Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 71/2022] të datës 27 shtator 2022 dhe [ARJ-UZVP. nr. 97/2022] të datës 20 tetor 2022

Nr. të lëndës KI40/23

Parashtruesit: Amrush Maxhuni

Shkarko:

KI40/23, Parashtrues i kërkesës: Amrush Maxhuni, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 71/2022] të datës 27 shtator 2022 dhe [ARJ-UZVP. nr. 97/2022] të datës 20 tetor 2022

KI140/23, Aktvendim për papranueshmëri i 30 janarit 2024, publikuar më 22 shkurt 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, pretendime të paarsyetuara, qartazi e pabazuar  

Parashtruesi i kërkesës ka zhvilluar procedurë gjyqësore pranë gjykatave të rregullta kundër vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale – Departamenti i Pensioneve në Prishtinë në lidhje me mosnjohjen e së drejtës së pensionit të kategorisë së personave me kualifikim të lartë profesional.

Rasti i parashtruesit të kërkesës para gjykatave të rregullta është mbyllur në atë mënyrë që kërkesa i është refuzuar. Pikërisht për këtë shkak, parashtruesi i ka parashtruar kërkesë Gjykatës duke pohuar se në procedurën para gjykatave të rregullta ka pasur shkelje të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme], të nenit 23 [Dinjiteti i Njeriut], të nenit 24 [Barazia para Ligjit], të nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe të nenit 34 [E Drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër] të Kushtetutës.

Megjithatë, edhe përkundër faktit se ka përmendur shumë nene të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës nuk e ka arsyetuar në çfarë mënyre janë shkelur këto të drejta nga ana e gjykatave të rregullta. Për këtë shkak, gjykata ka refuzuar kërkesën e parashtruesit duke konstatuar se parashtruesi në kërkesën e vet nuk ka dhënë kurrfarë analize lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të garantuara përmes neneve të Kushtetutës apo arsyetimin për pranueshmërinë dhe meritat e kërkesës. Krahas kësaj, parashtruesi i kërkesës ka përmendur disa nene të Kushtetutës dhe ka dhënë një përmbledhje të fakteve në lëndën e vet, por nuk ka sqaruar mënyrën se si këto procedura gjyqësore, të cilat janë zhvilluar para gjykatave të rregullta, apo më saktësisht, në çfarë mënyre aktgjykimet e kontestuara, kanë rezultuar me shkelje të të drejtave dhe të lirive të garantuara me nenet e përmendura të Kushtetutës, dhe me këtë nuk i ka përmbushur kërkesat nga paragrafi (2) i rregullit 34 të Rregullores së Punës, lidhur me arsyetimin dhe argumentet e detajuara përkitazi me pranueshmërinë dhe meritat e kërkesës së tij.

Parashtruesit:

Amrush Maxhuni

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile