Aktvendim

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Komunale ne Gjilan P. nr. 550/08, te 9 korrikut 2009 dhe Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut ne Gjilan AP. nr. 182/2009, te 29 prillit 2010

Nr. të lëndës KI20/11, KI96/11

Përmbledhje

Parashtruesi parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se aktgjykimi i formës së prerë i Gjykatës së Qarkut nuk ishte zbatuar nga autoritetet kompetente, as nga aspekti penal dhe as civil, dhe si i tillë mbetet një dokument pavlerë . Mos-ekzekutimi i aktgjykimit të formës së prerë i Gjykatës së Qarkut përbën pretendimin e shkeljes, së nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje ne nenin 6.1 të KEDNJ, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit ishte e paafatshme, sipas nenit 49 të Ligjit, sepse Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, AP. nr. 182/2009, të 29 prillit 2010 iu dorëzua parashtruesit më 26 maj 2010, përderisa parashtruesi parashtroi kërkesë në Gjykatën Kushtetuese më 30 qershor 2011, d.m.th. më shumë se 4 muaj pasi që parashtruesit iu dorëzua Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut. Për këtë arsye, Gjykata vendosi ta refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.

Parashtruesit:

Kushtrim Kqiku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale