Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2  të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.151/2020 i 22 dhjetorit 2020 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Nr. të lëndës KO164/21

Parashtruesit: Komuna e Prishtinës

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 3​​ korrik​​ 2023

Nr. ref.:​​ AGJ​​ 2230/23

 

​​ 

 

 

 

AKTGJYKIM​​ 

 

 

rastin nr. KO164/21

 

Parashtrues

 

Komuna e Prishtinës

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së ​​​​ nenit 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2​​ 

​​ Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.151/2020 i 22 dhjetorit 2020

​​ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetare

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (në tekstin e mëtejmë: Parashtruesi i kërkesës) përfaqësuar nga Shoqëria e Avokatëve “Avokatura Istrefi” sh.p.k., me seli në Prishtinë.

 

 

Akti i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ nenin 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të​​ Udhëzimit​​ Administrativ 151/2020 i 22 dhjetorit 2020 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ​​ (në tekstin e mëtejmë: UA i kontestuar). ​​ UA i kontestuar është publikuar në Gazetën Zyrtare më 18 mars 2012 dhe ka hyrë në​​ fuqi pas shtatë (7) ditësh përkatësisht më 25 mars 2021.​​  ​​ ​​​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ nenit 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të​​ UA​​ të kontestuar​​ i cili pretendohet se cenon ​​ kompetencat, të drejtat dhe përgjegjësitë parashtruesit e kërkesës​​ të garantuara me nenet 12 [Pushteti Lokal], 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës. ​​ ​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në nenin 113.4 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] dhe 21.4 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) dhe në nenet 40 dhe 41 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesës] i Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatë

 

  • Më 8 shtator 2021, Parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 15 shtator 2021, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit nr.​​ GJR. KO164/21 caktoi gjyqtarin Bajram Ljatifi Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi (kryesuese), Radomir Laban ​​ dhe Remzije Istrefi-Peci.​​ 

 

  • Më 21 shtator 2021, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më 21 shtator 2021, Gjykata njoftoi Ministrinë e​​ Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit​​ (në tekstin e mëtejmë: MASHT) dhe Ministrinë​​ e​​ Administrimit të Pushtetit Lokal (në tekstin e mëtejmë: MAPL) për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ta që të paraqesin komentet e tyre, nëse kanë ndonjë, lidhur me kërkesën në shqyrtim, deri më 4 tetor 2021.

 

  • Më 4 tetor 2021, MASHT dorëzoi komentet e saj lidhur me kërkesën nr. KO164/21. MAPL-ja nuk dorëzoi komente lidhur me kërkesën nr. KO164/21. ​​ 

 

  • Më 6 tetor 2021, Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtruesit e kërkesës për pranimin e komenteve nga MASHT dhe kërkoi nga ta që të dorëzojnë përgjigje ndaj komenteve, nëse kanë, deri më 21 tetor 2021.

 

  • Përfaqësuesi​​ i parashtruesit të kërkesës nuk ka dorëzuar komente lidhur me komentet e dorëzuara nga MASHT.

 

  • Më 24​​ shkurt​​ 2022, Gjykata njoftoi kryetarin e tanishëm të komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama lidhur me kërkesën nr. KO164/21.​​ 

 

  • Më 20​​ shtator​​ 2022,​​ ​​ Gjykata shqyrtoi raportin paraprak të propozuar nga Gjyqtari raportues dhe njëzëri vendosi që shqyrtimi i kërkesës të shtyhet për plotësime shtesë.

 

  • Më 16​​ dhjetor​​ 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

 

  • Më 18 janar 2023, MASHT dorëzoi një shkresë që në pjesën relevante thotë:​​ “Kryetari i komunës​​ ka​​ ushtruar funksionin e tij në pajtim me legjislacionin në fuqi. Ka​​ zbatuar​​ detyrimet e ligjit special për arsim në komuna, përkatësisht Ligjin nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe ligjin special për arsim të përgjithshëm, Ligjin nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës të cilët e saktësojnë se Asambleja Komunale voton përbërjen e komisionit përzgjedhës për drejtorë dhe UA që saktëson këtë përbërje në detaje. Prandaj,​​ ju vëmë në dijeni që Komuna de facto dhe de jure, se neni 6 i Udhëzimit Administrativ nr. 151/2020 për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo-Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, është në pajtim me ligjet speciale te arsimit dhe ligjin bazik të vetëqeverisjes lokale dhe ka zbatuar vendimin e Inspektoratit të Arsimit si organ mbikëqyrës me kompetenca të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin e Arsimit.”​​ 

 

  • Më 17 janar 2023, Gjykata shqyrtoi raportin paraprak të propozuar nga Gjyqtari raportues dhe njëzëri vendosi që shqyrtimi i kërkesës të shtyhet për plotësime shtesë.

 

  • Më​​ ​​ 22 maj​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës. Të njëjtën ditë,​​ ​​ Gjykata ​​ votoi ​​ dhe ​​ njëzëri ​​ vendosi ​​ që​​ neni 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të​​ UA​​ ​​ kontestuar i nxjerrë nga MASHT​​ nuk​​ është​​ në​​ kundërshtim​​ me​​ nenet 12 [Pushteti Lokal], 123 [Parimet e Përgjithshme]​​ dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]​​ të Kushtetutës.​​ 

 

Përmbledhje e fakteve

 

Procedura e nxjerrjes së UA të kontestuar

 

  • Më 22 dhjetor 2020, MASHT bazuar në dispozitat përkatëse të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068 (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Arsimin), Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikës së Kosovës Nr. 04/L-032 (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Arsimin Parauniversitar), dhe Rregulloren 06/2020 dhe Shtojcën 11 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, nxori UA të kontestuar.

 

  • UA i kontestuar​​ është publikuar në Gazetën Zyrtare​​ më​​ 18 mars 2021,​​ ndërsa ka hyrë​​ në fuqi pas (7) shtatë ditësh,​​ përkatësisht më 25 mars 2021.​​ 

 

  • Neni 1 [Qëllimi] i UA të kontestuar përcakton:​​ “Ky udhëzim administrativ ka për qëllim të përcaktojë detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, kriteret dhe procedurat e zgjedhjes, emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm.”​​ 

 

  • Neni​​ 6, paragrafi 3, pikat 3.1 dhe 3.2 [Komisioni përzgjedhës] të UA të kontestuar përcakton: “3. Komisioni përzgjedhës për institucionet arsimore qe janë në varësi të komunës ka këtë përbërje: 3.1. Dy anëtarë të komunës të cilët propozohen nga DKA dhe miratohen nga Kuvendi Komunal. Anëtari i parë është i punësuar në DKA, ndërsa​​ anëtari i dytë i propozuar nga DKA është njëri nga këta tre: ekspertë i pavarur i arsimit, drejtor i institucionit arsimor me performancë të lartë, përfaqësues nga këshilli i prindërve në nivel komune me kualifikim dhe ekspertizë në fushën e edukimit. Anëtari i komisionit i punësuar në DKA, është edhe kryesues i komisionit; 3.2. Një anëtar nga MASH, i cili përcaktohet nga MASH, pasi që ka marrë njoftim zyrtar, email zyrtar nga DKA.

 

Procedura përkitazi me anulimin e konkursit të parashtruesit të kërkesës nga MASHT-i​​ 

 

  • Më 1 prill 2021, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: DKA-Prishtinë) shpalli konkurs (nr. ref. 14-111/01-0060433/21) për plotësim të vendeve të punës: Drejtor i shkollës së mesme të lartë (SHML) tetë (8) pozita; Drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU) trembëdhjetë (13) pozita; Zëvendësdrejtor i shkollës fillore të mesme të ulët, pesë (5) pozita; Drejtor i Institucionit Parashkollor, tetë (8) pozita. Afati i fundit për të aplikuar për pozitat në fjalë ishte caktuar deri më 16 prill 2021.

 

  • Më 14 qershor 2021, Inspektori i Arsimit në kuadër të MASHT përmes Vendimit nr. 105, kishte: (1) urdhëruar anulimin e konkursit publik të 1 prillit 2021 nr. ref.​​ 14-111/01-0060433/21, të DKA-Prishtinë; (2) Inspektori i arsimit urdhëron që të gjitha pozitat e lira të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të DKA-Prishtinë, menjëherë të procesojë me procedurat e shpalljes së konkursit duke respektuar legjislacionin në fuqi; (3) Vendimi i Inspektorit të SIA-së, Prishtinë, është i bazuar mbi bazën e gjetjeve në procesverbalin e hartuar datë 11.06.2021, Prot. 104/06; (4) Vendimi hyn në fuqi pas nënshkrimit të tij.

 

  • Vendimi i lartpërmendur i MASHT-it kishte dhënë këshillë juridike se kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë pranë Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave të Inspektoratit të Arsimit, në afat prej tridhjetë (30) ditësh.

 

  • Më 14 korrik 2021, Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër Vendimit të Inspektoratit të Arsimit, lënda nr.Ref.10/1, nr.105, të 14 qershorit 2021 duke pretenduar vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, zbatim të gabuar të dispozitave ligjore materiale si dhe shkelje të dispozitave të procedurës.

 

  • Më 13 gusht 2021, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave të Inspektoratit të Arsimit-MASHT përmes Vendimit Nr.10/703 kishte përcaktuar: (1) Refuzohet si e pa bazë ligjore ankesa me nr. 10/632 e datës: 14.07.2021, e parashtruar nga Komuna e Prishtinës-Sektori i Burimeve Njerëzore; (2) Mbetet në fuqi Vendimi me Referencë 10/1, nr.prot:105, i datës, 14.06.2021, i lëshuar nga inspektori i arsimit në Sektorin e Inspektoratit të Arsimit në Prishtinë; (3) Mbikëqyrjen për zbatimin e vendimit në procedurë ligjore dhe vazhdimin në organet tjera në rast të moszbatimit e kryen sektori i inspektoratit të arsimit në Prishtinë duke e mbajtur të njoftuar njëkohësisht edhe drejtorin e përgjithshëm të inspektoratit të arsimit; (4) Vendimi hyn në fuqi me nënshkrimin e tij.

 

  • Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave-MASHT po ashtu me këshillë juridike përcaktoi se kundër këtij vendimi mund të paraqitet padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë në afat prej tridhjetë (30) ditësh.

 

Çështja që është objekt vlerësimi kushtetues për kërkesën KO164/21

 

  • Gjykata vëren se lidhur me Vendimin e Inspektoratit të Arsimit-MASHT (lënda nr. Ref.10/1, nr. 105) i 14 qershorit 2021 dhe Vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave të Inspektoratit të Arsimit-MASHT (nr.10/703) të 13​​ gushtit 2021, parashtruesi i kërkesës ka pranuar këshillë juridike se të njëjtat mund t’i kontestojë në procedurë administrative pranë gjykatave të rregullta.

 

  • Gjykata po ashtu vëren​​ ​​ se kërkesa e tanishme është dorëzuar mbi bazën e paragrafit 4 të nenit 113 të Kushtetutës dhe jo mbi bazën e paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës.​​ Rrjedhimisht, pretendimin për shkelje të nenit 54 [Mbrojta Gjyqësore e të Drejtave] parashtruesi i kërkesës mund ta ngre në procedurë pranë gjykatave të rregullta​​  ​​ ​​​​ 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata rithekson se objekt vlerësimi kushtetues bazuar në nenin 113.4 të Kushtetutës është vetëm neni 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të UA të kontestuar​​ përkatësisht nëse i njëjti është në përputhje me nenet 12,​​ [Pushteti Lokal], 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]​​ të Kushtetutës.​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të paragrafit 4 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës përkitazi me cenim të përgjegjësive komunale, ​​ nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

 

  • Lidhur me pretendimin e mësipërm, parashtruesi i kërkesës specifikon: “Kërkesa e parashtruesit të kërkesës për shkeljet e pretenduara është e drejtë, ​​ kushtetuese e garantuar me nenin 54 dhe nenin 113 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se MASHTI me miratimin e UA të kontestuar (Udhëzim Administrativ Nr. 151/2020 datë 22.12.2020) ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kartën Evropiane për Autonominë e Komunave si dhe me Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale (si ligj special) neni 17 pika h) “Kompetencat vetanake” të Komunave, neni 18 “Kompetencat e deleguara” të Komunave, neni 19 “Kompetencat e zgjeruara komunale”, si dhe neni 58 pika a) dhe b) “Përgjegjësitë e Kryetarit” të Komunës, duke ndërhyrë direkt në përgjegjësitë, kompetencat dhe të drejtat e Kryetarit të Komunës-DKA-së Prishtinë për caktimin e komisionit si dhe miratimit të anëtarëve të komisionit me rastin e shpalljes së konkursit publik për të gjitha pozitat e lira të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se kompetencat vetanake, kompetencat e deleguara dhe kompetencat e zgjeruara komunale si dhe përgjegjësitë e kryetarit të komunës janë të përcaktuara qartë me Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale që është​​ “Ligj Special”​​ dhe çdo udhëzim apo akt tjetër nënligjor duhet të jetë në harmoni të plotë me këtë ligj. Në rastin konkret, Udhëzimi Administrativ Nr. 151/2020 datë 22.12.2020 në nenin 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 është në kundërshtim të plotë me këtë Ligj dhe si i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se neni 6 paragrafi 3 pika 3.1 i Udhëzimit Administrativ Nr. 151/2020 datë 22.12.2020 është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 58 “Përgjegjësitë e Kryetarit” të Komunës ku thuhet: pika a)​​ “Kryetari i Komunës përfaqëson dhe vepron në emër të Komunës”​​ ndërsa në pikën b) thuhet:​​ “Kryetari i Komunës udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe​​ mbikëqyr administrimin financiar të komunës.”​​ Andaj siç shihet ligji i ka përcaktuar qartë përgjegjësitë dhe kompetencat e Kryetarit të Komunës që do të thotë se është në përgjegjësi të kryetarit si udhëheqës ekzekutiv i komunës dhe administratës së saj të miratoj anëtarët e komisionit të propozuar nga DKA.

 

  • Parashtruesi pretendon:​​ “Po ashtu neni 6 paragrafi 3 pika 3.2 i Udhëzimit Administrativ të MASHTI-it, është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 17 “Kompetencat Vetanake” ku thuhet:​​ “Komunat​​ kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për​​ sa​​ i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet​​ e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm”,​​ ndërsa në pikën h) të po të njëjtit nen thuhet:​​ “Komunat​​ kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive në ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm,​​ duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave​​ dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit”. Andaj, Udhëzimi Administrativ i lartcekur direkt dhe në mënyrë arbitrare ndërhyn në kompetencat vetanake që ka Komuna e Prishtinës dhe Kryetari Komunës, e me këtë vërtetohet se Udhëzimi Administrativ Nr. 151/2020 datë 22.12.2020 është në kundërshtim me Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale që siç u theksua me lartë është “Ligj Special, si dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është me rendësi të theksohet se si çdo institucion tjetër në Republikën e Kosovës edhe Komuna e Prishtinës i ka të ndara pushtetet dhe në rastin konkret bazuar në Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, për miratimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës është në kompetencë dhe përgjegjësi të plotë të Kryetarit të Komunës.”

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se MASHT-Inspektorati i Arsimit me Vendimin Ref. 10/1, nr. 105 të datës 14.06.2021 ka urdhëruar anulimin e konkursit publik të datës 01.04.2021 nr. Ref 14-111/01-0060433/21, të shpallur nga DKA Prishtinë (Drejtoria Komunale për Arsim). Këtë Vendim MASHT-Inspektorati i Arsimit e ka nxjerrë siç thuhet “duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (Ligji Nr.04/L-032, datë 29 gusht 2011) Neni 20, Ligji për Arsim në Komunat e Kosovës, nr. 03/L-068 neni 5 pika d), dhe UA MASH Nr.151/2020, datë 22.12.2021 neni 6, paragrafi 3 pikat 3.1 dhe 3.2. (UA i kontestuar).

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon:​​ “Andaj me këtë konsiderojmë se të drejtat e parashtrueses së kërkesës janë të bazuara dhe vërtetohet se Udhëzimi Administrativ (MASH) Nr. 151/2020 datë 22.12.2020 është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kartën Evropiane për Autonominë e Komunave si dhe me Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale (si “Ligji Special”) neni 17 pika h) dhe neni 58 pika a) dhe b), ashtu që ka cenuar rëndë përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës dhe Institucionit të Komunës.”​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon:​​ “Andaj jemi të vetëdijshëm se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me pranimin e kërkesës do të konstatoj se Kryetarit të Komunës së Prishtinës, drejtpërsëdrejti i janë cenuar përgjegjësitë dhe kompetencat të cilat janë prekur nga akti kontestues i lartcekur, sepse Komuna e Prishtinës - Drejtoria Komuna e Arsimit (DKA), Sektori i Burimeve Njerëzore, duke respektuar ligjet në fuqi, ka shpallë konkursin publik Nr. 14-111/01-0060433/21 datë 01.04.2021 për plotësimin e vendeve të punës, në bazë të Ligjit nr. 04/1-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligji Nr. 03/L-068 dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 i Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t nr. 151/2020 për detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm, mirëpo Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe Inovacionit - Inspektorati i Arsimit me Vendimin Ref. 1011, nr. 105 të datës 14.06.2021 ka urdhëruar anulimin e konkursit publik të datës 01.04.2021 nr. ref 14-111/01-0060433/21 të shpallur nga DKA Prishtinë ashtu siç thuhet “duke u bazuar në nenin 6 paragrafi 3 pikat 3.1 dhe 3.2 të Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr. 151/2020 datë 22.12.2020”.

 

 

Komentet e subjekteve të interesuara

 

Komentet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT)​​ 

 

  • MASHT pohon se UA i kontestuar buron nga baza specifike ligjore në Ligjin për Arsimin në Komuna dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar si ligje vitale. UA i kontestuar rregullon procedurat për zgjedhjen, emërimin dhe përfundimin e mandatit të drejtoreve, zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore në Republikën e Kosovës.

 

  • MASHT pretendon se kryetari i komunës në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme ka përcaktuar një komision për zgjedhjen e drejtorëve, pa e votuar në Kuvendin Komunal. Kjo shënon ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit Komunal. Arsyetimi mbi nenin 58 nuk është bazë e mjaftueshme juridike, sepse kryetari i komunës sipas nenit 58 “c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij”. MASHT pohon se kryetari i komunës është dashur ta zbatojë aktin e Kuvendit Komunal siç kërkohet edhe në pikën d) të nenit 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale ku theksohet se “ekzekuton aktet e kuvendit të komunës.”

 

  • MASHT pretendon se vendimi i tyre është akt individual dhe jo i Qeverisë si akt kolegjial. MASHT pretendon se parashtruesi i kërkesës nuk ka ushtruar asnjë ankesë ndaj aktit administrativ sipas afatit ligjor të përcaktuar me nenin 127 të Ligjit për Procedurën Administrative Nr.05/L-031. MASHT pohon se UA i kontestuar nuk ndërhyn në përgjegjësitë komunale të parashtruesit të kërkesës por vetëm rregullon procedurën e zgjedhjes, emërimit dhe përfundimit të mandatit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve.​​ 

 

  • MASHT pretendon: “Në pajtim me Ligjin e Inspektoratit dhe Udhëzimin Administrativ 151/2020 angazhohet Inspektorati i Arsimit në Republikën e Kosovës që të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të akteve juridike në fuqi me qëllim të krijimit të kushteve për​​ funksionimin​​ e rregullt dhe të papenguar të procesit edukativo-arsimor. Sipas Ligjit për Inspektoratin, ky institucion ka për obligim të sigurojë që janë zbatuar aktet juridike në fuqi në fushën e arsimit përmes inspektimit dhe këshillimit. Në këtë drejtim, ka zhvilluar inspektim për Konkursin me nr. referent 14-111101-0060433/21 nga DKA përmes BNj: 13 drejtor për SHFMU; 5 zv.drejtor të SHFMU dhe 8 drejtor të IP. Me datën 28.04.2021, vendimi për komisionin në përbërje Dh.B., A.L., dhe F.K., për drejtorët e SHFMU. Komisioni për SHML me përbërje A.L., Dh.B., dhe L.N., Komisioni për IP me përbërje A.L., Dh.B., dhe L.L.

 

  • MASHT pretendon: (i) komisionet nuk janë votuar në Kuvend Komunal sipas kërkesës ligjore dhe kjo përbën shkelje procedurale thelbësore; (ii) ​​ nga komisioni janë tërhequr përfaqësuesit e MASHT-it si pasojë e mos votimit të komisionit në Kuvend Komunal; (iii) Përfaqësuesi i MASHT-it është i domosdoshëm në Komision dhe mos prania e tij përbën shkelje thelbësore; (iv) sipas UA të kontestuar, kryesuesi i komisioneve duhet të jetë përfaqësuesi i DKA dhe kjo nuk ka ndodhur çka përbën shkelje thelbësore; (v) Në këtë rast është shkelur UA i kontestuar (neni 6) dhe Ligji nr. 03/L-68 (neni 5) për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës; dhe (v) Po ashtu, është tejkaluar afati ligjor për zgjedhje brenda 45 dite i përcaktuar nga UA ​​ i kontestuar (neni 4).​​ 

 

  • MASHT më tej shton: (i) Ligj për Arsimin në Komunat e Republikës se Kosovës, neni 5, mbi Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (parashkollor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë) përcakton se Komunat kanë kompetencë në “c) punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publik”; (ii) Ndërsa në pikën d) të këtij neni përcakton se “zgjedhjen e drejtorit dhe​​ zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo-arsimore në pajtim me procedurat ligjore për rekrutimin dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHTI nga një komision i caktuar nga Kuvendi Komunal në të cilin dy anëtarë do të jenë nga Komuna dhe një nga MASHTI”; (iii) Kjo bazë ligjore qartësisht përcakton se komisioni ka përbërjen e njëjtë sikurse është përcaktuar me UA të kontestuar nga parashtruesi i kërkesës; (iv) për më shumë, ky ligj është Ligj i veçantë dhe vital me të cilin rregullohen kompetencat e komunave ne fushën e arsimit dhe është në pajtueshmëri të plotë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale; (v) pretendimi i parashtruesit të kërkesës se Ligji për Vetëqeverisje Lokale është ligj i veçantë për fushën e arsimit nuk qëndron; (vi) Rregullimi që ofron Ligji për Vetëqeverisje Lokale për fushat që përfshin ka karakterin e ligjit bazik për vetëqeverisjen lokale.

 

  • MASHT thekson: “Ligji nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Neni 20 për personelin udhëheqës, paragrafi 1, thekson se “1. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit arsimor dhe aftësues zgjidhen në bazë të Ligjit mbi arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, 21 maj 2008, në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI me akt nënligjor, duke i shtuar edhe dy përfaqësues të Këshillit drejtues në cilësinë e vëzhguesve në komisionin e përbashkët të emërimit”. MASHT pretendon se kjo përbën bazë ligjore e cila autorizon atë që të nxjerrë​​ akt nënligjor për rregullimin e kësaj çështje.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

Neni 12

​​ [Pushteti Lokal]​​ 

​​ 

1. Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat.​​ 

​​ 

2. Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj.

 

Neni 113

[Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

1.Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

4. Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.

 

Neni 123​​ 

[Parimet e Përgjithshme]​​ 

 

1. E drejta e vetëqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj.​​ 

​​ 

2. Vetëqeverisja ​​ lokale ​​ ushtrohet ​​ nëpërmjet ​​ organeve ​​ përfaqësuese ​​ ​​ zgjedhura ​​ ​​ zgjedhje ​​ ​​ përgjithshme, të barabarta, të lira e të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë. ​​ 

​​ 

3. Veprimtaria ​​ e ​​ organeve ​​ ​​ vetëqeverisjes ​​ lokale ​​ bazohet ​​ ​​ këtë ​​ Kushtetutë ​​ dhe ​​ ​​ ligjet ​​ e ​​ Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Republika e Kosovës merr parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues.​​ 

​​ 

4. Vetëqeverisja ​​ lokale ​​ bazohet ​​ ​​ parimet ​​ e ​​ qeverisjes ​​ ​​ mirë, ​​ transparencës, ​​ efikasitetit ​​ dhe ​​ efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre.

 

​​ 

Neni 124​​ 

[Organizimi dhe ​​ Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]

 

  • Njësi themelore ​​ e ​​ vetëqeverisjes ​​ lokale ​​ ​​ Republikën ​​ e ​​ Kosovës është ​​ komuna. Komunat gëzojnë shkallë të ​​ lartë të ​​ vetëqeverisjes ​​ lokale ​​ dhe ​​ inkurajojnë ​​ e ​​ sigurojnë pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së organeve komunale.

 

  • Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj.

 

 

  • Komunat kanë kompetenca vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara në pajtim me ligjin. Autoriteti shtetëror që delegon kompetencat, përballon shpenzimet për ushtrimin e delegimit.

 

  • Komunat kanë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar, në pajtim me ligjin.

 

 

  • Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin.

 

  • Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.

 

 

  • Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes​​ me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin.​​ ​​ 

 

KARTA EVROPIANE PËR VETËQEVERISJE LOKALE​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 2

[Baza kushtetuese dhe ligjore e vetëqeverisjes lokale]

 

Parimi i vetëqeverisjes lokale do të njihet në legjislacionin e brendshëm,

dhe aty ku është praktike në kushtetutë.​​ 

 

Neni 3

[Koncepti i​​ vetëqeverisjes lokale]

 

  • Vetëqeverisja lokale nënkupton të drejtën dhe mundësinë ​​ e autoriteteve lokale ​​ që brenda kufirit ligjor, të rregullojnë dhe menaxhojnë një pjese të konsiderueshme të çështjeve ​​ publike, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsisë lokale.

 

[...]

 

Neni 4

[Fushëveprimi i vetëqeverisjes lokale]

 

1.​​ Kompetencat dhe përgjegjësitë themelore të autoriteteve lokale do të përcaktohen me kushtetutë ose me ligj. Sidoqoftë, kjo dispozitë nuk do të parandalojë dhënien kompetencave dhe përgjegjësive autoriteteve lokale për qëllime të veçanta në ​​ përputhje me ligjin.​​ 

 

2. ​​ Autoritetet lokale, brenda kufijve të ligjit, do të kenë diskrecionin e plotë për të ushtruar iniciativën e tyre në lidhje me çdo çështje që nuk përjashtohet nga kompetenca e tyre dhe nuk i është caktuar ndonjë autoriteti tjetër.​​ 

 

3.Përgjegjësitë publike duhet në përgjithësi të ushtrohen, në preferencë, nga autoritetet më të afërta me qytetarët. Dhënia e një përgjegjësie një autoriteti tjetër duhet të bëhet duke pasur parasysh rëndësinë dhe natyrën e detyrës, si dhe kërkesat e efikasitetit dhe ekonomizimit.


4. Kompetencat që u besohen autoriteteve lokale normalisht duhet të jenë të plota dhe ekskluzive. Ato nuk mund të minohen apo të kufizohen nga një autoritet tjetër, qendror apo rajonal përveç siç përcaktohet me ligj.​​ 

 

5. Në rast se kompetencat i kalojnë një autoriteti qendror apo rajonal, autoriteteve lokale duhet të gëzojnë, brenda mundësisë, lirinë që ushtrimin e tyre t’ia përshtatin kushteve lokale.

 

6. Autoriteteve lokale duhet t’u kërkohet mendimi brenda
mundësisë në kohën e duhur dhe në mënyrë të përshtatshme gjatë proceseve të planifikimit e marrjes së vendimeve për të gjitha çështjet që u përkasin atyre drejtpërsëdrejti.

 

Neni 8

[Kontrolli administrativ i veprimeve të autoriteteve lokale]

 

1. Çdo kontroll administrativ mbi autoritetet lokale mund të ushtrohet vetëm sipas formave dhe në rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose nga ligji.

 

2. Çdo kontroll administrativ i veprimeve të autoriteteve lokale normalisht duhet të synojë sigurimin e respektimit të ligjshmërisë dhe të parimeve kushtetuese. Kontrolli administrativ mund, megjithatë të kuptojë një kontroll të ushtruar nga autoritete të nivelit më të lartë lidhur me detyrat, zbatimi i të cilave i është kaluar autoriteteve lokale.

 

3. Kontrolli administrativ i autoriteteve lokale duhet të ushtrohet duke respektuar proporcionalitetin mes rëndësisë së ndërhyrjes së autoritetit kontrollues dhe rëndësisë së interesave që ai kërkon të mbrojë.​​ 

 

LIGJI PËR VETËQEVERISJEN LOKALE NR. 03/L-040

 

KREU III​​ 

KOMPETENCA KOMUNALE​​ 

 

Neni 15​​ 

Parimi i subsidiaritetit​​ 

 

Komunat i ushtrojnë kompetencat e tyre sipas parimit të subsidiaritetit.

 

Neni 16

Kompetencat komunale

​​ 

Komunat i ushtrojnë kompetencat vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara në përputhje me ligjin. ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

​​ 

Neni 17

 ​​​​ Kompetencat vetanake

 

Komunat ​​ kanë ​​ kompetenca ​​ ​​ plota ​​ dhe ​​ eksluzive, ​​ për ​​ sa ​​ i ​​ përket ​​ interesit ​​ lokal, ​​ duke ​​ i ​​ respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë:  ​​ ​​​​ 

​​ 

​​ 

 

h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit; ​​ 

 

 ​​​​ Neni 18

Kompetencat e deleguara

 

18.1 Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës u delegojnë përgjegjësi komunave, në pajtim me ligjin, për kompetencat vijuese:​​ 

 

a) shënimet kadastrale;​​ 

 

b) regjistrimin civil;​​ 

 

c) regjistrimin e votuesëve;​​ 

 

d) regjistrimin e biznesit dhe licencimin;​​ 

 

e) distribuimin e pagesave të ndihmës sociale (me përjashtim të pensioneve);​​ 

 

f) mbrojtja e pyjeve që ndodhen në territorin e komunës në kuadër të autorizimeve të deleguara nga autoriteti qendror, duke përfshirë edhe dhënien e licencave për prerjen e drunjve në bazë të rregullave të miratuara nga Qeveria;​​ 

 

18.2 Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës mund t’u delegojnë kompetenca shtesë komunave, nëse është e nevojshme, në pajtim me ligjin.​​ 

 

18.3 Kompetencat e deleguara duhet, në të gjitha rastet, të shoqërohen me financim të nevojshëm në përputhje me objektivat, standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

Neni 19

Kompetencat e zgjeruara komunale

 

19.1 Disa komuna, për të cilat jepet shpjegim më poshtë, kanë kompetencat e tyre të zgjeruara vetanake në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe do të kenë të drejtë për të marrë pjesë në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore, siç përcaktohet në nenet që vijojnë.​​ 

 

19.2 Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës monitorojnë ushtrimin e kompetencave të zgjeruara në pajtim me legjislacionin qendror, që parasheh qasje të barabartë në shërbimet publike; standarde minimale sasiore dhe cilësore në ofrimin e shërbimeve publike; kualifikime minimale të personelit dhe trajnimit të tyre, parimet e përgjithshme për licencim dhe akreditim të ofrueseve të shërbimeve publike.​​ 

 

19.3 Komunat që ushtrojnë kompetenca të zgjeruara komunale mund të bashkëpunojnë me çdo komunë në ofrimin e shërbimeve të tilla.

 

Neni 21

Kompetenca të zgjeruara në shkollimin universitar

 

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetencë për shkollim të lartë, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve shkollore, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve arsimor.

 

 

Neni 58

Përgjegjësitë e kryetarit

 

Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:​​ 

 

a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;

 

b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës;​​ 

 

c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij;​​ 

 

d) ekzekuton aktet e kuvendit të komunës;​​ 

 

e) emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj;

​​ 

f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;​​ 

 

g) organizon punën dhe drejton politikën e komunës;​​ 

 

h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në kuvendin e komunës;

 

​​ i) propozon zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në kuvendin e komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;​​ 

 

j) raporton para kuvendit të komunës për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga kuvendi i komunës; dhe​​ 

 

k) mund të kërkojë që kuvendi i komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti cenon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve.​​ 

 

l) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin jo shumicë; dhe​​ 

 

m) Aktivitetet tjera që i caktohen me statut.

 

LIGJI PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NR. 04/L-032​​ 

 

Neni 3​​ 
Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar​​ 

 

1. Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

 

2. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe ​​ aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë ​​ ligj.​​ 

 

3. Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve ​​ të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta ​​ për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre  ​​​​ arsimor e social.​​ 

 

4. Gjatë planifikimit, menaxhimit dhe zbatimit të sistemit të arsimit parauniversitar, Ministria, komunat, ​​ si dhe institucionet arsimore dhe ato aftësuese do të marrin parasysh normat e miratuara ndërkombëtare për arsimin për të gjithë, të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e grupeve të ndjeshme në shoqëri dhe për avancimin e barazisë gjinore.​​ 

 

5. Gjatë zbatimit të funksioneve dhe përgjegjësive të tyre në kuadër të këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, Ministria, komunat dhe institucionet arsimore apo ato aftësuese do të: ​​ 

 

5.1. respektojnë dhe avancojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, siç parashihet me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi;​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 5.2. kultivojnë njohuritë për kulturën, historinë, dhe gjuhën e të gjitha  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ komuniteteve.​​ 

6. Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet ​​ në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: ​​ gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes ​​ martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose ​​ shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.​​ 

 

7. Institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera, të cilat propagandojnë një fe të caktuar.​​ 

8. Ministria, komuna, institucionet arsimore dhe aftësuese dhe komuniteti duhet ta bëjnë institucionin tërheqës dhe të sigurt për nxënësin, mësimdhënësin dhe prindërit, përmes përgjegjësive të tyre përkatëse për kurrikulum, standardet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave shkollore, shëndetësisë dhe sigurisë, ruajtjes së ambientit si dhe adresimit të çështjeve disiplinore dhe sjelljeve.

 

Neni 5

Detyrat e Ministrisë

​​ 

1. Ministria mban përgjegjësinë kryesore për planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar, si dhe ka detyrat e përgjithshme që:​​ 

​​ 

1.1. ​​ të zhvillojë politika, hartojë dhe zbatojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit parauniversitar;​​ 

​​ 

1.2. të përcaktojë rezultatet e niveleve të ndryshme të arsimit dhe aftësimit parauniversitar si dhe të japë kualifikime, ose të autorizojë dhënien e tyre, për të gjithë ata që me sukses i përfundojnë programet parauniversitare sipas niveleve përkatëse të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve;​​ 

​​ 

1.3. të promovojë ​​ sistem ​​ jo diskriminues, të arsimit në të cilin respektohen të drejtat e secilit person për arsim dhe aftësim, si dhe ofrohen mundësi të barabarta për arsim cilësor;​​ 

​​ 

1.4. të promovojë mbrojtjen e grupeve të ndjeshme në kuadër të sistemit të arsimit dhe aftësimit; të sigurojë shëndetin, sigurinë dhe ​​ mirëqenien e nxënësit dhe të punësuarve në institucionin arsimor dhe aftësues, si dhe të avancojë masat për parandalimin e braktisjes;​​ 

​​ 

1.5. të vendosë kritere ​​ dhe të menaxhojë një sistem të licencimit të mësimdhënësve, përmes Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve, të themeluar sipas këtij ligji;​​ 

​​ 

1.6. të vendosë dhe mirëmbajë një sistem të informatave për menaxhimin e arsimit dhe aftësimit.​​ 

​​ 

1.7. t'i ofrojë komisionit për grante në baza vjetore të dhëna të mjaftueshme dhe standarde të formulës me qëllim të përcaktimit të grantit specifik për arsim në përputhje me ligjin në fuqi dhe dispozitat e nenit 28 të këtij ligji; ​​ 

​​ 

1.8. të dizajnojë dhe mbikëqyrë format efektive të administrimit dhe menaxhimit të institucioneve arsimore dhe aftësuese për t’u zbatuar nga komunat dhe përcaktojë kritere dhe procedura të monitorimit të punës së Këshillit Drejtues;​​ 

​​ 

1.9. të promovojë dhe të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e arsimit dhe aftësimit përmes mekanizmave të cekura në nenin 8 të këtij ligji për inspektim, monitorim, dhe vlerësim me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit në fuqi; ​​ 

​​ 

1.10. të përcaktojë kriteret për vlerësimin dhe notimin e nxënësve në institucionet arsimore dhe aftësuese;​​ 

​​ 

1.11. të organizojë dhe të menaxhojë vlerësimin e jashtëm për nivelet 1, 2 dhe 3 të ISCED-it në përputhje me kërkesat për dhënien e kualifikimeve të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe, sipas nevojës, duke u konsultuar me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve;​​ 

​​ 

1.12. të sigurojë politika gjithëpërfshirëse për integrimin e personave me nevoja të veçanta; ​​ 

​​ 

1.13. ​​ të promovojë pjesëmarrjen dhe partneritetin e prindërve dhe komunitetit në aktivitetet arsimore dhe aftësuese përmes Këshillit të Prindërve të Kosovës, organeve udhëheqëse të institucioneve arsimore dhe aftësuese dhe përmes mënyrave tjera; ​​ 

​​ 

2. Ministria duhet të nxjerrë akte ​​ nënligjore lidhur me:​​ 

​​ 

2.1. ​​ kalendarin shkollor dhe periudhën kohore të vitit shkollor në kuadër të Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës, ​​ 

​​ 

2.2.  ​​​​ kohëzgjatjen e orës së mësimit dhe pushimeve shkollore, festat, ​​ 

​​ 

2.3. ​​ numrin maksimal të nxënësve për klasë dhe proporcionin e numrit nxënës-mësimdhënës (klasat apo shkollat që japin mësim në gjuhët jozyrtare mund të themelohen edhe me numër më të ulët, sesa ai i paraparë në kushte të zakonshme),​​ 

​​ 

2.4. ​​ provimet dhe vlerësimet në ​​ pajtim me legjislacionin në fuqi. ​​ 

​​ 

3. Ministria nxjerr akte nënligjore në lidhje me regjistrimin, mbajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin e arsimit, duke marrë parasysh kriteret në vijim:​​ 

​​ 

3.1. dokumentet zyrtare të lëshuara nga institucionet e arsimit, si dhe nga ato të aftësimit duhet të ​​ përmbajnë të dhënat personale, si vijon : emri, emri i prindit-kujdestarit ligjor, mbiemri dhe data e lindjes;​​ 

​​ 

3.2. ​​ dokumentet zyrtare duhet të lëshohen në të gjitha gjuhët zyrtare; nxënësi i arsimuar në gjuhën jozyrtare ka të drejtën që përveç në gjuhët zyrtare, dokumentet e veta zyrtare t’i ruhen dhe lëshohen edhe në gjuhën e tij të mësimit;  ​​​​ 

​​ 

3.3. ​​ të dhënat personale që kanë të bëjnë me përkatësinë etnike e fetare mund të evidencohen vetëm ​​ për shkaqe të monitorimit statistikor që ndihmon në promovimin mundësive të barabarta, dhe nuk mund të përdoren për ndonjë qëllim ​​ tjetër. Të dhënat e tilla nuk mund të regjistrohen në ndonjë mënyrë përmes së cilës individët mund të  ​​ ​​​​ identifikohen si të tillë.  ​​​​ 

​​ 

4. Në kuadër të raportit vjetor të qeverisë, Ministria raporton për arsimin parauniversitar, si dhe për zbatimin e këtij ligji para Kuvendit në fund të vitit kalendarik.​​ 

​​ 

5. Ministria emërton dhe riemërton institucionet publike arsimore dhe aftësuese në bazë të rekomandimit nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) përkatëse në bazë të propozimeve të bëra nga këshilli ​​ drejtues i institucionit arsimor apo aftësues, e që mund të jenë deri në tri propozime. ​​ 

​​ 

6. Ministria përcakton kodin unik të çdo institucioni arsimor apo aftësues, i cili përdoret në sistemin e menaxhimit të informatave arsimore. ​​ 

​​ 

7. Kompetencat e Ministrisë, si plotësim i kompetencave të specifikuara në ligjin për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, 21 Maj 2008, në fushën e infrastrukturës së objekteve arsimore dhe aftësuese ​​ janë: ​​ 

​​ 

7.1. hartimi dhe monitorimi i zbatimit të politikave, standardeve dhe normave për hapësirën shkollore;​​ 

​​ 

7.2. ofrimin e ndihmës teknike për ​​ komunat në planifikimin dhe ​​ dizajnimin e objekteve arsimore dhe aftësuese;​​ 

​​ 

7.3. ​​ hartimin e politikave për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapsirës shkollore;​​ 

​​ 

7.4. ofrimin e ndihmës teknike komunave për të siguruar përshtatshmërinë e ndërtesave shkollore dhe të pajisjeve sipas standardeve ndërkombëtare për shëndet dhe siguri, si dhe për mbrojtje të mjedisit, për të siguruar qasje të nxënësve dhe punonjësve me aftësi të kufizuara dhe pajisjet ndihmëse për përkrahjen e arsimit gjithëpërfshirës.​​ 

​​ 

7.5. miratimin e investimeve kapitale për ndërtimin dhe renovimin e objekteve të financuara nga buxheti i Kosovës dhe donatorët.​​ 

​​ 

7.6. zhvillon dhe mirëmban programin për hapësira shkollore, i cili ndërlidhet me sistemin e informatave për menaxhimin në arsim dhe harton planin kombëtar për investimet kapitale në arsim.​​ 

​​ 

8. Përmes një akti nënligjor, Ministria miraton standardet e licencimit të institucioneve arsimore dhe aftësuese, përfshirë edhe standardet e cekura në paragrafin 7. të këtij neni. ​​ 

​​ 

9. Ministria licencon dhe akrediton institucione që ofrojnë kualifikime të përgjithshme sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në bazë të kritereve dhe standardeve të përcaktuara për këtë qëllim; institucionet që ofrojnë lloje të tjera të kualifikimeve akreditohen nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, në bazë të kritereve dhe standardeve të përcaktuara për këtë qëllim dhe licencohen nga Ministria.​​ 

​​ 

10. Ministria vepron si organ i shkallës së dytë për vendimet e organeve të tjera arsimore dhe aftësuese, ku e drejta e ankesës përcaktohet në këtë ligj.  ​​​​ 

​​ 

11. Ministria përmes një akti nënligjor, për një periudhë kohore të përcaktuar përmes tij, me kërkesë të komunës apo të komunave, mund të akordojë lirimin ose zbutjen e çfarëdo kërkese të paraparë me këtë ligj për cilëndo komunë ose institucion arsimor e aftësues, në mënyrë që të lehtësojë zbatimin e projekteve inovative që i kontribuojnë ngritjes së standardeve të arritjes te nxënësit. Gjatë ushtrimit të këtij autoriteti, Ministria merr parasysh ndikimin e projektit në kurrikulum dhe në vlerësim, si dhe merr parasysh ndikimin e mundshëm të projektit tek nxënësit, përfshirë nxënësit me vështirësi në nxënie apo me aftësi të kufizuara, si dhe pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme.  ​​​​ 

​​ 

12. Ministria, me këtë ligj dhe me ligjet tjera në fuqi, dhe në marrëveshje me komunën përkatëse, promovon partneritetin publiko– privat për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve arsimore dhe aftësuese.  ​​​​ 

​​ 

13. Ministria ​​ nxjerr ​​ akt  ​​​​ nënligjor për shpërndarjen e teksteve shkollore falas dhe ruajtjen e tyre, sipas dispozitave të nenit 26 dhe 27 të këtij ligji. ​​ 

​​ 

14.Ministria, përmes aktit nënligjor, përcakton pjesëmarrjen financiare të nxënësve për nivelin ​​ 4 të ISCED-it. ​​ 

​​ 

15. Ministria në bashkëpunim me ministritë relevante, ndërmerr masa të veçanta për arsimin e individëve në burgje ose në institucionet për shkelësit e mitur të ligjit, si dhe për ata të mbyllur në institucione psikiatrike, ose për ata që i nënshtrohen hospitalizimit afatgjatë, janë në përkujdesje sociale në strehimore dhe për ata që janë liruar nga institucionet ose nga spitalet dhe vazhdojnë procesin arsimor.  ​​ ​​​​ 

​​ 

16. Ministria nxjerrë akte nënligjore në çdo fushë të përgjegjësive të saj në bazë të këtij ligji ose cilitdo ligj tjetër në fuqi.  ​​ ​​ ​​​​ 

 

Neni 7

Kompetencat e komunës

 

  • Kompetencat e komunave janë të rregulluara përmes: ​​ 

 

1.1. Ligjit për vetëqeverisje lokale, nr. 03/L040, të datës 20 Shkurt 2008, dhe Ligjit për arsim në komuna, nr. 03/L-068, të datës 21 maj 2008, dhe  ​​​​ 1.2.  ​​​​ kompetencave shtesë të përcaktuara sipas dispozitave të këtij ligji . ​​ 

 

2. ​​ Ushtrimi ​​ i ​​ përgjegjësive ​​ dhe ​​ detyrave ​​ ​​ komunës ​​ ​​ këtë ​​ fushë ​​ monitorohet ​​ nga ​​ Ministria ​​ në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi. ​​ 

 

3. ​​ Komunat kanë përgjegjësitë shtesë në vijim:  ​​​​ 

 

3.1.  ​​​​ ndërtimin e objekteve arsimore dhe aftësuese;

 

3.2. ​​ mirëmbajtjen dhe riparimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore;​​ 

​​ 

3.3. ​​ sigurimin ​​ e ​​ një ​​ ambienti ​​ ​​ shëndetshëm, ​​ duke ​​ përfshirë ​​ ujin ​​ e ​​ pijshëm, kushtet ​​ higjeniko sanitare, ​​ shërbimin ​​ shëndetësor, ​​ si ​​ dhe ​​ ambient ​​ ​​ sigurt ​​ për ​​ nxënësit ​​ dhe ​​ personelin ​​ duke përfshirë sigurimin e shërbimeve të sigurta dhe sigurisë efektive;

 

3.4. përmes bashkëpunimit me prindër, polici dhe autoritetet e tjera publike, marrin hapa për të adresuar sjelljet e dhunshme dhe keqpërdorimin në ose në lidhje me institucionin përkatës.  ​​​​ 

 

Neni 8​​ 

Inspektimi ​​ i arsimit

 

​​ 1. ​​ Inspektimi ​​ i ​​ institucioneve ​​ arsimore ​​ dhe ​​ aftësuese ​​ për ​​ qëllimin ​​ e ​​ specifikuar ​​ ​​ nën-paragrafin ​​ 1.9. paragrafi 1. të nenit 5 të këtij ligj i është përgjegjësi e Departamentit të Inspekcionit pranë ​​ Ministrisë. ​​ 

 

2. ​​ Autoriteti ​​ për ​​ inspektim ​​ buron ​​ nga ​​ Ministria; ​​ drejtorët ​​ e ​​ institucioneve ​​ arsimore ​​ dhe ​​ aftësuese ​​ dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të bashkëpunojnë me inspektorët e autorizuar duke ofruar të gjithë dokumentacionin ​​ e ​​ nevojshme, ​​ qasje ​​ ​​ institucion, ​​ si ​​ dhe ​​ ​​ marrin ​​ pjesë ​​ ​​ inspektim ​​ personalisht apo përmes zëvendësit të autorizuar.  ​​​​ 

 

3. ​​ Inspektimi duhet të organizohet në cikle vjetore të planifikimit, me mundësi të inspektimit të veçantë në kushtet e përcaktuara nga Departamenti i Inspektimit.  ​​​​ 

 

4. ​​ Qëllimet e inspektimit të funksionimit të institucionit arsimor dhe aftësues në nivelin 0, 1, 2, 3 dhe 4 të ISCED-it janë që së bashku me inspektorë të fushave të tjera (punësimi, shëndetësia, ndërtimi, financat etj) të kontrollojnë dhe evidentojnë: ​​ 

 

4.1. ​​ respektimin e detyrave dhe funksioneve përkatëse të institucionit në përputhje me këtë ligj si dhe ligjet tjera dhe aktet nënligjore;  ​​​​ 

4.2. ​​ funksionimin ​​ e ​​ këshillit ​​ drejtues ​​ ​​ institucionit, ​​ funksionimin ​​ e ​​ këshillit ​​ ​​ prindërve ​​ dhe këshillit ​​ ​​ nxënësve, ​​ korrektësinë ​​ ​​ ​​ dhënat ​​ e ​​ nxënësve ​​ sipas ​​ niveleve ​​ dhe ​​ klasave, saktësinë në dokumentet pedagogjike dhe shkollore, organizimin e mësimit;

​​ 4.3. ​​ numrin, kualifikimet dhe mundësitë për zhvillim profesional të mësimdhënësve; ​​ 

4.4. ambientin e punës duke përfshirë respektimin e standardeve të shëndetësisë dhe sigurisë, të dhënat e evidentuara të veprimeve disiplinore  ​​​​ dhe rezultatet e tyre; ​​ 

4.5. ​​ zbatimin ​​ e ​​ Kornizës ​​ Kombëtare ​​ ​​ Kurrikulumit ​​ duke ​​ përfshirë ​​ kurrikulumin ​​ bërthamë, kurrikulumin ​​ me ​​ bazë ​​ shkolle, ​​ procedurat ​​ e ​​ testimit ​​ dhe ​​ vlerësimit, ​​ përdorimin ​​ e ​​ teksteve ​​ të miratuara dhe materialet mësimore;​​ 

4.6. dhe, në rastet kur evidentohet moszbatim i aspekteve të mësipërme, drejtorit të institucionit në fjalë i jepen rekomandime dhe këshilla specifike për ndryshimet e nevojshme në një afat të caktuar. ​​ 

 

5. Nëse drejtori nuk merr masa të nevojshme për të adresuar mangësitë në fushat e cekura më lartë në paragrafin 4. të këtij neni, inspektori mund të përcaktojë procedurat disiplinore që duhet të merren ndaj​​ 

drejtorit apo personelit tjetër në institucion. ​​ 

 

6. Pas raportit të inspektorit, i cili nënshkruhet nga inspektori dhe drejtori i institucionit përkatës: ​​ 

 

6.1. ​​ Ministria ​​ mund ​​ ​​ ndërpresë ​​ punën ​​ e ​​ institucioneve ​​ arsimore ​​ dhe ​​ aftësuese ​​ ​​ cilat ​​ nuk janë të licencuara apo veprojnë në ambiente të pasigurta dhe të pashëndetshme.

6.2. ​​ Ministria ​​ mund ​​ ​​ udhëzojë ​​ komunën ​​ ​​ ​​ ndërpresë ​​ marrëdhënien ​​ e ​​ punës ​​ ​​ një mësimdhënësi ​​ ​​ është ​​ punësuar ​​ ​​ kundërshtim ​​ me ​​ kriteret ​​ e ​​ specifikuara ​​ ​​ këtë ​​ ligj, ​​ ose është ​​ përjashtuar ​​ nga ​​ puna ​​ për ​​ shkak ​​ ​​ kushteve ​​ mjekësore ​​ ose ​​ urdhrit ​​ ​​ gjykatës ​​ apo dispozitat e këtij ose ligjeve të tjera në fuqi kërkojnë një gjë të tillë; ​​ 

​​ 6.3. ​​ në rast se vërehen mangësi në zbatimin e kurrikulumit, Ministria mund të kërkojë zbatimin e mësimit shtesë ose alternativ. ​​ 

6.4. Ministria mund të anulojë notat në rastet kur nuk janë respektuar procedurat e vlerësimit si ​​ dhe ​​ diplomat ​​ dhe ​​ dokumentet ​​ tjera ​​ ​​ janë ​​ marrë ​​ ​​ kundërshtim ​​ me ​​ këtë ​​ ose ​​ ligjet ​​ tjera ​​ ​​ fuqi.​​ 

​​ 

7. ​​ Departamenti i Inspektimit gjithashtu ka përgjegjësinë të monitorojë dhe vlerësojë punën akademike të institucionit si pjesë e ciklit vjetor të inspektimit. Ministria, në konsultim me Agjencionin e Kosovës për Kurrikul Standarde ​​ dhe Vlerësim përcakton kritere dhe procedura për ​​ inspektim kombëtar ​​ që mund të​​ përfshijë ekspertë në disa fusha specifike akademike ose profesionale në përputhje me paragrafin 4. të nenit 25 të këtij ligji. ​​ 

 

8. ​​ Ankesat ndaj vendimeve ose veprimeve të Inspektorit mund të bëhen pranë Komisionit për ankesa në Ministri.

 

Neni 20​​ 

Personeli udhëheqës

 

1. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit arsimor dhe aftësues zgjidhen në bazë të Ligjit mbi arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr 03/L-068, 21 Maj 2008, në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT me akt nënligjor, duke i shtuar edhe dy përfaqësues të Këshillit drejtues në cilësinë e vëzhguesve në komisionin e përbashkët të emërimit.​​ 

 

2. Drejtori i institucionit arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:​​ 

 

2.1. caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;​​ 

 

2.2. detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;

 

2.3. përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;​​ 

 

2.4. ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria;

​​ 

2.5. detyrat lidhur me kurrikulumin;​​ 

 

2.6. çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji.

 

LIGJI PËR ARSIMIN NË KOMUNAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NR. 03/L-068​​ 

 

Neni 3

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (MASHT) ka përgjegjësitë e mëposhtme:

 

  • të zhvillojë politika dhe të hartoi e implementojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë zhvillimin e arsimit te lartë dhe shkencën në Kosovë;

  • ​​ të promovojë një sistem arsimor jo-diskriminues në të cilin respektohet e drejta e secilit person për arsim dhe mundësitë e shkollimit cilësor te vihen në dispozicion për të gjithë;

  • të krijojë dhe menaxhojë një sistem të përgjithshëm të certifikimit për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë;

  • të përhapë arsimin jo-formal dhe arsimin për të rritur në të gjitha nivelet, duke përfshirë zonat e thella dhe të promovojë mundësitë e shkollimit gjatë gjithë jetës për të gjithë;

  • të dizajnojë, implementojë dhe mbikëqyr forma të barasvlershme dhe efikase të administrimit arsimor dhe menaxhimit shkollor;

  • të përmirësojë cilësinë, përshtatshmërinë dhe efikasitetin arsimor në të gjitha nivelet;

  • ​​ të lehtësojë zhvillimin dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor dhe ofrimin efikas të shërbimeve arsimore;

  • ​​ të promovojë hulumtimet në lidhje me zhvillimin social, ekonomik, shkencor, teknologjik dhe kulturor të Kosovës;

  • të zhvillojë një sistem gjithëpërfshirës të bibliotekave Universitare dhe shkollore;

  • të promovojë një politikë përfshirëse për integrimin e personave me dobësi dhe aftësi të kufizuara në sistemin arsimor; dhe

  • të promovojë pjesëmarrjen e prindërve dhe komunitetit në aktivitetet arsimore dhe format e duhura të partneriteteve shkollë-komunitet në nivelin lokal;

  • inspektimin e Arsimit.

 

Neni 4

Kompetencat dhe Kompetencat e Zgjeruara të Komunave

​​ 

4.1  ​​​​ Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ato i takojnë interesit lokal, ndërkohë ​​ që respekton ​​ standardet e ​​ përcaktuara sipas legjislacionit në ​​ fuqi në ​​ lidhje me dispozitat e ​​ arsimit publik parashkollor, ​​ fillor ​​ dhe ​​ ​​ mesëm, ​​ duke ​​ përfshirë ​​ regjistrimin ​​ dhe ​​ licencimin ​​ e ​​ institucioneve ​​ arsimore, marrjen në punë, pagesën e rrogave dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve.​​ 

​​ 

4.2  ​​ ​​​​ Përveç ​​ kompetencave ​​ ​​ ​​ referuara ​​ ​​ Paragrafin ​​ 1 ​​ ​​ këtij ​​ Neni, ​​ Komunave ​​ mund ​​ t’iu ​​ jepen kompetenca të zgjeruara në fushën e arsimit, ashtu si përshkruhet nga ky ligj dhe ligjet e tjera në fuqi.​​ 

​​ 

4.3 ​​ Në pajtim me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, komunat kanë të drejtë të bashkëpunojnë me komuna të ​​ tjera ​​ dhe ​​ autoritete ​​ ​​ tjera, ​​ brenda ​​ sferës ​​ ​​ kompetencave ​​ ​​ veta ​​ ​​ fushën ​​ e ​​ arsimit. ​​ Kjo ​​ e ​​ drejtë përfshin bashkëpunimin me komunat dhe institucionet në Republikën e Serbisë, duke përfshirë agjensionet qeveritare.

 

Neni 5

Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë)

​​ 

Kompetencat ​​ e ​​ referuara ​​ ​​ Nenin ​​ 4 ​​ ​​ këtij ​​ ligji ​​ përfshijnë ​​ kompetencat ​​ e ​​ mëposhtme ​​ ​​ veçanta komunale në arsimin publik për nivelet 0 (parashkollor), 1 (fillor), 2 (të mesëm të ulët) dhe 3 (të mesëm të lartë) ​​ ​​ pajtim ​​ me ​​ udhëzimet ​​ dhe/ose ​​ procedurat ​​ dhe ​​ standardet ​​ e ​​ përgjithshme ​​ ​​ shpallura ​​ nga MASHT-i:

 

 ​​​​ 

d)  ​​ ​​​​ zgjedhjen ​​ e ​​ Drejtorit ​​ dhe/ose ​​ Zëvendës ​​ Drejtorit ​​ ​​ institucioneve ​​ edukativo-arsimore ​​ ​​ pajtim ​​ me procedurat ​​ ligjore ​​ për ​​ rekrutimin ​​ e ​​ te ​​ dhe ​​ kriteret ​​ ligjore ​​ ​​ përcaktuara ​​ nga ​​ MASHT-i ​​ nga ​​ një ​​ komision ​​ i caktuar nga Kuvendi Komunal në të cilin dy anëtar do të jenë nga Komuna dhe një nga MASHTI-i;​​ 

​​ 

​​ 

​​ 

 

 

 

LIGJI Nr. 06/L-046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

 

Neni 1

[Qëllimi]

 

“Ky ligj përcakton kompetencat, përgjegjësitë dhe organizimin e Inspektoratit të Arsimit në Republikën e Kosovës.”

 

Neni 2

[Fushëveprimi]

 

“Ky ligj trajton mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese.”

 

Neni 5

[Funksionet e Inspektoratit të Arsimit]

 

“1. Inspektorati i Arsimit kryen këto​​ funksione:

 

1.1. Funksionin vlerësues – vlerëson cilësinë e shërbimit të institucioneve arsimore.

 

1.2.Funksionin kontrollues – kontrollon pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve arsimore me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

1.3. Funksionin këshillues – këshillon drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve​​ 

arsimore.

1.4. Funksionin informues/raportues – informon ministrin, DKA-të dhe institucionet arsimore për gjetjet e inspektimit si dhe i publikon ato në baza vjetore.

 

1.5. Funksioni mbështetës për promovimin e praktikave të suksesshme të institucioneve arsimore dhe zhvillimin e politikave arsimore.

 

2. Detyrat për kryerjen e këtyre funksioneve përcaktohen me akt nënligjor.”

 

Neni 6

[Organizimi i Inspektoratit të Arsimit]

 

“Organizimi dhe funksionimi i brendshëm i Inspektoratit të Arsimit rregullohet me akt nënligjor sipas detyrave dhe funksioneve të këtij organi.”

 

Neni 8

[Llojet e Inspektimit]

 

“1. Ekzistojnë gjashtë (6) lloje të inspektimit në arsim:

 

1.1.Inspektimi i përgjithshëm;

 

1.2. Inspektimi tematik;

 

1.3. Inspektimi emergjent;

 

1.4. Ri-inspektimi;

 

1.5. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve për procesin e licencimit.

 

1.6. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së drejtorit dhe​​ 

Zëvendësdrejtorit.”

 

Neni 10

[Detyrat e inspektorit administrativ]

 

“1. Inspektori administrativ është përgjegjës për të mbikëqyrë dhe vlerësuar nëse institucionet arsimore zbatojnë legjislacionin në fuqi.

 

2. Detyrat e përgjithshme të inspektorit administrativ të ndërlidhura me të gjitha institucionet arsimore janë:

 

2.1.kontrollon nëse nxënësit dhe studentët e pranuar në institucionet arsimore i​​ 

plotësojnë kriteret e pranimit siç parashihet me aktet ligjore;

 

2.2.kontrollon nëse regjistrat, certifikatat dhe dokumentacioni tjetër i institucionit arsimor për nxënësit dhe studentët është në pajtueshmëri me legjislacionin;

 

2.3.shqyrton ankesat lidhur me masat disiplinore kundër nxënësve dhe studentëve,​​ 

pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore për ankesë brenda institucionit arsimor dhe në rastin e institucioneve të arsimit parauniversitar, në nivel të DKA-së;

 

2.4.shqyrton ankesat e nxënësve, të prindërve dhe të studentëve lidhur me të gjitha​​ 

llojet e diskriminimit.”

2.5.Realizon aspekte tjera të inspektimit administrativ siç përcaktohet me legjislacion

 

Neni 13

[Vendimet e inspektorit të arsimit]

 

“1. Inspektori i arsimit merr vendime si në vijim:

 

1.1. të anulojë regjistrimin e nxënësve dhe të studentëve nëse ata nuk i plotësojnë

kërkesat për pranim të përcaktuara me legjislacionin e aplikueshëm;

 

1.2. të urdhërojë korrigjimin, plotësimin dhe zëvendësimin e regjistrave, certifikatave dhe dokumentacionin tjetër të institucionit arsimor për nxënësit dhe studentët për shkak të mospajtueshmërisë me ligjin;

 

1.3. të anulojnë dëftesat për përfundimin e klasës, dëftesat për përfundimin e nivelit të arsimit dhe diplomat e fituara në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm;

 

1.4. të konfirmojë, anulojë apo ndryshojë masat disiplinore kundër nxënësve dhe

studentëve;

 

1.5. të iniciojë masat disiplinore dhe ligjore kundër drejtorëve të shkollave,

zëvendësdrejtorëve, stafit profesional dhe mësimdhënësve të tyre, në rastet e

keqpërdorimit të detyrës zyrtare ose shkeljes së ligjeve të aplikueshme;

 

1.6. të urdhërojë kualifikimin e mëtejmë apo të iniciojë procedurat për shkarkim apo

riemërim të drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, stafit profesional dhe mësimdhënësve që nuk posedojnë kualifikimet e nevojshme për punësim në pozitat aktuale si dhe ata që nuk kanë treguar performancë të duhur duke respektuar aktet tjera ligjore në fuqi;

 

1.7. të propozoj masat që duhet ndërmarr bazuar në rezultatet e vlerësimit të

performancës së mësimdhënësve, të përcaktuara me aktet përkatëse nënligjore;

 

1.8. të urdhërojë rivlerësimin e nxënësve në rastet e shkeljeve ligjore të ndërlidhura

me vlerësimin përfundimtar që ka rezultuar me përsëritjen e klasës në institucionet​​ arsimore të nivelit SNKA 2-4;

 

1.9. të ndërpres punën e institucioneve arsimore që janë të pa licencuara, institucioneve që nuk i plotësojnë standardet dhe kriteret e parapara me ligj.

 

1.10. të urdhërojë shkollën të nxjerrë apo zbatojë rregullore nga fushëveprimi i autoritetit të saj;

 

1.11. të urdhërojë ndërprerjen e shfrytëzimit të materialeve dhe mjeteve të konkretizimit për mësimdhënie dhe të nxënë, nëse ato nuk janë të përshtatshme për moshën e fëmijëve, për kontekstin shoqëror apo për zbatimin e kurrikulumit,

 

1.12. të merr vendime tjera në rastet e përcaktuara me ligj dhe me udhëzime

administrative.”

 

 

 

RREGULLORE (QRK) - NR. 02/2021 PËR FUSHAT E PËRGJEGJËSISË ADMINISTRATIVE TË ZYRËS SË KRYEMINISTRIT DHE MINISTRIVE

 

Neni 8

Ministri

 

1. Ministri, në pajtim me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi, politikat dhe udhëzimet e përcaktuara nga Qeveria apo Kryeministri:

[...]

1.4. Nxjerr vendime, akte nënligjore dhe lidhë marrëveshje mirëkuptimi/bashkëpunimi në kuadër të fushës së përgjegjësisë administrative të ministrisë; dhe

1.5. Kryen detyra të tjera në kuadër të fushës së përgjegjësisë administrative të ministrisë, të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

[...]

​​ 

 

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 151/2020 PËR DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E DREJTORIT DHE TË ZËVENDËSDREJTORIT TË INSTITUCIONIT PUBLIK EDUKATIVO-ARSIMOR DHE AFTËSUES PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVES, PROCEDURAT E ZGJEDHJES DHE EMËRIMIT, PERFUNDIMIT TË KONTRATËS DHE EMËRIMIT TË PËRKOHSHËM

 

 

Neni 1

Qëllimi

 

Ky udhëzim administrativ ka për qëllim të përcaktojë detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës të institucionit publik arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, kriteret dhe procedurat e zgjedhjes, emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm.​​ 

 

[...]

 

Neni 6

Komisioni përzgjedhës

 

3. Komisioni përzgjedhës për institucionet arsimore qe janë në varësi të komunës ka këtë përbërje:​​ 

 

3.1. Dy anëtarë të komunës të cilët propozohen nga DKA dhe miratohen nga Kuvendi Komunal. Anëtari i parë është i punësuar në DKA, ndërsa anëtari i dytë i propozuar nga DKA është njëri nga këta tre: ekspertë i pavarur​​ i​​ arsimit, drejtor i institucionit arsimor me performancë të lartë, përfaqësues nga këshilli i prindërve në nivel komune me kualifikim dhe ekspertizë në fushën e edukimit. Anëtari i komisionit i punësuar në DKA, është edhe kryesues i komisionit;​​ 

 

3.2. Një anëtar nga MASH, i cili përcaktohet nga MASH, pasi që ka marrë njoftim zyrtar, email zyrtar nga DKA;​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata, së pari, shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret për pranueshmëri, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të specifikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.

 

  • Gjykata i referohet nenit 113.1 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcakton:​​ 

 

Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.”

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se kërkesa është dorëzuar në pajtim me nenin 113, paragrafi 4, të Kushtetutës, që përcakton:​​ 

 

“Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose akteve të qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt”.

 

  • Gjykata i referohet nenit 21 (4) [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcakton:

 

“Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme”.​​ 

 

  • Gjykata vëren se Parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar kërkesën në pajtim me kriteret e nenit 113.4 të Kushtetutës, që nënkupton se ajo ka përmbushur kriterin që të njihet si palë e autorizuar.​​ 

 

  • Gjykata merr parasysh nenet 40 [Saktësimi i kërkesës] dhe 41 [Afatet] të Ligjit, që parashikojnë:

 

 

Neni 40 ​​ 

[Saktësimi i​​ kërkesës]

 

Në kërkesën e ngritur në pajtim me nenin 113, paragrafi 4 të Kushtetutës, komuna paraqet, ndër të tjera, paraqet​​ informatat​​ përkatëse në lidhje me ligjin apo aktin e kontestuar të Qeverisë, e cila dispozitë e Kushtetutës supozohet se është shkelur dhe cilat përgjegjësi apo të hyra komunale janë prekur nga një ligj apo akt i tillë

 

Neni 41

[Afatet]

 

Kërkesa duhet të dorëzohet brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të dispozitës ligjore apo aktit të qeverisë që kontestohet nga ana e komunës”

 

  • Gjykata po ashtu i referohet rregullit 73 ​​ [Kërkesa në pajtim me nenin 113.4 të Kushtetutës] dhe me nenet 40 dhe 41 të Ligjit], i Rregullores së punës, që specifikon:​​ 

 

Rregulli 73

[Kërkesa në pajtim me nenin 113.4 të Kushtetutës]

 

“(1) Kërkesa, e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara me nenin 113.4 të Kushtetutës dhe me nenet 40 dhe 41 të Ligjit.

 

(2) Në kërkesën e parashtruar sipas këtij rregulli, komuna duhet, inter alia, të paraqesë informatat e mëposhtme:

 

(a) informatat relevante në lidhje me ligjin ose me aktin e kontestuar të Qeverisë;

 

(b) dispozitën specifike të Kushtetutës e cila pretendohet se është shkelur; dhe

 

(c) përgjegjësitë ose të ardhurat e komunës që janë prekura nga ky ligj ose akt.

 

(3) Kërkesa, sipas këtij rregulli duhet të paraqitet brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të dispozitës së ligjit ose të aktit të kontestuar të Qeverisë”.  ​​​​ 

 

  • Nisur nga dispozitat e lartcekura, Gjykata vëren se të njëjtat, përcaktojnë shprehimisht që​​ (i) Komuna duhet të kontestojë kushtetutshmërinë e një ligji ose të një akti të Qeverisë; dhe (ii) Komuna duhet të shpjegojë se ligji ose akti i kontestuar cenon përgjegjësitë komunale ose zvogëlon të hyrat e saj. Bazuar në Ligj dhe Rregulloren e punës, ky ligj ose akt duhet të kontestohet në Gjykatë brenda një (1) viti nga hyrja e tij në fuqi.​​ 

 

  • Pala e autorizuar

 

  • Lidhur me kushtin e parë, përkatësisht për palën e cila ka të drejtë në parashtrimin e kërkesës Gjykata vëren se Parashtruesi i kërkesës është i autorizuar të dorëzojë kërkesë kushtetuese pranë Gjykatës, bazuar në nenin 113 paragrafi 4 i Kushtetutës.

 

  • Gjykata po ashtu vlerëson se kryetari i tanishëm i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama është në dijeni për këtë kërkesë dhe nuk ka kërkuar tërheqjen e saj. Veç kësaj, Gjykata vlerëson se në nenin 23 [Tërheqja e palës] të Ligjit, përcaktohet se Gjykata vendos në mënyrë ligjore për çështjet që i janë referuar pavarësisht tërheqjes së palës nga procedura.

 

  • Për më tepër,​​ Gjykata përsëritë se në jurisprudencën e saj ka përcaktuar se kërkesat e dorëzuara nga komunat nuk janë të lidhura me ndonjë funksion publik të ushtruar në emër të një komune, në rastin konkret, të kryetarëve përkatës,​​ por është e lidhur me komunën si palë e autorizuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës. Prandaj, Gjykata vlerëson se kërkesa e tillë vazhdon të ekzistojë dhe t’i atribuohet Komunës, si palë që ka dorëzuar kërkesën, pavarësisht të ndërrimit të përfaqësuesit të komunës (shih,​​ ​​ rastin e Gjykatës​​ KO145/21,​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, vlerësim i kushtetutshmërisë​​ ​​ së Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nr. 01B/24 të 23 prillit 2021, Aktgjykim i 10 marsit 2022, paragrafi 97).​​ ​​ 

 

  • Akti i kontestuar

 

  • Lidhur me kushtin e dytë, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës, konteston​​ Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 151/2020 i 22 dhjetorit 2020 përkatësisht nenin 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2.​​ Nëse e njëjta mund të konsiderohet​​ “Akt i Qeverisë”, Gjykata do e vlerësojë në vijim.

 

  • Gjykata rikujton se në praktikën e saj, ka trajtuar raste të cilat është kërkuar vlerësim i kushtetutshmërisë së akteve të ndryshme të Qeverisë. Varësisht nga rasti konkret, Gjykata ka vlerësuar nëse akti i tillë, mund të hyjnë kategorinë e akteve që i përcakton juridiksioni i Gjykatës sipas nenit 113 të Kushtetutës. Në këtë kontekst rikujton që në rastin KO73/16, ka shpallur të pranueshme vlerësimin e kushtetutshmërisë së një “Qarkoreje Administrative”, përkatësisht Qarkores Administrative nr. 01/2016 të 21 janarit 2016, të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, duke marrë parasysh efektin e saj (shih rastet​​ KO73/16, parashtrues​​ Avokati i Popullit,​​ Vlerësim i kushtetutshmërisë së Qarkores Administrative nr. 01/2016, të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, më 21 janar 2016,​​ Aktgjykim i 16 nëntorit 2016, paragrafët 46, 56 dhe 58; dhe​​ KO173/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, Aktgjykim i 7 dhjetorit 2022, paragrafi 102; dhe,​​ ​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ cituar më lart, paragrafi 99).​​ 

 

  • Gjykata thekson se​​ bazuar në paragrafin 1 të nenit 92 të Kushtetutës, Qeverinë e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Të njëjtit, bazuar në paragrafin 2 të po të njëjtit nen, ushtrojnë pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë kontekst, Gjykata thekson se edhe vendimet e Ministrave, i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë së Gjykatës për aq sa janë ngritur para Gjykatës në mënyrën e përcaktuar me Kushtetutë dhe Ligj, dhe bazuar në vlerësimin e Gjykatës përkitazi me efektin e tyre dhe nëse të njëjtat ngrenë​​ “çështje të rëndësishme kushtetuese”.​​ (shih​​ rastet e Gjykatës KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ cituar më lart, paragrafi 99; ​​​​ dhe​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 101).​​ 

 

  • Gjykata rikujton argumentet e MASHT, e cila thekson se​​ vendimi i tyre është akt individual dhe jo i Qeverisë si akt kolegjial dhe se parashtruesi i kërkesës nuk ka ushtruar asnjë ankesë ndaj aktit administrativ sipas afatit ligjor të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 127 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën Administrative​​ i cili përcakton afatin prej 30 ditësh për paraqitjen e ankesës nga pala. Rrjedhimisht, MASHT konsideron se parashtruesi i kërkesës, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim procedural për të atakuar me mjete juridike aktin administrativ.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës (i) konteston kushtetutshmërinë e​​ nenit 6​​ paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të​​ ​​ UA të kontestuar të nxjerrë nga MASHT,​​ duke u mbështetur në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës​​ ​​ dhe, se (ii) ​​ UA i kontestuar i nxjerrë nga MASHT i nënshtrohet vlerësimit kushtetues ​​ përkitazi me efektin e tij dhe​​ nëse i njëjti ngre​​ “çështje të rëndësishme kushtetuese”.​​ (shih rastin​​ e Gjykatës KO173/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 101).​​  ​​​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata rikujton se​​ ​​ Kushtetuta në paragrafin 4 të nenit 113 të saj, përcakton dy kushte kryesore, jo-kumulative, kur pretendohen se me ligjin apo aktin përkatës të Qeverisë janë cenuar (i) përgjegjësitë komunale; ose (ii) janë zvogëluar të hyrat e komunës. Pra, juridiksioni i përcaktuar në nenin 113 paragrafi 4 është tregues që ligjet apo aktet të cilat janë objekt i shqyrtimit duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të pajtueshmërisë së tyre me kompetencat e komunave ose të hyrat financiare të komunave, nga Gjykata Kushtetuese, si autoritet përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës.​​ 

 

  • Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës konteston shprehimisht një Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga një Ministri, përkatësisht MASHTI, duke pretenduar se​​ neni 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të të​​ njëjtit​​ cenon përgjegjësitë e komunës, përkatësisht, kompetencat e garantuara me Kushtetutë.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se​​ UA i kontestuar, konsiderohet​​ “Akt i Qeverisë”,​​ sipas nenit 113 paragrafi 4 të Kushtetutës dhe me nenin 40 të Ligjit.

 

  • Afati i Dorëzimit​​ 

 

  • Gjykata vëren se Udhëzimi Administrativ i MASHT-it nr.151/2020 i 22 dhjetorit 2020 në nenin 18 [Hyrja në fuqi]përcakton se i njëjti hyn në fuqi (7) shtatë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.​​ 

 

  • Gjykata vëren se Udhëzimi Administrativ i MASHT-it nr.151/2020 i 22 dhjetorit 2020 është publikuar në Gazetën Zyrtare​​ 18 mars 2021 ndërsa ka hyr në fuqi pas (7) shtatë ditësh përkatësisht më 25 mars 2021.​​ 

 

  • Gjykata vëren se Udhëzimi Administrativ nr. 151/2020 i 22 dhjetorit 2020, ka hyr në fuqi më 25 mars 2021 derisa është kontestuar nga parashtruesi i kërkesës më 8 shtator 2021,​​ brenda afatit 1 (një) vjeçar siç përcaktohet me nenin 113 paragrafin 4 të Kushtetutës, me nenin 41 të Ligjit dhe paragrafin 3 të nenit 73 të Rregullores së Punës.​​ ​​ 

 

(ç) Përmbushja e kritereve tjera

 

  • Gjykata më lart, konstatoi se kërkesa (i) është dorëzuar nga pala e autorizuar; (ii) UA i kontestuar, konsiderohet “Akt i Qeverisë”; dhe ky i fundit (iii) është dorëzuar brenda afatit.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton që se parashtruesi i kërkesës ka paraqitur (i) informatat relevante në lidhje me UA të kontestuar; (ii) dispozitat specifike të Kushtetutës të cilat pretendohet se janë shkelur; dhe (iii) përgjegjësitë e komunës që janë të prekura nga UA i kontestuar, në pajtim me Rregullin 73 paragrafin 2 pika (a) (b) dhe (c) të Rregullores së Punës.

 

  • Përkitazi me Vendimet e Inspektoratit të Arsimit-MASHT dhe Vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave të Inspektoratit të Arsimit-MASHT  ​​​​ 

 

  • Gjykata vë sërish në pah se ​​ Inspektorati i Arsimit-MASHT, duke u bazuar, mes tjerash, në​​ nenin 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2​​ ​​ të UA të kontestuar kishte urdhëruar anulimin e konkursit të shpallur nga DKA-Prishtinë, për plotësim të vendeve të punës për pozitat drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të institucioneve​​ parashkollore.​​ Vendimi i Inspektoratit të Arsimit-MASHT eventualisht​​ dhe pas ankesës së parashtruesit të kërkesës ishte vërtetuar nga Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave të Inspektoratit të Arsimit-MASHT.​​ 

 

  • Gjykata vëren se lidhur me​​ Vendimin e​​ Inspektoratit të Arsimit-MASHT​​ (lënda nr. Ref.10/1, nr. 105) i 14 qershorit 2021 dhe Vendimin e​​ Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave të Inspektoratit të Arsimit-MASHT (nr.10/703) të 13 gushtit 2021, parashtruesi i kërkesës ka pranuar këshillë juridike se të njëjtat mund t’i kontestojë në procedurë administrative pranë gjykatave të rregullta; çka nënkupton, se vendimet në fjalë nuk mund të jenë objekt vlerësimi kushtetues në këtë Gjykatë.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata rithekson se objekt vlerësimi kushtetues​​ bazuar në nenin 113.4 të Kushtetutës​​ është vetëm​​ neni 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të​​ UA të kontestuar.​​ ​​  ​​ ​​​​ 

 

Meritat e kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se esenca e rastit ndërlidhet​​ me vlerësimin kushtetues të nenit 6, të paragrafit 3, pikat​​ 3.1 dhe 3.2 ​​ të UA të kontestuar përkatësisht nëse i njëjti cenon përgjegjësitë komunale siç garantohen me nenet​​ 12 [Pushteti Lokal],​​ 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës. ​​  ​​​​ ​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rithekson se parashtruesi i kërkesës në procedurë para kësaj Gjykate ​​ shprehimisht konteston​​ nenin 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të​​ Udhëzimit​​ Administrativ nr.151/2020​​ ​​ 22 dhjetorit 2020​​ të MASHT-it (UA i kontestuar) mbi bazën e të cilit Inspektori i Arsimit në kuadër të MASHT-it​​ ka nxjerrë vendimin për anulimin e konkursit publik për pozitat e lira për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë për SHML dhe SHFMU.​​ 

 

  • Duke qenë se parashtruesi i kërkesës ka plotësuar të gjitha kriteret e pranueshmërisë​​ bazuar në nenin 113.4 të Kushtetutës, Gjykata përsëritë se objekt i vlerësimit kushtetues do të jetë vetëm​​ neni 6 paragrafi 3 pika 3.1 dhe 3.2 të​​ UA​​ ​​ ​​ kontestuar.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të neneve 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 113 paragrafi 4 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Kartën Evropiane për Autonominë e Komunave si dhe me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040 (si ligj special) neni 17 pika h) “Kompetencat vetanake” të Komunave, neni 18 “Kompetencat e deleguara” të Komunave, neni 19 “Kompetencat e zgjeruara komunale”, si dhe neni 58 pika a) ​​ dhe b) “Përgjegjësitë e Kryetarit” të Komunës, duke ndërhyrë direkt në përgjegjësitë, kompetencat dhe të drejtat e Kryetarit të Komunës-DKA-së Prishtinë për caktimin e komisionit si dhe miratimit të anëtarëve të komisionit me rastin e shpalljes së konkursit publik për të gjitha pozitat e lira të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve​​ për SHML dhe SHFMU.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vlerëson se neni​​ 113.4 i Kushtetutës shërben si bazë për​​ komunat si parashtrues të kërkesës që të kontestojnë kushtetutshmërinë e ligjeve ose akteve të Qeverisë por duke pretenduar shkelje të dispozitave tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me çështje të vetëqeverisjes lokale siç janë nenet 12 [Pushteti Lokal], 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe​​ 124​​ [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]​​ të Kushtetutës.  ​​ ​​​​ 

 

  • Gjykata për të adresuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ ​​ në kontekst të neneve 12, 123 dhe 124​​ të Kushtetutës, do trajtojë (i)​​ Parimet e përgjithshme lidhur me Vetëqeverisjen Lokale sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (ii) Parimet e përgjithshme të Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale; (iii) Kornizën ligjore, dhe​​ në fund, Gjykata (v) do​​ ​​ vlerësojë​​ ​​ se si të​​ njëjtat ​​ zbatohen në rrethanat e rastit konkret.

 

  • Parimet e përgjithshme lidhur me Vetëqeverisjen Lokale sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe kornizës ligjore​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme sipas Kushtetutës

 

  • Gjykata vëren se Kushtetuta, në pjesën ku trajtohen Dispozitat Themelore, të Kushtetutës, i ka akorduar rregullim të veçantë edhe pushtetit lokal. Bazuar në nenin 12 [Pushteti Lokal] të Kushtetutës, njësi territoriale e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat dhe organizimi dhe kompetencat e tyre rregullohen me ligj​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 132).​​ 

 

  • Megjithatë, në Kushtetutë, parashihet edhe një kapitull i veçantë, Kapitulli X [Qeverisja Lokale dhe Organizimi Territorial], që përmban dy nene dhe atë nenin 123 [Parimet e Përgjithshme], dhe në nenin 124 [Organizimin dhe Funksionimin e Vetëqeverisjes Lokale]. Në nenin 123 paragrafi 1 dhe 2 Kushtetuta përcakton që e drejta për vetëqeverisje lokale garantohet dhe rregullohet me ligj dhe e njëjta ushtrohet nëpërmjet organeve përfaqësuese. Më tej, paragrafi 3 i nenit 123 të Kushtetutës përcakton që veprimtaria e organeve e vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 133).​​ ​​ 

 

  • Në fund, neni 123 paragrafi 4 përcakton parimet në bazë të cilave ushtrohet vetëqeverisja lokale duke përcaktuar kështu parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ cituar më lart, paragrafi 134).​​ 

 

  • Në anën tjetër, neni pasues 124 i Kushtetutës paragrafi 1 përcakton që njësi ​​ themelore ​​ e ​​ vetëqeverisjes ​​ lokale ​​ në ​​ Republikën ​​ e ​​ Kosovës ​​ është ​​ komuna dhe të njëjtat gëzojnë ​​ shkallë ​​ të ​​ lartë ​​ të ​​ vetëqeverisjes ​​ lokale ​​ dhe ​​ inkurajojnë ​​ e sigurojnë ​​ pjesëmarrje ​​ aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së organeve komunale​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 135)

 

  • Gjykata vëren se në këtë mënyrë Kushtetuta përcakton modalitetet e qeverisjes lokale duke përcaktuar autoritetet publike dhe kompetencat e tyre, dhe duke vënë theks në ofrimin e shërbimeve publike. Gjykata vëren se parimet themelore që udhëhiqet qeverisja lokale janë parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre. Nga kjo, Gjykata konkludon që qëllimi i parimeve të efikasitetit dhe efektivitetit të qeverisjes lokale është i lidhur ngushtë me parimin e subsidiaritetit​​ (shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 131; dhe​​ ​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 136).

 

  • Se çfarë kompetenca i ushtrojnë Komunat, të njëjtat i përcakton neni 124 i Kushtetutës, paragrafi 2 i cili përcakton se me ligj rregullohet themelimi, ​​ kufijtë, ​​ kompetencat, mënyra ​​ e ​​ organizimit ​​ dhe ​​ funksionimit ​​ të ​​ Komunave.​​ ​​ Paragrafi 3 më tej thekson se​​ Komunat ​​ në ​​ pajtim ​​ me ​​ ligjin kanë ​​ kompetenca ​​ vetanake, ​​ të ​​ zgjeruara ​​ dhe ​​ të ​​ deleguara dhe autoriteti shtetëror që delegon kompetencat, përballon shpenzimet për ushtrimin e delegimit. Paragrafi 5 i nenit 124 të Kushtetutës, më tej, ​​ thekson që Komunat në pajtim me ligjin kanë ​​ të ​​ drejtë ​​ të ​​ vendosin, ​​ të ​​ caktojnë, ​​ të ​​ mbledhin ​​ dhe ​​ të ​​ shpenzojnë ​​ të ​​ hyrat ​​ e ​​ veta si dhe të marrin fonde nga pushteti qendror​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi​​ 137).

 

  • Thënë këtë, Gjykata rikujton se Kushtetuta në paragrafin 3 të nenit 123 përcakton shprehimisht që veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Në anën tjetër, Kushtetuta përcakton se Republika e Kosovës merr parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues. Republika e Kosovës, nuk ka nënshkruar dhe nuk ka ratifikuar Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Në vijim Gjykata do vlerësojë dhe elaborojë statusin e kësaj të fundit në rendin juridik të Republikës së Kosovës​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ cituar më lart, paragrafi 138).​​ 

 

  • Lidhur me statusin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, dhe parimet e përgjithshme të saj​​ 

 

  • Lidhur me​​ statusin e instrumenteve ndërkombëtare, Gjykata rikujton se në rastin e saj KI207/19, kishte trajtuar vetëm instrumentet ndërkombëtare që parashihen me nenin 22 të Kushtetutës, dhe kishte theksuar që të njëjtat edhe pse nuk janë të nënshkruara, ato janë drejtpërdrejtë të zbatueshme dhe janë pjesë e rendit juridik të Republikës së Kosovës, dhe ato tetë (8) instrumente kanë epërsi ​​ ndaj ligjeve dhe akteve tjera të institucioneve të Republikës së Kosovës, ​​ (shih​​ rastin e Gjykatës​​ KI207/19​​ parashtrues​​ NISMA Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020​​ paragrafët 105-111; dhe​​ KO145/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 139).​​ ​​ Në linjë me këtë, Gjykata rikujton se Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, nuk është instrument i parashikuar me nenin 22 të Kushtetutës. Megjithatë, Kushtetuta​​ në paragrafin 3 të nenit 123 kërkon që veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale të respektojë Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, ndërsa po i njëjti paragraf thekson se Republika e Kosovës merr parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues.​​ (shih rastin e Gjykatës ​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 140). ​​ 

 

  • Rrjedhimisht, në trajtimin e parimeve të vetëqeverisjen lokale, Gjykata do fokusohet edhe në aspektet kryesore të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, kartë kjo që​​ i angazhon Palët që të zbatojnë rregullat themelore që garantojnë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve lokale, si dhe parimet kryesore për funksionimin sa më të mirë të qeverisjes lokale.​​ Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në vetë hyrjen e saj përcakton​​ “duke vlerësuar se autoritetet lokale janë një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik”​​ dhe​​ “e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në drejtimin e çështjeve publike bën pjesë në parimet demokratike të përbashkëta”.​​ ​​ Karta Evropiane​​ për Vetëqeverisje Lokale përcakton parimin e subsidiaritetit, parim ky që mundëson decentralizimin e pushtetit drejtë nivelit më të afërt me qytetarin​​ (shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 133; dhe,​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 141).​​ 

 

  • Gjykata, në trajtimin dhe aplikimin e garancive të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, i referohet edhe raportit shpjegues të saj, i cili ka për qëllim sqarimin dhe lehtësimin e të kuptuarit të dispozitave të saj (shih, Raportin Shpjegues të Kartës​​ Evropiane për Vetëqeverisje Lokale të 15 tetorit 1985; dhe po ashtu shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues Komuna e Kamenicës, cituar më lart paragrafi 142).​​ 

 ​​​​ 

  • Në këtë linjë, Gjykata rikujton se neni 3 i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, trajton konceptin e vetëqeverisjes lokale, duke përcaktuar në paragrafin 2 që  ​​​​ Vetëqeverisja lokale nënkupton të drejtën dhe mundësinë ​​ e autoriteteve lokale ​​ që brenda kufirit ligjor, të rregullojnë dhe menaxhojnë një pjese të konsiderueshme të çështjeve ​​ publike, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsisë lokale​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 143).​​ ​​ 

 

  • Më tutje, neni 4 i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, sipas Raportit shpjegues, parashikon parimet e përgjithshme mbi të cilat duhet të bazohen përgjegjësitë e autoriteteve lokale dhe natyrën e kompetencave të tyre​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 144).​​ 

​​ ​​ 

  • Neni 4 i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale përcakton në paragrafin 1 që​​ kompetencat dhe përgjegjësitë themelore të autoriteteve lokale do të përcaktohen me kushtetutë ose me ligj, ku sipas raportit shpjegues qëllimi i këtij neni konsiston në përcaktimin e sigurisë juridike sa i përket parashikueshmërisë së përgjegjësive të autoriteteve lokale në ​​ ligj. Paragrafi 2 i​​ nenit 4 të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale​​ thekson se Autoritetet lokale, brenda kufijve të ligjit, kanë diskrecionin e plotë për të ushtruar iniciativën e tyre në lidhje me çdo çështje që nuk përjashtohet nga kompetenca e tyre dhe nuk i është caktuar ndonjë autoriteti tjetër, dhe sipas raportit shpjegues, ky paragraf ngërthen qëllimin që autoritetet lokale përveç përgjegjësive që u janë besuar me legjislacion, ​​ mund të shfaqen nevoja ose mundësi të tjera për veprim nga organet publike dhe në rastet ku këto fusha veprimi kanë implikime lokale​​ është i rëndësishëm konceptimi i autoriteteve lokale si subjekte politike​​ duke vepruar në të drejtën e tyre për të promovuar mirëqenien e përgjithshme të banorëve të tyre që ata kenë të drejtën për të ushtruar iniciativën e tyre në këto çështje. Megjithatë, sipas raportit shpjegues rregullat e përgjithshme sipas të cilave autoritetet lokale mund të veprojnë mund të përcaktohet me ligj​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 145). ​​ 

 

  • Më tej, paragrafi 3 i nenit 4​​ i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, thekson se përgjegjësitë publike duhet në përgjithësi të ushtrohen, në preferencë, nga autoritetet më të afërta me qytetarët. Dhënia e një përgjegjësie një autoriteti tjetër duhet të bëhet duke pasur parasysh rëndësinë dhe natyrën e detyrës, si dhe kërkesat e efikasitetit dhe ekonomizimit, dhe sipas raportit shpjegues ky paragraf përmban parimin e përgjithshëm që ushtrimi i përgjegjësive publike duhet të decentralizohet. Paragrafi 4, i nenit 4​​ i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale​​ tutje thekson se kompetencat që u besohen autoriteteve lokale normalisht duhet të jenë të plota dhe ekskluzive, dhe kjo sipas raportit shpjegues bëhet me qëllim​​ të shmangies së çdo tendence për pakësim të vazhdueshëm të përgjegjësive. Ato nuk mund të minohen apo të kufizohen nga një autoritet tjetër, qendror apo rajonal përveç siç përcaktohet me​​ ligj.​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 146).​​ 

 

  • Paragrafi 5 i nenit 4​​ i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, më tutje, përcakton se në rast se kompetencat i kalojnë një autoriteti qendror apo rajonal, autoritetet lokale duhet të gëzojnë, brenda mundësisë, lirinë që ushtrimin e tyre t’ia përshtatin kushteve lokale, ndërsa paragrafi 6 i nenit 4 të​​ Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale përcakton që​​ duhet t’u kërkohet mendimi autoriteteve lokale, brenda mundësisë në kohën e duhur dhe në mënyrë të përshtatshme gjatë proceseve të planifikimit e marrjes së vendimeve për të gjitha çështjet që u përkasin atyre drejtpërsëdrejti​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 147).​​ ​​ 

 

  • Në anën tjetër, neni 8 i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, përcakton kontrollin administrativ të veprimeve të autoriteteve lokale, duke përcaktuar në paragrafin 1 që ky kontroll​​ mund të ushtrohet vetëm sipas formave dhe në rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose nga ligji, dhe në paragrafin 2 që kontrolli i tillë, duhet të synojë sigurimin e respektimit të ligjshmërisë dhe të parimeve kushtetuese. Sipas raportit shpjegues,​​ ky nen trajton mbikëqyrjen e aktiviteteve të autoriteteve lokale nga organe të niveleve të tjera qeverisëse, ndërsa paragrafi 1 i këtij neni kërkon që duhet të jetë një bazë përkatëse ligjore për mbikëqyrje, ndërsa paragrafi 2 kërkon që mbikëqyrja administrative duhet të kufizohet në ligjshmërinë e veprimit ​​ të autoritetit lokal dhe jo përshtatshmërinë e tij, dhe sipas raportit shpjegues një përjashtim i veçantë, por jo i vetmi, bëhet në rastin e detyrave të deleguara, kur organi që i delegon kompetencat mund të përcaktojë të ushtrojë mbikëqyrjen mbi mënyrën sesi realizohen ato kompetenca nga autoritetet lokale​​ (shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 145; dhe,KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 148). ​​ 

 

  • Paragrafi 3 i nenit 8 të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, parasheh që​​ Kontrolli administrativ i autoriteteve lokale duhet të ushtrohet duke respektuar proporcionalitetin mes rëndësisë së ndërhyrjes së autoritetit kontrollues dhe rëndësisë së interesave që ai kërkon të mbrojë, dhe sipas raportit shpjegues, parimi i proporcionalitetit në këtë rast nënkupton që organi kontrollues, gjatë ushtrimit të detyrave të tij, është i detyruar të përdorë metodën që e prek më pak autonominë lokale, për të arritur rezultatet e dëshirueshme​​ (shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 146; dhe,​​ ​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 149).​​ ​​ 

 

  • Korniza ligjore që rregullon kompetencat e Komunave në fushën e arsimit

​​ 

  • Gjykata vëren se bazuar në Kushtetutë, (i) njësi themelore e ​​ vetëqeverisjes ​​ lokale ​​ në ​​ Republikën ​​ e ​​ Kosovës ​​ është ​​ komuna; dhe (ii) me ligj rregullohet çështja e qeverisjes lokale, përkatësisht (a) themelimi, kufijtë, ​​ kompetencat, mënyra ​​ e ​​ organizimit ​​ dhe ​​ funksionimit ​​ të ​​ Komunave duke përcaktuar shprehimisht që komunat kanë tri lloje të kompetencave:​​ a.​​ vetanake,​​ b. ​​​​ të ​​ zgjeruara ​​ dhe​​ c.​​ të ​​ deleguara; dhe​​ (d)​​ ​​ vendosja, caktimi, mbledhja dhe shpenzimi i të hyrave të tyre​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ cituar më lart, paragrafi 150).​​ 

 

  • Në mënyrë që komunat të ushtrojnë kompetencat e tyre siç përcaktohen me Kushtetutë dhe saktësohen me ligj, këto kompetenca përmbajnë transfer të kompetencave të fushës financiare, administrative e teknike. Për t’u jetësuar këto, nevojitet respektim i parimeve që sigurojnë vetëqeverisjen lokale. Me këtë rast,​​ “vetëqeverisja lokale”​​ ​​ në fakt nënkupton para se të gjithash ushtrimin autonom të kompetencave vetanake nga njësitë e vetëqeverisjes lokale. Autonomia e tillë nuk mund të zvogëlohet, mbikëqyret apo shpërfillet nga asnjë autoritet qendror. Çfarëdo ndërhyrje që nuk është e parashikuar me Kushtetutë ose me ligj, në një autonomi të tillë cenon të drejtën e vetëqeverisjes lokale të komunave. Megjithëse, Kushtetuta e përcakton në mënyrë të saktë konceptin e kompetencave vetanake si një aspekt i lidhur me autonominë e komunave, dhe ajo udhëzon që kompetencat e tilla do të definohen saktësisht përmes një ligji përkatës. Udhëzimi në Kushtetutë, për nxjerrjen e një ligji që rregullon fushën e kompetencave të komunave, e në veçanti kompetencat vetanake, është një tregues që vlerësimi nëse është cenuar përgjegjësia e komunave, dhe shkelur parimi i kompetencave vetanake të komunave bëhet përmes vlerësimit të kompetencave të parashikuara specifikisht në ligjin apo ligjet përkatëse​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 151).​​ ​​ 

 

  • Në këtë linjë, Vetëqeverisja lokale, siç është elaboruar më lart, garantohet në Kushtetutë dhe në Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale, dhe e njëjta përfshin ​​ kompetencën ​​ e ​​ njësive lokale ​​ për ​​ të ​​ rregulluar ​​ dhe ​​ menaxhuar ​​ një pjesë ​​ të ​​ shërbimeve publike duke u bazuar në parimet e ​​ qeverisjes ​​ së ​​ mirë, ​​ transparencës, ​​ efikasitetit ​​ dhe ​​ efektivitetit. Këto kompetenca të parashikuara me Kushtetutë, mbi bazën e të cilave nxjerrën ligjet përkatëse përmes të cilave u kalohen ato kompetenca nga organet qendrore, janë kompetenca të tilla që përcaktojnë interesin më të mirë të komunitetit. Të njëjtat konsistojnë në kompetenca vetanake, të ​​ zgjeruara ​​ dhe ​​ të ​​ deleguara në pajtim me ligjin​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ cituar më lart, paragrafi 152).

 

  • Në dritën e të lartcekurave, Gjykata vëren se ligji kryesor që përcakton kompetencat e komunave është Ligji për Vetëqeverisjen Lokale. Një karakter i tillë i këtij ligji përbën bazë të rëndësishme mbi të cilën Gjykata duhet të vlerësoj llojet dhe natyrën e kompetencave që hyjnë në kategorinë e kompetencave “vetanake” të komunave në kuptim të paragrafit 3 të nenit 124 të Kushtetutës​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 153).​​ ​​ Andaj, në këtë aspekt, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale ka përcaktuar që komunat, ndër të tjera, janë bartëse të kompetencave vetanake në disa nga fushat dhe si të tilla, këto kompetenca i ushtrojnë “të plota dhe ekskluzive” për sa i përket interesit lokal. Mirëpo, Gjykata rikujton se në rastin konkret, Ligji për Arsimin në Komunat dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, janë po​​ ashtu ligje të cilat më tutje, rregullojnë aspekte të arsimit dhe shkollimit, duke përcaktuar kompetenca për komunat dhe për MASHTI-n. Rrjedhimisht në vijim dhe për aq as është relevante për rrethanat e rastit konkret, Gjykata do i analizojë këto kompetenca​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 154).​​ 

 

  • Ashtu siç është argumentuar nga parashtruesi i kërkesës, dhe po ashtu siç e vëren Gjykata, Ligji për Vetëqeverisje Lokale, në nenin 17 përcakton “kompetencat vetanake” të Komunave. Më konkretisht, dhe sa i përket çështjeve të arsimit, paragrafi 1 pika (h) e nenit 17 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si kompetencë vetanake të komunave përfshin​​ “ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimi e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit”​​ (shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 152; dhe,​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 155).

​​ 

  • Më tutje, neni 3 i​​ Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale​​ i parasheh “Kompetencat vetanake”, dhe i përcakton si kompetenca që u jepen komunave me Kushtetutë apo me ligj për të cilat ato janë plotësisht përgjegjëse për sa i përket interesit lokal, apo në përputhje me ligjin​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 156).​​ ​​ 

 

  • Ndërsa, vetë Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në nenin​​ 15​​ përcakton
    parimin e subsidiaritetit dhe thekson se ​​ “Komunat i ushtrojnë kompetencat e tyre sipas parimit të subsidiaritetit,”​​ parim ky i përcaktuar edhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale​​ (shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 151; dhe,​​ KO145/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 157).​​ ​​ 

 

  • Më tej, Ligji për Arsimin në Komunat, në paragrafin 1 të nenit 4, përcakton që Komunat kanë​​ “kompetenca të plota dhe ekskluzive”,​​ për aq sa ato i takojnë interesit lokal, ndërkohë ​​ që respekton ​​ standardet e ​​ përcaktuara sipas legjislacionit në ​​ fuqi në ​​ lidhje me dispozitat e ​​ arsimit publik parashkollor, ​​ fillor ​​ dhe ​​ të ​​ mesëm, ​​ duke ​​ përfshirë ​​ regjistrimin ​​ dhe ​​ licencimin ​​ e ​​ institucioneve ​​ arsimore, marrjen në punë, pagesën e​​ rrogave dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve.​​ Më tej, në paragrafin 2 të nenit 4 të këtij ligji, theksohet se përveç ​​ kompetencave ​​ të  ​​​​ referuara ​​ në ​​ paragrafin ​​ 1 ​​ të ​​ nenit 4 të Ligjit për Arsimin në Komunat, thekson se komunave ​​ mund ​​ t’iu ​​ jepen kompetenca të zgjeruara në fushën e arsimit, ashtu si përshkruhet nga ky ligj dhe ligjet e tjera në fuqi​​ (shih rastet​​ ​​ e Gjykatës​​ KO173/21 parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 153; dhe,​​ ​​ KO145/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 159).​​ 

 

  • Neni 5 i Ligjit për Arsimin në Komunat zbërthen më tej kompetencat e komunave duke përcaktuar që përpos kompetencave të parashikuara në nenin 4, përfshihen mes tjerash, edhe​​ “kompetencat e veçanta komunale”​​ si (i)​​ ndërtimi ​​ i ​​ objekteve ​​ shkollore ​​ në ​​ pajtueshmëri ​​ me ​​ Kapitullin ​​ 3 të ​​ këtij ​​ ligji [Ligjit për Arsimin në Komunat] dhe me ​​ ligjet ​​ e ​​ tjera në fuqi; (ii) regjistrimin ​​ dhe ​​ pranimin ​​ e ​​ nxënësve ​​ në ​​ pajtim ​​ dhe ​​ me ​​ respektimin ​​ e ​​ parimeve ​​ të ​​ mos-diskriminimit sipas ligjit; dhe (iii) punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publikë​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 160).

 

  • Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe Ligji për Arsimin në Komunat, parasheh edhe kompetencat e MASHTI-it. Duke qenë se në rastin konkret, pretendohet që MASHTI, përmes UA të kontestuar ka cenuar përgjegjësitë e Komunës së Prishtinës në fushën e arsimit, përkatësisht plotësimin e vendeve të lira për pozitat drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në SHML dhe SHFMU, Gjykata do analizojë edhe kompetencat e MASHTI-it në këtë kontekst​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 161).​​ ​​ 

 

  • Për sa i përket kompetencave të MASHTI-it, Gjykata vëren se të njëjtat sipas paragrafit 1 të nenit 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar përcaktojnë që MASHTI mban përgjegjësinë kryesore për planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar, mes tjerash, duke (i) zhvilluar politika dhe hartojë e zbatojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit; (ii) të vendosë kritere ​​ dhe të menaxhojë një sistem të licencimit të mësimdhënësve; dhe (iii) të dizajnojë dhe mbikëqyrë format efektive të administrimit dhe menaxhimit të institucioneve arsimore dhe aftësuese për t’u zbatuar nga komunat​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 162).​​ 

 

  • Më tej, paragrafi 6 i nenit 8 (Inspektimi i Arsimit) të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, përcakton udhëzimin se si të veprohet pas raportit të Inspektorit, duke përcaktuar në nënparagrafin ​​ 6.2 që: “Ministria mund të udhëzojë komunën që të ndërpresë marrëdhënien e punës së një mësimdhënësi që është punësuar në kundërshtim me kriteret e specifikuara në këtë ligj, ose është përjashtuar nga puna për shkak të kushteve mjekësore ose urdhrit të gjykatës apo dispozitat e këtij ose ligjeve të tjera në fuqi kërkojnë një gjë të tillë.​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 163). ​​ ​​ Bazuar në paragrafin 8, 9 dhe 10 të nenit 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, MASHTI,​​ inter alia​​ (i) miraton standarde përkatëse; (ii) licencon dhe akrediton institucione; dhe (iii) vepron si organ i shkallës së dytë për vendimet e organeve të tjera arsimore dhe aftësuese​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 164).  ​​​​ ​​ ​​ 

 

  • Prandaj, nga të lartcekurat, Gjykata konstaton që në kuptim të vendimit të kontestuar, kompetenca e komunave e parashikuar në nenin 17 (h) në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale për ‘“ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimi e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit”,​​ hyn në kategorinë e kompetencave “vetanake” në të cilat udhëzon detyrueshëm paragrafi 3 i nenit 124 të​​ Kushtetutës dhe përbën një element thelbësor të asaj që neni 12 i Kushtetutës e cilëson si “vetëqeverisjes lokale”. Prandaj, kompetenca e komunave për organizimin e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm përbën njërën nga këto kompetenca që sipas Kushtetutës hyjnë në kuadër të detyrimeve të paragrafit 3 të nenit 124 të Kushtetutës, dhe që në rastin konkret, e zbaton Ligji për Vetëqeverisje Lokale, i cili zbaton këtë normë kushtetuese në mënyrë të drejtë. Kjo kompetencë, që Ligji për Vetëqeverisje Lokale, e quan “kompetencë vetanake”, si e tillë në nenin 3 të këtij të fundit, përcakton si kompetencë për të cilën​​ komuna është plotësisht përgjegjëse për sa i përket interesit lokal, apo në përputhje me ligjin.​​ Gjykata rikujton në këtë pikë se edhe Ligji për Arsimin në Komunat, në paragrafin 1 të nenit 4 të tij, përcakton që Komunat kanë​​ “kompetenca të plota dhe ekskluzive”,​​ në ​​ lidhje me dispozitat e ​​ arsimit publik parashkollor, ​​ fillor ​​ dhe ​​ të ​​ mesëm, ​​ duke ​​ përfshirë ​​ regjistrimin ​​ dhe ​​ licencimin ​​ e ​​ institucioneve ​​ arsimore, marrjen në punë, pagesën e rrogave dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve. Për më tepër, neni 5 i Ligjit për Arsimin në Komunat, ka përcaktuar më tej kompetencat e komunave duke përcaktuar që përpos kompetencave të parashikuara në nenin 4 të Ligjit mbi Arsimin në Komunat, përfshihen edhe​​ “kompetencat e veçanta komunale”,​​ e që për qëllime të rrethanave të rastit konkret, janë të tilla, por duke mos u kufizuar në ndërtimin ​​ e ​​ objekteve ​​ shkollore, punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave, regjistrimin, ​​ inspektimin ​​ e ​​ shëndetit ​​ publik ​​ dhe ​​ sigurisë ​​ dhe ​​ licencimin ​​ e ​​ institucioneve ​​ arsimore parashkollore, pagesën ​​ e ​​ stafit ​​ menaxherial ​​ si ​​ dhe ​​ të ​​ personelit ​​ tjetër ​​ të ​​ punësuar ​​ në ​​ pajtim ​​ me ​​ legjislacion​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 166).  ​​ ​​​​ ​​ ​​ 

 

  • Ndërsa, bazuar në ligjet e mësipërme, MASHTI, ka kompetenca sipas paragrafit 1 të nenit 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar për të mbajtur përgjegjësinë kryesore për planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar, përgjegjësi kjo e cila sigurohet duke zhvilluar politika dhe legjislacion dhe kritere për licencim të mësimdhënësve. Ndërsa sipas nenit 3 të Ligjit për Arsimin në Komunat, përcaktohen përgjegjësitë e MASHTI-it, në zhvillimin e politikave dhe hartimin e implementimin e legjislacionit për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë zhvillimin e arsimit te lartë dhe shkencën në Kosovë, si dhe krijimin dhe menaxhimin e një sistemi të përgjithshëm të certifikimit për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë. Poashtu në këtë nen të fundit, hyn dhe përmirësimi i cilësisë, përshtatshmërisë dhe efikasitetit arsimor në të gjitha nivelet si dhe inspektimin e arsimit​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO145/21​​ parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, cituar më lart, paragrafi 167).​​ 

 ​​ ​​ ​​​​ ​​ ​​ 

  • ​​ Aplikimi​​ i parimeve të lartpërmendura në rastin konkret​​ 

 

  • Gjykata rikujton​​ ​​ se pretendimet e​​ ​​ parashtruesit të kërkesës​​ do të vlerësohen në kuadër të neneve 12 [Pushteti Lokal], 123 [Parimet e Përgjithshme],dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]​​ ​​ të Kushtetutës lidhur me cenim të​​ ​​ kompetencave komunale në fushën e arsimit publik siç parashikohet me nenin 5 pika d)​​ [Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë)]​​ të Ligjit për Arsimin në Komuna, të​​ përgjegjësive komunale ​​ neni 17 pika h) [Kompetencat vetanake] të Komunave, neni 18 [Kompetencat e deleguara] të Komunave, neni 19 [Kompetencat e zgjeruara komunale], si dhe neni 58 pika a) dhe b) [Përgjegjësitë e kryetarit] të Komunës të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, që përmes​​ nenit 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 të​​ UA të kontestuar është ndërhyrë direkt në përgjegjësitë, kompetencat dhe të drejtat e Kryetarit të Komunës përkatësisht DKA-së Prishtinë për caktimin e komisionit si dhe miratimit të anëtarëve të komisionit me rastin e shpalljes së konkursit publik për të gjitha pozitat e lira të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në SHML dhe SHFMU.

 

  • Objekt i vlerësimit të kushtetutshmërisë së kërkesës së parashtruesit të kërkesës është nëse​​ neni 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 të UA të​​ kontestuar cenojnë përgjegjësitë komunale, të cilat përgjegjësi apo kompetenca bazohen në zbatimin e parimeve të përcaktuara me​​ nenet 12, 123 dhe​​ 124 të Kushtetutës dhe atyre të përcaktuara me ligj. Konkretisht, objekt i vlerësimit të kësaj kërkesë është nëse dispozitat e specifikuara të​​ UA​​ të kontestuar janë në​​ përputhshmëri me kompetencat e​​ komunave në fushën e arsimit​​ publik siç parashikohet me nenin 5 pika d)​​ [Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë)]​​ të Ligjit për Arsimin në Komuna, mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore siç parashikohet me nenin 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar​​ ​​ dhe​​ përgjegjësisë e kryetarit të komunës siç parashikohen me nenin 58 pika c) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale​​ e të cilat dispozita janë në zbatim të​​ neneve 12, 123 dhe 124 të​​ Kushtetutës​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KO173/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ ​​ cituar më lart,​​ paragrafi 221).​​ 

​​ 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ pretendimet e tij​​ i ndërlidhë me dispozitat përkatëse të ligjit për vetëqeverisje lokale që flasin për “kompetencat e deleguara komunale”, “kompetencat e zgjeruara komunale” dhe “përgjegjësitë e kryetarit”-dhe mbi bazën e tyre- i njëjti vlerëson se janë cenuar përgjegjësitë komunale.

 

  • Pavarësisht, pretendimeve​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës, Gjykata në tekstin e mëposhtëm do të vlerësojë nëse neni 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 i UA të kontestuar është në përputhshmëri me​​ nenet​​ 12, 123 dhe 124 të​​ Kushtetutës.​​ ​​ 

 

  • Gjykata sërish vë në pah nenin 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 të UA të kontestuar që parashikon: “3. Komisioni përzgjedhës për institucionet arsimore qe janë në varësi të komunës ka këtë përbërje: 3.1. Dy anëtarë të komunës të cilët propozohen nga DKA dhe miratohen nga Kuvendi Komunal. Anëtari i parë është i punësuar në DKA, ndërsa anëtari i dytë i propozuar nga DKA është njëri nga këta tre: ekspertë i pavarur​​ i​​ arsimit, drejtor i institucionit arsimor me performancë të lartë, përfaqësues nga këshilli i prindërve në nivel komune me kualifikim dhe ekspertizë në fushën e edukimit. Anëtari i komisionit i punësuar në DKA, është edhe kryesues i komisionit; 3.2. Një anëtar nga MASH, i cili përcaktohet nga MASH, pasi që ka marrë njoftim zyrtar, email zyrtar nga DKA.”​​ 

 

  • Gjykata vlerëson se​​ neni 5 pika d) ​​ [Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë)] ​​ ​​ ​​ ​​​​ i Ligjit për Arsimin në Komuna dhe neni 20 ​​ [Personeli udhëheqës] i Ligjit për Arsimin Parauniversitar përbëjnë bazën juridike për nxjerrjen e UA të kontestuar nga MASHT.  ​​​​ 

 

  • Gjykata vë në pah ​​ nenin 5 pika d)​​ [Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë)]​​ të Ligjit për Arsimin në Komuna, parashikon:​​ “d) zgjedhjen e Drejtorit dhe/ose Zëvendës Drejtorit të institucioneve edukativo-arsimore në pajtim me procedurat ligjore për rekrutimin e te dhe kriteret ligjore te përcaktuara nga MASHT-i nga një komision i caktuar nga Kuvendi Komunal ne te cilin dy anëtar do te jene nga Komuna dhe një nga MASHTI-i.”

 

  • Gjykata po ashtu vë në pah se neni 20.1​​ [Personeli udhëheqës] i Ligjit për Arsimin Parauniversitar parashikon: “Drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit arsimor dhe aftësues​​ zgjidhen në komunat​​ e​​ Republikës​​ e Kosovës nr.03/L-068, 21 maj 2008, në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT me akt nënligjor, duke i shtuar edhe dy përfaqësues të Këshillit drejtues në cilësinë e vëzhguesve në komisionin e emërimit të përbashkët.”​​ 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se dispozitat ligjore të lartpërmendura të Ligjit për Arsimin në Komuna dhe Ligjit për Arsimin Parauniversitar, parashikojnë: (i) MASHT ka të drejtë që të nxjerrë akt nënligjor ​​ zgjedhjen e Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të institucioneve edukativo-arsimore në pajtim me procedurat ligjore; (ii)​​ MASHT me akt nënligjor i shton edhe dy përfaqësues të Këshillit drejtues në cilësinë e vëzhguesve në komisionin e emërimit të përbashkët me komunën; (iii) Një anëtar i propozuar nga MASHT-i​​ është pjesë e​​ Komisionit​​ përzgjedhës për institucionet​​ edukativo-arsimore.

 

  • Në leximin dhe përbashkët dhe të harmonishëm të dispozitave të lartpërmendura përkatësisht nenit 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 të UA të kontestuar, ​​​​ nenit 5 pika d) të Ligjit për Arsimin në Komuna​​ dhe nenit 20.1 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, ​​ ​​ Gjykata vlerëson se përmbajtja e tyre është e ngjashme për shkak se që të dyja përcaktojnë se drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve edukativo-arsimore zgjedhën nga një Komision i caktuar nga Kuvendi Komunal, çka nënkupton se neni 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 të UA të kontestuar nuk parashikon diçka që nuk është parashikuar më parë dhe nuk tejkalon kufijtë e përcaktuar me nenin 5 d) të Ligjit për Arsimin në Komuna​​ dhe nenit 20.1 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar.​​ 

 

  • ​​ Gjykata​​ po ashtu​​ vlerëson se në lexim të harmonishëm të nenit 58 pika c) [Përgjegjësitë e kryetarit] ​​ të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale në ndërlidhje me nenin 5 pika d) ​​ [Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë)]​​ të Ligjit për Arsimin në Komuna rezulton se Komisioni që përzgjedh drejtorët dhe zëvendësdrejtorët të institucioneve edukativo-arsimore duhet të caktohet nga Kuvendi Komunal në të cilin dy anëtarë duhet të jenë nga Komuna dhe një nga MASHT.

 

  • Veç kësaj, në kontekst të kompetencave ligjore të Inspektoratit të Arsimit, Gjykata vëren se bazuar në Ligjin Nr. 06/L -046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, Inspektorati i Arsimit: (i) trajton mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese; (ii) kryen funksion kontrollues-kontrollon pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve arsimore me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; (iii) kryen inspektimin tematik; (iv) është përgjegjës për të mbikëqyrë dhe vlerësuar nëse institucionet arsimore zbatojnë legjislacionin në fuqi; dhe (v) merr vendime tjera në rastet e përcaktuara me ligj dhe me udhëzime administrative. (shih dispozitat e neneve 1, 2, 5, 6, 8, 10 dhe 13 të​​ Ligjit​​ Nr. 06/L -046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës).​​ 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson​​ se​​ neni 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 të UA të kontestuar​​ ​​ nuk​​ cenon përgjegjësitë e ​​​​ kryetarit të​​ komunës së Prishtinës dhe as cenim të përgjegjësive të komunës së Prishtinës, sepse​​ përmbajtja e dispozitës përkatëse të UA të kontestuar nuk shkon përtej​​ rregullativës​​ ligjore​​ për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve​​ në institucionet edukativo-arsimore.

 

  • Po ashtu në kuptim të neneve 12, 123 dhe 124 të Kushtetutës,​​ Gjykata vlerëson se neni 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 të UA të kontestuar nuk cenon: (i) organizimin dhe kompetencat e vetëqeverisjes themelore lokale​​ të parashtruesit të kërkesës; (ii)​​ të drejtën dhe veprimtarinë e vetëqeverisjen lokale​​ të parashtruesit të kërkesës​​ të garantuar me Kushtetutë, ligj dhe në respektim të Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale; (iii) shkallën e lartë të​​ vetëqeverisjes​​ lokale të parashtruesit të kërkesës të garantuar me​​ Kushtetutë dhe ligj; dhe (iv) kompetencat vetanake dhe të​​ zgjeruara​​ të deleguara në pajtim me ligjin.​​ ​​ ​​ ​​ ​​  ​​ ​​​​ 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se dispozitat përkatëse (neni 6, paragrafi 3, pikat 3.1 dhe 3.2) të UA të kontestuar nuk janë zgjeruar përtej rregullimit normativ të përcaktuar me dispozitat përkatëse të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale,​​ Ligjit për Arsimin në​​ Komuna,​​ Ligjit për Arsimin Parauniversitar,​​ dhe​​ Ligjit për Inspektoratin e Arsimit dhe​​ rrjedhimisht nuk cenojnë përgjegjësitë komunale, ​​​​ siç garantohen me​​ ​​ nenet​​ 12 [Pushteti Lokal]​​ 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të​​ Kushtetutës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.4 të Kushtetutës, nenet 20, 40 dhe 41 të Ligjit, dhe në mbështetje të rregullit 59 (1) të Rregullores së punës,​​ ​​ 22​​ maj​​ 2023,​​ ​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË që​​ neni 6, paragrafi 3, pika 3.1 dhe 3.2 i​​ Udhëzimit​​ Administrativ nr.151/2020 i 22 dhjetorit 2020 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit,​​ nuk​​ është në​​ kundërshtim​​ me​​ paragrafin 2 të nenit​​ 12 [Pushteti Lokal],​​ paragrafin 1 dhe 3 të nenit​​ 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe​​ paragrafin 2 dhe 3 të nenit​​ 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]​​ ​​ ​​ Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim parashtruesit të kërkesës, Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20. 4 të Ligjit; dhe

 

  • TË SHPALLË që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

Bajram Ljatifi​​       Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Komuna e Prishtinës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 12, Neni 123, Neni 124

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër