Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC.nr.119/2021] e 12 dhjetorit 2022 të Gjykatës së Apelit dhe Njoftimit [KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/2023] e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të 4 prillit 2023

Nr. të lëndës KI159/23

Parashtruesit: Xhafer Beqiri

Shkarko:

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 26​​ shkurt 2024

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Nr. Ref.: RK 2363/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI159/23

 

Parashtrues

 

Xhafer Beqiri

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktgjykimit​​ [AC.nr.119/2021] e 12 dhjetorit 2022 të Gjykatës së Apelit dhe Njoftimit [KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/2023] e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të 4 prillit 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga​​ Xhafer Beqiri nga fshati Bajgorë,​​ komuna Mitrovicë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës),​​ përfaqësuar nga Isa Hyseni avokat nga Mitrovica.

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi​​ e​​ kërkesës​​ e​​ konteston​​ Aktgjykimin [AC.nr.119/2021] e​​ 12 dhjetorit 2022 të Gjykatës së Apelit​​ dhe Njoftimit [​​ KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/23] e​​ Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të 4 prillit 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimeve​​ të​​ kontestuara,​​ përmes​​ së cilave​​ pretendohet​​ se​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ i​​ janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë​​ themelore​​ të garantuara me​​ nenin​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], 24 [ Barazia para Ligjit]​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [ E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të​​ Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 56 [ E Drejta dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ dhe me nenin 6 [ E Drejta për Proces të Rregullt Gjyqësor] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ në paragrafin​​ ​​ paragrafët​​ ​​ 1 dhe​​ 7​​ të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 19 korrik 2023,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e dorëzoi​​ kërkesën​​ në postë, e cila kërkesë arriti dhe u regjistrua​​ në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ më 21 korrik​​ 2023.​​ 

 

  • Më​​ 2 gusht​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit [Nr.​​ GJR.​​ KI159/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi​​ gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha dhe​​ Radomir Laban, anëtarë.

 

  • ​​ 4 gusht​​ 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin​​ e​​ kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe një kopje të kërkesës ia dërgoi​​ Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 4 gusht 2023, Gjykata i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore në Mitrovicë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ dhe kërkoi nga ta që të sjellin fletkthesën, përmes të cilës​​ dëshmohet​​ se kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ e ka pranuar Aktgjykimin​​ [AC.nr.119/2021] të​​ 12 dhjetorit 2022 të Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 28 gusht 2023,​​ Gjykata​​ ia dërgoi​​ ​​ një kopje të kërkesës Zyrës së Kryeprokurorit të​​ Shtetit.

 

  • Më​​ 31 janar 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës,​​ parashtruesi i kërkesës kishte punuar si mësimdhënës pranë shkollës fillore “ Mehë Uka” në Bajgorë të Mitrovicës, deri më 10 qershor 2020 datë në të cilën ishte pensionuar.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesi i kërkesës kishte bërë kërkesë për pagimin e pagave përcjellëse në pension tek Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, mirëpo nuk kishte marrë përgjigje lidhur me kërkesën e tij.

 

  • Më 16 korrik 2020, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitë padi në Gjykatën Themelore kundër Komunës së Mitrovicës – Drejtorisë së Arsimit, ku kishte kërkuar pagimin e pagave përcjellëse në pension.

 

  • Më 30 shtator 2020, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.nr.674/2020] refuzoi si të pa bazuar padinë e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Në një datë të pasaktësuar parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatë e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore.

 

  • Më 12 dhjetor 2022, Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit [AC.nr.119/2021] refuzoi si të pa bazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

 

  • Më 1 mars 2023, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë​​ – propozim pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me propozimin për ngritjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

 

  • Më 4 prill 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes Njoftimit [KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/2023], kishte konstatuar mos ekzistencën e bazës ligjore për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë sipas propozimit të parashtruesit të kërkesës.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ ​​ kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës e​​ konteston​​ Aktgjykimin [AC.nr.119/2021] e 12 dhjetorit 2022 të Gjykatës së Apelit dhe Njoftimit [KMLC.nr.35/23] e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të 4 prillit 2023,​​ me pretendimin se​​ ​​ njëjtit​​ janë​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje të​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore​​ ​​ tij​​ ​​ garantuara​​ me​​ nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], 24 [ Barazia para Ligjit] 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [ E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për te Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 56 [ E Drejta dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]​​ të Kushtetutës​​ dhe me nenin 6 [ E Drejta për Proces të Rregullt Gjyqësor]​​ të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ shkelje të nenit 31 të Kushtetutës,​​ pasi që siç pohon​​ ajo​​ ...​​ Konsiderojmë se aktgjykimet e dhëna janë te pa qëndrueshme, jo ligjore, te pa argumentuara, konfuze e pa arsyetim ligjor​​ ...​​ Nga te cekurat, është me se evidente se Gjykata e Shkalles se pare dhe Gjykata e shkalles se dyte, gabimisht kane aplikuar te drejtën materiale sa i përket dispozitave te nenit 45, te Kontratës Kolektive, për zgjatjen - zbatimin te KKAK, edhe për një vit”.

 

  • Tutje parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se​​ Ligji i Punës jep mundësi te zgjerimit te drejtave dhe detyrimeve ne mes te punëmarrësit dhe punëdhënësit, përmes Marrëveshjes Kolektive, e fryma, natyra, historiati, maksima dhe standardet juridike te Marrëveshje Kolektive, ne rastin konkret te Kontratës Kolektive te Arsimit ne Kosove, nuk Lejojnë qe për te punësuarit te normohen - te njihen me pak te drejta se te drejta te parapara me dispozita ligjore, ndërsa Iejohen qe te parashihen te drejta me te mëdha se te drejtat e parapara me dispozitat ligjore, nëse nënshkruesit e kontratës kolektive për te dakordohen ose pajtohen. Ndaj,​​ kohëzgjatja - vazhdimi i dispozitave te​​ kësaj​​ kontrate kolektive,​​ është​​ ne​​ pajtueshmëri te plote me dispozitat e ligjit te​​ punës. Lidhur me çështjen​​ e njohjes se te drejtave te​​ kompensimit​​ te pagave​​ përcjellëse​​ me rastin e pensionimit, sa i​​ përket​​ periudhës​​ nga data 18.04.2020 e deri 21.01.2021, ne gjykata e​​ Kosovës,​​ janë​​ aprovuar me​​ dhjetëra​​ apo qindra aktgjykime, ku​​ palët​​ paditëse​​ kane realizuar te drejtat e tyre,​​ ndërsa paditësit​​ iu​​ është​​ pamundësuar​​ mbrojtja e barabarte para ligjit, me rastin e refuzimit te​​ kërkesë padisë,​​ me çka krijon diskriminim te​​ drejtpërdrejtë​​ ne realizimin e te drejtave ligjore dhe kushtetuese.​​ Gjithashtu​​ ai​​ pretendon​​ se​​ është bërë​​ interpretim​​ i​​ gabuar​​ i​​ nenit 90 të Ligjit të Punës, pasi që sipas tij nuk kemi të bëjmë me lidhje të kontratës por me vazhdim të saj, dhe sipas parashtruesit sjellja e vendimeve të ndryshme është diskriminuese për palët në procedurë, pasi që gjykatat e shkallës së parë kanë kaluar​​ dhjetëra​​ aktgjykime të cilat janë bërë të ekzekutueshme, ashtu që palët i kanë fituar të drejtat e tyre, ndërsa tani ndaj disa palëve tjera refuzohet kërkesëpadia dhe i mohohet e drejta për mbrojtje gjyqësore në mënyrë të barabartë ligjore.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se në rastin e tij ka pasur diskriminim, pasi që siç thekson dikujt i njihet e drejta ndërsa në kushte të njëjta kjo e drejtë atij i është mohuar. Siç thekson parashtruesi i kërkesë “Kjo krijon divergjence ne trajtimin e (pa)barabarte te qytetareve. Me​​ këtë​​ është​​ shkelur e drejta​​ për​​ siguri juridike si garancion i vendosur në të​​ drejtën​​ për​​ gjykim te drejt sipas nenit 31 te​​ Kushtetutës​​ Se​​ Republikës​​ se​​ Kosovës​​ dhe nenit 6, par. 6 te​​ Konventës​​ (KEDNJ) (aktgjykimi i​​ Gjykatës​​ Kushtetuese AG] 1989/22 i dt. 16.05.2022) rasti KI 78/21.

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkon nga Gjykata: (i) të deklarojë kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë se ka pasur shkelje të nenit 24 dhe 31 të Kushtetutës lidhur me nenin 6 të KEDNJ-së; (iii) të deklarojë të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [AC.nr.119/2021] të 12 dhjetorit 2022, dhe (iv) të kthejë rastin në rivendosje.

 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

[...]

 

Pranueshmëria​​ e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi​​ i​​ kërkesës është ​​ palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ajo​​ e​​ konteston kushtetutshmërinë e një akti të autoritetit publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [AC.nr.119/2021]​​ e​​ 12​​ dhjetorit 2022​​ dhe Njoftimin​​ [KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/2023] të​​ 4 prillit 2023​​ të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit;​​ se​​ i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit;​​ se​​ i ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht​​ ​​ rregullin​​ 34​​ (1) (c)​​ të Rregullores së punës, që përcakton:

 

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…].

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata në vazhdim do të vlerësojë nëse në rrethanat e rastit konkret Njoftimi [KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/2023] i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, i​​ 4 prillit​​ 2023​​ ishte mjet efektiv lidhur me pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës​​ për shkelje kushtetuese. Përgjigja në këtë pyetje, do të jetë vendimtare për vlerësimin nëse kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës​​ i përmbush​​ kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me nenin​​ 34​​ të Rregullores së Punës.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se në rastin konkret, procedura ndaj parashtruesit të kërkesës e zhvilluar para​​ gjykatave të rregullta​​ ishte zhvilluar para dy instancave gjyqësore,​​ Gjykatës Themelore​​ dhe​​ Gjykatës së Apelit, që kishte rezultuar me nxjerrjen e​​ Aktgjykimit​​ ​​ Gjykatës së Apelit​​ [AC.nr.119/2021] të​​ 12 dhjetorit 2022.​​ 

 

  • Pas pranimit të​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ishte drejtuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me propozimin që kjo e fundit të paraqesë në emër të parashtruesit të kërkesës, kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë, kundër​​ Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së. Lidhur me këtë, Gjykata thekson se kjo kërkesë është plotësisht diskrecionale për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ, në harmoni me të cilën, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, KEDNJ nuk kërkon që mjetet juridike diskrecionale, apo mjetet juridike që nuk janë drejtpërdrejtë në dispozicion të parashtruesve dhe që varen nga ushtrimi i diskrecionit nga ndërmjetësi, siç është rasti me kërkesën para Zyrës së ​​ Kryeprokurorit të Shtetit juridike, duhet të shteren para se parashtruesit e kërkesave t’i drejtohen GJEDNJ-së (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastin e​​ GJEDNJ-së X dhe të tjerët kundër Letonisë, Vendim i 6 qershorit 2008, paragrafi 20, dhe referencat e cekura aty; shih po ashtu rastin e Gjykatës​​ KI174/20,​​ me parashtrues​​ DE-KO Sh.p.k,​​ Aktvendimi për papranueshmëri, i 25 shkurtit 2021, paragrafi 38).

 

  • Më konkretisht, lidhur me propozimet e ngjashme, siç është propozimi që bëhen para Zyrës së Prokurorit të Shtetit, duke kërkuar që ky i fundit të paraqesë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë para organeve gjyqësore në emër të parashtruesve të kërkesave, GJEDNJ kishte trajtuar në rastin​​ Lepojić kundër Serbisë.​​ Në këtë rast, GJEDNJ kishte vlerësuar nëse propozimi i paraqitur para prokurorit të shtetit duke kërkuar që ky i fundit të paraqesë kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë është mjet efektiv, ku kishte deklaruar se​​ “[GJEDNJ] gjen se është vetëm prokurori i shtetit ai që mund të dorëzoj [kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë] në emër të parashtruesit, dhe, për më tepër, ky i​​ fundit ka diskrecion nëse dëshiron të bëjë një gjë të tillë. Përderisa parashtruesi i kërkesës mund të kërkoj një veprim të tillë të prokurorit, ai nuk ka të drejtë sipas ligjit për të përdorur një mjetë të tillë juridik [kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë] personalisht [...] Kërkesa për mbrojte të ligjshmërisë, për këtë arsye, ishte jo efektive [...]” (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Lepojić kundër Serbisë, aplikimi nr. 13909/05, Aktgjykim i 6 nëntorit 2007, paragrafi 54; po ashtu shih rastin e Gjykatës​​ KI174/20, cituar më lartë, paragrafi 39).

 

  • Po ashtu, duke u thirrur në këtë praktikë gjyqësore (rastin e GJEDNJ-së​​ Lepojić kundër Serbisë), GJEDNJ në rastin​​ Stojanovski kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nuk kishte marrë për bazë njoftimin e prokurorit të shtetit për qëllim të llogaritjes së afatit, kur ky i fundit kishte konstatuar se nuk kishte bazë të mjaftueshme për të paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë para Gjykatës Supreme të Maqedonisë. GJEDNJ në këtë rast kishte theksuar se “kërkesa e parashtruesit para prokurorit publik, nuk ishte mjet që duhej të shterej për qëllime [KEDNJ]. Rrjedhimisht, periudha kohore për të përdorur atë mjet juridik nuk e ndal rrjedhjen e afatit gjashtë (6) mujor [për të paraqitur kërkesë para GJEDNJ lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit]” dhe rrjedhimisht, GJEDNJ gjeti se kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte paraqitur jashtë afatit të paraparë (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Stojanovski kundër ish Republikës​​ Jugosllave​​ të Maqedonisë, aplikimi nr. 1431/03, Vendim i​​ 22 tetor 2009).

 

  • Megjithatë, Gjykata rikujton që praktika e saj gjyqësore, ​​ njeh edhe raste në të cilat është vlerësuar kushtetutshmëria e njoftimeve të Prokurorit të Shtetit përmes së cilit nuk është pranuar kërkesa e palëve për ngritje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në favor të tyre. Lidhur me këtë, Gjykata i referohet rastit të saj​​ nr.​​ KI42/18, parashtruese Asija Muslija,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 22 marsit 2020, i cili kishte vlerësuar pretendimet e parashtrueses për shkelje kushtetuese ndaj Njoftimit të Prokurorit të Shtetit, mbështetur edhe në rastin e GJEDNJ​​ Gorou kundër Greqisë​​ (Nr. 2), aplikimi nr.12686/03, Aktgjykim i 20 marsit 2009.​​ 

 

  • Megjithatë, rasti i lartcekur, KI42/18, dallon nga rasti konkret. Në këtë kontest, Gjykata rikujton se në rastin e lartcekur, KI42/18, parashtruesja e kërkesës kishte kontestuar specifikisht Njoftimin​​ KMLC nr. 09/2018 të Prokurorit të Shtetit, të 2 marsit 2018,​​ duke argumentuar se si ky Njoftim kishte shkelur të drejtat e saj kushtetuese, që ndërlidheshin , mes tjerash, edhe me mungesën e arsyetimit të pretenduar të Njoftimit të kontestuar të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa lidhur me Aktvendimit AC. nr. 3538/2017 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, të 8 dhjetorit 2017,​​ që po ashtu ishte kontestuar në rastin KI42/18, si pretendim kryesor ishte​​ mos vërtetimi​​ i faktit nga Gjykata e Apelit se parashtruesja e kërkesës nuk e kishte nënshkruar Kontratën për Hipotekën të 2 dhjetorit 2011. Kërkesa e parashtruesit të kërkesës së rastit KI42/18, lidhur me Aktvendimin AC. nr. 3538/2017 të Gjykatës së Apelit ndaras nga Njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit, ishte paraqitur në Gjykatë po ashtu brenda afatit të paraparë me Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Ndërsa, në rastin konkret, parashtruesi​​ i​​ kërkesës nuk paraqet pretendime specifike që kanë të bëjnë me arsyet e dhëna nga Njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe se si Njoftimi i kësaj të fundit për të mos paraqitur kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë kishte cenuar të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata vëren se pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ ishin shqyrtuar nga​​ Gjykata e Apelit​​ dhe jo nga Zyra e Prokurorit të Shtetit. Kjo e fundit, në fakt, kishte vendosur vetëm nëse janë plotësuar kushtet ligjore që të paraqitet një kërkesë e tillë.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se në Njoftimin​​ [​​ KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/2023] i​​ 4 prillit​​ 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informoi parashtruesin​​ e kërkesës se ishte refuzuar propozimi i​​ tij​​ për inicimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë kundër​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, pasi konsideroi se​​ “​​ mos ekzistencën e bazës ligjore për ngritjen e kërkesës për mbrojtje te ligjshmërisë sipas propozimit te paraqitur për ngritjen e kërkesës për mbrojtje te ligjshmërisë nga autorizuari i paditësit Xhafer Beqiri, nga fshati Bajgore, K. e Mitrovicës, avokat Isa Hyseni, nga Mitrovica, kundër aktgjykimeve te: Gjykatës Themelore ne Mitrovice C. nr. 674/2020 te datës 30.09.2020 dhe Gjykatës se Apelit te Kosovës​​ Ac. nr. 119/2021 te datës 12.12.2021”.

 

  • Andaj, bazuar në praktikën e GJEDNJ-së, Gjykata rikujton se, në rastin konkret, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë përmes Prokurorit të Shtetit, përveç që është në diskrecionin e këtij të fundit, do të mund të ngritët nga Prokurori Shtetit vetëm nëse plotësohen kushtet e caktuara ligjore. Për më tepër, parashtruesi i​​ kërkesës nuk paraqet pretendime specifike lidhur me Njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, por paraqet para Gjykatës të njëjtat pretendime që i paraqet ndaj​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit​​ ,​​ pretendime, të cilat Zyra e Kryeprokurorit nuk ka pasur juridiksion t‘i adresojë sepse ajo vetëm ka kompetencë të paraqesë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë dhe jo të vlerësojë shkeljet ligjore të bëra nga​​ gjykatat. Andaj, lidhur me këto pretendime, në rastin e parashtruesit të kërkesës, pas pranimit të​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, asgjë nuk e ka ndaluar atë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.​​ ​​ 

 

  • Andaj, Gjykata vlerëson se​​ “vendim i fundit”,​​ sipas nenit 49 të Ligjit, lidhur me procedurat që​​ janë zhvilluar në gjykatat e rregullta, konsiderohet​​ Aktgjykimi​​ ​​ [AC. nr. 119/2021]​​ i​​ 12 dhjetorit 2022, me të cilin ishte​​ refuzuar ankesa e parashtruesit të kërkesës kundër​​ aktgjykimit të Gjykatës Themelore​​ [C.nr.674/2020]​​ të​​ 30 shtatorit 2020. Atëherë Gjykata do të vlerësojë​​ Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit​​ [AC.nr.119/2021]​​ të 12 dhjetorit 2022​​ nëse​​ i​​ plotëson kriteret e nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 34​​ (1) (c)​​ të Rregullores së Punës së Gjykatës.

 

  • Në lidhje me këtë,​​ Gjykata​​ rikujton se​​ Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit​​ [AC.nr.119/2021] ishte nxjerrë më​​ 12 dhjetor 2022. Në​​ bazë të​​ dosjes së lëndës,​​ përkatësisht në​​ propozimin për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të​​ parashtruesit të kërkesës drejtuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit​​ ceket​​ se përfaqësuesi i​​ parashtruesit të​​ kërkesës aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e ka pranuar më 25 janar 2023. Lidhur me këtë, Gjykata vëren se koha në mes të pranimit të​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit​​ dhe të datës së​​ dorëzimit​​ të kërkesës së​​ tij​​ në postë, më​​ 19 korrik​​ 2023, ka kaluar periudhën kohore prej 4 (katër) muajsh.​​ 

 

  • Si pasojë, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit​​ ​​ kërkesës në lidhje me​​ Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit​​ [AC.nr.119/2021] të 12 dhjetorit 2022, ​​ është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh.

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, sipas nenit 49​​ të Ligjit dhe sipas rregullit 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e GJEDNJ-se:​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë, kërkesat nr. (10865/09, 45886/07 dhe 32431/08), te 17 shtatorit 2014, paragrafi 258;​​ Lopes de Sousa Fernandes kundër Portugalisë, nr. 56080/13, te 19 dhjetorit 2017, paragrafi 129; shih gjithashtu, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI120/17, me parashtrues Hafiz Rizahu, Aktvendimi për papranueshmëri, i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 39;​​ KI115/20,​​ parashtrues Muharem Rama, Aktvendim për Papranueshmëri i 2 dhjetorit 2021, paragrafi 54).

 

  • Ky afat gjithashtu i mundëson parashtruesit potencial te kërkesës qe te shqyrtoje nëse dëshiron te paraqesë kërkesë dhe, nëse dëshiron, te vendose për ankesat dhe argumentet konkrete qe duhet ngritur dhe ne te njëjtën kohe lehtëson vërtetimin e fakteve ne këtë rast, meqë me kalimin e kohës, çdo shqyrtim i drejte i çështjeve te ngritura behet problematik (shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se​​ Sabri Gunes kundër Turqisë, aplikimi nr. 27396/06, te 29 qershorit 2012, paragrafi 39; shih po ashtu edhe rastin e Gjykatës​​ KI12/20, parashtruese e kërkesës Hamijete Dinarama-Daija, Aktvendim për papranueshmëri, i 6 nëntorit 2020, paragrafi 42).​​ 

 

  • Ky rregull specifikon afatin kohor për kontrollin e ushtruar nga Gjykata dhe paralajmëron individët dhe autoritetet shtetërore për afatin pas të cilit​​ kontrolli​​ i tille​​ nuk është me i mundur (shih Vendimin e GJEDNJ-se Walker kundër Mbretërisë se Bashkuar, nr. 34979/97, te 25 janarit 2000; shih, gjithashtu, Aktgjykimin e GJEDNJ-se,​​ Sabri Gunes kundër Turqisë, te cituar me lart, paragrafi 40; shih po ashtu edhe rastet e Gjykatës​​ KI53/18, parashtrues i kërkesës Hajri Ramadani, Aktvendimi për papranueshmëri, i 6 dhjetorit 2018, paragrafi 45;​​ KI115/20, cituar më lartë, paragrafi 56).

 

  • Andaj, mbi bazën e arsyetimeve te mësipërme, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin​​ 49 te Ligjit dhe me rregullin 34​​ (1) (c) te Rregullores se punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me​​ nenin​​ 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës, më​​ 31 janar 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​  ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka Nimani

 

Parashtruesit:

Xhafer Beqiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile