Urdhëra tjerë

MENDIM KONKURRUES i gjyqtarit RADOMIR LABAN në rastin nr. KO139/21

Nr. të lëndës KO139/21

Parashtruesit: Fadil Nura dhe 9 deputetë tjerë

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 15 qershor 2023

Nr. ref.:​​ AGJ​​ 2211/23

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM​​ 

 

 

rastin nr. KO139/21

 

Parashtrues

 

Fadil Nura​​ dhe​​ 9​​ deputetë tjerë

 

​​ 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit nr.​​ 08-V-040​​ të​​ Kuvendit të​​ Republikës së Kosovës,​​ ​​ 21 korrikut​​ 2021, për shkarkimin e​​ ​​ anëtarëve të​​ Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa u parashtrua nga​​ 10​​ (dhjetë)​​ deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi), përkatësisht​​ deputetët:​​ Fadil Nura, Ganimete Musliu, Hajdar Beqa, Ardian Kastrati, Blerta Deliu-Kodra, Ferat Shala, Floretë Zejnullahu, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri dhe Pal Lekaj​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit e kërkesës).​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës përfaqësohen​​ në procedurat para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) nga​​ deputetja​​ Ganimete Musliu.

 

Akti i kontestuar

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ kontestojnë Vendimin e​​ Kuvendit​​ të Republikës së Kosovës​​ [nr.​​ 08-V-040], të​​ 21​​ korrikut​​ 2021​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ vendimi i kontestuar)​​ për shkarkimin e​​ anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave​​ (në tekstin e mëtejmë: Bordi i ARH-së).​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimit të kontestuar, për të cilin parashtruesit e kërkesës pretendojnë se nuk është në pajtueshmëri me nenin ​​​​ 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja​​ e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat],​​ nenin 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ nenin 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike],​​ nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e​​ ​​ Drejtave] paragrafin 9 të nenit 65 [​​ Kompetencat e Kuvendit] si dhe nenin 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta).

 

  • Parashtruesit e kërkesës gjithashtu kërkojnë vendosjen e masës së përkohshme lidhur me rastin konkret, duke pretenduar se “Mosvendosja e masës së përkohshme, duke e bërë krejtësisht jo funksionale ARH, duke pasur parasysh që edhe drejtorit të përgjithshëm i përfundon mandati, do t’i pamundësonte këtij institucioni të pavarur ushtrimin e detyrave dhe ofrimin e shërbimeve që i përcaktohen me ligj”.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa është e bazuar në paragrafin​​ 5​​ të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës],​​ 42​​ [Saktësimi i kërkesës] dhe​​ 43​​ [Afati] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji),​​ si dhe në rregullat​​ 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe​​ 74​​ [Kërkesa në pajtim me nenin 113.5​​ të Kushtetutës dhe​​ me​​ nenet​​ 42​​ dhe​​ 43​​ të Ligjit] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • ​​ 29​​ korrik​​ 2021, parashtruesit e kërkesës dorëzuan kërkesën në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 3 gusht​​ 2021, Kryetarja e Gjykatës caktoi​​ gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi,​​ gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë​​ nga​​ gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci (anëtarë).

 

  • Më 4 gusht​​ 2021, Gjykata e njoftoi për regjistrimin e kërkesës Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Sekretari​​ i Kuvendit) dhe kërkoi që deri më​​ 18 gusht​​ 2021 të dorëzojnë në Gjykatë të gjitha dokumentet relevante në lidhje me​​ vendimin e kontestuar.

 

  • ​​ 4 gusht​​ 2021, parashtruesit e​​ kërkesës u njoftuan​​ për regjistrimin e kërkesës. Në të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi për regjistrimin e kërkesës Kryetarin​​ e Kuvendit​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kryetari​​ i​​ Kuvendit), të cilit​​ iu kërkua që një kopje e kërkesës t'iu dorëzohet të gjithë deputetëve të Kuvendit; Avokatin e Popullit​​ dhe​​ Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (në tekstin e mëtejmë: ARH).​​ Gjykata i njoftoi palët e interesuara të cekura më lart se komentet e tyre, nëse kanë, t’i paraqesin​​ në Gjykatë brenda afatit 15 ditor, përkatësisht deri më​​ 18 gusht​​ 2021, në adresën elektronike të Gjykatës ose me dorëzim personal.

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi për regjistrimin e kërkesës edhe Presidenten e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Presidentja) si dhe ​​ Kryeministrin e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kryeministri).

 

  • ​​ 10 gusht 2021, Sekretari i Kuvendit dorëzoi në Gjykatë​​ dokumentet si në vijim:

 

  • Procesverbalin e mbledhjes së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, i datës 2 korrik 2021;

  • Rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, nr. 08/383/Do-2499, i datës 2 korrik 2021;

  • Ftesa me rend të ditës për mbajtjen e seancës plenare më 16 korrik 2021;​​ 

  • Pjesë nga​​ transkripti i Seancës Plenare të Kuvendit e mbajtur më 16, 19, 21,​​ 28 korrik​​ dhe 6 gusht 2021;​​ 

  • Vendimin nr.08-V-040 i miratuar nga Kuvendi më 21 korrik 2021, për shkarkimin e anëtarëve​​ të Bordit të ARH-së.

 

  • Më​​ 17 gusht 2021,​​ ARH dorëzoi një shkresë në Gjykatë,​​ përmes së cilës njoftoi Gjykatën​​ se “Autoriteti​​ Rregullativ i Hekurudhave aktualisht​​ është në mungesë të Bordit Mbikëqyrës, si organi më i lartë​​ i institucionit, çka edhe konsideron se niveli aktual​​ nuk ka kompetencë​​ për të dhënë​​ komente​​ lidhur me këtë rast.

 

  • Më​​ 7 shtator 2021,​​ Gjykata kërkoi nga Sekretari​​ i Kuvendit që të dorëzojnë në Gjykatë Vendimin​​ e Kuvendit​​ [Nr.​​ 05-V-371], të 28 tetorit 2016, përmes të cilit janë emëruar anëtarët e Bordit të ARH-së.

 

  • Më 9 shtator 2021,​​ Sekretari​​ i Kuvendit dorëzoi në Gjykatë​​ vendimin e kërkuar.

 

  • Më 2 nëntor 2021, Gjykata kërkoi nga ​​ Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit si dhe Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, , Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, që​​ të sqarojnë para Gjykatës “statusin juridik të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, konkretisht nëse i njëjti është institucion i themeluar dhe funksionon si Agjenci e pavarur bazuar në nenin 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës apo ka ndonjë status tjetër, bazuar në ligjet e aplikueshme”.

 

  • Më 16 nëntor 2021, Kryetarja e Komisionit​​ për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë​​ znj. Fitore Pacolli-Dalipi dorëzoi​​ përgjigjen​​ në Gjykatë.

 

  • Më 16 shkurt​​ 2022,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit raportues dhe vendosi që vendimmarrja për rastin të shtyhet​​ për plotësime të raportit paraprak.

 

  • Më 18 shkurt 2022, Gjykata pasi kishte kuptuar se z.​​ Fadil Nura​​ nuk është më deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës,​​ kërkoi nga parashtruesit e kërkesës që të sqarojnë para Gjykatës si në vijim “nëse z. Nura do të zëvendësohet nga ndonjë deputet tjetër, si përfaqësuesi Juaj dhe njëri nga parashtruesit e kërkesës, në procedurat para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

 

  • Më 25 shkurt 2022, parashtruesit e kërkesës përmes postës elektronike njoftuan Gjykatën​​ se​​ deputetja znj. Ganimete Musliu do të jetë​​ ​​ përfaqësuese​​ e​​ autorizuar​​ e​​ tyre në Gjykatë, dhe se deputeti zëvendësues i z. Nura,​​ respektivisht z. Isak Shabani, të konsiderohet deputet parashtrues i kërkesës.

 

  • Më 2 mars 2022, Gjykata kërkoi nga parashtruesit e kërkesës​​ që të dorëzojnë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim për znj. Ganimete Musliu, të nënshkruar nga të gjithë parashtruesit e kërkesës, përfshirë edhe z. Isak Shabani.

 

  • Më 7 mars 2022,​​ parashtruesit​​ e kërkesës përmes postës elektronike dorëzuan në Gjykatë autorizimin e kërkuar.

 

  • Më 15 dhjetor 2022,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe vendosi që vendimmarrja për rastin të shtyhet​​ për plotësime të raportit paraprak.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 5 prill​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe​​ ​​ njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, Gjykata​​ njëzëri (i)​​ konstatoi se kërkesa është e pranueshme; dhe (ii)​​ se Vendimi i Kuvendit nr. 08-V-036 nuk është në mospërputhshmëri me paragrafin 9 te nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës.

 

  • Në përputhje me rregullin 62 (Mendimet konkurruese) të Rregullores së punës të Gjykatës, gjyqtari Radomir Laban ka përgatitur mendim konkurrues, i cili do të publikohet së bashku me këtë Aktgjykim.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Më​​ 28 tetor 2016, Kuvendi​​ përmes Vendimit​​ [Nr.​​ 05-V-371]​​ emëroi​​ 4 (katër) anëtarë të​​ Bordit të​​ ARH-së, përkatësisht:​​ Arsim Berisha, Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe​​ Ilmi Ahmeti,​​ me mandat​​ pesëvjeçar.​​ 

 

  • Më 2 korrik​​ 2021,​​ është​​ mbajtur​​ mbledhja e Komisionit​​ parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim​​ Hapësinor​​ dhe Infrastrukturë​​ (në tekstin e mëtejmë: Komisioni i Kuvendit), në të cilën u​​ shqyrtua inicimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së.

 

  • Më 2 korrik 2021, Komisioni i Kuvendit, me 8 vota “për”, 1 votë “kundër”​​ dhe 1 abstenim përmes Rekomandimit [nr. 08/383/Do-2499] i rekomandoi Kuvendit të bëjë shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të ARH-së. Në arsyetimin e​​ rekomandimit të lartcekur theksohet se pas shqyrtimit të Raportit Vjetor​​ të ARH-së​​ për vitin 2020, Komisioni i Kuvendit ka​​ konstatuar “këto dështime”:

 

  • Është shqetësuese ekzistimi i 268 vendkalimeve ilegale mbi binarë, të cilat në vazhdimësi, janë rrezik për jetën e qytetarëve. Vetëm gjatë periudhës 2016-2020 janë lënduar 48 persona, përderisa të vdekur i kemi 11 persona.

  • Është​​ shqetësuese mungesa e vendosjes së shenjave sinjalizuese në vendet përkatëse dhe me rrezikshmëri të lartë [...]

  • Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka neglizhuar bashkëpunimin në nivel komunal me organet e sigurisë.

  • Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave​​ ka shkelur rregulloret për operimin me licencë të operatorëve në rehabilitimin e hekurudhave. Rehabilitimi i hekurudhës në Han të Elezit është bërë nga operatori italian i palicencuar.

  • Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, ka dështuar në rregullimin e njohjes së licencave, makinistëve, lokomotivave të operatorëve vendor me ato nga vendet e rajonit.

  • Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka dështuar në vënien nën kontroll të qarkullimit ilegal të trenave nga Serbia nën drejtim të stacionit në Mitrovicë.

  • Çdo vit kemi rënie të numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor. Gjatë periudhës kohore 2007-2020, kemi rënie të numrit të udhëtarëve nga 417.000 në 58.819 udhëtar. Nuk kemi analizë të mirëfilltë​​ pse kemi rënie të tillë.

  • Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave nuk ka punuar në modernizimin e transportit hekurudhor [...]​​ 

  • Nuk kemi një raportim të rregullt të aktiviteteve të Bordit​​ [...]

  • Përbërja e Bordit të Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave është joprofesional.

  • Zyra Kombëtare e Auditimit në raportet e përvitshme të auditimit​​ për Autoritetin Rregullativ i Hekurudhave, kërkon një rishikim gjithëpërfshirës të regjistrit të pasurisë dhe të ndërmarr veprime konkrete për rivlerësim.

  • Bordi i Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, nuk ka dhënë përgjigje rreth rritjes së shpenzimeve ​​ nga kategoria e pagave dhe mëditjeve .[...]

  • Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave nuk ka shpjeguar ndërlidhjen e shpenzimeve të udhëtimit dhe të trajnimit me listën e trajnimeve dhe vizitave jashtë shtetit;

 

  • Më 13 korrik 2021, Kuvendi njoftoi deputetët për mbajtjen e seancës plenare​​ nga 16 korriku​​ 2021​​ e tutje,​​ ku ndër të tjera pikë,​​ e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i​​ Rekomandimit [nr. 08/383/Do-2499]​​ të Komisionit të Kuvendit​​ për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së.

 

  • Më 21 korrik​​ 2021, në seancën plenare​​ të Kuvendit, deputetët e Kuvendit​​ votuan​​ lidhur me Rekomandimin​​ [nr. 08/383/Do-2499]​​ ​​ Komisionit​​ të Kuvendit​​ për​​ shkarkimin e​​ të gjithë anëtarëve të Bordit të ARH-së me votim të veçantë për secilin anëtar.​​ Rezultati i votimit ishte​​ i​​ njëjtë​​ për të gjithë katër anëtarët e​​ Bordit të ARH-së, dhe rezulton të jetë​​ si në vijim:​​ 62 vota​​ “për” shkarkimin​​ e Bordit të ARH-së,​​ asnjë votë​​ “kundër” dhe asnjë abstenim.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Kuvendi përmes Vendimit [Nr.​​ 08-V-040] shkarkoi katër (4) anëtarët e Bordit të ARH-së, si në vijim:​​ Arsim ​​ Berisha, Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Ilmi Ahmeti. ​​ ​​​​ 

 

  • Përmbajtja e Vendimit [Nr.​​ 08-V-040] është si në vijim:

 

Kuvendi i Republikës së​​ Kosovës, në mbështetje të nenit 65.9 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës, nenit 67 të​​ Rregullores së​​ Kuvendit,​​ si dhe të​​ nenit 38,​​ paragrafi 6 pika 6.8. të​​ Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës, në​​ seancën plenare të mbajtur më​​ 21 korrik 2021, me rekomandim të​​ Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis,​​ Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, me votim të veçantë për secilin anëtar, mori këtë:

 

VENDIM

 

Për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave:

 

I.​​ Shkarkohen anëtarët e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, si në vijim:

 

1. Arsim Berisha,​​ kryesues

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 2. Gëzim Qerimi,​​ anëtar

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 3. Shkumbin Hyseni,​​ anëtar

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 4.​​ llmi Ahmeti, anëtar​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ II. Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se​​ Vendimi i kontestuar i Kuvendit në aspektin​​ përmbajtësor​​ dhe procedural është në kundërshtim me​​ nenin ​​ 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja​​ e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat],​​ nenin 31 [ E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ nenin 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike] nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e​​ të Drejtave] paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] si dhe nenin 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës.

 

  • Fillimisht lidhur me pranueshmërinë e kërkesës,​​ parashtruesit e kërkesës​​ theksojnë​​ se në rastin konkret,​​ vendimi i kontestuar​​ “duhet të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si i mundshëm për tju nënshtruar kontrollit kushtetues, për shkak​​ të shkeljes së dispozitave të Kushtetutës, përfshirë edhe dispozitat e Kapitullit II të Kushtetutës, respektivisht të drejtat kushtetuese të​​ anëtarëve​​ të shkarkuar nga ky organ.

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ theksojnë se duke u thirrur në Ligjin​​ nr. 04/L-063​​ për Hekurudhat e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji​​ për Hekurudhat), parashihet se anëtarët e Bordit të​​ ARH-së​​ kanë përgjegjësi individuale, dhe se paragrafi 6.8 i nenit 38 të Ligjit për Hekurudhat​​ parasheh mundësinë e shkarkimit të një ose më shumë anëtarëve të Bordit të ARH-së, por sipas tyre “në asnjë rast Ligji për Hekurudha nuk përcakton dhe nuk lejon mundësinë e shkarkimit të të gjithë Bordit të ARH-së”.​​ Parashtruesit e kërkesës tutje shtojnë se “Kjo është kështu, për shkak të idesë për ruajtjen e funksionalitetit të institucionit dhe ruajtjes së pavarësisë së tij në raport me kompetencat ligjore të cilat i ushtron.

 

Pretendimet përkitazi​​ me shkeljen e paragrafit 9 të nenit​​ 65 të Kushtetutës

 

  • Në lidhje me këtë pretendim,​​ parashtruesit e kërkesës theksojnë​​ se​​ Kuvendi​​ me rastin e​​ nxjerrjes​​ së​​ vendimit të kontestuar​​ në mënyrë arbitrare dhe të paargumentuar​​ ka ushtruar kompetencën e tij​​ të paraparë me paragrafin 9 të nenit 65​​ të Kushtetutës sepse sipas tyre vendimi i kontestuar në “asnjë element të tij nuk e justifikon shkarkimin e anëtarëve të bordit të ARH-së dhe nuk tregon se si këta anëtarë të bordit të ARH-së​​ kanë dështuar në ushtrimin e çështjeve që përcaktohen me Ligjin për Hekurudhat e Kosovës.

 

  • Për më tepër,​​ parashtruesit e kërkesës pretendojnë se në arsyet të cilat janë dhënë në Rekomandimin​​ [nr. 08/383/Do-2499]​​ e​​ Komisionit​​ të Kuvendit, nuk janë në kompetencë të​​ ARH-së,​​ e aq më pak të Bordit të ARH-së. Më tutje,​​ parashtruesit e kërkesës shtojnë​​ se​​ Kuvendi i Kosovës, në mënyrë krejtësisht arbitrare ka zbatuar nenin 38,​​ paragrafi 6.8 të Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, i cili e ritheksojmë që e lejon shkarkimin e një ose më shumë​​ anëtarëve​​ të bordit të ARH-së, vetëm nën justifikimin që ata/ato anëtarë​​ nuk i kanë përmbushur​​ çështjet që parashihen me Ligjin për Hekurudhat.

 

  • Parashtruesit e kërkesës,​​ duke u thirrur në pikën 10 të Rekomandimit​​ [nr. 08/383/Do-2499]​​ të​​ Komisionit​​ të Kuvendit, theksojnë se “Përbërja e Bordit të ARH-së është vlerësuar se a është profesionale nga legjislatura e vitit 2016 kur janë zgjedhur anëtarët e Bordit të ARH-së. Për më tepër kjo arsye për shkarkim del krejtësisht jashtë​​ logjikës juridike ​​ dhe jep konstatime të cilat do të duhej t’i jepte një organ i pavarur siç është Gjykata​​ [...].​​ Kjo nënkupton që Kuvendi në mënyrë bllanko dhe pa fakte, ka ushtruar arbitrarisht kompetencën kushtetuese, duke operacionalizuar një normë ligjore e cila duhej të justifikohej me mos​​ përmbushjen e detyrave nga anëtarët e bordit të ARH-së të shkarkuar me vendimin e kontestuar”.

 

  • Parashtruesit e kërkesës më tutje shtojnë se​​ vendimi i kontestuar gjithashtu nuk është mjaftueshëm i arsyetuar. Në​​ mbështetje të pretendimeve të tyre, në ndërlidhje​​ me mosarsyetim të Vendimit,​​ parashtruesit thirren edhe në rastin të Gjykatës, KI207/19, me parashtrues​​ NISMA Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020.

 

  • Më​​ tutje,​​ parashtruesit​​ e kërkesës​​ theksojnë:​​ “Ligji për Hekurudhat prezumohet si kushtetues sepse asnjëherë nuk është sfiduar kushtetutshmëria e tij nga asnjë subjekt i​​ autorizuar. Për pasojë shkelja e tij nga ana e Kuvendit me rastin e shkarkimit kolektiv të krejt Bordit të ARH-së përbën shkeljen e detyrimit kushtetues për respektim të sundimit të ligjit.

 

  • Lidhur me këtë pretendim, parashtruesit e kërkesës në fund shtojnë:​​ “Shkarkimi i anëtarëve të këtyre institucioneve nuk​​ mund të jetë prerogativë e mbikëqyrjes: ai përbën një veprim ekzekutiv që bie ndesh me fizionominë kushtetuese të Kuvendit si organ përfaqësues dhe ligjvënës. Kjo bie ndesh drejtpërdrejtë me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushtetit nga neni 4​​ [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] i Kushtetutës që në të njëjtën kohë përbën një vlerë kushtetuese në kuptim të nenit 7.1​​ [Vlerat] të Kushtetutës.

 

Pretendimet përkitazi​​ me shkeljen e nenit​​ 142 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesit e kërkesës fillimisht theksojnë​​ se​​ ARH,​​ bazuar në​​ Ligjin​​ për Hekurudhat e Kosovës,​​ është organ i pavarur, duke shtuar se kjo nënkupton se hyn në grupin e institucioneve të pavarura kushtetuese të parapara në kapitullin XII.

 

  • Parashtruesit e kërkesës shtojnë se “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, të paktën në dy raste të saj, në mënyrë shprehimore promovon dhe​​ mbron​​ pavarësinë e institucioneve të pavarura që përcaktohen në kapitullin XII të Kushtetutës [...].

 

  • Më tutje,​​ parashtruesit theksojnë:​​ “me​​ nxjerrjen​​ e vendimit të kontestuar, Kuvendi nuk ka respektuar pavarësinë e ARH-së, si agjenci dhe institucion i pavarur dhe në mënyrë arbitrare, përmes shkarkimit​​ të të gjithë bordit të ARH-së, si organ kryesor ka bllokuar punën e ARH-së​​ dhe funksionimin e saj. Në këtë mënyrë është shkelur pavarësia organizative dhe funksionale e një institucioni të pavarur siç është​​ ARH. Shkarkimi i tërë bordit të ARH-së​​ dhe lënia e ARH jo funksionale, i pamundëson këtij organi të pavarur që të zbatoj Ligjin për Hekurudhat​​ të kryej detyrat që i takojnë. Rrjedhimisht,​​ bllokimi i punës së ARH qon në​​ shkeljen​​ e pavarësisë funksionale dhe organizative duke mos respektuar statusin specifik të ARH-së​​ si institucion i pavarur.

 

  • Në mbështetje të këtij pretendimi parashtruesit thirren në rastet e Gjykatës KO73/16, me parashtrues​​ Avokati i Popullit, Aktgjykim i 16 nëntorit 2016 dhe KO171/18, me parashtrues​​ Avokati i Popullit, Aktgjykim i 25 prillit 2019.

 

Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Vendimi i kontestuar nuk është​​ mjaftueshëm​​ i arsyetuar,​​ duke pohuar se​​ “Kuvendi, pa dhënë asnjë arsyetim se për çfarë arsye është bërë ky shkarkim, Kuvendi nuk i ka dhënë mundësi​​ anëtarëve​​ të bordit të ARH-së, për tu dëgjuar për arsyet e shkarkimit të tyre, para​​ nxjerrjes​​ së vendimit për shkarkim. Si rezultat i​​ kësaj parashtruesit pretendojnë se anëtarët e bordit të ARH-së nuk kanë pasur mundësi t’i shprehin kundërshtimet për arsyet e dhëna.

 

  • Parashtruesit tutje​​ shtojnë​​ se​​ “mungesa e arsyetimit të vendimit e bën vendimmarrjen arbitrare​​ dhe shkel të drejtat e përcaktuara me​​ Kushtetutë”​​ duke theksuar se në rastin para nesh vendimi​​ i kontestuar​​ nuk është​​ mjaftueshëm​​ i arsyetuar.

 

  • Gjithashtu në mbështetje të këtij pretendimi parashtruesit e kërkesës janë referuar në një numër rastesh të Gjykatës, respektivisht në rastet​​ si në vijim:​​ KI72/12, parashtrues​​ Veton Berisha dhe Ifete Haziri,​​ Aktgjykim i 17 dhjetorit 2012,​​ KI135/14, parashtrues​​ IKK Classic​​ Aktgjykim i 9 shkurtit 2016,​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic;​​ KI87/18, parashtrues​​ IF Scadeforsikring,​​ Aktgjykim i 27 shkurtit 2019;​​ si dhe rasteve të ​​​​ Gjykatës Evropiane​​ për të Drejtat e Njeriut​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999; Hiro Balani kundër Spanjës,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, Higgins​​ kundër Francës,​​ Aktgjykim i 19 shkurtit 1998; H.​​ kundër Belgjikës,​​ Aktgjykim i 30 nëntorit 1987.

 

Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 32 [E drejta për Mjete Juridike] në ndërlidhje me nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

  • Në ndërlidhje me këtë pretendim,​​ parashtruesit e kërkesës theksojnë​​ se anëtarëve të shkarkuar të​​ bordit të ARH-së u janë shkelur të drejtat për mjete juridike sepse​​ sipas tyre​​ rendi juridik i Kosovës nuk ofron një mjet efektiv juridik që anëtarët e shkarkuar të bordit të ARH t’i mbrojnë të drejtat e tyre”.

 

  • Sipas parashtruesve​​ të kërkesës,​​ Ligji për Hekurudha nuk parasheh ndonjë mundësi të ankesës për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të bordit të ARH-së.

 

  • Në fund,​​ lidhur me këtë pretendim parashtruesit e kërkesës shtojnë “anëtarët e shkarkuar të​​ bordit do​​ të mund të hapnin konfliktin administrativ,​​ vetëm sipas ligjit në fuqi për Konfliktin Administrativ.​​ ​​ rastin konkret, vendimi i Kuvendit nuk është një akt administrativ, por një akt i organit kushtetues që i nënshtrohet kontrollit të kushtetutshmërisë. Një aspekt i tillë do t'i pamundësonte anëtarëve të shkarkuar të bordit të ARH-së që të krijonin rast në​​ Gjykatën Themelore (departamentin përçështje administrative), për shkak të​​ natyrës së​​ aktit juridik (vendimit të​​ kontestuar) dhe kjo do të bënte mjetin juridik të rregullt joefektiv për të gjithë të​​ shkarkuarit”.

 

Pretendimet e parashtruesve​​ të kërkesës​​ përkitazi me shkeljen e parimit të sigurisë juridike dhe sundimit të ligjit, respektivisht nenit​​ 7 [Vlerat]​​ i Kushtetutës​​ 

 

  • Në ndërlidhje me pretendimin e lartcekur,​​ parashtruesit​​ e kërkesës​​ theksojnë:​​ “lidhur me shkarkimin e anëtareve të bordit të ARH-së është vepruar duke​​ mos respektuar parashikueshmërinë, pasi që Ligji për Hekurudhat dhe asnjë ligj tjetër nuk​​ e parasheh dhe as nuk e lejon shkarkimin bllanko të anëtarëve të bordit të ARH-së dhe në​​ mënyrë​​ krejtësisht të pajustifikuar, siç u elaborua më sipër. Në rastin konkret shkelet​​ parimi i parashikueshmërisë, pasi që ndërmerret një veprim që​​ nuk është i përcaktuar​​ saktësisht dhe nuk është i përcaktuar fare me ligjin​​ për​​ Hekurudhat.​​ [...] Përveç sigurisë juridike, përmes vendimit të kontestuar,​​ Kuvendi ka shkelur edhe parimin e sundimit të​​ ligjit, i cili përbën njërin nga vlerat themelore të​​ mishëruara në Kushtetutën e Republikës së​​ Kosovës, respektivisht në nenin 7”.

 

Pretendimet përkitazi me procedurën e ndjekur lidhur me​​ nxjerrjen e vendimit të​​ kontestuar

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se​​ vendimi i kontestuar është jokushtetues edhe për nga procedura e ndjekur nga Kuvendi.​​ Sipas tyre është dashur që secilit anëtar t’i dorëzohet vendim i veçantë me arsyetimin për shkarkim, në përputhje me paragrafin 6​​ (7)​​ të nenit​​ 38 të Ligjit për Hekurudhat.

 

  • Përkitazi me këtë pretendim,​​ parashtruesit theksojnë:​​ ​​ “Në rastin konkret, me nxjerrjen e vendimit të kontestuar, Kuvendi ka shkarkuar anëtarët e bordit të ARH-së​​ në mënyrë të gabuar dhe kështu ka votuar në mënyrë të ndarë për shkarkim, secilin anëtar të bordit të ARH-së. Në këtë rast,​​ Kuvendi ka shkarkuar “anëtarin” dhe jo “një apo më shumë anëtarë”, pra i ka shkarkuar individualisht të gjithë anëtarët, sipas votimit të ndarë. Ligji për Hekurudhat e bën qartë ndarjen se në cilat raste mund të shkarkohet anëtari individualisht, pra kushtet për shkarkimin e anëtarit janë paraparë në nenin 38, paragrafi 6.7 pikat 1 deri në 5. Në rastin e vendimit të kontestuar, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar një apo më shumë anëtarë, dhe jo anëtarin, pra në rastin konkret votimi kërkohet të jetë për të gjithë anëtarët e shkarkuar dhe jo për anëtarin, sepse siç u sqarua, kur shkarkohet anëtari i bordit të ARH-së, vlejnë kushte të tjera ligjore, që përcaktohen në nenin 38 paragrafi 6.7 i Ligjit për Hekurudhat”.

 

Kërkesa për masë të përkohshme

 

  • Parashtruesit e kërkesës sa i përket masës së përkohshme, kërkojnë​​ nga Gjykata vendosjen e​​ masës së përkohshme duke theksuar se ARH-së do t’i shkaktonte dëm të​​ pariparueshëm, duke theksuar se ARH në mungesë të Bordit të saj është tërësisht jofunksional.

 

  • Më tutje,​​ parashtruesit​​ e kërkesës​​ shtojnë se mungesa e​​ bordit të ARH-së, pamundëson zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të ARH-së.

 

  • Parashtruesit e kërkesës në argumentet e tyre të paraqitura lidhur me vendosjen e masës së përkohshme gjithashtu theksojnë:​​ “Mosvendosja e masës së përkohshme, duke e bërë krejtësisht jofunksionale ARH-në, duke pasur parasysh që edhe drejtorit të përgjithshëm i përfundon mandati, do t’ia​​ pamundësonte këtij institucioni të pavarur ushtrimin e detyrave dhe ofrimin e shërbimeve që i përcaktohen me ligj. Me këtë rast mund të shkaktohej dëm i pariparueshëm buxhetor”.

 

  • Gjithashtu,​​ lidhur me interesin publik, parashtruesit shtojnë se vendosja e masës së përkohshme do të ruante dhe mbronte pavarësinë kushtetuese të ARH-së.

 

  • Rrjedhimisht,​​ krejt në fund,​​ parashtruesit e kërkesës​​ kërkojnë nga Gjykata si në vijim:​​ (i)​​ të vendosë masën e përkohshme;​​ (ii)​​ të deklarojë​​ kërkesën e pranueshme për shqyrtim në merita;​​ dhe​​ iii) të shpallë të pavlefshëm Vendimin e Kuvendit [08-v-040, të 21 korrikut 2021.

 

Komentet e ARH-së

 

  • Më 17 gusht 2021, ARH dorëzoi një shkresë në Gjykatë, përmes së cilës njoftoi Gjykatën se “Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave aktualisht është në mungesë të Bordit Mbikëqyrës, si organi më i lartë i institucionit, çka edhe konsideron se niveli aktual nuk ka kompetencë​​ për të dhënë komente lidhur me këtë rast”.

 

Komentet e Komisionit​​ për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë

 

  • Më 16 nëntor 2021, Kryetarja e Komisionit​​ për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë,​​ pas kërkesës së Gjykatës​​ për sqarim lidhur me statusin juridik të ARH-së,​​ përmes shkresës sqaroi​​ se statusi juridik i ARH-së është i rregulluar me Ligjin për Hekurudhat​​ dhe i njëjti bie në fushëveprim të Komisionit për ​​ Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.

 

  • Më tutje përmes kësaj shkrese, Kryetarja e Komisionit të Kuvendit duke u thirrur në dispozitat e Ligjit për​​ Hekurudha përkatësisht,​​ në nenin 1, paragrafin 1.​​ 42​​ të nenit 3 si dhe në nenin 38 të Ligjit për Hekurudhat, ndër të tjera thekson se “ky Autoritet i raporton Kuvendit të Kosovës​​ sipas kërkesës dhe së paku një herë në vit për fushëveprimtarinë​​ e​​ departamenteve të saj. Këtë funksion Kuvendi e ushtron në bazë të nenit 72 të Rregullores së​​ punës së Kuvendit,​​ përkatësisht përmes Komisionit përgjegjës që e shqyrton raportin vjetor të këtij organi dhe i paraqet Kuvendit raportin me rekomandim e që ky proces​​ përmbyllet me votimin për miratim​​ [...] Kuvendi ka të drejtë ligjore që të emëroj 4 anëtarë të Bordit me propozim të Qeverisë e në anën tjetër paragrafi 6.6 i po të njëjtit nen ka përcaktuar edhe rastet se kur mund të largohet një anëtar i Bordit nga autoriteti që ka emëruar.​​ 

 

  • Në fund të kësaj përgjigje shtohet se “Komisioni ka zhvilluar procedurat duke zbatuar legjislacionin në fuqi dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

 

Dispozitat relevante kushtetuese​​ dhe ligjore

 

Kushtetuta e Kosovës

 

Neni 4

​​ [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]

 

1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.​​ 

 

2. Kuvendi i Republikës​​ së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.​​ 

 

3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.​​ 

 

4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.​​ 

 

5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.​​ 

 

6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.​​ 

 

7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

 

Neni​​ 

7 [Vlerat]

 

1. Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.

 

​​ 2. Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore.

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.​​ 

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.​​ 

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.​​ 

6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.​​ 

7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit.

 

Neni 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

Neni 65

[Kompetencat e Kuvendit]

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës:

 

  • miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme;

 

[...]

 

(9) mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit;

 

Neni 142​​ [Agjencitë e Pavarura]

 

1. Agjencitë e pavarura të Republikës së Kosovës janë institucione të krijuara nga Kuvendi, në bazë të ligjeve përkatëse, të cilat rregullojnë themelimin, funksionimin dhe kompetencat e tyre. Agjencitë e pavarura funksionet e tyre i kryejnë në mënyrë të pavarur nga çdo organ ose autoritet tjetër në Republikën e Kosovës.​​ 

2. Agjencitë e pavarura kanë buxhetin e tyre, i cili administrohet në mënyrë të pavarur, në pajtim me ligjin.​​ 

3. Secili organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe t’u përgjigjet kërkesave të agjencive të pavarura gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore, në pajtim me ligjin.

 

LIGJI Nr. 04/L -063​​ PËR​​ HEKURUDHAT E KOSOVËS

 

Neni 38
Funksionimi i Autoritetit​​ Rregullativ të Hekurudhave

1. ARH është organ i pavarur që rregullon dhe mbikëqyrë sektorin e hekurudhave në përputhje me​​ legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me legjislacionin në fuqi të BE-së, të përshtatshëm për Kosovën në këtë sektor.

2. Bordi i ARH-së, miraton të gjitha aktet nënligjore të departamenteve te cilat janë në kuadër të sajë.

3. ARH, nëpërmes aktit nënligjor i përcakton modalitetet e menaxhimit, mbikëqyrjes dhe kontrollimit apo auditimit të departamenteve të cilat janë në kuadër të saj.

4. ARH, i raporton Kuvendit të Kosovës sipas kërkesës dhe së paku një (1) herë në vit për fushëveprimtarinë e departamenteve të cilat janë në kuadër të sajë.

5. ARH, në bazë të kompetencave të cilat i mbulon merr pjesë dhe përfaqëson sektorin e hekurudhave të Kosovës në organizatat dhe organet kompetente brenda dhe jashtë shtetit.

6. Veprimtaria e ARH-së, do të mbikëqyret nga një bord mbikëqyrës (Bordi) i cili është bord joekzekutiv.

6.1. Kuvendi i emëron katër (4) anëtarë, njëri prej të cilëve emërohet kryesuesi i Bordit, të cilët​​ propozohen nga Qeveria me rekomandim të Ministrisë;

6.2. Bordi ARH, përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, dhe njëri prej tyre zgjidhet kryesues, anëtari i pestë i Bordit është Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së;

6.3. anëtari i Bordit duhet të ketë:

6.3.1. diplomë universitare, në fushën e drejtësisë, ekonomisë, inxhinierisë ose të
specializuara në sektorin e transportit;

6.3.2. së paku tri (3) vjet përvojë pune adekuate në sektorin e transportit;

6.4. asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i Bordit nëse është:

6.4.1. aktivisht i përfshirë në parti politike ose

6.4.2. nëpunës, kontraktues, aksionar, partner, pronar, menaxher, anëtar bordi,
administrator në falimentim ose anëtar i ndonjë organi për likuidim të ndonjë personi që​​ ka paraqitur kërkesë apo të cilit i është lëshuar licenca, certifikata e sigurisë ose leja,
apo është dënuar për vepër penale me gjashtë (6) apo më tepër muaj burgim;

6.5. të gjithë anëtarët e Bordit duhet të jenë shtetas të Kosovës;

6.6. çdo anëtar i Bordit emërohet për një mandat pesë vjeçar (5), i cili mund të emërohen më së​​ shumti edhe për një (1) mandat;

6.7. anëtari i Bordit mund të largohet prej​​ bordit nga autoriteti që e ka emëruar, nëse:

6.7.1. sipas mendimit të autoritetit që e ka emëruar atë, nuk ka ushtruar shkathtësitë​​ dhe nuk ka treguar përkushtimin e pritur nga një person që emërohet në Bord;


6.7.2. nuk ka vijuar mbledhjet dhe nuk ka marrë pjesë aktive në aktivitetet e Bordit për​​ më shumë se tre (3) muaj pa arsye;

6.7.3. është i paaftë të ushtrojë përgjegjësitë e veta për shkak të paaftësisë fizike apo​​ mentale;


6.7.4. është dënuar për vepër penale me gjashtë (6) apo më tepër muaj burgim;

6.7.5. ka treguar sjellje jo të mirë të cilat sipas mendimit të autoritetit që e ka emëruar​​ atë, mund të komprometojë aftësinë e tij në kryerjen e detyrave ose në mënyrë të​​ dëmshme mund të ndikojë në reputacionin e Bordit.

6.8. Kuvendi mund të shkarkojë një apo më shumë anëtarë të Bordit nëse kanë dështuar për ti përmbushur çështjet e parashtruara të cilat i kanë obligim në bazë të këtij ligji;

6.9. anëtari i Bordit mund të jep dorëheqje nga Bordi duke e njoftuar me shkrim Kuvendin dhe​​ Bordin jo më pak se një (1) muaj përpara, përveç në raste të jashtëzakonshme;

 

[...]

Neni 39
Statusi dhe detyrat e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

1. Struktura e ARH-së, miratohet nga Bordi dhe përfshinë: Menaxhmentin, Departamentet dhe personelin mbështetës. Çdo departament ka funksione​​ të përcaktuara për t’iu përgjigjur nevojave të mobilitetit të shoqërisë, transportit dhe ekonomisë, siç rregullohen në këtë ligj dhe me aktet nënligjore
të nevojshme që nxjerrin vet ato dhe menaxhmenti i ARH-së. Departamente në kuadër të ARH-së janë:

1.1. Departamenti i licencimeve,

1.2. Departamenti i sigurisë,

1.3. Departamenti për interoperabilitetit dhe organet njoftuese,

1.4. Departamenti i tregut hekurudhor.

2. Përveç Departamenteve të përcaktuara në bazë të këtij neni, sipas nevojës dhe me miratimin Bordit të​​ ARH-së, në pajtim me këtë ligj, mund të formohen edhe​​ Departamente të tjera.

3. Departamentet raportojnë te menaxhmenti i ARH-së, e cila vepron nën mbikëqyrjen e Bordit të ARH-së.

 

[...]

11. ARH, është organizatë buxhetore sipas Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe​​ përgjegjësitë.

12. Drejtori i përgjithshëm dhe zyrtari financiar i Autoritetit do t’ia dorëzojë Bordit dokumentet epërgatitura në pajtim me Ligjin mbi menaxhim e financave publike dhe përgjegjësitë për t’i miratuar paranxjerrjes së tyre.

13. Kuvendi do të garantojnë që financimi t’i sigurohet ARH në pajtim me propozimet buxhetore, tëmiratuara në pajtim me procesin buxhetor.

14. ARH i nënshtrohet auditimit në pajtim me ligjet për auditim në fuqi.

15. Kuvendi në çdo kohë mund të kërkojë që të zbatohen auditime shtesë në​​ ARH,​​ qëllimi i të cilëve dotë përcaktohet nga Kuvendi për çdo rast veç e veç.

[...].

 

​​ Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse kërkesa i plotëson kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë e të specifikuara më tej me Ligj dhe të parapara me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Fillimisht, Gjykata i referohet paragrafit​​ 1 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ 

 

“Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar”.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata​​ po ashtu​​ i referohet paragrafit 5 të nenit 113 të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ 

 

“Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur”.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës kontestojnë kushtetutshmërinë e vendimit të kontestuar​​ në lidhje me përmbajtjen e tij dhe procedurën e ndjekur.

 

  • Në rastin konkret,​​ fillimisht Gjykata rikujton​​ se​​ kërkesa​​ është parashtruar nga 10 (dhjetë) deputetë të Kuvendit, që është minimumi i pragut të kërkuar me nenin 113, paragrafin 5 të Kushtetutës.

 

  • Më pas, Gjykata kishte kuptuar se​​ z. Nura​​ (njëri nga deputetët parashtrues dhe përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës)​​ nuk është më deputet i Kuvendit, dhe kërkoi nga parashtruesit e kërkesës që të sqarojnë​​ nëse​​ “Z. Nura do të zëvendësohet nga ndonjë deputet tjetër, si përfaqësuesi Juaj dhe njëri nga parashtruesit e kërkesës, në procedurat para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.​​ Më 25 shkurt 2022, parashtruesit e kërkesës njoftuan Gjykatën se​​ deputetja znj. Ganimete Musliu do të jetë​​ përfaqësuese​​ e​​ autorizuar​​ e​​ tyre në Gjykatë, dhe se deputeti zëvendësues i z. Nura, respektivisht z. Isak Shabani, të konsiderohet deputet parashtrues i kërkesës, për çka edhe dorëzuan autorizimin.

 

  • Në këtë pikë, Gjykata rikujton se kërkesa është parashtruar në kohën sa z.​​ Nura ka qenë deputet i Kuvendit, dhe më pas është zëvendësuar​​ nga​​ z. Isak Shabani, i cili para Gjykatës e zëvendëson z.​​ Nura si deputet parashtrues.​​ Megjithatë, Gjykata konsideron se në rastin konkret,​​ kërkesa nuk është e lidhur me një funksion publik të ushtruar në​​ emër të një deputeti, por është e lidhur me​​ numrin e​​ deputetët si palë e autorizuar​​ sipas​​ paragrafit​​ 5 të nenit 113 të Kushtetutës​​ në momentin e paraqitjes së kërkesës.

 

  • Gjykata vlerëson se​​ 10​​ (dhjetë)​​ a më shumë deputetë të Kuvendit legjitimohen se janë “palë e autorizuar” në kuptim të nenit​​ 113.5 të Kushtetutës për të kontestuar kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji a akti të miratuar nga Kuvendi, si për nga përmbajtja ashtu dhe procedura e ndjekur. Në rastin konkret,​​ 10​​ (dhjetë)​​ deputetët e Kuvendit legjitimohen se janë palë e autorizuar, dhe rrjedhimisht në bazë të nenit 113.5 të Kushtetutës, kanë të drejtën e kontestimit të kushtetutshmërisë së​​ Vendimit​​ [nr.​​ 08-V-040], të ​​ 21 korrikut​​ 2021.

 

  • Gjykata më tej vlerëson se a është paraqitur kërkesa në afatin e përcaktuar prej​​ “8 (tetë) ditësh nga data e miratimit”, ashtu siç përcaktohet në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës. Lidhur me këtë, Gjykata vëren se vendimi i kontestuar është miratuar më 21 korrik 2021, ndërsa kërkesa është parashtruar në Gjykatë më 29 korrik 2021. Me këtë rast, Gjykata konstaton se kërkesa u parashtrua brenda afatit kohor.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata merr parasysh edhe nenin 42 [Saktësimi i kërkesës] dhe 43 [Afatet] të Ligjit që rregullojnë parashtrimin e kërkesës në bazë të nenit 113.5 të Kushtetutës, i cili kërkon që të paraqiten informatat e mëposhtme:

​​ 

Nenin 42​​ 

[Saktësimi i kërkesës]​​ 

 

“1. Në kërkesën e ngritur në pajtim me nenin 113, paragrafi 6 të Kushtetutës, ndër të tjera, paraqiten informatat e mëposhtme:

 

1.1. emrat dhe​​ nënshkrimet​​ e të gjithë deputetëve të Kuvendit që kontestojnë kushtetutshmërinë e ligjit apo vendimit të nxjerrë nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës;

 

1.2. dispozitat e Kushtetutës apo të ndonjë akti apo ligji që ka të bëjë me këtë kërkesë; dhe

 

1.3.​​ paraqitjen​​ e provave mbi të cilat​​ mbështetet kontesti”.

 

Neni 43 [Afati]

 

1. Një ligj apo vendim i miratuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje pas mbarimit të afatit të përcaktuar në pajtim me nenin 113, paragrafi 5 i Kushtetutës”.

 

  • Gjykata, po ashtu, i referohet rregullit 74 [Kërkesa në pajtim me​​ paragrafin 5 të nenit 113​​ të Kushtetutës​​ dhe me nenet 42 dhe 43 të Ligjit] të Rregullores së punës, që parasheh:

 

Rregulli 74

[Kërkesa në pajtim me nenin 113. 5 të Kushtetutës​​ dhe me nenet 42 dhe 43 të Ligjit]

 

“[...]

 

  • Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli, duhet, inter alia, të paraqesë informatat e mëposhtme:

 

  • emrat dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të Kuvendit që kontestojnë kushtetutshmërinë e një ligji ose të një vendimi të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

 

  • dispozitat e Kushtetutës ose të aktit tjetër ose legjislacionit relevant për këtë kërkesë; dhe

 

  • provat mbi të cilat mbështetet kontesti.

 

Parashtruesit i bashkëngjisin kërkesës një kopje të ligjit të kontestuar ose vendimit të miratuar nga Kuvendi, regjistrin dhe nënshkrimet personale të deputetëve që paraqesin kërkesën dhe autorizimin e personit që i përfaqëson ata para Gjykatës”.​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës: (i) shënuan emrat dhe nënshkrimet e tyre në kërkesë; (ii) specifikuan Aktin e kontestuar të Kuvendit​​ [nr.​​ 08-V-040], të 21 korrikut​​ 2021​​ për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së dhe dorëzuan kopjen e tij; (iii) iu referuan​​ dispozitave​​ specifike kushtetuese, me të cilat ata pretendojnë se Akti i kontestuar nuk është në pajtueshmëri; (iv) paraqitën prova dhe dëshmi për të mbështetur pretendimet e tyre; si dhe dorëzuan kërkesën, brenda afatit prej ​​ tetë (8) ditësh, siç përcakton neni​​ 113.5 i Kushtetutës.

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata e​​ shpall​​ kërkesën të pranueshme dhe në vijim do të shqyrtojë meritat e saj.

 

Meritat​​ e​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ ​​ së pari​​ ​​ rikujton esencën e rastit e cila,​​ bazuar në​​ shkresat​​ e​​ lëndës,​​ rezulton​​ se:​​ i)​​ Komisioni​​ i Kuvendit, përmes Rekomandimit [nr. 08/383/Do-2499] i rekomandoi Kuvendit të bëjë shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të ARH-së. Në arsyetim të Rekomandimit​​ të lartpërmendur​​ në paragrafin​​ 28​​ të këtij dokumenti,​​ renditen 13 pika të cilat Komisioni i​​ Kuvendit​​ i konsideron si​​ dështim​​ në punën​​ e Bordit të ARH-së, dhe ii)​​ më 21 korrik 2021,​​ në seancën plenare të Kuvendit u votua lidhur me Rekomandimin​​ [nr. 08/383/Do-2499]​​ e​​ Komisionit​​ të Kuvendit​​ për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të ARH-së, me votim të veçantë për secilin anëtar.

 

  • Më tej, Gjykata rikujton​​ se​​ parashtruesit e kërkesës pretendojnë se vendimi ​​ i kontestuar, si në aspektin përmbajtësor​​ ashtu edhe në atë procedural, është në kundërshtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], nenin 65 [Kompetencat e Kuvendit], dhe nenin 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës si dhe pretendimet e parashtruesve se përmes vendimit të kontestuar, anëtarëve të shkarkuar të Bordit të ARH-së u janë shkelur të drejtat nga kapitulli II i Kushtetutës, respektivisht neni 31 [ E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

 

  • Gjykata​​ duke u bazuar në argumentet e parashtrueseve të kërkesës,​​ vëren se thelbi i pretendimeve lidhet me mënyrën se si Kuvendi ka ushtruar kompetencën e tij mbikëqyrëse të përcaktuar në paragrafin​​ 9 të nenit 65 të Kushtetutës​​ në raport​​ me​​ ARH-në​​ duke rezultuar në aktin​​ të kontestuar për shkarkimin e anëtarëve të​​ këtij​​ të fundit.

 

  • Marrë parasysh pretendimet e parashtruesve të kërkesës dhe rrethanat që ngërthen kjo kërkesë, Gjykata​​ në​​ vijim​​ do​​ të elaboro​​ ​​ pretendimet​​ për shkelje të​​ paragrafit 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit]​​ të Kushtetutës​​ mëpastaj​​ për të vazhduar me pretendimet tjera të parashtruesve të kërkesës.

 

Përkitazi me pretendimin për shkeljen e paragrafit 9 të nenit​​ 65​​ të Kushtetutës​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës​​ në ndërlidhje me këtë​​ pretendim​​ ​​ ​​ në thelb​​ argumentojnë​​ se​​ vendimi i kontestuar është nxjerrë në shkelje të paragrafit 9 të nenit 65 të Kushtetutës, ngase:

 

  • Kuvendi ka ushtruar kompetencën e tij të paraparë me paragrafin 9 të nenit 65 të Kushtetutës në mënyrë arbitrare dhe të paargumentuar, për arsye ​​ se​​ vendimi i kontestuar në asnjë element të tij nuk e​​ arsyeton​​ shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së dhe nuk tregon se si këta anëtarë të Bordit të ARH-së kanë dështuar në ushtrimin e çështjeve që përcaktohen me Ligjin për Hekurudhat e Kosovës, respektivisht me nenin 38 të këtij ligji;

 

  • Arsyet të cilat janë dhënë në​​ vendimin e kontestuar, në bazë të Ligjit për Hekurudhat​​ nuk hyjnë në kompetencë të Bordit të ARH-së dhe shtojnë se “Shkarkimi i anëtarëve të këtyre institucioneve nuk mund të jetë prerogativë e mbikëqyrjes: ai përbën një veprim ekzekutiv që bie ndesh me fizionominë kushtetuese të Kuvendit si organ përfaqësues dhe ligjvënës;

 

  • Vendimi i kontestuar është jokushtetues edhe sa i përket procedurës së ndjekur për miratimin e tij.

 

  • Rrjedhimisht,​​ ​​ vijim Gjykata do​​ ​​ shqyrtojë​​ (i)​​ nëse Kuvendi​​ me rastin e shkarkimit të anëtarëve të​​ Bordit të ARH-së​​ ka ushtruar kompetencën e tij në​​ kuadër të funksionit​​ mbikëqyrës të përcaktuar me Kushtetutë;​​ dhe​​ (ii)​​ nëse Kuvendi ka shkarkuar anëtarët e bordit të ARH-së​​ në mënyrë arbitrare​​ si​​ dhe​​ nëse Kuvendi me rastin e shkarkimit të anëtarëve të​​ Bordit të ARH-së​​ Kuvendi​​ ka ndjekur procedurën e paraparë.​​ 

 

(i)​​ Lidhur ​​ me​​ pretendimin e parashtruesve se shkarkimi i anëtarëve të​​ bordit të​​ ARH-së​​ nuk mund të jetë prerogativë e mbikëqyrjes

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se​​ paragrafi 9 i nenit 65 të Kushtetutës​​ përcakton​​ kompetencën e​​ ​​ Kuvendit​​ për​​ të​​ mbikëqyrur​​ punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve i raportojnë Kuvendit.​​ 

 

  • Nisur nga​​ gjuha e normës​​ kushtetuese, autorizimi​​ dhe përgjegjësia e​​ Kuvendit në ushtrimin e​​ kompetencave kushtetuese,​​ përfshirë​​ mbikëqyrjen e​​ punës​​ së​​ institucioneve publike,​​ ​​ në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve i raportojnë Kuvendit, është e qartë​​ dhe​​ e padiskutueshme.

 

  • Gjykata gjithashtu​​ u​​ referohet edhe​​ opinioneve të​​ Komisionit të Venecias​​ lidhur me për​​ rolin​​ mbikëqyrës​​ ​​ Kuvendit, e veçanërisht punën e​​ komisioneve​​ parlamentare. Në Opinionin​​ nr.​​ 845/2016, Komisioni i Venecias ka theksuar se​​ komisionet e përhershme duhet të ushtrojnë kontrollin​​ efikas në fushën e tyre të kompetencës, kontroll i cili nuk duhet të kufizohet në shqyrtimin e raporteve të paraqitura nga organet dhe zyrtarët e shtetit, por​​ ​​ gjithashtu​​ duhet​​ të përfshijë një kontroll më aktiv të​​ veprimeve të ekzekutivit dhe agjencive të pavarura.​​ (shih,​​ Opinionin nr.​​ 845/2016 të Komisionit të Venecias me titull​​ “Parametrat në Marrëdhënien në mes të Shumicës Parlamentare dhe Opozitës në Demokraci”,​​ CDL-AD (2019) 015 ​​ i 24 qershorit 2019, paragrafi 92).

 

  • Gjykata vëren se​​ njëra​​ nga​​ format​​ e mbikëqyrjes parlamentare është edhe​​ ajo që​​ ushtrohet​​ përmes komisioneve të përhershme, komisioneve funksionale dhe komisioneve​​ ad hoc, të cilat​​ emërohen​​ në bazë të nenit 77, paragrafi 1​​ të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ kuptim, siç​​ është​​ paraparë​​ në​​ nenin 77, paragrafin​​ 4​​ ​​ Kushtetutës,​​ i​​ konkretizuar​​ ​​ sipas​​ neneve​​ 62​​ dhe 67 të Rregullores së Kuvendit,​​ respektivisht paragrafi 1 i nenit 62 përcakton se “Komisionet i procedojnë pa vonesë çështjet që u dërgohen. Komisionet ia rekomandojnë Kuvendit vendimet përfundimtare që lidhen vetëm me çështjet ose punët që u janë dërguar, ose me pyetjet që lidhen drejtpërdrejtë me ​​ to. Komisionet mund të merren edhe me çështje të tjera të fushëveprimit të tyre”.,​​ ndërsa​​ neni​​ 67 përcakton​​ se​​ “1.​​ Raportet e komisioneve për Kuvendin bëhen me shkrim. Raporti i komisionit përgjegjës - raportues mund të plotësohet me gojë nga kryetari ose raportuesi i komisionit përgjegjës - raportues. 2. Raporti duhet t’i përmbajë rekomandimet e komisionit, bashkë me arsyetimin përkatës”.

 

  • Bazuar në të lartcekurat,​​ Gjykata vëren se në rastin konkret, paragrafi 6 i nenit 38 të Ligjit për Hekurudhat,​​ përcakton se​​ “Kuvendi mund të shkarkojë një apo më shumë anëtarë të Bordit nëse kanë dështuar për ti përmbushur çështjet e parashtruara të cilat i kanë obligim në bazë të këtij ligji”.

 

  • Gjithashtu,​​ bazuar në Ligjin për Hekurudhat, specifikisht në​​ nenin 38 të tij parashihet se ARH-ja i raporton Kuvendit së paku një herë në vit. Në nenin 38 të Ligjit për Hekurudhat,​​ po ashtu​​ parashihet detyrimi për ARH-në,​​ që sipas kërkesave specifike dhe të paktën në baza vjetore t’i raportoj Kuvendit lidhur me veprimtarinë e saj, respektivisht për veprimtarinë​​ e të gjitha strukturave organizative që operojnë brenda saj.

 

  • Andaj, rezulton se​​ Kuvendi përmes kërkesave specifike, raportimeve vjetore, si dhe përmes emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve​​ të Bordit të ARH-së,​​ ​​ ushtron​​ funksionin e ​​ mbikëqyrjes ndaj ARH, bazuar në ligjin e aplikueshëm.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se në rastin​​ konkret​​ nisma për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së ka ardhur në Kuvend nga Komisioni i Kuvendit,​​ i cili i rekomandoi Kuvendit shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së, duke dhënë arsyet përkatëse në mbështetje të arsyetimit të dhënë.​​ Më tej Kuvendi, duke u bazuar në​​ paragrafin 9 të​​ nenit​​ 65 të Kushtetutës, në nenin 38 të Ligjit për Hekurudhat​​ dhe në nenin 67 të Rregullores së punës së Kuvendit, pas procesit të votimit veç e veç për secilin anëtar të Bordit​​ ​​ ARH-së, miratoi Vendimin të cilin parashtruesit e kontestojnë në Gjykatë.

 

  • Rekomandimi​​ [nr. 08/383/Do-2499] i Komisioni të Kuvendit​​ u votua në seancën plenare të Kuvendit më 21 korrik 2021,​​ dhe rezulton të jetë si në vijim: 62 vota “për” shkarkimin e Bordit të ARH-së , asnjë votë “kundër” dhe asnjë abstenim.

 

  • Bazuar në​​ atë që u tha më lart, Gjykata vlerëson se Kuvendi,​​ bazuar në paragrafin 9 të nenit 65 të Kushtetutës,​​ ka ushtruar kompetencën e tij për mbikëqyrjen e institucioneve publike, të cilat në bazë të Kushtetutës apo ligjeve i raportojnë Kuvendit. Siç u​​ theksua​​ më lart,​​ neni38 të Ligjit për Hekurudhat, parasheh që​​ Kuvendi mund të shkarkojë një apo më shumë anëtarë të Bordit të ARH-së​​ nëse vlerësohet se​​ të njëjtit kanë dështuar për ti përmbushur çështjet e parashtruara të cilat i kanë obligim në bazë të ligjit.

 

  • Formulimi i normës ligjore me të cilën është përcaktuar e drejta e Kuvendit si autoritet emërues​​ dhe mbikëqyrës​​ për shkarkimin e anëtarit apo anëtarëve të Bordit të ARH-së​​ i lejon Kuvendit margjinë të gjerë vlerësimi. ​​ ​​​​ 

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata vlerëson se me rastin e​​ shkarkimit​​ ​​ anëtarëve të​​ Bordit të​​ ARH-së,​​ Kuvendi​​ ka vepruar në​​ rolin​​ mbikëqyrës, sikurse​​ ​​ është​​ përcaktuar në paragrafin 9 të nenit 65 të Kushtetutës dhe nenin 38 të Ligjit​​ për​​ Hekurudhat.​​ 

 

Nëse Kuvendi ​​ ka shkarkuar anëtarët e Bordit të ARH-së në mënyrë arbitrare dhe​​  ​​​​ nëse nuk është ndjekur procedura e duhur për nxjerrjen e vendimit të kontestuar​​ 

 

  • Gjykata rikujton​​ pretendimin e parashtruesve të kërkesës se​​ Kuvendi ka ushtruar kompetencën e tij të paraparë me paragrafin 9 të nenit 65 të Kushtetutës në mënyrë arbitrare dhe të paargumentuar​​ sepse sipas tyre​​ Vendimi i kontestuar në asnjë element të tij nuk e justifikon shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së dhe nuk tregon se si këta anëtarë të Bordit të ARH-së kanë dështuar në ushtrimin e​​ veprimtarive​​ që përcaktohen me Ligjin për Hekurudhat e Kosovës, respektivisht me nenin 38 të tij.​​ 

 

  • Gjykata vëren se Komisioni i Kuvendit ​​ , kishte nxjerrë një rekomandim i cili përmbante konstatimet për problemet​​ në sistemin​​ hekurudhor dhe çështjet e përgjegjësisë institucionale të ARH-së,​​ mbi bazën e të cilit kishte rezultuar propozimi për shkarkimin​​ e anëtarëve të Bordit të ARH-së. Gjykata rikujton pjesët relevante të këtij rekomandimi:​​ 

[...]

Është shqetësuese ekzistimi i 268 vendkalimeve ilegale mbi binarë, të cilat në vazhdimësi, janë rrezik për jetën e qytetarëve. Vetëm gjatë periudhës 2016-2020 janë lënduar 48 persona, përderisa të vdekur i kemi 11 persona.

Është shqetësuese mungesa e vendosjes së shenjave sinjalizuese në vendet përkatëse dhe me rrezikshmëri të lartë [...]

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka neglizhuar bashkëpunimin në nivel komunal me organet e sigurisë.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave​​ ka shkelur rregulloret për operimin me licencë të operatorëve në rehabilitimin e hekurudhave. Rehabilitimi i hekurudhës në Han të Elezit është bërë nga operatori italian i palicencuar.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, ka dështuar në rregullimin e njohjes së licencave, makinistëve, lokomotivave të operatorëve vendor me ato nga vendet e rajonit.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka dështuar në vënien nën kontroll të qarkullimit ilegal të trenave nga Serbia nën drejtim të stacionit në Mitrovicë.

Çdo vit kemi rënie të numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor. Gjatë periudhës kohore 2007-2020, kemi rënie të numrit të udhëtarëve nga 417.000 në 58.819 udhëtar. Nuk kemi analizë të mirëfilltë pse kemi rënie të tillë.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave nuk ka punuar në modernizimin e transportit hekurudhor [...]​​ 

Nuk kemi një raportim të rregullt të aktiviteteve të Bordit [...]

Përbërja e Bordit të Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave është joprofesional.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportet e përvitshme të auditimit për Autoritetin Rregullativ i Hekurudhave, kërkon një rishikim gjithëpërfshirës të regjistrit të pasurisë dhe të ndërmarr veprime konkrete për rivlerësim.

Bordi i Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, nuk ka dhënë përgjigje rreth rritjes së shpenzimeve ​​ nga kategoria e pagave dhe mëditjeve .[...]

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave nuk ka shpjeguar ndërlidhjen e shpenzimeve të udhëtimit dhe të trajnimit me listën e trajnimeve dhe vizitave jashtë shtetit;

[...]

 

  • Andaj nga si më sipër, pretendimi se Vendimi i kontestuar i Kuvendit nuk përmban arsyetim për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ARH-së në vetvete nuk përbën pretendim të argumentueshëm të shkeljeve të aspekteve përmbajtjesore të​​ paragrafit 9 të​​ nenit 65 të Kushtetutës, pasi që arsyet e shkarkimit ishin bërë të ditura nga të gjeturat e Komisionit të Kuvendit.

 

  • Gjykata sjell në vëmendje edhe një herë pretendimin e parashtruesve se​​ vendimi i kontestuar është jokushtetues edhe​​ sa i​​ përket​​ procedurës​​ ​​ ndjekur​​ për miratimin e tij​​ nga Kuvendi. Parashtruesit e kërkesës theksojnë se​​ meqë Kuvendi ka shkarkuar anëtarët e Bordit të ARH-së me votim individual, është dashur që secilit anëtar t’i dorëzohet vendim i veçantë me arsyetimin për shkarkim në përputhje me paragrafin 6​​ (7)​​ të nenit​​ 38 të Ligjit për Hekurudhat.

 

  • Gjykata, në shqyrtim të këtij pretendimi të parashtruesve, rikujton​​ se pas procedurës së zhvilluar​​ në Komisionin e Kuvendit,​​ më pas​​ edhe​​ në Kuvend,​​ është​​ zhvilluar​​ seanca​​ plenare​​ e​​ 21 korrikut 2021, në​​ të​​ cilën​​ si pikë e rendit të ditës ishte përfshirë edhe votimi i Rekomandimit të Komisionit të Kuvendit​​ lidhur me Bordin e ARH-së. Kuvendi, pas​​ paraqitjes së​​ rekomandimit të Komisionit dhe pas shqyrtimit të​​ të​​ njëjtit në​​ seancë plenare të Kuvendit​​ kishte miratuar​​ vendimin e kontestuar.​​ Vendimi i kontestuar​​ u votua​​ me votim të veçantë për secilin anëtar, rezultati i votimit ishte i njëjtë për të gjithë anëtarët e Bordit të ARH-së, dhe rezulton të jetë si në vijim: 62 vota “për” shkarkimin , asnjë votë “kundër” dhe asnjë​​ abstenim.

 

  • Gjykata vëren​​ se​​ Kuvendi me rastin e miratimit të​​ vendimit të kontestuar votoi individualisht për secilin anëtar të Bordit të ARH-së​​ sipas autorizimeve të​​ tij në​​ bazë​​ ​​ paragrafit​​ 6.8 të nenit 38 të Ligjit për Hekurudhat.

 

  • Në këtë kontekst, është e qartë se rekomandimi i​​ Komisionit të Kuvendit​​ e bën përgjegjës Bordin si​​ organ kolegjial​​ dhe nuk i referohet ndonjërit​​ anëtar​​ individualisht apo një​​ numri të caktuar anëtarësh.​​ Gjykata​​ rithekson​​ se formulimi i​​ tekstit të​​ normës, përkatësisht​​ paragrafit 6.8​​ të nenit 38 të Ligjit për​​ Hekurudhat​​ nuk​​ kufizon apo​​ përjashton shkarkimin e​​ ndonjërit​​ prej anëtarëve të​​ Bordit,​​ pra në baza individuale​​ e as​​ edhe të gjithë anëtarëve të Bordit​​ si organ kolegjial.​​ 

 

  • Për më tepër,​​ Gjykata vëren se edhe akti i emërimit të​​ Bordit nga ana e Kuvendit,​​ Vendimi​​ [Nr.05-V-371]​​ i 21 korrikut 2021​​ u është dorëzuar të emëruarve në formë​​ të ​​ njëjtë​​ –një vendim i përbashkët për të gjithë​​ anëtarët dhe jo individual për secilin,.

 

  • Andaj, në​​ vlerësimin e Gjykatës,​​ procedura e ndjekur​​ për​​ miratimin​​ e​​ Aktit të kontestuar​​ nuk​​ është​​ ​​ mospërputhshmëri​​ me kërkesat e nenin 65.​​ 9 të Kushtetutës.​​ 

 

Përkitazi me pretendimin për shkeljen e nenit 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës

 

  • Gjykata rikujton se lidhur me​​ pretendimin për shkelje të​​ nenit 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës në thelb pretendojnë se:

 

  • bazuar në Ligjin për Hekurudhat, ARH është organ i pavarur, dhe në këtë mënyrë hyn në grupin e ​​ institucioneve të parapara në kapitullin XII të Kushtetutës dhe bie në fushëveprim të nenit 142 të Kushtetutës “që rregullon agjencitë e pavarura”; dhe se

 

  • përmes Vendimit të kontestuar,​​ Kuvendi nuk ka respektuar pavarësinë e ARH-së, si agjenci​​ apo​​ institucion i pavarur dhe në mënyrë arbitrare, përmes shkarkimit të të gjithë anëtarëve të Bordit si organ kryesor i ARH-së ka bllokuar punën dhe funksionimin e saj. Në këtë mënyrë parashtruesit pretendojnë se është shkelur pavarësia organizative dhe funksionale e ​​ ARH-së.

 

  • Gjykata së pari thekson se Kushtetuta, në kapitullin XII të saj, ka​​ listuar​​ institucionet e pavarura, duke rregulluar rolin dhe statusin​​ e tyre. Po ashtu Kushtetuta në nenin 142 ka paraparë mundësinë që Kuvendi me ligj​​ të themelojë​​ agjenci të pavarura.

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata u referohet institucioneve të pavarura​​ sipas Kapitullit​​ XII [Institucionet e Pavarura] të Kushtetutës, konkretisht neneve 132-135 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit];​​ 136-138 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]; 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]; 140 [Banka Qendrore e Kosovës]; dhe 141 [Komisioni i Pavarur i Mediave].

 

  • Gjykata vëren ​​ po ashtu​​ se​​ ​​ Kapitullin XII,​​ përkatësisht neni142 të​​ Kushtetutës ka autorizuar Kuvendin që me ligj përkatës të themeloj agjenci të pavarura, ​​ të cilat do të funksionojnë mbi bazën e një ligji të tillë. Së këndejmi, neni 142 i Kushtetutës përcakton se:

 

“Agjencitë e pavarura të Republikës së Kosovës janë institucione të krijuara nga Kuvendi, në bazë të ligjeve përkatëse, të cilat rregullojnë themelimin, funksionimin dhe kompetencat e tyre. Agjencitë e pavarura funksionet e tyre i kryejnë në mënyrë të pavarur nga çdo organ ose autoritet tjetër në Republikën e Kosovës”.

 

  • Gjykata vëren se​​ Kushtetuta, në​​ kuptim të​​ statusit bën dallimin​​ ​​ në​​ mes institucioneve të​​ themeluara me​​ Kushtetutë, përkatësisht atyre të​​ përcaktuara​​ në​​ Kapitullin XII të Kushtetutës dhe​​ ​​ agjencive të pavarura të themeluara mbi bazën nenit 142​​ të​​ Kushtetutës. Në​​ lidhje me të​​ parat, roli dhe autorizimet​​ kushtetuese​​ janë​​ shprehimisht​​ ​​ të​​ rregulluara​​ me dispozita kushtetuese, ndërsa në​​ lidhje me të​​ dytat roli dhe autorizimet e tyre janë​​ të​​ përcaktuar me ligj​​ ​​ (shih, rastin e Gjykatës,​​ KO171/18, parashtrues​​ Avokati i Popullit, Aktgjykimi​​ i 25 prillit 2019, paragrafi 157).

 

  • Në​​ dritën e elaborimit si më​​ sipër, rezulton që​​ neni 142 i Kushtetutës​​ nuk e autorizon Kuvendin e Kosovës që përmes ligjit të themelojë institucione të tjera të pavarura kushtetuese me statusin e njëjtë​​ si​​ të institucioneve​​ apo agjencive​​ të pavarura të​​ përcaktuara​​ në​​ Kapitullin​​ XII​​ të​​ Kushtetutës.​​ Për​​ më tepër, Gjykata rikujton se sikurse parashtruesi i​​ kërkesës​​ ashtu edhe komisioni​​ përkatës​​ i Kuvendit nuk​​ kanë​​ ofruar sqarime​​ përkatëse​​ dhe konkrete​​ nëse​​ ARH bie apo jo​​ ​​ kuadër​​ ​​ fushëveprimit​​ ​​ nenit 142​​ ​​ Kushtetutës.​​ Për​​ pasojë, Gjykata​​ ​​ vlerësimin​​ e​​ këtij​​ pretendimi specifik do​​ ​​ kufizohet​​ në rolin mbiqyrës të​​ Kuvendit​​ ​​ përcaktuar​​ me paragrafin 9​​ ​​ nenit 65​​ ​​ Kushtetutës, i cili​​ përcakton​​ ​​ Kuvendi​​ mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit”.

 

  • Gjykata vlerëson se Kuvendi me rastin e shkarkimit të anëtarëve të Bordit të ARH-së ka vepruar në rolin mbikëqyrës, sikurse ​​ është përcaktuar në paragrafin 9 të nenit 65 të Kushtetutës dhe nenin 38 të Ligjit​​ për​​ Hekurudhat, dhe rrjedhimisht pretendimi i parashtruesve​​ për shkelje të​​ nenit​​ 142 [Agjencitë e Pavarura]​​ ​​ Kushtetutës është i pabazuar.

 

Sa i përket pretendimit​​ për shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ nenit 32 [E Drejta për Mjet Juridik] si dhe nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës

 

  • Në thelb, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se vendimi i kontestuar shkel të drejtën e anëtarëve të shkarkuar të Bordit të ARH-së të garantuar me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës,​​ sepse sipas parashtruesve të kërkesës, Kuvendi nuk u ka dhënë mundësinë anëtarëve të shkarkuar të Bordit të ARH-së që të dëgjohen për arsyet e shkarkimit të tyre si dhe vendimi i kontestuar nuk është mjaftueshëm i arsyetuar.

 

  • Më tutje, parashtruesit theksojnë se vendimi i kontestuar shkel të drejtën e anëtarëve të shkarkuar të Bordit të ARH-së të garantuar me nenin 32 [E Drejta për Mjet Juridik] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, duke theksuar se “rendi juridik i Kosovës nuk ofron një mjet efektiv juridik që anëtarët e shkarkuar të Bordit të ARH t’i mbrojnë të drejtat e tyre”.

 

  • Lidhur me këtë,​​ Gjykata vëren se sa i përket pretendimit për mungesë të arsyetimit të vendimit të kontestuar të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, ajo ka adresuar këtë pretendim gjatë adresimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës në raport me funksionin mbikëqyrës​​ të Kuvendit të përcaktuar me paragrafin 9 të nenit 65 të Kushtetutës. Andaj nuk e sheh të nevojshme të adresoj të njëjtin pretendim ndaras në raport me nenin 31 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Ndërsa sa i përket pretendimit të parashtruesve të kërkesës për mungesë të mjetit juridik për anëtarët e shkarkuar të ARH-së të garantuar me nenet 32 dhe 54 të Kushtetutës,​​ Gjykata bazuar në normat kushtetuese,​​ në praktiken e saj, dhe duke iu referuar parimeve të përcaktuara nga GjEDNj, rikujton se legjislacioni​​ jonë​​ nuk parasheh shprehimisht përjashtimin e kësaj kategorie individësh që ushtrojnë funksione publike për të mos kërkuar mbrojtje gjyqësore të të drejtave të tyre në gjykatat e rregullta.​​ Për më​​ tepër, e drejta e tyre për qasje efektive në drejtësi buron nga Kushtetuta, edhe nëse një gjë të tillë shprehimisht nuk e përcakton ligji. (shih, në mënyrë analoge,​​ GjEDNj, rastin​​ Vilho Eskelinen dhe të tjerët kundër Finlandës, nr. 63235/00, Aktgjykimi i 19 prillit 2007, paragrafi 62, dhe rastin e​​ Gjykatës​​ KI214/21, me parashtrues Avni Kastrati, Aktgjykimi​​ i​​ 7 dhjetorit 2022, paragrafi 125).​​ 

 

  • Gjykata​​ po ashtu​​ rikujton se Ligji nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative (në tekstin e mëtejmë:​​ LKA) ofron mjete juridike efektive për zgjidhjen e rastit të​​ kësaj​​ kategorie​​ funksionarësh​​ publik. Në këtë drejtim, Gjykata së pari thekson se vet qëllimi i LKA-së si ligj, siç përcaktohet në nenin 2 [Qëllimi] është të sigurojë mbrojtjen gjyqësore të të drejtave dhe interesave të personave fizikë dhe juridikë dhe palëve të tjera, të cilëve u janë shkelur të drejtat dhe interesat me: (i) aktet individuale; ose (ii) veprimet e organeve të administratës publike. Më tutje në Nenin 3, paragrafin​​ 1.1​​ ​​ LKA-së përcaktohet se organet e administratës publike janë organe të administratës qendrore, ndërsa paragrafi 1.2 i të njëjtit e cilëson si akt administrativ çdo vendim të organit administrativ të nxjerrë pas procedurës administrative në ushtrimin e autorizimeve publike dhe i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi cenon të drejtat, liritë apo interesat e personave fizikë dhe juridikë të njohura ligjërisht.​​ Përveç, dispozitës me të cilën përcaktohet qëllimi i ligjit, më konkretisht​​ neni 10 i LKA-së, ndër të tjera, parashikon mundësinë e fillimit të një konflikti administrativ kundër akteve për të cilat një person fizik ose juridik konsideron se është shkelur një e drejtë ose interes ligjor.​​ (shih, KI214/21, cituar me lartë, paragrafi 115 dhe 116).

 

  • Andaj, sa më sipër, Gjykata konsideron se pretendimet e parashtruesve të kërkesës, se anëtareve të Bordit të ARH-së nuk u ofrohen mjete efektive për të realizuar të drejtat civile të tyre nuk qëndron, sepse asnjë dispozitë​​ dhe kushtetuese​​ dhe ligjore​​ nuk ua ndalon anëtarëve të​​ Bordit të ARH-së​​ të drejtën për të kërkuar mbrojtje juridike të të drejtave të tyre në procedurë të rregullt​​ gjyqësore, ashtu siç një gjë e tillë përcaktohet me nenin 54 të Kushtetutës.

 

  • Kësisoj, Gjykata në lidhje me​​ pretendimet për​​ shkeljen​​ e të drejtave individuale të anëtarëve të Bordit të ARH-së të garantuara me nenet ​​ 32 dhe 54 të Kushtetutës, konstaton se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar se legjislacioni në fuqi e përjashton këtë kategori funksionarësh ​​ publik nga detyrimi për të kërkuar mbrojtje juridike pranë gjykatave të rregullta.

 

Sa i përket pretendimit​​ ​​ për shkelje të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës

 

  • Gjykata, sikurse ka theksuar ne praktikën e saj gjyqësore, rikujton se neni 4 i Kushtetutës rregullon formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushteteve, duke përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 4 se Kuvendi është organ përfaqësues i popullit dhe gjithashtu edhe organi më i lartë shtetëror që ushtron pushtetin legjislativ; Presidenti i Republikës së Kosovës sipas paragrafit 3 të nenit 4 të​​ Kushtetutës​​ përfaqëson unitetin e popullit dhe gjithashtu është përfaqësues i vendit brenda dhe jashtë, si dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve shtetërore; ndërsa, Qeveria e Republikës së Kosovës sipas paragrafit 4 të nenit 4 të Kushtetutës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve dhe të politikave shtetërore​​ dhe e njëjta i nënshtrohet kontrollit parlamentar nga ana e Kuvendit. Së këndejmi, parimi i ndarjes së pushteteve përbën vlerë themelore demokratike dhe mbi bazën e të cilit është ndërtuar dhe funksionon rendi kushtetues i Republikës së Kosovës (Shih rastin​​ e Gjykatës​​ KO 43/19, parashtrues​​ Albulena Haxhiu, Driton Selmanaj dhe​​ tridhjetë​​ deputetë​​ të​​ tjerë​​ të​​ Kuvendit të​​ Republikës së​​ Kosovës,​​ Aktgjykim i 13 qershorit 2019).​​ 

 

  • Gjykata po ashtu rikujton pjesët relevante të parimeve të përgjithshme​​ përkitazi me ndarjen e pushteteve​​ të vendosura nëpërmjet praktikës së saj kishte theksuar se parimi i sigurisë juridike dhe ai i parashikueshmërisë janë tipare të qenësishme të një ligji dhe pjesë përbërëse të parimit kushtetues të sundimit të ligjit. Siguria juridike është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe kërkon, në mes tjerash, që rregullat të jenë të qarta dhe të sakta, dhe të synojnë të sigurojnë që situatat dhe marrëdhëniet juridike të mbeten të parashikueshme. Parashikueshmëria para së gjithash kërkon që norma​​ ligjore të formulohet me saktësi dhe qartësi të mjaftueshme, ashtu që t’iu mundësohet individëve dhe subjekteve juridike që të rregullojnë sjelljet e tyre në përputhje me të. Individët dhe subjektet e tjera juridike duhet të dinë saktësisht se si dhe sa ndikohen nga një normë e caktuar ligjore dhe se si një normë e re ligjore e ndryshon statusin ose gjendjen e tyre të mëparshme të paraparë me një normë tjetër ligjore. Autoritetet publike, gjatë hartimit të ligjeve duhet të marrin parasysh edhe këto parime bazë të sundimit të ligjit, si pjesë të rëndësishme të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës (shih rastin​​ e Gjykatës,​​ KO219/19, parashtrues​​ Avokati i Popullit, Aktgjykim i 30 qershorit 2020).

 

  • Duke pasur për bazë elaborimin e mësipërm si dhe duke ju referuar pretendimeve të parashtrueseve të kërkesës, Gjykata vëren se​​ parashtruesit​​ nuk i​​ mbështesin pretendimet e​​ tyre​​ se​​ ​​ rastin konkret​​ kemi të bëjmë​​ me rrethana që do të ngërthenin çështje që ndërlidhen me fushëveprimin e neneve​​ 4 dhe 7 të Kushtetutës.​​ 

 

Kërkesa për masë të përkohshme

 

  • Përkitazi me kërkesën e tyre për nevojën e caktimit të masës së përkohshme parashtruesit e kërkesës e bazuan pretendimin e tyre në nenin 27 të Ligjit, duke argumentuar në parandalimin e rreziqeve apo dëmeve të pariparueshme, dhe se caktimi i kësaj mase të përkohshme është në interesin publik

 

  • Megjithatë, Gjykata rikujton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës përkitazi me pranueshmërinë e kërkesës, në pjesën që ka të bëjë me të drejtat kushtetuese të anëtarëve të Bordit të ARH-së​​ nga kapitulli II i Kushtetutës u deklaruan të papranueshme, dhe se kërkesa e parashtruesve të kërkesës sa i përket pretendimeve për papajtueshmërinë e të kontestuar të​​ paragrafit 9 të​​ nenit​​ 65 dhe 142 të Kushtetutës nuk rezultoi në shkeljeje të neneve​​ përkatëse. Thënë këtë, Gjykata nuk e konsideron të nevojshme t’i trajtojë veçmas pretendimet e parashtruesve të kërkesës për caktimin e masës së përkohshme.

 

  • Rrjedhimisht, kërkesa për caktimin e masës së përkohshme refuzohet, në pajtueshmëri me nenin ​​ 57 të Rregullores së punës.

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata, në pajtim me nenet 113.​​ 5 dhe 116.2 të Kushtetutës, nenet 20, 27, 42 dhe 43 të Ligjit dhe në bazë të rregullave 57 (1),​​ 59 (1) dhe 74 të Rregullores së punës,​​ më​​ 5 prill 2023,

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË njëzëri kërkesën të pranueshme;​​ 

 

  • TË KONSTATOJË njëzëri se Vendimi i Kuvendit nr. 08-V-036 nuk është në mospërputhshmëri​​ me nenin​​ 65.9 [Kompetencat e Kuvendit]​​ të Kushtetutës;

​​ 

  • TA REFUZOJË​​ kërkesën për masë të përkohshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktgjykim​​ palëve;

 

  • TË​​ KONSTATOJË​​ që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës ne pajtim me nenin 20 (5) të​​ Ligjit;​​ 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Fadil Nura dhe 9 deputetë tjerë

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Urdhëra tjerë

Mendim konkurrues