Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev.nr.380/2023] të 2 tetorit 2023, të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI286/23

Parashtruesit: Feride Marevci

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 28​​ qershor 2024

Nr. ref.: RK 2456/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI286/23

 

Parashtrues​​ 

 

 

Feride Marevci

 

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 380/2023] të 2 tetorit​​ 2023,​​ të Gjykatës Supreme

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka - Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci,​​ gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci,​​ gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Feride Marevci, me vendbanim​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e​​ kërkesës).

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës konteston Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 380/2023]​​ e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e​​ mëtejmë: Gjykata Supreme)​​ të 2 tetorit​​ 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktit të kontestuar,​​ me të cilin parashtruesja e​​ kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të​​ saj, të garantuara me nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit]​​ dhe 31 [E drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta), në lidhje me nenet 14 (Ndalimi i Diskriminimit) dhe 6 (E drejta për​​ një​​ proces​​ ​​ rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 26 dhjetor 2023, parashtruesja e​​ kërkesës dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 16 janar 2024, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin​​ nr.​​ GJR.​​ KI286/23 caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi,​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe me Vendimin​​ KSH.​​ KI286/23 caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues,​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci dhe Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 19 janar 2024,​​ Gjykata njoftoi parashtruesen​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, një kopje të kërkesës së parashtrueses​​ iu dërgua​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes​​ së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 30 prill​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në​​ shkresat e lëndës, parashtruesja e kërkesës ishte në​​ marrëdhënie​​ pune me kompaninë​​ e sigurimeve “Dardania” në​​ Prishtinë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: punëdhënësi), nga 1 marsi 2003 deri më​​ 14 janar 2010 kur bëri kërkesë​​ për shkëputje të​​ kontratës së​​ punës. Parashtruesja e kërkesës pretendonte se nga 1 janari 2008 deri më​​ 2 shkurt 2009, punëdhënësi ia realizoi vetëm 50 për qind të​​ pagës së​​ përcaktuar me kontratën e punës, me arsyetimin se pjesën tjetër do t’ia realizonte​​ pasi të​​ përmirësohej gjendja financiare.​​ Parashtruesja e kërkesës bëri dy kërkesa te punëdhënësi, më​​ 14 janar 2010 dhe 8 qershor 2012, përmes së​​ cilave kërkonte shumën e pagave të​​ parealizuara, por nuk mori përgjigje.

​​ 

  • Më​​ 10 korrik 2012, parashtruesja e kërkesës paraqiti padi në​​ Gjykatën Komunale në​​ Prishtinë​​ kundër punëdhënësit, përmes së​​ cilës kërkonte që​​ të​​ detyrohej punëdhënësi t’ia paguante pagat e parealizuara në​​ vlerën prej 4.563.00​​ (katërmijë​​ e pesëqind e gjashtëdhjetë​​ e tre) euro.

 

  • Punëdhënësi e kundërshtoi kërkesëpadinë​​ e parashtrueses së​​ kërkesës dhe arsyetoi se përmes një​​ vendimi të​​ Bordit​​ se​​ pagat e të​​ gjithë​​ punonjësve​​ ishin zbritur​​ në​​ vlerën prej 50​​ për qind.​​ Punëdhënësi theksoi se punëtorët e prekur nga ky vendim kishin mundësi të​​ parashtronin ankesë​​ ndaj atij vendimi mirëpo nuk e kishin bërë.​​ Sipas punëdhënësit, bazuar​​ ​​ nenin 78 dhe 79 të​​ Ligjit të​​ Punës kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës ishte parashkruar, pasi afati për parashtrimin e kërkesës për këto​​ çështje​​ është​​ 30 ditë.

 

  • Më​​ 17 dhjetor 2014, Gjykata Themelore në​​ Prishtinë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 1878/12]​​ miratoi kërkesëpadinë​​ e parashtrueses​​ ​​ kërkesës; detyroi punëdhënësin t’ia kompensonte pagat e parealizuara për periudhën nga 1 marsi 2008 deri më​​ 28 shkurt 2009 në​​ shumën prej 4.563.00​​ (katërmijë​​ e pesëqind e gjashtëdhjetë​​ e tre) euro, trustin e kursimeve pensionale në​​ shumën prej 565.00 (pesëqind e​​ gjashtëdhjetë​​ e pesë) euro dhe tatimin në​​ shumën prej 367.90.00​​ (treqind e gjashtëdhjetë​​ e shtatë​​ euro e nëntëdhjetë​​ cent). Gjykata Themelore arsyetoi se sipas nenit 87 të​​ Ligjit të​​ Punës nr.03/L-212, të​​ gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në​​ para, parashkruhen brenda afatit prej 3 (tri) vitesh nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës, ndërkaq neni​​ 371 i Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve përcakton se kërkesat parashkruhen për 5 (pesë) vjet, nëqoftëse me​​ ligj nuk​​ është​​ caktuar ndonjë​​ afat tjetër i parashkrimit.​​ Gjykata Themelore theksoi se “paditësja me padi kërkon realizimin e kërkesave nga marrëdhënia e punës në​​ para dhe afati ligjor për parashkrimin e kërkesave të​​ tilla​​ sipas Ligjit të​​ Punës përbënë​​ afat 3​​ vjeçar” dhe e “ka​​ ushtruar padinë​​ brenda këtij afati”.

 

  • Punëdhënësi parashtroi ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të​​ Gjykatës Themelore për shkak të​​ vërtetimit të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.

 

  • Më​​ 23 maj 2019, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 781/16] e miratoi ankesën e punëdhënësit; prishi​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe ktheu​​ çështjen​​ në​​ rivendosje.​​ Gjykata e Apelit arsyetoi se “gjendja faktike nuk​​ është​​ vërtetuar në​​ mënyrë​​ të​​ drejtë​​ dhe të​​ plotë​​ përkitazi me vendimin e uljes së​​ pagës, sepse gjykata nuk i ka hetuar në​​ masë​​ të​​ mjaftueshme gjendjen e fakteve dhe në​​ shkresat e lëndës nuk ka vendim për uljen e pagës, që​​ në​​ rastin konkret gjykata e shkallës së​​ parë​​ nuk e ka administruar si provë, edhe përkundër faktit që​​ e ka aprovuar padinë”. Gjykata e Apelit theksoi se në​​ “riprocedu​​ gjykata t’i evitoj shkeljet e sipërtheksuara, në​​ atë​​ mënyrë​​ që​​ në​​ shqyrtimin kryesor të​​ administrojë​​ provat për faktet vendimtare dhe provat e propozuara nga palët ndërgjyqësore”.

 

  • Më​​ 23 korrik 2020, Gjykata Themelore në​​ rigjykim aprovoi kërkesëpadinë​​ e parashtrueses së​​ kërkesës; detyroi punëdhënësin që​​ t’ia​​ paguajë​​ parashtrueses së​​ kërkesës kompensimin financiar në​​ shumën prej 4.563.00 (katërmijë​​ e pesëqind e gjashtëdhjetë​​ e tre) euro, kamatën vjetore prej 8 për qind, pagesën e kontributit pensional në​​ shumën prej 565.00 (pesëqind e gjashtëdhjetë​​ e pesë) euro dhe tatimin në​​ shumën prej 367.90 (treqind e gjashtëdhjetë​​ e shtatë​​ euro e nëntëdhjetë​​ cent).​​ Gjykata Themelore argumentoi se në​​ bazë​​ të​​ raportit bankar vërehet se punëdhënësi nuk e ka paguar parashtruesen e kërkesës sipas vlerës së​​ përcaktuar në​​ kontratën e punës, por 50 për qind më​​ pak. Gjykata theksoi se punëdhënësi nuk paraqiti asnjë​​ vendim të​​ bordit përmes së​​ cilit pretendonte se ishte ulur paga për të​​ gjithë​​ punonjësit për 50 për qind.​​ Pasi që​​ ulja e pagës ishte bërë​​ pa ndonjë​​ vendim, parashtruesja e kërkesës nuk kishte mundësi​​ ta kundërshtonte atë.

 

  • Punëdhënësi parashtroi ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore, për shkak të​​ vërtetimit të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 12 qershor 2023, Gjykata e Apelit e aprovoi si të​​ bazuar ankesën e punëdhënësit. Gjykata e Apelit arsyetoi se​​ sipas nenit 87 të​​ Ligjit të​​ Punës, “të​​ gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në​​ para parashkruhen brenda afatit prej tri vitesh, nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës”. Në​​ rastin konkret, Gjykata e Apelit theksoi se paga e parashtrueses së​​ kërkesës ishte zvogëluar më​​ 1 mars 2008, ndërkaq parashtruesja e kërkesës kërkesëpadinë​​ e dorëzoi më​​ 12 korrik 2012, pra jashtë​​ afatit ligjor prej 3 vitesh.​​ Gjykata theksoi se edhe nga 28 shkurti 2009 kur parashtruesja e kërkesës dorëzoi kërkesë​​ të​​ punëdhënësi për realizimin e​​ diferencës së​​ pagave, e deri më​​ 12 korrik 2012 kur e paraqiti kërkesëpadinë, kishte kaluar afati 3​​ vjeçar.

 

  • Parashtruesja e kërkesës paraqiti revizion në​​ Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit, për shkak të​​ shkeljes thelbësore të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore dhe për shkak të​​ zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 2 tetor 2023, Gjykata Supreme refuzoi si të​​ pabazuar revizionin e parashtrueses së​​ kërkesës me arsyetimin se aktgjykimi i Gjykatës së​​ Apelit ishte i drejtë​​ dhe i ligjshëm.​​ Gjykata Supreme u pajtua me interpretimin e Gjykatës së​​ Apelit se kërkesëpadia e parashtrueses së​​ kërkesës ishte dorëzuar jashtë​​ afatit ligjor prej 3 vitesh.

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ thekson se kërkesëpadia e saj ishte paraqitur brenda afatit ligjor të​​ përcaktuar nga neni 87 i Ligjit të​​ Punës, që​​ përcakton se të​​ gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës parashkruhen brenda 3 vitesh nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës.

 

  • Parashtruesja e kërkesës thekson se, Gjykata e Apelit në​​ shqyrtimin e ankesës në​​ herën e parë​​ nuk e përmendi fare​​ çështjen​​ e parashkrimit të​​ kërkesëpadisë, mirëpo në​​ procesin e rigjykimit e refuzon kërkesëpadinë​​ pikërisht për shkak të​​ parashkrimit.

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon që​​ Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e interpretuan në​​ mënyrë​​ ​​ gabuar nenin 87 të​​ Ligjit të​​ Punës, duke ia shkelur të​​ drejtat e saj kushtetuese të​​ garantuar nga neni 24 dhe 31 i Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës thekson se konstatimet e Gjykatës​​ ​​ Apelit dhe të​​ Gjykatës Supreme se parashtrueses së​​ kërkesës i​​ është​​ zvogëluar paga nga 1 marsi 2008 dhe e njëjta ka vazhduar punën,​​ është​​ konstatim​​ jo i drejtë​​ dhe i​​ paqëndrueshëm,​​ sepse 1 marsi​​ 2008 nuk konsiderohet​​ data e paraqitjes së​​ kërkesës,​​ siç​​ parashihet nga neni 87 i Ligjit të​​ Punës.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Neni 24​​ 

[Barazia para Ligjit]

1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

[...]

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

[...]

 

LIGJI Nr. 03/L-212 I PUNËS

Neni 87​​ 

Afati i parashkrimit

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

NËNKREU 2​​ 

AFATI I PARASHKRIMIT​​ 

Neni 352​​ 

Afati i përgjithshëm i parashkrimit​​ 

Kërkesat parashkruhen për pesë (5) vjet, në qoftë se me ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër i parashkrimit.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

Neni 21

[Parimet e përgjithshme]

[...]

4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht​​ ...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura,​​ Gjykata vlerëson se parashtruesja e​​ kërkesës është palë e autorizuar, në kuptim të​​ nenit 113.7 të Kushtetutës;​​ konteston kushtetutshmërinë e një akti të një​​ autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 380/2023]​​ e Gjykatës Supreme të 2 tetorit​​ 2023,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Përveç ​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht me nënrregullin (2), të rregullit 39 të Rregullores së punës, që përcakton:​​ 

 

Rregulli 39

[Kriteret e pranueshmërisë]

(2) “Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk​​ mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

[...]

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin​​ e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr. 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01,​​ Vendimi i 7 dhjetorit 2004,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03, kategoria (iii).

 

​​ lidhje me pretendimet për shkeljen e nenit 31​​ ​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon që​​ Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e interpretuan në​​ mënyrë​​ ​​ gabuar dispozitën e Ligjit të​​ Punës në​​ lidhje me parashkrimin e kërkesëpadisë,​​ duke shkelur të​​ drejtën për një​​ proces të​​ rregullt dhe të​​ paanshëm gjyqësor.

 

  • Gjykata rithekson se nuk​​ është​​ gjykatë​​ e shkallës së​​ katërt dhe​​ nuk​​ e ka për detyrë​​ të​​ merret me gabimet e faktit ose të​​ interpretimit​​ të​​ gabuar të​​ ligjit që​​ pretendohet se janë​​ bërë​​ nga gjykatat e rregullta, e as të​​ rishikojë​​ konstatimet e gjykatave të​​ rregullta.​​ (rasti i Gjykatës,​​ KI81/20,​​ parashtrues​​ Arbër Shkreli, Aktvendim për papranueshmëri​​ i​​ 20 majit 2021, para. 45-46;​​ KI116/20,​​ parashtrues​​ N.T.Sh. “Edita-S.O.K”,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i​​ 10 shkurtit 2021, para. 33-35). Gjykata mund të​​ ndërhyjë​​ në​​ rastet kur vendimet e gjykatave të​​ rregullta janë​​ “dukshëm​​ arbitrare” apo “qartazi të​​ paarsyeshme” në​​ dëm të​​ parashtruesve të​​ kërkesës.​​ (rasti i Gjykatës,​​ KI145/20,​​ parashtrues​​ Hafize Gashi, Aktvendim për papranueshmëri i​​ 26 marsit 2021, para. 33-35;​​ KI83/21,​​ parashtrues​​ Çerkin Ibishi, Aktvendim për papranueshmëri i 11 majit 2022, para. 43-44).

 

  • Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës​​ ishte në​​ marrëdhënie të​​ punës me​​ punëdhënësin nga 1 marsi 2003 deri më​​ 14 janar 2010, kur bëri kërkesë​​ për shkëputje të​​ marrëdhënies së​​ punës. Në​​ kontratat e punës,​​ ​​ lidhura ndërmjet parashtrueses së​​ kërkesës dhe punëdhënësit,​​ përcaktohej që​​ paga e parashtrueses së​​ kërkesës do të​​ ishte në​​ shumën prej 900 respektivisht 800 euro. Mirëpo, nga 1 marsi 2008 punëdhënësi ia realizoi parashtrueses së​​ kërkesës pagën​​ 50 për qind më​​ pak sesa shuma e përcaktuar në​​ kontratat​​ e punës. Një​​ gjë​​ e tillë​​ nuk ishte kontestuese​​ ndërmjet palëve. Megjithatë, punëdhënësi u​​ arsyetua​​ ​​ parashtruesja e kërkesës e kishte ditur vendimin për ulje të​​ pagës dhe nuk e kishte kundërshtuar atë, prandaj kërkesa e saj​​ ishte​​ parashkruar.​​ Në anën tjetër, parashtruesja e kërkesës​​ u arsyetua​​ se punëdhënësi kishte premtuar se pas përmirësimit të​​ gjendjes financiare do t’ia kompensonte diferencën​​ e pagave të​​ parealizuara.

 

  • Gjykata vëren se, Gjykata Themelore në​​ dy vendimet e saj, përfshirë​​ vendimin në​​ rigjykim,​​ vendosi në​​ favor të​​ parashtrueses së​​ kërkesës duke e detyruar punëdhënësin që​​ t’ia kompensojë​​ parashtrueses së​​ kërkesës diferencën e pagave të​​ parealizuara. Gjykata Themelore​​ vlerësoi se​​ punëdhënësi​​ nuk​​ kishte marrë​​ asnjë​​ vendim​​ formal​​ për uljen e pagave të​​ punonjësve të​​ saj, prandaj parashtruesja e kërkesës nuk kishte mundësi të​​ kundërshtonte​​ një​​ vendim i cili në​​ fakt nuk ekzistonte fare.​​ Po ashtu, Gjykata Themelore theksoi se sipas nenit 87 të​​ Ligjit të​​ Punës, kërkesat nga marrëdhënia e punës në​​ para, parashkruhen brenda​​ afatit​​ prej tri vitesh nga dita e paraqitjes së​​ kërkesës, që​​ ​​ rastin konkret nuk ishte parashkruar kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës.

 

  • Gjykata e Apelit, më​​ pas Gjykata Supreme, nuk u pajtuan me vlerësimin e Gjykatës Themelore dhe refuzuan kërkesëpadinë​​ e parashtrueses së​​ kërkesës me arsyetimin se ishte parashkruar. Të​​ dyja këto instanca argumentuan se, përkundër që​​ nuk kishte një​​ vendim formal të​​ punëdhënësit për zbritjen e pagës në​​ 50 për qind, parashtruesja e​​ kërkesës ishte në​​ dijeni që​​ paga e saj po ekzekutohej më​​ pak sesa ishte e përcaktuar në​​ kontratat​​ e punës dhe nuk mori asnjë​​ veprim për ta​​ kundërshtuar​​ një​​ gjë​​ ​​ tillë.​​ ​​ lidhje me afatin e parashkrimit, gjykatat e rregullta​​ arsyetuan​​ se, nga 1 marsi 2008 kur parashtruesja e kërkesës ishte në​​ dijeni për zvogëlimin e pagës, e deri më​​ 12 korrik 2012 kur e parashtroi kërkesëpadinë, kishte kaluar afati prej 3 vitesh​​ për paraqitjen e kërkesës nga marrëdhënia e punës,​​ siç​​ përcaktohet nga neni 87 i Ligjit të​​ Punës, rrjedhimisht kërkesa ishte parashkruar.

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ e​​ kundërshton​​ arsyetimin e gjykatave​​ ​​ rregullta​​ dhe konsideron​​ ​​ e interpretuan​​ ​​ mënyrë​​ ​​ gabuar nenin 87​​ ​​ Ligjit​​ ​​ Punës​​ ​​ lidhje me parashkrimin e​​ kërkesës, i cili parasheh​​ që afati i parashkrimit​​ për​​ ​​ gjitha​​ kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

  • Gjykata thekson se çështja e parashkrimit të kërkesës nga marrëdhënia e punës, siç përcaktohet nga Ligji i Punës, u vlerësua nga gjykatat e rregullta të cilat e kanë autoritetin për ta bërë një vlerësim të tillë dhe Gjykata nuk mund ta kontestojë atë. Gjykatat e rregullta i​​ arsyetuan​​ mjaftueshëm vendimet​​ e tyre në lidhje me parashkrimin e kërkesës dhe nuk morën vendime arbitrare apo qartazi të paarsyeshme.

 

  • Gjykata thekson se gjatë​​ procesit gjyqësor, në​​ ​​ gjitha instancat, parashtruesja e kërkesës kishte mundësi të​​ paraqiste të​​ gjitha provat dhe argumentet e saj në​​ lidhje me​​ kontestin e punës. Parashtruesja e kërkesës përmes kërkesëpadisë​​ ​​ Gjykatën Themelore, revizionit në​​ Gjykatën Supreme dhe​​ përgjigjeve​​ ndaj ankesave​​ ​​ punëdhënësit, pati mundësinë​​ dhe në​​ fakt i adresoi të​​ gjitha​​ çështjet, përfshirë​​ edhe parashkrimin e kërkesës.​​ Parashtruesja e kërkesës nuk ngre​​ asnjë​​ ​​ metë​​ procedurale që​​ ka mundur ta​​ cenonte rregullsinë e procesit gjyqësor dhe ta​​ vendoste​​ atë​​ ​​ pozitë​​ ​​ pafavorshme​​ me palën​​ kundërshtare.

 

  • Gjykata thekson se pretendimet e parashtrueses së​​ kërkesës për shkeljen e nenit 31 të​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, përkitazi me parashkrimin e kërkesës nga marrëdhënia e punës, i​​ përkasin​​ pretendimeve të​​ “shkallës së​​ katërt”, dhe duhet të​​ refuzohen si qartazi të​​ pabazuara.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet​​ 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet​​ 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullat​​ 34​​ (2) dhe​​ 48​​ (1)​​ (b) të Rregullores së punës, më​​ 30 prill​​ 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TË​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve dhe, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi  ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

Parashtruesit:

Feride Marevci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile