Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac. nr. 3072/18, të 25 shkurtit 2019

Nr. të lëndës KI 44/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI44/19, Ymer Kubati, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac. nr. 3072/18, të 25 shkurtit 2019

KI44/18, Vendim për refuzim të kërkesës i 4 shtatorit 2019, publikuar më 26 shtator 2019.

Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim  

Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PPP.nr.183/2017] të 14 shtatorit 2017, duke refuzuar prapësimin e parashtruesit të kërkesës ndaj Urdhrit [P.nr.770/2017] të përmbarueses private, ka vendosur në kundërshtim me ligjin. Ai thekson se borxhi me të cilin është ngarkuar parashtruesi i kërkesës nga kompania e mbeturinave “Ekoregjioni” nga viti 2002 deri më 2017 nuk është bërë duke u bazuar në ndonjë kontratë të nënshkruar nga parashtruesi i kërkesës; është bërë pa fatura valide dhe ky borxh është parashkruar sipas legjislacionit në fuqi.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesi të kërkesës nuk ishte e plotësuar   Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që: a) të plotësojë formularin e kërkesës të Gjykatës; b) të specifikojë saktësisht aktet e autoriteteve publike ndaj të cilave ankohet  dhe c) të sqarojë ankesat e tij sipas Kushtetutës.

Parashtruesi i kërkesës, duke iu përgjigjur kërkesës së Gjykatës, megjithëse dorëzoi formularin e kërkesës të Gjykatës dhe specifikoi vendimet gjyqësore në lidhje me rastin e tij, ai nuk specifikoi të drejtat kushtetuese që ai pretendon se i janë shkelur nga autoritetet publike dhe nuk sqaroi ankesat e tij sipas Kushtetutës.

Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me informata dhe dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 32 (2) (e) dhe (g) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që konform nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 48 të Ligjit dhe rregullit 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ymer Kubati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile