Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 227/2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 12 qershorit 2023

Nr. të lëndës KI 215/23

Parashtruesit: Gjylferije Mehana

Shkarko:

Prishtinë, më 22​​ shkurt 2024

Nr. Ref.: RK 2348/24

 

​​ 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI​​ 215/23

 

Parashtrues

 

Gjylferije Mehana

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ Rev. nr.

227/2023,​​ të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ ​​ 12​​ qershorit​​ 2023

 

 

​​ GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci,​​ gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Gjylferije Mehana​​ nga​​ Vushtrria​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës). Parashtruesja e​​ kërkesës përfaqësohet nga​​ Ahmet Gjinovci,​​ avokat​​ nga Prishtina.​​ ​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 227/23]​​ ​​ 12 qershorit 2023​​ të Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme).​​ 

 

  • Aktgjykimin e​​ kontestuar​​ [Rev.​​ nr.​​ 227/23]​​ të​​ Gjykatës Supreme​​ përfaqësuesi i​​ parashtrueses së kërkesës​​ e ka pranuar më​​ 12 korrik 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit të​​ kontestuar të​​ Gjykatës Supreme,​​ përmes​​ të cilit​​ pretendohet se parashtrueses​​ së kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ garantuara me nenin​​ 24 [Barazia para Ligjit],​​ dhe nenin 49​​ ​​ [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të​​ Profesionit]. ​​ 

 

Baza juridike​​ ​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet​​ 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr.​​ 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji)​​ dhe rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr. 01/2023​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 2 tetor​​ 2023,​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më 5​​ tetor​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit [nr.​​ GJR.​​ KI215/23],​​ caktoi gjyqtarin Radmomir Llaban gjyqtar raportues dhe​​ Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë​​ nga gjyqtarët:​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi dhe Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 13​​ tetor 2023, Gjykata njoftoi përfaqësuesin​​ e parashtrueses së kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më 13​​ tetor 2023, Gjykata ia dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ 22 janar​​ ​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe​​ njëzëri​​ i​​ rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ të rastit

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesja e kërkesës ishte e punësuar në NKP​​ "Higjiena-Teknika"​​ tani KRM Prishtina me seli pune në Prishtinë, prej​​ 29​​ marsit​​ 1986 në vendin e punës​​ “Kontabiliste e mjeteve themelore”.

 

  • Më 16​​ maj 2003, parashtruesja​​ e kërkesës​​ me​​ kompaninë ka​​ lidhur kontratë​​ tjetër​​ mbi punësim​​ (kontrata nr. 806​​ me kohë të caktuar), në të cilën përcaktohej se​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ është​​ punësuar​​ ​​ pozitën​​ "Manipulante - kontabiliste e librit​​ amë", pozitë​​ ​​ cilën​​ (sipas​​ kontratës) do ta ushtronte deri më​​ 30​​ qershor​​ 2003.​​ Pas kësaj date parashtrueses së kërkesës​​ i është vazhduar marrëdhënia e punës me kontrata mujore.

 

  • ​​ 30 qershor 2003,​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ dhe kompania kanë​​ lidhur sërish kontratë​​ mbi punësim (nr.​​ 1348), përmes të​​ cilës parashtrueses​​ së kërkesës​​ i është vazhduar kontrata e punës dhe është caktuar në​​ ​​ njëjtën pozitë​​ (Manipulante - kontabiliste e librit amë), pozitë​​ ​​ cilën (sipas kontratës) do ta ushtronte deri më​​ 31​​ dhjetor​​ 2003.

 

  • ​​ 31 mars 2004,​​ drejtori i NPK​​ “Higjiena-Teknika” në Prishtinë​​ nxori​​ Vendimin nr.​​ ​​ 397,​​ në të cilin potencohej:

 

  • ​​ gjithë të punësuarve pranë NKP "Higjiena-Teknika"​​ ​​ Prishtinë,

t’ iu vazhdohet afati i kontratës së​​ punës, për një (1)

muaj,​​ gjegjësisht deri më​​ 30​​ prill​​ 2004, përveç të​​ punësuarës ...

Gjylferije Mehana,​​ manipulante – kontabiliste e librit amë,

​​ cilës​​ kontrata e punës nuk i vazhdohet.​​ 

​​ 

  • Ky vendim të​​ publikohet në​​ tabelën e shpalljeve dhe në​​ vendet për punëtorë.

​​ 

  • Vendimi nuk përmbante asnjë arsyetim se pse parashtrueses​​ së kërkesës​​ nuk​​ do t’i vazhdohej kontrata e punës e të punësuarve tjerë po.​​ Mirëpo,​​ nga vendimet gjyqësore që janë në dosjen e lëndës duket se arsye kryesore,​​ pse parashtrueses​​ nuk i ishte vazhduar kontrata e punës,​​ është mungesa në​​ punë​​ për 11​​ (njëmbëdhjetë)​​ ditë pune në periudha të ndryshme kohore.​​ 

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës​​ kundër​​ vendimit numër.​​ 397 të​​ 31​​ marsit​​ 2004, të punëdhënësit të saj në​​ afatin ligjor ka paraqitur ankesë në Bordin e ndërmarrjes, dhe​​ lidhur me ankesën e parashtruar nuk kishte marrë përgjigjeje nga ndërmarrja.​​ ​​ 

 

  • ​​ 29 prill​​ 2004,​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ ka paraqitur padi në Gjykatën Komunale në Prishtinë,​​ me të cilën kërkohej anulimi i vendimit nr.​​ 397 të​​ 31​​ marsit​​ 2004​​ i​​ punëdhënësit të saj me të cilin asaj nuk i vazhdohej kontrata e punës.

 

  • Më 22 maj 2007,​​ Gjykata Komunale në​​ Prishtinë, me Aktgjykimin C1.​​ nr.​​ 129/04, ka​​ miratuar si të​​ bazuar kërkesëpadinë​​ e parashtrueses​​ së kërkesës-paditëses Gjylferije Mehana, dhe ka​​ ANULUAR​​ si jo të ligjshëm​​ Vendimin nr.​​ 397​​ ​​ 31​​ marsit​​ 2004 për mos​​ vazhdimin e kontratës së​​ punës dhe ka detyruar të paditurën që​​ ta kthejë​​ paditësen​​ ​​ punë​​ dhe​​ ​​ detyrat e​​ punës​​ me të​​ gjitha të​​ drejtat nga​​ marrëdhënia​​ ​​ e​​ punës, sipas​​ përgatitjes​​ ​​ saj profesionale që​​ ka kryer deri më​​ 31​​ mars​​ 2004.

 

  • Në arsyetimin e Aktgjykimit të saj,​​ Gjykata Komunale në​​ Prishtinë,​​ në mes tjerash,​​ arsyetoi:​​ Me​​ Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/27,​​ neni 9 janë paraparë kushtet, mënyra dhe kohëzgjatja e themelimit të marrëdhënies së punës, e​​ po ashtu janë paraparë edhe kur fillon marrëdhënia e punës dhe kur shkëputet kontrata e punës.​​ Në​​ nenin 11.4 është paraparë shkëputja e kontratës së​​ punës me rastin e përmbushjes së​​ pakënaqshme të detyrave të punës,​​ ku në​​ pikën (a) është paraparë për shkak të​​ mungesës së​​ paarsyeshme nga puna. Po ashtu,​​ në​​ nenin 11.6 është paraparë se punëdhënësi duhet ta paralajmëroj punonjësin 1 muaj para shkëputjes së kontratës.​​ Kurse​​ lidhur me 11​​ ditët​​ e​​ mungesës​​ në​​ punë​​ të​​ paditëses,​​ dhe​​ atë​​ në​​ periudha kohore të​​ ndryshme, Gjykata​​ vërtetoi​​ faktin se e paditura së​​ pari nuk ka aplikuar procedurat​​ disiplinore ndaj​​ paditëses​​ për​​ shkak të​​ mungesës së​​ paautorizuar nga​​ puna,​​ ku si​​ dënime do të paraqiteshin​​ eventualisht​​ vërejtja me gojë,​​ me shkrim, ndalesa e rritjes së​​ rrogës, ulja​​ e​​ pozitës​​ apo​​ ndërprerja​​ e​​ punës. Por,​​ me Vendimin e dt.31.03.2004,​​ ka njoftuar paditësen për mos vazhdimin​​ e​​ kontratës​​ së​​ punës, dhe​​ ia ka mohuar të​​ drejtën e marrëdhënies së punës. Në anën​​ tjetër,​​ mungesat ditore nga puna kanë​​ qenë​​ gojarisht të​​ lejuara nga shefja e​​ kontabilitetit,​​ po ashtu​​ të​​ arsyetuara edhe me dokumentacion​​ mjekësor​​ pos faktit që​​ nuk​​ kanë​​ qenë​​ të​​ paguara 11​​ ditët​​ e​​ mungesës​​ sipas​​ listës së​​ rrogave.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, pala e paditur NKP “Higjiena-teknika” në Prishtinë, ka parashtruar ankesë ndaj Aktgjykimit C1.​​ nr. 129/04 të Gjykatës Komunale në Prishtinë, të 22 majit​​ 2007.

 

  • Më 24 dhjetor 2010,​​ Gjykata e Qarkut në​​ Prishtinë, me Aktvendimin Ac.​​ nr.​​ 429/2008,​​ duke vendosur sipas​​ ankesës​​ ​​ palës së​​ paditur NKP "Higjiena-teknika" në​​ Prishtinë,​​ kundër​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ shkallës së parë, vendosi që të​​ prishet​​ Aktgjykimi i​​ Gjykatës Komunale në Prishtinë,​​ C1.​​ nr.​​ 129/04, i 22​​ majit​​ 2007, dhe​​ çështja t’​​ i kthehet në​​ rigjykim Gjykatës së shkallës së parë.

 

  • Gjykata e Qarkut lidhur me konstatimet e gjykatës së shkallës së parë​​ rreth mungesës së parashtrueses​​ nga puna në​​ aktvendimin e vet,​​ ndër të tjera,​​ arsyetoi se,​​ deklarata e KSH. si ish-udhëheqëse e drejtpërdrejtë e parashtrueses​​ e dhënë në cilësinë e dëshmitares,​​ në të cilën ajo pohoi se mungesat e parashtrueses nga puna ishin të arsyeshme sepse ajo​​ që​​ ia lejoi gojarisht ishin vlerësim i gabuar i gjykatës së shkallës së parë dhe nuk mund të merren si provë e besueshme,​​ dhe “Meqenëse, aktgjykimi ankimor është bazuar në fakte të​​ cilat nuk janë vërtetuar drejtë​​ ose plotësisht, e si pasojë e kësaj ka rezultuar edhe zbatimi i gabuar i së drejtës materiale, për këto shkaqe dhe arsye të​​ paraqitura,​​ kolegji aktgjykimin ankimor e prishi dhe çështjen ia kthen në rigjykim gjykatës së​​ shkallës së​​ parë”.

 

  • Më 14 shtator 2011,​​ ​​ rigjykim, Gjykata Komunale në​​ Prishtinë, me Aktgjykimin C.​​ nr.​​ 23/11, duke vendosur sipas vërejtjeve të​​ Gjykatës së​​ Qarkut në​​ Prishtinë, ka miratuar si të​​ bazuar kërkesëpadinë​​ e​​ parashtrueses​​ së kërkesës​​ - paditëses Gjylferije Mehana, ​​ dhe ka​​ anuluar​​ si të paligjshëm​​ Vendimin nr.​​ 397 të​​ 31​​ marsit​​ 2004 për mos vazhdimin e kontratës së​​ punës.​​ Gjykata Komunale​​ ka​​ detyruar​​ të paditurën NPK "Higjieno-Teknika", tani KRM "Pastrimi", në​​ Prishtinë, që​​ paditësen ta kthej në​​ punë​​ dhe detyrat e punës në​​ të​​ cilën ka punuar më​​ parë, me të​​ gjitha të​​ drejtat nga marrëdhënia e punës, sipas përgatitjes së​​ saj profesionale që​​ ka kryer deri më​​ 31​​ mars​​ 2004.

 

  • Në Aktgjykim,​​ ndër të tjera,​​ gjykata e shkallës së parë në procedurë rigjykimi,​​ duke iu referuar​​ obligimeve të punëdhënësit sipas rregullores​​ 2011/27 theksoi: “Nga provat e administruara si dhe parashtrimet e palëve rezulton se e paditura në rastin e paditëses nuk e ka përfillur procedurën e paraparë me Rregulloren e cekur sepse ajo nuk e ka njoftuar paraprakisht paditësen për qëllimin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, por drejtpërsëdrejti paditëses ia ka ndërprerë ​​ marrëdhënien e punës.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, pala e paditur NKP “Higjiena-teknika” në Prishtinë, ka parashtruar ankesë ndaj Aktgjykimit C. nr. 23/11 të Gjykatës Komunale në Prishtinë, të 14 shtatorit​​ 2011.

 

  • Më 12​​ mars 2014,​​ Gjykata e Apelit e Kosovës,​​ duke vendosur sipas ankesës së palës​​ së paditur​​ me Aktvendimin Ac.​​ nr.​​ 3015/2012​​ vendosi si në vijim:​​ “PRANOHET ankesa e​​ të​​ paditurës, PRISHET aktgjykimi i Gjykatës Komunale në​​ Prishtinë,​​ C.​​ nr.​​ 23/2011 të datës 14.​​ 09.​​ 2011,​​ dhe lënda i kthehet Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë​​ si gjykatë e shkallës së​​ parë në rigjykim”.

 

  • Gjykata e Apelit në aktvendimin e saj lidhur me qëndrimin e shprehur në aktgjykimin​​ e​​ gjykatës së shkallës së parë,​​ se punëdhënësi nuk e kishte njoftuar paraprakisht punonjësen për mos​​ vazhdimin e kontratës së punës e që​​ kishte obligim sipas​​ Rreg.​​ 2001/27,​​ si dhe arsyetimin e mungesave nga puna, theksoi: “Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë, një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë nuk mund të pranoj si të drejtë, për faktin se nuk ka vërtetuar drejtë dhe plotësisht faktet të​​ cilat​​ ishin​​ me rëndësi për të vërtetuar përgjegjësinë e paditëses, e kjo e kërkuar me aktgjykimin e​​ gjykatës së shkallës së dytë, pra të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë,​​ e sipas aktvendimit Ac.​​ nr.​​ 429/2008 të datës 24.12.2010​​ dhe atë në drejtim të vërtetimit se paditësja a e ka paralajmëruar të paditurën për mungesat nga puna në periudhën kontestuese dhe faktin se shefja e kontabilitetit KSH. a ka pasur​​ autorizime që paditëses t'ia arsyetojë ​​​​ mungesat nga puna.

 

  • Më 3​​ korrik 2015,​​ Gjykata Themelore në​​ Prishtinë,​​ si gjykatë e shkallës​​ së parë,​​ duke vendosur për herë të​​ tretë​​ në procedurën e​​ rigjykimit​​ nxori​​ Aktgjykimin​​ C.​​ nr.​​ 1657/14,​​ me të cilin​​ e ka aprovuar si të​​ bazuar​​ kërkesëpadinë​​ e​​ paditëses​​ dhe e ka anuluar si të​​ kundërligjshëm​​ vendimin nr. 397, të​​ 31​​ marsit​​ 2004,​​ të ndërmarrjes​​ ku ishte punësuar parashtruesja e kërkesës e me të cilin asaj​​ nuk i vazhdohej kontrata e punës,​​ duke e detyruar të​​ paditurën​​ që​​ ta kthejë​​ në​​ vendin e​​ punës​​ paditësen-parashtruesen e kërkesës,​​ njëkohësisht,​​ duke e detyruar ndërmarrjen e paditur që​​ paditëses​​ t’​​ ia​​ kompensojë të​​ ardhurat​​ e​​ humbura​​ personale dhe detyrime tjera​​ financiare​​ të cekura si në​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës​​ Themelore.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, pala e paditur NKP “Higjiena-teknika” në Prishtinë, ka parashtruar ankesë ndaj Aktgjykimit C.​​ nr. 1657/14 të Gjykatës Themelore​​ në Prishtinë, të 3 korrikut​​ 2015.

 

  • Më 7 qershor 2018,​​ Gjykata e Apelit e Kosovës,​​ duke vendosur sipas ankesës së palës së paditur,​​ nxori Aktvendimin Ac.​​ nr.​​ 4076/2015,​​ me të cilin vendosi:​​ PRANOHET ankesa e të paditurës, PRISHET​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ C.nr.1657/2014 i datës 03.02.2015 dhe çështja kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

 

  • Në aktvendimin me të cilin prishi Aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë,​​ kolegji i​​ Gjykatës së Apelit, ndër të tjera​​ arsyetoi:​​ Kolegji vlerëson se në aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë nuk jepen arsyet mbi faktet vendimtare. Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme se në çka e ka bazuar vendimin e vet. Neni 160.4 i LPK-së, udhëzon që arsyetimi i aktgjykimit përmban: kërkesat e palëve, faktet që i kanë parashtruar dhe provat që i​​ kanë propozuar, cilat nga faktet e tilla i ka vërtetuar, pse dhe si i ka vërtetuar ato fakte, e po që se i ka vërtetuar me anë të provave, cilat prova i ka shfrytëzuar dhe si i ka vlerësuar ato”.

 

  • Më​​ 2​​ dhjetor​​ 2019,​​ Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm​​ për​​ herën e IV-të, në procedurë​​ rigjykimi, me Aktgjykimin C.​​ nr.​​ 1921/18 vendosi, që të APROVOHET në​​ tërësi si e bazuar kërkesëpadia e paditëses Gjylferije Mehana, nga Vushtrria, dhe të ANULOHET si i kundërligjshëm​​ Vendimi me nr.​​ 397 i 31​​ marsit​​ 2004, i NPK "Higjiena-Teknika", tani KRM "Pastrimi", me seli në​​ Prishtinë, për mosvazhdimin e kontratës së​​ punës së paditëses,​​ Gjykata​​ Themelore gjithashtu theksoi në aktgjykim se VËRTETOHET, se paditësja Gjylferije Mehana e ka statusin​​ e​​ punëtores në​​ kohë​​ të​​ pacaktuar dhe njëkohësisht obligoi të paditurën që paditësen ta kthejë në punë​​ dhe detyra të punës që i ka kryer para se të​​ mos i vazhdohej kontrata.

 

  • Në një datë të paspecifikuar,​​ NKP "Higjiena-Teknika",​​ tani KRM "Pastrimi​​ me seli pune në Prishtinë kundër Aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së parë​​ paraqet ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.​​ 

 

  • Më 7 prill 2023, Gjykata e Apelit, me Aktgjykimin CA-nr.​​ 2784/2020, duke vendosur sipas ankesës​​ së​​ palës së​​ paditur NKP "Higjiena-Teknika",​​ tani KRM "Pastrimi" në​​ Prishtinë, kundër​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ shkallës së​​ parë,​​ e refuzon​​ ankesën e të​​ paditurës, ndërsa​​ e vërteton​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ C.​​ nr.​​ 1921/2018,​​ të​​ 2​​ dhjetorit​​ 2019.

 

  • Kolegji​​ i Gjykatës së Apelit në aktgjykimin refuzues kishte theksuar:​​ Kolegji, konstaton se gjykata e shkallës së​​ parë gjatë zbatimit të​​ procedurës kontestimore, në​​ pjesën vërtetuese të​​ aktgjykimit të​​ shkallës së​​ parë, nuk ka bërë​​ shkelje thelbësore të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore, nga neni 182,​​ paragrafët b), g), j), k) dhe m) të​​ LPK-së, për të​​ cilat gjykata e shkallës së​​ dytë, në​​ procedurë​​ sipas ankesës kujdeset sipas detyrës zyrtare, e as shkelje të treguara në​​ ankesë e të​​ cilat do të ishin me ndikim 'në vendimmarrje të​​ ligjshme dhe të​​ drejtë​​ në​​ këtë çështje kontestimore dhe shtoi më tej se​​ “Arsyetimi i aktgjykimit ankimor, përmban elementet e parapara me nenin 160,​​ par.​​ 4​​ e 5 të​​ LPK-së, ai​​ përmban​​ arsye të​​ plota dhe të​​ qarta​​ për​​ të​​ gjitha faktet vendimtare si dhe​​ dispozitat e së​​ drejtës materiale në​​ të​​ cilat gjykata e shkallës së​​ parë​​ e ka bazuar aktgjykimin ankimor”.

 

  • Aktgjykimi​​ i Gjykatës së​​ shkallës​​ ​​ parë C.​​ nr.​​ 1921/18,​​ i​​ 2​​ dhjetorit​​ 2019 është bërë i​​ plotfuqishëm më​​ 7​​ prill​​ 2023, ndërsa i ekzekutueshëm​​ më​​ 11​​ maj​​ 2023.

 

  • Më 29 maj 2023,​​ NPK​​ “Higjiena-Teknika”,​​ tani KRM​​ “Pastrimi” SHA. me seli pune në Prishtinë,​​ ka paraqitur kërkesën për​​ revizion​​ në Gjykatën​​ Supreme të Kosovës,​​ kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit CA-nr.​​ 2784/2020,​​ të 7 prillit​​ 2023.

 

  • Revizioni​​ ishte paraqitur nga ndërmarrja e paditur duke u thirrur në​​ nenin 32​​ [E Drejta​​ për​​ Mjete​​ juridike], dhe​​ nenin 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave]​​ të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe nenin 211,​​ paragrafit 1 të​​ Ligjit​​ nr. 03/L-006 për Procedurën​​ Kontestimore,​​ ndërsa në kërkesën​​ për​​ revizion theksohej se veprimet​​ e​​ ndërmarrjes​​ në raport me ish-punëtoren e tyre – këtu parashtruesen​​ e kërkesës,​​ bazoheshin në rregulloren 2001/27 të​​ UNMIK-ut ​​​​ e zbatueshme në kohën referuese​​ gjegjësisht në nenin 11.1 të saj,​​ ku shprehimisht sipas​​ pretendimeve të paraqitura në ​​ revizion​​ përcaktohej: ​​​​ 

 

11.1. "Kontrata e punës shkëputet:

(d) me skadimin e kohëzgjatjes së punësimit​​ dhe ...​​ 

 

duke arsyetuar tutje se “Në​​ këtë kuptim, meqenëse kontrata e punës (me kohë të​​ caktuar) e themeluar ndërmjet paditëses dhe të​​ paditurës kishte skaduar, vendimi për ​​ mos vazhdimin e kontratës së​​ punës duke u bazuar në​​ mungesat e paarsyeshme të​​ paditëses në​​ vendin e punës, është vendim i drejtë​​ dhe i ligjshëm”.

 

  • Më​​ 7 qershor 2023,​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ përmes përfaqësuesit të saj,​​ avokatit Ahmet Gjinovci,​​ ka dorëzuar në​​ Gjykatën​​ Supreme përgjigje ndaj​​ revizionit të parashtruar nga pala e paditur.​​ Në përgjigje përfaqësuesi​​ i​​ parashtrueses​​ theksoi:​​ Konsideroj se revizioni i të​​ paditurës është tërësisht i pabazuar sepse pala e paditur nuk ofron asnjë provë​​ apo fakt me të​​ cilët do të​​ provohen pretendimet e paraqitura në​​ revizion.

 

  • Më 12 qershor 2023,​​ Gjykata Supreme e Kosovës,​​ duke vendosur​​ sipas kërkesës për​​ revizion të paraqitur nga pala e paditur​​ (NPK​​ “Higjiena-Teknika”,​​ tani KRM​​ ​​ “Pastrimi” SH.A.) dhe duke marrë për bazë edhe​​ përgjigjen​​ e​​ dorëzuar​​ nga pala paditëse (përfaqësuesi i parashtrueses​​ së kërkesës)​​ nxori Aktgjykimin Rev.​​ nr.​​ 227/2023,​​ me të cilin vendosi që:​​ PRANOHET si i themeltë​​ revizioni​​ i të paditurës dhe NDRYSHOHET Aktgjykimi i​​ Gjykatës së Apelit të Kosovës,​​ Ac.​​ nr.​​ 2784/2020​​ i​​ 7​​ prillit​​ 2023 dhe Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ C.​​ nr.​​ 1921/18​​ i​​ 2​​ dhjetorit​​ 2019, ashtu që​​ REFUZOHET​​ kërkesëpadia e​​ paditëses Gjylferije Mehana nga Vushtrria, me të cilën ka kërkuar që të anulohet vendimi i të paditurës nr.​​ 397 i 31​​ marsit​​ 2004, i marrë nga drejtori menaxhues i të paditurës, për mos vazhdimin e kontratës së punës nr.​​ 1348 të​​ 30​​ qershorit​​ 2003, të detyrohet e paditura, që paditësen ta kthejë në punë dhe detyrat e punës të cilat i ka punuar më parë, me të gjitha të drejtat nga​​ marrëdhënia e punës,​​ ...​​ .

 

  • ​​ Në​​ pjesën​​ arsyetuese të aktgjykimit të saj​​ për​​ revizionin,​​ Gjykata Supreme kishte theksuar:​​ “Në​​ këtë gjendje të​​ çështjes konkrete-juridiko - civile, Gjykata Supreme e Kosovës, ka gjetur se gjykatat e instancave më​​ të​​ ulëta gjyqësore, drejt dhe në​​ mënyrë​​ të​​ plotë​​ kanë​​ vërtetuar gjendjen faktike, mirëpo, në​​ bazë​​ të​​ gjendjes së​​ tillë, sipas vlerësimit të​​ kësaj Gjykate, gabimisht kanë​​ zbatuar të​​ drejtën materiale kur kanë​​ miratuar si të​​ bazuar padinë dhe kërkesëpadinë e paditëses, për të​​ cilën arsye​​ është dashur​​ që​​ të​​ pranohet revizioni i të​​ paditurës si i themeltë​​ dhe të ndryshohen aktgjykimet e të​​ dy gjykatave të​​ instancës më​​ të​​ ulët dhe të​​ refuzohet kërkesëpadia e paditëses si e pabazuar.

 

Dhe,​​ më tutje

 

“Kështu, për arsyet se sikundër rezulton nga shkresat e lëndës dhe nga provat e ​​ administruara, vendimi i të paditurës për mos vazhdimin e kontratës së marrë, veç tjerash, në përputhje me dispozitat e Rregullores së UNMIK-ut, nr.​​ 2001/27 për​​ Ligjin​​ Themelor të Punës në Kosovë, që në atë periudhë ishte në fuqi dhe i zbatueshëm. Me dispozitën e nenit 10.1 të Rregullores së sipërpërmendur, përcaktohet se "Kontrata e punës mund të lidhet:​​ a) për një kohë të pacaktuar ose b) për një kohë të caktuar". Me par.2 të nenit 10, parashihet se ajo lidhet në formë të shkruar..., dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe punonjësi dhe përfshin edhe çështje të tjera, si vendin e punës, emrin, natyrën,​​ llojin e punës, orët e punës, datën e fillimit të punës, kohëzgjatjen e kontratës së punës, lartësinë e pagës etj. Me dispozitën e nenit 11.1 (pika d) të kësaj Rregulloreje, parashihet veç tjerash, se kontrata e punës shkëputet edhe me skadimin e kohëzgjatjes së punësimit. Ndërkohë që, kështu është rasti konkret me punëtoren, këtu paditësen, e cila, sikundër u theksua më lart​​ edhe​​ ​​ kontratën e sipërcekur të punës, të lidhur me pëlqimin dhe vullnetin e tyre të ndërsjellë te e paditura me kohë të caktuar.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës​​ Supreme​​ i janë shkelur të drejtat e saj të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit],​​ dhe nenin 49 [E​​ Drejta e Punës dhe Ushtrimit të​​ Profesionit]. ​​​​ 

 

i. pretendimet për shkelje të nenit 24 [Barazia para​​ Ligjit ] të Kushtetutës​​ 

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës​​ nuk e ka përcaktuar qartë se si i është shkelur e drejta kushtetuese për barazi para ligjit,​​ por në kërkesë ajo pretendon se​​ Kur kemi parasysh rrethanat​​ e cekura më​​ sipër, kohën e tejzgjatur të​​ këtij kontesti të​​ punës nga viti 2004, mbi 19 vite,​​ vendosja me revizion në​​ afat​​ për 4 ditësh​​ nga dita e dhënies​​ së​​ përgjigjes​​ në​​ revizion, në​​ të​​ njëjtën​​ ditë, sipas informacionit që​​ kam​​ siguruar, lënda​​ është​​ dërguar​​ në​​ Gjykatën​​ Supreme, kur​​ dihet se në​​ Gjykatën​​ Supreme ka lëndë​​ që​​ presin me​​ muaj,​​ mendojmë​​ se Gjykata Supreme e​​ Kosovës, në​​ kë​​ çështje​​ kontestimore ka krijuar​​ një​​ standard i cili deri më​​ tani nuk ka​​ ekzistuar në​​ praktikën​​ gjyqësore.

 

  • Nga si më sipër duket se parashtruesja​​ e kërkesës​​ pretendon se rasti i saj nuk është trajtuar si rastet tjera në​​ Gjykatën​​ Supreme sepse është vendosur shumë shpejt,​​ duke marrë parasysh “se ka lëndë që​​ presin​​ me muaj” në atë gjykatë dhe gjithashtu duke marrë ​​ kohëzgjatjen e procedurave në shkallë tjera gjykimi. ​​​​ 

 

  • Pretendimet për shkelje të nenit 49​​ [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] ​​ të Kushtetutës

 

  • As​​ edhe​​ pretendimin për shkelje të nenit 49 të Kushtetutës,​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ nuk e ka precizuar qartë​​ se si dhe për cilat arsye është shkelur në dëm të saj,​​ porse duke vlerësuar aktgjykimin e revizionit ka theksuar:​​ “Konsiderojmë, se edhe këtu gjykata​​ Supreme ka shkelur​​ të​​ drejtat themelore në​​ dëm të​​ palës paditëse të​​ garantuara me Kushtetutën e Republikës së​​ Kosovës sepse është e palogjikshme dhe deri tani nuk ka ndodhur​​ që​​ gjykata t'ia mohoj të​​ drejtën punëtorit në​​ kompensimin e të​​ ardhurave personale, kur të​​ dy gjykatat e instancave më​​ të​​ ulëta, mbi bazën e provave dhe​​ fakteve, kanë vërtetuar se paditësja e ka statusin e punëtores në​​ kohë​​ të​​ pacaktuar.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 24

[Barazia para Ligjit]

 

1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë​​ 

ligjore, pa diskriminim.

 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,​​ 

mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë​​ 

komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së​​ 

kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të​​ 

pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.

 

 

Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]

 

  • E drejta e punës garantohet.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

 

Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të​​ Punës​​ 

    

    Neni 10​​ 

Kontrata e punës​​ 

 

10.1 Kontrata e punës mund të​​ lidhet:​​ 

 

  • për një kohë​​ ​​ pacaktuar ose​​ 

 

  • për një kohë të caktuar.​​ 

 

[...]

 

    Neni 11​​ 

 

Shkëputja e kontratës së​​ punës​​ 

 

11.1 Kontrata e punës shkëputet:​​ 

[...J​​ 

(d) me skadimin e kohëzgjatjes së​​ punësimit dhe​​ 

(dh) sipas fuqisë ligjore.​​ 

 

[...]

Neni27​​ 

 

Ligji në​​ fuqi​​ 

Kjo rregullore shfuqizon çdo dispozitë​​ ​​ ligjit në​​ fuqi që​​ është në​​ 

kundërshtim me të.

 

LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

Neni 211

 

211.1 Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, palët mund të paraqesin revizion brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykimi.

 

 

     Neni 212​​ 

Për revizionin vendos Gjykata Supreme e Kosovës.​​ 

 

     Neni 213​​ 

Revizioni i paraqitur nuk është pengesë për përmbarimin e aktgjykimit të formës së prerë të goditur.

 

     Neni 224​​ 

224.1 Në qoftë se gjykata e revizionit konstaton se e drejta materiale është zbatuar gabimisht, me aktgjykim e aprovon revizionin e paraqitur dhe e ndryshon aktgjykimin e goditur.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Gjykata​​ në​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesja e​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht ...”.

 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesja e kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të​​ përcaktuara në​​ rregullin 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të​​ Rregullores së​​ punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së​​ punës​​ përcakton kushtet në bazë​​ të të​​ cilave Gjykata mund të​​ shqyrtojë​​ një​​ kërkesë, duke​​ përfshirë​​ edhe kushtin që​​ kërkesa​​ ​​ mos jetë​​ qartazi e pabazuar. Konkretisht, rregulli 34 (2) parasheh:

 

​​ Gjykata mund ta konsideroj kërkesën të papranueshme nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në​​ mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.

 

  • Përkitazi​​ me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesja e kërkesës: i. është palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ii. ajo konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit Rev. nr.​​ 227/2023, të Gjykatës Supreme, të 12​​ qershorit 2023; iii. ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; iv. ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe v. kërkesën e ka dorëzuar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, siç përcakton neni 49 i Ligjit.​​ 

 

  • Andaj,​​ në raport me si më sipër,​​ në vijim,​​ Gjykata do të trajtojë meritat e rastit për të​​ përcaktuar​​ nëse​​ kërkesa​​ dhe pretendimet e ngritura janë brenda ose jo kuadrit të​​ përcaktuar me ​​ kriteret e rregullit 34​​ (2) të​​ Rregullores së punës.

 

  • Rregulli​​ i lartcekur, bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNj-së​​ dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të​​ fundit, që​​ të​​ shpallë​​ kërkesa të​​ papranueshme për arsye që​​ ndërlidhen me meritat e një rasti. Më​​ saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund ​​ të shpall një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të​​ saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në ​​ baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të​​ Rregullores së​​ punës.​​ Bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNj-së, por edhe të​​ Gjykatës, një kërkesë​​ mund të​​ shpallet e papranueshme si "qartazi e pabazuar" në​​ tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë​​ mund të ngërthejë​​ në vete.

 

  • ​​ Në​​ kë​​ drejtim,​​ pretendimet e tilla, bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNj-së, mund të​​ kategorizohen në​​ katër grupe të​​ veçanta: (i) pretendime që​​ kualifikohen si pretendime "të​​ shkallës së​​ katërt"; (ii) pretendime që​​ kategorizohen me një "mungesë''​​ të​​ dukshme ose evidente të shkeljes"; (iii) pretendime "të​​ pambështetura apo të​​ paarsyetuara"; dhe në​​ fund, (iv) pretendime "konfuze dhe të​​ paqarta".

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, në mënyrë që​​ të​​ vlerësojë pranueshmërinë e kërkesës, nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në​​ baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të​​ rikujtojë​​ thelbin e rastit që​​ ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet e ngritura nga parashtruesja e kërkesës, në​​ vlerësimin e të​​ cilave, Gjykata do të​​ aplikojë​​ standardet e praktikës gjyqësore të​​ GJEDNj-së, në​​ harmoni me të​​ cilën, në bazë të​​ nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të​​ Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të​​ drejtat dhe liritë themelore të​​ garantuara me Kushtetutë.

 

  • Në​​ dritën​​ e kësaj kornize normative, Gjykata sjellë​​ në​​ vëmendje se çështja thelbësore në​​ rrethanat e rastit konkret, ndërlidhet me pretendimin e parashtrueses​​ së kërkesës​​ lidhur me mos​​ vazhdimin e kontratës së saj të punësimit​​ tek punëdhënësi i saj ku kishte punuar 19​​ (nëntëmbëdhjetë)​​ vite.​​ 

  • Në​​ këtë​​ rast, Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës pretendon se në thelb me Aktgjykimin​​ e kontestuar të Gjykatës Supreme Rev.​​ nr.​​ 227/2023 të 12 qershorit 2023,​​ specifikisht​​ i janë shkelur​​ dy të drejta​​ kushtetuese të garantuara me nenin 24​​ [Barazia para ligjit],​​ dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës.​​ Prandaj, Gjykata do t'i shqyrtojë​​ këto pretendime veçmas.

 

i) Përkitazi me shkeljet e pretenduara të​​ nenit 24 të Kushtetutës

 

  • Bazuar​​ në​​ sa më​​ sipër, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesja e​​ kërkesës pretendon shkelje të​​ barazisë para ligjit, të​​ garantuar me nenin​​ 24 të​​ Kushtetutës. Në​​ lidhje me këtë, parashtruesja​​ – përfaqësuesi i saj​​ nuk ka specifikuar se si është shkelur kjo e drejtë në​​ rastin e saj, por​​ vetëm​​ ka theksuar se,​​ "Gjykata Supreme në seancën​​ e kolegjit të​​ mbajtur më​​ 12.06.2023,​​ /dite e​​ hëne/që​​ i bie​​ pas 4 ditë​​ ​​ pune,​​ (pasi është dorëzuar përgjigjja në revizion)​​ ka marr aktgjykimin​​ për të cilin​​ pretendojmë​​ se​​ është​​ marr me shkelje të​​ të​​ drejtave të​​ garantuara​​ me​​ Kushtetutë”.​​ ...Dhe,​​ më tutje “sikur në​​ Gjykatën Supreme, të​​ mos kishte tjera lëndë​​ fare që​​ presin në​​ radhë​​ për tu zgjidhur, pra, sikur dikush me ndikim dhe interes qëndron mbrapa kësaj lënde dhe ka qenë​​ i interesuar që​​ çështja të​​ vendoset ashtu siç është vendosur, në​​ dëm të​​ palës paditëse.

 

  • Gjykata, në​​ këtë kontekst thekson se, duke u bazuar në​​ nenin 48 të​​ Ligjit dhe paragrafët​​ (1) (d) dhe (2) të​​ rregullit 34​​ të​​ Rregullores së​​ punës dhe praktikën e saj gjyqësore, ajo vazhdimisht ka theksuar se (i) palët kanë​​ detyrim që​​ të​​ qartësojnë saktësisht dhe në​​ mënyrë adekuate të​​ paraqesin faktet dhe pretendimet; dhe gjithashtu (ii) të​​ dëshmojnë dhe në​​ mënyrë të​​ mjaftueshme të​​ mbështesin pretendimet e tyre për​​ shkelje të​​ të​​ drejtave apo dispozitave kushtetuese (shih,​​ rastet e Gjykatës​​ KI163/18,​​ parashtrues​​ Kujtim Lleshi, paragrafi 85, dhe​​ KI124/20​​ parashtrues​​ MuhamedAli Ceysűlmedine,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri, i​​ 20 janarit 2021, paragrafi 42) dhe​​ KI​​ 221/21,​​ parashtrues​​ Shpejtim Gacaferri,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri,​​ i 31 marsit 2022,​​ par 55.

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës​​ në kërkesë nuk ka shtjelluar se pse i është shkelur kjo e drejtë​​ kushtetuese,​​ se pse nuk u trajtua barabartë para ligjit ose ku qëndron pabarazia e saj në raport me​​ raste​​ të​​ tjera si ky apo​​ të ngjashme. Vetëm konstatimi se​​ Gjykata​​ Supreme vendosi shpejt​​ në​​ rastin e saj “e që thuajse nuk kishte raste të tjera që presin për vendosje”​​ nuk përbën pretendim të bazuar që e shpie​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ për të gjetur​​ shkelje​​ të nenit 24 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Gjykatës​​ Kushtetuese,​​ përveç​​ konstatimit si më sipër,​​ nuk iu ofrua asnjë provë tjetër që​​ Gjykata​​ Supreme​​ ka​​ qenë​​ e​​ ndikuar në vendimmarrje në Aktgjykimin e kontestuar sikur pretendoi parashtruesja​​ e kërkesës,​​ andaj​​ Gjykata konsideron se pretendimet e parashtrueses​​ ​​ kërkesës për shkelje të​​ nenit 24 të​​ Kushtetutës, janë pretendime "të​​ pambështetura apo paarsyetuara", dhe rrjedhimisht,​​ pretendime të​​ papranueshme, siç përcaktohet me nenin​​ 48 të​​ Ligjit dhe rregullit 34 (2) të​​ Rregullores së​​ punës.

 

ii) përkitazi me pretendimin e parashtrueses për shkelje të nenit 49 [E​​ Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, Gjykata vëren se në kuptimin e kësaj të drejte konkrete, neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] i Kushtetutës, përkufizon një standard që përcakton garancitë dhe të drejtat për të punuar, mundësitë e punësimit dhe të sigurimit të kushteve të barabarta të punës pa diskriminim, si dhe të drejtën e zgjedhjes së vendit të punës dhe ushtrimit të profesionit në mënyrë të lirë, pa detyrime me forcë. (shih, ndër të tjera, Aktvendimin për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese, në rastin KI46/15, me parashtrues​​ Zejna Qosaj,​​ publikuar më 20 tetor 2015, paragrafi 26 dhe shih gjithashtu Aktvendimin për​​ pranueshmëri në rastin​​ KI64/18,​​ parashtrues​​ Hasan Maxhuni​​ par.​​ 74).

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, Gjykata konsideron se pretendimi i parashtrueses së kërkesës për shkeljen e të drejtës në punë duhet kuptuar në dritën e interpretimit të mësipërm. Mbrojtja e të drejtave të punës, në mënyrë specifike,​​ duke përfshirë edhe mënyrën e themelimit e edhe të ndërprerjes së saj,​​ është e rregulluar me dispozitat e ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës ose të ligjeve e rregulloreve të UNMIK-ut që kanë qenë në fuçi në kohën referuese kur ka filluar kontesti.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata konsideron se​​ Aktgjykimi i​​ ​​ kontestuar i Gjykatës Supreme në asnjë mënyrë nuk e ndalon parashtruesen e kërkesës të punojë ose të ushtrojë​​ profesionin.​​ Si rrjedhojë, nuk ekziston asgjë në pretendimin e parashtruesit të kërkesës që do të arsyetonte konkludimin se janë shkelur të drejtat e​​ saj​​ kushtetuese të garantuara me nenin 49 të Kushtetutës. (Shih,​​ mutatis mutandis​​ Gjykata Kushtetuese, në rastin KI136/14, parashtrues​​ Abdullah Bajqinca,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 10 shkurtit 2015, paragrafi 34, si dhe rastin KI42/17, me parashtrues​​ Kushtrim Ibraj,​​ Aktvendimi për papranueshmëri,​​ i 5 dhjetorit 2017, paragrafi 53).​​ 

 

 

  • Në​​ lidhje​​ me këtë, Gjykata​​ konstaton​​ se parashtrueses​​ të kërkesës i është dhënë mundësia për t’u dëgjuar, për t’i prezantuar faktet në dobi të​​ saj​​ dhe për t’i kundërshtuar provat e​​ palës kundërshtare.​​ Në këtë kontest pune ka 4 vendime gjyqësore në shkallë të parë vendimmarrëse, 4 vendime gjyqësore në shkallë të dytë vendimmarrëse dhe një aktgjykim të​​ Gjykatës​​ Supreme dhe gjatë gjithë procedurës parashtruesja​​ e kërkesës​​ ​​ ishte pjesë aktive dhe e barabartë e procesit.

 

  • Për​​ ​​ tepër,​​ Gjykata konsideron se Gjykata Supreme vendosi lidhur me kërkesën për​​ revizion,​​ duke u bazuar në kompetencën e saj të paraparë me nenet 212 dhe 224.1 të Ligjit​​ nr. 03/l-006​​ për​​ procedurën​​ kontestimore,​​ kur konstatoi se e drejta​​ materiale​​ ishte zbatuar gabimisht,​​ andaj edhe ndryshoi vendimin gjyqësor të gjykatës së shkalës së dytë.​​ Ajo konstatoi në Aktgjykim se Ligji​​ i zbatueshëm në kontestin e ngritur nga​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ ishte Rreg.​​ e UNMIK-ut 2001/27 dhe se ajo rregullore​​ parashihte​​ se​​ kontrata​​ e lidhur për kohë të caktuar mund të mos vazhdohej sikurse në rastin konkret.​​ Gjykata gjithashtu thekson se Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës,​​ në bazë të nenit 26, paragrafi 1. pika 1.4 të Ligjit për Gjykatat, Ligji​​ nr. 06/1.-054, në Seancën e Përgjithshme, të mbajtur më 7 nëntor 2022, ka miratuar​​ qëndrim​​ parimor​​ lidhur me kontestet e punës në të cilat zbatohej kjo rregullore dhe​​ “nuk zbatohen dispozitat e Ligjit të Punës të Jugosllavisë i vitit 1977 me amendamentet përkatëse, dispozitat e Ligjit mbi marrëdhëniet e punës të KSA të Kosovës (Gazeta zyrtare nr. 24/22 qershor 1984), dhe Ligjit për ndryshimet​​ dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës (Gazeta zyrtare e KSA të Kosovës nr.​​ 14/1987 datë 24 prill 1987) e as dispozitat e Ligjit të mëvonshëm për marrëdhëniet e punës i KSA të Kosovës —gazeta Zyrtare nr. 12/1989 datë 14 prill 1989” .

 

  • Gjykata më​​ tej​​ thekson​​ se, mbi ​​ bazën e ​​ nenit​​ të cekur më lart​​ (neni​​ 26, paragrafi 1. pika 1.4 të Ligjit për Gjykatat, Ligji​​ nr. 06/1.-054),​​ Gjykata Supreme “përcakton qëndrimet​​ parimore, nxjerr mendime juridike dhe udhëzues​​ për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës”.

 

  • Gjykata konstaton se ky qëndrim parimor që vë obligim​​ “për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;”​​ ishte nxjerrë nga Gjykata Supreme para se të nxirrej Aktgjykimi për​​ revizionin në rastin e parashtrueses së kërkesës,​​ andaj edhe Aktgjykimi Rev.​​ nr.​​ 227/2023 ishte në linjë​​ me​​ qëndrimet e shprehura në të.

 

  • Gjykata,​​ në raport me rezultatin final të vendimmarrjes​​ në​​ këtë kontest,​​ ripërsëritë​​ praktikën e saj të konsoliduar se ajo nuk është gjykatë e gjetjes së fakteve, dhe se vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike është juridiksion i plotë i gjykatave të rregullta.

 

  • Në​​ këtë drejtim,​​ Gjykata kujton se në​​ rastin​​ Tomić​​ e të tjerët kundër Malit të Zi​​ (Aktgjykim i GJEDNj-së i 17 prillit 2012,​​ par.​​ 53),​​ GJEDNj​​ theksoi se​​ nuk është detyrë e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese​​ “të vë​​ në pyetje interpretimin e ligjit nga gjykatat e rregullta​​ sikurse që, në parim nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave kombëtare, edhe nëse janë dhënë në procese në dukje të ngjashme; ajo duhet të respektojë pavarësinë e këtyre gjykatave (shih,​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë [DH.M], nr. 13279/05, §§ 49-50, 20 tetor 2011”.

 

  • Për më tepër,​​ është​​ roli i Gjykatës Kushtetuese që të sigurojë pajtueshmërinë me të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe instrumente të tjera ligjore, prandaj, nuk mund të veprojë si “gjykatë e shkallës së katërt”. (Shih, Aktgjykimin e GJEDNj-së,​​ Pekinel kundër Turqisë,​​ të 18 marsit 2008,​​ nr.​​ 9939/02, paragrafi 53; dhe​​ mutatis mutandis​​ në rastin​​ KI86/11, parashtrues i kërkesës​​ Milaim Berisha, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 prillit 2012).

 

  • Gjykata​​ Kushtetuese ndërhyn vetëm atëherë kur, përmes veprimeve të tyre, gjykatat e rregullta cenojnë të drejtat dhe standardet kushtetuese. Në këto raste, Gjykata nuk bën rivlerësimin e fakteve dhe të rrethanave, apo ri-interpretim të ligjeve, por një vlerësim të natyrës kushtetuese, të dallueshëm nga ai i gjykatave të juridiksionit të rregullt.

 

 

  • Bazuar​​ në si më sipër, Gjykata konkludon se parashtruesja e​​ kërkesës nuk arriti të mbështes pretendimet e saj​​ dhe të vërtetoj​​ në baza kushtetuese se​​ Gjykata Supreme i mohoi​​ të drejtën për punë dhe ushtrim të profesionit.

 

Përfundim

 

  • ​​ Gjykata,​​ pas shqyrtimit të fakteve të paraqitura në kërkesë, pretendimeve të ngritura të parashtrueses​​ së kërkesës​​ për shkelje të​​ të​​ drejtave të garantuara​​ me​​ nenet 24 dhe 49 të Kushtetutës, në harmoni me praktikën​​ e saj gjyqësore​​ dhe praktikën gjyqësore të GJEDNj-së konstaton se, kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme, në pajtim me rregullin 34,​​ paragrafi (2) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës, nenet​​ 20​​ dhe​​ 47​​ të Ligjit dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës, më​​ ​​ 22 janar​​ ​​ 2023,​​ njëzëri:​​ 

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në​​ fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës se Kosovës,​​ ​​ pajtim me paragrafin 5 të​​ nenit 20 të​​ Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Radomir Laban  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Gjylferije Mehana

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri