Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac. nr. 1229/2020 të Gjykatës së Apelit të 6 prillit 2023

Nr. të lëndës KI194/23

Parashtruesit: Habib Gela

Shkarko:

KI194/23, Parashtrues: Habib Gela, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac. nr. 1229/2020 të Gjykatës së Apelit të 6 prillit 2023

KI194/23, Aktvendim për papranueshmëri, i 22 janarit 2023, publikuar më 7 shkurt 2024

Fjalët kyç: e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, pagat jubilare, kërkesë e papranueshme, kërkesë qartazi e pabazuar

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ka të bëj me refuzimin e kërkesëpadisë së parashtruesit të kërkesës nga gjykatat e rregullta, që ndërlidhet me kërkesën e tij për kompensimin e pagave jubilare nga punëdhënësi. Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar kërkesëpadi në Gjykatën Themelore kundër punëdhënësit, ku kishte kërkuar kompensimin e tri pagave jubilare me rastin e daljes së tij në pension. Gjykata Themelore kishte miratuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, duke u thirrur në dispozitat relevante të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive dhe e kishte obliguar punëdhënësin që t’ia kompensoj parashtruesit shumën e caktuar. Më pas, punëdhënësi kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të shkallës së parë dhe kjo e fundit aprovoi ankesën e punëdhënësit, duke refuzuar në plotni kërkesëpadinë e parashtruesit, me arsyetimin se në rastin konkret, në momentin që parashtruesi kishte arritur vitet jubilare të punës, Marrëveshja e Përgjithshme nuk ishte në fuqi.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese pretendoi se përmes vendimit të kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

Në thelb, esenca e pretendimit të parashtruesit të kërkesës para Gjykatës ishte pretendimi se ishte trajtuar ndryshe në raport me disa palë të tjera, duke bashkëngjitur edhe vendimet e gjykatave të rregullta.

Përkitazi me pretendimin për moskonsistencën e vendimeve gjyqësore, Gjykata pasi shtjelloi parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës përkitazi me mungesën e konsistencës të vendimeve gjyqësore dhe aplikoi të njëjtat në rastin konkret dhe konsideroi se të njëjtat janë pretendime “të pambështetura ose të paarsyetuara” në baza kushtetuese.

Parashtruesit:

Habib Gela

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative