Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së gjashtë aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës: Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i  24 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 103/23] i 28 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 101/2023] i 21 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 92/2023], i 29 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 102/2023] i 29 marsit 2023, dhe Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 16 marsit 2023

Nr. të lëndës KI164/23,KI173/23,KI174/23,KI175/23,KI176/23 dhe KI201/23

Parashtruesit: Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani,

Shkarko:

KI164/23,KI173/23,KI174/23,KI175/23,KI176/23 dhe KI201/23, parashtrues:  Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së gjashtë aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës: Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i  24 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 103/23] i 28 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 101/2023] i 21 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 92/2023], i 29 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 102/2023] i 29 marsit 2023, dhe Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 16 marsit 2023

KI164/23,KI173/23,KI174/23,KI175/23,KI176/23,KI201/23,

Aktvendim për papranueshmëri i 13 shkurtit 2024, publikuar më 22 mars 2024

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar  

Që të gjithë gjashtë parashtruesit e kërkesës ishin punëtor të „Aeroportit ndërkombëtar të Kosovës Limak SH.A”  dhe të gjithë kanë pasur kontratë pune për periudhë të caktuar. Që të gjashtë parashtruesit e kërkesës ishin njoftuar nga punëdhënësi se kontratat e tyre nuk do të vazhdohen.

Parashtruesit e kërkesës, duke pasur parasysh se nuk u ishin vazhduar kontratat për faktin se kishin marrë pjesë në grevë, paraqitën kërkesëpadi në Gjykatën Themelore ku kishin kërkuar anulimin e vendimit dhe kthimin në vendet e punës.

Gjykata e rregullta refuzuan kërkesat duke konsideruar se vendimet e punëdhënësit ishin në përputhshmëri me ligjin për faktin se të gjithë kishin kontrata për periudhë të caktuar, dhe se veprimi i tillë i punëdhënësit ishte në përputhshmëri me ligjin.

Duke pasur këtë parasysh, parashtruesit e kërkesës i paraqitën kërkesën Gjykatës me pretendimet se me vendimet e gjykatave të rregullta atyre u shkelen të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 46 [E drejta në pronë] e Kushtetutës, si dhe nenet 6. (E drejta për një proces të rregullt 14 (Ndalimi i diskriminimit), neni 1 i Protokollit 12 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit), dhe neni 1 i Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës), të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata e ka shqyrtuara secilën kërkesë veçanërisht dhe duke aplikuar praktikën dhe parimet e Gjykatës si dhe të GJEDNJ-së, konkludoi se pretendimet e të gjithë parashtruesve të kërkesave janë qartazi të pabazuara sipas rregullit 34.2 të rregullores së punës.

Parashtruesit:

Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj, dhe Besnik Elshani,

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile