Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-22-0440-A0001] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 30 nëntorit 2023

Nr. të lëndës KI282/23

Parashtruesit: Fehmi Pozhegu

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 12 gusht 2024​​ 

Nr. ref.: RK 2512/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI282/23

 

Parashtrues​​ 

 

 

Fehmi Pozhegu

 

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-22-0440-A0001] të​​ Kolegjit​​ ​​ Apelit​​ ​​ Dhomës​​ ​​ Posaçme​​ ​​ Gjykatës​​ Supreme​​ për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të​​ 30 nëntorit​​ 2023​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Fehmi Pozhegu, me vendbanim​​ ​​ Gjakovë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës).

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës konteston Aktvendimin​​ [AC-I-22-0440-A0001]​​ e​​ Kolegjit​​ të Apelit​​ ​​ Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji​​ i​​ Apelit)​​ të 30 nëntorit​​ 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktit të kontestuar,​​ me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të​​ tij, të garantuara me nenet:​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenet: 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt), 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe neni 1 i Protokollit numër 1 (Mbrojtja e pronës)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 22 dhjetor​​ 2023, parashtruesi i​​ kërkesës dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 28 dhjetor​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin​​ nr.​​ GJR.​​ KI282/23 caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi,​​ gjyqtar raportues dhe me Vendimin​​ KSH.​​ KI282/23 caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues,​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese), Safet Hoxha dhe​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 19 janar 2024,​​ Gjykata njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ ​​ njëjtën​​ datë,​​ një kopje të kërkesës së parashtruesit iu dërgua​​ Dhomës​​ ​​ Posaçme​​ ​​ Gjykatës​​ Supreme​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës​​ për​​ çështjet​​ ​​ lidhen me​​ Agjencinë​​ Kosovare​​ ​​ Privatizimit (në​​ tekstin e​​ mëtejmë:​​ DHPGJS).​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me​​ ç‘rast​​ filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 17 korrik​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më​​ 10 shtator 2015, Autoriteti i Likuidimit për​​ Ndërmarrjen​​ Shoqërore​​ “Erneniku Prodhimtaria​​ Primare”​​ refuzoi kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës, me të​​ cilën kërkoi kompensim​​ financiar​​ për ngastrën [nr.​​ 4621] me sipërfaqe prej 088.76 ha, në​​ Gjakovë.

 

  • Më​​ 19 tetor 2015, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ padi​​ në​​ DHPGJS kundër vendimit të​​ Autoritetit të​​ Likuidimit për refuzimin e kërkesës.

 

  • Më​​ 7 prill 2022, DHPGJS-ja lëshoi​​ urdhrin​​ [C.​​ III-15-0671] me të​​ cilin i kërkoi parashtruesit të​​ kërkesës të​​ plotësonte padinë, të​​ paguante taksën gjyqësore dhe e njoftoi për pasojat juridike të​​ mosveprimit.

 

  • Më​​ 14 prill 2022, parashtruesi i kërkesës e pranoi​​ urdhrin​​ përmes dorëzimit postar.

 

  • Më​​ 26 prill 2022, parashtruesi i kërkesë​​ dorëzoi kërkesë​​ me të​​ cilën kërkoi që​​ të​​ lirohet nga pagesa e taksës gjyqësore dhe një​​ afat shtesë​​ për plotësimin e ankesës.

 

  • Më​​ 13 maj 2022, DHPGJS-ja përmes​​ Aktvendimit​​ [C.​​ III-15-0671] refuzoi kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës për lirim​​ nga pagesa e taksës gjyqësore​​ dhe ia caktoi një​​ afat shtesë​​ prej 15 ditëve për plotësimin e ankesës.

 

  • Më​​ 19 maj 2022, parashtruesi i kërkesës e pranoi Aktvendimin [C.​​ III-15-0671] e DHPGJS-së.​​ Parashtruesi i kërkesës nuk e pagoi​​ taksën gjyqësore dhe nuk e plotësoi ankesën.

 

  • Më​​ 18 korrik 2022, DHPGJS-ja përmes​​ Aktvendimit​​ [C.​​ III-15-0671] e konsideroi të​​ tërhequr​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës, me arsyetimin se ky i fundit nuk e​​ ka​​ paguar​​ taksën gjyqësore përkundër pranimit të​​ urdhrit​​ për pagesë. DHPGJS-ja argumentoi se Udhëzimi​​ administrativ​​ [Nr.​​ 01/2017] për unifikimin e tarifave gjyqësore​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Udhëzimi administrativ),​​ përcakton detyrimin e palëve për të​​ paguar taksën gjyqësore, në​​ të​​ kundërtën padia do të​​ konsiderohet e tërhequr.​​ DHPGJS-ja konstatoi se parashtruesi i kërkesës e pranoi​​ urdhrin​​ për pagesën e taksës gjyqësore më​​ 19 maj 2022, mirëpo nuk e solli dëshminë​​ për pagesën e taksës gjyqësore.​​ 

 

  • Më​​ 5​​ gusht 2022,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ ankesë​​ në​​ Kolegjin e Apelit, përmes së​​ cilës e kundërshtoi vendimin e DHPGJS-së​​ për tërheqjen e padisë.​​ Parashtruesi i kërkesës pretendoi që​​ aktvendimi ishte marrë​​ për shkak të​​ vërtetimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike, sepse ai e kishte njoftuar gjykatën që​​ nuk kishte mundësi financiare për pagesën e taksës gjyqësore.​​ 

 

  • Më​​ 6 shtator 2022, zyra për financa e DHPGJS-së​​ kërkoi nga parashtruesi i kërkesës pagesën e taksës gjyqësore për parashtrimin e ankesës në​​ Kolegjin e Apelit.

 

  • Më​​ 15 shtator 2022, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë​​ për lirim nga pagesa e taksës gjyqësore për shkak të​​ gjendjes së​​ vështirë​​ financiare sepse ishte pensionist.

 

  • Më​​ 6 tetor 2023, Kolegji i Apelit​​ përmes një​​ urdhri​​ kërkoi nga parashtruesi i kërkesës​​ të​​ sillte​​ prova që​​ dëshmonin se​​ është​​ pensionist apo që​​ është​​ në​​ gjendje të​​ vështirë​​ sociale.

 

  • Më​​ 16 tetor 2023, parashtruesi i kërkesës përsëriti kërkesën e tij në​​ Kolegjin e Apelit për lirim nga pagesa e taksës gjyqësore sepse​​ është​​ pensionist dhe ka të​​ hyra mujore në​​ vlerë​​ prej 198.00 euro.

 

  • Më​​ 30 nëntor 2023, Kolegji i Apelit​​ përmes Aktvendimit [AC-I-22-0440-A0001]​​ e konsideroi të​​ tërhequr ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës kundër aktvendimit të​​ DHPGJS-së, për shkak të​​ mospagesës së​​ taksës gjyqësore.​​ Kolegji i Apelit theksoi se pas kërkesës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës për lirim nga pagesa e taksës gjyqësore, i kërkuan atij të​​ sillte prova që​​ dëshmonin për gjendjen e vështirë​​ financiare, mirëpo ai nuk ofroi asnjë​​ provë​​ dhe​​ nuk e pagoi​​ taksën gjyqësore. Kolegji i Apelit arsyetoi se, paragrafi 4 i nenit 253​​ i Ligjit të​​ Procedurës Kontestimore​​ [në tekstin e mëtejmë: LPK]​​ përcakton që​​ “paditësi ka për detyrë​​ që​​ padisë​​ t’ia bashkëngjis vërtetimin mbi taksën gjyqësore të​​ paguar”.​​ Ndërkaq,​​ paragrafi 5 i nenit 253​​ i​​ LPK-së​​ parasheh se “në​​ qoftë​​ se paditësi​​ nuk e paguan taksën gjyqësore të​​ përcaktuar për padinë​​ as pas vërejtjes së​​ dërguar nga gjykata, edhe nuk​​ ekzistojnë​​ konditat për lirim nga detyrimi i pagimit të​​ taksës gjyqësore, do të​​ konsiderohet se padia​​ është​​ tërhequr”.​​ 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se e kishte njoftuar Kolegjin e Apelit që​​ nuk kishte mundësi financiare për pagesën e taksës gjyqësore, mirëpo pavarësisht kësaj ankesa e tij u konsiderua e tërhequr.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ “me asnjë​​ dispozitë​​ ligjore, as me​​ LPK​​ e as me Udhëzimin administrativ nuk parashihet​​ mundësia​​ që​​ të​​ trajtohet e tërhequr ankesa, prandaj​​ është​​ zbatuar gabimisht e drejta materiale dhe dispozitat e​​ LPK-së.​​ Sipas parashtruesit të​​ kërkesës, e drejta e ankesës​​ është​​ kategori kushtetuese​​ dhe mohimi i saj përbën mohim të​​ qasjes në​​ drejtësi.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi​​ [C-III-15-0671]​​ i DHPGJS-së​​ dhe Aktvendimi​​ [AC-I-22-0440-A0001]​​ i Kolegjit të​​ Apelit janë​​ në​​ kundërshtim me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenet: 6 [E drejta për një​​ proces të​​ rregullt], 13 [E drejta për ankim efektiv]​​ dhe nenin 1 të​​ Protokollit numër 1 të​​ KEDNJ-së.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij​​ [...].​​ 

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

Përmbajtja e padisë​​ 

Neni 253

 

[...]

253.4 Paditësi ka për detyrë që padisë t’ia bashkëngjis vërtetimin mbi taksën gjyqësore të paguar.

253.5 Në qoftë se paditësi nuk e paguan taksën gjyqësore të përcaktuar për padinë as pas vërejtjes së dërguar nga gjykata, edhe pse nuk ekzistojnë konditat për lirim nga detyrimi i pagimit të taksës gjyqësore, do të konsiderohet se padia është tërhequr.

 

UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 01/2017 PËR UNIFIKIMIN E TAKSAVE GJYQËSORE

Neni3​​ 

[Përcaktimi i taksave për parashtresat lidhur me kërkesat civile]

 

 ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ [...]

Përcaktimi i lartësisë së taksave gjyqësore që duhet paguar në kohën e dorëzimit të parashtesës, bëhet në bazë të vlerës së kontestit, gjegjësisht llojit të parashtresës, duke u bazuar në Tarifën për taksa gjyqësore të këtij Udhëzimi​​ (TTGJ).

 

Neni 5

[Mbledhja e taksave dhe pasojat e mospagesës]

 

[...]

5.5​​ Përcaktimi i​​ lartësisë së taksave gjyqësore që duhet paguar në kohën e dorëzimit të parashtesës, bëhet në bazë të vlerës së kontestit, gjegjësisht llojit të parashtresës, duke u bazuar në Tarifën për taksa gjyqësore të këtij Udhëzimi (TTGJ).

5.5.1 Nëse taksa për parashtresë nuk paguhet deri në datën përfundimtare sipas këtij neni dhe kur nuk ekzistojnë kushtet për lirim nga detyrimi për pagesën e saj, gjykata do të hedh poshtë parashtresën me përjashtim të​​ parashtresave lidhur me mjetet e goditjes

5.5.2 Nëse taksa​​ për padi, e përcaktuar sipas vlerës së kontestit në padi, nuk paguhet deri në datën përfundimtare, edhe pas pranimit të vërejtjes për pagesën e saj, në rastet kur nuk ekzistojnë kushtet për lirimin e palës nga detyrimi i pagesës, do të​​ zbatohet neni 253,​​ paragrafi 5 i Ligjit për Procedurën Kontestimore, ashtu që do të konstatohet se padia është tërhequr.

[...]

 

Neni 8

Lirimi nga pagesa e taksave

 

8.1 Lirohen nga pagesa e taksës kategoritë​​ e personave si në​​ vijim:

 

8.1.1 personi i cili parashtron kërkesën që​​ ka të​​ bëjë​​ me marrëdhënien e punës,​​ përveç​​ kërkesave në​​ ​​ holla

8.1.2 personi me gjendje të​​ vështirë​​ ekonomike, nëse pagesa e taksës ndikon​​ drejtpërdrejt​​ ​​ rrezikimin e ekzistencës së​​ tij, respektivisht të​​ anëtarëve të​​ familjes së​​ tij apo të​​ personave tjerë​​ ​​ cilët varen nga ai

[...]

8.3 Kategoritë​​ e personave nga neni 8.1, për t’u liruar nga taksat duhet të​​ sigurojnë​​ këto prova:​​ 

8.3.1 dëshmi se ai/ajo​​ është​​ përfitues i ndihmës sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

[...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së​​ pari vlerëson nëse parashtruesja e​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

Neni 21

[Parimet e përgjithshme]

[...]

4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht​​ ...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura,​​ Gjykata vlerëson se​​ parashtruesi i kërkesës​​ është palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; parashtruesi i​​ ​​ kërkesës​​ konteston kushtetutshmërinë e një akti të një​​ autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [AC-I-22-0440-A0001]​​ e Kolegjit të Apelit, të 30 nëntorit​​ 2023,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe​​ kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

​​ 

  • Përveç ​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e​​ pranueshmërisë], përkatësisht me nënrregullin (2), të rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës, që përcakton:​​ 

 

Rregulli 34

[Kriteret e pranueshmërisë]

(2) “Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk​​ mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

[...]

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr. 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01, vendimi i 7 dhjetorit 2004,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03,​​ kategoria (iii).

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ vendimi i Kolegjit të​​ Apelit​​ - ​​​​ që​​ e konsideroi të​​ tërhequr ankesën për shkak të​​ mospagesës së​​ taksës gjyqësore,​​ është​​ në​​ kundërshtim me nenin 31 dhe 32 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 6 dhe 13 të​​ KEDNJ-së. Gjykata thekson se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës do t’i shqyrtoj në​​ kuadër të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, përkitazi me “qasjen në​​ gjykatë”.

 

​​ lidhje me pretendimet për shkeljen e nenit 31​​ ​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6​​ ​​ KEDNJ-së

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se Kolegji i Apelit e konsideroi të​​ tërhequr ankesën e tij për shkak të​​ mospagesës së​​ taksës gjyqësore, përkundër që​​ e kishte njoftuar se nuk kishte mundësi financiare për ta bërë​​ pagesën e taksës gjyqësore.

​​ 

  • Gjykata rithekson se kërkesa për të​​ paguar taksë​​ në​​ lidhje me paditë​​ apo ankesat që​​ parashtrohen në​​ çështje​​ civile, nuk mund të​​ konsiderohet si kufizim i të​​ drejtës për “qasje në​​ gjykatë” dhe në​​ vetvete nuk​​ është​​ në​​ kundërshtim me të​​ drejtën për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm. Gjykata rikujton se në praktikën e saj gjyqësore kishte vendosur në disa raste për çështjen e mospagesës së taksës gjyqësore pranë DHPGJS-së dhe Kolegjit të Apelit. Kur parashtruesit e kërkesës nuk e kishin paguar taksën gjyqësore​​ përkundër pranimit të vërejtjes për pagesë, Gjykata nuk kishte konstatuar shkelje dhe kishte legjitimuar vendimet e DHPGJS-së dhe të Kolegjit të Apelit​​ (shih,​​ rastet e Gjykatës,​​ KI57/19,​​ parashtrues Slavica Mirić,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 12​​ dhjetorit 2019, paragrafët 47-55;​​ KI62/18,​​ parashtrues​​ Nadlije Gojani,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 27 shtatorit 2018,​​ paragrafët.​​ 35-49;​​ KI78/18, parashtrues​​ Pashk Malota,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 27 shkurtit 2019,​​ paragrafët. 38-45;​​ KI29/23,​​ parashtrues​​ Bashkim​​ Buçuku,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 22 majit 2023,​​ paragrafët. 38-44).

 

  • Gjykata kishte​​ konstatuar​​ shkelje kur Kolegji i Apelit e konsideroi të​​ tërhequr ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës pa e shqyrtuar fare kërkesën e tij për lirim nga pagesa e taksës gjyqësore​​ (shih,​​ rasti i Gjykatës,​​ KI224/19,​​ parashtrues​​ Islam Krasniqi, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020,​​ paragrafët.​​ 49-53); dhe kur Kolegji i Apelit e konsideroi të​​ tërhequr ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës pa e shqyrtuar fare kërkesën për zgjatje të​​ afatit​​ të​​ pagesës së​​ taksës gjyqësore​​ (shih,​​ rasti i Gjykatës,​​ KI80/19,​​ parashtrues​​ Radomir Dimitrijević,​​ Aktgjykim i 10 nëntorit 2020,​​ paragrafët.​​ 55-60).

 

  • Gjykata vëren se, në​​ rastin konkret, parashtruesi i kërkesës dorëzoi padi në​​ DHPGJ-së​​ kundër Autoritetit të​​ Likuidimit të​​ Ndërmarrjes​​ Shoqërore​​ “Ereniku Prodhimtaria​​ Primare”, me të​​ cilën kërkonte kompensim financiar për një​​ pronë​​ ​​ paluajtshme në​​ sipërfaqe prej 088.76 ha. DHPGJS-ja nxori një​​ vendim dhe i kërkoi parashtruesit të​​ kërkesës të​​ paguante taksën gjyqësore​​ ​​ afat prej 15 (pesëmbëdhjetë)​​ ditësh. Parashtruesi i kërkesës paraqiti një​​ kërkesë​​ për t’u liruar nga pagesa e taksës gjyqësore për shkak të​​ pamundësisë​​ financiare, e cila u refuzua nga DHPGJS-ja. Pasi që​​ parashtruesi i kërkesës nuk e pagoi​​ taksën gjyqësore, DHPGJS-ja e konsideroi të​​ tërhequr padinë.​​ 

 

  • Gjykata vëren se, parashtruesi i kërkesës deponoi një​​ ankesë​​ ​​ Kolegjin e Apelit kundër vendimit të​​ DHPGJS-së​​ për tërheqjen e padisë, me arsyetimin se e kishte njoftuar DHPGJS-në​​ se nuk kishte mundësi financiare ta paguante për shkak se ishte i papunësuar. Kolegji i Apelit e lëshoi një​​ urdhër me të​​ cilën i kërkoi parashtruesit të​​ kërkesës pagesën​​ e taksës gjyqësore për ankesën.​​ Parashtruesi i kërkesës përsëri parashtroi kërkesë​​ për lirim nga pagesa e taksës gjyqësore​​ me arsyetimin se nuk kishte mundësi financiare ta realizonte pagesën.​​ Kolegji i Apelit përmes një​​ urdhri​​ ​​ ri kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të​​ paraqiste prova që​​ do të​​ mund të​​ dëshmonin​​ gjendjen e vështirë​​ financiare​​ për ta kryer pagesën e taksës gjyqësore.​​ Parashtruesi i kërkesës iu përgjigj Kolegjit të​​ Apelit se​​ është​​ pensionist dhe ka të​​ ardhura të​​ ulëta financiare, në​​ shumën prej 198.00 euro.​​ Megjithatë, Kolegji i Apelit nuk e pranoi si provë​​ arsyetimin e tij dhe e konsideroi të​​ tërhequr ankesën.

 

  • Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës përmes ankesës në​​ Kolegjin e Apelit do të​​ kishte mundësi të adresonte​​ pretendimet e tij kundër vendimit të​​ DHPGJS-së​​ ​​ ia konsideroi të​​ tërhequr padinë​​ e tij për shkak të​​ mospagesës së​​ taksës gjyqësore. Mirëpo, parashtruesi i kërkesës e humbi mundësinë​​ ​​ ankesa e tij të​​ trajtohet në​​ merita nga Kolegji i Apelit për shkak se nuk e pagoi​​ taksën gjyqësore​​ për ankesën.​​ Prandaj, Gjykata nuk do të trajtojë çështjen e pagesës së taksës gjyqësore pranë DHPGJS-së, por do të analizojë vendimin e dytë të Kolegjit të Apelit që ia konsideroi të tërhequr ankesën e parashtruesit të kërkesës kundër vendimit të DHPGJS-së.

 

  • Në lidhje me këtë,​​ Gjykata vëren se​​ zyra për financa e DHPGJS-së​​ kërkoi nga parashtruesi i kërkesës pagesën e taksës gjyqësore për parashtrimin e ankesës​​ në Kolegjin e Apelit.​​ Parashtruesi i kërkesës në​​ momentin e pranimit të​​ njoftimit për pagesën e taksës gjyqësore, parashtroi kërkesë​​ për lirim nga pagesa​​ me arsyetimin se nuk kishte mundësi financiare të​​ realizonte pagesën. Kolegji i Apelit nxori një​​ urdhër të​​ ri dhe kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të​​ paraqiste prova që​​ dëshmonin gjendjen e vështirë​​ financiare për​​ pagesën e taksës gjyqësore. Parashtruesi i kërkesës iu përgjigj Kolegjit të​​ Apelit se ishte pensionist dhe kishte të​​ hyra financiare në​​ vlerë​​ prej 198.00, të​​ cilat i konsideronte të​​ pamjaftueshme për pagesën e taksës gjyqësore. Megjithatë,​​ Kolegji i Apelit nuk e pranoi si provë​​ arsyetimin e tij dhe e konsideroi të​​ tërhequr ankesën.

 

  • Gjykata vëren se, neni 8​​ [Lirimi nga pagesa e taksave]​​ i​​ Udhëzimit administrativ,​​ e parasheh mundësinë​​ për lirim nga pagesa të​​ taksës gjyqësore, ndër të​​ tjera edhe për personat me gjendje të​​ vështirë​​ ekonomike, nëse pagesa e taksës ndikon drejtpërdrejt në​​ rrezikimin e ekzistencës së​​ tyre​​ apo të​​ anëtarëve të​​ familjes. Sipas paragrafit 3,​​ ​​ nenit 8 të​​ Udhëzimit administrativ, personat duhet të​​ sjellin​​ dëshmi​​ ​​ janë​​ përfitues​​ ​​ ndihmës​​ sociale nga Ministria e​​ Punës​​ dhe​​ Mirëqenies​​ Sociale.​​ Pra, barra e përgjegjësisë​​ për të​​ siguruar provat dhe për të​​ dëshmuar​​ vështirësinë​​ ekonomike për pagesën e taksës gjyqësore bie mbi palët. Në​​ rastin konkret, parashtruesi i kërkesës përpos njoftimit se ishte pensionit dhe realizonte të​​ hyra financiare të​​ ulëta​​ ​​ vlerën prej 198.00 euro, nuk kishte​​ sjellë​​ dëshmi pranë​​ Kolegjit​​ ​​ Apelit​​ siç​​ kërkon udhëzimi administrativ.​​ Për këtë​​ arsye, Kolegji i Apelit vlerësoi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte dorëzuar​​ prova​​ ​​ lidhje me kërkesën për​​ mospagesën​​ e taksës gjyqësore dhe e konsideroi të​​ tërhequr ankesën e tij.

 

  • Gjykata thekson se nuk është detyrë e saj të përcaktojë nëse parashtruesi i kërkesës ishte në gjendje të vështirë​​ ekonomike​​ dhe të lirohej nga pagesa e taksës gjyqësore. Është në autoritetin e gjykatave të rregullta të bëjnë vlerësime në lidhje me gjendjen​​ ekonomike​​ të palëve dhe lirimin eventual të tyre nga pagesa. Ajo se çfarë është me rëndësi për Gjykatën është që​​ Kolegji i Apelit veproi​​ sipas dispozitave ligjore në lidhje me​​ pagesën e taksës gjyqësore;​​ e trajtoi kërkesën​​ e parashtruesit të kërkesës për lirim nga pagesa​​ e taksës gjyqësore​​ dhe i ofroi mundësinë​​ për​​ ta dëshmuar vështirësinë​​ e tij ekonomike.

 

  • Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës për shkeljen e nenit 31 të​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, përkitazi me mospagesën e taksës gjyqësore, janë​​ pretendime “me mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”, prandaj duhet të​​ refuzohen si qartazi të​​ pabazuara.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të​​ nenit 113 të Kushtetutës, me nenin​​ 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin​​ 34​​ (2) dhe​​ 48​​ ​​ (1)​​ (b) të Rregullores së punës, më​​ 17 korrik​​ 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TË​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Aktvendim palëve dhe, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 20​​ të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky​​ Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

Gjyqtari raportues Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi  ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

Parashtruesit:

Fehmi Pozhegu

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile