ cilat referohen në​​ aktvendime referuar marrëdhënies së​​ punës me referim të​​ paditësit me kualifikim të​​ lartë, por se të​​ njëjta nuk janë​​ dëshmi në​​ kuptim të​​ dëshmisë​​ së​​ kryerjes së​​ shkollimit të​​ lartë​​ siç përcakton dispozita ligjore e UA neni 5 paragrafi 3.)”

 

  • Në​​ lidhje me pretendimin për moszbatim të​​ Aktgjykimit [A.nr.827/17] të​​ Gjykatës Themelore të​​ 5 shtatorit 2018, me të​​ cilin ishte anuluar vendimi i 2 shkurtit 2017 i MPMS dhe çështja ishte kthyer në​​ rishqyrtim tek​​ MPMS, Gjykata Themelore theksoi​​ se MPMS i ishte referuar aktgjykimit të lartcekur me rastin e vendimmarrjes tek vendimi​​ i 28​​ janarit 2019 kur e kishte refuzuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, duke shtuar​​ se​​ “(...) gjykata i vlerësoi si të​​ pabazuara pretendimet e paditësit, sepse të​​ njëjtat janë​​ në​​ kundërshtim me gjendjen faktike të​​ vërtetuar nga ana e organit të​​ paditur dhe nga ana e organit të​​ shkallës së​​ parë​​ dhe në​​ kundërshtim me provat në​​ shkresat e lëndës. Paditësi nuk dëshmon pretendimet e tij, ndërsa faktet e prezantuara nuk janë​​ me ndikim për vendosjen ndryshe të kësaj çështje administrative).

 

  • ​​ një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) kundër Aktgjykimit [A.nr.25/19] të Gjykatës Themelore të 9 gushtit 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, vërtetimit të gabuar dhe jo të drejtë të gjendjes faktike dhe aplikimit të gabuar të dispozitave të së drejtës materiale.

 

  • Më 16 qershor 2022, Gjykata e Apelit nëpërmjet Aktgjykimit [AA.nr.827/2021],​​ (i)​​ e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës;​​ dhe​​ (ii)​​ e vërtetoi Aktgjykimin [A.nr.25/19] të Gjykatës Themelore të 9 gushtit 2021. Gjykata e Apelit u pajtua me qëndrimin juridik të Gjykatës Themelore, duke e cilësuar si të rregullt dhe të bazuar në prova dhe ligj,​​ si​​ dhe konkludoi se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë me shkelje qenësore të dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative, duke arsyetuar​​ se “​​ paditësi me asnjë provë nuk i vërteton pretendimet e tij, ndërsa provat e prezentuara nuk janë me ndikim për vendosje ndryshe të kësaj çështje administrative juridike”​​ dhe se “vërtetohet se në​​ këtë​​ çështje juridike administrative të​​ paditësit drejtë​​ është​​ vlerësuar ligjshmëria e aktit administrativ përfundimtar në​​ procedurë​​ administrative dhe nuk​​ është​​ cenuar ligji në​​ dëm të​​ tij”.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë​​ për rishqyrtim të​​ jashtëzakonshëm të​​ vendimit gjyqësor kundër Aktgjykimit [AA.nr.827/2021] të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ 16 qershorit 2022, për shkak të​​ shkeljeve esenciale të​​ ​​ drejtës materiale dhe procedurale, moszbatim të​​ ligjit që​​ favorizon palën që​​ i​​ është​​ njohur një​​ e drejtë​​ ndërsa me ligjin e ri e njëjta nuk njihet dhe mospagesës së​​ diferencës të​​ pagesave për çdo muaj nga 18 gushti 2016 në​​ shumën prej 30.24 €​​ deri në​​ miratimin e aktgjykimit që​​ vendoset nga Gjykata e Apelit. Në​​ kërkesën për rishqyrtim të​​ jashtëzakonshëm ​​ ​​ vendimit gjyqësor kërkon nga Gjykata Supreme që​​ ​​ (i) aprovohet si e bazuar kërkesa e tij dhe të​​ detyrohet MPMS që​​ t’i paguaj pensionin e plotë​​ sipas kategorisë​​ ​​ III-të ​​​​ ose lënda të​​ kthehet në​​ rigjykim.

 

  • Më 27 shtator 2022, Gjykata Supreme nxori Aktgjykimin​​ [ARJ.nr. 71/2022],​​ përmes të​​ cilit e​​ refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor kundër Aktgjykimit [AA.nr. 827/2021] të Gjykatës së Apelit të 16 qershorit 2022.

 

  • Në arsyetimin e Aktgjykimit [ARJ.nr. 71/2022], Gjykata Supreme ndër të tjerash theksoi se:

 

“Duke vendosur sipas kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm, Gjykata Supreme pas vlerësimit të aktgjykimit të kundërshtuar dhe shqyrtimit të pohimeve nga kërkesa, ka gjetur se gjykata e shkallës së dytë ka vepruar drejtë dhe në baza ligjore me refuzimin si të pabazuar të ankesës së paditësit dhe vërtetimin e aktgjykimit të shkallës së parë. Qëndrimin juridik të Gjykatës së Apelit por edhe të shkallës së parë, në tërësi e aprovon edhe kjo gjykatë, meqë aktgjykimet e kundërshtuara nuk janë të përfshirë me shkelje në të cilat paditësi thirret në kërkesë. Aktgjykimet e kontestuara përmbajnë arsye të mjaftueshme dhe bindëse për të gjitha faktet, të vlefshme​​ për gjykimin e drejtë të kësaj çështje të cilat i aprovon edhe kjo gjykatë.”

 

[...]

 

“Nuk qëndron pretendimi se nga e paditura MPMS-DAP nuk​​ është​​ zbatuar aktgjykimi A.nr.827 i dt.05.09.2018, sepse në​​ zbatim të​​ tij sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të​​ dhëna në​​ ​​ është​​ nxjerrë​​ Vendimi i kontestuar me padi nga paditësi i dt. 28.01.2019, me të​​ cilin​​ është​​ refuzuar ankesa e paditësit.”

 

  • ​​ Procedura gjyqësore e zhvilluar lidhur me padinë​​ kundër MPMS për heshtje administrative​​ 

 

  • Më 13 dhjetor 2019, Gjykata Themelore i kthen në plotësim padinë e 16 shtatorit 2019 parashtruesit të kërkesës përmes Aktvendimin [A.nr.2164/19], duke kërkuar që t’ia dorëzoj gjykatës autorizimin e përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës.

 

  • Më​​ 18 maj 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [A.nr.2164/19] e hodhi poshtë​​ padinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës për shkak të​​ ekzistimit të​​ gjyqvarësisë​​ (litispendencës), me arsyetimin se​​ “​​ (...) nga shkresat e lëndës rezulton se për këtë​​ çështje të​​ njëjtë​​ administrative​​ është​​ vendosur sipas aktgjykimit të​​ kësaj gjykate A.nr.25/19 të​​ datës 09.08.2021, me të​​ cilin​​ është​​ refuzuar kërkesëpadia e këtu paditësit, për anulimin e vendimit këtu të​​ paditurës të​​ datës 28.01.2019, vendim i cili​​ është​​ nxjerrë​​ në​​ riprocedurë​​ nga e paditura, sipas aktgjykimit po të​​ kësaj gjykate A.nr.827/17 të​​ datës 05.09.2018.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit [A.nr.2164/19] të​​ Gjykatës Themelore të​​ 18 majit 2022, për shkak të​​ shkeljeve esenciale të​​ ​​ drejtës materiale, moszbatimit të​​ aktgjykimit [A.nr.827/17] ​​ ​​ Gjykatës Themelore të​​ 5 shtatorit 2018 dhe mospagesën së​​ ndryshimit të​​ diferencës në​​ pagesë​​ për çdo muaj nga 18 gushti 2016 në​​ shumën prej 30.24 €, duke propozuar që​​ Gjykata e Apelit të​​ detyroj MPMS që​​ parashtruesit të ​​​​ kërkesës t’ia paguaj pensionin e plotë​​ sipas kategorisë​​ ​​ III-të​​ ​​ lartësi prej 186 €​​ dhe diferencën e papaguar sipas Aktgjykimit të​​ lartcekur me kamatë​​ prej 8%.​​ 

 

  • Më​​ 25 korrik 2022, Gjykata e Apelit​​ nxori Aktvendimin​​ [AA.nr.486/2022],​​ me të​​ cilin​​ (i)​​ e refuzoi si të​​ pabazuar ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës dhe​​ (ii)​​ e vërtetoi Aktvendimin [A.nr.2164/19] të​​ 18 majit 2022, me arsyetimin se Gjykata Themelore ka vendosur në​​ mënyrë​​ të​​ drejtë​​ dhe ligjore me hedhjen poshtë​​ të​​ padisë, ngase në​​ rastin konkret ekziston gjyqëvarësia (litispendenca).​​ 

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesë​​ për rishqyrtim të​​ jashtëzakonshëm të​​ vendimit gjyqësor kundër Aktvendimit [AA.nr.486/2022] të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ 25 korrikut 2022, për shkak të​​ shkeljeve të​​ dispozitave procedurale dhe materiale, duke propozuar që​​ kërkesa e tij të​​ aprovohet dhe të​​ ndryshohet aktvendimi i kontestuar, ashtu të​​ miratohet kërkesëpadia e tij.​​ 

 

  • Më​​ 20 tetor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ-UZVP.nr. 97/2022] e refuzoi si të​​ pabazuar kërkesën e parashtruesit për rishqyrtim të​​ jashtëzakonshëm të​​ vendimit gjyqësor kundër Aktvendimit [AA.nr. 486/2022] të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ 25 korrikut 2022,​​ me arsyetimin se Gjykata e Apelit drejtë ka aplikuar dispozitat e procedurës administrative në momentin kur ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruesit dhe vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë; si dhe e aprovoi në tërësi qëndrimin juridik të Gjykatës së Apelit. ​​ 

 

  • Si​​ përfundim, parashtruesi i kërkesës​​ konteston para Gjykatës të​​ dyja​​ procedurat gjyqësore të​​ zhvilluara pranë​​ gjykatave të​​ rregullta,​​ respektivisht Aktgjykimin [ARJ.nr. 71/2022] dhe Aktgjykimin [ARJ-UZVP.nr. 97/2022] të Gjykatës Supreme.

 

Pretendimet e​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ kërkesën e parashtruar para Gjykatës, pretendoi​​ se​​ Gjykata Supreme,​​ ka nxjerrë​​ aktgjykimet e kontestuara​​ në​​ të​​ dyja procedurat gjyqësore,​​ në​​ shkelje të​​ të​​ drejtave të​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ të​​ garantuara me nenin​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 23 [Dinjiteti i Njeriut],​​ 24​​ [Barazia para Ligjit], nenin 32​​ [E Drejta për​​ Mjete Juridike]​​ dhe 34 [E Drejta për të​​ mos u Gjykuar dy herë​​ për të​​ njëjtën Vepër]​​ të​​ Kushtetutës.

 

  • Përkitazi me pretendimin për shkelje të​​ nenit 24 të​​ Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës thekson se “​​ Nuk më​​ pranohet kualifikimi i lartë​​ i kategorizimit të​​ III-të, edhe pse e kam kryer shkollimin në​​ Vojvodin në​​ Novi Sad.”

 

  • Ndërsa, sa i përket me pretendimeve​​ për shkelje të​​ neneve 21, 23, 32 dhe 34​​ të​​ Kushtetutës,​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk ka ofruar asnjë​​ sqarim​​ dhe elaborim të​​ qartë në lidhje me pretendimet për shkelje​​ të​​ së​​ drejtave dhe lirive të​​ garantuara me nenet e lartcekura.​​ Për më tepër, parashtruesi i kërkesës vetëm i përmend nenet në fjalë, por që në kërkesën e tij nuk përfshinë ndonjë sqarim se pse ka ardhur deri tek shkelja eventuale e ndonjë të drejte të garantuar me Kushtetutë nga ana e Gjykatës Supreme me rastin e vendimmarrjes në aktgjykimet e kontestuara, përveç përshkrimit të neneve të lartcekura. ​​ 

 

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata si në vijim: “​​ Të zbatohet ligji që i garanton punëtorit Amrush Maxhuni se është punëtor i kualifikuar me përgatitje të lartë dhe që në pension duhet t’i pranohet kategoria e III-të e pensionimit, pasi veç njëherë ja ka pranuar, e pastaj e ka shfuqizuar”.

 

Dispozitat​​ relevante të​​ Kushtetutës​​ 

 

Kushtetuta​​ e Republikës së Kosovës

 

Neni 21

[Parimet e Përgjithshme]

 

  • “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.​​ 

 

  • Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë.​​ 

 

  • Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.​​ 

 

  • Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.”

 

Neni 23

[Dinjiteti i Njeriut]

 

“Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.”

 

Neni 24

[Barazia para Ligjit]

 

  • “Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

 

  • Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

 

  • Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.”

 

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

“Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.”

 

Neni 34

[E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër]

 

“Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Fillimisht,​​ Gjykata​​ shqyrton nëse janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë​​ të​​ përcaktuara me Kushtetutës dhe të​​ specifikuara më​​ tej me Ligj dhe Rregullore​​ të​​ punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe​​ ​​ Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë se:​​ 

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Përtej kritereve të përcaktuara më lart,​​ Gjykata gjithashtu i referohet kritereve të​​ pranueshmërisë, siç ​​ përcaktohen me Ligj. Në​​ lidhje me këtë, Gjykata u referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të​​ Ligjit, të​​ cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juriidke të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi.”

 

  • Sa i përket përmbushjes së​​ këtyre kushteve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës​​ është: (i) palë​​ e autorizuar; (ii) e konteston një​​ akt të​​ një​​ autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimet [ARJ.nr.71/2022] të​​ 27 shtatorit 2022 dhe [ARJ-UZVP.nr. 97/2022] të​​ 20 tetorit 2022] të​​ Gjykatës Supreme; (iii) i ka shteruar të​​ gjitha mjetet juridike të​​ paraprame ligj; (iv) i ka qartësuar të​​ drejtat dhe liritë​​ ​​ pretendon se i janë​​ shkelur në​​ pajtim me kërkesat e nenit 48 të​​ Ligjit; si dhe (v) e ka dorëzuar kërkesën në​​ pajtim me afatin e përcaktuar në​​ nenin 49 të​​ Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë​​ ​​ përcaktuara në​​ rregullin 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të​​ Rregullores së​​ punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së​​ punës përcakton kushtet në​​ bazë​​ ​​ ​​ cilave Gjykata mund të​​ shqyrtojë​​ një​​ kërkesë, duke përfshirë​​ kushtin që​​ kërkesa të​​ mos jetë​​ qartazi e pabazuar, ku specifikohet se:

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.”

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GjEDNj-së​​ dhe të​​ Gjykatës, i mundëson kësaj të​​ fundit, që​​ ​​ shpallë​​ kërkesa të​​ papranueshme​​ për arsye që​​ ndërlidhen me meritat e një​​ rsati. Më​​ saktësisht, bazuar në​​ këtë​​ rregull, Gjykata mund të​​ shpall një​​ kërkesë​​ ​​ papranueshme bazuar në​​ dhe pas vlerësimit të​​ meritave të​​ saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajtja e kërkesës​​ është​​ qartazi e pabazuar në​​ baza kushtetuese, siç​​ është​​ përcaktuar në​​ paragrafin (2) të​​ rregullit 34 të​​ Rregullores së​​ punës (shih rastet e Gjykatës:​​ KI04/21, parashtrues​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26;​​ KI175/20, parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).

 

  • Bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GjENDj-së, por edhe të​​ Gjykatës, një​​ kërkesë​​ mund të​​ shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar”​​ ​​ tërësinë​​ e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë​​ pretendim specifik që​​ një​​ kërkesë​​ mund të​​ ngërthejë. Në​​ këtë​​ drejtim,​​ është​​ ​​ e saktë​​ t’iu referohet të​​ njëjtave si “pretendime qartazi të​​ pabazuara”. Këto të​​ fundit, bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GjEDNj-së, mund të​​ kategorizohen në​​ katër grupe të​​ veçanta: (i) pretendime që​​ kualifikohen si pretendime “të​​ shkallës së​​ katërt”;​​ (ii) pretendime që​​ kategorizohen me një​​ mungesë​​ të​​ dukshme ose evidente të​​ shkeljes”;​​ (iii) pretendime “të​​ pambështetura apo të​​ paarsyetuara,​​ si dhe (iv) pretendime “konfuze dhe të​​ paqarta”.

 

  • ​​ këtë​​ kontekst, si dhe në​​ tekstin në​​ vijim, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ vlerësojë​​ pranueshmërinë​​ e kërkesës, përkatësisht në​​ rrethanat e rastit konkret që​​ determinojnë​​ vlerësimin nëse kërkesa​​ është​​ qartazi e pabazuar në​​ baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të​​ rikujtojë​​ thelbin e rastit që​​ ngërthen kjo kërkesë​​ dhe pretendimet përkatëse të​​ parashtruesit të​​ kërkesës. Gjatë​​ vlerësimit të​​ pretendimeve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, Gjykata do të​​ aplikojë​​ standardet e praktikës gjyqësore të​​ GjEDNj-së, në​​ harmoni me të​​ cilën, ​​ ​​ bazë​​ ​​ nenit 54 [Interpretimi i Dispozitave për të​​ Drejtat e Njeriut] të​​ Kushtetutës, ajo​​ është​​ e detyruar të​​ interpretojë​​ ​​ drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • ​​ rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës pas pranimit të​​ vendimit të​​ 28 janarit 2019 të​​ MPMS-DPA përmes të​​ cilit i ishte refuzuar për herë​​ ​​ dytë​​ kërkesa e tij që​​ t’i njihet diploma e paraqitur dhe të​​ kategorizohej në​​ grupit të III-të​​ të pensioneve me përgatitje të lartë shkollore, kishte iniciuar dy procedura gjyqësore pranë​​ gjykatave të​​ rregullta, të​​ cilat kishin përfunduar me rezultat të​​ njëjtë, përkatësisht në​​ refuzimin e kërkesëpadisë​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • ​​ këtë​​ drejtim, Gjykata rikujton që​​ parashtruesi i kërkesës i konteston​​ konkludimet​​ e të​​ dy aktgjykimeve të​​ kontestuara të​​ Gjykatës Supreme​​ ​​ ​​ dyja procedurat​​ gjyqësore, duke pretenduar për​​ shkelje të​​ neneve 21 [Parimet e Përgjithshme], 23 [Dinjiteti i Njeriut],​​ 24​​ [Barazia para Ligjit],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 34 [E Drejta për të​​ mos u Gjykuar dy herë​​ për të​​ njëjtën Vepër] të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Megjithatë, bazuar në​​ shkresat e lëndës, Gjykata gjen se parashtruesi i kërkesës në​​ kërkesën e tij nuk ka ofruar ndonjë analizë të thukët lidhur me pretendimet ​​ për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet e specifikuara të Kushtetutës apo arsyetimin rreth pranueshmërisë dhe meritave të kërkesave. Thënë këtë, parashtruesi​​ i kërkesës ka përmendur disa nene të Kushtetutës dhe ka ofruar përmbledhje të fakteve në rastin e tij, por nuk ka sqaruar se si procedurat gjyqësore të zhvilluara pranë gjykatave të rregullta apo më konkretisht aktgjykimet e kontestuara, kanë rezultuar në shkelje të të drejtave​​ dhe lirive​​ të garantuara me​​ nenet e specifikuara të​​ Kushtetutës.

 

  • Gjithashtu, parashtruesi i kërkesës sa i përket pretendimit për shkelje të​​ nenit 24 ka theksuar se “Nuk më pranohet kualifikimi i lartë i kategorizimit të III-të, edhe pse e kam kryer shkollimin në Vojvodin në Novi Sad”, ndërsa lidhur me pretendimet për shkelje të​​ neneve 21, 23, 32 dhe 34 nuk ka ofruar asnjë​​ sqarim përpos që​​ ka përshkruar dispozitat relevante.​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës në procedurën para Gjykatës Kushtetuese, u përfaqësua nga një avokat, nga i cili pritet të ketë njohuri lidhur me kriteret procedurale që duhet plotësuar me rastin e parashtrimit të një kërkese pranë Gjykatës Kushtetuese për sa i përket pranueshmërisë​​ ​​ saj.

 

  • ​​ kuptim të​​ kësaj, Gjykata rikujton se sipas praktikës së​​ themeluar gjyqësore të​​ kësaj Gjykate dhe të​​ GjEDNj-së, Gjykata e shpall kërkesën të​​ papranueshme si qartazi të​​ pabazuar kur pretendimet janë​​ të​​ pambështetura apo të​​ paarsyetuara”​​ ose kur plotësohet një​​ nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht:

 

  • kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një​​ ose dispozita të​​ Konventës apo të​​ Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë​​ shkelur, përveç nëse kjo​​ është​​ qartazi e dukshme në​​ bazë​​ ​​ fakteve dhe rrethanave të​​ rastit (shih rastet e GjEDNj-së:​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr.​​ 4241/03, Vendim i 31 majit 2005; dhe​​ Baillard kundër Francës,​​ nr.​​ 6032/04, Vendim i 25 shtatorit 2008);

 

  • kur parashtresi i kërkesës nuk paraqet ose refuzon të​​ paraqesë​​ provat materiale me të​​ cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të​​ autoriteteve të​​ tjera të​​ brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë​​ rrethana të​​ jashtëzakonshme që​​ janë​​ jashtë​​ kontrollit të​​ tij dhe të​​ cilat e pengojnë​​ ta bëjë​​ këtë​​ (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e të​​ burgosurit për të​​ cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin e Gjykatës:​​ KI166/20, me parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 5 janarit 2021, paragrafi 42).

 

  • ​​ rastin konkret, parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet e kontestuara kanë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë​​ e garantuara me nenet e lartcekura, mirëpo nuk shpjegon specifikisht se si ka ardhur deri tek shkelja e neneve të​​ lartcekura. Lidhur me këtë, Gjykata rikujton se ajo ka theksuar vazhdimisht se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të​​ Kushtetutës dhe të​​ KEDNj-së​​ nuk​​ është​​ e mjaftueshme për të​​ ndërtuar një​​ pretendim të​​ argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të​​ tilla të​​ Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të​​ sigurojnë​​ pretendime të​​ arsyetuara dhe argumente bindëse (shih rastet e Gjykatës:​​ KI175/20, parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 22 prillit 2021, paragrafi 81; KI166/20, cituar më​​ lart, paragrafi 52; dhe​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ cituar më​​ lart, paragrafët 38-39).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata​​ konkludon​​ se parashtruesi i kërkesës në​​ asnjë​​ nga pretendimet për shkelje të​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ garantuara me nenet 21, 23, 24, 32 dhe 34 të​​ Kushtetutës nuk ka përmbushur kërkesat e paragrafit (2) të​​ rregullit 34 të​​ Rregullores së​​ punës lidhur me arsyetimin dhe elaborimin e detajuar rreth pranueshmërisë​​ dhe meritave të​​ kërkesës së tij.​​ 

 

Përfundim

 

  • ​​ fund, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës për shkelje të​​ neneve 21, 23, 24, 32 dhe 34 të​​ Kushtetutës kualifikohen si pretendime të​​ shkallës së​​ katërt”​​ dhe të​​ njëjtat janë​​ qartazi të​​ pabazuara në​​ baza kushtetuese, prandaj kërkesa në​​ tërësi deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar në​​ baza kushtetuese, ashtu siç përcaktohet në​​ paragrafin (2) të​​ rregullit 34 të​​ Rregullores së​​ punës.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7​​ të Kushtetutës, nenin​​ 20​​ të​​ Ligjit dhe​​ rregullat 34​​ (2)​​ (g)​​ dhe​​ 48 (1) (b)​​ të​​ Rregullores​​ së punës, në seancën e mbajtur më​​ 30 janar​​ 2024, njëzëri

 

 

VENDOS

 

  • ​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ Aktvendim​​ ​​ Gazetën Zyrtare, në​​ pajtim me nenin 20.4​​ të Ligjit;​​ dhe

 

  • Ky​​ Aktvendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu - Krasniqi     ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

 

Parashtruesit:

Amrush Maxhuni

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile