Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI186/23

Parashtruesit: Bajram Ahmeti

Shkarko:

KI186/23, Parashtrues: Bajram Ahmeti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

KI186/23, Vendim për refuzim të kërkesës, i 22 janarit 2024, publikuar më 23 shkurt 2024

Fjalët kyçe: zbutje e dënimit; kërkesa jo e plotë; vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pjesë) vitesh, për shkak të veprës penale të vrasjes. Ai parashtroi kërkesë në Gjykatë përmes së cilës kërkoi zbutje të dënimit të mbetur, për shkak se kërkesat e tij për lirim me kusht ishin refuzuar. Parashtruesi i kërkesës theksonte se nuk kishte mundësi financiare për të angazhuar avokat dhe se prindërit e tij ishin në gjendje të vështirë shëndetësore dhe kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të plotësonte formularin e kërkesës; të specifikonte aktin e autoritetit publik që e kontestonte; dhe t’i specifikonte të drejtat dhe liritë themelore të cilët pretendon se i janë shkelur. Parashtruesi i kërkesës nuk iu përgjigj Gjykatës dhe nuk e kompletoi kërkesën e tij.

Gjykata theksoi se barra për të ndërtuar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesin e kërkesës, i cili duhet të sqarojë rrethanat faktike të rastit dhe të ofrojë argumente juridike në lidhje me pretendimet e tij. Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës nuk e plotësoi formularin e kërkesës, nuk e specifikoi aktin e autoritetit publik që e kontestonte dhe nuk i përmendi të drejtat dhe liritë themelore të cilat pretendonte se i janë shkelur. Gjykata konstatoi se kërkesa është jo e plotë dhe vendosi ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Bajram Ahmeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale