Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 265/2019, të 9 tetorit 2019

Nr. të lëndës KI132/22

Parashtruesit: Branislav Gajin

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 2 maj​​ 2023

Nr. ref.:RK 2166/23

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS



 

rastin​​ nr.​​ KI132/22

 

Parashtrues

 

Branislav Gajin

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit

të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 265/2019, të 9 tetorit 2019

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare ​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Branislav Gajin, me adresë të përhershme në Beograd,​​ Republika​​ e​​ Serbisë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës e konteston Aktgjykimin [Pml. nr. 265/19] e 9 tetorit 2019, të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), në ndërlidhje me Aktgjykimin [PAKR. nr. 206/2019] të 16 majit 2019, të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimin [DTKD. K. nr. 112/2018] të 4 marsit 2019, të Gjykatës Themelore në Pejë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është shqyrtimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, me të cilin pretendohet të jenë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenet 21 [Parimet e Përgjithshme], 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale], 40 [Liria e Shprehjes], 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ dhe​​ 59 [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët 1 dhe 7,​​ të​​ nenit​​ 113 të Kushtetutës, në nenet​​ 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47​​ [Kërkesa Individuale]​​ të Ligjit​​ për Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës​​ së Kosovës,​​ nr. 03/L-121​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji),​​ dhe në rregullat​​ 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ dhe​​ 35 [Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më 5 shtator​​ 2022,​​ parashtruesi i​​ kërkesës,​​ përmes postës,​​ e​​ dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • Më 14 shtator 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit [Nr.​​ Gjr.​​ KI132/21]​​ e​​ caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi​​ gjyqtar raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë​​ nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha​​ dhe Radomir Laban​​ (anëtarë).​​ 

 

  • ​​ 15 shtator 2022, Gjykata e njoftoi​​ parashtruesin e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 26 shtator​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ një dokument​​ shtesë në​​ mbështetje​​ ​​ kërkesës së​​ tij.​​ 

 

  • Më 17 nëntor​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ një dokument shtesë.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 21 shkurt 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ një dokument shtesë.​​ 

 

  • ​​ 12 prill​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues​​ shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ që të refuzojë​​ kërkesën me procedurë të​​ shkurtër.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • ​​ 13 korrik 2020, parashtruesi i​​ kërkesës​​ kishte​​ dorëzuar kërkesën​​ nr.​​ KI112/20​​ në Gjykatë.​​ ​​ atë kërkesë, parashtruesi​​ i kërkesës​​ kishte kërkuar​​ vlerësimin​​ e​​ kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktgjykimit​​ [Pml. nr. 265/2019] të 9 tetorit 2019,​​ të Gjykatës Supreme.​​ Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kontestoi aktin e lartcekur, duke pretenduar se i njëjti është nxjerrë në shkelje të të​​ drejtave dhe lirive të​​ tij të garantuara me nenet 21, 23, 24, 29, 31, 32, 33, 40, 41, 54 dhe 59​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 6​​ të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Më​​ 9 mars 2022, Gjykata​​ pas shqyrtimit të të gjitha pretendimeve të parashtruesit të kërkesës​​ shpalli kërkesën nr. KI112/20​​ të papranueshme si qartazi të pabazuar të përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së​​ punës.​​ 

 

  • Më 5 shtator 2022, parashtruesi i kërkesës​​ përmes​​ postës​​ dorëzoi kërkesën nr. KI132/22,​​ përmes të​​ cilës konteston aktin e njëjtë​​ sikurse në​​ rastin KI112/20, përkatësisht Aktgjykimin [Pml. nr. 265/2019], të 9 tetorit 2019 të Gjykatës Supreme, si dhe​​ ka​​ përsëritur​​ pretendimet​​ e njëjta​​ me ato që​​ kishte​​ ngritur​​ ​​ kërkesën nr.​​ KI112/20.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës, sikurse në​​ kërkesën​​ nr. KI112/20, pretendon​​ se i janë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ garantuara me Kushtetutën e Republikës së​​ Kosovës, përkatësisht me nenet​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale], 40 [Liria e Shprehjes], 41 [ E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 59 [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës, ndër të tjera, pretendon se​​ “[...]Të drejtat e lartcekura ligjore janë shkelur sepse nuk e kam pasur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë numër TKD-112/18 të datës 04.03.2019 edhe pse dorëzimi personal i aktgjykimit bie në norma thelbësore.

​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës përgjatë pretendimeve të​​ tij thekson​​ Andaj, në bazë të asaj që është cekur më lart, me këtë dëshmi atakoj pretendimet e aktvendimit për papranueshmëri numër 1982/22 të datës 22.04.2022 e sidomos paragrafin 109 dhe 111”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson​​ Mosdorëzimi i aktgjykimit të shkallës së parë dhe aktgjykimit i shkallës së dytë, mua personalisht sipas nenit 479 të​​ KPP-së dhe sipas rregullores “Reformatio in peius” e cila gëzon mbrojtje sipas nenit 31 të​​ gjykatës në lidhje me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut neni 6 sepse ka të bëjë me të drejtën e individit për tu ankuar, nuk më është mundësuar e drejta në mbrojtje adekuate. Aktgjykimi i shkruar sipas nenit 476 të KPP-së,​​ duhet personalisht t​​ i dorëzohet personit të cilit i është dërguar sipas nenit 478,​​ par. 4 në lidhje me nenin 477,​​ par. 1 i KPP-së, nëse personi i pandehur ka mbrojtës atëherë afati për paraqitjen e mjeteve ligjore fillon të rrjedhë​​ nga data e dorëzimit të shkresës së personit të pandehur.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës gjithashtu thekson “I lutem Gjykatës Kushtetuese që me procedurë urgjente të shikojë fletëkthesën e datës 12.03.2019,​​ gjithashtu dhe përgjigjen e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Pejë znj. Nushe Kuka-Mekaj numër TKD.BE.112/18 të datës 04.08.2022 dhe të bie një aktvendim të ri, të anulojë​​ aktgjykimin e shkallës së dytë në afat të arsyeshëm,​​ duke marrë​​ për bazë se kërkesa e mëhershme është parashtruar më datë 13.07.2020”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që të pranoj kërkesën e tij si të bazuar,​​ duke theksuar që të​​ “rishikoni formularin e kthimit të datës 12.03. 2019; Hiqni gabimin dhe merrni një vendim për pranueshmërinë; Sillni një zgjidhje të re me korrigjimin e gabimeve; Të revokohet aktgjykimi i shkallës së dytë nga neni PAKR - 206/19 [...]”.

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liripretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron takontestoj.

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 35
(Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

 

(5) Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se kërkesa është e paplotë ose e paqartë përkundër kërkesave nga Gjykata ndaj palës që të plotësojë ose të qartësojë kërkesën, nëse kërkesa është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur nga Gjykata, ose në qoftë se kërkesa është joserioze.

 

Vlerësimi​​ i​​ pranueshmëri​​ ​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe Rregullore të punës. Në këtë drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 i të njëjtit​​ nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata rikujton​​ se​​ objekti​​ i kërkesës së tanishme nr. KI132/22​​ është​​ i​​ njëjtë me​​ kërkesën​​ nr. KI112/20,​​ me ç’​​ rast parashtruesi i kërkesës​​ kishte​​ kërkuar​​ vlerësimin​​ e​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Pml. nr.​​ 265/19] të​​ 9 tetorit 2019, të Gjykatës Supreme.

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij të tanishme ka ngritur të njëjtat pretendime​​ sikurse në​​ kërkesën e tij të mëparshme KI112/20.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata i referohet paragrafit 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, që përcakton se​​ vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të​​ detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

 

  • Gjykata po ashtu i referohet paragrafit (5) të rregullit 35 (Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, që specifikon se Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër, mes tjerash, nëse kërkesa është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur nga Gjykata.

 

  • Duke​​ u mbështetur në rregullin e sipërshënuar, Gjykata​​ vlerëson se kërkesa e tanishme​​ nr. KI132/22​​ është thjesht përsëritje​​ e​​ kërkesës së mëparshme nr. KI112/20, të cilën Gjykata e kishte shpallur të papranueshme për shkak se ishte​​ qartazi e pabazuar mbi baza​​ kushtetuese.

 

  • Gjykata bazuar edhe në praktikën e saj të konsoliduar gjyqësore në raste të ngjashme, ka theksuar se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.​​ Gjykata rikujton se ankimi individual sipas kuptimit të nenit 113. 7 të​​ Kushtetutës, nuk duhet të shikohet nga parashtruesit e kërkesës​​ si mundësi për​​ të kërkuar në​​ mënyrë të​​ përsëritur​​ nga​​ Gjykata rihapjen e vendimeve të​​ saj dhe gjykimin e​​ serishëm​​ për të​​ njëjtën​​ çështje​​ (shih,​​ Gjykata Kushtetuese, rastin nr.​​ KI105/16, parashtrues​​ Feti Gashi, Vendim për refuzim të kërkesës, i 10 majit 2017, paragrafi 21; rastin​​ nr.​​ KI201/19,​​ parashtrues​​ Tush Kolgjeraj, Vendim për refuzim të kërkesës,​​ i​​ 22 prillit 2020, paragrafi 20;​​ dhe rastin nr.​​ KI103/19, parashtrues​​ Ilmi Sopa, Vendim për refuzim të kërkesës, i 29 prillit 2020, paragrafi 20).​​ 

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata​​ rikujton se vendimet e saj janë të​​ formës së​​ prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të​​ gjitha institucionet e​​ Republikës​​ së​​ Kosovës​​ (shih Gjykata Kushtetuese, rasti nr.​​ KI26/14, parashtrues​​ Bajrush Gashi,​​ Vendim për hedhje poshtë të kërkesës, i 26 marsit 2015, paragrafët 26-27; dhe po ashtu shih, rastin nr.​​ KI105/16, parashtrues​​ Feti Gashi, cituar më​​ lart, paragrafi​​ 22).

 

  • Prandaj, Gjykata duke pasur parasysh që kërkesa e parashtruesit të kërkesës është përsëritje e kërkesës KI112/20, tashmë të vendosur nga Gjykata, bazuar në paragrafin (5) të rregullit 35 të Rregullores së punës, konstaton se kërkesa e tanishme duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 116.1​​ të Kushtetutës, nenit 20​​ të Ligjit dhe rregullin 35 (5) të Rregullores së punës,​​ ​​ 12 prill 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën me procedurë​​ ​​ shkurtër;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20. 4 të​​ Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues​​    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi​​ ​​     Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Branislav Gajin

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale