Prishtinë, 8 shkurt 2024
Nr. ref.:RK 2326/24
AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI
në
rastin nr. KI130/23
Parashtrues
Rexhep Ismaili
Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Rev.nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme të 10 janarit 2022
GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
e përbërë nga:
Gresa Caka-Nimani, kryetare
Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar
Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare
Safet Hoxha, gjyqtar
Radomir Laban, gjyqtar
Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare
Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe
Enver Peci, gjyqtar
Parashtruesi i kërkesës
Kërkesa është dorëzuar nga Rexhep Ismaili nga Prishtina (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), të cilin e përfaqëson Jeton Osmani, avokat nga Prishtina (në tekstin e mëtejmë: përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës).
Vendimi i kontestuar
Në kërkesën KI130/23, parashtruesi i kërkesës kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) të 10 janarit 2022, në ndërlidhje me Aktgjykimin [Ac. nr. 4379/2020] të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) të 22 shkurtit 2021 dhe Aktgjykimin [C. nr. 1136/19] të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) të 10 korrikut 2019.
Aktvendimi kontestuar i Gjykatës Supreme i është dorëzuar përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës më 16 shkurt 2022.
Objekti i çështjes
Objekt i çështjes së kësaj kërkese wshtw (i) vlerwsimi i pretendimeve tw parashtruesit tw kwrkesws se nw Aktvendimin pwr Papranueshmwri KI87/22 ka rezultuar nw një lëshim teknik gjatë llogaritjes së afateve lidhur me afatshmwrinw e kërkesës sw tij; dhe (ii) vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Rev. nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme, përmes të cilit pretendohet se janë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në ndërlidhje me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).
Baza juridike
Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenit 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 29 (Llogaritja e periudhës kohore) paragrafi (1) (g), rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve) dhe rregullin 48 (Vendimet e Gjykatës) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).
Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.
Procedura në Gjykatën Kushtetuese
Më 6 qershor 2023, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës përmes postës e dorëzoi kërkesën në Gjykatë.
Më 9 qershor 2023, Gjykata e pranoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës dhe e regjistroi atë në regjistrin përkatës me numër KI130/23.
Më 15 qershor 2023, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [nr. GJR. KI130/23] caktoi gjyqtarin Radomir Laban Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Remzije Istrefi-Peci (kryesuese), Nexhmi Rexhepi dhe Enver Peci, anëtarë.
Më 22 qershor 2023, Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtruesit të kërkesës për regjistrimin e kërkesës.
Më 18. janar 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njëzëri rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.
Përmbledhja e fakteve
Gjykata rikujton qw kërkesa e parashtruesit të kërkesës fillimisht ndwrlidhet me pretendimin e një lëshimi teknik pwrgjatë llogaritjes së afateve lidhur me kërkesën e tij të mëparshme në rastin KI87/22, prandaj, Gjykata në vazhdim do t’i referohet përmbledhjes së fakteve nga rasti KI87/22.
Bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata rikujton qw parashtruesi i kërkesës kishte qenë i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK) nga viti 1982 deri në arritjen e moshës së pensionimit.
Më 19 mars 2019, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në KEK, përmes së cilës kërkoi njohjen e së drejtës për shpërblimin e tri (3) pagave jubilare, duke u thirrur në nenin 52, paragrafi 1, pika (3) të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, e cila ishte në fuqi që nga 1 janari 2015 e deri më 1 janar 2018.
Më 26 mars 2019, KEK nëpërmjet shkresës nr. 1782 refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës për shpërblimin e tri (3) pagave jubilare me arsyetimin se “një kërkesë e tillë është parashkruar”.
Më 15 prill 2019, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesëpadi në Gjykatën Themelore duke kërkuar që të detyrohet KEK-u t’i paguajë parashtruesit të kërkesës shumën e tërësishme prej 2972.73 € në emër të tri pagave jubilare, gjithnjë duke u bazuar në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Kosovës.
Në një datë të pacaktuar, KEK parashtroi përgjigje në kërkesëpadi në Gjykatën Themelore duke e kontestuar në tërësi çështjen e kërkuar në kërkesëpadi me pretendimin se e njëjta është parashkruar. E njëjta theksoi se “(...) kemi të bëjmë me një kërkesë të parashkruar, për arsye se paditësi ka plotësuar kushtin prej 30 vite përvojë të punës për kompensimin e pagave jubilare me datë 10.11.2011, që i bie që në këtë vit nuk ka ekzistuar kjo e drejtë. Edhe sikur të ekzistonte në atë kohë kjo e drejtë, duke pas parasysh kohën e paraqitjes së padisë 15.04.2019 i bie se kanë kaluar mbi 8 vite çka do të thotë se padita e paditësit është ushtruar pas çdo afati ligjor të paraparë me dispozitat e nenit 87 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212 dhe dispozitat e LMD-së (...) Edhe në rast se do të merrej fillimi i afatit të parashkrimit koha e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, përsëri kemi të bëjmë me kërkesë të parashkruar bazuar në faktin se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive ka hyrë në fuqi më 01.01.2015 kurse padia është ushtruar më 15.04.2019, pas 4 vite 4 muaj e 15 ditë.”
Më 10 korrik 2019, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.nr.1136/19] e : (i) e refuzoi në tërësi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës me të cilën ka kërkuar që të detyrohet e paditura KEK që t’ia kompensoj parashtruesit të kërkesës në emër të tri (3) pagave për shpërblim jubilar shumën prej 2,972.73 € , me kamatë ligjore prej 8% nga data e paraqitjes së padisë në gjykatë e deri në pagesën definitive, si dhe (ii) vendosi që secila palë t’i bartë shpenzimet e veta.
Në arsyetimin e Aktgjykimit [C. nr. 1136/19], Gjykata Themelore ndër të tjerash theksoi se:
“Nga provat e administruara, gjykata vlerëson se kërkesëpadia e paditësit nuk ka bazë juridike dhe si të tillë të njëjtën e ka refuzuar.
(....) gjykata vlerëson se paditësi padinë për shpërblimin jubilar e ka paraqitur pas skadimit të zbatimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, e cila marrëveshje ka hyrë në fuqi më dt.01.01.2015 ndërsa ka qenë në zbatim deri në datën 31.12.2017, e njëjta nuk është më në fuqi dhe nuk prodhon ndonjë efekt juridik”.
Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktgjykimit [C. nr. 1136/19] të Gjykatës Themelore për shkak të: (i) shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore, (ii) vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe (iii) aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që ankesa e tij të aprovohet dhe Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Themelore të ndryshohet, ashtu që kërkesëpadia e tij të aprovohet në tërësi.
Më 22 shkurt 2021, Gjykata e Apelit nëpërmjet Aktgjykimit [Ac.nr.5071/2019] e refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pa themeltë, me arsyetimin se:
“Nga kërkesa e paditësit drejtuar të paditurës për të kërkuar pagesën e pagave jubilare nr. protok. 1362 është e dt. 19.03.2019, ndërkaq padinë e ka paraqitur në gjykatë të shkallës së parë më datë 15.04.2019 me çka rezulton se kemi të bëjmë me parashkrim të kërkesëpadisë, pasi që bazuar në nenin 87 të Ligjit të Punës parashihet se “Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës” dhe se bazuar në gjendjen faktike paditësi ka arritur përvojën e punës 30 vjeçare në vitin 2011, mirëpo atëkohë nuk ka qenë në fuqi Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës, si rrjedhojë e drejta në kërkesë në kuptim material për kompensim të kompensim të këtyre pagave ka lindur në kohën kur e ka arritur paditësi përvojën e punës 30 vjeçare, por dita e paraqitjes së kërkesës, është koha kur Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive të Kosovës ka hyrë në fuqi, pra nga data 01.01.2015, kështu që afati i fundit për paraqitjen e kërkesës do të kishte qenë brenda periudhës tri vjeçare, që i bie data deri më 31.12 2017.”
Për më tepër, Gjykata e Apelit kishte konsideruar se: “ Gjithashtu duke u bazuar në nenin 357 par.1 i LMD-së, në të cilën citohet se “ Kërkesa për shpërblim të dëmit të shkaktuar parashkruhet për 3 vite nga data kur i dëmtuari ka marrë dijeni për dëmin dhe për personin që i ka shkaktuar dëmin”, i bie se këtu paditësit me hyrjen në fuqi të MPKK datë 01.01.2015 iu është njohur e drejta për të paraqitur kërkesën e tij, andaj si datë e fundit do të ishte qenë data 31.12.2017, që nënkupton se ushtrimi i padisë në gjykatë nga ana e paditësit me dt. 15.04.2019, rezulton se ka kaluar afati i paraparë ligjor dhe kërkesëpadia e paditësit është parashkruar.”
Kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur revizion në Gjykatën Supreme për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që Gjykata Supreme të miratojë revizionin dhe të anuloi aktgjykimet e kontestuara të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore, ashtu që ta aprovojë kërkesëpadinë e paditësit ose çështjen ta kthejë në rigjykim tek gjykata e shkallës së parë.
Më 10 janar 2022, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev. nr. 575/2021] e hodhi poshtë si të palejuar kërkesën e parashtruesit për revizion me arsyetimin se:
“Me nenin 211.2 të LPK, parashikohet që revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesën në para, me dorëzimin e sendit apo me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit e treguar në pjesën e goditur nuk e kalon shumën prej 3,000.00 € (tremijë euro). Në rastin konkret vlera e kontestit ka të bëjë me kompensimin e pagave jubilare, në shumë të përgjithshme prej 2,972.73 € andaj është e qartë që nuk është përmbushur kushti sipas nenit 211.2 të LPK-së (...)”
Më 16 qershor 2022, parashtruesi i kërkesës i dërgoi Gjykatës një kërkesë me postë, të cilën Gjykata e pranoi dhe e regjistroi më 21 qershor 2022. Në kërkesë, parashtruesi kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev. nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 10 janarit 2022.
Më 22 maj 2023, pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata nxori Aktvendimin për papranueshmëri në rastin KI87/22, “duke konstatuar se kërkesa nuk ishte dorëzuar brenda afatit ligjor prej 4 muajve të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.”
Pretendimet e parashtruesit të kërkesës
Gjykata vëren se parashtruesi në kërkesën KI130/23, ndwr tjerash, thekson qw “nga Gjykata Kushtetuese ka pranuar njoftimin aktvendimin për papranueshmëri KI87/22 dt.22.05.2023 me të cilin është vendos që ta deklarojë kërkesën të papranueshme, për arsye se kërkesa është dorëzuar pas afatit të paraparë me nenin 49 të Ligjit mbi Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese kishte gjetur se parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar Aktgjykimin Rev.nr.580/2022 dt.10.01.2021 të Gjykatës Supreme me dt.16 shkurt 2022 ndërsa kërkesen e kishte dorëzuar me dt.21 qershor 2022 pra 5 ditë pas kalimit të afatit 4 mujor”.
Megjithatë, parashtruesi i kërkesës pretendon se kërkesa e tij është paraqitur brenda afatit ligjor dhe se Gjykata Kushtetuese, “ka llogaritur gabimisht afatet ligjore” në kuptim të rregullit 39, paragrafi (1) (c) i Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese Nr. 01/2018.
Sa më sipër, parashtruesi i kërkesës shton se “paditësi e ka dorëzuar kërkesën me post me datë 16 qershor 2022 pra brenda afatit 4 mujor pasi që aktgjykimin Rev.nr.580/2022 dt.10.01.2023 të Gjykatës Supreme e kemi pranuar më 16 shkurt 2022 dhe nga kjo datë deri me 16 qershor janë fiks 4 muaj.”.
Në fund, parashtruesi i kërkesës pretendon se “meqë është jokontestuese se parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar kërkesën më 16 qershor 2022 e jo me datën 21 qershor siç pretendon Gjykata, e që kjo mund të jetë data e regjistrimit të kërkesës në protokollet e Gjykatës por assesi nuk mund të konsiderohet si data e dorëzimit, pasi që ne kërkesën e kemi dorëzuar përmes postet rekomande me numër 2377744 me dt.16.06.2022 dhe në kuptim të situatës së lartëcekur konsiderohet se me dorëzimin e kërkesës përmes postës rekomande, nga ai moment ecin edhe afatet ligjore (...) andaj i propozojmë Gjykatës Kushtetuese që në kuptim të lartcekurave dhe në kuptim të nenit 50 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese ta aprovojë kërkesën për kthim në gjendje të mëparshme të parashtruesit të kërkesës pasi që kërkesa e tij është e parashtruar brenda afateve ligjore.”.
Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton pretendimet e parashtruesit në kërkesën KI87/22.
Parashtruesi i kërkesës në kërkesën KI87/22, kontestoi Aktgjykimin [Rev. nr. 575/2021] e Gjykatës Supreme të 10 janarit 2022, duke pretenduar, se i njëjti është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, si dhe nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNj-së.
Pretendimi për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së
Parashtruesi i kërkesës pretendon se konstatimi i Gjykatës Supreme se kërkesa për revizion është e palejuar, nuk qëndron dhe është i papranueshëm, prandaj edhe rrjedhimisht është i kundërligjshëm me arsyetimin se mosvendosja në merita e rastit për revizion në kundërshtim me nenin 211 të Ligjit për Procedurën Kontestimore (në tekstin e mëtejmë: LPK), ka bërë që vendimmarrja e kësaj gjykate të rezultojë me shkeljen e së drejtës së tij për gjykim të drejtë, e cila garantohet me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.
Pikërisht për këtë arsye, parashtruesi i kërkesës thekson se “Gjykata Supreme gabimisht ka vlerësuar se nuk kemi të bëjmë me kontest mbi vlerën 3000 euro dhe se nuk është i lejuar Revizioni në këtë kontest, e kjo nga arsyeja se vendimi i Gjykatës Kushtetuese KI 143/21 rasti Avdyl Bajgora ndaj KEK në nenet 70, 71, 72, 73, 74, 75, 76 dhe 77 sqaron se duke iu referuar revizionit, vlera e kontestit caktohet në vartësi të revizionit të ushtruar ku në kuadër të vlerës së kontestit nuk hyn vetëm vlera e kërkuar por se vlera e objektit të kontestit që duhet të marrë parasysh shkaktimin e dëmit të tërësishëm që mund t’i bëhet një parashtruesi në një proces gjyqësor dhe jo vetëm vlera e kërkesëpadisë, por në kuadër të tyre hyn edhe vlera e shpenzimeve të kërkuara, e që në rastin konkret tejkalojnë shumën prej 3000 euro e kjo pasi që paditësi përveç vlerës prej 2972.73 euro ka kërkuar në emër të shpenzimeve shumën prej 735.00 euro, e që në total tejkalojnë shumën prej 3000 euro të paraparë me dispozitën e nenit 211.2 të LPK-së.”
Gjithashtu, parashtruesi i kërkesës pretendon se në rastin e tij, Gjykata Themelore dhe e Apelit gabimisht kanë konsideruar se kërkesëpadia e tij është e pabazuar për shkak se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës nuk ishte në fuqi kur është parashtruar kërkesëpadia, ngase i njëjti vlerëson se “(...) duke mos marrë fare për bazë faktin se paditësi të drejtën për realizimin e të drejtës së vet e ka fituar me mbushjen e përvojës së punës në kohën sa ishte marrëveshja e përgjithshme kolektive në fuqi dhe pasi që e paditura nuk i ka njohur këtë të drejtë, i njëjti ka paraqitur padinë në Gjykatë për njohjen e kësaj të drejte, pasi që për këtë të drejtë aplikohet ligji ose MPKK kur paditësi e ka fituar të drejtën e jo koha kur paditësi e ka kërkuar këtë të drejtë nga Gjykata. (...) Për më tepër, në nenin 81 par.3 të MPKK është paraparë se “ pas skadimit të afatit të MPKK (31.12.2017), lidhet Marrëveshja e Re, .... në fillim të afatit gjashtë (6) mujor, përdoren rregullat dhe dispozitat e MPKK se vjetër” nga shihet se paditësi është në kuadër të afateve ligjore.”
Parashtruesi i kërkesës konsideron se gjykatat e rregullta kanë bërë vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe aplikim të gabuar të së drejtës materiale kur nuk e kanë marrë për bazë aktin e brendshëm të së paditurës që e parasheh mundësinë për njohjen e shpërblimit jubilar në momentin kur të ekzistojnë kushtet e përshtatshme financiare dhe afariste. Në lidhje mëktë, parashtruesi thekson se “ Gjykata është dashur të ketë parasysh se është fakt notor se KEK sh.a si punëdhënës është një nga Korporatat më të fuqishme në vend si për nga fuqia afariste ashtu edhe për nga gjendja financiare por gjithashtu edhe faktin se e paditura si punëdhënës është dashur që ti njeh paditësit të drejtën e tij për pagë jubilare në afatin prej 30 ditësh duke u bazuar në nenin 52 të MPKK dhe atë pas plotësimit të kushteve të parapara në nenin 51 par.1 të MPKK lidhur me nenin 53.4 të Kodit të Punës së KEK sh.a (....) kjo e drejtë i takon edhe pasi që një e drejt e tillë është njohur edhe nga vet e paditura me vendimet 2244 dt.10.04.2019 dhe plotësimin e tij me nr.8261 dt.23.08.2019 i ka njohur një të drejtë të tillë të gjithë punëmarrësve si dhe neni 3 të këtij vendimi i ka njohur edhe kësaj kategorie të punësuarve të drejtën e tyre në tri paga jubilare.”
Tutje, parashtruesi i kërkesës pretendon se i është cenuar parimi i administrimit të drejtësisë dhe barazisë së armëve, e cila ka konsistuar më pas në pamundësinë e shfrytëzimit në mënyrë efektive të mjetit juridik në Gjykatën Supreme. Mbi këtë bazë, parashtruesi i kërkesës pretendon se është vënë në pozitë të pafavorshme përballë të paditurës në kundërshtim me parimin e barazisë së armëve, i cili përcakton se secila palë në procedurë, duhet të ketë mundësinë e arsyeshme për të paraqitur rastin e vet në kushte që nuk e vënë atë në pozitë të pafavorshme përballë kundërshtarit të vet.
Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta nuk kanë vepruar konform dispozitave ligjore të cilat e rregullojnë çështjen e gjykimit të drejtë dhe zbatimin e ligjit material me rastin e marrjes së aktgjykimit nga ana e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme, me ç’rast nga mosveprimi i Gjykatës Supreme, i njëjti konsideron se nuk ka marrë përgjigje përfundimtare nga Gjykata Supreme lidhur me meritat e rastit të tij.
Për më tepër, parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë vendosur për raste në rrethana tërësisht të ngjashme faktike dhe juridike sikurse të tij, duke aprovuar kërkesëpaditë e punëtorëve të së paditurës KEK, prandaj parashtruesi i kërkesës pretendon se është vënë në pozitë të pabarabartë para ligjit. Parashtruesi më tutje argumenton se neni 31 i Kushtetutës thekson se çdokujt i garantohet e mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
Pretendimet për shkelje të neneve 3, 24, 32, 54 dhe 102 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNj-së
Përkitazi me pretendimin për shkelje të neneve 3 dhe 24 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës pretendon se është diskriminuar në kuptim të këtyre neneve të Kushtetutës, me arsyetimin se është vënë në pozitë të pabarabartë me paditësit e tjerë që u janë aprovuar kërkesëpaditë në kushte të ngjashme.
Tutje, përkitazi me pretendimin për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNj-së, parashtruesi i kërkesës konsideron se pikërisht nga refuzimi i Gjykatës Supreme për të shqyrtuar meritorisht rastin e tij, i ka pamundësuar të drejtën e tij për mjet efektiv juridik kundër vendimit gjyqësor të kontestuar të garantuar me nenin 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNj-së.
Në të njëjtën kohë, parashtruesi i kërkesës pretendon se nga gjykatat e rregulta i është pamundësuar edhe mbrojtja gjyqësore e të drejtave të tij të garantuara me nenin 54 të Kushtetutës në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte me Kushtetutë ose ligj.
Parashtruesi i kërkesës, gjithashtu pretendon se gjykatat e rregullta kanë shkelur edhe nenin 102 të Kushtetutës, meqënëse nuk kanë vepruar dhe vendosur në bazë të ligjit të aplikueshëm siç kërkohet me Kushtetutë.
Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që (i) ta aprovojë kërkesën dhe (ii) ta anulojë aktgjykimin [Rev. nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme të 10 janarit 2022, duke e rikthyer çështjen në rishqyrtim dhe rivendosje tek Gjykata Supreme.
Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 3
[Barazia para Ligjit]
“1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre..”
Neni 24
[Barazia para Ligjit]
“Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.
Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.”
Neni 31
[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
“Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
[...]”
Neni 54
[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]
“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”
Neni 102
[Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]
“Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.
Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.
Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm.
Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.”
KONVENTA EVROPIANE PËR TE DREJTAT E NJERIUT
Neni 6
(E drejta për një proces të rregullt)
“1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij [...]”.
Neni 13
(E drejta për zgjidhje efektive)
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
Ligji i Punës nr. 03/L-212
Neni 87
(Afati i parashkrimit)
“Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.”
Neni 90
(Marrëveshja Kolektive […])
“4. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet.”
Ligji për Marrëdhëniet Detyrimore nr. 04/L-077
Neni 357
(Kërkesa e shpërblimit të dëmit)
“1. Kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar parashkruhet për tri (3) vite nga data kur i dëmtuari ka marrë dijeni për dëmin dhe për personin, i cili e ka shkaktuar dëmin.”
[...]
MARRËVESHJA E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE E KOSOVËS (në fuqi prej 1 janarit 2015 deri më 31 dhjetor 2017)
Neni 52
Shpërblime jubilare
“1. I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:
1.1. .për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;
1.2. për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij;
1.3. .për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij.
2. Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.
3. Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf”.
MENDIM JURIDIK PËR SHPËRBLIMIN JUBILAR i Gjykatës Supreme lidhur me ligjin e aplikueshëm, marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe kontratat sektoriale, si dhe kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar, i 27 shkurtit 2023
Marrëveshja/Kontratat e aplikueshme:
“II. Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës e lidhur më datë 18.03.2014, dhe nënshkruar nga Organizatat e punëdhënësve (Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit), Organizatat e të punësuarve (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës), si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), (në tekstin e më tejmë: Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës) aplikohet në periudhën kohore nga data 01.1.2015 — 31.12.2017.
[…]”
Kushtet për të fituar të drejtën shpërblimit jubilar:
VI. I punësuari në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit.
[…]”
Arsyetimi i Mendimit Juridik
Gjykata Supreme e Kosovës në praktikën e saj gjyqësore gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave të instancave më të ulëta ka konstatuar praktikë jo unike lidhur me çështjen e kërkesave për shpërblimin jubilar. Praktika jo unike e gjykatave të instancave më të ulëta kryesisht ka të bëjë me periudhën kohore që duhet të aplikohen marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe kontratat sektoriale, si dhe kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar.”
Arsyetimi për pikën VI (gjashtë) të mendimit juridik
Në praktikë është paraqitur si dilemë, se viti jubilar I punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet, a duhet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet a duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit. Në praktikën gjyqësore janë konstatuar interpretime, vlerësime dhe mënyra të ndryshme të vendosjes, lidhur ma atë se cilat kushte duhet të plotësohen për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar.
Qëndrimi i Gjykatës Supreme të Kosovës është se: i punësuari në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52 të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit, për arsye se me nenin 52 të kësaj marrëveshjeje, përcaktohet se: ” I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë: a) për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij; b) për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij; dhe c) për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij.” Nga interpretimi i nenit 52 paragrafi 1 i kësaj marrëveshje, rezulton qartë se i punësuari për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar duhet ti plotësojë kushtet e theksuara si në pikën II, dhe VI, të këtij mendimi juridik. “
Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës
Gjykata së pari shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parapara me Ligj dhe të specifikuara më tej dhe Rregullore të punës.
Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:
“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.
[...]
7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.
Gjykata më tej shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka plotësuar kushtet e pranueshmërisë, siç parashikohet më tej në Ligj, përkatësisht në nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, të cilët parashohin:
Neni 47
(Kërkesa individuale)
“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.
2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.
Neni 48
(Saktësimi i kërkesës)
“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht secilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.
Neni 49
(Afatet)
“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.
Në lidhje me pretendimin e parashtruesit nga kërkesa KI 130/23 “se kërkesa KI 87/22 është dorëzuar në afatin ligjor”
Në rastin konkret, Gjykata, përpara se të vazhdojë me procedurën e mëtejshme në lidhje me këtë kërkesë, do tw vlerwsoj pretendimin pwr lëshimin teknik me rastin e llogaritjes së afateve pwr parashtrimin e kërkesës në rastin KI87/22, si pasojë e tw cilit, në bazë të nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) pika (1) (c) e Rregullores së punës Nr. 01/2018, e Gjykata kishte shpallur kërkesën pwrkatwse të papranueshme si tw pasafatshme.
Në këtë drejtim, Gjykata i kthehet përmbajtjes së rregullit 34 [Kriteret e pranueshmërisë] pika (1) (c) e Rregullores së punës nr. 01/2023, sepse me këtë rregull, në momentin e shqyrtimit të kësaj kërkese, është zëvendësuar rregulli 39 i Rregullores së punës, i cili përcakton se:
“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:
[…]
(c) Kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit;”
Sipas sqarimeve tw lartcekura, Gjykata, vwren qw parashtruesi i kwrkesws Aktgjykimin [Rev.nr.575/2021] e Gjykatës Supreme të 10 janarit 2022, e ka pranuar më 16 shkurt 2022, dhe rrjedhimisht, në kuptimin e interpretimit të afatit kohor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 paragrafi (1) (c) i Rregullores së punës Nr. 01/2023, afati i fundit pwr dorwzimin e kërkesws pwrkatwse në Gjykatë wshtw data 16 qershor 2022. Wshtw pikwrisht kjo datw, pwrkatwsisht dita e fundit e afatit kohor, nw tw cilwn parashtruesi i kwrkesws e ka dorwzuar kwrkeswn KI 87/22, jo drejtpwrdrejtw nw Gjykatw por pwrmes postws dhe e cila ka arritur nw Gjykatw mw 21 qershor 2022.
Sa më sipër, Gjykata rikujton rregullin 25 paragrafi 1 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullorës së punës, në të cilin theksohet se “ 1. (...) Kërkesa mund të parashtrohet personalisht në Gjykatë gjatë orarit të rregullt të punës ose nëpërmjet postës apo mjeteve të komunikimit elektronik. (...)”. Në rastin e parashtruesit të kërkesës, ku ky i fundit ka dorëzuar kërkesën përmes postës, Gjykata e merr në konsiderim ditën se kur parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar në postë kërkesën e tij, e që kjo datë është 16 qershor 2022. Rrjedhimisht, marrw parasysh qw kwrkesa pwrkatwse wshtw dorwzuar me postw nw ditwn e fundit tw afatit pwr parashtrimin e kwrkesws, duke rezultuar nw lwshim teknik nw llogaritjen e rrjedhjes sw afatit, Gjykata, nw rrethanat specifike tw sqaruara si mw sipwr, do të konsideroj qw kërkesa pwrkatwse wshtw parashtruar në afatin e paraparë me nenin 49 të Ligjit.
Më tej, për sa i përket plotësimit të kushteve të tjera të cekura, Gjykata vlerëson se: (i) parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; (ii) ai konteston kushtetutshmërinë e aktgjykimit [Rev. nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme të 10 janarit 2022; (iii) ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; (iv) ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, për të cilat pretendon se janë shkelur në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe (v) e ka parashtruar kërkesën në afat prej 4 (katër) muajsh të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit.
Gjykata gjithashtu i referohet rregullit 34 (2) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, i cili përcakton:
“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.
Gjykata së pari thekson se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.
Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”, dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih rastet e GJEDNJ-së, Kemmachev kundër Francës kërkesa nr. 17621/91, kategoria (i), Mentzen kundër Lituanisë, kërkesa nr. 71074/01, kategoria (ii) dhe Trofimchuk kundër Ukrainës kërkesa nr. 4241/03, kategoria (iii)).
Vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev. nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme të 10 janarit 2022
Me qëllim të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës KI 130/23, përkatësisht vlerësimit nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.
Duke iu rikthyer pretendimeve konkrete të parashtruesit të kërkesës, të cilat në fakt paraqesin pretendime thelbësore nga kërkesa KI87/22, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës konsideron se të drejtat e garantuara me nenet 3, 24, 31, 32, 54 dhe 102 të Kushtetutës, si dhe nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së, janë shkelur për shkak se Gjykata Supreme e refuzoi kërkesën për revizion të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës dhe rrjedhimisht pretendimet e tija nuk u shqyrtuan në merita.
Pretendimi për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së
Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës si pretendim kryesor e paraqet faktin se Gjykata Supreme ka vërtetuar gabimisht gjendjen faktike dhe ka zbatuar gabimisht të drejtën materiale në momentin kur kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për revizion me arsyetimin se vlera e objekti të kontestit në rastin e parashtruesit të kërkesës nuk e ka kaluar shumën prej 3000 €, gjithnjë duke i’u referuar nenit 211 paragrafi 2 i LPK-së. Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se “ Gjykata Supreme gabimisht ka vlerësuar se nuk kemi të bëjmë me kontest mbi vlerën 3000 euro dhe se nuk është i lejuar Revizioni në këtë kontest, e kjo nga arsyeja se vendimi i Gjykatës Kushtetuese KI 143/21 rasti Avdyl Bajgora ndaj KEK në nenet 70, 71, 72, 73, 74, 75, 76 dhe 77 sqaron se duke iu referuar revizionit, vlera e kontestit caktohet në vartësi të revizionit të ushtruar ku në kuadër të vlerës së kontestit nuk hyn vetëm vlera e kërkuar por se vlera e objektit të kontestit që duhet të marrë parasysh shkaktimin e dëmit të tërësishëm që mund t’i bëhet një parashtruesi në një proces gjyqësor dhe jo vetëm vlera e kërkesëpadisë, por në kuadër të tyre hyn edhe vlera e shpenzimeve të kërkuara, e që në rastin konkret tejkalojnë shumën prej 3000 euro e kjo pasi që paditësi përveç vlerës prej 2972.73 euro ka kërkuar në emër të shpenzimeve shumën prej 735.00 euro, e që në total tejkalojnë shumën prej 3000 euro të paraparë me dispozitën e nenit 211.2 të LPK-së.”
Megjithatë, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij pretendon se edhe Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit në aktgjykimet e tyre kanë vërtetuar gabimisht gjendjen faktike dhe kanë aplikuar në mënyrë të gabura ligjin material. Ky zbatim i pretenduar i gabuar i së drejtës materiale reflektohet në zbatimin e Ligjit të Punës, Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, nga ana e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit.
Duke pasur parasysh këtë, Gjykata vë në dukje se pretendimet për shkeljen e të drejtave kushtetuese të parashtruesit të kërkesës i referohen mënyrës se si gjykatat e rregullta vërtetuan gjendjen faktike dhe zbatuan të drejtën materiale, kur vendosën për realizimin e së drejtës për shpërblimet jubilare të cilat parashtruesi i kërkesës konsideron se i takojnë. Gjykata rikujton se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë konkluzionet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e e “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së: García Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdorura aty; dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës: KI145/20, parashtruese: Hafize Gashi, aktvendim për papranueshmëri i 22 prillit 2021, paragrafi 34, KI49/19, parashtrues: Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SH.A. “Adem Jashari“, aktvendim i 31 tetorit 2019, paragrafi 48.
Gjykata, megjithatë, thekson se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe ajo e Gjykatës përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua më lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë që efektet e këtij interpretimi të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNJ-në (shih, rastin e GJEDNJ-së, Miragall Escolano dhe të tjerët kundër Spanjës, Aktgjykim i 25 majit 2000, paragrafët 33-39; shih gjithashtu edhe rastin e Gjykatës KI154/17 dhe KI05/18, parashtrues: Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “BARBAS”, aktvendim për papranueshmëri i 12 gushtit 2019, paragrafi 64). Në parim, një përjashtim i tillë, ndërlidhet me raste të cilat rezultojnë të jenë dukshëm arbitrare, duke përfshirë ato në të cilat, një gjykatë ka “aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar” në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar me “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin përkatës.
Duke iu rikthyer rastit konkret të parashtruesit të kërkesës, Gjykata në vazhdim do të shqyrtojë mënyrën se si Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit në lidhje me kërkesën e parashtruesit të kërkesës për realizimin e së drejtës për shpërblimin jubilar dhe Gjykatës Supreme në lidhje me refuzimin e kërkesës për revizion të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës, kanë zbatuar të drejtës materiale gjatë vendosjes në vendimet gjyqësore që kontestohen nga parashtruesi i kërkesës.
Gjykata, gjen se kërkesëpadia e parashtruesit për pagesën e tri shpërblimeve jubilare është refuzuar me aktgjykimin [C. nr. 1136/19] nga Gjykata Themelore, pasi e njëjta kishte konstatuar se “paditësi padinë për shpërblimin jubilar e ka paraqitur pas skadimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, e cila marrëveshje ka hyrë në fuqi më dt.01.01.2015 ndërsa ka qenë në zbatim deri në datën 31.12.2017, e njëjta nuk është më në fuqi dhe nuk prodhon ndonjë efekt juridik.”
Gjithashtu, në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit me qëllim të shqyrtimit të fakteve dhe zbatimit të drejtë së drejtës materiale shkoi edhe një hap më larg se Gjykata Themelore, duke dhënë shpjegime që justifikojnë qartë konkluzionin e Gjykatës së Apelit në lidhje me të drejtat e parashtruesit të kërkesës.
Më konkretisht, gjëja e parë që bëri Gjykata e Apelit në procedurën e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit ishte konstatimi se e drejta për të kërkuar shpërblimin jubilar ishte parashkruar bazuar në nenin 87 të Ligjit të Punës i cili parasheh se “ Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës”, dhe në këtë aspekt Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se “ (...) bazuar në gjendjen faktike paditësi ka arritur përvojën e punës 30 vjeçare në vitin 2011, mirëpo atëkohë nuk ka qenë në fuqi Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës, si rrjedhojë e drejta në kërkesë në kuptim material ka lindur në kohën kur e ka arritur paditësi përvojën e punës 30 vjeçare, por dita e paraqitjes së kërkesës, është koha kur Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës ka hyrë në fuqi, pra nga data 01.01.2015, kështu që afati i fundit për paraqitjen e kërkesës do të kishte qenë brenda periudhës tri vjeçare, që i bie data deri më 31.12.2017.”
Gjykata vlerëson se ky qëndrim i Gjykatës së Apelit është i rëndësishëm dhe kjo për arsye se në bazë të përmbajtjes së kontratës kolektive mund të vërehet si vijon, kur është nënshkruar kontrata kolektive ka pasur një periudhë kohore në të cilën palët mund të ushtrojnë të drejtat e tyre. Ajo periudhë kohore e vlefshmërisë së kontratës kolektive kishte datën e fillimit të zbatimit të saj, si dhe datën kur ajo pushon së zbatuari. Në atë periudhë të zbatimit të saj, palët mund kanë mundur ushtrojnë të drejtat e tyre të përcaktuara në nenin 52 të Marrëveshjes Kolektive.
Në këtë drejtim, Gjykata e Apelit i referohet edhe nenit 357 par. 1 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve (në tekstin e mëtejmë: LMD)-, i cili parasheh se “Kërkesa për shpërblim të dëmit të shkaktuar parashkruhet për 3 vite nga dita kur i dëmtuari ka marrë dijeni për dëmin dhe për personin i cili ka shkaktuar dëmin”, në të njëjtën kohë duke e vënë në dukje se edhe sipas LMD-së ushtrimi i padisë nga ana e parashtruesit të kërkesës më 15 prill 2019, ka rezultatin e njëjtë të parashkrimit.
Rrjedhimisht, rezulton se : (i) parashtruesi i kërkesës ka mundur të përmbushë kërkesën e tij për pagesën e shpërblimeve jubilare mbi këtë bazë në periudhën nga 1 janari 2015 dhe kjo e drejtë i takonte atij, në pajtim me nenin 87 të Ligjit të Punës. për 3 vjet, pra deri më 31 dhjetor 2017 kur marrëveshja kolektive ka pushuar së zbatuari ;(ii) nga aspekti i zbatimit të nenit 357 par. 1, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, nga 1 janari 2015, parashtruesit i është dhënë e drejta që të paraqesë kërkesën e tij brenda 3 viteve, dhe se sipas mendimit të Gjykatës së Apelit, ai nuk e bëri këtë.
Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata vlerëson se aktgjykimet e kontestuara të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore përcaktuan qartë bazat ligjore dhe nenet e ligjeve përkatëse mbi të cilat ai mund të ushtronte të drejtën e tij, si dhe treguan dhe arsyetoi qartë arsyet pse kërkesa e tij ishte e pabazuar. Prandaj, Gjykata vlerëson se konkluzioni i Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore lidhur me konstatimin e gjendjes faktike dhe zbatimin e së drejtës materiale nuk është arbitrar, siç thekson parashtruesi në kërkesë.
Megjithatë, Gjykata Supreme gjatë shqyrtimit të lejueshmërisë së paraqitjes së revizionit nga parashtruesi i kërkesës, në bazë të nenit 211 paragrafi 2 i LPK-së, gjeti se revizioni i parashtruesit është i pa lejuar, meqënëse nga shkresat e lëndës është konkluduar se vlera e kontestit (kompensimi i pagave jubilare) ishte në shumën 2,972.73 €, ndërsa sipas nenit të lartcekur, revizioni lejohet vetëm nëse vlera e kontestit e kalon shumën prej 3,000€.
Gjykata, vëren se nga Aktvendimi [Rev. nr. 575/2021] i Gjykatës Supreme i 10 janarit 2022, e që është objekti kryesor i çështjes i paraqitur nga parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Supreme nuk u lëshua në shqyrtim në merita në çështjen e parashtruesit të kërkesës, meqënëse proceduralisht bazuar në LPK-ë, vlerësoi se kërkesa për revizion nuk ishte e lejuar. Gjykata konsideron se një konkluzion i tillë i Gjykatës Supreme është plotësisht i justifikuar për arsye se neni 211 paragrafi 2 i LPK-së përcakton qartë lejueshmërinë e paraqitjes së kërkesës për revizion, gjithnjë duke u bazuar në vlerën e kontestit që duhet të plotësohet që të pranohet kërkesa e tillë, e që do të mundësonte pastaj shqyrtimit e rastit meritorisht.
Përveç kësaj, Gjykata vëren se në pretendimet e parashtruesit të kërkesës, i njëjti i referohet praktikës gjyqësore së Gjykatës Kushtetuese, duke e cituar rastin KI143/21, ku thekson se: “(...) vendimi i Gjykatës Kushtetuese KI 143/21 rasit Avdyl Bajgora ndaj KEK në nenet 70, 71, 72, 73, 74, 75, 76 dhe 77 sqaron se duke iu referuar revizion, vlera e kontestit nuk hyn vetëm vlera e kërkuar por nëse vlera e objektit të kontestit që duhettë marrë parasysh shkaktimin e dëmit të tërësishëm që mund t’i bëhet një parashtruesi në një proces gjyqësor dhe jo vetëm vlera e kërkesëpadisë, por në kuadër të tyre hyn edhe vlera e shpenzimeve procedurale të kërkuara, e që në rastin konkret tejkalojnë shumën prej 3000 euro e kjo pasi paditësi përveç vlerës prej 2972.73 euro ka kërkuar në emër të shpenzimeve shumën prej 735 euro, e që në total e tejkalojnë shumën prej 3000 euro të paraparë në dispozitën e neni 211 paragrafi 2 të LPK-së”.
Megjithatë, Gjykata, rikujton se në rastin KI143/21, me parashtrues Avdyl Bajgora, nxori Aktgjykim ku kishte gjetur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNj-së. Rrethanat e këtij rastit kishin të bënin me kërkesën e parashtruesit që në emër të tri pagave jubilare t’i kompensohej shuma prej 2,739.00 € dhe në emër të diferencës së pagave përcjellëse të pensionit shuma prej 547.80 €, meqënëse i njëjti konsideronte se i takojnë në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, pasi që kishte arritur më shumë se 40 vite përvojë punë në KEK.
Sa më sipër, në rrethanat e rastit të lartcekur, Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën për revizion të paraqitur nga parashtruesi me arsyetimin se vlerën e kontestit e përbënte kërkesa për tri paga për shpërblim jubilar në shumën prej 2739.00 €, dhe nuk e mori në konsiderim shumën prej 547.80 € në emër të diferencës se pagave përcjellëse të pensionit, andaj konsideroi se revizioni në këtë rast ishte i palejuar meqënëse nuk e kaloi vlerën e kontestit prej 3000 €, ashtu siç e parasheh neni 211 paragrafi 2 i LPK-së.
Megjithatë, në situatën e rastit të lartcekur, Gjykata vëren se edhe me rastin e aprovimit të kërkesëpadisë të parashtruesit nga ana e Gjykatës Themelore dhe pastaj edhe me rastin e refuzimit të kërkesëpadisë nga Gjykata e Apelit, Gjykata gjeti se të dyja këto instanca e kishin cilësuar në esencë shumën prej 3,286.80 € (shpërblimi për tri paga jubilare në shumat prej 2,739.00€ dhe diferenca e pagave përcjellëse të pensionit prej 547.80€) si vlerë të tërësishme të objektit të kontestit. Prandaj, Gjykata në këtë rast vlerësoi se konkluzionet e Gjykatës Supreme për hedhjen poshtë si të palejuar të kërkesës për revizion, ishin qartazi dhe dukshëm arbitrare, të cilat rezultuan në pamundësinë e realizimit të së drejtës së parashtruesit për “qasje në gjykatë” dhe rrjedhimisht në mohimin e së drejtës për mjet efektiv juridik dhe mbrojtje gjyqësore të të drejtave të tjera.
Duke i’u rikthyer rastit konkret, Gjykata pasi bëri një analizë krahasimore me rastin të cilit i referohet parashtruesi i kërkesës, gjen se vlerën reale të objektit të kontestit në rastin e parashtruesit të kërkesës e përbën vetëm kërkesa për shpërblimin jubilar në emër të tri pagave jubilare në shumën prej 2972.73 €, të cilën e kishte kërkuar që në fillim të procedurave gjyqësore përmes kërkesëpadisë, dhe se nuk ekziston ndonjë kërkesë për kompensim të ndonjë shume tjetër në emër të ndonjë të drejte (siç ishte kërkesa për pagesën e diferencës në pagë në vlerën perj 547.80€ në rastin KI143/21), apo ndonjë rrethanë tjetër faktike që do ta shtyente Gjykatën të konkludojë ndryshe.
Duke pasur parasysh të gjitha sa më sipër, Gjykata konstaton se edhe në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme, nuk kishte zbatim të gabuar të së drejtës materiale në lidhje me të drejtën e parashtruesit të kërkesës për paraqitjen e kërkesës për revizion.
Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se në procedurën konkrete gjyqësore në Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Supreme, nuk ishte shkelur e drejta e parashtruesit të kërkesës për një gjykim të drejtë, e parashikuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, dhe rrjedhimisht, i konsideron këto pretendime të pabazuara.
Pretendimi për shkelje të nenit 3 dhe 24 të Kushtetutës
Gjykata konstaton më tej se parashtruesi i kërkesës pretendon edhe shkelje të nenit 3 dhe 24 të Kushtetutës, duke theksuar se “Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kanë vendosur për raste të ngjashme si të paditësit duke i aprovuar ato, me ç’rast Gjykatat e rregullta kanë krijuar qëndrime të ndryshme për raste të ngjashme si të paraqitësit të kësaj kërkese dhe me këtë kanë krijuar pasiguri juriidke, andaj edhe në kuptim të kësaj paditësin e ka vënë në pozitë të pabarabrtë para ligjit(...)”.
Në thelb, nga pretendimet rezulton se parashtruesi i kërkesës konsideron se i është shkelur e drejta për ndalimin e diskriminimit nga neni 24 i Kushtetutës në lidhje me të drejtën për një gjykim të drejtë. Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se diskriminimi ekziston nëse rezulton në trajtim të ndryshëm të individëve në situata të ngjashme dhe nëse ai trajtim nuk ka justifikim objektiv ose të arsyeshëm. Në mënyrë që të jetë i justifikuar, trajtimi duhet të ndjekë një qëllim legjitim dhe duhet të ketë një lidhje të arsyeshme të proporcionalitetit midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që duhet të arrihet (shih aktgjykimin e GJEDNJ-së, Marckx kundër Belgjikës, kërkesa nr. 6833/74, e 13 qershorit 1976, paragrafi 33). Prandaj, është e nevojshme të përcaktohet në çdo rast konkret nëse parashtruesi i kërkesës është trajtuar ndryshe nga të tjerët në situata të njëjta ose të ngjashme.
Prandaj, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës i lidh pretendimet për diskriminim me qëndrime të ndryshme të Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme në procedurën e vendimmarrjes në situata të ngjashme. Megjithatë, duke marrë parasysh konkluzionet e Gjykatës në lidhje me të drejtën për gjykim të drejtë nga pikat e mëparshme të këtij vendimi, sipas të cilave arsyetimet e vendimeve të kontestuara janë të qarta dhe logjike dhe se në to nuk ka elemente që tregojnë se vlerësimi i fakteve në rastin konkret është keqpërdorur në dëm të parashtruesit të kërkesës, dhe as që zbatimi i së drejtës materiale dhe procedurale ka qenë arbitrar, konsideron se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 24 të Kushtetutës në lidhje me të drejtën për një gjykim të drejtë janë të pabazuara.
Megjithatë, përveç kësaj, Gjykata konsideron se në këtë pjesë të vendimit është e rëndësishme të theksohet se më 27 shkurt 2023, Gjykata Supreme ka nxjerrë një mendim juridik në lidhje me “kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar nga marrëveshja kolektive”.
Gjykata, pas shqyrtimit të mendimit juridik të Gjykatës Supreme, konsideron se ai jep një pasqyrë të plotë dhe zgjidh shumë çështje që kanë qenë në juridiksionin e gjykatave të rregullta lidhur me ushtrimin e të drejtave nga marrëveshja kolektive. Gjykata gjithashtu konstaton se Gjykata Supreme në mendimin e saj juridik ka deklaruar “në praktikën e saj gjyqësore, gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave të instancave më të ulëta ka konstatuar praktikë jo unike lidhur me çështjen e kërkesave për shpërblimin jubilar. Praktika jo unike e gjykatave të instancave më të ulëta kryesisht ka të bëjë me periudhën kohore që duhet të aplikohen marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe kontratat sektoriale, si dhe kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar”.
Gjykata konsideron se neni 27 i Ligjit për Gjykatat parasheh kompetencën e Gjykatës Supreme të Kosovës për nxjerrjen e një mendimi juridik në rastet kur vërehet një praktikë jo unike e zbatimit të ligjit nga gjykatat e rregullta, apo kontestimit të zbatimit dhe interpretimit të dispozitave ligjore, me qëllim të marrjes së qëndrimeve parimore, mendimeve dhe udhëzimeve juridike që promovojnë zbatimin unik të ligjeve në territorin e Kosovës.
Gjykata duhet të theksoj se ky mendim juridik i Gjykatës Supreme nuk ndikon drejtpërdrejt në rezultatin e kësaj kërkese të parashtruesit për arsyet që Gjykata i ka theksuar tashmë në pjesët e aktvendimit kur ka vlerësuar bazueshmërinë e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës në lidhje me aktgjykimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme.
Pretendimi për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së
Sa i përket pretendimit për shkelje të nenit 13 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës thekson se është shkelur parimi i barazisë së armëve, për shkak se është vendosur në pozitë të pafavorshme në raport me të paditurën, sepse e drejta materiale nuk është zbatuar në mënyrën e duhur gjatë vendosjes lidhur me mjetin efektiv juridik.
Mbi bazën e këtij pretendimi të parashtruesit të kërkesës, Gjykata konstaton se, për nga përmbajtja, ky pretendim i referohet në thelb gjykimit të drejtë dhe diskriminimit, të cilin Gjykata e ka analizuar tashmë në pjesët e mëparshme të këtij aktvendimi, ndërsa për sa i përket pjesës së pretendimit për efektivitetin e mjetit juridik, për Gjykatën është më se e dukshme se parashtruesi i kërkesës ka pasur në dispozicion mjete juridike gjatë gjithë procedurës gjyqësore, të cilat i ka përdorur për të ushtruar të drejtat e tij.
Prandaj, Gjykata e gjen gjithashtu këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës si të pabazuar.
Pretendimet për shkelje të neneve 54 dhe 102 të Kushtetutës
Në kërkesë, Gjykata gjithashtu vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të neneve 54 dhe 102 të Kushtetutës, por ato nuk i arsyeton në asnjë mënyrë në vetë kërkesë, dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk do t'i trajtojë ato në vijim.
Përfundim
Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e të drejtave të garantuara me nenet 3, 24, 31, 32, 54 dhe 102 të Kushtetutës, si dhe nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së janë pretendime që kualifikohen si (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”. Prandaj, kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme në tërësi, si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 48 të Ligjit dhe rregullin 34 (2) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më 18 janar 2024, njëzëri
VENDOS
I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;
II. T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;
III. TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;
IV. Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.
Gjyqtari raportues Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese
Radomir Laban Gresa Caka-Nimani
Rexhep Ismaili
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile