Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit K.Dh.Shk.II.nr.1276/23 të 5 marsit 2024 të Gjykatës Komerciale të Kosovës

Nr. të lëndës KI151/24

Parashtruesit: N.T. “SPORTING”

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 21 tetor​​ 2024

Nr. ref.:RK 2560/24

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI151/24

 

Parashtrues​​ 

 

 

N.T. “SPORTING”

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ K.Dh.Shk.II.nr.1276/23​​ të 5 marsit 2024​​ të Gjykatës Komerciale​​ të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Bajram Ljatifi, gjyqtar

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar​​ dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa​​ është parashtruar nga​​ N.T.“SPORTING”, me seli në Prizren​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i​​ kërkesës),​​ i përfaqësuar nga​​ Visar Ostrozubi, avokat​​ në​​ Komunën e​​ Prizrenit.

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ e konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit​​ [K.Dh.Shk.II.nr.​​ 1276/23]​​ ​​ 5 marsit 2024​​ të Gjykatës Komerciale të Kosovës​​ -​​ Dhoma e​​ shkallës së​​ dytë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Dhoma e​​ shkallës së​​ dytë), në​​ ndërlidhje​​ me Aktvendimin [KPPP.​​ nr.​​ 2210/22]​​ e​​ 28 korrikut 2023 të​​ Gjykatës Komerciale të​​ Kosovës​​ -​​ Dhoma e​​ shkallës së​​ parë, Departamenti për​​ Çështje​​ Ekonomike​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ Dhoma​​ e​​ shkallës së​​ parë).

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ vendimin e kontestuar e ka pranuar​​ ​​ 22 mars 2024.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit të​​ kontestuar, përmes së​​ cilit pretendohet se​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ i​​ janë​​ shkelur​​ ​​ drejtat​​ dhe liritë themelore​​ ​​ tij​​ ​​ garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta), në​​ ndërlidhje​​ me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 6 (E drejta për​​ një​​ proces të​​ rregullt gjyqësor) të​​ Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafin 4​​ ​​ nenit 21 [Parimet e​​ përgjithshme] dhe​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 17​​ korrik 2024,​​ parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • Më 13 gusht​​ 2024, Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes​​ Vendimit​​ [GJR.KI151/24]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi,​​ Gjyqtar raportues​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 15 gusht​​ 2024, Gjykata njoftoi​​ parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Në të​​ njëjtën​​ ditë, një​​ kopje e kërkesës​​ së parashtruesit të kërkesës​​ iu dërgua​​ Dhomës së​​ shkallës së​​ dytë,​​ të​​ cilës iu kërkua edhe fletëkthesa që​​ dëshmon se kur e ka pranuar parashtruesi i kërkesës aktvendimin e kontestuar.

 

  • Më 19​​ gusht 2024,​​ Dhoma e shkallës së​​ dytë​​ e dërgoi fletëkthesën që​​ dëshmon​​ se parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktvendimin e kontestuar më​​ 22 mars 2024.

​​ 

  • ​​ 25 shtator 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtarit​​ raportues​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

 

 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata vëren se​​ I.E., si pronar individual i biznesit N.N.SH.​​ “P&I”, me seli në Komunën e Kaçanikut​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ debitori)​​ kishte fituar tenderin​​ publik [617-17-1708-5-2-1] në Komunën e Shtimes​​ për “Ndërtimin e Palestrës Sportive në​​ Shtime”.​​ Parashtruesi i kërkesës pretendon se, me kërkesë​​ të​​ debitorit, kishte ofruar çmimin prej 89.845.60 euro për vendosjen e gjashtë​​ rendeve me tribuna teleskopike për realizimin e projektit të​​ fituar​​ sipas kontratës së​​ prokurimit publik. Sipas parashtruesit të​​ kërkesës,​​ debitori e kishte bërë​​ pagesën e pjesshme​​ të​​ detyrimit në​​ shumën prej 57.000 euro, mirëpo nuk e pagoi shumën e mbetur të​​ detyrimit prej 32.845.00 euro​​ duke e refuzuar nënshkrimin e faturës përkatëse. Në​​ anën tjetër, debitori pretendonte se e kishte përmbushur në​​ tërësi detyrimin në​​ shumën prej 57.000.00 euro, për të​​ cilën kishin rëndë​​ dakord me rastin e marrëveshjes për vendosjen e gjashtë​​ rendeve me tribuna teleskopike.

 

  • ​​ 3 shkurt 2021,​​ Përmbaruesi Privat nxori Urdhrin Përmbarimor [P.​​ nr.​​ 704/21]​​ [në​​ tekstin e mëtejmë: Urdhri përmbarimor],​​ me të​​ cilën e obligoi​​ debitorin​​ ​​ kryejë​​ pagesën në​​ shumën prej 32.845.60 euro ndaj parashtruesit të​​ kërkesës.​​ Urdhri​​ përmbarimor ishte nxjerrë​​ sipas propozimit të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, i cili e kishte paraqitur një​​ Faturë​​ [nr.287] të​​ 31 dhjetorit​​ 2018​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: fatura)​​ dhe​​ pretendonte se​​ është​​ dokument i besueshëm për përmbarim ndaj debitorit.

 

  • ​​ 16 shtator 2022,​​ debitori paraqiti prapësim përmbarimor​​ ​​ Dhomën e​​ shkallës së​​ parë​​ kundër Urdhrit përmbarimor, me arsyetimin se​​ e kishte realizuar pagesën​​ ​​ shumë​​ prej 57.000 euro ndaj parashtruesit të​​ kërkesës, që​​ dëshmohej përmes faturave dhe​​ nuk​​ kishte mbetur asnjë​​ detyrim i papaguar.

 

  • ​​ 19 shtator 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi përgjigje në​​ prapësim ndaj debitorit, me arsyetimin se debitori nuk i kishte realizuar të​​ gjitha pagesat për kryerjen e punimeve, të​​ përcaktuara nga kontrata që​​ e kishin nënshkruar.

 

  • Më​​ 28 korrik 2023, Dhoma e shkallës së​​ parë​​ përmes Aktvendimit [KPPP.​​ nr.​​ 2210/22] aprovoi si të​​ bazuar prapësimin e debitorit dhe anuloi​​ Urdhrin​​ përmbarimor.​​ Gjykata theksoi se Urdhri përmbarimor​​ është​​ nxjerrë​​ sipas nenit 21 të​​ Ligjit për Procedurën​​ Përmbarimore​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: LPP)​​ , i cili përcakton se organi përmbarues e cakton dhe e zbaton përmbarimin vetëm në​​ bazë​​ të​​ dokumentit përmbarues dhe dokumentit të​​ besueshëm. Shkalla e parë​​ iu​​ referua​​ paragrafit 1 të​​ nenit 29 të​​ LPP-së, që​​ përcakton se “Përmbarimit​​ me qëllim të​​ realizimit të​​ kërkesës në​​ të​​ holla caktohet edhe në​​ bazë​​ të​​ dokumentit të​​ besueshëm” dhe paragrafit 3 të​​ këtij neni​​ që​​ përcakton se “Dokumenti i besueshëm​​ është​​ i përshtatshëm për përmbarim po se në​​ të​​ është​​ treguar kreditori dhe debitori, si dhe objekti, lloji, shuma dhe koha e përmbushjes së​​ detyrimit monetar”.​​ Në​​ rastin konkret, Shkalla e parë​​ vlerësoi se fatura në​​ bazë​​ të​​ së​​ cilës u lejua propozimi për përmbarim nuk i plotëson kushtet ligjore për të​​ qenë​​ dokument i besueshëm, sepse ishte lëshuar në​​ mënyrë​​ të​​ njëanshme nga parashtruesi i kërkesës dhe nuk ishte pranuar nga debitori. Shkalla e parë​​ theksoi se e-maili i dërguar nga parashtruesi i kërkesës në​​ drejtim të​​ debitorit nuk​​ është​​ provë​​ që​​ dëshmon se fatura ishte pranuar nga debitori.​​ Shkalla e parë​​ vlerësoi se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës në​​ lidhje me çmimet e përcaktuara gjatë​​ realizimit të​​ kontratës ndërmjet tij dhe debitorit, nuk mund të​​ jenë​​ objekt shqyrtimi i procedurës përmbarimore sepse procedura përmbarimore i nënshtrohet rigorozitetit formal dhe aty vlerësohen vetëm elementet formale të​​ dokumentit mbi të​​ cilin​​ është​​ lejuar përmbarimi.​​ 

 

  • Parashtruesi i ankesës paraqiti ankesë​​ ​​ Dhomën e​​ shkallës së​​ dytë​​ kundër​​ aktvendimit të​​ Dhomës së​​ shkallës së​​ parë, për shkak të​​ shkeljeve esenciale të​​ dispozitave procedurale, vërtetimit të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale. Parashtruesi i kërkesës theksoi se fatura i përmban të​​ gjitha elementet ligjore për të​​ qenë​​ dokument i besueshëm pasi buron nga puna juridike ndërmjet tij dhe debitorit. Sipas parashtruesit të​​ kërkesës, fakti që​​ ka pasur një​​ punë​​ juridike dhe fatura ishte dërguar në​​ formë​​ elektronike dëshmon se detyrimi nuk​​ është​​ përmbushur nga debitori.

​​ 

  • Më​​ 5 mars 2024, Dhoma e shkallës së​​ dytë​​ përmes Aktvendimit [K.​​ Dh.​​ Shk.​​ II.nr.​​ 1276/23] refuzoi si të​​ pathemeltë​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës dhe vërtetoi aktvendimin e Dhomës së​​ shkallës së​​ parë.​​ Dhoma e shkallës së​​ dytë​​ vlerësoi se fatura nuk përmban elementet që​​ kërkohen me paragrafin 3 të​​ nenit 29 të​​ LPP-së.​​ Dhoma e shkallës së​​ dytë​​ iu referua Udhëzimit Administrativ nr.​​ 15/2010 për zbatimin e Ligjit nr.​​ 03/L-222 mbi Administratën​​ Tatimore dhe Procedurat, paragrafit 1​​ të​​ nenit 20, i cili përcakton se “Në​​ minimum, një​​ faturë​​ duhet të​​ jetë​​ e nënshkruar nga​​ shitësi, nëse klienti apo blerësi​​ është​​ në​​ dispozicion për të​​ nënshkruar, ai person duhet po ashtu të​​ nënshkruaj faturën tatimore”. Sipas vlerësimit të​​ Dhomës së​​ shkallës së​​ parë, nuk ka prova që​​ dëshmojnë​​ se fatura​​ është​​ pranuar nga debitori, sepse ajo nuk​​ është​​ nënshkruar e as vulosur nga debitori. E-maili i dërguar nga parashtruesi i kërkesës në​​ drejtim të​​ debitorit, nuk​​ është​​ provë​​ që​​ dëshmon se debitori e ka konfirmuar pranimin e faturës. Prandaj, fatura e paraqitur nuk mund të​​ konsiderohet si dokument i përshtatshëm për përmbarim. ​​​​ 

​​ ​​ ​​  ​​​​       

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se aktvendimi i​​ Dhomës së​​ shkallës së​​ dytë​​ është​​ në​​ kundërshtim me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm] dhe nenin 24 [Barazia para Ligjit] të​​ Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ Dhoma e shkallës së​​ dytë​​ nuk i ka dhënë​​ mbrojtje ligjore një​​ fature e cila rrjedh nga puna e vlefshme juridike e lidhur nga palët, duke i vlerësuar​​ vetëm anën formale të​​ faturës, nëse ajo ishte e nënshkruar nga debitori, pa i vlerësuar rrethanat e ekzistimit dhe pranimit të​​ detyrimit nga debitori.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se Dhoma e shkallës së​​ dytë​​ ka zbatuar praktika të​​ ndryshme juridike për raste të​​ ngjashme. Në​​ disa raste i ka vlerësuar si dokumente të​​ besueshme edhe faturat pa nënshkrimin e debitorit. Parashtruesi i kërkesës i referohet Aktvendimit [PPP.​​ nr.​​ 167/21] të​​ Gjykatës Themelore në​​ Prizren, të​​ 14 shkurtit 2022, ku sipas tij kjo e fundit kishte vlerësuar një​​ faturë​​ si dokument të​​ përmbarueshëm edhe përkundër mungesës së​​ nënshkrimit nga debitori. Po ashtu, parashtruesi i kërkesës i referohet edhe Aktvendimit [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 233/2023] të​​ Shkallës së​​ dytë, të​​ 10 majit 2023, e cila e kishte konfirmuar​​ faturën​​ si dokument të​​ përmbarueshëm​​ ​​ mungesë​​ të​​ nënshkrimit​​ nga debitori.

​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se në​​ asnjë​​ fazë​​ të​​ shqyrtimit gjyqësor nuk​​ është​​ mbajtur seancë​​ dëgjimore, duke i mohuar palës të​​ drejtën e parashtrimit të​​ pretendimeve.​​ 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[…]

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)

 

Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht ​​ dhe ​​ brenda ​​ një ​​ afati ​​ ​​ arsyeshëm ​​ nga ​​ një ​​ gjykatë ​​ e ​​ pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo​​ akuze penale në ngarkim të tij​​ [...].

 

LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

 

Neni 27​​ 

Përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor

​​ 

1. Dokumenti përmbarimor është i përshtatshëm për përmbarim në qoftë se në të është treguar kreditori dhe debitori, si dhe objekti, mjetet, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit.

[...]

 

Neni 29​​ 

Dokumentet e besueshme

 

1. Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm. Dokument i besueshëm, sipas këtij ligji është:

[...]

1.3. faturat;

[...]

 

Neni 37​​ 

Përmbarimi në bazë të dokumentit të besueshëm

​​ 

Kur propozimi për përmbarim paraqitet në bazë të dokumentit të besueshëm, mjafton që propozimit t’i bashkëngjitet dokumenti i tillë origjinal apo kopja e tij e vërtetuar sipas ligjit.

 

Vlerësimi​​ i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me nenet 47 dhe​​ 48 të Ligjit.

 

 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.​​ Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht​​ ...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi​​ i kërkesës është​​ palë e autorizuar, në kuptim të​​ paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës; konteston kushtetutshmërinë e​​ një akti të një​​ autoriteti publik,​​ përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [K.​​ Dh.​​ Shk.​​ II.​​ nr.​​ 1276/23] e​​ 5 marsit 2024​​ të Dhomës së shkallës së dytë,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon​​ se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe​​ kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Përveç ​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesit e​​ kërkesës i kanë​​ përmbushur kriteret e​​ përcaktuara​​ me​​ paragrafin 2, të rregullit 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë)​​ ​​ të Rregullores së punës, që përcakton:

 

Rregulli 34​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

​​ “Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk e mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me​​ ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GJEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr.17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr.71074/01, Vendimi i 7 dhjetorit 2004, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03.

 

  • Gjykata rikujton se, parashtruesi i kërkesës pretendonte se debitori nuk ia kishte paguar detyrimin në shumën prej 32.845.00 euro dhe për këtë arsye paraqiti propozim të përmbaruesi privat për ekzekutimin e mjeteve financiare. Përmbaruesi nxori urdhrin përmbarimor me të cilin e detyroi debitorin për realizimin e detyrimit, duke u bazuar në një faturë të cilën e kishte dorëzuar parashtruesi i kërkesës. Dhoma e shkallës së parë dhe Dhoma e shkallës së dytë, duke vendosur mbi prapësimin e debitorit, anuluan urdhrin përmbarimor me arsyetimin se fatura e dorëzuar nuk është dokument i përshtatshëm për përmbarim sepse ishte e nënshkruar vetëm nga parashtruesi i kërkesës dhe jo nga debitori, rrjedhimisht ishte e njëanshme. Parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet e Dhomave të Gjykatës Komerciale janë në kundërshtim me nenin 31 të Kushtetutës, sepse në një rast tjetër e kishin pranuar faturën si dokument​​ ​​ përshtatshëm​​ për përmbarim përkundër faktit që nuk ishte e nënshkruar nga debitori; dhe në asnjë shkallë nuk u mbajt seanca dëgjimore.​​ Gjykata do t’i trajtojë pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, përkitazi me divergjencën e praktikës gjyqësore dhe mosmbajtjen e seancës dëgjimore. ​​ ​​ ​​​​ 

 

Në lidhje me pretendimet për shkeljen e nenit 31​​ dhe 24​​ të Kushtetutës, përkitazi me nenin 6 të​​ KEDNj-së

 

(i)​​ përkitazi​​ me​​ divergjencën​​ e​​ praktikës​​ gjyqësore

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Dhoma e shkallës së dytë ka pasur një praktikë të ndryshme në raste të ngjashme, ku faturat janë pranuar edhe pa nënshkrimin e debitorit. Parashtruesi i kërkesës i referohet Aktvendimit [PPP.​​ nr.​​ 167/2021] të 14 shkurtit 2022 të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Aktvendimit [K.​​ DH.​​ SH.​​ II.​​ nr.​​ 233/2023] të 10 majit 2023 të Dhomës së shkallës së dytë. Sipas tij, këto divergjenca të praktikës gjyqësore janë në kundërshtim me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së.

 

  • Gjykata ripërsërit se nuk është funksioni i saj të krahasojë vendimet e gjykatave të rregullta (shih, rastet e Gjykatës,​​ KI249/23,​​ parashtrues Halidin Aliu, Aktvendim për papranueshmëri i 17 korrikut 2024, paragrafi 39;​​ KI175/20,​​ parashtrues Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 26 marsit 2021, paragrafi 61). Gjykata nuk mund të vë në pikëpyetje interpretimet e gjykatave të rregullta, për sa kohë që nuk janë arbitrare.​​ Gjykata e ka parasysh që mund të ketë vendime kundërthënëse nga gjykatat e rregullta, e cila është karakteristikë e sistemit gjyqësor dhe në vetvete nuk mund të konsiderohet në kundërshtim me nenin 31 të Kushtetutës. Për t’u konsideruar se ekzistojnë divergjenca në vendimmarrjen e gjykatave të rregullta, ato duhet të jenë të thella dhe afatgjata (shih, rastet e GJEDNj-së,​​ Filippa Roberta LO FERMO kundër Italisë,​​ nr. 58977/12, Vendim i 20 qershorit 2023, paragrafët 59-60;​​ Lupeni Greek Catholic Parish and Others kundër Rumanisë,​​ nr.76943/11, Aktgjykim i 29 nëntorit 2016, paragrafi 116).

 

  • Në rastin konkret,​​ Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës dhe debitori kishin lidhur marrëveshje për vendosjen e disa​​ tribunave​​ teleskopike.​​ Debitori​​ kishte realizuar pagesën në shumën prej 57.000 euro te parashtruesi i kërkesës dhe një gjë e tillë nuk ishte kontestuese. Megjithatë, parashtruesi i kërkesës pretendonte se detyrimi nuk ishte përmbushur në tërësi dhe kërkoi realizimin e një pagese​​ shtesë​​ në shumën prej 32.845.60 euro. Për këtë arsye, ai paraqiti një propozim për përmbarim, duke e dorëzuar një faturë që sipas tij dëshmonte që debitori nuk e kishte realizuar detyrimin në fjalë. Përmbaruesi privat lëshoi një urdhër përmbarimor dhe obligoi debitorin të kryejë pagesën në shumën e kërkuar prej 32.845.60 euro.​​ 

 

  • Duke vendosur mbi prapësimin e debitorit, Dhoma e shkallës së parë me aktvendimin e 28 korrikut 2023 e anuloi urdhrin përmbarimor me arsyetimin se, sipas paragrafit 1 të nenit 29 të LPP-së përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm. Mirëpo, sipas paragrafit 3 të nenit 29 të​​ këtij neni, dokumenti është i përshtatshëm për përmbarim nëse në të është treguar kreditori dhe debitori, objekti, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit monetar. Në rastin konkret, Dhoma e shkallës së parë vlerësoi se fatura të cilën e kishte dorëzuar parashtruesi i kërkesës nuk ishte dokument i besueshëm​​ për përmbarim​​ sipas kritereve ligjore sepse nuk ishte nënshkruar nga debitori por vetëm nga parashtruesi i kërkesës. Rrjedhimisht, debitori nuk e kishte pranuar ekzistencën e faturës por ajo ishte lëshuar në mënyrë të njëanshme nga parashtruesi i kërkesës.

 

  • Dhoma e shkallës së dytë refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe u pajtua me vlerësimin e Dhomës së shkallës së parë. Në aktvendimin e 5 marsit 2024, Dhoma e shkallës së dytë arsyetoi se fatura e parashtruesit të kërkesës nuk përmban elementet që kërkohen me paragrafin 3 të nenit 29 të LPP-së për t’u konsideruar dokument i përshtatshëm për përmbarim. Për më tepër, Dhoma e shkallës së dytë iu referua paragrafit 1 të nenit 20 të Udhëzimit Administrativ nr.​​ 15/2010 për zbatimin e Ligjit nr.​​ 03/L-222 mbi​​ Administratën​​ Tatimore dhe Procedurat, që përcakton se një faturë duhet të jetë e nënshkruar nga shitësi dhe nga klienti. Fatura të cilën e kishte lëshuar parashtruesi i kërkesës nuk ishte e nënshkruar dhe e vulosur nga debitori prandaj nuk mund të konsiderohet dokument i besueshëm për përmbarim.

 

  • Në lidhje me aktvendimet që i referohet parashtruesi i kërkesës, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës nuk ia ka bashkëngjitur kërkesës aktvendimin e Dhomës së​​ shkallës së​​ dytë, për të​​ cilin pretendon se përmban divergjenca të​​ praktikës gjyqësore sa i përket pranimit të​​ faturës si dokument i besueshëm edhe pa nënshkrimin e debitorit.​​ Për më tepër,​​ Gjykata rithekson se nuk mund të konstatohet divergjencë e praktikës gjyqësore me krahasimin e vetëm 2 (dy) rasteve, edhe nëse të njëjtat mund të jenë​​ kundërthënëse​​ (shih, rastet e Gjykatës,​​ KI205/23,​​ parashtrues Ramadan Hyseni, Shkumbin Vidishiqi, Mimoza Abazi, Zymer Haliti dhe Gani Selimi, Aktvendim për​​ papranueshmëri i 29 prillit 2024, paragrafi 72;​​ KI102/22,​​ parashtrues Faton Aliu, Aktvendim për papranueshmëri i 5 prillit 2023, paragrafi 59).

 

  • Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, përkitazi me divergjencën e praktikës gjyqësore, janë pretendime “të​​ pambështetura apo të​​ paarsyetuara” prandaj shpallen qartazi të pabazuara.

 

(ii) përkitazi me mosmbajtjen e seancës dëgjimore

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ Gjykata Komerciale​​ në​​ asnjë​​ fazë​​ të​​ shqyrtimit gjyqësor nuk ka mbajtur seancë​​ dëgjimore, duke i mohuar të​​ drejtën e parashtrimit të​​ pretendimeve të​​ tij.​​ Parashtruesi i kërkesës në​​ ankesën e tij ndaj aktvendimit të​​ Dhomës së​​ Shkallës së​​ Parë​​ kërkoi mbajtjen e seancës dëgjimore për vërtetimin e rrethanave të​​ rastit.

 

  • Gjykata rithekson se,​​ e drejta për “tu dëgjuar” është një nga komponentët e procesit të rregullt gjyqësor. Kjo e drejtë kontribuon që administrimi i drejtësisë të jetë i hapur dhe që besimi i publikut te gjykatat të ruhet (rasti i GJEDNJ-së,​​ Malhous kundër Republikës Ceke, nr. 33071/96, Aktgjykim i 12 korrikut 2001, paragrafi 54).​​ Megjithatë,​​ në disa rrethana mund të bëhet përjashtim nga kjo e drejtë, për shembull, në çështjet kur natyra juridike e rastit ka të bëjë thjesht me interpretime të ligjit, apo me çështje​​ krejtësisht​​ teknike (rasti i GJEDNJ-së,​​ Koottummel kundër Austrisë, nr. 49616/06, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2009, paragrafi 19; rasti i GJEDNJ-së,​​ Miller kundër Suedisë, nr. 55853/00, Aktgjykim i 8 shkurtit 2005, paragrafi 29;​​ shih, rastet e Gjykatës​​ KI186/19, KI187/19, KI200/19, KI208/19,​​ parashtrues Belkize Vula Shala dhe të tjerët, Aktgjykim i 28 prillit 2021, paragrafët 62 dhe 74; rastet​​ KI145/23, KI146/19, KI147/19, KI149/19, KI150/19, KI151/19, KI152/191 KI153/19, KI154/19, KI159/19, KI156/19, KI157/19, KI159/19,​​ parashtrues Et-hem Bokshi dhe të tjerët, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020, paragrafi 68).

 

  • ​​ lidhje me këtë, Gjykata vëren se paragrafi 1 i nenit 73 [Vendosja sipas prapësimit] të​​ LPP-së​​ përcakton se vendimi lidhur me prapësimin mund të​​ merret jashtë​​ seancës gjyqësore.​​ Përjashtimisht, Gjykata​​ Komerciale​​ mund të​​ caktojë​​ seancë​​ publike nëse vlerëson se kjo​​ është​​ e domosdoshme për të​​ kuptuar​​ plotësisht​​ validitetin e prapësimit.​​ Në rastin konkret, çështja lidhej​​ me interpretimin e ligjit,​​ nëse fatura të cilën e kishte dorëzuar parashtruesi i kërkesës mund të konsiderohet si dokument i besueshëm dhe i përshtatshëm për përmbarim sipas LPP-së.​​ Dhomat e Gjykatës​​ Komerciale nuk kishin dilema për të kuptuar ligjshmërinë e prapësimit të debitorit prandaj​​ mbajtja e seancës dëgjimore nuk ishte e domosdoshme në këtë rast.​​ 

 

  • Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës për shkeljen e nenit 31 të​​ Kushtetutës,​​ përkitazi​​ me​​ mosmbajtjen​​ e seancës dëgjimore, i​​ përkasin​​ pretendimeve “të​​ pambështetura apo të​​ paarsyetuara” dhe rrjedhimisht shpallën si qartazi të​​ pabazuara.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ të Kushtetutës, me nenet​​ 20 dhe 47.1 të Ligjit dhe me rregullin 34 (2) të Rregullores së punës,​​ më​​ 25 shtator​​ 2024, njëzëri:

 

VENDOS​​ 

 

  • TË​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve dhe, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 20​​ të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi​​ ​​ ditën​​ e shpalljes​​ ​​ Gazetën​​ Zyrtare​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës,​​ ​​ pajtim me paragrafin 5​​ ​​ nenit 20​​ ​​ Ligjit.

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Bajram Ljatifi ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

Parashtruesit:

N.T. “SPORTING”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile