Njoftim për medie

04.05.2010
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton se, gjatë seancave shqyrtuese të mbajtura më 28, 29 dhe 30 prill 2010, në përbërje të plotë të saj ka vendosur lidhur me kërkesat e dorëzuara për procedim para Gjykatës Kushtetuese.
Rrjedhimisht kërkesat e regjistruara pranë Sekretarisë së Gjykatës, si më poshtë, interalia janë refuzuar si të palejueshme:
1. KI 01/09 – Ismet Bajrami kundër Kompanisë së re “Ferronikeli” SH.P.K.;
2. KI 03/09 – Nexhmedin Llumnica kundër Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe
Drejtoratit për Pronë dhe Financa të Komunës së Prishtinës;
3. KI 20/09 – Petrit Morina kundër Vendimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë P. nr.
236/02 dhe Vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës AP. nr. 495/03;
4. KI 28/09 – Ilaz Çerkinaj kundër Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;
5. KI 38/09 – Radio Zëri i Sharrit kundër Vendimit të Gjykatës Supreme të
Republikës së Kosovës 2194/07;
6. KI 42/09 – Halil Karafeta kundër Vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së
Kosovës Rev. 262/09 dhe Hekurudhave të Kosovës;
7. KI 50/09 – Afrim Haxha kundër Prokurorisë Publike të Qarkut në Mitrovicë;
8. KI 25/09 – Shefqet Haxhiu kundër Industrisë së Akumulatorëve “Trepça”;
9. KI 68/09 – Emrush Kastrati kundër Vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës
së Kosovës Pkl. 120/08;
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, gjithashtu ka marrë Vendim që për Kërkesën KI 56/09 – Fadil Hoxha dhe 59 të tjerë kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit, të lejojë zgjatimin e kohëzgjatjes lidhur me kërkesën për Masë të përkohshme për 2 (dy) muaj të tjerë, dhe atë duke filluar nga data 30 prill 2010, gjithmonë duke mos e paragjykuar Vendimin përfundimtar të Kërkesës.
Përpilimi i vendimeve për kërkesat në fjalë dhe njoftimi i palëve do të bëhet në pajtim me afatet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës.