Njoftim për medie

20.08.2015

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton se ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga 24 deputetë të Kuvendit të Kosovës, të përfaqësuar nga znj. Albulena Haxhiu. Parashtresa përmban kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 05-V-139 të Kuvendit, të 3 gushtit 2015, për miratimin e amendamentit XXIV në Kushtetutë. Kjo kërkesë është dorëzuar në bazë të nenit 113.5 të Kushtetutës.

Kërkesa është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimi do të merret në kohën e duhur, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës. Vendimi i Gjykatës do të bëhet publik.

Në vijë me praktikën konsistente të Gjykatës për kërkesat e dorëzuara sipas nenit 113.5 të Kushtetutës dhe në vijë me fushëveprimin dhe me objektin e çështjes së kërkesave të tilla, të gjitha palëve relevante u është kërkuar që të japin komente dhe informata përkitazi me këtë kërkesë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Arta Rama-Hajrizi, i është përgjigjur çdo komunikimi që i është drejtuar nga autoritetet përkatëse dhe do të vazhdojë të bëjë këtë në pajtim me kompetencat e saj të mandatuara ligjërisht.