Vendim

Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI86/22 të Gjykatës Kushtetuese të 9 qershorit 2023

Nr. të lëndës KI143/23

Parashtruesit: Pjetër Boçi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 4 mars 2024

Nr. Ref.:RK 2386/24

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

​​ 

 

rastin nr.​​ KI143/23

 

Parashtrues

 

Pjetër Boçi

 

 

Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI86/22 të Gjykatës Kushtetuese të 9 qershorit 2023​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Pjetër Boçi, me vendbanim në Prizren (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës). ​​ 

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ ​​ kërkon “rishqyrtimin e serishëm” të Aktvendimit për papranueshmëri në rastin KI86/22 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) të 9 qershorit 2023,​​ në lidhje me Aktgjykimin​​ [Pml.​​ nr.​​ 151/2022],​​ të 14 prillit 2022,​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti​​ i çështjes​​ ka të bëjë me kërkesën e parashtruesit për rishikimin e pretendimeve të tij të ngritura në kërkesën e mëparshme KI86/22, por edhe rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese,​​ të 9 qershorit 2023, përmes të cilit​​ pretendon se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të​​ tij të​​ garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] ​​ të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 3 korrik 2023, parashtruesi i kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më​​ 13 korrik 2023, Kryetarja e Gjykatës​​ me Vendimin​​ GJR.​​ KI143/23,​​ caktoi ​​ gjyqtaren​​ Remzie Istrefi​​ –​​ Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe me Vendimin KSH.​​ KI143/23,​​ caktoi anëtarët e​​ Kolegjit​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu​​ –​​ Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha​​ dhe Radomir Laban​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 14 korrik 2023,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më​​ 30 janar​​ 2024, Gjykata shqyrtoi raportin paraprak të propozuar nga​​ gjyqtarja raportuese dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës refuzimin​​ e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhje e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ parashtron​​ për herë të​​ katërt​​ kërkesë në​​ Gjykatë.​​ Më​​ parë​​ kishte parashtruar​​ kërkesat​​ KI76/18,​​ KI21/19​​ dhe KI86/22.​​ Nëpërmjet kërkesës​​ së parë​​ KI76/18, parashtruesi i kërkesës kontestoi Aktgjykimin​​ [PML.​​ nr.​​ 279/2017],​​ e​​ 26 marsit 2018,​​ të Gjykatës Supreme​​ dhe​​ Aktvendimin [PN. nr. 462/2018],​​ e 28 majit 2018,​​ ​​ Gjykatës së​​ Apelit.​​ Këtë kërkesë Gjykata, e kishte deklaruar të papranueshme me Aktvendimin e 22 nëntorit 2018, pasi kishte analizuar pretendimet përkitazi me (i) ngritjen e aktakuzës pa bazë ligjore, (ii) aplikimin e dispozitave penale në​​ lidhje​​ me definimin​​ e​​ termit “person zyrtar” dhe (iii) me rishikimin e procedurës penale.​​ Ndërsa,​​ nëpërmjet​​ kërkesës së dytë KI21/19, parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar​​ interpretimin e legjislacionit relevant në lidhje me definimin e pozitës zyrtare​​ në lidhje me të​​ cilën​​ Gjykata​​ vendosi më 27 maj 2019,​​ me​​ Aktvendim për papranueshmëri, pasi konstatoi​​ se​​ i​​ njëjti​​ nuk​​ ishte​​ palë e autorizuar​​ për të ngritur një kërkesë​​ të tillë​​ në Gjykatë.​​ Ndërsa​​ lidhur me kërkesën KI86/22, Gjykata pasi shqyrtoi të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës vendosi si në vijim:​​ (i) pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 24 të Kushtetutës, i takojnë kategorisë​​ së​​ pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”, andaj si të tilla, në baza kushtetuese të njëjtat duhet shpallur qartazi të pabazuara; (ii) kërkesa e parashtruesit të kërkesës përkitazi me pretendimet për parregullsi të procesit gjyqësor, në ndërlidhje me kërkesën​​ e​​ II-dytë për rishikimin e procedurës penale,​​ deklarohet e pasafatshme në pajtim me nenin​​ 49 të Ligjit dhe rregullin​​ 39 (1, c)​​ të Rregullores së punës;​​ dhe​​ (iii) kërkesa e parashtruesit të kërkesës përkitazi me pretendimet për parregullsinë e procesit gjyqësor, në ndërlidhje me kërkesën​​ e​​ tretë për rishikimin e procedurës penale nuk është​​ ratione materiae,​​ në pajtim me Kushtetutën. ​​ 

 

  • Faktet e ​​ kërkesës​​ ​​ së​​ tanishme​​ KI143/23, janë të reflektuara në​​ detaje në​​ rastin KI86/22 (shih rastin​​ KI86/22, parashtrues​​ Pjetër Boçi, Aktvendim për Papranueshmëri,​​ i 9 qershorit 2023, paragrafët 12-39).​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Kushtetuese në Aktvendimin për papranueshmëri në rastin KI86/22,​​ të 9 qershorit 2023, shkel të drejtat dhe liritë themelore të tij,​​ të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ duke u​​ referuar​​ në​​ procedurat​​ gjyqësore​​ të​​ kontestuara​​ dhe të​​ shqyrtuara​​ në​​ rastin KI86/22,​​ të​​ 9 qershorit 2023,​​ ripërsëritë​​ pretendimet sikurse në​​ rastin​​ ​​ KI86/22,​​ ​​ respektivisht​​ rithekson​​ pretendime përkitazi me​​ ''parregullsinë e procesit" ​​ dhe specifikisht kualifikimit të ​​​​ "Person zyrtar", si dhe​​ pretendimet​​ përkitazi​​ me​​ ''barazinë​​ para ligjit" ​​ duke pretenduar se gjatë​​ procesit​​ gjyqësor​​ është​​ ndjerë​​ i diskriminuar.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës, ndër tjerash,​​ thekson​​ [...], kur unë ankimoj aktgjykimin e fundit të cilin e pranon edhe Gjykata (Pml.nr.151/2022)​​ datë 14.04.2022 dhe merret me pml e mëhershme i cili nuk është objekt i kërkesës”.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pohon se i ka shterur të gjitha mjetet juridike, duke theksuar “... për të mos thënë se jam munduar me çdo kusht e me çdo formë të bëhet interpretimi i ligjit për personin zyrtar, kjo është bërë me qëllimin e nxjerrjes në dritë të shkeljes së ligjit penal, sepse kodi penal i Kosovës e përcakton saktësisht se kush është person zyrtar, edhe me kodin e vjetër penal edhe me kodin e ri penal. Të njëjtën punë​​ e ka bërë edhe Gjykata Themelore në Prizren duke bërë shkelje esenciale të ligjit penal nga neni 384 paragrafi 1 i këtij kodi”.

 

  • Tutje,​​ duke​​ përsëritur pretendimet, parashtruesi i kërkesës thekson: “... unë​​ i referohem nenit 384, ku unë nuk jam as nuk mundem të akuzohem për një vepër penale se nuk jam person zyrtar, pra nuk i ka elementet as formale e jo​​ përmbajtësore​​ të personit të akuzuar, kjo është arsyeja që unë kërkoj në fillim Gjykata Kushtetuese të shikojë se a mund të jetë person zyrtar një i​​ qytetar i vetëpunësuar duke ditur se personi zyrtar mund të jetë çdo person i zgjedhur, i emëruar, i autorizuar, nga një organ kompetent për të kryer apo mos kryer sipas detyrës zyrtare. Unë për të argumentuar se nuk jam person zyrtar i kam kërkuar Prokurorisë Themelore në Prizren disa herë certifikatën e biznesit individual ta dërgojë në zyrën e forenzikes dhe të përcaktohet se ky biznes është biznes individual dhe jo organizatë biznesi siç e trajton kolegji gjykues i Gjykatës Themelore në Prizren ....

 

  • ​​ fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata, si në vijim: “unë kërkoj që identiteti im të bëhet publik, mundësisht unë kërkoj të argumentoj çfarë nuk është sqaruar hollësisht në sqarimin e shkeljeve kushtetuese të bëra në të gjitha fazat e gjykimit si në Gjykatat e rregullta ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese”.​​ 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 24

[Barazia para Ligjit]

“1.​​ Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.​​ 

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato”.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari do të shqyrtojë nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, bazuar në shkresat e lëndës, parashtruesi i kërkesës me anë të dokumenteve të paraqitura nuk paraqet ndonjë fakt të ri të rëndësishëm për marrjen e një vendimi të ri, por thjesht paraqet një përpjekje tjetër të parashtruesit të kërkesës për të kërkuar nga Gjykata të njëjtin vlerësim kushtetues të cilin ai tashmë e kishte kërkuar në kërkesën KI86/22.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 116 (1) [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, i cili parasheh:

 

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”

 

  • Për më tepër, Gjykata i referohet edhe rregullit 54 (2) (b) të Rregullores së punës, i cili parasheh:​​ 

 

“[...]​​ 

 

(2) Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:

 

[...]

 

(b) kërkesa është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur nga Gjykata; ose

[...]”

 

  • Bazuar në rregullin e lartcekur dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ), por edhe vetë praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë​​ një kërkesë të papranueshme pas vlerësimit se kërkesa në fjalë është vetëm një përsëritje e kërkesës së njëjtë me rastin e mëparshëm.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se kërkesa aktuale me nr. KI143/23,​​ e paraqitur nga i njëjti parashtrues,​​ dhe​​ është vetëm një përsëritje e kërkesës së njëjtë të mëparshme nr. KI86/22 të paraqitur nga po i njëjti parashtrues, të cilën Gjykata e shpalli të papranueshme​​ në pajtim me rregullin 39, (1, c), (2) dhe (3, b) të Rregullores së punës.

 

  • Gjykata rikujton se ankimimi individual në kuptim të nenit 113 (7) të Kushtetutës nuk duhet të shikohet nga parashtruesit e kërkesës si një mundësi për të kërkuar në mënyrë të përsëritur nga Gjykata që të rihapë vendimet e saj dhe të gjykojë sërish çështjen e njëjtë (shih rastet e Gjykatës: rasti​​ KI105/16, parashtrues​​ Feti Gashi, Vendimi për refuzim të kërkesës,​​ të datës 10 maj 2017, paragrafi 21).

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se vendimet e saj janë vendime të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, të gjithë personat fizikë apo juridikë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (shih rastet e Gjykatës, rastin​​ KI102/19, parashtrues​​ Bedri Gashi, Vendimi për refuzim të kërkesës,​​ të datës 5 dhjetor 2019, paragrafët 21 dhe 22, dhe gjithashtu, rastin KI96/23, parashtrues​​ Muhamet​​ Miftari,​​ Vendim për​​ refuzim​​ të​​ kërkesës,​​ ​​ 18 shtatorit 2023, paragrafi​​ 37).

 

  • Bazuar në elaborimin e mësipërm, Gjykata vjen në përfundim se kërkesa e parashtruesit, në fakt,​​ është​​ kërkesë për përsëritjen e një procedurë të mëhershme, për të cilën Gjykata tanimë ka vendosur. Prandaj, në përputhje me rregullin 54 (2) (b), Gjykata vendosi që kërkesa me numër KI143/23 të refuzohet me procedurë të shkurtër.​​ 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 116 (1) të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 54 (2) (b)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 30 janar​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS

 

  • ​​ REFUZOJË​​ kërkesën;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ Vendim​​ në Gazetën Zyrtare në pajtim me nenin 20.4 ​​ të Ligjit;

 

  • Ky​​ Vendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

Gjyqtarja​​ ​​ raportuese    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

Remzie Istrefi Peci​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

Parashtruesit:

Pjetër Boçi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës