Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 429/2022] të 23 dhjetorit 2022

Nr. të lëndës KI19/23

Parashtruesit: Kadri Ismajli

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më​​ 16​​ shkurt 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2335/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI19/23

 

Parashtrues

 

Kadri Ismajli

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës​​ Supreme​​ të​​ Kosovës​​ [Pml.​​ nr.​​ 429/2022] të​​ 23​​ dhjetorit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar.

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Kadri Ismajli​​ më vendbanim në Komunën​​ e​​ Vitisë,​​ i​​ përfaqësuar nga​​ Shemsedin Pira, avokat​​ nga Gjilani (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës konteston kushtetutshmërinë​​ e​​ Aktgjykimit [Pml.​​ nr.​​ 270/22] të 13 korrikut 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ Supreme), në lidhje me Aktgjykimin [PAKR.nr. 312/2022] të 19 korrikut 2022, të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin në vijim: Gjykata e Apelit] dhe ​​ Aktgjykimin [PKR.nr.145/19] e 15 prillit 2022, të Gjykatës Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda (në tekstin e mëtejmë Gjykata Themelore).

​​ 

Objekti​​ i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit të Gjykatës​​ Supreme,​​ përmes të cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë​​ themelore të garantuara me​​ (NUK ka Specifikuar dispozita)​​ nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), lidhur me nenin 6 (E Drejta në Proces të Rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara], paragrafin 2 të nenit 116 [Efektet Juridike të Vendimeve] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 (Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023 u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit​​ ​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit​​ 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018 do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë para shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 1​​ shkurt​​ 2023, parashtruesi​​ i kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më​​ 6​​ shkurt​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [Nr.​​ GJR.​​ KI19/23]​​ caktoi​​ ​​ gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ përmes​​ Vendimit​​ [Nr.​​ KSH.​​ KI19/23]​​ caktoi Kolegjin shqyrtues​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha, anëtarë.

 

  • Më 10​​ shkurt​​ 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës dhe Gjykatën Supreme për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 1 qershor 2023, si dhe me 29 qershor 2023, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar në Gjykatë shkresa për të kërkuar informata “se si është vepruar lidhur me të njëjtën (lëndën).”

 

  • Më​​ 30​​ janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja​​ e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton që​​ me 12 qershor 2017, Prokuroria Themelore në Gjilan,​​ ndaj​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ kishte ngritur Aktakuzën [PP.I.nr.46/2017] për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-082 (në tekstin në vijim: KPRK-së).​​ 

 

  • Më 27 maj 2019, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [PKR.nr.135/2017], të akuzuarin Kadri Ismajli e kishte shpallur fajtor dhe e kishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 180 (njëqind e tetëdhjete) ditëve, duke e detyruar të akuzuarin që të​​ dëmtuarës​​ Ekonomisë së Pyjeve në Viti​​ t'ia kompensoj dëmin në​​ shumën prej 600 € (gjashtëqind) Euro.

 

  • Në anën tjetër, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PAKR.nr.350/2019] e kishte aprovuar ankesën e parashtruesit të​​ kërkesë, duke e anuluar Aktgjykimin [PKR.nr.135/2017]​​ të​​ 27​​ majit​​ 2019,​​ të Gjykatës Themelore​​ dhe​​ çështjen ia​​ ktheu​​ gjykatës së​​ njëjtë​​ në​​ rigjykim.

 

Procedura në rigjykim

​​ 

  • Më 15 prill 2022, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [PKR.145/19] shpalli:​​ (I)​​ fajtor parashtruesin e kërkesës sepse: Gjatë periudhës​​ dhjetor 2016-janar 2017, në Viti, në hapësirat e Ekonomisë së Pyjeve, i pandehuri në cilësi të personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në atë mënyrë që në pozitën e ushtruesit të detyrës së përgjegjësit të Ekonomisë së Pyjeve në Viti, i kishte shitur drunjtë qytetarit S. Sh. 10m drunjë në vlerë prej 250€ (dyqind e pesëdhjetë) Euro, e të cilët Ekonomia e Pyjeve në Viti, i ka lajmëruar në Stacionin Policor në Viti si të vjedhura.​​ Me këtë​​ veprim ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga​​ paragrafi 1 i nenit​​ 422​​ (Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar) të​​ ​​ Kodit të Penal të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-082.​​ 

 

  • Në vijim, parashtruesi i kërkesës u gjykua me (II) dënim me burgim në kohëzgjatje prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditëve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit; Në dënimin me burgim të akuzuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e ndalimit (arrestit) prej 1 marsit 2017 e deri më 2 mars 2017; (III) Të akuzuarit Kadri Ismajli i shqiptohet edhe​​ dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimit publik, kohëzgjatje prej 1 viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim; (IV) Detyrohet i akuzuari Kadri Ismajli që të dëmtuarës Ekonomisë së Pyjeve në Viti, t'ia kompensoj dëmin në shumën prej 250 € (dyqind e pesëdhjetë) Euro, në afatin prej 15 ditësh pasi që ky aktgjykim të marrë formën e prerë, nen kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm; (V) Detyrohet i akuzuari që t'i paguaj shpenzimet e procedurës, përkatësisht paushallin gjyqësor në shumën prej 50€ (pesëdhjetë) Euro, si dhe shumën prej 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së​​ aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit të​​ dhunshëm.

 

  • Kudër Aktgjykimit të lartcekur, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës penale, të dispozitave të kodit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi sanksionin penal, me propozim që të aprovohet ankesa dhe i akuzuari të lirohet ose çështja të kthehet në rivendosje.

 

  • Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës me [PPA/I.nr.317/22] të 16 qershorit 2022, propozoi​​ ​​ ​​ refuzohet ankesa e mbrojtësit të​​ akuzuarit Kadri Ismajli, ndërsa aktgjykimi i ankimuar të​​ vërtetohet.

 

  • Më 19 korrik 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAKR.nr. 312/2022] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, ndërsa vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [PKR.nr.145/19] të 15 prillit 2022.​​ 

 

  • Kundër​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ për shkak të​​ shkeljeve esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës​​ penale dhe për shkak të​​ shkeljes së​​ dispozitës së​​ nënparagrafit​​ 1.4 të​​ nenit​​ 385​​ (shkelja e ligjit penal) të Kodit të Procedurës Penale Nr. 04/L-123, me propozim që​​ ​​ aprovohet kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ si e bazuar dhe të​​ anulohen aktgjykimet e kundërshtuara dhe lënda të​​ kthehet në​​ rigjykim dhe​​ rivendosje në​​ gjykatën e shkallës së​​ parë. Gjithashtu, parashtruesi i kërkesës​​ i propozoi​​ gjykatës që​​ ​​ vendos për shtyrjen e​​ fillimit të​​ ekzekutimit të​​ dënimit deri në​​ vendosjen lidhur me kërkesën për mbrojtje të​​ ligjshmërisë.

 

  • Më 14 nëntor 2022,​​ Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit​​ përmes​​ shkresës​​ [KMLP.II.nr.266/2022]​​ propozoi​​ ​​ kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ refuzohet si e pabazuar.

 

  • Më 23 dhjetor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.nr. 429/2022] refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës e paraqitur kundër aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Themelore​​ [PKR.nr.145/2019] të 15 prillit 2022 dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit​​ [PAKR.nr.312/2022]​​ ​​ 19​​ korrikut​​ 2022. Në arsyetimin e Aktgjykimit të saj, Gjykata Supreme theksoi si në vijim:

 

Nuk qëndron pretendimi i mbrojtjes lidhur me shkeljen e dispozitës së​​ nenit 385 par. 1​​ nënpar.1.4 te KPP, ngase në​​ aktakuzë, prokurori i shtetit​​ ka propozuar që​​ pas mbajtjes së​​ shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të​​ provave, i dënuari të shpallet fajtor​​ për këtë​​ vepër​​ penale dhe të​​ ndëshkohet me dënim meritor sipas kodit penal, KPRK ne nenin 62 par.2​​ nënpar.2.3 parasheh ndalimin e ushtrimit të​​ profesionit, veprimtarisë​​ apo detyrës. Pretendimet e​​ mbrojtësit i referohen gabimit të​​ bërë​​ ​​ përshkrimin e disa neneve të​​ cituara lidhur me matjen​​ respektivisht zbutjen e lartësisë​​ ​​ dënimit të​​ shqiptuar, por e rëndësishme​​ është​​ se me rastin e​​ shqiptimit​​ ​​ dënimit nuk janë​​ tejkaluar kompetencat ligjore dhe arsyet e dhëna përkitazi me​​ vendimin për dënim nuk janë​​ ​​ përfshira në​​ shkelje procedurale. Gjykata e shkallës së​​ parë​​ me​​ rastin e shqiptimit të​​ dënimit të​​ dënuarit ia ka shqiptuar minimumin e paraparë ligjor për këtë vepër penale.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se përmes Aktgjykimit​​ të kontestuar të Gjykatës Supreme, atij i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se në rrethanat e rastit konkret​​ kemi të​​ bëjmë​​ me​​ mungesë​​ të​​ dhënies së​​ një​​ arsyetimi të​​ mjaftueshëm dhe të​​ detajuar lidhur me​​ refuzimin e pretendimeve të​​ parashtruara si të​​ pabazuara duke pasur parasysh​​ mangësitë​​ të​​ cilat janë​​ shfaqur dhe të​​ cilat janë​​ më​​ së​​ evidente gjatë​​ marrjes së​​ aktgjykimeve nga ana e gjykatës së​​ shkallës së​​ I - rë​​ dhe asaj të​​ II -të​​ , dhe si​​ pasojë​​ ka ardh deri tek aplikimi jo i drejtë​​ i ligjit në​​ dëm të​​ të​​ dënuarit.

 

  • Në kontekst të shqiptimit të dënimit plotësues ndaj parashtruesit të kërkesës, në rastin konkret​​ “gjejmë të aplikuar dy kode penale dhe se një dukuri e tillë është e papranueshme ligjërisht.​​ Në mbështetje të këtij pohimi ka theksuar se norma ligjore - neni 59 par 1 i Kodit Penal, ka hyre në fuqi me 1 Janar 2013, e cila parasheh llojet e detyrimeve të caktuara në dënimin me kusht taksativisht të specifikuara në fq. 228 të këtij Kodi, ndërsa të mbrojturit tim, Kadri Ismajli , i është shqiptuar dënimi plotësues në zbatim nenit 59 par .1 nën par .2.3 lidhur me nenin 62 të KPRK -së , ku dënimi i tillë plotësues është paraparë me Kodin Penal (KPRK-së), i cili ka hyrë me 14 Janar 2019 ( shih: fq.17 të këtij Kodi).”

 

  • Sipas parashtruesit të kërkesës, përderisa gjykatat e rregullta pretendojnë​​ se i njëjti ka kryer veprën penale në​​ fund të​​ vitit 2016- 2017, prandaj sipas tij ligj i aplikueshëm duhej të​​ ishte “Kodi Penal i vitit 2013” e jo siç gabimisht​​ është​​ vepruar në​​ rastin konkret duke aplikuar Kodin e ri, me çka ka bërë​​ shkelje e dispozitave të​​ Kodit Penal, parashikuar me nenin 385 par.1 nën par. 1.4 të​​ KPK-së.  ​​ ​​​​ 

 

  • Në fund parashtruesi i kërkesës pretendon se në​​ rastin konkret nuk ka dëm të shkaktuar nga ana e tij dhe se lidhur me dëmin e pretenduar nuk gjejmë të deklaruar përfaqësuesen e autorizuar të Komunës, e as përfaqësueses të autorizuar të të dëmtuarës për dëmin e shkaktuar, pasi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as​​ që​​ i njëjti të​​ ketë​​ përfituar asnjë​​ cent.

 

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që kërkesa e tij të:​​ I.​​ SHP ALLET si e pranueshme,​​ për shqyrtim në​​ merita; II. SHPALLET - si jokushtetues​​ Aktgjykimi​​ i Gjykatës Supreme të​​ Kosovës​​ [Pml. nr. 429/2022]​​ prej 23​​ dhjetorit​​ 2022;​​ III.​​ ​​ Vendimi final i​​ Gjykatës së​​ shkallës parë- Departamenti për Krime​​ ​​ Rënda​​ [PKR.nr .145 /19]​​ i​​ 15​​ prillit​​ 2022 , t'i kthehet në​​ rigjykim Gjykatës Themelore;​​ IV. SHPALLET -si e pranueshme kërkesa e përfaqësuesit të​​ ​​ dënuarit,​​ për mosfillimin e ekzekutimit të​​ dënimit të​​ shqiptuar me aktgjykimin​​ e Gjykatës Themelore-DKR në​​ Gjilan,​​ nën shenjën,​​ [PKR.nr. 145 1 2019], të​​ datës 15​​ prill​​ 2022, gjer në​​ momentin e marrjes së​​ vendimit lidhur me kërkesën e​​ parashtruar.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

KODI NR. 04/L-082 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.19 / 13 KORRIK 2012, PRISHTINË)

 

DËNIMET PLOTËSUESE

​​ Neni 62 Dënimet plotësuese​​ 

 

1. Dënimi plotësues mund të shqiptohet së bashku me dënimin kryesor ose alternativ.​​ 

 

2. Dënimet plotësuese janë:

 

[...]

 

2.3. ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;

 

KAPITULLI XXXIV KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRAT PENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE​​ 

 

Neni 422​​ 

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

 

​​ 1. Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

 

KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË)

 

DËNIMET PLOTËSUESE​​ 

Neni 59 Dënimet plotësuese​​ 

 

1. Dënimi plotësues mund të shqiptohet së bashku me dënimin kryesor ose alternativ.​​ 

 

2. Dënimet plotësuese janë:

 

[...]

 

2.3. ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;

 

Neni 62​​ 

Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik​​ 

 

1. Gjykata ia ndalon kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në pesë (5) vjet pas mbajtjes së dënimit me​​ burgim, nëse personi i tillë ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me burgim.

 

2. Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me gjobë ose me dënim me kusht.

 

KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 37 / 28 DHJETOR 2012, PRISHTINË)

 

Neni 385​​ 

Shkelja e ligjit penal​​ 

 

1. Shkelje e ligjit penal ekziston kur:​​ 

[…]

1.4. lidhur me veprën e gjykuar penale është zbatuar ligji i cili nuk mund të zbatohet;​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata fillimisht iu referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“(1) Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

(7) Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim,​​ Gjykata​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç parashikohen në Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët parashikojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1.“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.[...]”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i​​ kërkesës është palë e autorizuar, i​​ cili​​ konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [Pml.​​ nr. 429/2022] të​​ 23 dhjetorit​​ 2022, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i​​ kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që​​ pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç​​ kësaj,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i ​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Rregulli 34 (2) specifikisht përcakton që:

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës, i​​ mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen​​ me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpall një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës (shih rastin​​ KI04/21, parashtrues​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26 shih gjithashtu rastin​​ KI175/20, parashtrues​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmachev kundër Francës, Kërkesa nr. 17621/91,​​ kategoria (i),​​ Mentzen kundër Letonia,​​ Kërkesa nr. 71074/01,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Kërkesa nr. 4241/03,​​ kategoria (iii)).

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, do të​​ aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Në dritën e këtij sfondi normativ, Gjykata sjell në vëmendje se çështja thelbësore në rrethanat e rastit konkret, ndërlidhet me pretendimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me​​ mungesën e arsyetimit të vendimit gjyqësor​​ për shpalljen e tij fajtor për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar​​ si dhe dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik në kohëzgjatje prej 1 viti, pas mbajtjes së dënimit me burg. Në rastin konkret parashtruesi i kërkesës ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore për kryerjen e veprës penale​​ keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, pasiqë​​ gjatë periudhës dhjetor 2016-Janar 2017, në Viti, në hapësirat e Ekonomisë së Pyjeve, i​​ njëjti​​ në cilësi të personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkaloi​​ kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në atë mënyrë që në pozitën e ushtruesit të detyrës së përgjegjësit të Ekonomisë së Pyjeve në Viti, i kishte shitur​​ 1o m​​ drunjë qytetarit S. Sh. në vlerë prej 250€ (dyqind e pesëdhjetë) Euro, e të cilët Ekonomia e Pyjeve në Viti, i kishte lajmëruar në Stacionin Policor në Viti si të vjedhura. Parashtruesi i kërkesës u gjykua me:​​ (i) dënim me burgim në kohëzgjatje prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditëve; (ii)​​ i shqiptohet edhe​​ dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimit publik, kohëzgjatje prej 1 viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim; (iii)​​ detyrohet që të dëmtuarës Ekonomisë së Pyjeve në Viti, t'ia kompensoj dëmin në shumën prej 250 € (dyqind e pesëdhjetë) Euro, në afatin prej 15 ditësh.​​ Ankesën e parashtruesit të kërkesës e refuzoi si të pabazuar Gjykata e Apelit. Përfundimisht,​​ Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.nr. 429/2022] refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës i konteston konstatimet e gjykatave të rregullta para Gjykatës, duke pretenduar shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, si rezultat i​​ ​​ mungesës së arsyetimit të vendimit gjyqësor.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht thekson se e drejta për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së​​ dhe zbatimi i saj, është interpretuar gjerësisht nga GJEDNJ përmes praktikës së saj gjyqësore. Rrjedhimisht, sa i përket interpretimit të pretendimeve për shkeljen e së drejtës në gjykim të drejtë dhe të paanshëm si rezultat i​​ "mos arsyetimit të vendimit gjyqësor", Gjykata do t'i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së; dhe me pas, do t’i aplikojë të njëjtat në rrethanat e rastit konkret.

 

I. Vlerësimi i Gjykatës përkitazi me pretendimet për shkelje të së drejtës për​​ “vendim të arsyetuar”​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme​​ 

 

  • Përkitazi me të drejtën për një vendim të arsyetuar gjyqësor të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, Gjykata fillimisht thekson se ajo tashmë ka një praktikë të konsoliduar gjyqësore. Kjo praktikë është ndërtuar duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së (përfshirë, por duke mos u kufizuar në rastet​​ Hadjianastassiou kundër Greqisë, nr. 12945/87 Aktgjykim i 16 dhjetorit 1992;​​ Van de Hurk kundër Holandës, nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994;​​ Hiro Balani kundër Spanjës,​​ nr. 18064/91, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës, nr. 134/1996/753/952, Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998;​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykimi i 21 janarit 1999;​​ Hirvisaari kundër Finlandës, nr. 49684/99, Aktgjykim i 27 shtatorit 2001;​​ Suominen kundër Finlandës,​​ nr. 37801/97, Aktgjykim i 1 korrikut 2003;​​ Buzescu kundër Rumanisë, nr. 61302/00, Aktgjykim i 24 majit 2005;​​ Pronina kundër Ukrainës, nr. 63566/00, Aktgjykim i 18 korrikut 2006; dhe​​ Tatishvili kundër Rusisë, nr. 1509/02, Aktgjykimi i 22 shkurtit 2007.) Për më tepër, parimet themelore sa i përket të drejtës për një vendim të arsyetuar gjyqësor janë elaboruar po ashtu në rastet e kësaj Gjykate (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në​​ KI22/16, parashtrues​​ Naser Husaj,​​ Aktgjykim i 9 qershorit 2017;​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic,​​ Aktgjykim i 9 janarit 2018;​​ KI143/16, parashtrues​​ Muharrem Blaku dhe të tjerët, Aktvendim i 13 qershorit 2018;​​ KI87/18, parashtrues i kërkesës​​ IF Skadiforsikring, Aktgjykim i 27 shkurtit 2019, dhe​​ KI24/17, parashtrues​​ Bedri Salihu, Aktgjykim i 27 majit 2019;​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, Aktgjykim i 11 dhjetorit 2019;​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 135; dhe së fundmi​​ KI195/20, parashtrues​​ Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jobankar “Monego”, Aktgjykimi i 29 marsit 2021, paragrafi 120).

 

  • Në parim, Gjykata thekson se garancitë e mishëruara në nenin 6.1 të KEDNj-së përfshijnë detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih, rastin e GjEDNj-së,​​ H. kundër Belgjikës, nr. 8950/80, Aktgjykimi i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53; si dhe shih rastin e Gjykatës​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ të cituar më lart, paragrafi 139; dhe rastin​​ KI87/18, parashtrues​​ IF Skadiforsikring,​​ paragrafi​​ 44).​​ 

 

  • Gjykata po ashtu thekson se bazuar në praktikën e saj gjyqësore gjatë vlerësimit të parimit i cili i referohet administrimit të duhur të drejtësisë, vendimet e gjykatave duhet të përmbajnë arsyetimin në të cilat ato bazohen. Shkalla në të cilën zbatohet detyrimi për të dhënë arsye mund të ndryshojë varësisht nga natyra e vendimit dhe duhet të përcaktohet në dritën e rrethanave të rastit konkret. Janë argumentet thelbësore të parashtruesit të kërkesës që duhet të adresohen, dhe arsyet e dhëna duhet të jenë të bazuara në ligjin e aplikueshëm (shih, në mënyrë të ngjashme, rastet e GjEDNj-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës,​​ nr. 18064/91 Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 27; dhe​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 134/1996/753/952. Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998, paragrafi 42; shih, po ashtu, rastin e Gjykatës​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic, të cituar më lart, paragrafi 48; dhe rastin​​ KI87/18, parashtrues​​ IF Skadeforsikring, të cituar më lart, paragrafi 48). Duke mos kërkuar një përgjigje të detajuar për secilën ankesë të ngritur nga parashtruesi i kërkesës, ky obligim nënkupton që palët në procedurë gjyqësore mund të presin që të pranojnë një përgjigje specifike dhe eksplicite ndaj pretendimeve të tyre që janë vendimtare për rezultatin e procedurës së zhvilluar (shih rastin e GjEDNj-së​​ Morerira Ferreira kundër Portugalisë,​​ nr. 19867/12, Aktgjykim i 11 korrikut 2017, paragrafi 84 dhe të gjitha referencat e përmendura aty; shih edhe rastet e Gjykatës​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 137; dhe së fundmi​​ KI195/20, parashtrues​​ Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jo-bankar “Monego”, Aktgjykimi i 29 marsit 2021, paragrafi 122).​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata i referohet edhe praktikës së saj gjyqësore ku ajo përcakton se arsyetimi i vendimit duhet të theksojë raportin ndërmjet konstatimeve të meritës dhe shqyrtimit të provave nga njëra anë, dhe konkluzionet ligjore të gjykatës, nga ana tjetër. Aktgjykimi i gjykatës do të shkelë parimin kushtetues të ndalimit të arbitraritetit në vendimmarrje, në qoftë se arsyetimi i dhënë nuk i përmban faktet e vërtetuara, dispozitat ligjore dhe marrëdhënien logjike midis tyre (shih rastet e Gjykatës nr.​​ KI72/12,​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, Aktgjykimi i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61;​​ KI135/14,​​ IKK Classic, Aktgjykimi i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58, dhe​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic, Aktgjykimi i 8 dhjetorit 2017;​​ KI87/18, parashtrues​​ “IF Skadeforsikring",​​ Aktgjykim i 27 shkurtit 2019, paragrafi 44;​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 138; dhe së fundmi rastin​​ KI195/20, parashtrues​​ Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jobankar “Monego”, Aktgjykimi i 29 marsit 2021, paragrafi 123).

 

  • Aplikimi i parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret​​ 

 

  • Referuar pretendimeve të ngritura në kërkesë, Gjykata rikujton se pretendimi kryesor i parashtruesit​​ të kërkesës ndërlidhet me mungesën e arsyetimit të aktgjykimeve të​​ gjykatave të rregullta, përkitazi me​​ shpalljen e tij fajtor për kryerjen e veprës penale​​ keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.​​ Pra, i njëjti në thelb pretendon se në kontekst të shqiptimit të dënimit plotësues “gjejmë të aplikuar dy kode penale dhe se një dukuri e tillë është e papranueshme ligjërisht”.​​ Gjithashtu i njëjti thekson se nuk e ka kryer veprën penale dhe se​​ aktgjykimet nuk e potencojnë se kush është palë e dëmtuar.​​ 

 

  • Në ndërlidhje me çështjet e lartcekura, Gjykata në vazhdim do t’u referohet pjesëve relevante të aktgjykimeve të gjykatave të rregullta, që adresojnë pretendimet e parashtruesit të kërkesës. Fillimisht, Gjykata i referohet​​ pjesëve relevante të Aktgjykimit [PKR.​​ 145/19] të​​ 15​​ prillit​​ 2022, të Gjykatës së​​ Themelore, e cila arsyetoi:​​ 

 

”Gjykata pas shqyrtimit dhe vlerësimit të​​ provave gjeti se: i akuzuari Kadri Ismajli, në​​ cilësinë​​ e​​ personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka kaluar kompetencat e tij, me​​ qëllim të​​ përfitimit të​​ kundërligjshëm pasuror për vete, në​​ atë​​ mënyrë​​ ​​ ​​ pozitën e ushtruesit​​ ​​ përgjegjësit të​​ Ekonomisë​​ ​​ Pyjeve në​​ Viti, i ka shitur qytetarit Skender Shemsiut sasinë​​ e​​ drunjëve prej 10 metra dru në​​ shumën prej 250€, e të​​ cilat drunjë​​ Ekonomia e Pyjeve ne Viti, i​​ kishte lajmëruar në​​ Stacionin e Policisë​​ ​​ Viti, si të​​ vjedhura.

[...] andaj në fund​​ gjykata ne baze te nenit 361 paragrafi 1​​ dhe 2 të​​ KPPRK-së​​ me ndërgjegje e vlerësoj secilën provë​​ një​​ nga një​​ e pastaj edhe të​​ gjitha​​ provat së​​ bashku dhe në​​ bazë​​ ​​ vlerësimeve të​​ nxjerrura erdhi në​​ përfundimin e plotë​​ se gjendja​​ faktike​​ është​​ provuar bindshëm se i akuzuari Kadri Ismajli ka kryer veprën penale, keqpërdorim​​ i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, për të​​ cilën​​ është​​ edhe​​ penalisht përgjegjës dhe fajtor.”

 

  • Po ashtu, Gjykata vëren se edhe Gjykata​​ e Apelit​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [Rev.nr.165/2022]​​ të 6 korrikut 2022,​​ kishte dhënë arsyetimin e saj​​ lidhur me​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës, ku ndër të tjera arsyetoi:​​ 

 

​​ ankesën​​ e mbrojtësit të​​ akuzuarit Kadri Ismajli avokati Shemsedin Pira, pretendohet se​​ aktgjykimi​​ është​​ i përfshirë​​ me shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës penale nga neni​​ 384 par.1​​ nen par.1.12 të​​ KPP-së, sepse dispozitivi i aktgjykimit​​ është​​ i pa qartë, i pa kuptueshëm​​ dhe nuk​​ është​​ ​​ harmoni me veten dhe arsyetimin, sepse nuk​​ janë​​ paraqitet faktet vendimtare.​​ ​​ rastin konkret, theksohet se i akuzuari nuk ka pasur ndonjë​​ përfitim material, pra dispozitivi​​ është​​ ​​ kundërshtim me arsyetimin dhe përmbajtjen e provave materiale.

 

Duke vlerësuar aktgjykimin e ankimuar, sipas pretendimeve ankimore, por edhe sipas detyrës​​ zyrtare konform nenit 394 par. 1 te KPPK-se, Gjykata e Apelit, gjen se pretendimet e mësipërme​​ ankimore nuk qëndrojnë. Aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale te dispozitave​​ ​​ procedurës penale parashikuar nga neni 384 par. 1 nen par 1.1 dhe 1.2 te KPP-së, të​​ cilave mbrojtësi u referohet pa bazë, e as shkelje tjera të​​ cilat kjo Gjykatë​​ i shqyrton detyrimisht.​​ Gjykata e shkallës së​​ parë​​ ​​ arsyetimin e aktgjykimit të​​ ankimuar i ka paraqitur faktet që​​ i ka​​ vërtetuar dhe ka dhënë​​ arsye të​​ qarta, logjike dhe bindëse për një​​ vërtetim të​​ këtillë​​ ​​ fakteve,

​​ cilat si të​​ drejta, i pranon edhe kjo Gjykatë.

 

  • Në fund,​​ Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.nr. 429/2022] refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës,​​ ku lidhur me pretendimin e tij për aplikimin e​​ “dy kodeve të ndryshme penale”​​ nga gjykatat e rregullta,​​ mos kryerjen e veprës penale, si dhe mos përcaktimin se kush është palë e dëmtuar,​​ i arsyetoi​​ si në vijim:

 

“Gjykata e shkallës së​​ parë​​ drejtë​​ ka gjetur se në​​ veprimet e të​​ dënuarit​​ formësohen elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422​​ par. 1 të​​ KPRK, dhe se në​​ arsyetimin e saj ka zbërthyer rrethanat dhe faktet konkrete lidhur me​​ veprimet inkriminuese të​​ ​​ dënuarit, i cili veprimet e ndërmarra i ka bërë​​ për përfitim personal​​ ​​ vetes, që​​ provohet me pagesën prej 250 € në​​ dëm të​​ Ekonomisë​​ Pyjore në​​ Viti, për më​​ tepër i​​ dënuari me asnjë​​ prove konkrete nuk e ka mbështetur pretendimin e tij se me ato​​ para, prej shitjes​​ ​​ drunjvë, ka paguar rregullimin e portës dhe rrethojës së​​ oborrit​​ ​​ këtij institucioni.

 

Nuk qëndron pretendimi i mbrojtjes lidhur me shkeljen e dispozitës së nenit 385 par. 1​​ nënpar.1.4 te KPP, ngase në aktakuzë, prokurori i shtetit ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i dënuari të shpallet fajtor për këtë vepër penale dhe të ndëshkohet me dënim meritor sipas kodit penal, KPRK ne nenin 62 par.2 nënpar.2.3 parasheh ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës. Pretendimet e mbrojtësit i referohen gabimit të bërë në përshkrimin e disa neneve të cituara lidhur me matjen respektivisht zbutjen e lartësisë së dënimit të shqiptuar, por e rëndësishme është se me rastin e shqiptimit​​ të dënimit nuk janë tejkaluar kompetencat ligjore dhe arsyet e dhëna përkitazi me vendimin për dënim nuk janë të përfshira në shkelje procedurale. Gjykata e shkallës së parë me rastin e shqiptimit të dënimit të dënuarit ia ka shqiptuar minimumin e paraparë ligjor për këtë vepër penale.

 

[...]

 

Pretendimet e mbrojtjes se nuk dihet se e as nuk potencohet se kush është palë​​ e dëmtuar si​​ dhe lidhur me konstatimin e komisionit për matjen e drunjëve të​​ konfiskuar në​​ depo, nga ku​​ shihet se i dënuari nuk ka shpërdoruar asgjë​​ ​​ ekonominë​​ e pyjeve, për të​​ cilën gjë​​ ndaj tij​​ është​​ zhvilluar procedura penale pa bazë​​ ligjore del të​​ jetë​​ pretendim joserioz ngase i dënuari ka pohuar​​ se ka shitur 10 metra dru për 250 € me qëllim të​​ sigurimit të​​ rrethojës dhe derës për autoritetin​​ ku punon dhe të​​ thuhet se nuk ka palë​​ e dëmtuar dhe se nuk​​ është​​ keqpërdorur asgjë​​ del të​​ jetë​​ pretendim joserioz dhe pretendim tendencioz me qëllim të​​ ikjes nga përgjegjësia penale.”​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se gjykatat e rregullta përmes vendimeve respektive kishin trajtuar dhe arsyetuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës në cilësi të të dënuarit për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit​​ zyrtar dhe shqiptimit të dënimit plotësues​​ ndalimi i ushtrimit të​​ funksioneve në​​ administratën publike apo shërbimit publik, në kohëzgjatje prej 1 viti. Nën dritën e të lartcekurave, Gjykata vëren se gjykatat e rregullta kishin sqaruar se: (i)​​ në veprimet e të dënuarit-parashtruesit të kërkesës formësohen elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit dhe se në arsyetimin e​​ tyre gjykatat​​ ka​​ zbërthyer rrethanat dhe faktet inkrimimuese të të dënuarit; (ii)​​ pretendimi për aplikimin e dy kodeve penale,​​ janë​​ pretendime​​ që​​ i referohen gabimit të bërë në përshkrimin e disa neneve të cituara lidhur me matjen respektivisht zbutjen e lartësisë së dënimit të shqiptuar, por e rëndësishme është se me rastin e shqiptimit të dënimit nuk janë tejkaluar kompetencat ligjore dhe arsyet e dhëna përkitazi me vendimin për dënim nuk janë të përfshira në shkelje procedurale; (iii) pretendimi se parashtruesi nuk është fajtor dhe ​​ se nuk potencohet se kush është palë e​​ dëmtuar del të jetë pretendim joserioz ngase i dënuari në procedurat e zhvilluara në gjykatat e rregullta ka pohuar se ka shitur 10 metra dru për 250 € me qëllim të sigurimit të rrethojës dhe derës për autoritetin ku punon dhe të thuhet se nuk ka palë e dëmtuar dhe se nuk është keqpërdorur asgjë del të jetë pretendim joserioz dhe pretendim tendencioz me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale.​​ 

 

  • Gjykata, bazuar në parimet e përgjithshme të GjEDNj-së, siç janë elaboruar më lart dhe bazuar në arsyetimet e gjykatave të rregullta, vlerëson se në rastin e​​ parashtruesit​​ të kërkesës, gjykatat e rregullta kanë nxjerrë vendimet e tyre në përputhje të plotë me standardet e së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Kjo për faktin se nga shkresat e lëndës është e qartë se vendimmarrja ishte e bazuar në prova të ndryshme,​​ dhe​​ në dëshmitë e dëshmitareve. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se gjykatat e rregullta kanë përmbushur detyrimin e tyre kushtetues për të ofruar një arsyetim të mjaftueshëm ligjor përkitazi me kërkesat dhe pretendimet e​​ parashtruesit​​ të kërkesës. Për rrjedhojë, Gjykata konsideron se parashtruesi​​ i​​ kërkesës ka përfituar nga e drejta për të pranuar vendim të arsyetuar gjyqësor, në pajtim me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata e konsideron të rëndësishme të theksojë qëndrimin e përgjithshëm parimor se “drejtësia” që garantohet përmes nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, nuk është drejtësi “substanciale”, por drejtësi “procedurale”. Në terma praktik dhe në parim, kjo drejtësi procedurale shprehet përmes procedurës kontradiktore, ku palët dëgjohen dhe vendosen në të njëjtat kushte para Gjykatës (Shih, ndër të tjera, rastin e Gjykatës, KI131/19, parashtrues Sylë Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri i 21 prillit 2020, paragrafi 57; dhe KI49/19, cituar më lart, paragrafi 55). Kjo më saktësisht nënkupton se palëve përgjatë një procedure të drejtë dhe të paanshme duhet: (i) t’u mundësohet zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit procedural; (ii) t’u ofrohet mundësia që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që ata i konsiderojnë të rëndësishme për rastin përkatës; (iii) t’u garantohet se të gjitha argumentet dhe dëshmitë që ishin të rëndësishme për zgjidhjen e rastit përkatës janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat përkatëse; (iv) t’u garantohet se faktet dhe pretendimet ligjore në vendimet gjyqësore ishin shqyrtuar dhe arsyetuar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, (v) t’u garantohet se procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta dhe jo arbitrare (Shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-së Garcia Ruiz kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 29; dhe rastin e Gjykatës, KI131/19, cituar më lart, paragrafi 58).

 

  • Gjykata arrin në përfundim se në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi​​ i​​ kërkesës nuk ka argumentuar se standardet dhe garancitë e mësipërme të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me të drejtën në vendim të arsyetuar nuk janë zbatuar. Parashtruesi​​ i​​ kërkesës edhe më tej mund të mos jetë​​ i​​ kënaqur me rezultatin e gjykimit të çështjes së tij, megjithatë, kjo pakënaqësi vetvetiu nuk mund të ngrejë një pretendim të argumentueshëm për shkeljen e te drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNj-së:​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë,​​ nr. 5503/02, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se ky pretendim i parashtruesit​​ të kërkesës lidhur me vendimin e paarsyetuar gjyqësor është qartazi i pabazuar në baza kushtetuese, prandaj kërkesa në tërësinë e saj shpallet e papranueshme në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe me rregullin 34 (2) të Rregullores së Punës.

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit​​ dhe rregullat 34 (2) dhe 48(1)(b) të Rregullores së punës, më​​ 30​​ janar​​ 2024, njëzëri:

 

​​ VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; dhe

 

  • Ky Aktvendim hyn ne fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, ne pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu Krasniqi ​​  Gresa Caka Nimani

1

 

Parashtruesit:

Kadri Ismajli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale