Vendim

Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI86/22 të Gjykatës Kushtetuese të 9 qershorit 2023

Nr. të lëndës KI143/23

Parashtruesit: Pjetër Boçi

Shkarko:

KI143/23, Parashtruese: Pjetër Boçi, Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI86/22 të Gjykatës Kushtetuese të 9 qershorit 2023

KI143/23, Vendim për Refuzim të Kërkesës, i 30 janarit 2024, publikuar më 5 mars 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës 

Kërkesa ishte dorëzuar nga Pjetër Boçi, me vendbanim në Prizren.

Parashtruesi i kërkesës  kërkonte “rishqyrtimin e serishëm” të Aktvendimit për papranueshmëri në rastin KI86/22 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) të 9 qershorit 2023, në lidhje me Aktgjykimin [Pml. nr. 151/2022] të 14 prillit 2022 të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Gjykata rikujton se kërkesa aktuale me nr. KI143/23 e paraqitur nga i njëjti parashtrues, në thelb është vetëm një përsëritje e kërkesës së njëjtë të mëparshme nr. KI86/22 të paraqitur nga po i njëjti parashtrues, të cilën Gjykata e shpalli të papranueshme në pajtim me rregullin 39, (1, c), (2) dhe (3, b) të Rregullores së punës.

Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë vendime të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, të gjithë personat fizikë apo juridikë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata erdhi në përfundim se kërkesa e parashtruesit është, në fakt, kërkesë për përsëritjen e një procedurë të mëhershme, për të cilën Gjykata tanimë ka vendosur. Prandaj, në përputhje me rregullin 54 (2) (b), Gjykata vendosi që kërkesa me numër KI143/23 të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Pjetër Boçi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës