Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.126/2022] të Gjykatës Supreme, të 26 janarit 2023

Nr. të lëndës KI41/23

Parashtruesit: Besnik Berisha

Shkarko:

KI41/23: Parashtrues Besnik Berisha, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.126/2022] të Gjykatës Supreme, të 26 janarit 2023.

KI41/23, Aktvendim për papranueshmëri, i 31 janarit 2024, publikuar më 5 mars 2024

Fjalët kyçe: diskriminim; koeficienti i pagave; bashkëpunëtor profesional;

Parashtruesi i kërkesës themeloi marrëdhënie të punës në Këshillin Gjyqësor, në pozitën e bashkëpunëtorit profesional. Ky i fundit parashtroi padi në Gjykatën Themelore, me pretendimin se paga e tij ishte realizuar sipas koeficientit 8, përderisa bashkëpunëtorët profesional që punojnë në Prokurori janë paguar me koeficient 9 të pagës, rrjedhimisht ishte diskriminuar në pagë. Gjykata Themelore refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës e dinte koeficientin e tij të pagës në momentin e themelimit të marrëdhënies së punës, dhe se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial janë institucione të pavarura kushtetuese të cilat vendosin në mënyrë të pavarur për çështjet e brendshme të tyre. Të njëjtën qëndrim e mbajtën edhe Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë në Gjykatë duke pretenduar se vendimet e gjykatave të rregullta ishin në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës, sepse ishin diskriminuese.

Gjykata theksoi se parashtruesi i kërkesës nuk ngrit çështje të diskriminimit brenda institucionit ku ai punon, por krahasimin e bën me punonjësit në kuadër të prokurorive, për të cilët pretendon se janë paguar më shumë për punën e njëjtë. Gjykata theksoi se parashtruesi i kërkesës e ka ditur që kur ka themeluar marrëdhënie të punës për koeficientin e pagës që do ta ketë. Për më tepër, Gjykata vërejti se Këshilli Gjyqësor pas një kohe i rriti koeficientët e pagës për bashkëpunëtorët e saj profesional, për t’i harmonizuar me ata të prokurorive. Pra, qëllimi nuk ishte diskriminimi i parashtruesit të kërkesës. Gjykata theksoi se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial janë institucione të pavarura kushtetuese të cilat kanë pavarësi organizative dhe funksionale për të vendosur për çështjet e brendshme të tyre. Aq më tepër kur, në atë periudhë, nuk kishte një akt të përgjithshëm me të cilën rregulloheshin pagat në sektorin publik, por përcaktimi i tyre u bë me akte të veçanta të institucioneve publike.

Parashtruesit:

Besnik Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile