Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Kosovës (11/279), të 07.11.2007

Nr. të lëndës KI 152/11

Parashtruesit: Bekim Murati

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me Vendimin e Qeverisë së Kosovës (111/279), të 7 nëntorit 2007, me të cilin përcaktohet së Bashkësia Islame e Kosovës është i vetmi institucion legjitim për të organizuar shkuarjen në haxh për qytetarët e Kosovës. Parashtruesi konsideron se, duke qenë pronar i një agjencie turistike të licencuar, i janë cenuar të drejtat e tij për të ushtruar aktivitet ekonomik, që parashihen me nenin 10 dhe 109 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 56.2 të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesi nuk kishte dorëzuar ndonjë provë prima facie që tregon shkeljen e të drejtave kushtetuese. Gjykata vendimin e saj e arsyetoi duke theksuar se vendimi i kontestuar i Qeverisë ishte marrë më 7 nëntor 2007, domethënë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës (15 qershor 2008). Rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të trajtojë kërkesat që kanë të bëjnë me ngjarjet që kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Kështu që, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme për arsye se ishte ratione temporis në papajtueshmëri me Kushtetutën.

Parashtruesit:

Bekim Murati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative