Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Pzd. nr. 83/2021, të 4 gushtit 2021, të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI204/21

Parashtruesit: Sabit Istrefi

Shkarko:

Prishtinë, më 24 mars 2023

Nr. Ref.:RK 2144/23  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI204/21

 

Parashtrues

 

Sabit Istrefi

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ 

​​ Pzd.​​ nr.​​ 83/2021, të 4 gushtit 2021, të Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Sabit Istrefi, nga Mitrovica​​ (​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës).

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës e konteston​​ Aktvendimin​​ [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] të​​ 4 gushtit 2021, të​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ në​​ ndërlidhje​​ me​​ Aktgjykimin​​ [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015] të 30 prillit 2015, të​​ Gjykatës së Apelit të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimin​​ [P.​​ nr.​​ 947/2013] të​​ 25​​ nëntorit​​ 2019,​​ të Gjykatës Themelore në Mitrovicë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes​​ është shqyrtimi i kushtetutshmërisë së​​ aktvendimit​​ të kontestuar të Gjykatës Supreme, me të cilin pretendohet të je​​ shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit], 33​​ [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 16 nëntor​​ 2021, parashtruesi i kërkesës​​ përmes​​ postës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 17 nëntor 2021, Gjykata e njoftoi parashtruesin për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi që të plotësojë​​ formularin zyrtar,​​ duke specifikuar aktin konkret të cilin e konteston dhe t’​​ i dorëzojë​​ kopjet e të gjitha vendimeve të gjykatave të rregullta,​​ si dhe ankesat kundër tyre.

 

  • Më 22 nëntor​​ 2021, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtaren​​ Remzije Istrefi-Peci,​​ gjyqtare raportuese​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha dhe Radomir Laban​​ (anëtarë).

 

  • Më 8 dhjetor 2021, parashtruesi i kërkesës përmes postës dorëzoi​​ formularin zyrtar të kërkesës​​ duke specifikuar aktin të​​ cilin e konteston,​​ si​​ dhe​​ dorëzoi​​ vendimet e gjykatave të​​ rregullta.

 

  • Më 10 maj 2022, Gjykata e njoftoi Gjykatën Supreme për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më 12 tetor 2022, Gjykata​​ kërkoi dosjen e plotë (P.​​ nr.​​ 947/2013) nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

  • Më 25 tetor 2022, Gjykata Themelore në Mitrovicë dorëzoi​​ në Gjykatë​​ dosjen e plotë​​ të rastit.

 

  • Më​​ 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 7 mars​​ 2023, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 24 janar 2013, Prokuroria Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ DKR)​​ në Mitrovicë​​ përmes Aktvendimit [PP.​​ nr. 06/2013]​​ filloi hetimet kundër parashtruesit të kërkesës​​ dhe personit R.​​ S.,​​ për​​ kryerjen e veprës​​ penale Vrasje e​​ rëndë në​​ tentativë​​ nga​​ paragrafi 1, pika 1.5 e nenit 179 [Vrasje e rëndë]​​ dhe për​​ [Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve]​​ nga neni 374​​ të Kodit Penal​​ nr. 04/L-082 të Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kodi Penal).​​ 

 

  • Më​​ 18​​ nëntor 2013, Prokurori​​ i Shtetit ngriti​​ aktakuzë​​ kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe personit R.​​ S.,​​ në​​ Gjykatën Themelore në Mitrovicë,​​ me arsyetimin se​​ ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë​​ nga neni 179,​​ para.1. pika 1.5 të​​ KPRK-së [..] Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374,​​ para.1 të​​ KPRK-së [...] Mosdhënia e ndihmës​​ nga neni 191,​​ para 2 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, kurse i pandehuri​​ Sabit Istrefi​​ edhe për veprën penale​​ nën pikën 1 e 2 të dispozitivit.

 

  • Më 25 nëntor 2014, Gjykata Themelore në Mitrovicë, përmes Aktgjykimit [P.​​ nr.​​ 947/2013]​​ e​​ shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës​​ për kryerjen e veprës penale Vrasje​​ nga neni 178 i Kodit Penal​​ dhe​​ në bashkim real​​ për veprën penale​​ mbajtja​​ në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të​​ armëve​​ nga neni 374,​​ paragrafi​​ 1​​ dhe​​ sipas nenit 780,​​ paragrafi​​ 1,​​ nënparagrafi​​ 2.2 të​​ Kodit Penal, dhe​​ për​​ të​​ dy veprat​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ i shqiptoi​​ dënimin unik në kohëzgjatje prej​​ njëmbëdhjetë (11) vite burgim, duke i llogaritur edhe kohën e kaluar në​​ paraburgim prej 23 janarit​​ 2013 e tutje.​​ 

 

  • Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit të njëjtë​​ shpalli të pafajshëm​​ parashtruesin e kërkesës për​​ kryerjen e veprës penale Vrasje​​ e​​ ndë”​​ nga paragrafi 1, pika 1.5 e nenit 179 [Vrasje e rëndë]​​ dhe për veprën penale Mosdhënia e​​ ndihmës nga paragrafi 2 i nenit 191 [Mosdhënia e ndihmës] të Kodit Penal.​​ 

 

  • Kundër Aktgjykimit të lartcekur, Prokuroria Themelore-DKR​​ në Mitrovicë,​​ Prokurori i EULEX-it​​ paraqiti​​ ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të shkeljeve esenciale​​ të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo​​ të plotë​​ të gjendjes faktike, shkeljes së​​ ligjit penal,​​ duke propozuar që​​ vendimi të​​ anulohet dhe rasti të​​ kthehet​​ në rigjykim.​​ 

 

  • Kundër Aktgjykimit të lartcekur,​​ mbrojtësi i​​ parashtruesit të​​ kërkesës gjithashtu paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit​​ për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së​​ ligjit penal dhe vendimit mbi dënimin, duke propozuar që Gjykata e Apelit ta anuloj aktgjykimin ose ta ndryshoj Aktgjykimin [P.​​ nr.​​ 947/2013] e Gjykatës Themelore lidhur me cilësimin juridik të veprës penale vrasje nga neni 178 i Kodit Penal në​​ veprën penale​​ vrasje nga pakujdesia​​ nga neni 181 i Kodit Penal.​​ 

 

  • Më 15 mars 2015, Prokuroria Themelore-DKR​​ ​​ Mitrovicë,​​ përmes shkresës [PPA/I.​​ nr.​​ 126/2015],​​ në përgjigje të ankesave të​​ paraqitura​​ nga mbrojtësi i parashtruesit​​ të kërkkesës,​​ i​​ propozoi​​ Gjykatës së​​ Apelit që ta refuzojë​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës dhe të​​ shpall parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale​​ Vrasje e​​ rëndë nga​​ nënparagrafi 1.5 i paragrafit 1 të​​ nenit 179 të​​ Kodit Penal.​​ 

 

  • Prokuroria Themelore​​ në Mitrovicë-DKR, Prokurori i Eulexit, në​​ ankesën​​ e​​ tij pretendonte​​ se​​ Gjykata e shkallës së​​ parë me ricilësimin dhe zbutjen e akuzave kundër parashtruesit të kërkesës nga​​ vepra penale e vrasjes së​​ rëndë​​ nga neni 179 të​​ Kodit Penal në veprën penale të​​ vrasjes nga neni 178 të Kodit Penal,​​ është në kundërshtim me dëshmitë e nxjerra gjatë shqyrtimit gjyqësor.​​ 

 

  • Më 30 prill 2015, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015]​​ refuzoi​​ ankesat e paraqitura​​ si të​​ pabazuara​​ dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin [P.​​ nr.​​ 947/2013]​​ e​​ 25 nëntorit​​ 2014,​​ ​​ Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë.​​ 

 

  • Nga dosja e plotë​​ e​​ lëndës​​ (e​​ pranuar pas kërkesës nga Gjykata më​​ 25​​ tetor​​ 2022),​​ Gjykata vëren se​​ me​​ 1​​ shtator 2015,​​ mbrojtësi i​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës,​​ kundër​​ Aktgjykimit të lartcekur​​ të​​ Gjykatës së​​ Apelit [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015], kishte paraqitur​​ në Gjykatën Supreme kërkesën​​ për​​ mbrojtje të ligjshmërisë,​​ duke argumentuar se​​ (i)​​ Aktgjykimi i kontestuar​​ është​​ marrë​​ si pasojë e mungesës së​​ vlerësimit të rrethanave lehtësuese​​ dhe se parashtruesi gjatë kryerjes së​​ veprës penale​​ dhe gjatë vuajtjes së​​ dënimit​​ ka​​ qenë në gjendje të​​ rënduar​​ shëndetësore, si dhe​​ (ii)​​ kishte propozuar që​​ Aktgjykimin e kontestuar ta ndryshoj sa​​ i​​ përket cilësimit juridik të veprës penale dhe ta shpall fajtor​​ parashtruesin​​ për veprën penale​​ vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të Kodit Penal.​​ 

 

  • Më​​ 6 nëntor 2015,​​ Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.​​ nr. 200/2015] refuzoi​​ kërkesën për mbrojtjen​​ e ligjshmërisë​​ si të​​ pabazuar dhe konfirmoi​​ vendimet e shkallës së​​ parë dhe të dytë.​​ Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.​​ nr. 200/2015] të 6 nëntorit 2015, në përgjigje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë së​​ paraqitur nga parashtruesi, refuzoi​​ pretendimet e tij si të pabazuara,​​ duke​​ arsyetuar​​ si në vijim:​​ 

 

Lidhur me pretendimin tjetër në​​ kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë e që​​ është se kualifikimi i drejt juridik i veprës penale është vrasje nga pakujdesia,​​ Gjykata Supreme tërësisht aprovoi​​ gjetjen e gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ e cila është aprovuar edhe nga gjykata e shkallës së​​ dytë, se​​ nuk mund të​​ bëhet fjalë​​ për këtë vepër penale sepse i dënuari, i armatosur me pistoletë​​ ka shtënë në​​ drejtim të​​ viktimës dhe dy personave tjerë me të​​ cilët viktima ka qenë​​ në​​ shoqëri, në momentin kur ata me vrap kane ikur duke e parë​​ se i dënuari ka armë.​​ 

 

Procedura​​ e zhvilluar​​ në​​ Panelin për Lirim me Kusht të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

 

  • Më 5 maj 2020, parashtruesi i kërkesës përmes Institucionit të Qendrës Korrektuese paraqiti kërkesë​​ për lirim me kusht në Panelin për Lirim me Kusht të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,​​ me arsyetimin se gjatë vuajtjes se dënimit, me sjelljet e tij është arritur risocializimi i tij dhe janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin e tij me kusht.​​ 

 

  • Më 27 maj 2020, Paneli për Lirim me Kusht​​ i​​ Këshillit Gjyqësor të Kosovës përmes Aktvendimit [PLK.​​ D.​​ nr.​​ 314/20],​​ duke u bazuar në Rregulloren 01/39 mbi Organizimin dhe Funksionimin e Panelit për Lirim me Kusht dhe Kodin Penal të Kosovës si dhe Ligjit mbi Ekzekutimin​​ e Sanksioneve Penale, refuzoi​​ kërkesën për lirim me kusht si të pabazuar,​​ me arsyetimin se​​ (i)​​ ende nuk është arritur risocializimi i duhur i parashtruesit të​​ kërkesës dhe vet qëllimi i ekzekutimit të sanksionit penal i paraparë sipas dispozitës së​​ nenit 38 të Kodit Penal të Kosovës dhe nenin 4 dhe​​ 5 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,​​ dhe​​ se (ii)​​ nga raporti social për të​​ dënuarin,​​ por edhe​​ duke u bazuar​​ në natyrën e rëndë të veprës penale ende nuk​​ është​​ arritur qëllimi i dënimit në raport më kohën e kaluar në vuajtje.​​ 

 

  • Ndër​​ të tjera, Paneli për Lirim me Kusht arsyetoi​​ se duke u bazuar në “nenin 14,​​ pikën 1.1 dhe 1.11 të Rregullores nr.01/39, ngase pesha e krimit është një tregues i nevojës​​ për të mbrojtur shoqërinë përmes parandalimit të​​ kryerjes së​​ veprave të​​ tilla apo të ngjashme penale, rreziku i mesëm për recidivizëm, i njëjtë​​ ka ra ndesh me rregullat disiplinore të​​ Institucionit, por dhe ekzistenca e një rreziku të​​ përgjithshëm për publikun e cila ndërlidhet me raportin e dërguar nga Qendra Korrektuese në​​ Dubravë, me datën 5 maj 2020, për të​​ cilat arsye kërkesa e të​​ dënuarit u refuzua për periudhën kohore 12 (dymbëdhjetë) muaj, andaj e njëjta mund të rishqyrtohet​​ pas kalimit të këtij afati”.

 

  • Më 28 prill 2021, parashtruesi i kërkesës përsëri përmes Institucionit të Qendrës Korrektuese paraqiti kërkesë​​ për lirim me kusht në Panelin për Lirim me Kusht të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,​​ me arsyetimin se gjatë vuajtjes së​​ dënimit, me sjelljet e tij është arritur risocializimi i tij dhe janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin e tij me kusht.

 

  • Më 9 qershor 2021, Paneli për Lirim me Kusht të Këshillit Gjyqësor të Kosovës përmes Aktvendimit [PLK.​​ D.​​ nr.​​ 252/21] duke​​ u​​ bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, Ligjit mbi Ekzekutimin​​ e Sanksioneve Penale dhe Rregulloren 01/39 mbi Organizimin dhe Funksionimin e Panelit për Lirim me Kusht refuzoi​​ kërkesën si të​​ pabazuar me arsyetimin se ende​​ nuk​​ është​​ arritur risocializimi i duhur i personit dhe vet qëllimi i ekzekutimit të​​ sanksionit penal​​ i paraparë sipas dispozitës së​​ nenit 38 të Kodit Penal të​​ Kosovës.​​ 

 

  • Ndër​​ të tjera, Paneli për Lirim me Kusht arsyetoi​​ se duke u bazuar në​​ “nenin 14,​​ pikën 1.1 dhe 1.11 të Rregullores nr.01/39, ngase pesha e krimit është një tregues i nevojës për të mbrojtur shoqërinë përmes parandalimit të​​ kryerjes së​​ veprave të​​ tilla apo të ngjashme penale, por edhe ekzistenca e një rreziku të përgjithshëm për publikun e cila ndërlidhet me raportin e dërguar në​​ Qendra Korrektuese më​​ datën 28.04.2021, për të cilat arsye kërkesa e të​​ dënuarit u refuzua për periudhën kohore prej​​ 7 (shtatë) muajsh, andaj e njëjta​​ mund të rishqyrtohet pas kalimit të këtij afati”.​​ 

 

Kërkesa​​ për​​ zbutjen e​​ jashtëzakonshme​​ të​​ dënimit pranë​​ Gjykatës​​ Supreme

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ pasaktësuar,​​ mbrojtësi​​ i​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ paraqiti​​ kërkesë​​ pranë​​ Gjykatës​​ Supreme​​ për​​ zbutjen e​​ jashtëzakonshme​​ të​​ dënimit.

 

  • Më 29 qershor 2021,​​ Prokuroria Themelore në Mitrovicë,​​ përmes shkresës [PP.​​ I.​​ nr.​​ 6/2013] kërkoi​​ që kërkesa e parashtruesit për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit të refuzohet si e pabazuar.

 

  • Më 5 korrik 2021, Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ përmes shkresës [KP.​​ nr.​​ 34/2021] kërkoi​​ që kërkesa e parashtruesit për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit të refuzohet si e pabazuar.

 

  • Më 9 korrik 2021, Prokurori i Shtetit të Kosovës​​ paraqiti parashtresën [KZJD.​​ nr.​​ 83/2021] duke kërkuar​​ ​​ kërkesa​​ e parashtruesit të kërkesës​​ për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit të refuzohet si e pabazuar.​​ 

 

  • Më 4 gusht 2021,​​ Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] refuzoi​​ kërkesën e parashtruesit për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit,​​ me arsyetimin se​​ rrethanat e paraqitura nuk janë​​ ​​ asaj natyre që​​ arsyetojnë zbutjen e dënimit​​ nën dritën e nenit 429 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale (në tekstin e mëtejmë: Kodi i Procedurës Penale).​​ 

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon që vendimet e gjykatave të​​ rregullta​​ janë​​ nxjerrë në shkelje të të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ garantuara me​​ nenet 24 [Barazia para Ligjit], 33​​ [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.​​ 

 

  • Fillimisht,​​ parashtruesi i kërkesës​​ thekson:​​ “Gjykata ka bërë​​ gabim në të drejtën materiale​​ dhe​​ në​​ cilësimin e veprës penale, ku Gjykata Themelore e Mitrovicës me Aktgjykimin​​ e 10​​ nëntorit 2014 me nr. të​​ lëndës Pzd​​ 947/2013, e gjykon​​ për​​ “Vrasje”. Pastaj,​​ Gjykata e Apelit në​​ aktgjykimin të datës 30.04.2015 me nr.​​ PAKR.Nr./2015 e vërteton Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës​​ me nr. 947/2013 të datës 10.11.2014,​​ mirëpo​​ e ndryshon veprën penale nga “Vrasja” në “Vrasje të​​ rëndë. Do të thotë Apeli e vërteton në​​ tërësi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, e në të njëjtën kohë​​ e ndryshon veprën penale.​​ 

 

  • Tutje, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Pasi​​ lëndën​​ e trajtoi​​ edhe Gjykata Supreme duke sjellë​​ aktvendimin Pzd.nr.83/2021 të​​ datës​​ 04.08.2021,​​ me të​​ cilin e​​ cilëson​​ veprën penale “Vrasje e rëndë”.​​ Konsideroj​​ se jam dënuar me aktgjykime të cilat janë të​​ përfshira​​ me shkelje të​​ ligjit penal, duke e​​ ndërruar​​ cilësimin e​​ veprës​​ penale, pa procedurë​​ gjyqësore.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme përmes​​ vendimeve të​​ tyre​​ gabimisht​​ kishin​​ konstatuar gjendjen faktike se parashtruesi i​​ kërkesës​​ ishte dënuar​​ për​​ kryerjen e​​ veprës penale​​ “Vrasje e rëndë​​ nga neni 179 të Kodit Penal, me arsyetimin se Gjykata Themelore përmes vendimit të saj​​ e​​ kishte shpallur parashtruesin e kërkesës fajtor​​ vetëm​​ për kryerjen e veprës penale​​ “Vrasje”​​ nga neni 178 të Kodit Penal.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Si pasojë​​ e keqinterpretimit​​ këtu​​ ka shkelje të të drejtave elementare e të drejtave të njeriut. Me gabimin që​​ e ka bërë​​ Gjykata e Apelit, mu ka ndërruar​​ neni​​ 178 me të cilin​​ jam i dënuar si pasojë​​ e keq​​ referimit (jo nenit 178)​​ më​​ janë refuzuar kërkesat e mija.​​ 

 

  • Në​​ përfundim, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Kërkoj nga​​ Gjykata Kushtetuese​​ që t​​ mi​​ përmirësoj​​ gabimet e Gjykatës së​​ Apelit,​​ të vlerëso​​ dispozitat ligjore të Kodit Penal të Kosovës,​​ aktual në fuqi. Me shpresë​​ që ankesa ime të shqyrtohet dhe të vlerësohet në mënyrë të drejtë sipas ligjit”.​​ 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

 

  • Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

 

  • Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.​​ 

 

  • Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.

 

 

 

Neni 33​​ 

[Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]

 

  • Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.​​ 

 

  • Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.

 

  • Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.​​ 

 

  • Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ 

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

 

 

KODI PENAL NR. 04/L-082 I​​ REPUBLIKËS SË​​ KOSOVËS

 

 

 

KAPITULLI XVI

VEPRAT PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT

 

Neni 178

Vrasja

 

Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta,​​ dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.

 

Neni 179

Vrasja e rëndë

 

Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili:

 

    • privon nga jeta fëmijën;

 

1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë;

 

1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes;​​ 

1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake;

 

1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më​​ 

shumë personave tjerë;

 

1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore;

 

1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë vepre tjetër​​ 

penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në ndonjë mënyrë​​ 

tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;​​ 

 

1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë tjetër të​​ 

informatave për policinë apo në procedurë penale;

 

1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje me​​ 

detyrën zyrtare;

 

1.10. privon nga jeta personin tjetër për motive racore, kombëtare ose fetare.

 

1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë në nenin​​ 

180 dhe 182 të këtij Kodi; ose

 

1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç veprave​​ 

të cilat janë të parapara në nenin 180 dhe 182 të këtij Kodi.​​ 

 

 

KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURËS PENALE

 

 

Neni 371

Gabimet e imëta në​​ Aktgjykim

 

  • Gabimet në emra dhe numra, gabimet tjera në shkrim dhe llogaritje, parregullsitë në mënyrën e përpilimit të aktgjykimit me shkrim dhe mospërputhja e aktgjykimit me shkrim me origjinalin, me kërkesë të palëve, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare përmirësohen nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaçëm.

 

  • Nëse gabimet e imëta apo të padëmshme në aktgjykim janë objekt i ankesës, Gjykata e Apelit mund ta përmirësojë aktgjykimin nga neni 403 i këtij Kodi.​​ 

 

  • Kur të dhënat nga neni 365, paragrafi 1. nënparagrafët 1.1. deri në 1.4. dhe nën-paragrafi 1.6. i këtij Kodi në aktgjykimin e përpiluar me shkrim ndryshojnë nga origjinali, aktvendimi për përmirësim u dërgohet personave nga neni 369 i këtij​​ Kodi. Në rastin e tillë, afati i ankesës kundër aktgjykimit llogaritet nga dita e dorëzimit të aktvendimit. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e posaçme.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të​​ parapara me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të kërkuara me nenet 47 [Kërkesat individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, që përcaktojnë:

 

 

Neni 47​​ 

​​ [Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo​​ individ​​ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi​​ mund​​ të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe​​ liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afati]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga​​ dita​​ kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...]”.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu duhet të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e tjera të pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Specifikisht, rregulli 39​​ (1,b) dhe​​ (2) i Rregullores së punës,​​ përcakton që:​​ 

 

(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[...]​​ 

(b) janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me Ligj kundër aktgjykimit ose vendimit të kontestuar,

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.

 

  • Gjykata vëren se lidhur me çështjen penale ndaj parashtruesit të kërkesës ishin zhvilluar tri (3) procedura:

 

  • Procedura me të cilën ai ishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të​​ “vrasjes”​​ sipas nenit 178 të KPRK-së. Kjo procedurë kishte përfunduar me Aktgjykimin [Pml.​​ nr. 200/2015] të Gjykatës Supreme, të 6 nëntorit 2015,​​ e cila kishte refuzuar kërkesën për mbrojtjen​​ e ligjshmërisë si të pabazuar dhe konfirmoi​​ Aktgjykimin [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015], të 1 shtatorit 2015, të Gjykatës së Apelit.​​ 

  • Procedura e zhvilluar në Panelin për Lirim me Kusht të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,​​ me​​ ç’​​ rast​​ kjo e fundit përmes Aktvendimit [PLK.​​ D.​​ nr.​​ 252/21] refuzoi​​ kërkesën për lirim me kusht të parashtruesit të kërkesës,​​ me arsyetimin se ende nuk është arritur risocializimi i duhur i personit dhe vet qëllimi i ekzekutimit të​​ sanksionit penal; dhe

  • Procedura lidhur me kërkesën e parashtruesit për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit e cila kishte përfunduar me​​ Aktvendimin​​ [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021]​​ ​​ 4 gushtit 2021, të Gjykatës Supreme.

 

  • Parashtruesi para Gjykatës konteston procedurën e parë (i) lidhur me shpalljen fajtor të tij për veprën penale,​​ duke u ankuar se Gjykata e Apelit me Aktgjykimin​​ [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015], të 1 shtatorit 2015​​ gabimisht i ishte referuar​​ vrasjes së rëndë​​ sipas nenit 179 të KPRK-së,​​ pavarësisht faktit se ai ishte dënuar për​​ vrasje​​ nga neni 178 i KPRK-së; dhe​​ procedurën e tretë (iii) lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të​​ dënimit,​​ duke pretenduar se Gjykata Supreme me Aktvendimin [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021]​​ ​​ 4 gushtit 2021, gabimisht kishte rikualifikuar veprën penale nga​​ vrasje​​ sipas nenit 178 të KPRK-së në​​ vrasje e rëndë​​ sipas nenit 179 të KPRK-së, pavarësisht që nuk ishte marrë me meritat e rastit.​​ 

 

  • Andaj, Gjykata​​ gjatë​​ vlerësimit​​ të​​ pranueshmërisë,​​ to​​ dy procedura do t'i trajtojë​​ ndaras.

 

Procedura​​ (i)​​ lidhur me shpalljen fajtor të parashtruesit të kërkesës​​ që kishte përfunduar me Aktgjykimin​​ [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015] të 1 shtatorit 2015

 

  • ​​ lidhje me këtë procedurë,​​ Gjykata ka parasysh​​ se​​ më​​ 25 nëntor 2014, Gjykata Themelore në Mitrovicë, përmes Aktgjykimit [P.​​ nr.​​ 947/2013] e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës “për kryerjen e veprës penale Vrasje nga neni 178 i Kodit Penal​​ dhe në bashkim real​​ për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374,​​ paragrafi 1​​ dhe​​ sipas nenit 780,​​ paragrafi 1, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal”. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit të njëjtë shpalli të pafajshëm parashtruesin e kërkesës për kryerjen e veprës penale​​ “vrasje e rëndë​​ nga paragrafi 1, pika 1.5 e nenit 179 [Vrasje e rëndë] dhe për veprën penale Mosdhënia e​​ ndihmës nga paragrafi 2 i nenit 191 [Mosdhënia e ndihmës] të Kodit Penal. Kundër Aktgjykimit të lartcekur, Prokuroria Themelore-DKR në Mitrovicë,​​ Prokurori i Eulex-it,​​ paraqiti​​ ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes se ligjit penal,​​ duke propozuar që​​ vendimi të anulohet dhe rasti të kthehet në rigjykim. Kundër Aktgjykimit të lartcekur, mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës gjithashtu paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së​​ ligjit penal dhe vendimit mbi dënimin, duke propozuar që Gjykata e Apelit ta anulojë​​ aktgjykimin ose ta ndryshojë​​ Aktgjykimin [P.​​ nr.​​ 947/2013] e Gjykatës Themelore lidhur me cilësimin juridik të veprës penale vrasje,​​ nga neni 178 i Kodit Penal në veprën penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 i Kodit Penal. Më 15 mars 2015, Prokuroria Themelore-DKR në Mitrovicë,​​ përmes shkresës [PPA/I.​​ nr.​​ 126/2015], në përgjigje të ankesave të paraqitura nga mbrojtësi i parashtruesit,​​ i​​ propozoi​​ Gjykatës së​​ Apelit që ta refuzoj ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe të shpall parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale Vrasje e​​ rëndë nga nënparagrafi 1.5 i paragrafit 1 të nenit 179 të Kodit Penal. Më 30 prill 2015, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015] refuzoi​​ ankesat e paraqitura si të pabazuara​​ dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin [P.​​ nr.​​ 947/2013] e 25 nëntorit​​ 2014, të Gjykatës​​ Themelore në Mitrovicë.​​ 

 

  • Në​​ lidhje me procedurën si më​​ sipër pranë Gjykatës së​​ Apelit, respektivisht Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015],​​ me të​​ cilin ishin refuzuar​​ ankesat e parashtruesit të​​ kërkesës (edhe të​​ Prokurorisë​​ Themelore në​​ Mitrovicë-DKR, dhe​​ Prokurorit të​​ Eulex-it ) si të pabazuara dhe​​ kishte vërtetuar Aktgjykimin​​ [P.​​ nr.​​ 947/2013] e 25 nëntorit 2014, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ parashtruesi i kërkesës thekson​​ se​​ “Gjykata ka bërë​​ gabim në të drejtën materiale, dhe cilësimin e veprës penale, ku Gjykata Themelore e Mitrovicës me Aktgjykimin e 10 nëntorit 2014 me nr. të lëndës Pzd.​​ 947/2013, e gjykon për “Vrasje”. Pastaj Gjykata e Apelit në aktgjykimin të datës 30.04.2015 me nr. PAKR.Nr./2015 e vërteton Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës me nr. 947/2013 të datës 10.11.2014,​​ mirëpo e ndryshon veprën penale nga “Vrasja” në “Vrasje të rëndë”. Do të thotë Apeli e vërteton në​​ tërësi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, e në të njëjtën kohë​​ e ndryshon veprën penale”.​​ Specifikisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata​​ “që të më​​ përmirësoni gabimet e Gjykatës së​​ Apelit,​​ të vlerësohen​​ dispozitat ligjore të Kodit Penal të Kosovës, akktual në fuqi.​​ […]”.​​ 

 

  • Gjykata ka​​ parasysh se procedura​​ pranë Gjykatës së​​ Apelit​​ me të​​ cilën ishte konfirmuar dënimi i tij, respektivisht Aktgjykimi i Gjykatës​​ Themelore,​​ kishte përfunduar më 30 prill 2015. Rrjedhimisht, pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës,​​ respektivisht kërkesa​​ sipas rrethanave të rastit​​ rezulton​​ të​​ jenë​​ jashtë afatit 4 mujor​​ të​​ përcaktuar me nenin 49 të​​ Ligjit dhe me rregullin 36 (1) (c) të​​ Rregullores së​​ punës.​​ Rrjedhimisht,​​ pretendimet në lidhje me procedurën pranë Gjykatës së​​ Apelit dhe kërkesa specifike e parashtruesit “që të më​​ përmirësoni gabimet e Gjykatës së​​ Apelit,​​ të vlerësohet dispozitat ligjore të Kodit Penal të Kosovës,​​ aktual në fuqi​​ […]”​​ janë jashtë afatit dhe​​ rrjedhimisht​​ të papranueshme​​ për​​ trajtim.

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI48/21,​​ me parashtrues​​ Xhavit R. Sadrija, Aktvendimi për papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, paragrafi 44; dhe​​ KI45/21, me parashtrues​​ Samedin Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 10865/09,45886/07​​ dhe 32431/08, të 17 shtatorit 2014, paragrafi 258;​​ shih, gjithashtu Aktgjykimin e GJEDNJ-së​​ Lopes de Sousa Fernandes kundër Portugalisë, kërkesa nr. 56080/13,​​ të 19​​ dhjetorit 2017, paragrafi 129; dhe, rastin e Gjykatës Kushtetuese nr.​​ KI112/19,​​ parashtrues​​ Ilir Kabashi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 2 dhjetorit 2019, paragrafi 46).

 

  • Ky​​ afat​​ gjithashtu​​ i mundëson parashtruesit potencial të kërkesës që të shqyrtojë nëse dëshiron të paraqesë kërkesë,​​ dhe nëse dëshiron, të vendosë për ankesat dhe argumentet konkrete që duhet ngritur dhe në të njëjtën kohë lehtëson vërtetimin e fakteve në këtë rast, meqë me kalimin e kohës, çdo shqyrtim i drejtë i çështjeve të ngritura bëhet problematik (shih,​​ Aktgjykimin e GJEDNJ-së​​ Sabri Güneş kundër Turqisë,​​ kërkesa nr. 27396/06,​​ të 29 qershorit 2012, paragrafi 39; shih po ashtu edhe rastin e Gjykatës​​ KI12/20,​​ parashtruese e kërkesës​​ Hamijete Dinarama-Daija,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 6 nëntorit​​ 2020, paragrafi 42).​​ 

 

  • Ky​​ rregull​​ specifikon afatin kohor për kontrollin e ushtruar nga Gjykata dhe paralajmëron individët dhe autoritetet shtetërore për afatin pas të cilit kontrolli i tillë nuk është më i mundur (shih,​​ Vendimin e GJEDNJ-së​​ Walker kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 34979/97, të 25 janarit 2000; shih, gjithashtu, Aktgjykimin e GJEDNJ-së,​​ Sabri Güneş kundër Turqisë,​​ të cituar më lart, paragrafi 40; shih po ashtu edhe rastin e Gjykatës​​ KI53/18, parashtrues i kërkesës​​ Hajri Ramadani, Aktvendimi për papranueshmëri, i 6 dhjetorit 2018, paragrafi 45).

 

  • Andaj, mbi​​ bazën​​ e arsyetimeve të mësipërme, Gjykata konkludon se​​ kjo pjesë e kërkesës​​ se parashtruesit është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar​​ me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

 

Procedura​​ (iii)​​ lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit​​ që ishte trajtuar nga Gjykata Supreme përmes Aktvendimit​​ [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021]​​ ​​ 4 gushtit 2021​​ 

 

  • Në vijim, me qëllim të vlerësimit të pranueshmërisë së​​ pretendimeve​​ të​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ në​​ lidhje me procedurën​​ pranë Gjykatës Supreme​​ të​​ përfunduar me​​ Aktvendimin [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021]​​ ​​ 4 gushtit 2021, lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të​​ dënimit,​​ Gjykata fillimisht​​ vëren se​​ pas kërkesave të​​ pasuksesshme​​ të​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës pranë​​ Panelit për Lirim me Kusht të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, parashtruesi i kërkesës kishte ngritur​​ kërkesën​​ për​​ zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit pranë Gjykatës Supreme.​​ Prokuroria Themelore në Mitrovicë,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë,​​ Prokurori i Shtetit të Kosovës​​ kishin kërkuar që kërkesa e parashtruesit të kërkesës për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit të refuzohet si e pabazuar.​​ Më 4 gusht 2021, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] refuzoi​​ kërkesën e parashtruesit për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit,​​ me arsyetimin se rrethanat e paraqitura nuk janë të asaj natyre që arsyetojnë zbutjen e dënimit nën dritën e nenit 429 të Kodi i Procedurës Penale.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ lidhje me​​ Aktvendimin [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] e Gjykatës Supreme, të 4 gushtit 2021 [në ndërlidhje me Aktgjykimin e Gjykatës së​​ Apelit],​​ pretendon​​ se Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme përgjatë nxjerrjes/hartimit të​​ vendimeve të tyre​​ gabimisht iu kanë referuar veprës penale​​ ​​ “vrasjes”​​ si​​ “vrasje e rëndë,​​ duke theksuar se është​​ “...​​ bërë​​ gabim në të drejtën materiale, dhe cilësimin e veprës penale”​​ dhe​​ e ndryshon veprën penale nga “Vrasja” në “Vrasje të rëndë”​​ përkundër faktit që ai ishte dënuar për​​ “vrasje​​ dhe jo​​ “vrasje të rëndë”.​​ 

 

  • Specifikisht,​​ parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ “Si pasojë​​ e keqinterpretimit këtu ka shkelje të të drejtave elementare e të të drejtave të njeriut. Me gabimin që e ka bërë​​ Gjykata e Apelit,​​ mu ka ndërruar​​ neni që​​ jam i dënuar me 178,​​ si pasojë​​ e keq referimit (jo nenit 178) më​​ janë refuzuar kërkesat e mija.​​ Kërkoj nga Gjykata Kushtetuese që të​​ më​​ përmirësoj​​ gabimet e Gjykatës së​​ Apelit,​​ të vlerëso​​ dispozitat ligjore të Kodit Penal të Kosovës,​​ atual në fuqi”.​​ 

 

  • Gjykata​​ rithekson se pretendimet e​​ parashtruesit​​ në​​ lidhje​​ me​​ procedurën​​ (i)​​ për​​ konfirmimin e​​ fajësisë​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ pranë​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit​​ kishin përfunduar me​​ Aktgjykimin [PAKR.​​ nr.​​ 124/2015]​​ të​​ 30 prillit​​ 2015,​​ Gjykata​​ i shpalli të​​ paafatshme.​​ 

 

  • Duke​​ ju kthyer​​ vlerësimit​​ të​​ pretendimit specifik të​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës në​​ lidhje me procedurën pranë Gjykatës Supreme​​ (Aktvendimin [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021]​​ ​​ 4 gushtit 2021), lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit dhe​​ pretendimit specifik të​​ parashtruesit​​ se​​ “Pasi lëndën e trajtoi​​ edhe Gjykata Supreme duke sjellë​​ Aktvendimin Pzd.​​ nr.​​ 83/2021 të datës 04.08.2021, me të cilin e cilëson veprën penale “Vrasje e rëndë”. Konsideroj se jam dënuar me aktgjykime të cilat janë të përfshira me shkelje të ligjit penal, duke e ndërruar cilësimin e veprës penale, pa proces gjyqësor.​​ Gjykata​​ vëren​​ se​​ Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] të 4 gushtit 2021, në përgjigje të kërkesës së​​ parashtruesit për zbutje të dënimit,​​ kishte​​ arsyetuar​​ si në vijim:​​ 

 

 

“Gjykata Themelore në Mitrovicë​​ - Departamenti për Krime të​​ Rënda, me​​ Aktgjykimin P.nr.947/2013 e datës 25.11.2014, të​​ dënuarin Sabit Istrefi, e ka shpallur​​ fajtor për shkak të​​ veprave penale: vrasje e rëndë​​ ​​ tentativë​​ nga neni 179,​​ par.1​​ nënpar.1.5​​ KPRK-së, mbajtja në​​ pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të​​ paautorizuar të​​ armëve nga neni 374,​​ para 1. të KPRK-së, si dhe në​​ bashkim real me veprën e parë​​ penale mosdhënia e ndihmës nga neni 191,​​ para.2 lidhur me nenin 31 të​​ KPRK-së, ku është dënuar me dënim unik burgimi në​​ kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vitesh, në​​ ​​ cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 23.01.2013 e tutje”.

 

“Refuzohet si e pabazuar kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të​​ dënimit e mbrojtësit të​​ të dënuarit Sabit Istrefi, shqiptuar me aktgjykimin e formës së​​ prerë​​ të Gjykatës Themelore në Mitrovicë​​ - Departamenti për Krime të Renda P.nr.947/2013 të datës 25.11.2014.

 

Gjykata Supreme e Kosovës, konstatoi se nga shkresat e lëndës del se gjykata e shkallës së​​ parë​​ i ka vlerësuar rrethanat të​​ cilat kanë​​ ekzistuar me rastin e vendosjes lidhur me llojin dhe lartësinë e dënimit. Rrethanat e reja të​​ paraqitura në​​ kërkesë, mund të​​ konsideroheshin të​​ tilla, mirëpo, nuk janë të​​ asaj natyre që​​ justifikojnë zbutjen dënimit. [...]”.

 

  • Bazuar në​​ arsyetimin​​ si më​​ sipër, Gjykata thekson se Gjykata Supreme në​​ procedurën​​ për​​ zbutjen e​​ dënimit​​ kishte trajtuar vetëm kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës​​ për​​ zbutje të​​ dënimit,​​ duke vlerësuar​​ nëse​​ kërkesat e​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ se​​ “aktgjykimi​​ është​​ marrë​​ si pasojë​​ e​​ mungesës​​ së​​ vlerësimit​​ të​​ rrethanave​​ lehtësuese, se i​​ dënuari​​ si gjatë​​ kryerjes së​​ veprës​​ penale, por edhe gjatë​​ vuajtjes së​​ dënimit ka gjendjen e rënduar shëndetësore, ka dhimbje shtrënguese të​​ gjoksit, dhe se këto rrethana mund ta arsyetojnë​​ zbutjen e dënimit”.

 

  • Gjykata ka parasysh se me​​ këtë​​ rast,​​ Gjykata Supreme para vetes nuk kishte objekt​​ shqyrtimi​​ pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës​​ në​​ lidhje me cilësimin e​​ veprës​​ penale dhe​​ pretendimet​​ për​​ “gabimet” eventuale në​​ cilësim​​ të​​ veprës​​ penale, të​​ cilat​​ për​​ pasojë​​ mund​​ të​​ kenë​​ rezultuar sipas pretendimit​​ të​​ parashtruesit​​ “në refuzim të​​ kërkesës​​ së​​ tij​​ për​​ zbutje të​​ dënimit”.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ edhe​​ Gjykata Supreme përmes​​ Aktvendimit​​ [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] të 4 gushtit 2021,​​ gabimisht​​ i është​​ referuar nenit 179 të Kodit Penal.​​ Sipas parashtruesit të​​ kërkesës “për​​ pasojë​​ të​​ keq referimit”(JO​​ NENI 178)​​ më​​ janë​​ refuzuar​​ kërkesat e mia” (për zbutjen e dënimit).

 

  • Megjithatë, Gjykata vëren se çështjes së cilës i referohet parashtruesi ka të bëjë me gabim teknik që ka mundur​​ të bëhet në Gjykatën Supreme përmes Aktvendimit [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] të 4 gushtit 2021,​​ sepse të gjitha vendimet lidhur me shpalljen fajtor të parashtruesit i referohen dënimit për​​ “vrasje”​​ dhe jo​​ “vrasje të rëndë”​​ të parashtruesit të kërkesës. Ndërsa,​​ Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Pzd.​​ nr.​​ 83/2021] të 4 gushtit 2021,​​ refuzon zbutjen e dënimit,​​ duke theksuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë por se gjatë referimit të veprës penale me të cilën parashtruesi ishte​​ dënuar, i referohet “vrasjes së rëndë”.​​ Megjithatë,​​ Gjykata rithekson​​ se Gjykata Supreme në këtë procedurë nuk merret me cilësimin apo ricilësimin e veprës penale por ka trajtuar plotësimin e kushteve​​ për zbutjen e dënimit të parashtruesit të​​ cilin e kishte​​ refuzuar,​​ duke theksuar se nuk janë plotësuar kushtet.

 

  • Andaj në këtë drejtim, Gjykata do t​​ i referohet nenit​​ 371 [Gabimet e imëta në​​ Aktgjykim] të Kodit të Procedurës Penale, i cili parasheh se​​ “Gabimet në emra dhe numra, gabimet tjera në shkrim dhe llogaritje, parregullsitë në mënyrën e përpilimit të​​ Aktgjykimit me shkrim dhe mospërputhja e​​ Aktgjykimit me shkrim me origjinalin, me kërkesë të palëve, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare përmirësohen nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaçëm”.

 

  • Nën dritën e kësaj, Gjykata vëren se kjo e drejtë e palëve e parashikuar në legjislacionin e sipërcekur do t​​ i kishte mjaftuar parashtruesit të kërkesës për të ndrequr çdo​​ lloj parregullsie apo gabimi teknik që mund të jetë bërë​​ gjatë hartimit​​ të vendimit të Gjykatës së​​ Apelit dhe asaj Supreme.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata thekson se shterimi i mjeteve juridike ngërthen në​​ vete dy elemente: (i) atë të shterimit në​​ kuptimin formal-procedural, që nënkupton​​ mundësinë e përdorimit të mjetit juridik, kundër një akti të një autoriteti publik, në një instancë​​ më​​ të​​ lartë​​ me juridiksion të plotë; dhe (ii) shterimin e mjetit në kuptimin substancial, që nënkupton raportimin e shkeljeve kushtetuese në​​ "substancë" para gjykatave të rregullta në​​ mënyrë​​ që këto të fundit të kenë mundësinë e parandalimit dhe të korrigjimit të​​ shkeljes së​​ të drejtave të njeriut të mbrojtura me Kushtetutë​​ dhe KEDNJ. Gjykata i konsideron si të​​ shterura mjetet juridike vetëm atëherë kur parashtruesit e kërkesës, në​​ pajtueshmëri me ligjet në​​ fuqi, i kanë​​ shfrytëzuar ato, në​​ të​​ dyja kuptimet (shih, po ashtu, rastin e Gjykatës Kushtetuese,​​ KI71/18,​​ parashtrues​​ Kamer Borovci, Musta​​ Borovci​​ dhe Avdulla Bajra,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 21 nëntorit 2018, paragrafi 57).

 

  • Për më tepër, GJEDNj mban qëndrimin se mjeti juridik duhet të shfrytëzohet, për aq sa ekziston një mjet i tillë që ua mundëson gjykatave të rregullta të adresojnë të paktën në substancë argumentin për shkelje të një të drejte. Nëse ankesa e paraqitur në Gjykatë nuk është ngritur pranë gjykatave të rregullta, qoftë në mënyrë eksplicite apo në substancë, kur ka mundur të ngrihet nga parashtruesi i kërkesës gjatë ushtrimit të një mjeti juridik në dispozicion, atëherë gjykatave të rregullta u është mohuar mundësia e adresimit të çështjes, mundësi kjo të cilën synon ta ofrojë rregulli për shterimin e mjeteve juridike (shih,​​ rastin e GJEDNj-së,​​ Jane Nicklinson​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe​​ Paul Lamb kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 2478/15 dhe 1787/15, Vendimi i 16 korrikut 2015, paragrafi 90 dhe referencat e përfshira aty;​​ dhe shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës,​​ KI119/17, cituar më lart, paragrafin 72; dhe së fundmi rastin​​ KI189/19, parashtrues​​ Alban Miftaraj, Aktvendimi për papranueshmëri, i 10 nëntorit 2019, paragrafët 49-59).

 

  • Duke pasur parasysh që parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar në kërkesë nëse, për të realizuar kërkesën/pretendimin e tij, ai ka ushtruar mjetet juridike që i kishte në dispozicion, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike​​ të parapara me ligj​​ në​​ lidhje me pretendimin “për pasojë​​ të keq referimit”(JO​​ NENI 178)​​ më​​ janë refuzuar kërkesat e mia” (për zbutjen e dënimit).

 

  • Prandaj, për sa i përket këtij pretendimi, respektivisht pretendimit/kërkesës së parashtruesit për përmirësim të gabimeve në vendimin e Gjykatës së​​ Apelit, Gjykata konstaton se duhet të refuzohet si pretendim i papranueshëm në baza procedurale për shkak të mosshterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike,​​ siç kërkohet me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së​​ punës.

 

  • Rrjedhimisht;​​ 

 

  • Sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës​​ lidhur me procedurën e​​ konfirmimit të​​ fajësisë,​​ Gjykata konstaton se kjo pjesë e kërkesës së​​ parashtruesit është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

 

  • Sa i përket​​ pretendimit/kërkesës së​​ parashtruesit lidhur​​ me përmirësimin e​​ gabimeve në​​ vendimin e Gjykatës së​​ Apelit, Gjykata konstaton se​​ duhet të refuzohet si pretendim​​ i papranueshëm në baza procedurale për shkak të mosshterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike,​​ siç kërkohet me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së​​ punës.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës,​​ ​​ nenet 20,​​ 47​​ dhe 49​​ të Ligjit dhe rregullat 39​​ (1) (b), (c)​​ dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 7 mars​​ 2023, njëzëri​​ 

 

VENDOS

 

I.TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

II.T'UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

III.TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​ 

​​  nenin 20.4 të Ligjit; dhe

 

IV.Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese  ​​   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci​​      ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

 

 

 

Parashtruesit:

Sabit Istrefi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale