KI153/21, Podnosilac: Nexhmije Ferati, Gjevrije Sinanaj i Lulzim [Latifi] Bashota, Ocena ustavnosti presude Vrhovnog suda Rev. br.344 /2020 od 1. aprila 2021. godine
KI153/21, Rešenje o neprihvatljivosti od 3. marta 2022. godine, objavljena dana 21. marta 2022.godine
Ključne reči: individualni zahtev, pravo na pravično i nepristrasno suđenje, neprihvatljiv zahtev, očigledno neosnovan zahtev, navodi četvrtog stepena, nepotkrepljeni i neobrazloženi navodi
Na osnovu činjeničnih okolnosti utvrđenih od strane redovnih sudova i sažeto predstavljenih u rešenju, proizilazi da su podnosioci zahteva potomci, odnosno ćerke i unuk pokojnog A.D. Iz spisa predmeta proizilazi da je A.D 1958. godine kupio nepokretnost, koja nije bila upisana u katastarske knjige i kasnije prešla je u vlasništvo Preduzeća „Kosova Export“. 1982. godine, A.D. je preminuo i na osnovu spisa predmeta proizilazi da nepokretnost koju je on kupio, ni u vreme kada je on preminuo, nije bila upisana na njegovo ime. U 2002. godini, H.D., unuk pokojnog A.D. je u Opštinskom sudu u Prištini u parničnom postupku, u odnosu na katastarske parcele sa br. 668 i br. 669 (u daljem tekstu: sporna nepokretnost), podneo tužbu za vraćanje imovine od preduzeća “Kosova Export“, i utvrđivanje svojine na osnovu održaja. Pravosnažnom presudom [C.br. 309/02], od 7. juna 2006. godine Opštinskog suda, H.D priznato je pravo svojine na ovim katastarskim parcelama, koju je naknadno upisao na svoje ime. Međutim, kao rezultat presude Vrhovnog suda, od 4. februara 2016. godine, utvrđeno je da je H.D vlasnik 7/8 idealnog dela, a A.Sh.D [drugi unuk pokojnog A.D.] bio vlasnik 1/8 idealnog dela navedene nepokretnosti. U junu 2016. godine, podnosioci zahteva [obe ćerke pokojnog A.D., odnosno unuk pokojnog A.D] i H.Z. [ćerka pokojnog A.D] podneli su tužbeni zahtev protiv H.D za priznanje svojine na osnovu nasledstva za svaku po 1/8 idealnog dela nepokretnosti, upisane na ime H.D. U međuvremenu, dana 9. marta 2017. godine, H.D., za svoj deo nepokretnosti, odnosno 7/8 idealnog dela katastarskih parcela je zaključio kupoprodajni ugovor sa NTP „Agro Trade“ sh.p.k. Kao rezultat toga, podnosioci zahteva su kasnije proširili njihov tužbeni zahtev tražeći poništenje ovog kupoprodajnog ugovora, od 9. marta 2017. godine i kasnije, odnosno 8. januara 2019. godine, usled toga što su tuženi H.D i tužilja H.Z preminuli, isti su precizirali njihov tužbeni zahtev podnošenjem iste protiv udovice lica H.D i njegove dece. Dana 18. juna 2019. godine, Osnovni sud je presudom [C.br. 1247/16] pozivajući se na član 138. stav 1. Zakona o nasleđivanju utvrdio da je njihov tužbeni zahtev zastareo jer je podnet nakon protoka subjektivnog roka od jedne (1) godine utvrđenog ovom odredbom, odnosno od dana sticanje vlasništva H.D. nad spornom nepokretnošću, sticanom pravosnažnom presudom 2006. godine. A u vezi sa raskidom kupoprodajnog ugovora od 9. marta 2017. godine, Osnovni sud je takođe utvrdio da je ugovor, zaključen sa NTP “Agro Trade” sh.pk, zaključen u skladu sa zakonskim odredbama. Ova presuda Osnovnog suda je u celosti potvrđena i kroz presudu Apelacionog suda i kroz osporenu presudu Vrhovnog suda. Kako Apelacioni sud, tako i Vrhovni sud su dodatno utvrdili da je protekao i objektivni rok od deset (10) godina, koji je prema njima počeo da teče od trenutka kada je preminuo prethodnik podnosilaca zahteva ili ostavilac nasleđa A.D, odnosno 1982. godine.
Podnosioci zahteva su u svom zahtevu osporili nalaze Vrhovnog suda, tvrdeći da je poslednje navedeni povredio njihova prava zagarantovana članovima 24, 31. i 54. Ustava i članom 2. Univerzalne deklaracije o ljudskim pravima.
Ocenjujući kriterijume prihvatljivosti zahteva, Sud je utvrdio da su podnosioci zahteva ovlašćene strane, da su osporili akt javnog organa, da su iscrpeli sva pravna sredstva propisana zakonom i da su podneli njihov zahtev u roku koji je propisan Zakonom i Poslovnikom o radu. U nastavku, Sud je, u smislu razmatranja kriterijuma da li je zahtev bio očigledno osnovan, smatrao da navodi podnosilaca zahteva u vezi sa povredama članova 31. i 54. Ustava spadaju u kategoriju navoda četvrtog stepena, jer obuhvataju pitanja koja se odnose na tumačenje i primenu zakona, odnosno „zakonitosti„, a ne „ustavnosti„. U tom smislu, Sud je, primenjujući i sudsku praksu samog Suda i EKLJP-a, ocenio da pitanje podnošenja ovakvih podnesaka ili tužbi koje su omogućene samo u određenom vremenskom roku, predstavlja suštinski elemenat principa pravne sigurnosti, kao jednog od osnovnih principa vladavine prava u demokratskom društvu. U nastavku toga, Sud je smatrao da u svetlu napred navedenih činjenica, podnosiocima zahteva omogućeno je sprovođenje postupka na osnovu načela kontradiktornosti; da su mogli da, tokom različitih faza postupka, predoče argumente i dokaze koje su smatrali relevantnim za svoj slučaj; i da su svi argumenti, objektivno gledano, koji su bili relevantni za rešavanje njihovog slučaja, propisno saslušani i razmotreni od strane sudova; da su činjenični i pravni razlozi prema osporenim odluke detaljno razmotreni; i da su, u skladu sa okolnostima slučaja, postupci, gledano u celini, bili pravični. Sledstveno, Sud je našao podnosioci zahteva nisu potkrepili i niti su argumentovali u dovoljnoj meri pred Sudom kako su ova tumačenja relevantnih zakonskih odredbi izvršena od strane Vrhovnog suda i redovnih sudova, dovela do proizvoljnih ili očigledno neobrazloženih zaključaka u njihovom slučaju. Sledstveno, Sud je zaključio da je navod o povredi članova 31. i 54. Ustava očigledno neosnovan na ustavnim osnovama, kao što je utvrđeno pravilom 39 (2) Poslovnika o radu.
Dalje, u pogledu navoda podnosilaca zahteva o povredi člana 24. Ustava i člana 2. Univerzalne deklaracije o ljudskim pravima, Sud je utvrdio da su ovi navodi nepotkrepljeni i neobrazloženi, i prema tome utvrdio da su isti neprihvatljivi, kao što je utvrđeno članom 48. Zakona i pravilom 39 (1) (d) Poslovnika o radu.
KI153/21, Parashtrues: Nexhmije Ferati, Gjevrije Sinanaj dhe Lulzim [Latifi] Bashota, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 344/2020, të 1 prillit 2021
KI153/21, Aktvendim për Papranueshmëri, i 3 marsit 2022, publikuar më 21 mars 2022
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë e papranueshme, kërkesë qartazi e pabazuar, pretendime të shkallës së katërt, pretendime të pambështetura dhe të paarsyetuara
Bazuar në rrethanat faktike të vërtetuara nga gjykatat e rregullta dhe të përmbledhura në Aktvendim, rezulton që parashtruesit e kërkesës janë pasardhësit, përkatësisht të bijat dhe nipi i të ndjerit A.D. Nga shkresat e lëndës rezulton që A.D në vitin 1958 kishte blerë paluajtshmërinë, e cila nuk ishte regjistruar në librat kadastrale dhe më vonë kishte kaluar në pronësi të Ndërmarrjes “Kosova Export.” Në vitin 1982, A.D kishte ndërruar jetë dhe bazuar në shkresat e lëndës rezulton që paluajtshmëria e blerë nga ai edhe në momentin kur ai kishte ndërruar jetë nuk kishte qenë e regjistruar në emër të tij. Në vitin 2002, H.D nipi i të ndjerit A.D, në Gjykatën Komunale në Prishtinë në procedurë kontestimore përkitazi me ngastrat kadastrale me nr. 668 dhe 669 (paluajtshmëria e kontestuar) kishte parashtruar padi për kthim të pronës nga Ndërmarrja “Kosova Export dhe vërtetim të pronësisë në bazë të posedimit. Përmes Aktgjykimit të formës së prerë të [C.nr. 309/02], të 7 qershorit 2006 të Gjykatës Komunale H.D i ishte njohur e drejta e pronësisë në këto ngastra kadastrale, të cilat më pas në regjistrin kadastral i kishte regjistruar në emër të tij. Megjithatë, si rezultat i Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, të 4 shkurtit 2016, ishte konsttaur se H.D ishte pronar i 7/8 të pjesës ideale dhe A.Sh.D [nipi tjetër i të ndjerit A.D] ishte pronar i 1/8 të pjesës ideale të paluajtshmërisë së lartcekur. Në qershor të vitit 2016, parashtruesit e kërkesës [të dy bijat e të ndjerit A.D, dhe nipi i të ndjerit A.D, respektivisht] dhe H.Z [e bija e të ndjerit A.D] kundër H.D kishin parashtruar kërkesëpadi për njohjen e pronësisë në bazë të trashëgimisë për secilin në 1/8 e pjesës ideale të paluajtshmërisë, të regjistruar në emër të H.D. Në ndërkohë, më 9 mars 2017, H.D për pjesën e tij të paluajtshmërisë, gjegjësisht 7/8 pjesën ideale të ngastrave kadastrale kishte lidhur kontratë të shitblerjes me NTP “Agro Trade” sh.p.k. Si rezultat i kësaj, parashtruesit e kërkesës më vonë zgjeruan kërkesëpadinë e tyre duke kërkuar anulimin e kësaj kontrate të shitblerjes, të 9 marsit 2017 dhe më vonë, gjegjësisht më 8 janar 2019, si rezultat i asaj që i padituri H.D dhe paditësja H.Z kishin ndërruar jetë, të njëjtit precizuan kërkesëpadinë e tyre duke e paraqitur të njëjtën kundër të vesë së H.D dhe fëmijëve të tij. Më 18 qershor 2019, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.nr. 1247/16] duke iu referuar nenit 138, paragrafit 1 të Ligjit për Trashëgiminë konstatuan se kërkesëpadia e tyre ishte parashkruar sepse ishte paraqitur pas kalimit të afatit subjektiv një (1) vjeçar të përcaktuar me këtë dispozitë, përkatësisht nga dita e fitimit të pronësisë së H.D në paluajtshmërinë e kontestuar, të fituar me Aktgjykim të formës së prerë në vitin 2006. Ndërsa, përkitazi me anulimin e kontratës së shitblerjes, së 9 marsit 2017, Gjykata Themelore po ashtu kishte konstatuar kontrata e lidhur me NTP “Agro Trade” sh.p.k ishte lidhur në pjatim me dispozitat ligjore. Ky Aktgjykim i Gjykatës Themelore në tërësi ishte vërtetuar edhe përmes Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme. Si Gjykata e Apelit, ashtu edhe ajo Supreme për më tepër kishin konstatuar se kishte kaluar edhe afati objektiv prej dhjetë (10) viteve, i cili sipas tyre kishte filluar të rrjedhë nga momenti kur paraardhësi i parashtruesve të kërkesës apo trashëgimlënësi A.D kishte ndërruar jetë, gjegjësisht në vitin 1982.
Parashtruesit e kërkesës në kërkesën e tyre kontestuan konstatimet e Gjykatës Supreme, duke pretenduar se përmes kësaj të fundit janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenet 24, 31 dhe 54 të Kushtetutës dhe nenit 2 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Në vlerësimin e kritereve të pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se parashtruesit e kërkesës ishin palë të autorizuara, kontestonin një akt të një autoritetit publik, kishin shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj, si dhe kishin dorëzuar kërkesën e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar me ligj dhe Rregullore të Punës. Në vijim, Gjykata në kuptim të shqyrtimit të kriterit nëse kërkesa ishte qartazi e bazuar, konsideroi se pretendimet e parashtruesve të kërkesës përkitazi me shkelje të neneve 31 dhe 54 të Kushtetutës bien në kategorinë e pretendimeve të shkallës së katërt, sepse ngërthen çështje që ndërlidhen me interpretimin dhe aplikimin e ligjit, përkatësisht “ligjshmërisë” dhe jo “kushtetutshmërisë”. Në këtë kuptim, Gjykata duke aplikuar edhe praktikën gjyqësore të vet Gjykatës dhe atë të GJEDNJ-së vlerësoi se çështja e parashtrimit të parashtresave apo padive të tilla të cilat mundësohen vetëm brenda një afati të përcaktuar kohor përbëjnë një element thelbësor të parimit të sigurisë juridike, si një nga parimet bazë të sundimit te ligjit në një shoqëri demokratike. Në vijim të kësaj, Gjykata konsideroi se në dritën e fakteve të mësipërme parashtruesve të kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ata kanë mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që ata i konsideronin të rëndësishme për rastin e tyre; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tyre janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shqyrtuar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta. Rrjedhimisht, Gjykata gjeti se parashtruesit e kërkesës, nuk mbështeten mjaftueshëm dhe as nuk argumentuan para Gjykatës, se si këto interpretime të dispozitave përkatëse ligjore, të bëra nga Gjykata Supreme dhe gjykatat e rregullta, kanë rezultuar në konkluzione arbitrare ose qartazi te paarsyeshme në rastin e tyre. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se pretendimi për shkelje të neneve 31 dhe 54 të Kushtetutës është qartazi i pabazuar në bazë kushtetuese ashtu siç është përcaktuar me rregullin 39 (2) të Rregullores së Punës.
Në vijim, përkitazi me pretendimin e parashtruesve për shkelje të nenit 24 të Kushtetutës dhe nenit 2 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Gjykata konstatoi se këto pretendime ishin të pambështetura dhe të paarsyetuara, dhe rrjedhimisht konstatoi se të njëjtat ishin të papranueshme ashtu siç është përcaktuar me nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (d) të Rregullores së Punës.
Nexhmije Ferati, Gjevrije Sinanaj dhe Lulzim [Latifi] Bashota
KI – Individualni zahtev
Rešenje o neprohvatljivosti
Zahtev je očigledno neosnovan
Civilni