Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.UZVP.nr.137/2021] të 20 dhjetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI 61/23

Parashtruesit: Hedie Bylykbashi

Shkarko:

 

Prishtinë, më​​ 8​​ qershor 2023

Nr. ref.:RK​​ 2204/23

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI128/22

 

Parashtrues

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Shqiprim Xheladini

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktgjykimit​​ [Pml.​​ nr.​​ 141/2022]​​ të​​ 11 majit​​ 2022​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës

 

 

GJYKATA​​ KUSHTETUESE E REPUBLIKËS​​ SË​​ KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci,​​ gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Shqiprim Xheladini,​​ me vendbanim​​ në​​ fshatin Sllubicë, komuna e Gjilanit​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i​​ cili përfaqësohet​​ nga​​ avokatja Shemsije Asllani.

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës e konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [Pml.​​ nr.​​ 141/2022] të​​ 11 majit​​ 2022 të Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme), në ndërlidhje me Aktgjykimin [APS.​​ nr.​​ 10/2021]​​ e 11 marsit 2022 të​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit dhe Aktgjykimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 213/2019]​​ e​​ 24 shtatorit​​ 2021 të​​ Gjykatës Themelore në Gjilan​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar,​​ me të​​ cilin​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ shkeljen e të drejtave dhe lirive të tij të​​ garantuara me​​ nenet:​​ 24 [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si dhe nenet 6 [E drejta për një proces të rregullt]​​ dhe 13​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 24 gusht​​ 2022, parashtruesi​​ i kërkesës e dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 25 gusht 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi dokumentacion shtesë në Gjykatë.

 

  • ​​ 26 gusht​​ ​​ 2022, Gjykata,​​ për regjistrimin e kërkesës,​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës dhe të njëjtën datë​​ një kopje të kërkesës ia dërgoi​​ Gjykatës Supreme. ​​ 

 

  • Më​​ 5 shtator​​ 2022, Kryetarja​​ e Gjykatës me​​ Vendimin​​ GJR.​​ KI128/22 caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar raportues dhe​​ me Vendimin KSH.​​ KI128/22 caktoi anëtarët e​​ Kolegjit​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Safet Hoxha (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 23​​ maj​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Procedura hetimore​​ dhe ngritja e aktakuzës

 

  • ​​ 19 nëntor 2019,​​ Njësia hetimore​​ rajonale​​ e​​ policisë së​​ Gjilanit ngriti kallëzim penal ndaj​​ parashtruesit të kërkesës,​​ vëllait të tij​​ Shp.​​ Xh.​​ dhe L.​​ Q. Të​​ njëjtën datë,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ ishte​​ marrë​​ ​​ pyetje nga​​ njësia hetimore​​ e policisë.​​ 

 

  • Më 20 nëntor 2019,​​ Prokuroria​​ Themelore​​ në Gjilan -​​ Departamenti për​​ Krime të​​ Rënda​​ (në tekstin e mëtejmë: Prokurori Themelore),​​ nisi​​ hetimet​​ ndaj parashtruesit të kërkesës​​ dhe​​ vëllait​​ ​​ tij​​ Shp.​​ Xheladini,​​ nën​​ dyshimin​​ se​​ ​​ lagjen dardania të​​ Gjilanit​​ ​​ njëjtit​​ tentuan të​​ privonin nga jeta L.​​ Q. Ky i fundit​​ gjithashtu​​ dyshohej​​ se​​ kishte tentuar​​ ​​ privonte nga jeta parashtruesin e kërkesës​​ dhe​​ vëllain​​ e​​ tij.​​ Meqë​​ ​​ këtë​​ rast penal​​ përfshihen​​ edhe persona​​ ​​ tjerë,​​ Gjykata​​ do​​ të fokusohet​​ në pjesët relevante​​ ​​ parashtresave​​ ​​ ndërlidhen​​ vetëm​​ me parashtruesin e​​ kësaj kërkese. ​​ ​​ 

 

  • Më 20 nëntor 2019,​​ Gjykata Themelore​​ ia caktoi parashtruesit të kërkesës masën e paraburgimit, e cila i​​ është​​ vazhduar​​ ​​ pas,​​ deri më​​ 10 prill 2020.​​ 

 

  • ​​ 5 dhjetor​​ 2019, Prokuroria​​ Themelore,​​ ngriti aktakuzën​​ [PP.​​ I.​​ nr217/2019],​​ ndaj parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ nën dyshimin se kishte kryer veprat​​ penale:​​ (i)​​ vrasje​​ në tentativë,​​ ​​ bashkëveprim dhe​​ bashkëkryerje,​​ nga neni​​ 172,​​ lidhur​​ me​​ nenin 28 dhe 31 të​​ Kodit Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPRK)​​ dhe (ii) mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të​​ paautorizuar të armëve nga neni​​ 366, paragrafi 1 i KPRK-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës, kundër​​ aktakuzës së​​ Prokurorisë​​ Themelore, parashtroi kërkesë në Gjykatën​​ Themelore,​​ nëpërmjet së​​ cilës kërkoi​​ hedhjen​​ në tërësi​​ si të​​ pabazuar​​ ​​ aktakuzës, kërkesë​​ e cila më 20 janar 2020 u refuzua​​ si e pabazuar​​ nga​​ Gjykata Themelore.​​ 

 

  • Gjykimi i rastit​​ penal​​ 

 

  • ​​ 24 shtator 2021,​​ Gjykata Themelore,​​ nëpërmjet​​ Aktgjykimit​​ [PKR.​​ nr.​​ 213/2019],​​ pasi rikualifikoi veprën​​ penale, e​​ shpalli​​ fajtor parashtruesin e kërkesës​​ për​​ kryerjen e​​ veprave​​ penale:​​ për​​ ​​ cilën​​ e dënoi me burgim efektiv në​​ kohëzgjatje​​ prej dy (2) viteve, dhe​​ (ii)​​ mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,​​ nga neni​​ 366, paragrafi 1 i KPRK-së,​​ për të​​ cilën​​ e dënoi po ashtu me burgim efektiv në​​ kohëzgjatje prej​​ gjashtë (6) muajve. Parashtruesit të kërkesës me këtë rast iu shqiptua dënimi unik me burgim efektiv, në kohëzgjatje​​ prej dy (2)​​ vite,​​ e tre (3) muaj, duke ia llogaritur​​ kohën e kaluar në paraburgim nga 18 nëntori 2019,​​ deri më​​ 10 prill 2020.​​ 

 

  • ​​ 5 janar 2022, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi ankesë​​ në Gjykatën e Apelit,​​ kundër Aktgjykimit​​ ​​ lartcekur​​ të Gjykatës Themelore,​​ për​​ shkak​​ ​​ vërtetimit​​ të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes​​ esenciale të dispozitave të procedurës penale​​ dhe shkeljes​​ së ligjit penal.​​ 

 

  • ​​ 11 mars 2022,​​ Gjykata e Apelit,​​ me​​ Aktgjykimin​​ [APS. nr.​​ 10/2021],​​ refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe konfirmoi në tërësi​​ Aktgjykimin​​ e​​ Gjykatës Themelore, duke arsyetuar se​​ gjykata e shkallës e parë ka dhënë arsye të qarta dhe të​​ plota lidhur me faktet vendimtare për​​ kryerjen e veprave penale për të cilën të​​ akuzuarit janë shpallur fajtorë. Tutje theksohet se në​​ Aktgjykimin e atakuar janë paraqitur të​​ gjitha faktet dhe rrethanat lidhur me veprimet inkriminuese që​​ përbëjnë veprën penale të​​ rikualifikuar nga gjykata e shkallës së parë​​ dhe nuk ekziston asnjë kundërthënie në mes të dispozitivit të aktgjykimit dhe arsyeve të paraqitura në​​ arsyetimin e​​ asaj gjykate.​​ 

 

  • Mjeti i jashtëzakonshëm​​ (KML)

 

  • Më​​ 30 dhjetor 2021, parashtruesi i kërkesës​​ nëpërmjet mbrojtësit të tij parashtroi kërkesë​​ për mbrojtje të ligjshmërisë në​​ Gjykatën Supreme,​​ kundër Aktgjykimit​​ të lartcekur të​​ Gjykatës së Apelit,​​ me pretendimin për shkelje​​ të​​ ligjit penal​​ dhe procedural.

 

  • ​​ 8 prill​​ 2022,​​ Kryeprokurori i​​ Shtetit​​ i​​ propozoi​​ Gjykatës Supreme​​ ​​ kërkesa​​ për mbrojtje të ligjshmërisë,​​ e parashtruesit të kërkesës​​ të refuzohet si e​​ pabazuar.​​ 

 

  • Më​​ 11​​ maj 2022, Gjykata​​ Supreme me Aktgjykimin​​ [Pml.​​ nr.​​ 144/2022],​​ refuzoi si të pabazuar kërkesën​​ e parashtruesit të kërkesës​​ për mbrojtje të ligjshmërisë​​ dhe la në​​ fuqi aktgjykimet e instancave më​​ të​​ ulëta.​​ Në​​ Aktgjykimin e​​ ​​ saj, Gjykata Supreme​​ u deklarua se​​ i​​ mbështet në​​ tërësi gjetjet e gjykatave të instancës më​​ të​​ ulët,​​ si për nga cilësimi i veprës penale po ashtu edhe sanksioni penal i shqiptuar.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ gjykatat e rregullta me vendimet e tyre shkelën​​ ​​ drejtat dhe liritë​​ e​​ tij, të​​ garantuara​​ me nenet:​​ 24.1​​ [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës,​​ si dhe nenet 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe 13 të KEDNj-së.

 

  • Pretendimet përkitazi me​​ shkeljen e nenit 31 të​​ Kushtetutës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se​​ Gjykata​​ Supreme dhe as instancat me të ulëta nuk ​​ kanë arritur të​​ arsyetojnë​​ ​​ aktgjykimet​​ e tyre,​​ pretendimin e vazhdueshëm​​ se përse që​​ të​​ tre të​​ dënuarit​​ Shqiprim Xheladini, Sh. Xh.​​ dhe L.​​ Q.,​​ janë​​ dënuar me dënim​​ ​​ njëjtë​​ në kohëzgjatje prej dy (2)​​ vite,​​ e tre (3) muaj me​​ burgim efektiv, duke mos gjetur fajtorin kryesor që​​ e ka shkaktuar ngjarjen për të cilën është dënuar dhe ai.​​ Përkitazi me të​​ drejtën për “vendim të​​ arsyetuar” parashtruesi​​ i kërkesës i referohet rasteve të Gjykatës​​ KI72/12, KI135/14 dhe KI97/16, KI87/18 dhe KI230/19​​ dhe disa rasteve të GJEDNj-së, ku përmenden parimet dhe detyrimet e gjykatave për arsyetimin e vendimeve të tyre.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës në këtë vazhdë​​ pretendon:​​ Me këtë rast e ritheksojmë se Gjykata Supreme, me aktgjykimet e nxjerra nuk ka arritur të​​ bëjë​​ dallimin e personave që​​ kanë​​ qenë​​ fajtorë​​ dhe të​​ gjithë​​ i ka barazuar, pa i shqyrtuar fare rrethanat e rastit për secilin veç e veç, përfshirë parashtruesit e kërkesës. Kjo në​​ fakt, siç​​ u theksua edhe më​​ sipër​​ i​​ bën​​ aktet e​​ kontestuara​​ të​​ paarsyetuara​​ dhe rrjedhimisht mosarsyetimin e​​ bën vendosjen arbitrare, çka​​ rezulton me shkelje të​​ së​​ drejtës​​ për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm.​​ [...].​​ Në dritën e rrethanave të​​ rastit konkret, Gjykata Supreme e as​​ gjykatat e tjera, nuk kanë​​ arritur të​​ dallojnë dhe të​​ argumentojnë e arsyetojnë, se cili nga të​​ dënuarit ka qenë​​ fajtor, dhe në​​ këtë mënyrë i ka barazuar të​​ gjithë të​​ dënuarit, përfshirë edhe parashtruesit e kërkesës, pa dhënë​​ një arsyetim të​​ qëndrueshëm dhe bindës se përse ka ndodhur kjo”.

 

  • Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 54 të Kushtetutës

 

  • Përveç pretendimit për shkelje të së drejtës për vendim të​​ arsyetuar, parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se Gjykata​​ Supreme dhe​​ instancat më​​ të ulëta​​ shkelën po ashtu të​​ drejtën e tij​​ të garantuar me nenin 54 të​​ Kushtetutës, sepse​​ dështuan të​​ garantojnë​​ gjykim të drejtë dhe të​​ paanshëm.​​ Tutje,​​ parashtruesi i kërkesës, thekson​​ se:​​ “Mungesa e vendimit (aktgjykimit) të​​ argumentuar, në fakt ka shkelur nenin 31 të​​ Kushtetutës dhe nenin 6.1 të​​ KEDNj-së​​ (e drejta për gjykim të drejtë dhe të​​ paanshëm) dhe nenin 54 të​​ Kushtetutës, që​​ ka të​​ bëjë​​ me mbrojtjen gjyqësore të të​​ drejtave, për parashtruesit e kërkesës. Parashtruesit e kërkesës, ndër të tjera theksojnë edhe njëherë që​​ Gjykata Kushtetuese, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të tyre, por edhe parimit të​​ sigurisë juridike dhe ndalimit të​​ arbitraritetit të​​ gjykatave, gjatë​​ shqyrtimit të​​ rastit, të​​ marr parasysh në​​ mënyrë të​​ hollësishme praktikën e GJEDNj-së, në​​ kuptim të​​ nenit 53 të​​ Kushtetutës”.

 

  • Pretendimet përkitazi me shkeljen e nenit 24.1 të Kushtetutës

 

  • Në lidhje me​​ këtë​​ pretendim,​​ parashtruesi i kërkesës thekson​​ se​​ gjykatat e rregullta, duke mos arritur që​​ të argumentojnë dënimin, në raport me rrethanat konkrete të​​ rastit,​​ si​​ dhe duke i dënuar njëjtë,​​ ​​ të tre dhe pa bërë​​ dallimin subjektiv dhe individualizimin e dënimit, i kanë​​ shkelur​​ atij​​ barazinë para ligjit, respektivisht e kanë​​ diskriminuar,​​ nga​​ shkaku​​ se​​ e​​ kanë trajtuar në mënyrë të njëjtë, në rrethana të ndryshme dhe jo në​​ pajtim me ligjin penal dhe qëllimin e dënimit.​​ Sipas tij,​​ Gjykata​​ duhet të​​ merr parasysh qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në​​ ligj​​ dhe rrethanat lehtësuese dhe renduese lidhur me veprën penale të​​ caktuar ose me dënimin.​​ 

 

  • Tutje parashtruesi i kërkesës thekson,​​ ...Gjykata Supreme, e Apelit dhe ajo Themelore, nuk kanë​​ arritur të​​ trajtojnë rrethanat renduese dhe lehtësuese të të tre të dënuarve dhe kanë​​ dështuar të​​ arsyetojnë aktgjykimet e tyre, duke ardhur në një situatë që​​ në​​ mënyrë​​ arbitrare i kanë dënuar të tre të​​ pandehurit, në​​ mënyrë​​ të​​ njëjtë​​ edhe pse rrethanat lehtësuese dhe renduese për ta kanë​​ qenë​​ krejtësisht të​​ ndryshme. Këtu sidomos nuk është marrë​​ parasysh fakti që​​ i dënuari​​ L.​​ Q., ka qenë​​ i pari i cili ka shkaktuar ngjarjen, nga e cila kanë​​ rrjedhur veprat penale. Këtë fakt, gjykatat e rregullta e kanë​​ riaktivizuar në​​ tërësi dhe rrjedhimisht kanë​​ nxjerrë​​ një drejtësi të​​ mohuar për parashtruesit e kërkesës, duke i vendosur ata në​​ një pozicion të​​ barabartë​​ me fajtorin kryesor dhe shkaktarin e rastit, të​​ dënuarin​​ L.​​ Q. Parashtruesit e kërkesës e kanë​​ të​​ qartë​​ që​​ Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë​​ e faktit, por këtë elaborimi e bëjnë për të​​ shpërfaqur mungesën e arsyetimit të​​ vendimit nga ana e gjykatave të​​ rregullta, respektivisht ajo​​ Themelore, e​​ Apelit dhe​​ Supreme”.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës​​ kërkon​​ nga​​ Gjykata​​ ​​ ​​ shpallë​​ ​​ pranueshme kërkesën në​​ bazë​​ ​​ Kushtetutës, Ligjit​​ dhe Rregullores së​​ punës; duke marrë​​ parasysh elaborimin​​ e fakteve të​​ lartcekura, të​​ vërtetojë dhe konstatojë​​ shkeljen dhe cenimin e të​​ drejtave,​​ sipas pretendimeve më​​ lart, të​​ parapara me​​ nenet 31, 53 dhe 54 të Kushtetutës, si dhe neni 6.1 të​​ KEDNJ-së,​​ ​​ shpall të​​ pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Pml, nr.141/2022​​ ​​ 11​​ majit​​ 2022 dhe të​​ kthejë​​ atë në​​ rishqyrtim në​​ pajtim me vendimin e saj.

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 24  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

​​ [Barazia para Ligjit]

1.  ​​​​ Të​​ gjithë​​ janë​​ ​​ barabartë​​ para​​ ligjit.​​ Çdokush​​ gëzon​​ ​​ drejtën​​ e​​ mbrojtjes​​ ​​ barabartë ligjore,​​ pa​​ diskriminim.

[...]

 

Neni 31  ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

Çdokush​​ gëzon​​ ​​ drejtën​​ e​​ mbrojtjes​​ gjyqësore​​ ​​ rast​​ ​​ shkeljes​​ ose​​ mohimit​​ ​​ ndonjë​​ të drejte​​ ​​ garantuar​​ me​​ këtë​​ Kushtetu​​ ose​​ me​​ ligj, si​​ dhe​​ ​​ drejtën​​ ​​ mjete​​ efektive​​ ligjore​​ nëse konstatohet​​ se një​​ e​​ drejtë​​ e​​ tillë​​ është​​ shkelur.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

  • ​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.​​ 

[...]​​ 

 

Kodi Penal i Republikës së Kosovës​​ (2019)

 

Neni 356

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm

1. Kushdo që me anë të zjarrit, vërshimeve, armëve, eksplozivit apo ndonjë mjeti tjetër vdekjeprurës, helmit ose gazit helmues, rrezatimit jonizues, forcës mekanike, me energji elektrike ose me ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.​​ 

 

2. Kushdo që në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara me ligj nuk i vendos pajisjet për mbrojtjen nga zjarri, vërshimi, eksplodimi, helmimi ose për mbrojtjen nga gazrat helmuese, rrezatimi jonizues, forcat mekanike, energjia elektrike ose nga ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, apo këto pajisje nuk i mirëmban në gjendje të rregullt apo nuk i vë në përdorim ose në përgjithësi nuk vepron sipas rregullave ose rregulloreve teknike mbi masat mbrojtëse dhe me këtë shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.​​ 

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet në vendin ku janë të pranishëm një numër i madh i njerëzve ose ku përdoret një eksploziv ose mjet tjetër vdekjeprurës në, brenda ose kundër një vendi për përdorim publik, një ndërtese shtetërore​​ ose qeveritare, një sistemi të transportit publik ose një infrastrukture ose me qëllim të shkaktimit të vdekjes ose lëndimit të rëndë trupor ose me qëllim që të shkaktojë shkatërrim të gjerë të një vendi, objekti ose sistemi të tillë, kur një shkatërrim i tillë rezulton ose ka të ngjarë të rezultojë në humbje të mëdha ekonomike ose të detyrojë një qeveri ose një organizatë ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer një vepër, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.​​ 

4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor apo me dëm substancial pasuror,​​ kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.​​ 

5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.​​ 

6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.​​ 

7. Nëse vepra penale nga paragrafi 6 i këtij neni kryhet në vendin ku janë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet.​​ 

8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6 i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror,​​ kryesi dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet.​​ 

9. Nëse vepra penale nga paragrafi 6 i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

 

Neni 366

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

1. Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e ​​ zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) ​​ Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.​​ 

2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më ​​ shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.​​ 

3. Arma në pronësi, kontroll apo posedim në kundërshtim të këtij neni konfiskohet.​​ 

 

Neni 367

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm

1. Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur ​​ me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.​​ 

2. Kushdo që përdor armën apo mjetin e rrezikshëm në mënyrë kërcënuese ose frikësuese, dënohet me gjobë deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë ​​ (10) vjet.​​ 

3. Arma apo mjeti i rrezikshëm i përdorur në kundërshtim të këtij neni konfiskohet.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ vlerëson nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

Nenit 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]​​ 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

[…]​​ 

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Rreth përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar dhe konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [Pml. nr. 141/2022]​​ e 11 majit 2022​​ ​​ Gjykatës Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kritereve të​​ lartcekura,​​ Gjykata po ashtu​​ shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara​​ në nënrregullin 2 të​​ rregullit 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës,​​ i cili përcakton:​​ 

 

Rregulli 39

(Kriteret e papranueshmërisë)

 

2​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi i kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës KI166/20, parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës, nr. 17621/91, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë, nr. 71074/01, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, nr. 4241/03, kategoria (iii)).

 

  • Përveç kësaj, sipas praktikës gjyqësore të GjEDNj-së,​​ një ankesë​​ karakterizohet nga faktet e përfshira në të, dhe jo vetëm nga baza ligjore dhe argumentet në të cilat palët thirren shprehimisht (shih, rastin e GjEDNj-së:​​ Talpis kundër Italisë, nr. 41237/14, Aktgjykimi i 18 shtatorit 2017, paragrafi 77 dhe referencat e cituara aty).​​ 

 

  • Gjykata, duke iu rikthyer shqyrtimit​​ të​​ kërkesës​​ rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ para Gjykatës​​ pretendon se Aktgjykimi​​ i kontestuar​​ i Gjykatës Supreme​​ është​​ nxjerrë​​ në shkelje të neneve​​ 24.1, 31​​ dhe 54 të Kushtetutës, si dhe neneve​​ 6​​ dhe 13 të KEDNj-së.

 

  • Gjykata,​​ referuar shkresave të​​ lëndës vëren se esenca e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, ka të bëjë​​ me​​ shkeljen​​ e të drejtës​​ së tij​​ për gjykim të drejtë, e cila ndërlidhet me mungesën e arsyetimit të​​ vendimeve gjyqësore​​ të gjykatave të rregullta.

 

  • Andaj, pretendimin kryesor dhe thelbësor​​ të​​ parashtruesit të kërkesës​​ Gjykata do​​ e​​ shqyrtojë dhe analizojë​​ nga pikëpamja e të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, në dritën e interpretimit të nenit 6.1​​ të KEDNj-së, duke aplikuar parimet e përcaktuara​​ nga GjEDNj-së, në bazë të së cilave​​ kjo Gjykatë dhe gjykatat e rregullta​​ në pajtim me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës janë të​​ obliguara​​ që:​​ Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

 

I.​​ Vlerësimi i Gjykatës​​ përkitazi me​​ pretendimet për​​ shkelje të​​ së drejtës​​ për​​ “vendim të​​ arsyetuar”​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme​​ 

 

  • Përkitazi me të drejtën për një vendim të arsyetuar gjyqësor të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, Gjykata fillimisht thekson se ajo tashmë ka një praktikë të konsoliduar gjyqësore. Kjo praktikë është ndërtuar duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së (përfshirë, por duke mos u kufizuar në rastet​​ Hadjianastassiou kundër Greqisë, nr. 12945/87 Aktgjykim i 16 dhjetorit 1992;​​ Van de Hurk kundër Holandës, nr. 16034/90, Aktgjykim i 19 prillit 1994;​​ Hiro Balani kundër Spanjës,​​ nr. 18064/91, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994;​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës, nr. 134/1996/753/952, Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998;​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykimi i 21 janarit 1999;​​ Hirvisaari kundër Finlandës, nr. 49684/99, Aktgjykim i 27 shtatorit 2001;​​ Suominen kundër Finlandës, nr. 37801/97, Aktgjykim i 1 korrikut 2003;​​ Buzescu kundër Rumanisë, nr. 61302/00, Aktgjykim i 24 majit 2005;​​ Pronina kundër Ukrainës, nr. 63566/00, Aktgjykim i 18 korrikut 2006; dhe​​ Tatishvili kundër Rusisë, nr. 1509/02, Aktgjykimi i 22 shkurtit 2007.) Për më tepër, parimet themelore sa i përket të drejtës për një vendim të arsyetuar gjyqësor janë elaboruar po ashtu në rastet e kësaj Gjykate (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në​​ KI22/16, parashtrues​​ Naser Husaj,​​ Aktgjykim i 9 qershorit 2017;​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic,​​ Aktgjykim i 9 janarit 2018;​​ KI143/16, parashtrues​​ Muharrem Blaku dhe të tjerët, Aktvendim i 13 qershorit 2018;​​ KI87/18, parashtrues i kërkesës​​ IF Skadiforsikring, Aktgjykim i 27 shkurtit 2019, dhe​​ KI24/17, parashtrues​​ Bedri Salihu, Aktgjykim i 27 majit 2019;​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, Aktgjykim i 11 dhjetorit 2019;​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 135; dhe së fundmi​​ KI195/20, parashtrues​​ Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jobankar “Monego”, Aktgjykimi i 29 marsit 2021, paragrafi 120).

 

  • Në parim, Gjykata thekson se garancitë e mishëruara në nenin 6.1 të KEDNj-së përfshijnë detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih,​​ rastin e GjEDNj-së,​​ H. kundër Belgjikës, nr. 8950/80, Aktgjykimi i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53; si dhe shih rastin e Gjykatës​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ të cituar më lart, paragrafi 139; dhe rastin​​ KI87/18, parashtrues​​ IF Skadiforsikring,​​ paragrafi​​ 44).​​ 

 

  • Gjykata po ashtu thekson se bazuar në praktikën e saj gjyqësore gjatë vlerësimit të parimit i cili i referohet administrimit të duhur të drejtësisë, vendimet e gjykatave duhet të përmbajnë arsyetimin në të cilat ato bazohen. Shkalla në të cilën zbatohet detyrimi për të dhënë arsye mund të ndryshojë varësisht nga natyra e vendimit dhe duhet të përcaktohet në dritën e rrethanave të rastit konkret. Janë argumentet thelbësore të parashtruesit të kërkesës që duhet të adresohen, dhe arsyet e dhëna duhet të jenë të bazuara në ligjin e aplikueshëm (shih, në mënyrë të ngjashme, rastet e GjEDNj-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës,​​ nr. 18064/91 Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 27; dhe​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 134/1996/753/952. Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998, paragrafi 42; shih, po ashtu, rastin e Gjykatës​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic, të cituar më lart, paragrafi 48; dhe rastin​​ KI87/18, parashtrues​​ IF Skadeforsikring, të cituar më lart, paragrafi 48). Duke mos kërkuar një përgjigje të detajuar për secilën ankesë të ngritur nga parashtruesi i kërkesës, ky obligim nënkupton që palët në procedurë gjyqësore mund të presin që të pranojnë një përgjigje specifike dhe eksplicite ndaj pretendimeve të tyre që janë vendimtare për rezultatin e procedurës së zhvilluar (shih rastin e GjEDNj-së​​ Morerira Ferreira kundër​​ Portugalisë,​​ nr. 19867/12, Aktgjykim i 11 korrikut 2017, paragrafi 84 dhe të gjitha referencat e përmendura​​ aty; shih edhe rastet e Gjykatës​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 137; dhe së fundmi​​ KI195/20, parashtrues​​ Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jo-bankar “Monego”, Aktgjykimi i 29 marsit 2021, paragrafi 122).​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata i referohet edhe praktikës së saj gjyqësore ku ajo përcakton se arsyetimi i vendimit duhet të theksojë raportin ndërmjet konstatimeve të meritës dhe shqyrtimit të provave nga njëra anë, dhe konkluzionet ligjore të gjykatës, nga ana tjetër. Aktgjykimi i gjykatës do të shkelë parimin kushtetues të ndalimit të arbitraritetit në vendimmarrje, në qoftë se arsyetimi i dhënë nuk i përmban faktet e vërtetuara, dispozitat ligjore dhe marrëdhënien logjike midis tyre (shih rastet e Gjykatës nr.​​ KI72/12,​​ Veton Berisha dhe Ilfete Haziri, Aktgjykimi i 17 dhjetorit 2012, paragrafi 61;​​ KI135/14,​​ IKK Classic, Aktgjykimi i 9 shkurtit 2016, paragrafi 58, dhe​​ KI97/16, parashtrues​​ IKK Classic, Aktgjykimi i 8 dhjetorit 2017;​​ KI87/18, parashtrues​​ “IF Skadeforsikring",​​ Aktgjykim i 27 shkurtit 2019, paragrafi 44;​​ KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 138;​​ dhe së​​ fundmi rastin​​ KI195/20, parashtrues​​ Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jobankar “Monego”, Aktgjykimi i 29 marsit 2021, paragrafi 123).

 

  • Aplikimi i parimeve të​​ lartcekura​​ në rrethanat e rastit konkret​​ 

 

  • Referuar pretendimeve të​​ ngritura në kërkesë,​​ Gjykata​​ rikujton​​ se pretendimi kryesor i​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ ndërlidhet​​ me​​ mungesën e arsyetimit të​​ aktgjykimeve të​​ gjykatave të rregullta,​​ përkitazi me shqiptimin e lartësisë së​​ dënimit​​ njësoj​​ për të gjithë të​​ akuzuarit,​​ duke theksuar se​​ të​​ njëjtat​​ nuk morën parasysh​​ veç e veç​​ rrethanat​​ lehtësuese​​ dhe renduese të​​ secilit​​ prej tyre.​​ 

 

  • Gjykata, në lidhje me​​ këtë pretendim​​ i referohet​​ pjesëve relevante të​​ Aktgjykimit [PS. nr.​​ 14/2022] të 11​​ shkurtit​​ 2022​​ të Gjykatës Themelore,​​ e cila​​ arsyetoi: “Me rastin e matjes dhe shqiptimit të​​ dënimit, gjykata për secilin të​​ akuzuar veç e veç,​​ mori parasysh rrethanat​​ lehtësuese​​ dhe renduese,​​ ​​ ndikojnë​​ ​​ llojin​​ dhe​​ lartësinë​​ e​​ dënimit në pajtim me nenin 69 të KPRK-së, ku si rrethana​​ lehtësuese mori sjelljen e të​​ akuzuarve pas kryerjes se​​ veprës​​ penale ku të​​ njëjtit kanë​​ rregulluar raportet mes tyre, e po ashtu gjykata si rrethanë​​ lehtësuese​​ mori edhe sjelljen​​ e të​​ akuzuarve gjatë​​ shqyrtimit​​ gjyqësor,​​ ndërsa​​ si rrethanë​​ renduese gjykata mori​​ shkallën e​​ përgjegjësisë penale, rrethanat nën të​​ cilat​​ janë​​ kryer veprat​​ penale, duke​​ pasur​​ parasysh se veprimet e​​ ndërmarra nga të​​ akuzuarit të​​ cilat veprime​​ janë​​ ​​ një​​ përgjegjësie penale më​​ ​​ lartë​​ e në​​ veçanti rrethanat nën të​​ cilat​​ janë​​ kryer​​ këto​​ vepra penale pasi që​​ kemi të​​ bëjmë​​ me vepra penale me të​​ cilat rrezikohet jeta e​​ qytetarit dhe në momentin se kur kanë​​ ndodhur të​​ shtënat​​ me armë​​ ka​​ pasur​​ qytetarë​​ tjerë​​ afër​​ vendit​​ ​​ ngjarjes”.

 

  • Gjykata Themelore,​​ sa i përket shqiptimit​​ të​​ dënimit​​ në​​ harmoni me​​ veprën penale, duke marrë​​ për bazë​​ shkallën e përgjegjësisë​​ penale​​ të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe të​​ akuzuarve tjerë, arsyetoi:​​ Gjykata,​​ duke u nisur nga të gjitha këto, të​​ akuzuarve Shp.​​ XH., Shqiprim Xheladini dhe L.​​ Q., i shqiptoi dënimin si në​​ dispozitivin e këtij aktgjykimi me bindje se ky dënim është adekuat me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarve si dhe me këtë dënim do të mund të arrihet qëllimi i dënimit nga neni 38 i KPRK-së, i cili konsiston në parandalimin e kryesve nga kryerja e veprave penale në​​ të ardhmen dhe të​​ bëjë​​ rehabilitimin e tyre, si dhe të​​ përmbaj personat e tjerë nga kryerja e veprave penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit”.

 

  • Gjykata tutje i referohet​​ pjesëve relevante të Aktgjykimit​​ [PAKR.​​ nr.​​ 49/2020] të 3 marsit​​ 2022​​ të​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit, e cila, arsyetoi:​​ “...​​ se pretendimet ankimore të​​ mbrojtësve,​​ ...​​ se është shkelur ligji penal në dëm të​​ akuzuarve, janë të pabazuara për faktin se aktgjykimi i ankimuar​​ nuk​​ është​​ përfshirë​​ me shkelje​​ esenciale të dispozitave të​​ procedurës penale dhe nga gjendja faktike e vërtetuar​​ ​​ mënyrë​​ ​​ drejtë​​ dhe të plotë,​​ rezulton​​ se gjykata e shkallës së​​ parë të​​ ketë​​ zbatuar drejtë​​ edhe ligjin penal, kjo​​ për faktin se nga provat e administruara dhe të​​ vlerësuara​​ ka ardhur në​​ përfundim​​ se në veprimet e të​​ akuzuarve përmbushen elementet e veprës​​ penale shkaktimi i rrezikut të​​ përgjithshëm”.​​ 

 

  • Ndërsa sa i përket vendimit mbi​​ matjen e dënimit​​ ​​ harmoni me veprën​​ penale të​​ kryer, Gjykata e Apelit,​​ duke iu​​ referuar aktgjykimit të shkallës së parë​​ përkitazi me rrethanat​​ lehtësuese dhe renduese,​​ arsyetoi:​​ ...​​ se dënimi​​ i shqiptuar të​​ akuzuarve​​ është​​ i​​ përshtatshëm​​ dhe proporcional, duke pasur​​ parasysh të​​ gjitha rrethanat e rastit se si​​ është​​ kryer vepra penale, si dhe rrethanat​​ lehtësuese​​ dhe renduese​​ për të​​ akuzuarit​​ siç​​ u cekën më​​ lart. Andaj, Gjykata e Apelit duke​​ vlerësuar​​ rrethanat e​​ lartpërmendura në​​ kuptim të​​ nenit 69 të​​ KPRK-së,​​ gjen se​​ dënimi​​ i​​ shqiptuar të​​ akuzuarve​​ është​​ ​​ përpjesëtim​​ me​​ peshën​​ e​​ veprës​​ penale dhe shkallën e​​ përgjegjësisë​​ penale,​​ e të​​ akuzuarve dhe sipas​​ vlerësimit​​ ​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ dënimi​​ i tillë​​ do t’i​​ shërbej​​ preventivës individuale që​​ të akuzuarit në të ardhmen të​​ mos​​ përsërisin​​ vepra penale të​​ këtilla​​ apo tjera, si dhe preventivës së​​ përgjithshme​​ ​​ dënimi​​ i​​ këtillë​​ ​​ ndikojë​​ edhe​​ te​​ tjerët​​ ​​ parandalimin e kryerjes së​​ këtyre​​ veprave​​ penale, me çka​​ do të​​ arrihet edhe​​ qëllimi​​ i​​ dënimit siç​​ parashihet me nenin 38 të​​ KPRK-së”.

 

  • ​​ këtë​​ drejtim,​​ Gjykata i referohet dhe Aktgjykimit të​​ kontestuar të Gjykatës​​ Supreme,​​ e cila përkitazi​​ me pretendimin​​ e parashtruesit të​​ kërkesës,​​ se gjykatat​​ e instancës​​ me të ulët, në​​ mënyrë të gabuar kanë aplikuar ligjin penal, gjegjeshit​​ nenin​​ 385,​​ sepse nuk​​ morën​​ parasysh rrethanat që​​ e përjashtonin përgjegjësinë penale të tij, duke e shpallur fajtor në mënyrë të​​ barabartë si shkaktuesin e problemit po ashtu edhe​​ atë​​ si i akuzuar​​ që​​ kishte vepruar në mbartje të nevojshme, theksoi si në vijim:​​ Sipas​​ vlerësimit të​​ kësaj​​ gjykate aktgjykimet e​​ atakuara​​ nuk​​ janë të​​ përfshira as me​​ shkelje të​​ ligjit penal nga neni​​ 385​​ të​​ KPPK-së,​​ për​​ faktin se​​ veprat​​ penale​​ për të​​ cilat i​​ dënuari​​ është​​ shpallur fajtor​​ janë​​ vepra penale të​​ sanksionuara​​ me nenet 356, par.1 të KPRK-së, dhe 366,​​ par. 1 të​​ KPRK-së,​​ ndërsa në​​ rastin konkret nuk​​ ekzistojnë​​ rrethanat​​ që​​ e​​ përjashtojnë​​ përgjegjësinë e të njëjtit. Kështu kjo gjykatë​​ edhe pse mbrojtësi pretendon​​ se​​ në veprimet​​ e të​​ dënuarit​​ formohen​​ elementet e​​ veprës​​ penale,​​ përdorim i armëve apo i mjetit të​​ rrezikshëm​​ nga neni 367,​​ par. 2 të​​ KPRK-së,​​ e të​​ kryera në​​ mbrojtje të​​ nevojshme dhe​​ ku thotë se​​ vepra​​ penale me të​​ cilën​​ i​​ dënuari​​ akuzohet nuk​​ përbën​​ vepër​​ penale,​​ nuk qëndrojnë​​ për faktin se gjykata e shkallës së parë e po ashtu edhe ajo e shkallës së​​ dytë​​ janë​​ mbështetur​​ ​​ gjendjen e fakteve​​ ​​ vërtetuara,​​ të​​ dëshmitarëve,​​ të​​ cilët​​ edhe kjo gjykatë​​ i pranon si të​​ drejta, kur kanë​​ përfunduar​​ se në​​ veprimet e të​​ dënuarit​​ janë realizuar të​​ gjitha elementet e​​ veprës​​ penale​​ në bashkryerje të shkaktimit të rrezikut të​​ përgjithshëm nga neni 356,​​ par.1, lidhur me nenin 31 të Kodit penal​​ të Republikës së Kosovës​​ .

​​ 

  • Duke iu referuar Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, Gjykata vlerëson se e njëjta në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar adresoi​​ të gjitha aspektet e rastit.​​ Fillimisht​​ ajo​​ arsyetoi konkluzionet​​ përkitazi​​ me​​ provat​​ vendimtare, bazueshmëri​​ dhe besueshmërinë e​​ deklaratave të dëshmitarëve,​​ vërtetësinë e​​ provave materiale dhe​​ aspektet​​ ligjore​​ të veprës penale, pastaj mori parasysh​​ rrethanat lehtësuese dhe renduese​​ sa i përket​​ shqiptimit të​​ dënimit me burgim efektiv në harmoni me veprën penale,​​ çështje të cilat​​ sipas vlerësimit​​ të​​ Gjykatës​​ bien​​ plotësisht​​ në juridiksionin e saj, si gjykatë e faktit.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu​​ ka pasur mundësi​​ ​​ pretendimet​​ kundër​​ aktgjykimit të​​ gjykatës së shkallës së parë,​​ t’i​​ ngriste​​ në Gjykatën e Apelit,​​ nëpërmjet​​ parashtrimit​​ të ankesës,​​ ku​​ vërehet se​​ kjo​​ e fundit​​ adresoi​​ të gjitha​​ pretendimet e ngritura,​​ si​​ për​​ sa i përket​​ fakteve vendimtare, po​​ ashtu edhe​​ për sa​​ i përket​​ pretendimeve për shkelje të ligjit penal dhe procedural.​​ Për​​ më​​ tepër,​​ Gjykata e Apelit kishte​​ vlerësuar​​ edhe pretendimet përkitazi me​​ shqiptimin​​ e​​ dënimit duke​​ arsyetuar​​ se​​ masa e dënimit​​ të​​ shqiptuar​​ është në përpjesëtim me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale,​​ e të akuzuarve.​​ ​​ 

 

  • Për më​​ tepër, Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesi i kërkesës nëpërmjet ushtrimit të mjetit të jashtëzakonshëm në Gjykatën Supreme kishte pretenduar shkelje të ligjit penal dhe procedural, dhe kjo e fundit u është përgjigjur​​ në mënyrë​​ konkrete​​ pretendimeve të tij, duke arsyetuar​​ se përse nuk janë​​ të​​ bazuara pretendimet​​ e tij.​​ Gjetjet​​ e gjykatave më​​ të​​ ulëta Gjykata Supreme i konsideroi​​ ​​ drejta dhe të​​ mbështetura​​ ​​ fakte të​​ vërtetuara, në dëshmitë e​​ dëshmitareve,​​ dhe nga shikimi i provova​​ nga vendi i ngjarjes.​​ Gjykata​​ Supreme​​ në​​ aktgjykimin e saj​​ arsyetoi se përse nuk bëhej fjalë​​ për​​ mbrojtje të​​ nevojshme në​​ kuptim të​​ nenit 367.2 të​​ KPRK-së, por për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në bashkryerje nga neni 356.1 i KPRK-së, duke i dhënë kështu përgjigje pretendimit të tij se gjykatat e instancave më​​ të ulëta​​ e​​ shpallën njësoj fajtorë​​ si​​ L.​​ Q-në,​​ po ashtu edhe atë.

 

  • Gjykata,​​ bazuar​​ në​​ parimet e​​ përgjithshme të GjEDNj-së, siç janë elaboruar më lart dhe bazuar në arsyetimet​​ e​​ gjykatave të rregullta,​​ vlerëson se në rastin e parashtruesit të kërkesës,​​ gjykatat e rregullta​​ kanë nxjerrë vendimet e tyre në përputhje​​ të plotë​​ me standardet e së drejtës për gjykim të drejtë​​ dhe të paanshëm. Kjo për faktin se​​ nga shkresat e lëndës​​ është​​ e​​ qartë se vendimmarrja​​ ishte​​ e​​ bazuar​​ në​​ prova të ndryshme, në​​ dëshmitë e dëshmitareve,​​ por​​ edhe​​ në​​ prova​​ ​​ tjera materiale,​​ siç​​ në mënyrë të detajuar​​ janë listuar në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, të cilat si të tilla i ka​​ konfirmuar​​ Gjykata e Apelit​​ dhe ajo Supreme.

 

  • Andaj, bazuar si​​ më sipër, Gjykata​​ konstaton​​ se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të​​ mbështes dhe arsyetoj​​ pretendimin e tij se​​ vendimeve të​​ gjykatave të rregullta u mungon arsyetimi i duhur,​​ dhe​​ kësisoj​​ është​​ shkelur e drejta​​ e tij për një​​ vendim të​​ arsyetuar​​ e garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës​​ dhe nenin 6.1 të KEDNj-së.​​ Në këtë aspekt, Gjykata thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih,​​ rastin​​ e GjEDNj-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim, i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Gjykata e konsideron të rëndësishme të përsëris qëndrimin e përgjithshëm se “drejtësia” e kërkuar nga neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së nuk është drejtësi​​ substanciale, por drejtësi​​ procedurale.​​ Në rrafshin praktik, koncepti i drejtësisë procedurale nënkupton: (i) mundësinë e procedurave kontradiktore; (ii) mundësinë e palëve që në faza të ndryshme të procedurës të paraqesin argumente dhe dëshmi që i konsiderojnë të rëndësishme për rastin e tyre; (iii) mundësinë e kontestimit efikas të argumenteve dhe dëshmive të paraqitura nga pala kundërshtare; dhe (iv) të drejtën që argumentet e tyre të dëgjohen dhe shqyrtohen nga gjykatat e rregullta në mënyrë të duhur (shih, ndër të tjera, rastin e GjEDNj-së​​ Barbera, Messeque dhe Jabardo kundër Spanjës,​​ nr. 10590/83, Aktgjykim i 6 dhjetorit 1988, paragrafi 68; dhe rastin e Gjykatës​​ KI22/19,​​ me parashtrues:​​ Sabit Ilazi, Aktvendimi i 7 qershorit 2019, paragrafi 42 dhe rastet e cituara aty, po ashtu​​ rastin​​ KI98/21, cituar më sipër paragrafin 59).

 

  • Gjykata​​ vlerëson​​ se​​ në rrethanat e rastit konkret janë respektuar të gjitha kriteret e lartcekura,​​ sepse si​​ parashtruesi i kërkesës​​ po ashtu​​ dhe​​ mbrojtësi​​ i tij janë dëgjuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat e rregullta, se​​ ata​​ kanë pasur mundësi që përgjatë gjithë procedurës t’i kundërshtonin​​ provat​​ fajësuese. Megjithatë duket se parashtruesi i kërkesës​​ nuk është pajtuar me vendimin e gjykatave​​ për​​ sa i përket​​ cilësimit të veprës penale dhe me lartësisë së dënimit​​ të shqiptuar.​​ Gjykata​​ edhe me tej thekson se​​ është në diskrecionin e​​ plotë të​​ gjykatave të rregullta të​​ bëjnë cilësimin e veprës penale​​ dhe të​​ shqiptojnë masën e duhur të sanksionit penal në​​ raport​​ me​​ faktet​​ e​​ vërtetuara dhe provat e administruara.​​ 

 

  • Për më tepër, shikuar në tërësinë e saj procedura e zhvilluar pranë instancave gjyqësore në​​ dritën​​ e rrethanave të rastit​​ konkret nuk ishte e padrejtë ose arbitrare (shih,​​ mutatis mutandis, GjEDNj, rastin,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykimi​​ i​​ 21 janarit 1999, paragrafët 29 dhe 30; shih gjithashtu rastet e Gjykatës,​​ KI128/18, parashtrues;​​ Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”, Aktvendimi i 27 majit 2019,​​ paragrafi 58,​​ KI22/19, parashtrues:​​ Sabit Ilazi, Aktvendimi i 7 qershorit 2019, paragrafi 42, dhe​​ KI98/21, cituar më lart,​​ paragrafi 69).

 

  • Thënë këtë, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenin 6.1 të KEDNj-së,​​ përkatësisht​​ me​​ shkeljen e të drejtës për një “vendim të arsyetuar”,​​ i​​ takojnë​​ kategorisë së tretë (iii) të pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara”, sepse kërkesa në këtë​​ pjesë, në baza kushtetuese​​ ​​ është​​ qartazi e pabazuar.​​ 

 

II.​​ Vlerësimi i Gjykatës përkitazi me pretendimet​​ e​​ tjera​​ 

 

  • Në vlerësimin e pretendimeve tjera, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, përveç pretendimit kryesor​​ për shkelje të së drejtës për​​ “vendim të​​ arsyetuar”​​ nga gjykatat e rregullta,​​ pretendon​​ dhe në shkelje të neneve​​ 24.1​​ dhe 54 të Kushtetutës,​​ dhe​​ të​​ nenit​​ 13 të​​ KEDNj-së. Gjykata përsërit se vetëm përmendja e neneve të Kushtetutës dhe e neneve të​​ instrumenteve a​​ konventave që janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në rendin juridik të Republikës së Kosovës ose ndërlidhja e tyre me një nen tjetër të Kushtetutës nuk nënkupton me automatizëm edhe shkelje të atyre neneve, në qoftë se më tej nuk argumentohet dhe shtjellohet se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e tyre.​​ ​​ Gjykata vazhdimisht ka theksuar se vetëm referimi dhe përmendja e neneve të Kushtetutës dhe KEDNj-së si dhe të instrumenteve tjera ndërkombëtare, nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës:​​ KI175/20,​​ me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendimi për papranueshmëri, i 22 prillit 2021, paragrafi 81; dhe së fundmi rastin​​ KI04/21,​​ me parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 11 majit 2021, paragrafët 38-39).​​ 

 

  • Thënë këtë,​​ Gjykata konstaton se pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës për shkeljen e​​ neneve të lartcekura,​​ në baza kushtetuese duhet deklaruar qartazi të pabazuara.​​ 

​​ 

 

 

 

Përfundim

 

  • Si përmbledhje e të gjitha shtjellimeve dhe analizave të mësipërme, Gjykata konkludon se:​​ (I)​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës, për​​ shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6.1​​ të KEDNj-së, përkitazi me​​ të drejtën për vendim të​​ arsyetuar,​​ i​​ takojnë​​ kategorisë së tretë (iii) të pretendimeve të​​ “pambështetura apo të paarsyetuara”​​ andaj​​ për ketë arsye​​ ​​ njëjtat​​ shpallen​​ qartazi të pabazuara në baza kushtetuese;​​ (II)​​ pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesave për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet​​ 24.1​​ dhe 54 të Kushtetutës,​​ dhe me nenin​​ 13​​ të KEDNj-së,​​ i përkasin kategorisë​​ së tretë (iii), nënkategorisë (a), të pretendimeve të​​ “pambështetura ose​​ të paarsyetuara”,​​ andaj​​ për ketë arsye​​ të njëjtat​​ po ashtu​​ shpallen qartazi të​​ pabazuara, në baza kushtetuese.

 

  • Rrjedhimisht, kërkesat e parashtruesit të kërkesës, në tërësinë e​​ saj, duhet deklaruar e​​ papranueshme, në pajtueshmëri me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit, me rregullat 39 (2) dhe 59 (b) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur​​ më​​ 23​​ maj​​ 2023, njëzëri

 

​​ VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën​​ të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin

20.4 të Ligjit; dhe

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues  ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Bajram Ljatifi  ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Hedie Bylykbashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile