Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesën në pajtim me nenin 113 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Ac. nr. 2/2011 të 10 qershorit 2011, me të cilin është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës së Qarkut në Prizren Ndr. Nr. 302/10, të 23 nëntorit 2010, dhe është hedhur poshtë propozimi i parashtruesit të kërkesës që t’i njihet kontrata e shitblerjes Leg. Nr. 1255/99 ë 25 qershorit 1999 i vërtetuar në Gjykatën e Parë Komunale në Beograd si aktvendimi i shtetit të huaj.
Parashtruesi i kërkesës duke kontestuar aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Ac.nr. 2/2011 të 10 qershorit 2011, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që rasti i kontratës kontestuese duhet trajtuar si aktvendim i shtetit të huaj, përkatësisht shtetit të Serbisë, pra Gjykata duhet të njohë këtë kontratë si aktvendim i shtetit të huaj.
Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit Milan Petrović, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk ka vërtetuar se procedurat e duhura, në çfarëdo mënyre, kanë qenë të padrejta dhe arbitrare.
Prandaj Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kërkesa është qartazi e pabazuar sepse faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese.
Milan Petrović
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile