Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës A nr. 274/2010 te 22 shtatorit 2010.

Nr. të lëndës KI 41/11

Parashtruesit: Shefki Gjergji

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se Gjykata Supreme e kishte shkelur nenin 49 të Kushtetutës kur kishte konfirmuar vendimin e Departamentit të Administratës Pensionale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, i cili hidhte poshtë aplikimin e tij për pension invalidor, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e papranueshme sipas Rregullës 36.1(b) të Rregullores së Punës pasi që Parashtruesi nuk e kishte paraqitur Kërkesën brenda afatit prej katër muajsh nga pranimi i vendimit të Gjykatës Supreme, afat ky i obligueshëm i përcaktuar me Nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese

Parashtruesit:

Shefki Gjergji

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative