Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, CML. nr. 11/2019, i 9 shtatorit 2019

Nr. të lëndës KI 213/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI213/19 Parashtrues: Atdhe Dema, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, CML. nr. 11/2019, i 9 shtatorit 2019

KI213/19, Aktvendim për papranueshmëri i 3 shkurtit 2021, i publikuar më 01 mars 2021

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, dinjitetit i njeriut; gjykim i drejtë dhe i paanshëm, masa siguruese, kërkesë e papranueshme

Emri i  parashtruesit të kërkesës ishte i përfshirë në një shkrim të publikuar nga portali Insajder, i cili titullohej si në vijim: “Prokurori që ia fali mbi 29 mijë euro personit AM avancohet në Prokurorinë Speciale”. Ky titull sipas parashtruesit të kërkesës ishte i bazuar në të pavërteta dhe si i tillë publikimi i këtij shkrimi dëmtonte reputacionin e tij.

Parashtruesi i kërkesës duke reaguar ne mbrojtje të reputacionit të tij parashtroi kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar të tërhiqet shkrimi dhe titulli i lartcekur nga portali Insajder  përmes vendosjes së masës së  sigurimit.

Gjykata Themelore, përmes Aktvendimit C.nr.3475/18, refuzoi kërkesën e parashtruesit për vendosjes e masës së  sigurisë me arsyetimin se propozimi  për vendosjen e masës se sigurisë gjatë asaj faze gjyqësore ishte i pabazuar. Ndërsa, Gjykata e Apelit e shpalli te pavlefshme aktvendimin e Gjykatës Themelore. Gjersa, Gjykata Themelore në rivendosje përmes Aktvendimit C.nr.3475/18 refuzoi si të pabazuar përsëri kërkesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se propozimin për vendosjen e masës  së sigurisë nuk i plotëson kushtet e kërkuara me nenin 297 të LPK-së. Gjykata e Apelit, duke vepruar në rigjykim nxori Aktvendimin Ac.nr.2504/19 dhe vërtetoi Aktvendimin C.nr.3475/18 të Gjykatës Themelore. Gjithashtu, Prokurori i Shtetit parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Në fund, Gjykata Supreme refuzoj kërkesën e tij dhe vërtetoj aktgjykimin e Gjykatës se Apelit.

Gjykata vërejti se në rrethanat e rastit konkret ishte e qartë se objekt shqyrtimi në procedurat e zhvilluara në gjykatat e rregullta është kërkesa e parashtruesit të kërkesës për caktimin e masës siguruese ndaj artikullit të portalit Insajder përkatësisht të heqjes së artikullit në fjalë.

Lidhur me pretendimin e parashtruesit të kërkesës se gjykatat e rregullta është dashur të zbatonin dispozitat e ligjit civil mbi fyerje dhe shpifje në vend të dispozitave të LPK-së, Gjykata ritheksoj se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet faktike ose ligjore që pretendohet të jenë bërë nga gjykatat e rregullta dhe si të tillë shpalli këtë pretendim si qartazi të pabazuar.

Gjykata vërejti se refuzimi i propozimit të parashtruesit të kërkesës për vendosjen e masës se sigurimit dhe kërkesës së tij si tërësi nga gjykatat e rregullta kishte të bëj me mos plotësimin e kushteve  siç kërkohet me nenin 297 të LPK-së.

Lidhur me pretendimin për cenim të dinjitetit, Gjykata vlerësoj se në pajtim me parimin e subsidiaritetit nuk mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë e artikullit të portalit Insajder pa qenë i vlerësuar paraprakisht nga gjykatat e rregullta dhe si rezultat i kësaj këtë pretendim e refuzoj për arsyeje te mos shterimit te mjeteve juridike.

Lidhur me pretendimin për cenim të së drejtës për një gjykatë të paanshme për shkak se i njëjti trup gjykues i Gjykatës së Apelit ka gjykuar dy herë rastin e tij, Gjykata vërejti se pretendimi për njëanshmëri të trupit gjykues të Gjykatës së Apelit është ngritur për herë të parë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata theksoj se në pajtim me parimin e subsidiaritetit nuk mund ta vlerësojë një pretendim apo një çështje që nuk është ngritur dhe vlerësuar paraprakisht nga gjykatat e rregullta dhe si rezultat i kësaj ky pretendim u refuzua për arsyeje të mos shterimit të mjeteve juridike.

Ne fund, Gjykata në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullat 39 (1) (b) dhe (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës shpalli ne tërësi te papranueshme kërkesën e parashtruesit të kërkesës.

Parashtruesit:

Atdhe Dema

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile