Vendimet e publikuara gjatë muajit shkurt 2023

06.03.2023

Gjatë muajit shkurt 2023, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar 12 raste;
• janë marrë vendimet për 8 raste;
• janë publikuar 18 vendime;

Në ueb-faqen e Gjykatës janë publikuar: një (1) Aktgjykim, gjashtëmbëdhjetë (16) Aktvendime për papranueshmëri dhe një (1) Vendim për refuzim të kërkesës.

Aktgjykimet
_____________________________________________________________________________________________________
1. KI06/21
Parashtrues: Dragan Mihajloviq
Publikuar më: 7 shkurt 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e kohëzgjatjes së procedurave në Gjykatën e Apelit të Republikës së Kosovës, përkitazi me lëndën Ac. nr. 3930/2016, duke konstatuar se e njëjta nuk është në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Aktgjykimi, ndër tjerash, shtjellon parimet që ndërlidhen me të drejtën për një vendim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm, përfshirë (i) përllogaritjen e shtrirjes në kohë të procedurave dhe momentin kur gjykata kompetente vihet në lëvizje me kërkesë të palëve për vendosjen e një të drejte apo interesi legjitim të pretenduar; si dhe (ii) arsyeshmërinë e kohëzgjatjes së procedurës bazuar në: a) ndërlikueshmërinë e rastit; b) sjelljen e palëve në procedurë; c) sjelljen e gjykatës kompetente ose autoriteteve të tjera publike; si dhe d) rëndësinë e asaj çfarë rrezikon parashtruesi i kërkesës në kontest.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Aktvendimet për papranueshmëri
_____________________________________________________________________________________________________

I.
Në njëmbëdhjetë (11) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se të njëjtat janë qartazi të pabazuara bazuar në paragrafin (2) të rregullit 39 (Kriteret e provueshmërisë) të Rregullores së punës sepse pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatës hyjnë në kategorinë e “shkallës së katërt”, sepse dhe ndër tjerash, reflektojnë pretendime të argumentuara në nivel “ligjshmërie” dhe jo “kushtetutshmërie” dhe/ose të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.

Këto Aktvendime përfshijnë rastet në vijim:

1. KI106/22
Parashtrues: Driton Fetahu
Publikuar më: 27 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 23/2022] të 11 marsit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI51/22
Parashtrues: Naser Mustafa
Publikuar më: 23 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ. nr. 102/2021] të 29 dhjetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI223/21
Parashtrues: Hasan Isafi dhe Muharrem Isafi
Publikuar më: 23 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 370/2020] të 19 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

4. KI193/21
Parashtrues: A.B.
Publikuar më: 16 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AA.nr.41/2021] të 21 qershorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

5. KI33/22
Parashtrues: Selim Raqi
Publikuar më: 16 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.nr.84/2021] të 11 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

6. KI107/22
Parashtrues: Valdet Avdiu
Publikuar më: 14 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [A.A.nr.5/2022] të 19 prillit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

7. KI131/22
Parashtrues: Zlatan Krstic
Publikuar më: 10 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr.46/2022] të 23 qershorit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

8. KI232/21
Parashtrues: Reshat Totaj
Publikuar më: 9 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Rev. nr. 29/2021] të 9 gushtit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

9. KI31/22
Parashtrues: Fidan Hoti
Publikuar më: 7 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Rev. nr. 129/2021] të 14 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

10. KI155/22
Parashtrues: Besa Sopi
Publikuar më: 7 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC-I-22-0133] të 23 majit 2022 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

11. KI72/22
Parashtrues: Branislav Stojanović
Publikuar më: 7 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 318/2021] të 1 nëntorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

II.
Në katër (4) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve janë dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh të përcaktuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe paragrafin (1) (c) të Rregullit 39 të Rregullores së punës.

Këto Aktvendime përfshijnë rastet në vijim:

1. KI111/22
Parashtrues: “Bechtel Enka” GP O.P.
Publikuar më: 22 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Ac.nr. 5723/20] të 7 dhjetorit 2021 të Gjykatës së Apelit.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI149/22
Parashtrues: Fejzi Hajdari
Publikuar më: 16 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Kml. nr. 2/2021] të 24 shkurtit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI93/22
Parashtrues: Jovan Ristič
Publikuar më: 9 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Rev. nr. 459/21] të 21 prillit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

4. KI140/22
Parashtrues: Imer Mustafa dhe të tjerët
Publikuar më: 7 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Rev. nr. 209/2021] të 10 janarit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme, pjesërisht si qartazi e pabazuar bazuar paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës sepse pretendimet e parashtruesit të kërkesës përkatës hyjnë në kategorinë e pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuar” dhe pjesërisht për shkak të mos paraqitjes së saj brenda afatit katër (4) mujor bazuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe paragrafin (1) (c) të Rregullit 39 të Rregullores së punës.

1. KI136/22
Parashtrues: “Marash Petrol-D” sh.p.k.
Publikuar më: 7 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [nr. 696/22] të 23 gushtit 2022 të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, Dhoma e Shkallës së Dytë.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vendimet për refuzim të kërkesave
_____________________________________________________________________________________________________

Në një (1) Vendim për refuzim të kërkesës të publikuar nga Gjykata kjo e fundit konstatoi që kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër në përputhje me paragrafin 5 të rregullit 35 (Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, pasi parashtruesi i kërkesës, përkundër kërkesave të Gjykatës për sqarim: (i) nuk e ka saktësuar para Gjykatës aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (ii) nuk ka sqaruar se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar; dhe (iii) nuk e ka dorëzuar në Gjykatë dokumentacionin përkatës.

1. KI137/22
Parashtrues: Agim Stublla
Publikuar më: 7 shkurt 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.