Parashtruesit, 12 deputetë të Kuvendit, e dorëzuan Kërkesën në bazë të nenit 113.4 të Kushtetutës duke pretenduar se Kryetari i Kuvendit e kishte vënë në diskutim dhe votim strategjinë dhe projekt-vendimin, pa e pasur kuorumin e nevojshëm të deputetëve, duke shkelur kështu nenet 51(1), (2) dhe (3) të Rregullores së Punës së kuvendit, e cila kërkonte një kuorum prej më shumë se 50% të deputetëve. Në përgjigje, Kryetari i Kuvendit theksojë se votimi nuk kishte sjellë ndonjë vendim të nënshkruar dhe se projekt propozimet nuk ishin miratuar për shkak të ankesës për mungesë të kuorumit, duke treguar se këto çështje do të vihen për shqyrtim në Kuvend më vonë, Gjykata vendosi se Kërkesa është bërë e panevojshme (pa efekt praktik) pasi që Kryetari i Kuvendit e ka shfuqizuar vendimin në fjalë për shkak të mungesës së kuorumit dhe mori Vendim që ta hedh poshtë Kërkesën në bazë të rregullës 32.4 të Rregullores së Punës
Gani Geci
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Vendim
Array
administrative