Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit [KML.C.nr89/23] të 7 gushtit 2023 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [A.c.nr.8938/2022] të 24 marsit 2023

Nr. të lëndës KI246/23

Parashtruesit: Rexhep Bajraktari

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 24 korrik​​ 2024

Nr. ref.:RK 2495/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM​​ PËR​​ PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI246/23

 

Parashtrues

 

Rexhep Bajraktari

 

Vlerësim​​ i​​ kushtetutshmërisë​​ ​​ 

Njoftimit​​ të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit​​ [KML.C.nr89/23]​​ ​​ 7 gushtit 2023 dhe​​ Aktvendimit​​ të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës​​ 

[A.c.nr.8938/2022] të​​ 24 marsit 2023​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Rexhep Bajraktari, me vendbanim në​​ Suharekë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i përfaqësuar​​ nga Dafina Bajraktari-Haziraj, avokate nga Suhareka.

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e​​ Njoftimit [KML.C.nr89/23] të​​ 7 gushtit 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të​​ Shtetit​​ dhe​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit​​ [A.c.nr.8938/2022] të​​ 24 marsit 2023 të Gjykatës së Apelit, në​​ ndërlidhje me​​ Aktvendimin​​ [CP.nr.132/03]​​ e​​ 23 nëntorit 2022​​ ​​ Gjykatës Themelore në Prizren​​ -​​ Dega në Suharekë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

  • Aktvendimi i​​ Gjykatës së Apelit​​ i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës​​ më 7 prill 2023

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktvendimit​​ [A.c.nr8938/2022],​​ të​​ 24 marsit​​ 2023,​​ të Gjykatës së Apelit, në​​ ndërlidhje me Aktvendimin​​ [CP.nr.132/03],​​ e​​ 23 nëntorit​​ 2022,​​ të​​ Gjykatës​​ Themelore, përmes së​​ cilëve​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se i janë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ garantuara me nenet 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e të​​ Drejtave] të​​ Kushtetutës,​​ në​​ ndërlidhje me nenet 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) dhe 14 (Ndalimi i diskriminimit) të​​ KEDNJ-së.

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara], ​​ të Kushtetutës, nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 1 nëntor 2023, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 8 nëntor 2023, Kryetarja e Gjykatës​​ me Vendimin​​ [GJR. KI246/23] caktoi​​ gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues dhe​​ me Vendimin​​ [Nr.KSH.KI​​ 246/23] caktoi Kolegjin shqyrtues të përbërë​​ gjyqtarët:​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 13 mars 2024, Gjykata​​ e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin​​ e​​ kërkesës. Të​​ njëjtën​​ datë nga një kopje e kërkesës iu dërgua Zyrës së Kryeprokurorit të​​ Shtetit​​ dhe Gjykatës së Apelit.​​ Po ashtu,​​ Gjykata nga Gjykata Themelore​​ ​​ Prizren​​ kërkoi informata​​ lidhur me datën e dorëzimit të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit,​​ tek​​ parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 24 mars 2024,​​ Gjykata Themelore​​ në Prizren​​ informoi Gjykatën se​​ Aktvendimi i kontestuar i është dorëzuar​​ parashtruesit të kërkesës​​ më 7 prill 2023.​​ 

 

  • ​​ 26​​ qershor​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi​​ raportin e Gjyqtarit raportues​​ dhe me​​ shumicë votash​​ i rekomandoi​​ Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve të rastit

 

  • Bazuar në​​ shkresat e​​ lëndës, Gjykata vëren se me Aktvendimin e​​ 3 tetorit 1989,​​ Kuvendi Komunal i​​ Suharekës​​ kishte​​ shprehur​​ interes​​ për​​ shpronësimin​​ e​​ një​​ paluajtshmërie,​​ e cila​​ i përkiste parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 14​​ dhjetor 1989, Gjykata​​ Komunale​​ në Suharekë​​ nxori​​ Aktvendimin [Nd.nr. 271/89]​​ përkitazi me kërkesën​​ e parashtruesit të kërkesës​​ për kompensimin​​ e​​ paluajtshmërisë​​ ​​ shpronësuar,​​ duke e obliguar Komunën e​​ Suharekës që​​ ​​ njëjtit​​ t’ia paguajë​​ shumën prej katërmbëdhjetëmijë​​ (14,000) dinarë​​ për​​ çdo​​ metër katrorë​​ (m2)​​ ​​ tokës së​​ shpronësuar​​ dhe shumën​​ e përgjithshme​​ prej​​ njëqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë (168.000)​​ dinarë,​​ duke​​ përfshirë edhe​​ kamatën ligjore.​​ Aktvendimi​​ në fjalë​​ ishte bërë i plotfuqishëm,​​ ​​ 14 mars 1990.

 

  • Më 7 qershor 2002,​​ parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi propozim për lejimin e përmbarimit, bazuar në titullin ekzekutiv,​​ përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [Nd.nr.271/89],​​ e​​ 4 dhjetorit 1989 të Gjykatës Komunale​​ në Suharekë.

 

  • ​​ 11 qershor 2002, Gjykata Komunale​​ në Suharekë​​ nëpërmjet Aktvendimit​​ [E.nr.84/2002],​​ e​​ ndërpreu procedurën e​​ përmbarimit​​ ​​ propozuar​​ nga​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës,​​ për shkak​​ ​​ parashkrimit të​​ çështjes.​​ ​​ arsyetimin e​​ Aktvendimit të saj, Gjykata Komunale​​ në Suhareke,​​ theksoi​​ se, meqë​​ Aktvendimi​​ [Nd.nr.271/89],​​ i 4 dhjetorit 1989,​​ i​​ po​​ kësaj gjykate, ishte bërë i plotfuqishëm nga 14 marsi 1990​​ dhe nga koha e plotfuqishmërisë së të njëjtit, kreditori nuk​​ ka kërkuar​​ ekzekutimin​​ e tij,​​ deri më​​ 7 qershor 2002,​​ në bazë të nenit 371 të​​ LMD-së​​ që ishte i aplikueshëm sipas Rregullores së UNMIK-ut nr. 24/99, kërkesa e tij është parashkruar, pasi​​ ​​ kanë kaluar më shumë se​​ pesë (5)​​ vite.

 

  • Më​​ 24 qershor 2002,​​ parashtruesi i kërkesës e apeloi​​ Aktvendimin​​ [E.nr.84/2002],​​ e​​ 11 qershorit 2002,​​ të Gjykatës Komunale në Suharekë,​​ në Gjykatën e Qarkut​​ në Prizren​​ me pretendimin se:​​ ...është​​ shkelur Ligji për Procedurën Kontestimore pasi nuk​​ është​​ ftuar propozuesi i përmbarimit i cili do të​​ deklarohej në​​ lidhje me rrethanat e vonesës, pasi ai deri pas përfundimit të​​ luftës, në​​ muajin janar të​​ vitit 2000,​​ është​​ njoftuar se​​ është​​ i plotfuqishëm aktvendimi i kësaj gjykate pasi ai nuk ka kërkuar të​​ holla, por që:​​ paluajtshmërinë​​ e eksproprijuar ka kërkuar​​ kompensimit​​ t’i bëhet me​​ dhënies​​ në​​ shfrytëzim të​​ pasurisë​​ së​​ komunës në​​ sipërfaqen​​ që​​ i​​ është​​ eksproprijuar propozuesit.

 

  • ​​ 3 janar 2003, Gjykata e Qarkut në​​ Prizren,​​ nëpërmjet​​ Aktvendimit [A.c.nr​​ 237/2002],​​ aprovoi​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe​​ prishi​​ Aktvendimin [E.nr.48/02],​​ e​​ 11 qershorit​​ 2002 të​​ Gjykatës Komunale​​ në Suharekë,​​ duke e kthyer​​ lëndën​​ pranë së​​ njëjtës​​ gjykatë​​ për​​ rivendosje.​​ ​​ arsyetimin e​​ Aktvendimit të saj,​​ Gjykata​​ e​​ Qarkut në​​ Prizren,​​ theksoi se,​​ kishte analizuar Aktvendimin e​​ kontestuar​​ ​​ Gjykatës Komunale​​ në Suharekë​​ dhe kishte​​ arritur​​ ​​ përfundimin,​​ se​​ i​​ njëjti​​ ishte i padrejtë.

 

  • ​​ 9 maj 2003, Gjykata​​ Komunale​​ në Suhareke, duke vendosur në​​ riprocedurë,​​ nxori​​ Aktvendimin [E.nr.13/2003],​​ me të cilin​​ e​​ ndërpreu​​ propozimin për përmbarim,​​ ndaj debitorit​​ Komuna e Suharekës,​​ me arsyetimin​​ se nga 14 marsi​​ 1990, kur​​ ishte​​ bërë​​ propozimi​​ për​​ përmbarim,​​ gjegjësisht kërkesa për kompensim në të holla,​​ e deri në​​ marrjen e vendimit të​​ tanishëm, më​​ 9 majit​​ 2003, kishin kaluar​​ dymbëdhjetë (12)​​ vite,​​ dhe​​ se sipas​​ Ligjit​​ mbi​​ Marrëdhëniet e Detyrimeve​​ kjo e drejtë​​ është parashkruar​​ në kuptim të​​ nenit​​ 371 të​​ po të​​ njëjtit ligj.​​ 

 

  • Më​​ 20 maj 2003, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ ankesë​​ në Gjykatën e Qarkut në Prizren,​​ kundër​​ Aktvendimit të​​ lartcekur të​​ 9 majit​​ 2003,​​ me pretendimin se përkitazi​​ me çështjen e parashkrimit,​​ i njëjti kishte​​ paraqitur​​ paraprakisht​​ ankesë, ku kishte theksuar se: ​​ “Gjykata e shkallës së parë nuk ka vepruar sipas udhëzimeve të Gjykatës së Qarkut në Prizren,​​ por ka vendosur në mënyrë të njëjtë si në rastin e parë, me arsyetim se kërkesa e përmbarimit është parashkruar, duke mos i marrë parasysh rrethanat në të cilat afati i parashkrimit ka pushuar me ligje​​ të cilat janë publikisht të njohura.​​ 

 

  • Më​​ 14 tetor 2003, Gjykata e Qarkut​​ në Prizren​​ nxori Aktvendimin [A.c.nr216/2003],​​ nëpërmjet të​​ cilit prishi Aktvendimin [E.nr.13/2003],​​ e 9 majit 2003 të​​ Gjykatës Komunale​​ në Suharekë, duke e kthyer​​ sërish​​ lëndën​​ në​​ rigjykim tek e​​ njëjta​​ gjykatë. Në​​ arsyetim​​ e​​ Aktvendimit të saj,​​ Gjykata e Qarkut në​​ Prizren,​​ ndër të tjera,​​ theksoi:​​ [...].​​ Gjykata e shkallës së​​ parë​​ bën gabim edhe në​​ procedurë, në​​ të​​ vërtetë​​ pas parashtrimit të​​ propozimit për përmbarim, gjykata vërteton parashkrimin e​​ kërkesës, mirëpo në​​ parashkrim gjykata nuk​​ shikon​​ sipas detyrës zyrtare, por sipas kundërshtimit të​​ palëve”.​​ 

 

  • ​​ 17 maj 2013,​​ Gjykata Themelore​​ nëpërmjet Aktvendimit [CP.nr.132/03]​​ e​​ lejoi​​ përmbarimin​​ sipas propozimit​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Më​​ 23​​ maj 2013,​​ Komuna​​ e Suharekës​​ parashtroi​​ prapsim​​ në Gjykatën Themelore,​​ kundër Aktvendimit të 17 majit 2013,​​ të​​ po të njëjtës gjykatë,​​ duke ngritur​​ sërish çështjen e parashkrimit​​ bazuar në​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 379 të​​ LMD-së​​ të​​ vitit 1978,​​ ku parashihet​​ se:​​ “Të​​ gjitha kërkesat që​​ janë​​ të​​ përcaktuara me vendim​​ gjyqësore​​ të​​ formës së​​ prerë, [...], parashkruhet për dhjetë​​ (10) vite.​​ 

 

  • Më​​ 23 nëntor 2022,​​ Gjykata Themelore,​​ nxori​​ Aktvendimin [CP.nr.132/13], nëpërmjet të cilit​​ aprovoi​​ prapësimin​​ e Komunës së Suharekës,​​ të​​ ushtruar​​ kundër Aktvendimit​​ [CP.nr.132/03],​​ të​​ 17 majit 2013,​​ të po kësaj gjykate,​​ për lejimin e përmbarimit​​ sipas titullit ekzekutiv.​​ Në​​ pjesën e arsyetimit të​​ Aktvendimit,​​ Gjykata Themelore theksoi:​​ “Gjykata Themelore Prizren ka gjetur se në​​ këtë​​ çështje​​ përmbarimore kërkesa​​ është​​ parashkruar pasi që​​ propozimi për përmbarim​​ është​​ ushtruar më​​ datë​​ 7 qershor 2002, ndërsa Aktvendimi që​​ kërkohet të​​ përmbarimoret​​ është​​ i​​ plotfuqishëm​​ që​​ nga data 14 mars 1990 dhe se janë​​ plotësuar kushtet e parapara me nenin 71, paragrafi 1, pika 1.4, të​​ LPP-së, mbi bazën e të​​ cilave mund të​​ ushtrohet prapësimi dhe prapësimin e aprovoj si të​​ bazuar.

 

  • Më​​ 8 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ ankesë​​ në Gjykatën e Apelit,​​ kundër​​ Aktvendimit​​ [CP.nr.132/03],​​ të​​ 23 nëntorit 2022,​​ të​​ Gjykatës Themelore, me pretendimin për​​ vërtetim​​ të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes​​ faktike si dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale. Në​​ ankesën e tij​​ parashtruesi i kërkesës kishte theksuar se debitori pasi kishte bërë​​ shpronësimin​​ e pronës së​​ paluajtshme,​​ i njëjti​​ që​​ nga viti 1989 nuk kishte kompensuar asgjë, dhe​​ që​​ nga ajo kohë​​ është​​ pasuruar pa bazë​​ ligjore,​​ ​​ duke pasur​​ pushtetin faktik dhe juridik​​ mbi​​ atë​​ paluajtshmëri.​​ ​​ këtë kontekst,​​ parashtruesi i kërkesës kishte ngritur shkeljen e paragrafit 1 të​​ nenit​​ 194​​ të​​ LMD-së​​ në​​ fuqi, i cili përcakton se​​ “Secili person që​​ pasurohet pa bazë​​ ligjore në​​ dëm të​​ një​​ tjetrit,​​ është​​ i detyruar të​​ kthej atë​​ që​​ ka marrë​​ nga tjetri, ose ndryshe do të​​ kompensojë​​ vlerën e fitimit të​​ arritur”.​​ 

 

  • Më​​ 24​​ mars 2023, Gjykata e Apelit, nëpërmjet​​ Aktvendimit​​ [Ac.nr.8938/2022],​​ (i)​​ ​​ refuzoi si të​​ pabazuar ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës,​​ dhe (ii)​​ vërtetoi​​ Aktvendimin​​ [CP.nr. 132/03],​​ e 23 nëntorit​​ 2022,​​ të​​ Gjykatës Themelore,​​ si të drejtë dhe të​​ bazuar​​ në ligj.​​ Në​​ pjesën e arsyetimit të​​ Aktvendimit, Gjykata e Apelit, ndër të tjera,​​ theksoi se​​ kërkesa​​ për​​ kompensimin​​ e detyrimit​​ (borxhit)​​ ishte parashkruar në kuptim të paragrafit 1 të nenit 379 të LMD-së.

 

  • Më​​ 6 korrik 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit​​ parashtroi​​ propozim​​ për​​ inicimin​​ e kërkesës për​​ mbrojtje të ligjshmërisë,​​ kundër Aktvendimit [Ac.nr.8938/2022],​​ të​​ 24 marsit 2023,​​ të​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit.​​ Në​​ këtë​​ kërkesë,​​ ndër të tjera, potencohet:​​ Konsiderojmë​​ se Gjykata e Apelit me rastin ​​ e vendosjes sipas​​ kërkesës​​ së​​ kreditorit në​​ lidhje me këtë​​ çështje​​ ka bëre shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës, ngase nuk​​ është​​ vërtetuar drejt fakti se ka pasur ndërprerje të​​ parashkrimit dhe se kreditori që​​ nga ajo kohë​​ nuk ka marr asnjëherë​​ kompensim në​​ lidhje me eksproprijimin që​​ i​​ është​​ bërë​​ dhe as kompensimet për dëmet e tjera që​​ i janë​​ shkaktuar [...].

 

  • Më 7 gusht 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nxori​​ Njoftimin​​ [KML.C.nr89/23], nëpërmjet​​ të cilit e​​ njoftoi​​ parashtruesin e kërkesës,​​ si në​​ vijim: “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bazuar në shkresat e lëndës ka gjetur se: “Ka kaluar afati ligjor për të ngritur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.​​ [...]. Andaj nga koha kur ka filluar të rrjedh afati nga data 7 prill 2023 dhe deri me datën 18 korrik 2023 kur edhe kemi pranuar propozimin e juaj për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë kanë kaluar më shumë së 3 muaj.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se​​ përfaqësuesja​​ e autorizuar e parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ ka potencuar se propozimi​​ për​​ mbrojtjen e​​ ligjshmërisë,​​ dërguar​​ Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit​​ është​​ dërguar​​ përmes​​ postës​​ ​​ 6 korrik 2023, për të cilën ka bashkëngjitur si dëshmi fletëkthesën e dorëzimit të kërkesës në postë.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë​​ konteston​​ kushtetutshmërinë​​ e​​ Njoftimit​​ [KML.C.nr89/23],​​ ​​ 7 gushtit​​ 2023​​ ​​ Zyrës së​​ Kryeprokurorit të​​ Shtetit​​ dhe​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit​​ [A.c.nr8938/2022],​​ të​​ 24 marsit​​ 2023 të Gjykatës së Apelit,​​ në ndërlidhje me​​ Aktvendimin​​ [CP.nr.132/03],​​ e​​ 23 nëntorit​​ 2022​​ të​​ Gjykatës Themelore,​​ duke pretenduar​​ shkeljen e të drejtave të tij​​ të​​ garantuara me nenet​​ 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e të​​ Drejtave] të​​ Kushtetutës,​​ në​​ ndërlidhje me nenet 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) dhe 14 (Ndalimi i diskriminimit) të​​ KEDNJ-së.

 

  • Rreth​​ pritjes​​ së​​ realizimit të​​ së​​ drejtës së​​ tij, parashtruesi i kërkesës pretendon se që​​ nga koha kur​​ është​​ iniciuar kjo​​ çështje​​ e deri më​​ tani ka qenë​​ në​​ pritje​​ për​​ të​​ realizuar kërkesën e tij, pasi​​ gjithmonë​​ ka atakuar vendimet e pakënaqshme me të​​ cilat, siç thekson ai,​​ është​​ ndërprerë​​ rrjedhja e​​ afatit të​​ parashkrimit, duke​​ iu​​ referuar kësisoj nenit​​ 369 të LMD-së​​ që​​ përcakton:​​ “Parashkrimi​​ ndërprehet​​ me paraqitjen e padisë​​ dhe me​​ çdo​​ veprim tjetër të​​ kreditorit të​​ ndërmarra​​ kundër debitorit para gjykatës ose autoriteti tjetër kompetent me qëllim vërtetimi, sigurimi ose realizimi të​​ kërkesës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson​​ se​​ provat e paraqitura​​ pranë gjykatave të rregullta​​ hedhin​​ poshtë​​ pretendimin​​ e debitorit, gjegjësisht të Komunës së​​ Suharekës,​​ se​​ kërkesa e tij​​ për kompensim është parashkruar,​​ edhe pse debitori​​ nga​​ plotfuqishmëria e Aktvendimit të​​ 4 dhjetor 1989,​​ gjegjësisht nga 14 marsi​​ 1990,​​ e​​ deri më​​ sot​​ asnjëherë​​ nuk e ka kundërshtuar faktin se ka borxh ndaj​​ parashtruesit​​ të kërkesës,​​ pasi që​​ pranimi i borxhit gjithashtu e ndërprenë​​ rrjedhjen e afatit të parashkrimit. Në​​ ketë kontekst,​​ parashtruesi i kërkesës i referohet paragrafit​​ 1 të​​ nenit 368 të​​ LMD-së​​ që përcakton:​​ “Parashkrimi ndërpritet kur debitori e pranon borxhin”,​​ duke shtuar se​​ pranimi i borxhit​​ është bërë​​ në​​ vitin 1989, por asnjëherë​​ nuk​​ ka ndodhur kompensimi.​​ Mbi këto fakte,​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se gjykata e shkallës së​​ parë​​ gabimisht vlerësoi provat e administruara dhe gabimisht aplikoi të​​ drejtën materiale në​​ dëm të​​ tij, kur​​ mori vendim për​​ aprovimin e​​ prapësimit​​ të​​ debitorit,​​ gjegjësisht të Komunës së Suharekës.​​ 

 

  • Në këtë kuptim,​​ parashtruesi i kërkesës pretendon se edhe​​ Njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit të​​ shtetit, shkel të​​ drejtat e tij sepse gabimisht e ka hedhur propozimin e tij për ngritje të​​ kërkesës për mbrojtjen e ​​ ligjshmërisë si të pasafatshme, duke shtuar se:​​ “Pas vlerësimit të​​ kërkesës tonë​​ dhe pas analizimit të​​ detajuar të​​ aktvendimit kundër të​​ cilit kemi kërkuar që​​ të​​ paraqitet kërkesa për mbrojtjen e​​ ligjshmërisë​​ si dhe shkresat e tjera të​​ lëndës, ka gjetur se ka kaluar afati ligjor për të​​ ngritur kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë. Pasi që​​ me datën​​ 6 korrik 2023 kemi dorëzuar me postë​​ këtë​​ kërkesë​​ dhe se zyrtari i​​ postës​​ ka thënë​​ se sot i shkon kjo porosi në​​ adresën e caktuar dhe fakti që​​ Zyra e Kryeprokurorit ka pranuar më​​ datën 18 korrik 2023, duhet llogaritur data në​​ të​​ cilën​​ është​​ dorëzuar me postë.

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i kërkesës nga Gjykata​​ kërkon:​​ (i)​​ Ta​​ obligojë​​ Gjykatën e Apelit që​​ të​​ prish vendimin e Gjykatës Themelore Prizren​​ - Dega Suharekë​​ dhe çështjen ta kthejë​​ në​​ rigjykim dhe se nuk ka parashkrim në​​ këtë​​ çështje, kreditorit i​​ është​​ bërë​​ e padrejta dhe se kjo duhet zgjidhur në​​ mënyrë​​ të​​ drejtë​​ ashtu sikur​​ është​​ paraparë​​ edhe në​​ legjislacionin tonë​​ dhe t’i jepet ​​ edhe një​​ herë​​ mundësia që​​ të​​ gjykohet në​​ mënyre të​​ drejtë​​ për​​ të​​ realizuar kërkesat e tij ndaj debitorit.​​ 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 3​​ 

[Barazia para Ligjit]​​ 

1. “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.​​ 

2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.”

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

1. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,​​ 

mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë​​ 

komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së​​ 

kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.​​ 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.”

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. ​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E Drejta për një proces të rregullt)

 

1.​​ “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]”​​ 

Neni 14

(Ndalimi i diskriminimit)

 

“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla ​​ si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”

 

LIGJI​​ MBI​​ MARRËDHËNIET​​ E DETYRIMEVE, i RSFJ-së,​​ i 30 marsit​​ 1978

NDËRPRERJA E PARASHKRIMIT

 

Ngritja e padisë

Neni​​ 388

Parashkrimi ndërprehet me paraqitjen e padisë dhe me çdo veprim tjetër të kreditorit të ndërmarur kundër debitorit para gjykatës ose autoriteti tjetër kompetent me qëllim vërtetimi, sigurimi ose realizimi të kërkesës.

 

Pohimi i borxhit

Neni 387

Parashkrimi ndërpritet kur debitori pohon borxhin.​​ Pohimi i borxhit mund të blihet jo vetëm duke i dhënë deklaratë kreditorit por edhe në mënyr indirekte, siç janë dhënia e kisteve, pagimi i kamatave, dhënia e sigurimit.

 

Afati i përgjithshëm i parashkrimit

Neni 371

Kërkesat parashkruhen për pesë vjet në qoftë se me ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër i parashkrimit.”

 

Kërkesat e përcaktuara para gjykatës ose

organeve të tjera kompetente

Neni 379

Të gjitha kërkesat që janë përcaktuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose me vendim gjyqësor të formës së prerë ose me vendim të organit tjetër kompetent, ose me anë të pajtimit para gjykatës ose organit tjetër kompetent, parashkruhën për dhjetë vjet dhe ato për të cilat ligji edhe ashtu parashikon afat më të shkurtër parashikrimi.​​ [...].

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të parapara me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

Nenin 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[…]

 

  • Gjykata, gjithashtu, shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të kërkuara me​​ nenet 47 (Kërkesa individuale) dhe​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit,​​ që përcaktojnë:

 

Neni 47​​ 

​​ (Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo​​ individ​​ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi​​ mund​​ të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe​​ liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

  • Përkitazi me​​ përmbushjen e​​ kritereve të lartcekura, Gjykata konstaton se: (i) parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar në kuptim të paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës; (ii)​​ i njëjti​​ konteston aktet e autoriteteve publike, përkatësisht​​ Njoftimin [KML.C.nr89/23],​​ e 7 gushtit 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të​​ Shtetit​​ dhe​​ Aktvendimin [Ac.nr 8938/2022],​​ e​​ 24 marsit 2023 të Gjykatës së Apelit; (iii)​​ ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj; (iv) ka qartësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur​​ nga aktet e autoriteteve publike, në pajtim me kërkesat e nenit 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligji.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç kritereve të lartcekura, Gjykata po ashtu​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës​​ e ka dorëzuar kërkesës​​ e tij në​​ pajtim me​​ dispozitat​​ e​​ nenit​​ 49 të Ligjit​​ dhe​​ shkronjën (c),​​ të​​ nënrregullit​​ 1​​ ​​ të​​ rregullit 34 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës,​​ që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 49

(Afati)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga​​ dita​​ kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...].”

 

 

Rregulli 34​​ 

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

[…]

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…].”

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata si rregull,​​ rikujton se​​ afati 4 (katër) mujor fillon nga​​ “vendimi i fundit”​​ në procesin e shterjes së mjeteve juridike me të cilin është refuzuar kërkesa e parashtruesit të kërkesës​​ (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e GJEDNJ-së,​​ Gavrilov kundër​​ ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, aplikimi nr.7837/10,​​ Vendim i 1 korrikut 2014, paragrafi 25; dhe​​ Paul dhe Audrey Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 46477/99, Vendim i 14 marsit 2002; shih gjithashtu rastin e Gjykatës:​​ KI234/21, me parashtrues​​ N.P.N Çlirimi, Aktvendim i 27 qershorit 2022, paragrafi 35).​​ 

 

  • Në këtë vazhdë,​​ Gjykata​​ përsërit​​ se​​ parashtruesit​​ e​​ kërkesës duhet t’i shterojë të gjitha mjetet juridike të cilat pritet të jenë efektive dhe të mjaftueshme. Vetëm mjetet efektive mund të merren parasysh nga Gjykata, pasi parashtruesi i kërkesës nuk mund të zgjasë afatet kohore strikte të parapara me Ligj dhe Rregullore të punës, duke u përpjekur të​​ shfrytëzojë​​ mjete juridike të cilat nuk janë efektive​​ për​​ të ofruar​​ mbrojtje të të drejtave për të cilat ankohet parashtruesi i kërkesës (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e​​ GJEDNJ-së,​​ Gavrilov kundër​​ ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, cituar më lart, ​​ paragrafi 25;​​ dhe,​​ Fernie​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr.​​ 14881/04, Vendim i 5 janarit 2006).​​ Lidhur me kriteret e lartcekura,​​ Gjykata​​ fillimisht​​ vlerëson se kërkesa për shterjen e mjeteve juridike,​​ dhe kriteri që kërkesa të paraqitet brenda afatit prej​​ katër (4)​​ muajve janë të ndërlidhura ngushtësisht (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së​​ Jeronovičs kundër Letonisë,​​ nr.44898/10, Aktgjykim i 5 korrikut 2016, paragrafi 75; shih gjithashtu rastin e Gjykatës:​​ KI234/21, cituar më lartë, paragrafi 36).​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata​​ rikujton se​​ procedura gjyqësore e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ zhvilluar para gjykatave të rregullta në lidhje me​​ mospërmbarimin e​​ një​​ Aktvendimi të vitit 1989 që​​ ishte bërë i plotfuqishëm,​​ më​​ 14 mars 1990,​​ për kompensimin e një paluajtshmërie,​​ e cila i ishte​​ shpronësuar​​ parashtruesit të kërkesës​​ nga Komuna e Suharekës​​ për qëllime të interesit publik.​​ Kjo procedurë përmbarimore​​ u​​ zhvillua​​ pranë Gjykatëse Themelore dhe Gjykatës së Apelit.​​ Megjithatë, pas pranimit të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar​​ edhe​​ Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me propozimin që kjo e fundit, në emër të tij, të paraqesë kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Gjykata verën se pretendimet kryesore​​ ​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës,​​ ndërlidhen me rregullsinë e procesit gjyqësorë të zhvilluar pranë gjykatave të rregullta, konkretisht me mënyrën e zbatimit të ligjit të aplikueshëm,​​ që​​ përcaktojnë kriteret e parashkrimit​​ ​​ së drejtës​​ së​​ realizuar me një vendim të plotfuqishëm.​​ Përveç kësaj,​​ parashtruesi i kërkesës ka ngritur pretendime​​ edhe ndaj Njoftimit​​ [KMLC.nr.1/23],​​ të​​ 7 gushtit 2023,​​ të​​ Zyrës së​​ Kryeprokurorit të​​ Shtetit,​​ duke kontestuar mënyrën e verifikimit të afatshmërisë së​​ propozimit për ngritjen e kërkesës së ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Në këtë aspekt,​​ nëpërmjet​​ ​​ Njoftimit​​ [KMLC.nr.1/23],​​ të​​ 7 gushtit ​​ 2023,​​ Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informoi parashtruesin​​ e kërkesës,​​ si​​ në​​ vijim:​​ Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bazuar në shkresat e lëndës ka gjetur se: “Ka kaluar afati ligjor për të ngritur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë. [...]. Andaj nga koha kur ka filluar të rrjedh afati nga data 7 prill 2023 dhe deri me datën 18 korrik 2023 kur edhe kemi pranuar propozimin e juaj për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë kanë kaluar më shumë së 3 muaj.

 

  • Në këtë aspekt, duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, KEDNJ​​ nuk kërkon që mjetet juridike diskrecionale, apo mjetet juridike që nuk janë drejtpërdrejtë në dispozicion të parashtruesve​​ të kërkesës​​ dhe që varen nga ushtrimi i diskrecionit nga ndërmjetësi, siç është rasti me​​ propozimin e ngritur pranë​​ Zyrës së ​​ Kryeprokurorit të​​ Shtetit, të shteren para se parashtruesit e kërkesave t’i drejtohen GJEDNJ-së (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ X dhe të tjerët kundër Letonisë,​​ nr. 277773/08,​​ Vendim i 6 qershorit 2008, paragrafi 20, dhe referencat e cekura aty; shih po ashtu rastin e Gjykatës​​ KI174/20,​​ me parashtrues​​ DE-KO​​ Sh.p.k,​​ Aktvendimi i 25 shkurtit 2021, paragrafi 38;​​ dhe​​ KI234/21, me parashtrues​​ N.P.N Çlirimi, cituar më lart, paragrafi 41).

 

  • Më konkretisht, lidhur me propozimet e ngjashme, siç është propozimi​​ që ngritët​​ pranë​​ ​​ Zyrës së Prokurorit të Shtetit, duke kërkuar që ky i fundit të paraqesë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë para organeve gjyqësore në emër të parashtruesve të kërkesave, GJEDNJ​​ e kishte trajtuar në rastin​​ Lepojić kundër Serbisë.​​ Në këtë rast, GJEDNJ​​ kishte vlerësuar nëse propozimi i paraqitur para prokurorit të shtetit,​​ duke kërkuar që ky i fundit të paraqesë kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë​​ ishte​​ mjet​​ juridik​​ efektiv. Në​​ këtë kuptim, GJEDNJ​​ kishte theksuar si në vijim:​​ “[GjEDNj] gjen se është vetëm prokurori i shtetit ai që mund të dorëzoj [kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë] në emër të parashtruesit, dhe, për më tepër, ky i fundit ka diskrecion nëse dëshiron të bëjë një gjë të tillë. Përderisa parashtruesi i kërkesës mund të kërkoj një veprim të tillë të prokurorit, ai nuk ka të drejtë sipas ligjit për të përdorur një mjetë të tillë juridik [kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë] personalisht [...] Kërkesa për mbrojte të ligjshmërisë, për këtë arsye, ishte jo efektive [...]” (shih, për më shumë,​​ rastin​​ Lepojić kundër Serbisë, nr. 13909/05, Aktgjykim i 6 nëntorit 2007, paragrafi 54; po ashtu rastin e Gjykatës​​ KI174/20, cituar më lartë, paragrafi 39).​​ 

 

  • Po ashtu, duke u thirrur në​​ rastin​​ Lepojić kundër Serbisë,​​ GJEDNJ​​ në trajtimin e rastit​​ Stojanovski kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nuk kishte marrë për bazë njoftimin e prokurorit të shtetit për qëllim të llogaritjes së afatit, kur ky i fundit kishte konstatuar se nuk kishte bazë të mjaftueshme për të paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë​​ në​​ Gjykatën​​ Supreme të Maqedonisë. GJEDNJ​​ në këtë rast kishte theksuar se “kërkesa e parashtruesit,​​ para prokurorit publik, nuk ishte mjet që duhej të shterej.​​ Rrjedhimisht, periudha kohore për të përdorur atë mjet juridik nuk e ndal rrjedhjen e afatit gjashtë (6) mujor [për të paraqitur kërkesë​​ pranë​​ GjEDNj-së​​ lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit.​​ ​​ Rrjedhimisht, GJEDNJ​​ gjeti se kërkesa e parashtruesit ishte​​ parashtruar​​ jashtë afatit të paraparë​​ me KEDNJ​​ (shih​​ për më shumë​​ ​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Stojanovski kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr.​​ 1431/03, Vendim i 16 shtatorit 2008). Në rrethana të ngjashme,​​ GJEDNJ​​ kishte mbajtur​​ këtë​​ qëndrim edhe në​​ rastin​​ e saj​​ Knapić kundër​​ Kroacisë, nr. 2839/08, Vendim i 4 qershorit 2009).​​ 

 

  • Prandaj,​​ bazuar​​ në​​ sa më​​ sipër,​​ Gjykata vlerëson se​​ “vendim i fundit”,​​ sipas nenit 49​​ të Ligjit​​ dhe shkronjës (c),​​ të​​ nënrregullit (1) të rregullit 34 të Rregullores së​​ punës në​​ rrethanat​​ e rasti konkret është​​ Aktvendimi​​ [A.c.nr.8938/2022],​​ i​​ 24 marsit 2023,​​ i Gjykatës së Apelit,​​ me të cilin ishte refuzuar ankesa e parashtruesit​​ të kërkesës,​​ kundër Aktvendimit​​ [CP.nr.132/03],​​ të 23 nëntorit 2022,​​ të Gjykatës Themelore​​ (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Paul dhe Audrey Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr.​​ 46477/99, Vendim i 14 marsit 2002; shih​​ po ashtu​​ rastin e Gjykatës​​ KI115/20, parashtrues​​ Muharem Rama, Aktvendimi i 2 dhjetorit 2021, paragrafi 51).​​ 

 

  • Në lidhje me këtë,​​ Gjykata​​ rikujton se​​ Aktvendimi​​ [A.c.nr.8938/2022],​​ i Gjykatës së Apelit,​​ ishte nxjerrë​​ më​​ 24 mars​​ 2023.​​ Në bazë të shkresave të lëndës, rezulton që parashtruesi i kërkesës e ka​​ pranuar këtë​​ Aktvendim​​ ​​ 7 prill 2023. Lidhur me këtë, Gjykata vëren se koha në mes të pranimit të Aktvendimit​​ të kontestuar të Gjykatës së Apelit​​ dhe të datës së parashtrimit të kërkesës​​ në Gjykatë,​​ më 8 nëntor 2023,​​ ka​​ më​​ shumë​​ se katër (4) muaj. Si pasojë, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit [Ac.nr.1726/2022],​​ të 24 marsit​​ ​​ 2023,​​ është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër)​​ muajve.

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër)​​ muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 34 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për tu kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e GJEDNJ-së​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ kërkesat nr. (10865/09, 45886/07 dhe 32431/08), të 17 shtatorit 2014, paragrafi 258;​​ Lopes de Sousa Fernandes kundër Portugalisë,​​ nr.​​ 56080/13, Aktgjykimi​​ i 19 dhjetorit 2017, paragrafi 129; shih gjithashtu​​ rastet e Gjykatës​​ KI120/17, parashtrues​​ Hafiz Rizahu, Aktvendimi i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 39;​​ KI115/20, cituar më lart, paragrafi 54).

 

  • Ky afat gjithashtu i mundëson parashtruesit potencial​​ të​​ kërkesës që të shqyrtojë nëse dëshiron të paraqesë kërkesë dhe, nëse dëshiron, të vendosë për ankesat dhe argumentet konkrete që duhet ngritur dhe në të njëjtën kohë lehtëson vërtetimin e fakteve në këtë rast, meqë me kalimin e kohës, çdo shqyrtim i drejtë i çështjeve të ngritura bëhet problematik (shih​​ rastin​​ e GJEDNJ-së​​ Sabri Gunes kundër Turqisë, nr. 27396/06,​​ Aktgjykimi i​​ 29 qershorit 2012, paragrafi 39; po ashtu rastin e Gjykatës​​ KI12/20, parashtruese​​ Hamijete Dinarama-Daija, Aktvendim i 6 nëntorit 2020, paragrafi 42).​​ 

 

  • Ky rregull specifikon afatin kohor për kontrollin e ushtruar nga Gjykata dhe paralajmëron individët dhe autoritetet shtetërore për afatin pas të cilit kontroll i tillë nuk është më i mundur (shih Vendimin e GJEDNJ-së​​ Walker kundër Mbretërisë së​​ Bashkuar, nr. 34979/97, e 25 janarit 2000; shih gjithashtu​​ rastin​​ e​​ GJEDNJ​​ -së,​​ Sabri Gunes kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 40; shih po ashtu rastet e Gjykatës​​ KI53/18, parashtrues​​ Hajri Ramadani, Aktvendimi i 6 dhjetorit 2018, paragrafi 45;​​ KI115/20, cituar më lart, paragrafi 56).​​ 

 

  • Prandaj, mbi bazën e arsyetimeve të​​ mësipërme, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të​​ Ligjit dhe me rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së​​ punës, dhe si e tillë​​ e njëjta​​ është e papranueshme​​ si e pasafatshme.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenin 113​​ të Kushtetutës, nenet 20 dhe 49 të Ligjit dhe në pajtim me​​ rregullat​​ 34 (1) (c) dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës, më​​ 26 qershor​​ 2024:

 

VENDOS

 

  • TA​​ DEKLAROJË,​​ me pesë​​ (5) vota për, dhe katër (4) kundër,​​ kërkesën të papranueshme;

 

  • TUA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TA​​ PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 20​​ të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në​​ fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare,​​ ​​ pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban​​ ​​ Gresa Caka Nimani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Rexhep Bajraktari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile