Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI186/23

Parashtruesit: Bajram Ahmeti

Shkarko:

 

Prishtinë, më​​ 20​​ shkurt 2024

Nr. Ref.: RK 2342/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

rastin nr.​​ KI186/23

 

Parashtrues

 

Bajram Ahmeti

 

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë​​ 

së​​ aktit të paspecifikuar

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË​​ KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka - Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe​​ 

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga Bajram​​ Ahmeti, nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ nuk specifikon se cilin vendim të​​ autoritetit publik e konteston.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Parashtruesi​​ ​​ kërkesën e tij​​ nuk​​ saktëson​​ se cilat të​​ drejta të​​ garantuara​​ me​​ Kushtetutën e​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) i​​ janë​​ shkelur.​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 7​​ shtator​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën e tij​​ në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 18 shtator 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes Vendimit [GJR. KI186/23],​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban,​​ gjyqtar​​ raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 27 shtator​​ 2023,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe​​ i kërkoi të: (i) plotësonte formularin e kërkesës; (ii) të​​ specifikonte se cilin vendim të​​ autoritetit publik e konteston; (iii) të​​ saktësonte cilat të​​ drejta dhe liri kushtetuese​​ pretendon​​ se i janë​​ shkelur.

 

  • Parashtruesi i kërkesës nuk dorëzoi dokumentet e kërkuara në Gjykatë.

 

  • ​​ 22 janar 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës​​ që të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se nga 19 marsi​​ 2005​​ është​​ i dënuar me 25 (njëzet e pesë) vite burgim, për veprën penale të​​ vrasjes.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës shkruan se deri më​​ tash i ka mbajtur gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë) vite e 7 (shtatë) muaj burgim.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se gjatë​​ kohës së​​ mbajtjes së​​ burgut ka punuar gjatë​​ tërë​​ kohës dhe ka mbajtur​​ kurse dhe​​ trajnime të​​ ndryshme edukativo-arsimore. ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës i drejtohet Gjykatës me kërkesë​​ për zbutje të​​ dënimit të​​ mbetur.

​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se kishte aplikuar dy herë​​ për lirim me kusht, por kërkesat e tij ishin refuzuar.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës shkruan se prindërit e tij janë​​ ​​ gjendje të​​ vështirë​​ shëndetësore dhe kanë​​ nevojë​​ për kujdes të​​ vazhdueshëm. Përkundër që​​ kishte pasur mundësinë​​ t’i​​ realizonte disa vizita humanitare pranë​​ familjes, një​​ gjë​​ e tillë,​​ thekson ai,​​ nuk​​ është​​ e mjaftueshme.

​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se nuk ka pasur mundësi financiare për të​​ angazhuar​​ avokat që​​ do t’i mbronte të​​ drejtat e tij.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata zbutjen e dënimit të​​ mbetur të​​ tij, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ ketë​​ mundësi të​​ jetë​​ pranë​​ prindërve dhe të​​ vazhdojë​​ jetën e tij sociale.​​ ​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me nenet 46, 47, 48 të Ligjit, dhe rregullave 54 dhe 74 të Rregullores së punës.

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

 

Neni 46​​ 

[Lejueshmëria]​​ 

Gjykata Kushtetuese pranon dhe procedon kërkesën e ngritur sipas nenit 113, paragrafi 7 të Kushtetutës, nëse konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara ligjore.

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

 

Rregulli 54​​ 

[Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]

(2) Gjykata mund të vendosë​​ ta refuzojë​​ një​​ kërkesë​​ me procedurë​​ ​​ shkurtër në​​ qoftë​​ se:​​ 

(a) kërkesa​​ është​​ jo e plotë​​ ose e paqartë, përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që​​ ta plotësojë​​ ose ta qartësojë​​ kërkesën;

[...]

 

Rregulli 74​​ 

[Kërkesa në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe me nenet 46,​​ 47,​​ 48,​​ 49 dhe 50 të Ligjit]

[...]

(2) Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të​​ qartësojë saktësisht se cilat të​​ drejta dhe liri pretendohet se janë shkelur dhe se cili është akti konkret i autoritetit publik i cili kontestohet.

 

  • Gjykata​​ thekson se bazuar në​​ praktikën e GJEDNJ-së, një​​ kërkesë​​ kushtetuese duhet t’i përmbajë​​ dy elemente: pretendimet faktike dhe argumentet ligjore që​​ i mbështesin ato. Këto dy elemente janë​​ të​​ ndërlidhura njëra me tjetrën sepse faktet e prezantuara duhen parë​​ nën dritën e argumenteve dhe anasjelltas. Të​​ gjitha kërkesat duhet të​​ përmbajnë, ndër të​​ tjera, një​​ përmbledhje të​​ qartë​​ të​​ fakteve dhe shkeljeve të​​ pretenduara të​​ Kushtetutës dhe KEDNJ-së​​ dhe argumentet përkatëse. Mosrespektimi i këtyre elementeve të​​ kërkesës, mund të​​ rezultojë​​ në​​ mosshqyrtimin​​ e kërkesës nga Gjykata.​​ (rasti i GJEDNJ-së,​​ Rustavi 2 Broadcasting Company LTD dhe të​​ tjerët kundër Gjeorgjisë, nr. 16812/17, aktgjykim i 18 korrikut 2019, paragrafi 244).

 

  • Gjykata përsërit se barra për të​​ ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës, të​​ cilët kanë​​ interes të​​ drejtpërdrejtë​​ në​​ mënyrë​​ që​​ pretendimet e tyre të​​ adresohen në​​ mënyrë​​ efektive​​ nga Gjykata. Në​​ rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesës së​​ Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të​​ paqarta dhe jo të​​ plota dhe nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës. (Rasti i Gjykatës​​ KI08/22, parashtrues​​ Bajram Santuri, Vendim për refuzim të​​ kërkesës,​​ i 6 korrikut 2022, paragrafët​​ 37-39;​​ KI134/18, parashtrues​​ Bajram Santuri, Vendim për​​ refuzimin e​​ kërkesës,​​ i 16 janarit 2019, paragrafi 36;​​ KI48/17,​​ parashtrues​​ Sladana Radojković-Marinković, Vendim për refuzim të​​ kërkesës,​​ i 14 nëntorit 2017, paragrafët​​ 20-25).

 

  • Gjykata vlerëson se në​​ rastin konkret, parashtruesi i kërkesës nuk konteston ndonjë​​ akt specifik të​​ autoritetit publik dhe nuk saktëson të​​ drejtat kushtetuese të​​ cilat pretendon se i janë shkelur.​​ Gjykata i kërkoi sqarime shtesë​​ parashtruesit të​​ kërkesës dhe ia dha mundësinë​​ për ta plotësuar dhe saktësuar kërkesën e tij.​​ Megjithatë, edhe pas kësaj mundësie, parashtruesi i kërkesës nuk dorëzoi të​​ dhëna shtesë, nuk e plotësoi​​ formularin, nuk e specifikoi aktin e autoritetit publik të​​ cilin e konteston e as nuk saktësoi të​​ drejtat dhe liritë​​ kushtetuese të​​ cilat pretendon se i janë​​ shkelur.​​ 

 

  • Gjykata​​ është​​ e vetëdijshme se kërkesa kushtetuese nuk duhet të​​ përmbajë​​ një​​ formë​​ strikte dhe as të​​ jetë​​ e detajuar.​​ Megjithatë, ekziston një​​ prag minimal​​ ​​ cilit duhet t’i përmbahet, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ jetë​​ e qartë​​ dhe që​​ Gjykata​​ ​​ ketë​​ mundësi ta trajtojë​​ atë.​​ 

 

  • Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ jo e plotë.​​ Rrjedhimisht, bazuar në​​ nenin 48 të​​ Ligjit dhe rregullit 54 (2) (a) vendos të​​ refuzojë​​ kërkesën.​​ ​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 ​​ ​​ ​​​​ PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 48​​ të Ligjit dhe rregullin​​ 54 (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 22​​ janar​​ 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën​​ me procedurë të shkurtër;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin

20.4 të Ligjit;

 

  • Ky​​ Vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

1

 

Parashtruesit:

Bajram Ahmeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale