Vendimet e publikuara gjatë muajit shkurt 2024

08.03.2024

Gjatë muajit shkurt 2024, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar trembëdhjetë (13) raste;
• janë marrë vendimet për shtatëmbëdhjetë (17) raste:
• janë publikuar tridhjetë e shtatë (37) vendime;

Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar (i) dy (2) Aktgjykime; (ii) tridhjetë e një (31) Aktvendime për papranueshmëri; dhe (iii) katër (4) Vendime për refuzim të kërkesës.

Aktgjykimet
____________________________________

I.
1. KI186/22
Parashtrues: Malush, Sejdi, Hysni, Skender, Enver, Sherif, Mehdi, Xhevat, Qemajl dhe Jakup Berisha
Publikuar më: 20 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 550/2021], të 6 qershorit 2022

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit [Rev.nr.550/2021] të 6 qershorit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës Kosovës në ndërlidhje me Aktgjykimin [Ac. nr. 147/19] e 16 shtatorit 2021 të Gjykatës së Apelit. Rasti ndërlidhet me një kontest pronësor lidhur me një paluajtshmëri në komunën e Suharekës. Sipas shkresave të lëndës, rezulton që më 1 qershor 2001, paditësi E.B, kishte parashtruar padi në Gjykatën Komunale në Suharekë për vërtetimin e të drejtës së pronësisë së pronës kontestuese, të cilës i ishin bashkangjitur edhe parashtruesit e tjerë të kërkesës, në cilësi të bashkëpaditësve. Më 9 mars 2010, Gjykata Komunale në Suharekë, në seancë përgatitore kishte precizuar padinë për sa i përket vlerës së kontestit, duke e rritur atë në shumën prej njëzetë mijë (20,000.00) euro, konform së cilës ishte bërë edhe pagesa e diferencës së taksës gjyqësore nga parashtruesit e kërkesës. Nga viti 2004 deri në vitin 2018, çështja ishte kthyer dhe rikthyer disa herë në rivendosje. Përfundimisht, në vitin 2018, Dega në Suharekë e Gjykatës Themelore në Prizren, në procedurën e përsëritur kishte aprovuar në tërësi padinë e parashtruesve të kërkesës dhe kishte vërtetuar se të njëjtit janë bashkëpronarë kadastral të pronës kontestuese, secili në masën ideale përkatëse. Kundër këtij Aktgjykimi, Komuna e Suharekës kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, me ç’rast kjo e fundit aprovoi ankesën e të paditurës, duke ndryshuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe duke refuzuar në tërësi padinë e parashtruesve të kërkesës. Këta të fundit, parashtruan kërkesën për revizion në Gjykatën Supreme, e cila e hodhi poshtë të njëjtën si të palejuar, me arsyetimin se vlera e kontestit në shumën prej pesëqind (500) marka gjermane, është nën vlerën e nevojshme në bazë të së cilës lejohet shqyrtimi meritor i revizionit bazuar në ligjin e aplikueshëm. Para Gjykatës parashtruesit e kërkesës pretenduan shkelje të së drejtës së tyre për gjykim të drejtë të garantuar me nenin 31 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenit 32 [E Drejta për Mjet Juridik] të Kushtetutës, pasi, sipas tyre, (i) bazuar në kërkesën e Gjykatës Komunale në Suharekë, më 9 mars 2010, ishte bërë precizimi i vlerës së kontestit në njëzetë mijë (20.000) euro, dhe si pasojë ishte paguar edhe diferenca e taksës gjyqësore, e cila i ishte bashkëngjitur si provë shkresave të lëndës; ndërsa (ii) Gjykata Supreme nuk e kishte shqyrtuar në merita revizionin, por e kishte hedhur atë si të palejuar, me arsyetimin se vlera e kontestit, sipas ligjit të aplikueshëm, ishte nën vlerën e kërkuar për të ushtruar efektivisht këtë mjet ligjor, pa i shqyrtuar në mënyrën e duhur shkresat e lëndës. Gjykata vlerësoi pretendimet e parashtruesve të kërkesës dhe në këtë kontekst (i) shtjelloi parimet e përgjithshme të praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me parimin e “qasjes në gjykatë”; dhe (ii) më pas, i aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Në këtë kontekst dhe sipas shtjellimeve të detajuara në Aktgjykim, Gjykata vlerësoi se mospranimi i shqyrtimit në merita të kërkesës për revizion nga ana e Gjykatës Supreme, pa vlerësuar faktin që vlera e kontestit përkatës ishte ndryshuar përgjatë procedurave gjyqësore, përbën një të metë procedurale të pakapërcyeshme e cila bie në kundërshtim me të drejtat e lartcekura të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sepse konkluzionet e Gjykatës Supreme rezultuan në pamundësinë e parashtruesve të kërkesës për të pasur “qasje në gjykatë dhe drejtësi”, dhe rrjedhimisht edhe në mohimin e së drejtës për mjet efektiv juridik dhe mbrojtje gjyqësore të të drejtave.

Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu

Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI137/23
Parashtrues: Naim Berisha
Publikuar më: 20 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 451/2022, të 23 nëntorit 2022, të Gjykatës Supreme

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Rev. nr. 451/2022], të 23 nëntorit 2022, të Gjykatës Supreme të Republikës Kosovës. Rasti ka të bëj me një kontest pune, përkatësisht marrëdhënien e punës së parashtruesit të kërkesës, si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe të themeluar në vitin 2009 përmes kontratës me kohë të caktuar të nënshkruar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Sipas shkresave të lëndës, më 9 nëntor 2012, bazuar në Rregulloren e Qeverisë nr.5/2011 për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe të punonjësve profesionistë të trashëgimisë kulturore, të 23 qershorit 2011, dhe pasi që kërkesat e tij ishin refuzuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes padisë së paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, parashtruesi i kërkesës kërkoi (i) ndryshimin e llojit të kontratës, gjegjësisht kalimin nga kontrata me afat të caktuar në kontratë të rregullt të punës, dhe (ii) kompensimin e dëmit material, të shkaktuar si pasojë e diskriminimit në pagë, në krahasim me kolegët e tij aktorë, përkatësisht aktorit Sh.K, i cili sipas parashtruesit, ishte klasifikuar me koeficient më të lartë të pagës. Gjykata Themelore refuzoi padinë e parashtruesit me arsyetimin se (i) nuk ishte plotësuar kriteri ligjor për ndryshimin e llojit të kontratës; dhe se (ii) nuk kishte diskriminim në vendin e punës në raport me kolegët tjerë aktorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila e refuzoi atë, duke vërtetuar gjetjet e Gjykatës Themelore. Në ndërkohë, më 12 maj 2015, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte aprovuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës për kalimin nga kontrata me afat të caktuar në kontratë të rregullt të punës dhe kjo çështje nuk ishte më kontestuese për parashtruesin e kërkesës. Për pasojë, ndaj Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës kishte ushtruar kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se Gjykata e Apelit ka dështuar të vlerësoj diskriminimin në pagë të paditësit në raport me aktorin Sh.K. Gjykata Supreme e kishte refuzuar si të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës, duke konfirmuar gjetjet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit. Para Gjykatës, parashtruesi i kërkesës pretendoi shkeljen e të drejtave kushtetuese të tij të garantuara me nenet 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës si dhe nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sepse sipas tij, Gjykata Supreme në arsyetimin e saj ka trajtuar çështjen e kalimit nga kontrata me afat të caktuar në atë me afat të pacaktuar, e cila çështje është zgjidhur në vitin 2015 dhe si e tillë nuk është më kontestuese, por nuk ka trajtuar çështjen e diskriminim në pagë të parashtruesit të kërkesës në raport me kolegët tjerë aktorë, përkatësisht aktorin SH.K, nga 1 korriku 2011 deri 30 prill 2015. Duke trajtuar pretendimin e parashtruesit për vendim të arsyetuar, Gjykata (i) së pari shtjelloi parimet e përgjithshme lidhur me të drejtën për vendim të arsyetuar, dhe (ii) aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Ashtu siç sqarohet në Aktgjykim, Gjykata theksoi se thelbi i pretendimit të parashtruesit të kërkesës kërkonte përgjigje specifike nga ana e Gjykatës Supreme në adresimin e çështjes nëse i njëjti ishte diskriminuar në pagë për periudhën 1 korrik 2011 – 30 prill 2015, në raport me kolegët e tij aktorë. Në këtë kontest, Gjykata vlerësoi se Gjykata Supreme është dashur të trajtojë pretendimin e parashtruesit të kërkesës me saktësi, ashtu siç i njëjti në mënyrë specifike e kishte ngritur në kërkesën e tij për revizion. Rrjedhimisht, sipas shtjellimeve të detajuara në Aktgjykim, Gjykata vlerësoi se në rastin konkret ka pasur shkelje të së drejtës për një vendim të arsyetuar, si komponentë e së drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me paragrafin 1 të nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për pasojë, Gjykata nëpërmjet Aktgjykimit të saj obligoi Gjykatën Supreme që në rivendosjen e kësaj çështje, të vlerësojë nëse në rastin e parashtruesit të kërkesës, ka ekzistuar diskriminimi në pagë ose jo, pa paragjykim në vlerësimin e Gjykatës Supreme përkitazi me këtë çështje.

Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu

Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Aktvendimet për papranueshmëri
____________________________________

II.
Në njëzet e gjashtë (26) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; (ii) reflektojnë pretendime me “mungesë të dukshme të shkeljes”, dhe/ose (iii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”

3. KI80/23
Parashtrues: Behgjet Stoliqi
Publikuar më: 6 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-21-0757-A0001], të 23 marsit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

4. KI134/22
Parashtrues: “AFA Energy sh.p.k”
Publikuar më: 7 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ nr. 22/2022], të 15 prillit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

5. KI122/23
Parashtrues: Avdi Shkodra
Publikuar më: 7 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.201/2022], të 17 janarit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

6. KI217/22
Parashtrues: Nuri Rexha
Publikuar më: 7 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [2021:206775], të 20 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

7. KI194/23
Parashtrues: Habib Gela
Publikuar më: 7 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 1229/2020], të 6 prillit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

8. KI130/23
Parashtrues: Rexhep Ismaili
Publikuar më: 12 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr. 575/2021], të 10 janarit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

9. KI27/23
Parashtrues: Zeqir Simnica
Publikuar më: 12 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.47/2021], të 23 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

10. KI157/22
Parashtrues: Abedin Ismaili
Publikuar më: 15 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 305/2022], të 5 gushtit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

11. KI162/23
Parashtrues: Skënder Bajrami
Publikuar më: 15 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN1. 264/2023], të 23 marsit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

12. KI184/22
Parashtrues: Miradije Bajqinovci
Publikuar më: 15 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 4991/2021], të 8 qershorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

13. KI116/23
Parashtrues: Shaqir Vula
Publikuar më: 15 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr. 489/2022], të 19 dhjetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

14. KI208/23
Parashtrues: “Telekomi i Kosovës” sh.a.
Publikuar më: 20 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 253/2022], të 28 prillit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

15. KI12/23
Parashtrues: NPN “FERDA”
Publikuar më: 20 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Njoftimit [KMLC. nr. 59/15], të 23 qershorit 2015 të Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës dhe Aktvendimit [PPS. nr.
62/2022], të 30 shtatorit 2022 të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

16. KI19/23
Parashtrues: Kadri Ismajli
Publikuar më: 20 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 429/2022], të 23 dhjetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

17. KI170/22
Parashtrues: Sabit Asllani
Publikuar më: 22 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.301/2022], të 6 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

18. KI40/23
Parashtrues: Amrush Maxhuni
Publikuar më: 22 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 71/2022], të datës 27 shtator 2022 dhe [ARJ-UZVP. nr.97/2022], të datës 20 tetor 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

19. KI155/23
Parashtrues: Zeqije Hoxha
Publikuar më: 22 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [CML.nr.3/22], të datës 30 janar 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

20. KI113/23
Parashtrues: Slađan Trajković
Publikuar më: 22 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 167/2023], të datës 25 prill 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

21. KI09/23
Parashtrues: Hakif Haliti
Publikuar më: 23 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.9776/2021], të datës 29 korrik 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

22. KI63/23
Parashtrues: Sali Rexhepi
Publikuar më: 23 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 379/22], të datës 6 dhjetor 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

23. KI125/23
Parashtrues: Hazir Bublica
Publikuar më: 23 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I.-21-0096-AOOO1], të 16 shkurtit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

24. KI197/23
Parashtrues: Osman Bunjaku
Publikuar më: 23 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.169/23], të 29 majit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

25. KI05/23
Parashtrues: Branislav Gajin
Publikuar më: 29 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr.332/2022], të 27 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

26. KI134/23
Parashtrues: Feride Berisha
Publikuar më: 29 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. Nr. 394/2022], të 12 tetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

27. KI148/23
Parashtrues: Kumrije Ajeti
Publikuar më: 29 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-21-0858-A0001], të 27 prillit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

28. KI181/23
Parashtrues: Qazim Jashari
Publikuar më: 29 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.301/2023], të datës 26 qershor 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në pesë (5) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 49 (Afatet) të Ligjit, pikën (c) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat janë parashtruar jashtë afatit katër (4) mujor

29. KI06/23
Parashtrues: Hizri Haxhiu
Publikuar më: 7 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.296/2022], të 29 korrikut 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

30. KI124/23
Parashtrues: Sherife Bllaca dhe Blendi Bllaca
Publikuar më: 20 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Njoftimit [KMLC.nr.1/23] të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të 14 shkurtit 2023; dhe Aktvendimit [Ac.nr.1726/2022], të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, të 4 tetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

31. KI178/23
Parashtrues: Bogoljub Rakić
Publikuar më: 22 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AA. nr. 804/2021], të datës 4 tetor 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

32. KI141/22
Parashtrues: Salih Pllana
Publikuar më: 22 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr/156/2022], të datës 5 maj 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

33.KI181/22
Parashtrues: Destan Shabanaj
Publikuar më: 29 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 46/2022], të datës 23 qershor 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vendimet
____________________________________

IV.
Në dy (2) Vendime për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat refuzohen bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse të njëjta nuk janë të plota.

34. KI145/23
Parashtrues: Jetmir Rragomi dhe Bardh Rragomi
Publikuar më: 7 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës [Kom. Dh. Shk. OO. nr. 390/2023], të 6 qershorit 2023 dhe Urdhrit [829/14] të përmbaruesit privat, të 2 marsit 2022

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

35. KI186/23
Parashtrues: Bajram Ahmeti
Publikuar më: 23 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

V.
Në një (1) Vendim për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesa refuzohet bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse e njëjta është përsëritje e kërkesës KI 59/19

36. KI112/23
Parashtrues: Snezhana Neshevic
Publikuar më: 22 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AC.nr.203/14], të 17 dhjetorit 2018

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

VI.
Në një (1) Vendim për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit Gjykata miraton kerkesën e përfaqësuesit të parashtruesve të kërkesës për tërheqje të kërkesës në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe rregullin 31 (Tërheqja e palëve nga procedura) të Rregullores së punës.

37. KI101/23
Parashtrues: Faik Kurrumeli dhe të tjerët
Publikuar më: 7 shkurt 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN.nr.1350/22], të 29 dhjetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.