Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 4858/2018 të 19 shkurtit 2019

Nr. të lëndës KI 45/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI 45/19, Parashtrues: Komuna e Vushtrrisë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 4858/2018 të 19 shkurtit 2019 

KI45/19, Aktvendim për papranueshmëri i 7 tetorit 2020, publikuar më 6 nëntor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, parimi i sigurisë juridike, divergjencë në praktikën gjyqësore, “dallime të thella dhe afatgjata

  1. Më 6 maj 2018, Drejtoria për Arsim nën administrimin e parashtruesit të kërkesës e pensionoi I.L., për shkak të moshës., I.L parashtroi kërkesëpadi në Gjykatën Themelore duke kërkuar që parashtruesi i kërkesës t’ia paguaj 3 paga në emër të shpërblimit jubilar dhe 3 paga në emër të pagave përcjellëse të pensionit. Gjykata Themelore, [me Aktgjykimin C. nr. 408/18] e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesëpadinë,  duke theksuar se, paditësit nuk i takon e drejta në shpërblimin jubilar dhe paga përcjellëse, pasi që është fakt i pakontestuar se i njëjti nuk është anëtar i sindikatës së bashkuar të arsimit, shkencës dhe teknologjisë, referuar nenit 35, par. 8 dhe 9 të kontratës kolektive të arsimit“.  Kundër aktgjykimit [C. nr. 408/18] të Gjykatës Themelore, I.L  parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, Gjykata e Apelit [me Aktgjykimin Ac. nr. 4858/2018] e aprovoi ankesën e I.L. dhe e ndryshoi Aktgjykimin [C. nr. 408/18] e Gjykatës Themelore, në mënyrë që ajo të aprovojë kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesë. Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata e Apelit deklaroi, ndër të tjera: (i) se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka zbatuar të drejtën materiale nga neni 35,8, lidhur me par 9 të Kontratës Kolektive të Arsimit Parauniversitar, pasi kjo do të ishte diskriminuese dhe do te ishte një kushtëzim për anëtarësim sindikal për realizimin e të drejtave, pastaj kjo cenon të drejtën apo lirinë e asocimit në organizatat sindikale, cenon parimin e barazisë, dhe (ii) kërkesëpadia e I.L, gjen mbështetje në nenet 52 dhe 53 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës e lidhur me datë 18.03.2014 e cila nuk përmban dispozitë kushtetuese se punëtori duhet të jete anëtar i sindikatës, e Kontrata Kolektive e Arsimit Parauniversitar, me rastin e lidhjes dhe nënshkrimit si pikë referimi ka marrë të njëjtën marrëveshje pra bazohet në parimet e asaj marrëveshjeje po ashtu kjo dispozitë nuk mund të aplikohet pasi është në kundërshtim me nenin 24 dhe 44 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës”. Në konkludim, Gjykata e Apelit theksoi “duke u bazuar në faktin se paditësit tani me vendimin e ndryshuar i takon e drejta ne tri paga përcjellëse dhe në bazë të përvojës 22 vite e 4 muaj e 18 ditë (apo thënë më shkurt nen 30 vite) i takon e drejta në lartësinë e 75 % të një page bazë për periudhën 20 vjeqare të përvojës së punës.
  1. Parashtruesi i kërkesës theksoi në mënyrë specifike që në një rast tjetër, i cili sipas tij përmban rrethana identike faktike dhe juridike si ato në rastin e tij, Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj kishte refuzuar ankesën e ankuesit dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë. Në lidhje me këtë pretendim, parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata e Apelit, për shkak se kishte vendosur ndryshe në dy (2) raste identike, kishte shkelur të drejtën e tij për barazi para Ligjit, të garantuar me nenin 22 të Kushtetutës, dhe  lirisë së asociimit, të garantuar me nenin 44 të Kushtetutës, dhe të gjitha këto në lidhje me të drejtën  për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, përkatësisht, parashtruesi i kërkesës në thelb pretendoi shkelje të parimit të sigurisë juridike si rezultat i vendimeve kontradiktore të Gjykatës Supreme.
  1. Gjykata, gjatë vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës konstatoi se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin [Ac. nr. 4858/2018] të Gjykatës së Apelit të 19 shkurtit 2019, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion të cilat janë të përcaktuara me ligj, dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, pas zbatimit të kritereve në bazë të të cilave Gjykata dhe GJEDNJ shqyrtojnë çështje të divergjencës në lidhje me praktikën gjyqësore, duke filluar nga vlerësimi nëse në rrethanat e rastit konkret, (i) divergjencat e pretenduara në praktikën gjyqësore janë “të thella dhe afatgjata”; dhe nëse kjo është e vërtetë, (ii) a ekzistojnë  mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe (iii) nëse ata mekanizma janë zbatuar dhe në çfarë mase në rrethanat e rastit konkret, Gjykata konstatoi se nuk është e mundur të konstatohet ekzistimi i “dallimeve të thella  dhe afatgjata” në praktikën gjyqësore te Gjykatës së Apelit që rrezikojnë parimin e sigurisë juridike, duke u thirrur vetëm në një Aktvendim të  Gjykatës së Apelit, të nxjerrë  7 (shtatë)  muaj më herët. Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe e deklaroi të njëjtën të papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Komuna e Vushtrrisë

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative